Hyrje > Ballkanologji, Kosova > Terrori serbomadh mbi shqiptarë pas vitit 1945

Terrori serbomadh mbi shqiptarë pas vitit 1945

Prof. Dr. Hakif BAJRAMI

 

TERRORI SERBOMADH MBI SHQIPTARË PAS VITIT 1945

Prof. Dr. Hakif Bajrami

Prof. Dr. Hakif Bajrami

Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë (1)
ANTIMEMORANDUM
Ju Patrik Jirinej dhe suita e juaj, para teje, gjatë teje dhe pas teje (sepse nuk shans që të civilizoheni), keni qenë, jeni dhe do të mbeteni tragjikisht kanceri i Ballkanit, sepse jeni ideatorë, nxitës dhe zbatues të shovinizmit në vepër kundër popujve tjerë fqinjë. Ju Jirinej i keni bekuar kriminelët nëpër kisha dhe manastire që të vrasin, dhunojnë dhe masakrojnë, të bëjnë gjenocid kriminelët e Millosheviqit nëpër tërë ish-Jugosllavinë. Në Kosovë, ende nuk është bërë e njohur e tërë pesha e krimeve dhe gjenocidit që e keni bekuar nëpër manastire dhe kisha. Unë, nuk ju këshilloi, por ta dini se Hitleri dhe Millosheviqi nuk kanë dallim, inkuizicioni dhe urdhrat e juaja për dhunime të femrave në Kosovë nuk kanë autorë tjetër përpos juve dhe suitës suaj të kriminalizuar në, shovinizëm dhe për çudi ju nuk e dini kur është mjaft.
Shikoni çfarë keni bërë në Bosnje më 1942-1944 ndaj boshnjakëve myslimanë, shikoni si jeni kërcënuar ndaj shqiptarëve dhe keni bërë krime 1912-1999). Në bazë të dokumenteve të shumta pa mëdyshje po e them se ju priftërinjtë serbë jeni kanceri i Ballkanit. Dëshmojeni me vepra e argumente të kundërtën.
Unë popullin serb dhe kishën e juaj nuk e urrej edhe pse na urreni ju neve me shekuj të tërë. Çfarë keni lyp ju në Tiranë në hapjen e një tempulli të shenjtë të shqiptarëve. Unë si shqiptar i religjionit mysliman para gjunjëve të At Nikollë Markut do t’i përkulesha me respekt civilizues sepse jam shqiptar. At Nikollë Marku është edhe prifti im sepse ai predikon drejtë, nuk urren asnjë njeri, as një racë, asnjë popull. Ju Partik Jirinej paradite e urreni tërë njerëzimin e pasdite e urreni edhe popullin që i takoni me këto sjellje të papërmirësueshme shoviniste.
Të shkojmë më radhë.
Ekziston një dokumentacion i tërë që dëshmon në mënyrë të pakontestueshme se Atanasie Jevtiqi është ideator i vrasjes së rreth 300 mijë njerëzve në periudhën ndërmjet viteve 1991-1999 në ish-Jugosllavi, me qëllim të krijimit të Serbisë së Madhe. Aty, afër tij, është edhe patriarku Pavle dhe priftërinjtë e tjerë, bashkëpunëtorë të Karaxhiqit, të Arkanit, të Sheshelit dhe të Milosheviqit. Ky dokumentacion do të bëhet publik shumë shpejt.
Priftërinjtë e Serbisë përpiqen që, me pamfletin e tyre (Memorandumin), të mbajnë “në jetë” të gjitha falsifikimet e historisë së tyre. Dhe, me këtë gjë, ata edhe njëherë ngritën në mbrojtje të politikës gjenocidale të Milosheviqit, të Sheshelit dhe të Karaxhiqit, në fund të shekullit XX. Por, argumentet nuk janë më “pronë” vetëm e priftërinjve serbë. Më në fund, bota e civilizuar ka rast dhe kushte ta kuptojë historinë e vërtetë të Dardanisë-Kosovës. E vërteta do të zbardhet dhe do të argumentohet vetëm me dokumente. Dhe, le të fitojë e vërteta, edhe në qoftë se ajo është kundër meje. Unë e dua vetëm të vërtetën. Në interes të kësaj të vërtete dhe në interes të së drejtës historike, po ia paraqesim opinionit argumentet, të cilat mbështeten në burime që pakontestueshëm tregojnë realitetin.
Sipas dokumenteve relevante shkatërrimi i Jugosllavisë do të përjetojë fundin nga 20 e deri më 22 janar 1990, në kongresin e fundit të LKJ-së. Lidhur me këtë situatë Kisha Ortodokse Serbe ishte vënë në gjendje gatishmërie. Në qershor të të njëjtit vit Sllobodan Millosheviqin do ta vizitojnë: mitrpoliti Jovan, episkopi i Ziçës – Stefani, episkopi i Shumadisë – Sava, episkopi i Nishit – Irinej, episkpopi i Sremit – Vasilije. Në këtë takim është përkrah koncepti për Serbinë e Madhe. Fundi i realizimit të atij skenari do të arrihej më 2 dhjetor kur nga 17 arhirejë të Kishës Ortodokse Serbe do të zgjidhet gjatë nëntë votimeve problematike për Patriark Pavli. Pas atij akti Atanasije Jevtiqi do të kërkojë që të gërmohen varret nëpër Kroaci nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë këtij procesi do të dalin në skenë konfliktet e vjetra të serbëve dhe kroatëve, të cilët kishin forcë dhe ishin të interesuar ta shkatërrojnë Jugosllavinë. Pikërisht atëherë (më 1991) Patriku Pavle do ta bind Karingtonin se serbët dhe kroatët nuk mund të jetojnë së bashku. Kështu prodhohet urrejtja kolektive nga KOS dhe asaj urrejtje do t’i prijë deri me sot. Atëherë do të dihet se më 1944 KOS i kishte premtuar Hitlerit strehim në Ziçë ose afër Dubrovnikut. Shtrohet pyetja a do të ishte më vonë Hitleri nën mbrojtjen e UNESCO-s, siç janë ato lokalitete sot, siç i strehojnë më së 60 oficerë kriminelë serbë për krimet e bëra gjenocidale gjatë luftërave 1991-1999.
Kosova është fenomen evropian. Populli më i vjetër i kësaj toke janë dardanët, një fis i vjetër ilir. Me invadimin e romakëve në Ilirikë, Dardaninë e sunduan romakët deri në depërtimin e një populli barbar, të quajtur hunë, në vitin 441. Pas tyre, në Dardani shkatërruan gjithçka që gjeten para vetes gotët, në vitin 472. Është i njohur dokumenti nga ajo kohë: “Ubique luctus, ubique getimus e plurima matrio imago” (Gjithkah dhembje, gjithkah vaj, më së shumti realitet të vdekjes totale). Mbi Dardaninë edhe një herë u sulën gotët, në vitin 535, duke shkatërruar gjithçka në të. Pastaj, nëpër Dardani bënë kërdi avarët, në vitin 580. Pas kësaj katastrofe, Dardaninë e sundon Bizanti, ndërsa më vonë pushtetin okupator e marrin në dorë bullgarët (vitet 851-1018). Në këtë tokë “të nemun”, një kohë sunduan normanët (vitet 1081-1803), pastaj bizantinët, pastaj sërishmi u kthyen normanët (vitet 1107-1108), prapë bizantinët (deri në vitin 1226), kur si okupatorë vendosen rasët (serbët), të udhëhequr nga dinastia e Nemanjiqëve (deri në vitin 1389), kur në Kosovë vendosen si okupatorë turqit (deri në vitin 1912). Gjatë viteve 1912-1915, në Kosovë sundojnë si okupatorë Serbia dhe Mali i Zi. Gjatë viteve 1915-1918, në Kosovë janë okupatorë austriakët dhe bullgarët; gjatë viteve 1918-1941 në Kosovë sundojnë si okupatorë serbët, kroatët dhe sllovenët; gjatë viteve 1941-1944 në Kosovë sundojnë si okupatorë gjermanët dhe italianët; gjatë viteve 1945-1999, në Kosovë sundojnë si okupatorë jugosllavët. Por, në të gjitha etapat e zhvillimit historik, shqiptarët janë popull shumicë në këtë tokë dhe historia e tyre është e pashkëputur.
Meqë serbët insistojnë në njëfarë “të drejte historike” mbi Kosovën këtu po ua sjellim argumentin nëmët cilin thuhet: Radoslav Gruiq, Pravoslavna srpska crkva, Beograd 1914, – “Nga pjesa veriore e Maleve Karpate kanë zbritur të parët tanë (Sllavët-H.B.) në Hungarinë e sotme. Aty Avarët sundonin mbi ta… Por në fillim të shekullit VII, (sllavët) i lanë bashkëkombësit në Banatë, Srem dhe Savoni, do të ndahen ata nga avarët, do ta kalojnë Danubin dhe Savën, do të zbresin në Gadishullin Ballkanik. Këtu nëpërmjet forcës së armatosur do t’i mundin vendasit (ilirët, prej të cilëve rrjedhin arnautët, popuj të ndryshëm të romanizuar, të cilët me nominimin Walchen-Welsche do të quhen Vllasë) dhe do të vendosen nëpër territore ku edhe tani jetojnë”. Ky fakt do të thotë se në viset ku jetojnë sot shqiptarët nuk ka pas romanizim as sllavizim e as turqizim, por ka pas proces të shkrirjes evolutive të ilirve në Arbanas, përkatësisht në shqiptarë. Këtë argument e forcon edhe pranimi i religjionit të krishter nga ana e popujve ilirë qysh në shekujt e parë, siç janë konkretisht dardanët, të cilët e pranuan krishterimin nja njëmijë vjet para sllavëve. Këto argumente tani janë të njohura opinionit botëror. (Shiko: Zef Mirdita, Religjioni dhe kultet e dardanëve dhe Dardanisë në Antikë, Zagreb 2001, f. 153-167- Krishtenimi dhe përhapja e tij në Dardani”.
Ç’është e vërteta, serbët vetëm më 1288 e kanë bërë krishterimin religjion institucional. Çdo histori tjetër e përparme e tyre ishte bredhje në dymendësi dhe paganizëm ekstrem.

 

Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë (2)
SERBËT DY HERË E OKUPUAN KOSOVËN
Në këtë publikim problem shkencor dhe politik janë serbët si pretendentë johistorikë dhe jolegalë të Kosovës. Prandaj, në bazë të fakteve, mund të konstatojmë: okupimi i parë serb i Kosovës është bërë përmes procesit të plaçkitjes, të cilin kallogjerët serbë më vonë e shndërruan në “histori”. Një “histori” e tillë zgjati afër njëqind vjet. Ajo u përcoll me plaçkitje sistematike ndaj arbanasve dhe vllahëve autoktonë (të dy entitetet kanë prejardhje ilire).
Këtë proces të okupimit të Kosovës në stilin barbar, serbët e filluan me plaçkitjen që i bënë qendrës administrative bizantino-arbanase të Zveçanit, në vitin 1186. Serbët e bënë këtë, sepse forcat elite ushtarake arbanase ishin të angazhuara në luftimet kundër depërtimit të ushtrive pushtuese aziatike nga Lindja, gjegjësisht nga Anadolli. Kështu, serbët, gjatë viteve 1187-1195 shkatërruan gjithçka që ishte autoktone, pra barbarizuan Zveçanin me rrethinë. Rasët (serbët), si barbarë të vërtetë, rrënuan të gjithë tempujt e shenjtë të krishterimit, sepse ende kishin dilema se cilit religjion do t’i takojnë. Pastaj, serbët, të përzier me avarë e me normanë (të gjithë janë të njohur si hordhi plaçkitëse barbare (Për këtë shih burimet sekrete bizantine gjatë shekullit IX-XII në origjinal në Arkivin e Turqisë në Stamboll, nuk janë botuar kurrë! – H. B. ), filluan ta kallin Lipjanin dhe tërë fushën e rrafshët të Dardanisë (të Kosovës) në vitin 1224, pastaj plaçkitën dhe rrënuan të gjithë tempujt e krishterë në Prizren e më gjerë, deri në Pejë me rrethinë. Serbët pastaj filluan ta plaçkitnin dhe ta kallin Shkupin dhe rrethinën e tij, në vitin 1286. Dy vjet më vonë, serbët, si entitet sllav, do ta përqafojnë religjionin ortodoks si fe shtetërore. Vetëm atëherë, ata krijojnë “pushtetin” e tyre kishtar dhe administrativ, të mbështetur në anarki dhe në gjenocid ndaj autoktonëve. Me këtë edhe fillon faza e parë e katastrofës së tyre politike, sepse të kuptuarit e tyre të religjionit bazohej në shfarosjen e entiteteve të tjera, në urrejtjen e të gjithëve dhe të gjithçkasë që nuk ishte barbare-serbe. Kjo politikë, de jure, mori fund më 1349, me “Kodin e Dushanit”, gjegjësisht de facto, më 1356, katastrofalisht me vdekjen e Dushanit. Është fakt se krali i Rashkës, Stevan Dushani, më 1346, në Shkup, u shpall “Car i serbëve, i arbanasve dhe i grekëve”. Shteti mesjetar serb shumë shpejt u bë copë-copë pas vitit 1357. Katastrofa okupatore serbe, edhe më tutje në bazë të burimeve bizantine, merr fund tragjik në Maricë, në vitin 1371, ku vdiqën dy sundimtarë serbë, e kur edhe princ Llazari, i cili nuk ishte sundimtar i tërë Dardanisë (Kosovës) u desh t’i nënshtrohet vasalitetit të sulltan Muratit. Ekzistojnë dokumente arkivore, të cilat vërtetojnë se princ Llazari ia ka dhënë, de jure, Sulltanit 1. 000 njësi të argjendta dhe 1. 000 kalorës për çdo vit, që nga viti 1371 e deri më 1385. Ky vasalitet, de facto, zgjat deri në vitin 1389, kur serbët turpshëm u desh të pranojnë se në Dardani-Kosovë janë okupatorë. Princërit serbë u detyruan të pranojnë fundin e politikës së tyre të veprimit gjenocidal ndaj popujve joortodoksë. Pastaj në Kosovë fillon një epokë e re e plaçkitjes, e terrorit dhe e okupimit. Perandoria Osmane fillon luftën e saj pesëshekullore në Dardani dhe më gjerë kundër arbanasve-shqiptarëve, lufta e të cilëve për çlirim zgjati deri në vitin 1912. Ç’është e vërteta, që nga viti 1389 e deri në vitin 1912 nuk ndodh asnjë kryengritje serbe në Kosovë, sepse nuk ka kush të rebelohet. Kjo është dëshmi e vërtetë se kush jetoi aty me shumicë absolute, kush i bëri luftërat për çlirim, dhe këta janë arbanasit me 54 kryengritje të mëdha kundër pushtetit okupator osman vetëm në Dardani (Vilajeti i Kosovës), por edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë Etnike.
Okupimi i dytë serb i Kosovës fillon në muajin tetor të vitit 1912, me rënien e Shkupit, që ishte kryeqytet edhe i Dardanisë dhe i Vilajetit të Kosovës. Ky okupim, me ndërprerje të vogla, zgjat deri më 10 qershor 1999, kur serbët sërish duhet të largohen nga Kosova si okupatorë, falë luftës së drejtë të UÇK-së dhe të NATO-s. Por, për këto dy fenomene të okupimit të Dardanisë-Kosovës, priftërinjtë dhe politikanët e Serbisë ende punojnë dhe jetojnë në fillimin e okupimit (1186) të fundit të tyre (1989-1999), kur u përpoqën që me gjenocid të shkatërrojnë gjithçka.
Kisha Ortodokse Serbe, në vitet 1807-1808, aprovoi vendimin “Praviteljstvusci Sovjet” (lloj kuvendi drejtues) për shfarosjen e hebrenjve; KOS-i më 1877 përshëndeti vendimin e Qeverisë së Principatës së Serbisë për shfarosjen e të gjithë arbanasve; KOS-i më 1912 aprovoi Programin e Milan Obradoviqit për shfarosjen e kroatëve; KOS-i aprovoi vendimin e Qeverisë së Serbisë për zgjerimin e Serbisë deri në Selanik e në Durrës; KOS-i përshëndeti Nikolaj Velimiroviqin (prift) si anëtar të organizatës fashiste “ZBOR”- Lotiqin, për ndihmë fashizmit në të gjitha nivelet më 1935; KOS-i është iniciator dhe ideator i Memorandumit të Vaso Çubriloviqit, “Për shpërnguljen e arnautëve, 1937”; KOS-i aprovoi dhe pranoi të punojë në programin për realizimin e “Konventës ndërmjet Jugosllavisë Mbretërore dhe Turqisë”, më 1938, me qëllim që deri më 1944 të deportohen me dhunë të gjithë shqiptarët për në Anadoll; KOS-i përshëndeti “Marrëveshjen xhentëlmene” Tito-Kyprili të vitit 1953, për shpërnguljen e dhunshme të të gjithë shqiptarëve nga Jugosllavia për në Turqi deri në vitin 1965; KOS-i tumiri në vitin 1994 programin e Zhelko Razhnatoviq-Arkanit, të Slobodan Milosheviqit dhe të Voislav Sheshelit për shfarosjen e të gjithë shqiptarëve (sipas tyre në Kosovë do të duhej të mbeteshin më së shumti 49 % shqiptarë, pra përqindja e serbëve duhet të jetë 51 % si varianti më i ulët) në të ashtuquajturën Jugosllavia e Zhablakut. Ky plan, sipas tyre, do të duhej të realizohej deri më 28 qershor të vitit 1999.
Për të gjitha këto që u thanë më lart, ekzistojnë programet, gjegjësisht dokumentacioni origjinal. Pra, vepra e KOS-it dhe e kryeparëve të saj është këtu. Po shkojmë me radhë, zotërinj priftër, që të parët filluat vallen e urrejtjes dhe që nisët masakrat në vitin 1987, duke “shetitur” eshtrat e princ Llazarit nëpër Jugosllavi, duke ia përgatitur kështu edhe IN MEMORIAM-in Serbisë së Madhe (të ashtuquajturës Mbretëria Jugosllave-RSFJ). Pra, ne shqiptarët nuk duhet të jemi modestë të themi se ju na ndihmuat në një mënyrë në luftën për çlirim nga një pushtet neokolonialist, fashisto-komunist.
Zotëri Atanasie (Jeftiq), Kisha Ortodokse Serbe herëdokurdo duhet të hulumtojë, dhe atë në interes të civilizimit dhe në interes të ardhmërisë, gjithë përgjegjësinë kriminale në të cilën keni qenë të involvuar me lidhjet intime, shumë të ngushta, që keni pasur me kriminelët që kanë djegur e kanë pjekur nëpër Kosovë, por edhe me këta të akuzuar të Hagës: Milan Martiq, Jovica Stanishiq, Frenki Simatoviq, Dragolub Ojdaniq, Mita Rasheviq, Mile Mërkshiq, Miodrag Jokiq, Voislav Sheshel, Nikola Shainoviq, Milan Milutinoviq, Pavle Strugar, Vidoje Blagojeviq, Milomir Stakiq, Dushan Fushtar, Momçilo Grubar, Predrag Banoviq, Slobodan Milosheviq, Zhelko Razhnatoviq-Arkan, Voislav Koshtunica, Radovan Karaxhiq, Ratko Mladiq…
Zotëri Atanasie, ju keni mbajtur lidhje shumë të ngushta kriminale me njëmbëdhjetë kriminelë të lartë të Dedinjes, të cilët iu financuan dhjetë vjet rresht (1989-1999) në punë të fëlliqura anekënd Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kosovës, Kroacisë dhe Vojvodinës. Kjo tragjedi duhet të ndriçohet nga historianët tuaj dhe, shikoni, kjo gjë është në interes të Kishës Ortodokse Serbe. Ju, nga ana tjetër, do të përpiqeni që me të gjitha mjetet e mundshme ta pengoni aktin e zbardhjes së gjenocidit, por duhet ta dini se dokumentacioni është ruajtur. Ai dokumentacion do të botohet një ditë, ose në Zagreb, ose në Sarajevë, ose në Novi Sad, ose në midis të Beogradit. Arkivat tuaja, më në fund, janë të njohura. Por, nëse ai dokumentacion botohet në Prishtinë, mos mendoni se origjinalet janë këtu, ato janë marrë (janë fotokopjuar nga origjinali) dhe origjinalet e këtyre dokumenteve i keni vetëm në shtëpinë tuaj – në KOS, dhe, natyrisht, tërë skenarin e krimit duhet ta kërkoni në kishën tuaj, te politikanët tuaj, të cilët ishin dhe mbetën kundër lirisë së të gjithë popujve të Ballkanit, sidomos në këta dy shekujt e fundit, por edhe kundër civilizimit përgjithësisht. Për më tepër, e gjithë bota tash ju njeh se kush jeni, si jeni dhe çfarë do të jeni nesër.

 

Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë (3)
KUSH U PËRPOQ TA VRASË JETËN NË KOSOVË
Priftërinjtë e Serbisë, në vitin 2003, sërish u turrën udhëve të reja/të vjetra për të nxitur dhe për të programuar masakra të reja në Kosovë; priftërinjtë u turrën sërish drejt “konfirmimit të të drejtave historike”; u turrën drejt mohimit të krishterimit në këto hapësira, i cili është i vjetër një mijë vjet para se serbët të kenë dëgjuar për Krishtin; u turrën drejt mohimit të të gjithë tempujve të shenjtë fetarë që ekzistonin në Kosovë para okupimit serb nga fundi i shekullit XII; pra nuk kishte romanizim, sllavizim apo turqizim të albanëve-shqiptarëve, priftërinjtë “nuk e dinë” se me çfarë mjetesh kriminale është shërbyer dinastia e Nemanjiqëve në territoret e okupuara të Dardanisë kundër arbanasve dhe kundër popujve të tjerë; nuk mund ta pranojnë realitetin se, më 1690, historiani i tyre, Tomiq, në bazë të një mal dokumentesh arkivore ka dokumentuar se nuk ka ekzistuar dyndja e madhe nga Kosova dhe priftërinjtë e Serbisë “nuk e dinë” se “dyndjen e madhe” e kanë shpikur kallogjerët serbë; priftërinjtë e Serbisë po përpiqen “të dëshmojnë” se shqiptarët e islamizuar “edhe sot janë kërcënim për Evropën”; se gjoja shqiptarët kanë ardhur në Kosovë nga Shqipëria Veriore gjatë shekujve XVII-XIX; priftërinjtë “nuk dinë” për gjenocidin serb mbi shqiptarët në Sanxhakun e Nishit, në vitet 1877-1878; priftërinjtë “nuk e dinë” se, në atë kohë, oficerët serbë vetëm për tri ditë, në dhjetor të vitit 1877, deportuan të gjithë shqiptarët në pjesën tjetër të Vilajetit të Kosovës, se soldateska serbe rrënoi tempujt e shenjtë fetarë, rrënoi 128 shkolla, vrau 24.000 fëmijë, pleq e plaka; priftërinjtë e Serbisë “nuk e dinë” se çfarë bëri soldateska e tyre nëpër Kosovë në periudhën ndërmjet viteve 1912-1941; priftërinjtë e Serbisë “nuk e dinë” se prifti ortodoks Nikolaj Velimiroviq ka thënë: “Atë që po e bën sot Hitleri (1935, me hebrenjtë – H.B.), e bëri Sveti Sava me joserbët”; priftërinjtë “nuk e dinë” pse prifti Vlada Zeçeviq, më 6 mars 1945, ka nënshkruar ligjin për “ndalimin” e kthimit të kolonizatorëve në Kosovë; priftërinjtë “nuk e dinë” se, 25 ditë pas kësaj, më 1 prill 1945, Tito solli DIREKTIVË në Byronë Politike të KQ të PKJ-së që të gjithë kolonizatorët të kthehen në Kosovë dhe se nuk u kthyen vetëm ata 11.000 por 24.000 familje, gati të gjithë të njohur si kriminelë dhe, si të tillë, të gjithë hynë në shërbim të policisë sekrete OZN-a, UDB-a, etj.; priftërinjtë e Serbisë “nuk dinë” për vuajtjet e popullit shqiptar në Jugosllavi, kur shqiptari, deri në vitet e shtatëdhjeta, dënohej me 15 vjet burg vetëm pse theksonte flamurin e vet kombëtar, dhe se të gjitha ato territore ku shqiptarët ishin në vatrat e veta në ish-Jugosllavi ndërmjet viteve 1945-1999 sërish mbetën si rajoni më i prapambetur në Evropë; priftërinjtë “nuk e dinë” cili është numri i grave dhe i vajzave të dhunuara në Kosovë, “nuk dinë” për 600 varreza masive nëpër Kosovë dhe nëpër Serbi në vitin 1999… Tash, kur shqiptarët nuk kanë kurrfarë kompetencash, i kanë të lidhura “duart dhe këmbët” nga UNMIK-u, priftërinjtë po kërkojnë të bisedohet me serbët për do probleme teknike, sepse Serbia dhe Mali i Zi e kanë zgjidhur statusin e Kosovës me Kushtetutën e tyre në kuadër të Serbisë. E gjithë kjo është e thjeshtë: Kosova duhet të jetë sërish koloni e Serbisë, edhe atë me standarde evropiane!
Ju lumtë, priftër! Shqiptarët i ngulët në thikë në Berlin (1878), në Londër (1913), në Versajë (Paris, 1919), në Paris (1946), dhe tash keni vendosur që edhe Vjena të mos anashkalohet nga ajo histori koloniale.
Priftërinjtë e Serbisë i kanë prezantuar edhe të gjithë emrat e serbëve të vrarë nga 15 qershori i vitit 1999 e deri në muajin maj të vitit 2003, duke mos përmendur asnjë burim se kush i ka bërë ato vrasje, por duke e lënë tërë këtë në mjegull në stilin “këtë dhe atë e bënë shqiptarët”. Unë, në bazë të kutit të tillë, mund të pohoj në të njëjtën mënyrë se ato krime i bënë serbët, sepse ata e kanë për këtë edhe përparësinë e pakontestueshme meqë kanë PROGRAM për punë të tilla dhe atë që nga viti 1867. Po, kjo duhet të jetë kështu sepse, nga 28 qershori i vitit 1881, Serbia dhe Austria kanë “Konventën Sekrete” për zgjerime territoriale; Austria të zgjerohet në Bosnjë (e aneksuar më 1908), Serbia të zgjerohet në Kosovë (e okupuar më 1912 dhe e riokupuar më vonë disa herë). Historia po përsëritet.
Gjenocidi i shtetit serb gjatë viteve 1998/1999 në Kosovë u bë me lejen tuaj. Shikoni se sa femra të dhunuara ka në Kosovë, sa fëmijë të prerë në fyt para nënave të tyre, sa pleq të masakruar para anëtarëve të familjeve të tyre, sa trupa të djegur, sa njerëz të gjallë të hedhur nëpër puse, për ta frikësuar pjesën tjetër të popullit, e cila u deportua masovikisht. Ka të dhëna se afër 3.000 kufoma i keni bartur për në Serbi. Atje janë djegur (shumica e trupave të pajetë).
Shikojeni, zotërinj priftër, strukturën e të vrarëve gjatë vitit 1999! Të pushkatuarit, të masakruarit dhe të vrarët, mbi 99 % janë civilë.
Priftërinjtë e Serbisë edhe gjatë vitit 2003, paralelisht me institucionin e njohur të shovinizmit serbomadh, ASSHA (Akademia serbe e Shkencave dhe e Arteve), sërish filluan të komponojnë front të ri të komplotit kundër shqiptarëve, duke mos e ditur se ai front një ditë do të jetë kundër popullit të tyre vetjak. Shtrohet pyetja: pse? Sepse ata edhe sot e gjithë ditën mendojnë se informata është “pronë e tyre” sikur në vitin 1913.
Po gaboni, zotërinj priftër! Sot përfundimisht dihet e tërë e vërteta për të drejtën historike dhe etnike për Kosovën. Mirëpo, meqë ju jeni priftër të Serbisë, më në fund e dini se e tërë bota e di që institucionet e njëjta, natyrisht të ndihmuara nga shteti, në të gjitha nivelet dhe me çdo kusht, sërish kanë krijuar frontin e vjetër të ri, tash në kuptimin strategjik, të komponuar për zbatim paralel, nga tri pozicione dhe nga tri drejtime, por vetëm me një qëllim.
FRONTI I PARË është hapur sërish nga ASSHA, duke sulmuar për qëllime të fëlliqura dhe pa kurrfarë bazash burimore librin e Noel Malkolmit “NJË HISTORI E SHKURTËR E KOSOVËS”, të botuar në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe.
FRONTI I DYTË i komplotit serbomadh është hapur me ndihmën e një hebraiku italian, i cili, si mercenar i Beogradit, mori shkopin dhe thikën në duar dhe shkroi se, gjoja, “shqiptarët e Kosovës janë sjellë ndryshe me hebrenjtë, për dallim nga shqiptarët e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, duke dashur që kështu të zvogëlojë kontributin e shqiptarëve në fshehjen dhe në mbrojtjen e hebrenjve gjatë viteve 1939-1944. Ky mashtrim serbomadh ka për qëllim të fuqizojë tezën se “shqiptarët e Kosovës janë ‘shiftarë’, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë ‘shqiptarë’”. Ja ideologjia e vjetër/e re e Rankoviqit, ja komploti i vjetër serbomadh “shënsavist”, që është specializuar për përhapjen e rrenave, të urrejtjes dhe të gjakderdhjes, për përgatitjen e atentateve të ndryshme, individualisht e kolektivisht, të cilat në fund iu kthyen gjithmonë si bumerang popullit të tyre vetjak.
FRONTI I TRETË i politikës serbomadhe është lufta për defaktorizimin e luftës së drejtë të UÇK-së. Shikojeni skenarin e fundit që është zbatuar nga policia sekrete e Serbisë, praninë e së cilës në Kosovë e pranon edhe vetë shefi i saj. Shikoni se si rrumbullakësohet politika serbomadhe gjatë shkurtit të vitit 2004. Në kohën e arrestimit të oficerëve të lartë të UÇK-së – TMK-së, gjatë viteve të kaluara, në fillim të muajit shkurt të vitit 2004 arrestohen KATËR (4) oficerë të lartë të TMK-së. Natyrisht, këto arrestime u paraqitën në opinion sikur arrestime “për shkak se ata njerëz kryen vepra kriminale kundër vetë shqiptarëve në vitin 1998”. Dhe, për të qenë ky operacion “i dorës së dytë”, më 21 shkurt 2004, policia sekrete serbomadhe bën ATENTAT në ministrin e Ambientit të Kosovës dhe në funksionarë të tjerë të lartë të pushtetit dhe të TMK-së. Pra, politika serbomadhe tregoi edhe një herë dhëmbët e saj të vjetër/të rinj. Ajo po përgatitet të kthehet triumfalisht në Kosovë. A do ta lejojnë shqiptarët këtë? Përafërsisht dihet: duhet të mbrohen! Por, a e dinë shqiptarët se çka po u përgatitet, kjo është çështje tjetër.
Priftër të Serbisë, t’ia nisim nga fillimi!
Si fillim i përgjigjes sime ndaj librit tuaj pamflet “Memorandum për Kosovën dhe Metohinë”, si argument i parë është ai se KOS-i sërish ka filluar apo, thënë më mirë, ka vazhduar vrapin pas fjalorit të ri/të vjetër inhibitativ, që edhe më tej sërish ta luhas politikën e vet tradicionale duke e mbajtur popullin serb në pozitë të frikës-rrezikut dhe prodhimit të armiqve, pastaj që të mbledh rreth vetes tërë aparatin politik dhe shtetëror dhe, fare në fund, që t’i angazhojë të gjitha këto forca për gjakderdhje të reja në Kosovë, ku do të printe, kuptohet “ushtria shënsaviste” me bekimin e popave nëpër manastire të cilat i kanë shndërruar në makineri shkollore urrejtëse. Ja, mejdani është hapur për të gjithë serbët e botës, për të gjitha “ZADUZHBINE…”, sërish sikur në vitin 1987.
Përpara, priftër serbë! Ju kurrë nuk mund të jeni të tjerë nga që jeni, në marshimet e reja/të vjetra kah Jugu, për pushtime të reja, për masakra të reja, për shfarosje të tmerrshme dhe të pakontestueshme, sidomos gjatë shekujve XIX dhe XX, që nga Nishi e deri në Selanik. Rekuizitat kishtare janë këtu, kontributi juaj kësaj golgote është i pakontestueshëm, i pandashëm nga fjalët tuaja dhe nga veprat tuaja në çdo kohë.
Priftër të Serbisë, a nuk mund të ndaleni një herë dhe ta shikoni të vërtetën drejt në sy? Pse, së pari ju, prift Atanasie, nuk ndaleni dhe, njëherë e përgjithmonë, nuk e lexoni si duhet Librin e Shenjtë – BIBLËN dhe atë në mënyrë të drejtë? Unë, me vogëlsinë time, nuk do të arsyetohem para jush se nuk jam i tmerruar me “argumentet” tuaja. E para, i kam të njohura burimet e vërteta në të cilat thirreni ju. E dyta, i kam përjetuar të gjitha tmerret, të gjitha mizoritë, të gjitha masakrat dhe gjithë gjenocidin që është bërë me lejen tuaj. Kam dëgjuar dhe kam parë, siç thotë prifti: “Këtij e atij duhet t’i hiqet koka më 1999”. Ekzistojnë argumente se njësitë speciale ushtarake të të ashtuquajturës Jugosllavi e fundit, me të cilat komandonte Slobodan Milosheviqi me oficerët e tij besnikë, e kanë pasur SHTABIN e tyre në PATRIARKANËN e Pejës dhe në MANASTIRIN e Deçanit. Nga këto njësite, zotërinj priftër të Serbisë, u bënë të gjitha mizoritë. Por, mua kurrë nuk më shkon mendja ta URREJ tërë popullin serb, siç e keni ju gjithmonë urrejtjen ndaj popullit shqiptar në breviar dhe në kokat tuaja. Mbushuni mend, priftër!
Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë (4)
MBUSHUNI MEND, PRIFTËR!
Në anën tjetër, ma gjeni sall një shembull të vetëm që USHTRIA IME – UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) të ketë vrarë një fëmijë serb, një plak serb ose një plakë serbe, një grua shtatzënë serbe. Ma gjeni, zotërinj priftër, vetëm një shembull që ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kenë dhunuar ndonjë femër serbe, ose të kenë prekur pronën e familjeve serbe deri më 10 qershor të vitit 1999. Ma gjeni një hoxhë a një prift katolik në Kosovë të ketë bërë atë që e bënë priftërinjtë serbë. Turpin tuaj dhe sjelljen tuaj nuk mund ta fshihni me kurrfarë memorandumesh. Karaxhiqi, Mladiqi, Arkani, por edhe Millosheviqi, janë prodhime tuajat. Nëse është kështu, e është, atëherë patriarku Pavle e ka vendin në Sheveningen, e jo në Patriarkanë. Lidhja e tij (dhe jo vetëm e tij) me Karaxhiqin, me Arkanin dhe me kriminelët e tjerë, është e dëshmueshme dhe mund të argumentohet lehtë. Shikoni, unë nuk e urrej Patriarkanën, e as që them se ajo është kriminale. Jo. Bile kam dokumente burimore se Patriarkanën e Pejës dhe Manastirin e Deçanit gjatë historisë më shumë i kanë ruajtur shqiptarët se sa serbët. Dhe, a e dini pse? Sepse këta tempuj (për mua ata janë tempuj, edhe pse tash janë tempujt fetarë serbë – H. B. ) janë ndërtuar mbi themelet e kishave shqiptare. Për të mos e zgjatur më shumë, pse ju, priftër të Serbisë, i ndërpretë gjurmimet arkeologjike në vitin 1924 në këta tempuj të shenjtë? Mu nga shkaku se ishin të dukshme gjurmët që ata tempuj janë ndërtuar mbi themelet e tempujve shqiptarë. Ja e drejta juaj historike! Me të drejta të tilla, edhe gjermanët mund ta kërkojnë Parisin, sepse në Paris u shpall bashkimi i Gjermanive. Me të drejta të tilla, edhe francezët kanë të drejtë të kërkojnë një pjesë të Rusisë, meqë Napoleoni ishte atje një kohë, kuptohet si pushtues-okupator.
Zotërinj priftër të Serbisë, pas 10 qershorit të vitit 1999, për të gjitha krimet që janë bërë, para Zotit dhe para njerëzve, shikoni, shikoni mirë, po ju them sinqerisht, fajtorët i keni mes jush. Mirëpo, kur oficerët tuaj panë se po merr fund gjithçka, atëherë vendosën të rrënojnë gjithçka. Ju keni urdhër të tillë, atë e dini ju, por tash po dëshironi të merreni me politikë. Dhe, pse tash po e gënjeni popullin?
Vetë keni marrë pjesë në të gjitha ndodhitë kriminale në Kosovë. Është fakt se njerëzit (jonjerëzit) tuaj nga Serbia, sipas urdhrit të “speciallcave” tuaj, kanë hedhur në Kosovë kontingjente e kontingjente veshmbathjesh, ua kanë dorëzuar djegësve të shtëpive dhe ata kanë kryer krime me emblema të UÇK-së. UÇK-ja e vërtetë, e komanduar mirë dhe me disiplinë të fortë ushtarake, në asnjë rast nuk është involvuar në këto punë të ndyra. Duhet ta kuptoni, në anën tjetër, se njësitë tona të UÇK-së nuk ishin aq të lira as në veprim, për të mbrojtur shtëpitë e ndershme të popullit serb, sepse nga to gjuhej me të gjitha armët. Dhe, kush gjuante? Ju i njihni mirë të gjithë njerëzit e Arkanit, të Draganit, të Shalipurit, të Frenkit, dhe të kujt jo tjetër. Në anën tjetër, ushtarët e NATO-s nuk e njihnin situatën, sidomos atë nëpër qytete. Ushtria juaj, priftër të Serbisë, me barrën kriminale në shpirt, iku nga Kosova, në rrethana dhe në kushte të turpshme për të. Por shikoni, priftër të Serbisë, ushtria juaj ka lënë disa njësi speciale diversante, të cilat bënë kërdi nëpër Kosovë deri më 20 shtator të vitit 1999, por edhe më vonë. Kjo është ditur publikisht, por edhe shtabet e KFOR-it ishin tolerante me këto njësi, sepse menduan se ato po i ruajnë enklavat serbe. Për shkak të kësaj pati raste tragjike, të cilat askush që është real dhe i ndërgjegjshëm, që ka dinjitet e njerëzi, nuk dëshiron t’i fshehë. Por, unë nuk sinonimizoj kurrfarë forumi politik, unë sinonimizoj etikën shkencore dhe flas në emër të saj në të mirë edhe të shqiptarëve, edhe të serbëve, edhe të romëve, edhe të popujve të tjerë.
Zotërinj priftër të Serbisë, cili njësit ushtarak serb (të gjitha njësitet ishin ushtarake, në Kosovë përgjithësisht nuk kishte njësite paramilitare) iu përmbajt konventave të Gjenevës? Asnjë njësit serb nuk iu përmbajt atyre! Në anën tjetër, ma gjeni sall një shembull të vetëm që ushtarët tanë të kenë shkelur konventat e Gjenevës për luftën. Nuk do ta gjeni asnjë shembull!
Zotërinj priftër të Serbisë, ka Zot! Ju keni masakruar 62 familje të njohura shqiptare, bashkë me fëmijë, në vatrat e tyre. Dhe, ju tash sërish merrni guximin t’i akuzoni shqiptarët. Kujtojeni Prekazin, priftër! Kujtojeni Mejën, priftër! Kujtojeni Reçakun, Abrinë, Celinën, Makocin, etj. Kush e hodhi fëmijën e gjallë në kazan, para syve të nënës? Kush urdhëroi djalin të dhunojë nënën e vet? (Ai nuk e bëri këtë po e korrën plumbat e automatikut). Kush urdhëroi babën të dhunojë vajzën e vet? (Ai nuk e bëri këtë, ia prenë fytin me thikë)? Këto i bëri ushtari juaj nëpër Kosovë, priftër të Serbisë! Dhe, ju që i bekuat të gjitha këto, tash flisni për Zotin, për drejtësinë, për gjepura! Shënimet e këtyre kriminelëve janë ruajtur, ato janë te ju dhe mes jush. Ju vetë po flisni dhe po shkruani për ato krime.
A nuk jeni ju, priftër të Serbisë, po ata që me gojën plot, për dhjetë vjet rresht, i brohoritët Slobodan Milosheviqit, për të cilin edhe e shkruat MEMORANDUMIN, që ai të shpallet “për jetë të jetëve shenjt i serbëve”? Nuk do të shkoj më tutje. Çdo fjalë në “Memorandumin…” tuaj është rrenë e kulluar. Në tekstin tuaj, vetëm presat dhe pikat nuk janë të rrejshme.
Shkojmë me radhë, priftër, ju jeni njerëz hyjnorë!
E para, zotërinj priftër, mbi çfarë bazash e krahasoni Kosovën me Jerusalemin? Ju, që në hap të parë, moralisht dhe hyjnisht, paraqiteni në opinion me gjëra qesharake dhe me gënjeshtra politike. Kosova, zotërinj, nuk është kurrfarë Jerusalemi për ju, sepse kisha juaj nuk ka lindur këtu, ndaj as nuk ka prejardhje prej këtu. Ky është fakt historik dhe mund të dëshmohet, të argumentohet dhe të sqarohet lehtë. Populli juaj, zotërinj priftër, është ardhacak në Ballkan. Por, ju me një diksion insuficient në fjalorin tuaj të dyshimtë, përpiqeni të dëshmoni se jetoni në Kosovë si popull “që nga shekulli VII”. Pse po RRENI kaq lehtë, në mënyrë kaq elegante dhe në mënyrë kaq të kobshme për popullin tuaj, priftër? A nuk e dini ju se bullgarët sunduan në Kosovë dyfish më shumë se ju? Turqit, trefish më shumë se ju? Bullgarëve as që u shkon mendja të thonë: “Kosova është Jerusalemi ynë”. As të tjerëve (turqve) nuk u shkon mendja të thonë: “Kosova është Meka jonë”. Prej nga ky guxim dhe ky agresivitet juaji për të kaluarën? Përkitazi me këtë fenomen të përvetësimit, shtohet vetëm një pyetje notorne: A mos mendoni se Cirili dhe Metodi ishin serbë?! Jo, zotërinj, ka kaluar koha e përvetësimeve! Edhe të tjerët kanë të drejtë për jetë a vdekje, nga Zoti. Ja, ju rreth dy shekuj rresht, gjithçka që ka ndodhur në Ballkan, po përpiqeni që këtë “të drejtë” ta realizoni si “prehje të thikave tuaja”. Pastaj, kur është fjala për Kosovën, a ka pasur ai shtet juaji “i famshëm” mesjetar ndonjë koncept territorialo-administrativ? Për shembull, sikur pati në Antikë Provinca e Dardanisë. Me sa di unë, gjatë historisë mijëvjeçare të Dardanisë (nga shekulli I i epokës sonë aty ka tempuj fetarë dhe atë të krishterë), por paraardhësit tuaj (priftërinj të dashur) në atë kohë jetuan si hordhi diku pas Karpateve. Për çfarë argumenti historik flisni ju, kur dardanët-arbanasit-shqiptarët e pranuan krishterimin sigurisht nëntë ose dhjetë shekuj para se ju të mësonit për Zotin, për Krishtin, për Shpirtin e Shenjtë, për Biblën e shenjtë?
Ja dëshmia! Dokumentacioni arkivor që ruhet në arkivin “Propoganda de Fide” në Vatikan pakontestueshëm vërteton se popullata e Dardanisë nuk u ROMANIZUA. Të dhëna për këto na japin të ashtuquajturit KONCILË të krishterimit. Lidhur me këtë, në Koncilin e Nikejit, të mbajtur në vitin 325, shihet qartë se aty mori pjesë edhe prifti DACUS DARDANIAE nga Shkupi. Pastaj, në Koncilin që u mbajt në Sardica në vitin 342, nga Dardania marrin pjesë këta përfaqësues: GAUDENËT nga NAISUSI (Nishi), AMANËT nga VINIMACIUMI, EUGENIUS nga SKUPI. Tutje, në Koncilin ekumenik të KALEDONISË në Bosfor, të mbajtur nga 8 tetori e deri më 1 nëntor të vitit 451, është bërë polemikë e ashpër për dynatyrshmërinë e Krishtit. Në këtë koncil, të gjithë kallogjerët e Dardanisë pranuan sintagmën e hyjnishme “Të gjithë bëjmë mëkate, të gjithë duam të na falen mëkatet”.
Problemet konfliktuoze të natyrës religjioze ndërmjet Romës dhe Konstandinopojës bëhen tragjike jo vetëm për krishterimin në tërësi, por edhe për popullin e Dardanisë dhe ekzistojnë të dhëna se ky POPULL e ka pranuar krishterimin rre vitit 80 të epokës sonë. Dokumentacioni arkivor vërteton qartë ekzistimin e Kishës institucionale të Dardanisë. Këtë e vërtetojnë edhe këto letra: Letra e Papës Celestini i Parë, e vitit 424, dërguar Kishës së Dardanisë; Letra e Papës Gelazi i Parë, e vitit 493, dërguar Kishës së Dardanisë; Letra e Papës Simak, e vitit 512, dërguar Kishës së Dardanisë; Letra e Papës Gërguri i Madh, e vitit 592, dërguar Kishës së Dardanisë dhe priftërisë së Ilirikës.
Fakti se imperatori bizantin Leoni III, rreth vitit 733, e ndau ILIRIKUMIN në Ilirikumin e LINDJES dhe në Ilirikumin e PERËNDIMIT, dëshmon që ky territor etnik ilir dobësohet sepse nuk mundi të veprojë në mënyrë KOMPAKTE në kuptimin shpirtëror e administrativ. Si pasojë e kësaj ndarjeje, dhe jo vetëm e saj, në territoret etnike ilire fillojnë të depërtojnë popuj të ndryshëm barbarë, të cilët rrënojnë gjithçka para vetes, prandaj edhe tempujt e shenjtë fetarë. Nga shkatërrimet që bënë hunët në vitin 441, pastaj gotët në vitin 472, dhe avarët në vitin 580 e 617, shihet qartë se çka pësoi dhe sa pësoi populli i Dardanisë. Pas një kohe, dokumentet e proviniencës kishtare, nga viti 869 e 870, dëshmojnë se dardanët ranë nën juridiksionin kishtar të Konstandinopojës, ky vendosnin kallogjerët bullgarë.
Zotërinj priftër, sigurisht si nomadë në këto hapësira ishin edhe serbët, por si kolonizatorë sundues në Kosovë ata nuk mund të trajtohen deri në vitin 1224. Por, ju e dini se e kujt ishte toka në atë kohë: e Carit, si dhe pjesërisht patundshmëri kishtare, por jo edhe pronë që është dashur t’i nënshtrohet sistemit të feudalizmit. (Shih më gjerësisht: Gasper Gjini, “Ipeshkvia Prizren-Shkup nëpër shekuj”, Ferizaj).
Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë (5)
PËR TË ASHTUQUAJTURËN “E DREJTË HISTORIKE”
Priftër, historia juaj me asgjë më nuk është relevante, sepse ju nëpërkëmbni gjithçka që është dhe që ishte hyjnore, para jush, “në kohën tuaj”, dhe pas jush! Çka është tepër, tepër është! Është vështirë të durohet kjo, priftër të Serbisë, në kohën kur më nuk jeni vetëm ju ata që keni “burime”, dhe atë “burime të dorës së parë”, në të gjitha arkivat dhe bibliotekat e botës. Tash nuk është viti 1913, t’i quani shqiptarët “kafshë me bisht”. Ja deri ku ka arritur ajo “shkencë” juaja “shënsaviste”, duke u përsëritur në forma të ndryshme tragjike (për Zotin, nganjëherë tragjikisht edhe për serbët, e jo vetëm për popujt e tjerë joserbë), deri te gjenocidi mbi popullin shqiptar gjatë viteve 1989-1999, ku ju keni më së shumti hise, priftër të Serbisë!
Pastaj, historia dhe argumentet e saj, edhe përkundër tragjedive të ndryshme dhe termeteve të forta shoqërore, nuk mund të abortohet. Duhet ta dini njëherë e përgjithmonë, priftër të Serbisë, se e gjithë historia e Dardanisë-Kosovës në mesjetë nuk është histori e Serbisë, më së paku e të ashtuquajturës “tragjedi e Kosovës”, siç përpiqeni ta promovoni ju si një “Dhiatë e Re” e njerëzimit.
Priftër, historia juaj e mesjetës është histori e Rashkës. Të gjithë vozhdët dhe mbretërit tuaj “të famshëm” vëllavrasës, janë “mbretër” të Rashkës dhe atë deri në vitin 1346. Por, shikoni se cila është etnogjeneza e fjalës “RASHKA”. Ju e dini mirë se car Dushani është sundimtari i vetëm që është quajtur “Cari i serbëve, i grekëve dhe i arbanasve”. Pra, as ai nuk ishte car i Serbisë, si i gënjeni ju rëndom edhe fëmijët e edhe opinionin në çdo hap.
Priftër, ju keni filluar sërish të bëni diç të re, dhe atë në mënyrë të rrufeshme, mu sikur i iniciuat dhe i vutë kulm kasaphanave gjatë “jogurt-revolucionit” më 1989. Priftër, në faqet e gazetave tuaja mbetën FOTOGRAFITË e njerëzve me mjekra, të vendosur të shkojnë deri në Tiranë! Nuk ka problem, ju mund ta shpallni shenjt edhe Nikolaj Velimiroviqin, sepse në vitin 1935 publikisht, triumfalisht, “heroikisht”, dhe “në mënyrë të vërtetë të krishterë” dëshmoi se “Atë që po e bën sot Hitleri (1935), e ka bërë Shën Sava, alias Rastko”. I mjeri Rastko! Mbeti pa sy, jo pse kështu deshi Zoti, por nga “dashuria” vëllazërore. Po. Ju do ta thoni edhe atë se kjo është vepër e “nacionalistëve shqiptarë”! Nganjëherë do të thoni se Zoti deshi kështu dhe kudo që e gjetën serbët naivë ikonën e tij thithën nga pak sytë e pikturuar të Shën Savës, duke kërkuar dëshpërueshëm ndihmë nga ai.
Priftër, ju e dini si e masakruat rininë shqiptare gjatë viteve 1981-1990 me akuza të rrejshme se shqiptarët po ia ngacmojnë sytë Shën Savës! Shikojini njëherë stenogramet e Partisë suaj Komuniste! Ama, vetë ju priftër dhe kolegët tuaj u keni thënë të gjithë serbëve me sëmundje të syve se kushdo që ka sëmundje të syve t’i prekë “SYTË E SHËN SAVËS”. U keni thënë: “Kështu do të shëroheni!”. Po, e keni shëruar kombin, priftër, me kasaphanën e mbi 300. 000 njerëzve të pafajshëm joserbë përgjatë gjithë Jugosllavisë nga viti 1987 e deri në vitin 1999. Shikoni se çfarë keni bërë vetëm me fëmijët shqiptarë, me gratë shtatzëna dhe me pleqtë e paaftë! Ju nuk e thatë asnjë fjalë për atë se jeni kundër urrejtjes, se jeni kundër luftës, se jeni për lirinë e të gjithëve. Keni bërë tjetër gjë. Po! Jeni përpjekur që një brez i një populli të shfaroset me çdo kusht, që nga çnderimi e deri te masakrimi i tyre. Shikojini, priftër, stenogramet e Parlamentit tuaj (1987-1999) dhe do të shihni se cili serb çfarë ka bërë. Mos gjurmoni pas dosjeve ushtarake dhe paraushtarake. Nuk ka nevojë. Të gjitha janë thënë edhe në gazetat tuaja, si kërcënim për tërë racën njerëzore. Priftër, a ju kujtohet ai profesori i thinjur, kur kërcënonte nga TVB-ja: “Mëshoni tërë botës, ju do të dilni fitimtarë!”? Pse nuk e thërrisni edhe tash atë francezin Daniel Shefer t’ju lexojë predikate nëpër kisha? Ku janë, priftër të Serbisë, të gjithë ata shtetarë të cilëve u duartrokitnit gjatë viteve 1989-1999? Të gjithë, si kriminelë, ose ndodhen në Hagë ose janë në arrati. Të gjithë këta politikanë-vrasës, janë të përkëdhelurit tuaj me vite. Ata janë prodhim juaji!
Çka thonë argumentet dhe publikimet shkencore?
Mbi bazë të të cilave burime a cilës literaturë, ju, priftër të Serbisë, mund ta gënjeni aq lehtë opinionin se gjoja “serbët janë vendosur në Kosovë në shekullin VII”?
Ja se ç’shkruan për këtë akademiku Simo Çirkoviq: “Në Ballkan thyerja fillon pas shkatërrimit të mbretërisë së Samuilit. Seli e shtetit serb në shekullin XI është Dukla, derisa në shekullin XII në territorin e Rasit”. Pra, as që përmendet elementi banues sllav në Kosovë deri në shekullin XIII. Sipas burimeve të pakontestueshme arkivore edhe Konstandin Jireçeku (“Istorija srba”, Beograd 1981, libri II, faqe 146) thekson: “Në BRENDI, në shekujt XI –XII, shtrihej me disa ditë ecje në këmbë një shkretëtirë e madhe në rripin e gjerë ndërkufitar ndërmjet serbëve dhe bizantinëve, ndërmjet qyteteve kufitare bizantine Prizren, Lypjan dhe Nish, nga njëra anë, dhe vargmaleve serbe mbi Lim e Ibër, në anën tjetër. Pas OKUPIMIT serb në kohën e NEMANJËS (viti 1180, etj. ), shumë shpejt U POPULLËZUAN këto vise të pasura natyrore, e veçanërisht luginat e nxehta të Drinit të Bardhë dhe të Sitnicës (shikoni si GËNJEN publikisht Spridon Gopçeviqi në publikimin e tij “Serbia E VJETËR”, Beograd 1898, faqe 228, kur thotë: “Prishtina, rreth vitit 1160, seli e fronit të mbretit serb Stevan Nemanja…”. Stevan Nemanja filloi ta okupojë pjesën veriore të Dardanisë së atëhershme vetëm në vitin 1186, dhe atë vetëm Zveçanin. Prandaj, se ai ishte “mbret” më 1160, dhe se “selia e fornit të tij ishte në Prishtinë”, kjo është gënjeshtër e kulluar! Dokumentet e ruajtura na japin shumë informacione për popullëzimin e këtyre anëve, të cilin e bënë me zell pronarët e tokave, sidomos priftërinjtë që ende nuk janë të besimit ortodoks. Por, “sundimi dyqindvjeçar i shtëpisë së Nemanjiqëve ishte kohë shumë e shkurtër për t’u bërë NDRYSHIMET E PËRHERSHME”. Zotërinj priftër, ju e dini se ku keni bërë “ndryshime të përhershme”!
Ju, priftër të Serbisë, po përpiqeni që “të drejtën historike” për Kosovën ta dëshmoni në bazë të tri kishave: të Graçanicës, e cila në vitin 930 ishte kishë e Dardanisë; të Deçanit, e cila gjithashtu ishte kishë e Dardanisë; dhe, të Pejës, e cila gjithashtu u ngrit mbi themelet e kishës së Dardanisë.
Kësaj radhe do t’jua dëshmoj se nga ato “burime” nuk ka gjë në të mirë të “të drejtës historike” serbe për Kosovën.
Ja dëshmitë: “Graçanicën e ndërtoi mbreti Milutin (1275-1321) në vendin ku ndodhej një MANASTIR I MOÇËM që nga viti 930”. (Shih: Spridon Gopçeviq, “Stara Srbija” Beograd 1898, faqe 228). Ja cila është e drejta juaj historike, priftër të Serbisë!
Për Deçanin dhe për Patriarkanën e Pejës gjetjet arkeologjike dëshmojnë qartë se mbi cilat themele u ndërtuan ato kisha.
Por, shtrohet pyetja se kush sundoi në Prishtinë me rrethinë në vitin 930?
Ju, priftër të Serbisë, e dini mirë se kush sundoi, për shembull, gjatë shekujve X-XIV në Beograd! E dini se kush sundoi, për shembull, në Vojvodinë deri në vitin 1918!
Në bazë të metodave “tuaja”, ku është këtu e ashtuquajtura “e drejta historike”?!
Po, një kohë Kosovën e sunduan serbët. Por, kjo ndodhi vetëm kur e OKUPUAT Zveçanin, Prishtinën, Lypjanin, Prizrenin dhe Shkupin, nga fundi i shekullit XIII.
Zotërinj priftër, sa vjet sunduan bullgarët në Kosovë? Mbretëria e tyre ka histori që nga viti 851 e deri në vitin 1018. Shtrohet pyetja: sa zgjat “sundimi serb në Kosovë”? Nuk zgjat më shumë se 110 vjet, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Bullgarët sunduan në këto anë dyfish më shumë, bizantinët sunduan rreth 600 vjet, turqit sunduan rreth 500 vjet… Nga shkoi dhe ku mbeti historia juaj, ajo “e drejta historike”?! Dardanët, arbanasit, shqiptarët janë këtu pa ndërprerë dhe atë në vende shumë të dendura. Por, duhet ta pyetni vetveten se cili popull në mesjetë pati histori “të pastër” popullore. Jo, nuk ka asnjë popull të këtillë. Ajo histori është histori e thjeshtë e sunduesve dhe e përrallave të gënjeshtërta, shumë të përhapura kudo nëpër Ballkan dhe në Evropë, përgjithësisht.
Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë (6)
TERRORI NË KOSOVË NË KOHËN E NEMANJIQVE
Dokumentet arkivore për terrorin shtetëror-kishtar ndaj joserbëve, sidomos në Dardani (Kosovë), vërtetojnë: “Në Kartën e Deçanit (rreth vitit 1300) shtrohet parimi se në male askush nuk mund të ketë prona të trashëguara pos mbretërve dhe atyre kishave, të cilave pronat ua dhuruan mbretërit. Po qe se ndonjë pronar vllah apo arbanas POHON se kullosa në mal ka qenë PRONË E TIJ E MËHERSHME, do t’i paguajë dënim mbretit 500 krerë dhenë”. (Shih: Konstandin Jireçek, “Istorija srba”, Beograd 1981, libri II, faqe 71).
Zotërinj priftër, dënime të këtilla nuk mund të gjeni askund në historinë e zymtë të Evropës së Mesme!
Tjetra, çfarë kuptimi ka këtu shprehja: “PRONË E TIJ E MËHERSHME”, për vllahun e për arbanasin, në cilësi të pronarit të mëhershëm të kullosave në male? Këtë le ta komentojë vetë lexuesi!
Gjenocidi, të cilin e bënë vandalët serbë si despotë bizantinas ndaj arbanasve e vllahëve autoktonë, sidomos pas vitit 1288, kur tërë Dardaninë e kaploi terrori sllavo-ortodoks, i detyroi arbanasit të kërkojnë ndihmë për ekzistencë të tyre etnike nga Umur Bej në Anadoll, më 1336.
Jo vetëm kaq! Terrori ndaj arbanasve nga sunduesit dhe nga priftërinjtë serbë i detyroi arbanasit që, në vitin 1348, të shpërngulen deri në Peloponez. Lidhur me këtë konstatim, burimet bizantine thonë se, në vitin 1354, osmanlinjtë për herë të parë shkelën në trollin e Ballkanit. Por, osmanlinjtë, nga viti 1371 ndërmorën shumëçka në aspektin politik dhe fetar. Plani strategjik i osmanlinjve për pushtime të reja bëri që, në vitin 1385, Timurtah Pashai të bëhet sundues i vërtetë i Manastirit (Bitolit të sotshëm, siç e quani ju), dhe me këtë osmanlinjtë kishin lidhje të afërta me arbanasit. Me këtë, Timurtah Pashai u kurorëzua sundimtar nga pozitat politike edhe si mbrojtës i trojeve etnike të arbanasve. Ai u pranua me një lehtësim të theksuar, sepse nuk ishte i egër dhe i kriminalizuar si princërit serbë dhe despotët lokalë. Dhe, jo vetëm kaq, ai mund të bëhej sundimtar i atyre territoreve sepse edhe vetë princ Lazari pranoi në vitin 1371 (pas Betejës së Maricës) të jetë vazal i sulltan Muratit. Tash shtrohet pyetja: pse ju e injoroni pjesëmarrjen e vetë arbanasve dhe të serbëve në anën e ushtrisë së sulltan Muratit në vitin 1389, në të ashtuquajturën Beteja e Kosovës, të cilën kallogjerët serbë e ngritën në nivelin që nuk e ka ajo betejë? Më nuk është kurrfarë herezie se dikush nga arbanasit luftoi kundër politikës despotike serbe, por nuk është as kurrfarë herezie që edhe disa despotë serbë luftuan në anën e osmanlinjve, në vitin 1389, sepse nuk u pajtuan të bëjnë gjenocid ndaj fqinjve që nuk janë të fesë ortodokse, sidomos pas vitit 1288.
Politikën e egër skllavopronare ndaj joserbëve, pozitën e tyre, me të drejtë e vërejti Nikolaj Velimiroviq, në vitin 1935, kur tha me argumente në dorë (ato argumente i posedojmë edhe ne) se “Hitleri po e bën atë (1935) që e bëri Shën Sava në shekullin XIII”. Dhe, çka mendoni ju, zotërinj priftër të Serbisë, a mos ishin hebrenjtë në vitin 1935 në pozitë më të mirë se arbanasit dhe vllahët në Kosovë në shekullin XIII? Jo! Janë të njohura PËRNDJEKJET e elementeve joortodokse, nga viti 1303 e deri në vitin 1321, konkretisht përndjekja e çdo arbansi anekënd Dardanisë, që nga Nishi e deri në Shkup. Por, autoktonët ishin këtu dhe populli, pas vitit 1389, filloi ngadalë në proces të përcaktohet se cilit grup etnik i takon, pa u frikësuar nga okupatori i ri (osmanlinjtë).
Jo vetëm kaq! Shtrohet pyetja notorne: si mund të digjet një qytet, siç e dogji Lypianin një sundues serb, ndërsa në të serbët të jetojnë “që nga shekulli VII”?!
Kjo nuk është asgjë për ju, edhe pse është gënjeshtër e kulluar priftërinjsh, sepse ju duhet ta argumentoni “të drejtën historike”, qoftë edhe nëse nuk jeni priftërinj, qoftë edhe nëse nuk jeni ortodoksë serbë.
Priftërinj, në bazë të të cilave argumente pohoni se në rrethinën e Prizrenit, të Pejës, të Burimit (ish-Istog), të Klinës, të malit të Çyçavicës, të Novobërdës, të Anamoravës, keni pasur 1.300 kisha? Ku janë këto kisha, o njerëz hyjnorë?!
Pse po e gënjeni opinionin, kur aq shumë kisha nuk i ka pasur tërë Ballkani, më së paku deri në vitin 1054, e edhe më pak deri në vitin 1288, kur e konvertuat BIBLËN dhe fenë në nivel të ekskluzivitetit dhe e shndërruat në politikë? Si mund ta mposht një popull, që kishte kulturë të hordhive dhe të paganizmit, popullin tjetër që një mijë vjet më herët e pranoi krishterimin, që është ndër të parët në Evropë që lexoi BIBLËN dhe pranoi besimin në një ZOT?
Priftër të Serbisë, dihet se si u sollën anekënd Dardanisë të ashtuquajturit popuj me kulturë të hordhive: avarët, gotët, normanët dhe sllavët.
O zotërinj priftër! Shikoni njëherë në qiell! Nuk e keni krijuar ju as Zotin dhe as të vërtetën! E vërteta është tjetërfare nga ajo që ju mundoheni ta paraqitni në mënyrë elegante si “të vërtetë”, inhibitative, në mënyrën e përdorimit të thikave, në mënyrën më barbare.
Priftër të Serbisë, ju pohoni se “… në Serbinë mesjetare nuk ka ekzistuar kurrfarë konflikti ndërmjet serbëve dhe arbanasve, por problemi do të lindë vetëm nga fundi i shekullit XVII, për shkak të islamizimit të shtuar të popullatës ardhacake shqiptare”. Pra, derisa nuk paraqitet ISLAMIZIMI, sipas jush nuk kishte probleme!
Nuk është kështu, priftër! Ju nuk dëshironi të dini asgjë për sundimin e bullgarëve (851-1018). Ju jeni indiferentë ndaj asaj se çfarë thonë burimet bizantine për Mbretërinë Bizantine gjatë shekullit XI. Ju “nuk e dini” se normanët (Guiskardi dhe Boemani) e sunduan Shkupin një kohë (… 1085). Ju i injoroni të gjitha disfatat që ua shkaktoi depërtimeve plaçkitëse të serbëve cari Manuel Komenen (1143-1180). Ju e injoroni të vërtetën se çfarë ndodhi me kishën “tuaj” nga viti 1194 e deri në vitin 1288. Ju e injoroni tërësisht konfliktin e arbanasve me serbët për “fenë e vërtetë të krishterë në këto hapësira”. Në fund, ju e dini mirë se çfarë ndodhi me kishën tuaj më 1288 dhe çfarë ndërmori ajo kundër heretikëve shqiptarë, përgjithësisht.
Priftër, sa i përket pohimit tuaj se “emrat e vendbanimeve tregojnë se popullata bujqësore në Kosovë ishte tërësisht serbe”, para së gjithash, ky është trillim i kulluar. Ja argumenti i dytë: toponimet, që nga Nishi e deri në Shkup, gjatë gjithë historisë mesjetare, janë më së paku 80 % me prejardhje josllave. Por, nëse është kështu, si i falsifikuat toponimet gjatë vitit 1913? Historianët e dinë shumë mirë se çka shkroi Jireçeku në “Historia e serbëve” në gjuhën gjermane, në bazë të burimeve, dhe si u falsifikuan pastaj konstatimet e tij. Historianët e dinë deri në detaje se çka punoi ekipi i Jovan Cvijiqit nëpër Kosovë dhe më gjerë, në vitin 1913. Por, historianët e dinë edhe atë se çka shkroi Cvijiqi në gjuhën frënge për strukturën e popullatës së Vilajetit të Kosovës. Zaten, ai pohon se serbët janë vetëm 5 % në Kosovë.
Pyetja e dytë: çfarë prejardhje kanë emrat e fshatrave të Sanxhakut të Nishit, për shembull më 1877, kur atje vratë të gjithë shqiptarët dhe nuk latë asnjë njeri të gjallë në 714 fshatra? Pra, i vratë të gjithë dhe i dëbuat nga vatrat e tyre. Dokumentacioni arkivor evropian është ruajtur, ai është dëshmi e fashizmit tuaj të vërtetë ndaj një populli duarthatë, i cili u çrrënjos edhe nga osmanlinjtë e edhe nga sllavët. Ndërsa pallanga “civilizuese” evropiane, më 1877, vetëm e shikoi GOLGOTËN shqiptare. Por, ju priftër, flisni sikur serbët kanë pasur atë përcaktim tradicional edhe në mesjetë, ashtu siç ëndërroni ju tash. Nuk është kështu, priftër! Serbët e filluan okupimin në Kosovë që nga viti 1186. Kryen okupimin e Shkupit nga fundi i shekullit XIII. Ja, njëqind vjet zgjati ajo plaçkitje juaja në nënqiellin e Dardanisë së moçme, sepse luftime të vërteta ndërmjet arbanasve dhe sllavëve (rasëve) nuk ka pasur kurrë. Mbi të gjitha, më shumë se gjysma e popullatës serbe të Rashkës në kohën e Rastkut (Shën Sava), nuk i përuleshin atij e as kishës së tij. Kisha e tij, ashtu siç e paramendoni ju, bëhet vonë – në shekullin XIX. Shikoni se çfarë thonë burimet bizantine për problemet religjioze në vitin 1204, por edhe nga viti 1321 e deri më 1428! Dokumentet e Vatikanit “mos i lexoni”, sepse ato janë të natyrës irredentiste, ato “janë të rrejshme”. Ata “nuk dinë” asgjë pse Rastko mbeti pa sy, çfarë raportesh kishte me vëllezërit, pse si fis, në vitin 1288, të gjithë konvertuat nga uniati i brishtë dhe u bëtë ortodoksë agresivë. Shikoni priftër dhe do të mësoni diçka sepse ju e njihni gjuhën e vjetër greke. Dhe, nuk është në rregull që edhe në mesjetë ka “irredentizëm” kundër interesave tuaja.
Betejën e Kosovës (1389), jo vetëm ju priftër por gati edhe e tërë historiografia juaj e fetishizoi thuaja në tërësi për qëllime politike të ortodoksisë serbe gjatë shekullit XIX. Nuk ishte kjo betejë vendimtare, as për ju, as për ne, as për Evropën. Betejë vendimtare ishte ajo në Maricë, në vitin 1371. Mu për shkak të rezultatit të asaj beteje princ Lazari bëhet VAZAL i vërtetë i sulltan Muratit, edhe pse nuk mori pjesë në rezultatin përfundimtar të betejës. Si vazal i sulltanit, Lazari kishte obligim t’ia jepte sulltanit 1.000 kalorës e 1.000 njësi të arta/të argjendta si tribut. Këta kalorsiakë serbë morën pjesë në betejën e KOJËS në Anadoll. Qëndrimi i tyre atje ishte katastrofik, sepse ata bënë krime nga më të ndryshmet. Sulltan Murati, në bazë të Sheriatit, 600 kalorës i dënoi me vdekje për shkak të terrorit ndaj popullatës së Kojës, 200 kalorësve iu nxorën sytë, ndërsa 200 të fundit mbetën gjallë për të treguar se çfarë ka ndodhur atje. Por, me rënien e Nishit nën osmanlinjtë, më1375, dhe me tragjedinë e kalorësve të Lazarit në KOJA, princ Lazari e dinte se çfarë e priste. Kështu, ai filloi të përgatitet për betejën e vitit 1389, e cila u zhvillua, sipas burimeve turke dhe franceze, në Arbani. Paraardhësit tuaj (priftërinj, natyrisht) i lajmëruan EVROPËS, nga ana tjetër, se serbët dolën fitimtarë dhe në shenj të kësaj “fitoreje” kumbuan kambanat në NOTERDAM, “për të madhëruar fitoren tuaj”…
A e shihni se çka janë rrenat serbe?! Çka ju duhen këto përralla tash! Po, një fitore ndaj turqve ka ndodhur vetëm më vonë, në vitin 1395, në Rumani. Domethënë, edhe atëherë keni GËNJYER në mënyrë elegante. Punë e mençur, për Zotin, por e kobshme për Ballkanin dhe më gjerë, ndonëse më së shumti e pësuat ju, serbët, sepse atë “betejë” jeni përpjekur ta kapitalizoni pas vitit 1844, jeni munduar që atë ta shndërroni në përfitim kolonial. Me këtë politikë ju u bëtë “armiq të të gjithë fqinjve” dhe, natyrisht, për të gjithë ata edhe bëtë programe për çrrënjosje.
Ju, priftër të Serbisë, personalisht keni marrë pjesë në hartimin e 24 programeve për çrrënjosjen e shqiptarëve. Por, ju keni edhe programe për çrrënjosjen e hebrenjve, të boshnjakëve, të kroatëve, të bullgarëve dhe të grekëve. Të gjithë ju pengojnë sepse, për të realizuar atë që ëndërroni ju, së pari duhet t’i çrrënjosni fqinjët tuaj, siç provuat ta bëni këtë më 1877, më 1912, më 1919, më 1945, më 1999.
Zotërinj priftër të Serbisë, edhe në Betejën e Maricës (1371), edhe në Bejetën e Kosovës (1389), në anën e islamikëve (Kurani) kishte edhe serbë, kishte edhe arbanas, kishte edhe bullgarë dhe përçarës të tjerë. Në anën e kryqtarëve (Bibla) kishte serbë, arbanas, vllahë, boshnjakë dhe armata të tjera të popujve të tjerë.
Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë (7)
“DYNDJA SERBE NGA KOSOVA” MË 1690
Vënia e shenjës së barazimit mes “paraqitjes së shqiptarëve në Metohi dhe në Kosovë” me ardhjen e turqve, qysh moti (gjatë shekullit XIX) është falsifikat i imponuar i politikës ekspansioniste të Serbisë klerofashiste. Tingëllon edhe më tragjikisht, para së gjithash pa burime të sakta, siç trumpetoni qe gati dy shekuj, se në vitin 1690 “ka ndodhur dyndja e madhe e serbëve nga Kosova”. Mirëpo, dihet qartë se ky është trillim juaji, është prodhim juaji për marshime imperialiste. Ja si e argumenton këtë një historian serb: “Në historinë e popullit serb, për atë që njihet me emrin dyndje e popullit serb në Hungari nën patriarkun Arsenie III Cërnojeviq, në disa pika EKZISTON MENDIM I GABUESHËM i cili PËRSHKRUHET nga libri në libër, tash e njëqind e pesëdhjetë vjet më parë. Një nga këto gabime është edhe MENDIMI për atë se cilat pjesë i përfshiu e ashtuquajtura dyndje. Hapeni cilëndo histori që dëshironi të popullit serb, cilëndo pjesë që flet për këtë ngjarje, dhe gjithkund do të gjeni faktin e pakontestueshëm: shpërngulja me këtë rast i përfshiu më së shumti pjesët perëndimore serbe – pjesët te Prizreni, te Gjakova, te Peja dhe ato anë, në atë kohë, pothuajse u boshatisën. KY ËSHTË GABIM, që duhet të përmirësohet njëherë e përgjithmonë. Faktet e shtruara kështu nuk i përgjigjen të vërtetës. Kjo është një LAJTHITJE historike, e cila, e pastudiuar sa duhet, ka mundur të qëndrojë deri më sot. Ky burim i gabueshëm ndodhet në SHËNIMET dhe në KRONIKAT që i shkruan KLERIKËT ORTODOKSË edhe për identifikimin e shkretisë së tyre e cila pas kësaj mbretëroi në ortodoksizëm në atë anë, bashkë me shkatërrimin e vetë popullit serb”. (Shih: Jovan Tomiq, “O arnautima”, Beograd, 1913, faqe 46).
Lidhur me këtë shkrim, shtrohet edhe një pyetje logjike: prej nga ajo masë SHUMË E MADHE e popullatës me prejardhje shqiptare, “përnjëherë”, dhe atë nga Shqipëria e tashme e Veriut, e cila asokohe ishte vetëm vargmal masiv dhe gur e shkëmb, që “aq masovikisht të kolonizojë” hapësira të pakufishme, pesë herë më të mëdha se ç’është vetë ajo, dhe të “kolonizojë” gjithçka që nga Prizreni e deri në Nish e Paraçin, Pirot, Shkup e Kumanovë? Në cilën pjesë të botës jetoi ajo popullatë deri atëherë, deri në vitin 1690?! “Logjika” e mjerë dhe tragjike nuk mund të komponohet më mirë në një tërësi siç është ardhja e serbëve në Kosovë në shekullin VII dhe kjo dyndje në shekullin XVII. Shikoni se si janë komponuar këtu funksionalisht dhe në mënyrë hipokrite rrena furioze për fillimin e kolonizimit të shpikur dhe fatamorgana politike për zhbërjen e një “kombi”, të një populli, në një hapësirë, për të cilin dihej gjithçka dhe që dihet se janë të rrejshme të dy konstatimet.
BURIMET SERBE PËR GJENOCIDIN SERB NDAJ SHQIPTARËVE NË SANXHAKUN E NISHIT MË 1878
Zotërinj priftër, mbi cilat burime i mbështetni rrenët tuaja për “vuajtjet” e serbëve gjatë shekujve XVII-XIX?
Zotërinj priftër, ju e përmendni “Vajin e Serbisë së Vjetër” të igumenit Serafim, “Shënimet e mësuesit të Graçanicës” të Janiçijes dhe “Vuajtjet e serbëve” në Kosovë pas Kongresit të Berlinit.
Shikoni, hipokrizia e kulluar nuk ka brirë! Këso rrenësh përdori vetëm Hitleri për hebrenjtë. E vërteta është se “Vaji i Serbisë së Vjetër” është trillim i thjeshtë dhe, si i tillë, edhe i është imponuar opinionit të gjerë. “Burimi” juaj i dytë dhe i tretë janë novela romantike. Por, ja dëshmi se çka ndodhi në vitet 1877-1878, dhe ky është burim i vërtetë serbë i dorës së parë: “Motivet kryesore pse qeveria serbe i shpërnguli arnautët nga viset e sapoçliruara, aq sa mund të shihet tash, ishin këto: që nga Serbia të krijohet shteti i pastër nacional serb.. . Për shpërnguljen e arnautëve (nga Sanxhaku i Nishit), në qarqet ushtarake, kryeshefi i Komandës Supreme ka bërtitur se nuk dëshiron, se kurrsesi nuk dëshiron, që edhe Serbia të ketë Kaukazin e vet (hapësirë e shkretëruar nga gjenocidi – H. B. )”. (Shih: Jovan Haxhivasileviq, “Albanska Liga”, Beograd, 1909, faqe 15).
Duke u mbështetur në burime tepër sekrete të qeverisë serbe dhe të armatës serbe, Jovan Haxhivasileviqi më tej shkruan: “ME SHPËRNGULJEN E ARNAUTËVE, DISA VENDE TË CAKTUARA NË ATO PJESË (Sanxhaku i Nishit – H. B. ) MBETËN TËRËSISHT TË SHKRETA, kështu që kishte fshatra të cilave as emrat nuk u diheshin më; dhe autoritetet nuk mund t’i dinin sepse nuk kishte kush t’i thoshte, dhe tash ato pjesë TË MBETURA SHKRET duhej popullëzuar.. . Në të njëjtën kohë, me URDHËRESAT për shpërnguljen e ARNAUTËVE përtej kufirit, u dhanë edhe URDHËRESA që serbët, nga ana tjetër e kufirit, TË SELITEN këndej në Serbi”. (Shih: J. Haxhivasileviq, “Albanska Liga”, Beograd, 1909, faqe 16).
Kur jemi te ky problem, në mënyrë imediate shtrohet pyetja: cili është numri i serbëve që braktisi vatrat e veta gjatë vitit 1879 nga Vilajeti i Kosovës? Nuk janë më shumë se 5. 600 serbë. Kështu shkruan në dokumentet tepër sekrete serbe të vitit 1880. Gjeni, ju priftër, nëse ka më shumë, veçse përmendni burimet! Por, cili është numri i arnautëve (shqiptarëve) të cilët u desh që vetëm për TRI DITË t’i BRAKTISIN vatrat e tyre nga ai agresion serbomadh, kur u dogj e u poq (më 1877) gjithçka e gjallë që nga Nishi e deri në Graçanicë? Dokumentet turke, ruse dhe angleze theksojnë se rreth 350. 000 arnautë (Sanxhaku i Nishit, Sanxhaku i Pirotit, Plava, Gucia, Ulqini, Sanxhaku dhe një pjesë e Vilajetit të Kosovës deri në Graçanicë ishte bërë shkret), pas kasaphanës së tmerrshme serbe mbi ta, u vendosën në pjesën tjetër të Vilajetit të Kosovës. Ka të dhëna se “arnautët” arritën edhe deri te Vilajeti i Selanikut. (Shih më gjerësisht: Bilal Simsir, “Rumeliden Goceleri”, Istambul, 1979, I dhe II; Dimitrie Mita Petroviq, “Borbe u Toplici, 1877-1878”, Beograd, 1978, faqe 1-252; AS. MUD për vitet 1877, 1878-1882, “Arbanasi i njihova tragedija”, tepër sekret, 1877 etj).
Priftër të Serbisë, ju nuk keni shpirt, ju nuk i besoni as Zotit, kur e mohoni një tragjedi të tillë! Por, asokohe ju kishit mbulesë nga superfuqitë evropiane. Ja si i udhëzon nëpunësit tuaj legati francez në Stamboll: “Vrajini arnautët, dëbojini përtej kufijve, rrahjini ku të arrini…”. Kjo do të thotë se pushteti juaj i kishte duart e lira të bëjë çfarë të dojë, siç bëri, ndaj popullit shqiptar, i cili luftoi kundër turqve dhe kundër ekspeditave pushtuese serbe në Kosovë.
Zotërinj priftër, në Beograd është botuar studimi shkencor për kolonizimin e Toplicës. Për kolonizimin e Sanxhakut të Nishit të mbetur shkret, Qeveria serbe, më 3 janar të vitit 1880, formoi “Komisionin për kolonizim”. Çdo njeri i interesuar ishte i detyruar të jepte të dhënat dhe të bënte lutje për selitje në Arnautllëkun e Toplicës. Dokumentet vërtetojnë se nga Kosova në Toplicë u selit numër shumë i vogël serbësh, sepse nuk kishte të tillë. Të dhënat arkivore vërtetojnë pakontestueshëm se nga veriu i thellë i Kosovës (nga Llapi, kah fundi i vitit 1876, u shpërngulën 2. 512 vetë ose 299 familje. Ata u vendosën në Toplicë). Nga rrethi i Vushtrrisë, në Toplicë u vendosën më 1876 dhe më 1877 afër 400 familje. Franc Kaniq përmend 7. 500 pjesëtarët të nacionalitetit serb, që u vendosën në rrethinën e Toplicës. Por, çfarë do të thotë vendosja e 700 familjeve serbe në 714 fshatrat e shkretëruara dhe boshe të shqiptarëve?!
Zotërinj priftër, mbushuni mend!
Duhet ta dini se unë nuk e urrej popullin serb. Por, për atë çka mendoni ju për shqiptarët, më nuk ju beson askush, sepse ju gënjeni, priftër! Ju përpiqeni ta shtrembëroni të vërtetën, e cila mund të matet dhe mund të preket! Dokumentet kanë mbetur nëpër të gjitha arkivat e botës!
Nga ana tjetër, dokumentet arkivore dëshmojnë se Kisha Ortodokse Serbe, natyrisht e inicuar nga qeveria serbe, në mënyrë konfidensiale i ka bindur malazeztë t’i kolonizojnë viset shqiptare të Toplicës. Ja edhe të dhënat: gjatë vitit 1877, nga Mali i Zi u shpërngulën dhe u vendosën në Toplicë 1. 578 persona të nacionalitetit malazias; gjatë vitit 1879 u shpërngulën nga Mali i Zi 4. 366 vetë dhe kolonizuan pronat e patundshme shqiptare në Toplicë; gjatë vitit 1880 nga Mali i Zi u shpërngulën 58 familje; gjatë vitit 1881 u shpërngulën 100 familje; gjatë vitit 1882 u shpërngulën 308 familje; gjatë vitit 1883 u shpërngulën 84 familje; gjatë vitit 1884 nuk pati të shpërngulur; gjatë vitit 1885 u shpërngulën 20 familje; gjatë vitit 1886 u shpërngulën 40 familje; gjatë vitit 1887 u shpërngulën 200 familje; gjatë vitit 1888 u shpërngulën 81 familje; gjatë vitit 1889 u shpërngulën 600 familje; gjatë viteve 1890-1892 nuk pati të shpërngulur; gjatë viteve 1895-1896 u shpërngulën 6 familje nga Mali i Zi dhe që të gjitha këto u vendosën si kolinizatore në Toplicë. Në vitin 1897 zyrtarisht ndërpritet kolonizimi i Toplicës. (Shih: AS. MUD., “Pasosko Odeljenje”, P. 1878. F. X-203; F. XV-52; F. 1889. FXV-31-133; Vidosava Nikoliq-Stojançeviq, “Toplica”, Beograd, 1985; Gj. Pejoviq, “Naseljavanje crnogoraca u Srbiji u XIX vjeku”, Titograd, 1962).
Në vitin 1910, në Vilajetin e Kosovës u bë regjistrimi i popullatës dhe i pasurisë. Dhe, atëherë u prezentuan të gjitha persekutimet që iu bënë arbanasve në Sanxhakun e Nishit nga shteti serb. Por, shikoni, edhe atëherë ishin priftërinjtë serbë ata që i prinë golgotës së vërtetë kundër shqiptarëve. Edhe ju i keni këto të dhëna, apo jo?
Është e vërtetë se disa serbë ishin viktima të politikës serbomadhe deri në vitin 1912 në Kosovë. Por, shtrohet pyetja: çka bënë ato njësitet tuaja terroriste ÇETNIKE nëpër Maqedoni e nëpër Kosovë gjatë asaj periudhe, sidomos nga viti 1867 e deri më 1941? Si e pësuan shqiptarët edhe nga këto njësite kriminale tuajat por edhe nga ekspeditat ushtarake turke si të Turgut Pashës, të kriminelëve të tjerë dhe të shtëpidjegësve, në anën tjetër.
Asokohe, zotërinj priftër, ju i këndonit nëpër kisha këto vargje:
Serbi nuk ka rrugë tjetër
Për të pasur lumturi
Pos ta përqafojë arnautin
Dhe të arrijë qëllimin e tij!
Kënduat kështu sepse shqiptarët çdo vjet luftuan kundër okupatorit turk. Ju, serbët, e shikuat nga “ballkoni” teatrin e përgjakshëm, duke i trimëruar shqiptarët:
Arnaut, trim viga’
E keqja po të përgatitet në çdo anë,
Por në gjakun e tij trimëror
Asnjë pikë gjaku të turkut nuk ka.
Dhe, kur shqiptarët e çliruan me forcat e veta edhe Shkupin, e edhe tërë Vilajetin e Kosovës, deri më 14 korrik të vitit 1912, atëherë ju, priftër të Serbisë, e ndërruat “melodinë”. Asokohe iu drejtuat shqiptarëve të Podujevës me thirrjen: “OR VLLAZNI, TONA FISEVE NË SHIPNI”. Filluat ta përgatitni komplotin kundër një populli dhe, gjatë operacioneve luftarake në tetor të vitit 1912, pretë shqiptarë në çdo hap. (Shih: AS. MU Dela, 1912-1913 godine – sve se govori samo o srbskim pokoljima “Po Primorskoj i Kontinentalnoj Arbaniji”).
Të gjitha të tjerat po ua lë juve, për fillim të dialogut, që ta tregoni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, sepse ju jeni njerëz hyjnorë. Paj, ndoshta nuk do të bëni mëkat para Zotit dhe shpresoj ta thoni të vërtetën! Nëse nuk e thoni të vërtetën, do t’jua përkujtoj një herë tjetër të gjitha këto punë të fëlliqta të kishës suaj, të shtetit tuaj, të ushtrisë suaj dhe të agjentëve e të mercenarëve tuaj, të nxitur dhe të ftuar nga kolegët tuaj anembanë ortodoksisë.
Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë (8)
SITUATA NË KOSOVË PAS VITIT 1912
Zotërinj priftër të Serbisë, në radhë të parë po ju pyes se a ka mbetur ndonjë shtëpi e padjegur shqiptare në pjesën veriore të Kosovës gjatë tetorit të vitit 1912? Dhe, jo vetëm kaq! Sa shqiptarë, njerëz të moshuar dhe duarthatë, i pushkatuat në Gazimestan deri më 28 qershor të vitit 1913?
Zotërinj priftër, ju së pari i konvertuat ata pleq duarthatë, pastaj i pushkatuat dhe, në fund, ua dogjët kufomat. Jo, jo! Priftërinjtë serbë “nuk kanë Zot, nuk kanë shpirt, nuk kanë ndjenja për njerëzi”, thotë një kronikan, ndryshe mik juaji, shumë i njohuri Arçibad Rajs.
Ushtria juaj, zotërinj, vrau të gjithë pleqtë e plakat e Vushtrrisë, të gjitha familjet e 25 fshatrave të Lypianit i masakroi me topa nëpër shtëpitë e veta; të gjitha familjet e 15 fshatrave të Suharekës u vranë; të gjitha familjet e 24 fshatrave të Prizrenit u shfarosën nëpër llogoret serbe; të gjitha familjet e 33 fshatrave të Gjilanit u spastruan etnikisht dhe u përndoqën.. . Gjithçka që ishte shqiptare u dogj gjatë nëntorit të vitit 1912 në Shkup dhe rrethinë. U bënë rrafsh me tokë të gjitha 13 fshatrat e Tetovës, të gjitha 16 fshatrat e Gostivarit.
Zotërinj, në ato kasaphana ishin të pranishëm, si nxitës, për Zotin ndonjëherë edhe si ekzekutues, mësuesit tuaj, priftërinj me profesion. Asnjëri nuk u pendua kurrë për atë që bëri në Kosovë dhe deri në Durrës. Shikoni, ushtari juaj e vrau bariun e çalë diku afër Matit vetëm pse ai reagoi me fjalët: “Mos ma prekni kopenë time, sepse ata nuk e prekën as turqit famëkeq gjatë kasaphanës së tyre nëpër Arnautllëk, më 1911”. Kështu, fjalë për fjalë, shkruan ushtari juaj. Por, aktin e tillë të ekzekutimit të bariut, kolegu juaj, kryepeshkopi, e bekoi më 1913. Shikojeni çfarë shkruan gazeta juaj “Vesnik Srpske Crkve”, përgjithësisht për vitin 1913!
Ju, zotërinj priftër të Serbisë, jeni nxitës të klerofashizmit në Ballkan! Ju, zotërinj priftër të Serbisë, jeni piromanët e Ballkanit, më 1913!
Ju keni hapur nëpër Kosovë TRI KAMPE TË PËRQENDRIMIT: të parin në Deviq të Drenicës, të dytin në Gazimestan afër Prishtinës dhe, të tretin, në Bajë afër Rahovecit.
Komplotet tuaja gjatë vitit 1914 dhe politika juaj sekrete, do ta sjellin popullin tuaj deri te një dëshpërim i madh gjatë vitit 1915. Por, ju e dini mirë se si u sollën shqiptarët me ju kur kaluat nëpër Shqipëri, më 1915, dhe si i shpërblyet ata gjatë vitit 1918, me masakra të reja.
Si kërkojnë priftërinjtë serbë nga Nikola Pashiqi të dërgojë në Londër, më 1912, kërkesa të rrejshme?
Shikoni, zotërinj priftër të Serbisë, se si e bindët Nikola Pashiqin ta mashtrojë opinionin më 1912! Ju, praktikisht, ia imponuat atij të kërkojë nga oficerët tuaj t’i shkruajnë telegrame Londrës dhe atë nga Shkupi, ku ishte e vendosur qendra juaj e komplotit për SHFAROSJEN e të gjitha shqiptarëve. Ja tekstet e tri telegrameve të falsifikuara, të cilat nuk i panë kurrë përfaqësuesit shqiptarë të Pejës, të Gjakovës e të Prizrenit, e të cilat Nikola Pashiqi i prezentoi në Londër si “KËRKESA” të shqiptarëve.
Në telegramin e parë të falsifikuar, dërguar Konferencës Paqësore në Londër “nga Peja”, shkruan:
“Shumë urgjent – Menjëherë dhe sa më shpejt që mundeni, përpiquni që më së largu nesër (18 dhjetor 1912 – H. B. ), arnautët më të autoritetshëm nga Peja, të dërgojnë telegrame në Londër dhe, në emër të qytetit të tyre por edhe të rrethinës, t’i lusin ambasadorët: të Francës, të Rusisë, të Italisë, të Gjermanisë, të Austrisë dhe Grejin (të Anglisë – H. B. ), për t’i lënë nën juridisksionin e shtetit serb dhe të mos i bashkojnë me Shqipërinë Bregdetare. Duhet të thoni se pjesa dërrmuese flet serbisht ndërsa pakica tjetër kupton serbisht; se qysh se mban mend njeriu jetojnë bashkë me serbët dhe prandaj duan edhe më tej të jetojnë bashkë me ta”. (Shih: AVIIB. P. IV. K. 48-9-1-27-1912).
Në telegramin e dytë të falsifikuar, dërguar Konferencës Paqësore në Londër “nga Gjakova”, shkruan: “Ekselencës së Tij, ambasadorit – të Republikës së Francës, të Rusisë Cariste; të Perandorisë së Gjermanisë; të Perandorisë së Austro-Hungarisë; të Mbretërisë së Italisë, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, zotëri Grejit.
Ekselenca Juaj, kemi marrë vesh se Juve dhe ambasadorëve tuaj të tjerë të Fuqive të Mëdha u është besuar zgjidhja e çështjeve jetësore të ekzistencës dhe të përparimit të fisit tonë në këto hapësira. Prandaj, ne më poshtë të nënshkruarit, në emër të popullatës arbanase të qytetit të Gjakovës dhe të rrethinës, Ju lusim në mënyrën më të sinqertë që para se të vendosni për fatin tonë të ardshëm t’i dëgjoni dëshirat tona dhe lutjet, e ato janë TË NA LINI T’I TAKOJMË shtetit serb, nëse dëshironi që fisi ynë në këto anë të jetë i qetë dhe të përparojë në aspektin ekonomik e kulturor.
Ne kemi prejardhje serbe, qysh se mban mend njeriu jetojmë bashkë me serbët dhe flasim rrjedhshëm serbisht, prandaj edhe e kuptojmë serbishten. (Shih: AVIIB. P. IV. K. 48-9-1-27-1912).
Në telegramin e tretë të falsifikuar, dërguar Konferencës Paqësore në Londër “nga Prizreni”, shkruan: “Ekselencës së Tij, ambasadorit – të Republikës së Francës, të Rusisë Cariste; të Perandorisë së Gjermanisë; të Perandorisë së Austrisë; të Mbretërisë së Italisë, të Britanisë së Madhe.
Ekselenca Juaj:
Në duart Tuaja dhe të shteteve të përfaqësuesve Tuaj të Fuqive të Mëdha është zgjidhja jetësore për ekzistencën dhe për përparimin e fisit tonë në këto hapësira dhe prandaj Ju lusim që, në emër të popullatës arbanase të Prizrenit dhe të rrethinës, të na ndihmoni dashamirësisht në zgjidhjen e fatit tonë, të mos na BASHKONI ME SHQIPËRINË BREGDETARE, por nëse na e doni rehatinë kulturore dhe prosperitetin ekonomik TË NA LINI NËN SHTETIN SERB.
Ne kemi prejardhje serbe, qysh se mban mend njeriu jetojmë bashkë me serbët, flasim serbisht, pjesa dërrmuese flet serbisht, ndërsa pakica e kupton serbishten.
Qysh se mban mend njeriu jetojmë bashkë me serbët, dhe është dëshirë jona e zjarrtë të na lini edhe më tej në shtetin serb”. (Shih: AVIIB. P. IV K. 48-9-27-1-1912).
Këto tri telegrame i shkruan policët serbë, dhe atë në Shkup, ndërsa populli shqiptar KURRË nuk u pyet për këtë dhe as që dinte ndonjëherë për këtë.
Këto janë falsifikime të tmerrshme, priftër! Serbia kështu u sigurua se kur Peja, Gjakova dhe Prizreni “KËRKOJNË” të mbeten në Serbi, për pjesën tjetër të Kosovës nuk ka se çka bëhet fjalë.
Për çfarë qëllimesh i dërguat në burg të gjithë prijësit shqiptarë të Kosovës më 1912?
Zotërinj priftër, pushteti juaj privoi nga liria që nga 6 nëntori 1912 e deri më 1 prill 1913, Hasan Prishtinën, Nexhip Dragën, Idriz Seferin dhe prijësit e tjerë politikë të Kosovës deri në përfundimin e Konferencës së Londrës. Kur u krye kjo konferencë ndërkombëtare, atëher edhe Shtatmadhoria, edhe Qevereia e Serbisë, u bënë “shpirtmirë”. “Liruan” nga burgjet prijësit shqiptarë, me kusht që ata të paraqiten te organet ushtarake për çdo ditë. Por, me një rast, atyre u është thënë kështu në burg: priftërinjtë e Serbisë nuk do të ndërmarrin konvertim në Kosovë, derisa të mos e kryejnë këtë punë malazeztë në Dukagjin. Pas kësaj, nëse nuk doni ta ndërroni fenë dhe të kaloni në fenë ortodokse, do t’i keni TRE muaj afat për t’u shpërngulur për në Anadoll.Ja rezultatet e asaj pune shtetërore dhe “kulturore” të shtetit tuaj dhe të kishës suaj, që iu imponua shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914:
Gjatë nëntorit të vitit 1912 për në Turqi u shpërngulën 8. 866 shqiptarë,
Gjatë dhjetorit të vitit 1912 për në Turqi u shpërngulën 11. 493 vetë,
Gjatë janarit të vitit 1913 për në Turqi u shpërngulën 12. 087 vetë,
Gjatë shkurtit të vitit 1913 për në Turqi u shpërngulën 12. 088 vetë,
Gjatë marsit të vitit 1913 për në Turqi u shpërngulën 7. 553 vetë,
Gjatë prillit të vitit 1913 për në Turqi u shpërngulën 6. 725 vetë,
Gjatë majit të vitit 1913 për në Turqi u shpërngulën 12. 813 vetë,
Gjatë qershorit të vitit 1913 për në Turqi u shpërngulën 9. 368 vetë,
Gjatë korrikut të vitit 1913 për në Turqi u shpërngulën 21. 045 vetë,
Gjatë gushtit të vitit 1913 për në Turqi u shpërngulën 29. 312 vetë,
Gjatë shtatorit të vitit 1913 për në Turqi u shpërngulën 13. 380 vetë,
Gjatë tetorit të vitit 1913 për në Turqi u shpërngulën 14. 764 vetë,
Gjatë nëntorit të vitit 1913 për në Turqi u shpërngulën 17. 313 vetë,
Gjatë dhjetorit të vitit 1913 për në Turqi u shpërngulën 15. 502 vetë,
Gjatë janarit të vitit 1914 për në Turqi u shpërngulën 10. 182 vetë,
Gjatë shkurtit të vitit 1914 për në Turqi u shpërngulën 25. 060 vetë,
Gjatë marsit të vitit 1914 për në Turqi u shpërngulën 12. 346 vetë*,
Gjatë prillit të vitit 1914 për në Turqi u shpërngulën 6. 520 vetë,
Gjatë majit të vitit 1914 për në Turqi u shpërngulën 15. 414 vetë,
Gjatë qershorit të vitit 1914 për në Turqi u shpërngulën 14. 821 vetë,
Gjatë korrikut të vitit 1914 për në Turqi u shpërngulën 26. 236 vetë.
Sipas këtij burimi serb, përmes Selanikut për në Turqi u shpërngulën 302. 907 pjesëtarë të nacionalitetit shqiptar. Në këtë numër, gjithnjë sipas burimit serb, nuk janë përfshirë fëmijët e moshës nën 6 vjeç. Llogaritet se edhe përmes Kavallës janë shpërngulur edhe rreth 40. 000 myslimanë. Rrugës tokësore, numri i të shpërngulurve duhet të jetë shumë i madh. Këta fatkeq i bartën përmes Selanikut 395 anije evropiane. (Shih*: “Dokumenti o spoljnoj politici Kraljevine Srbije”, K. VII, Fletorja 1, Beograd 1980, dokumenti 474 – Lista e myslimanëve të shpërngulur, të cilët përmes Selanikut shkuan në Turqi që nga koha e OKUPIMIT e deri më tash, 1914; “Iseljenici sa Balkana, 1912-1915”, tepër rezervat 1915 AT. 1915).
Zotërinj priftër, a keni reaguar ndonjëherë në shkrimet e Vladan Gjorgjeviqit për shqiptarët në librin e botuar me titull “Aranutët dhe Fuqitë e Mëdha”, në Beograd, më 1913. Ai, aty, shprehimisht shkruan: “Arnautët kanë bisht”! Unë kujtoj se nuk ka nevojë të komentohet fare ky karakter idiotik i një shoveni, pos të thuhet se kjo u bë me qëllim që të ftohen të gjithë: “Turruni evropianë ta shfarosim një popull (arnautët), i cili nuk dallon nga kafshët”!
Kjo nuk është kurrfarë risie në programet që keni ju! Me sa di unë, për shfarosjen e të gjithë shqiptarëve keni bërë plot 24 programe politike!
Por, jo! Ju, priftërinjtë e Serbisë keni programe të ngjashme edhe për kroatët, për hebrenjtë, për turqit, për boshnjakët, për bullgarët. Nuk keni mendim hiç më të mirë as për grekët (Shih: Fond “Programi i vojska” 02. -1913, tepër rezervat!).
Zotërinj priftër të Serbisë, juve ju pengojnë të gjithë në Ballkan!

Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë (9)
DIREKTIVË PËR PUNË ME ARNAUTËT
Në vlug të zhurmës dhe të zallahisë së kobshme për shqiptarët, që ndërmorët anekënd Evropës gjatë vitit 1913, ju, priftër të Serbisë, duke u mbështetur në programin “Direktivë për punë me arnautët”, keni arritur “ta bëni për vete” Rusinë, Anglinë dhe Francën për “kufijtë strategjikë ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë”, sepse u keni premtuar atyre që do të krijoni truall të pastër ortodoks serb në Ballkan, deri te Stambolli. Për këtë “Marrëveshje xhentëlmene” sekrete kundër shqiptarëve dhe për të ashtuquajturën aleancë kryqtare të vitit 1907 duhet të turpërohet edhe e tërë Evropa. E dini se çka i bëtë një populli duarthatë (shqiptarëve) gjatë viteve 1912-1915, vetëm e vetëm pse një pjesë e këtij populli ishte e besimit mysliman. Masakër të tillë (gjatë dhjetorit të vitit 1912) mbi fëmijët dhe gratë shtatzëna nuk përjetoi Evropa kurrë në historinë e saj të përgjakshme. Por, shqiptarët luftuan kundër pushtuesve turq. Ekzistojnë argumente se shqiptarët luftuan trefish më shumë kundër turqve se sa serbët. Zaten, nuk dihet për asnjë kryengritje serbe që nga viti 1389 e deri më 1912, kur ndodhi një kryengritje kundër turqve, në jug të Nishit. Ky fakt tregon qartë se ju nuk keni pasur popull në ato pjesë të Shqipërisë Etnike. Por, atë pjesë, veçanërisht Sanxhakun e Nishit (që quhej Arnautllëk), e okupuat ju serbët, duke likuiduar fizikisht shqiptarët, dhe atë edhe atëherë me ndihmën e mercenarëve të ndryshëm rusë, francezë, austriakë (me të cilët keni lidhur konventë sekrete për zhdukjen e të gjithë shqiptarëve myslimanë në Ballkan, më 28 qershor 1867). (Shih: “Tajna Konvencija izmedju Knezevine Srbije i Austro-Ugarske, 28. VI. 1881”, e botuar edhe në shqip). Pse luftuat pastaj ndërmjet vete ju, serbët, me austriakët, ky është rrëfim tjetër.
Në tekstin e telegramit për kufijtë strategjikë të vitit 1914, thuhet:
“Ministria e Punëve të Jashtme, Seksioni Politik, 6. VI. 1914, tepër rezervat: Rusia ka arritur ta bëjë për vete Anglinë dhe Francën për korrigjimin e kufirit serbo-arbanas në atë mënyrë që pikat STRATEGJIKE do t’i takojnë Serbisë. Delegati rus në komisionin ndërkombëtar dha instruksione që me rastin e zgjidhjes së kësaj çështjeje t’ju deklarojë delegatëve të tjerë se Serbia mund t’u lejojë arnautëve qasje më të lehtë në tregjet e Dibrës dhe të Prizrenit, nëse ajo fiton pozicionet strategjike…”.
Ja si iu lehtësua shqiptarëve qasja në tregje: “Çdo shtëpi në rajonin e Llapit gjatë vitit 1912 digjet në flakë. Aty më nuk ka asnjë njeri të gjallë pos bandave çetnike me thika të përgjakura.
Zotërinj priftër, çfarë bëri ushtria serbe në Kosovë dhe sidomos në Lumë, si pjesë e Prizrenit?
Ja dokumenti i proveniencës serbe:
“Ne kryem tentimvrasje me paramendim mbi një popull të tërë. Në këtë punë kriminale u zumë dhe u penguam… Politika pushtuese e Serbisë me metodat e veta barbare duhet t’i mbushte arbanasit me urrejtje të thellë ndaj nesh”.
Ushtria serbe hyri në Kosovë, në tetor të vitit 1912, si OKUPATORE, e jo siç mundoheni ta prezantoni ju, si “çlirimtare”. Kë ta çlirojë?! Edhe atëherë 90 % e popullatës në Vilajetin e Kosovës ishte shqiptare. Askush nga shqiptarët, kurrë dhe askund, nuk i preku me dorë kishat serbe në Kosovë. Nuk do të gjeni asnjë organizatë shqiptare e cila punoi në këtë drejtim. Priftër të Serbisë, nuk do të gjeni asnjë organizatë shqiptare e cila ka punuar nga pozitat terroriste në zhbërjen e serbëve nga Vilajeti i Kosovës. Nga ana juaj, sa shumë janë!
Priftër, ju jeni iniciatorë për shndërrimin e Kosovës në SHKRUMB e HI. Kolegu juaj, prifti “Mane”(?) e bind oficerin e lartë: “A jeni i sigurt se të gjithë janë të vrarë?”.
Shikojeni edhe shtypin e huaj se çka shkruan për këtë! 136 fshatra pasive shqiptare i bëtë rrafsh me tokë nga fundi i vitit 1912, kur askush nuk dha asnjë sinjal për kurrfarë rezistence.
Shikojini, priftër të Serbisë, edhe dokumentet arkivore! Çka vërtetojnë? Afër gjysmë milioni shqiptarë ose janë vrarë (edhe fëmijët nën moshën 3-vjeçare janë ekzekutuar nga afërsia), ose janë shpërngulur për në Anadoll. Pra, gjysmën e një populli e keni masakruar. Çdo e dyta shtëpi shqiptare në Vilajetin e Kosovës është bërë rrafsh me tokë në vitet 1912 dhe 1913, citon një ushtar juaji krimet e veta. Më shumë se 400. 000 ushtarë serbë, shtëpidjegës, mercenarë dhe kriminelë të ndryshëm të shteteve të ndryshme, nën komandën tuaj bënë kërdi ndaj popullit fatkeq duarthatë, i cili asnjë plumb nuk e ka shkrepur deri në mars të vitit 1913 kundër serbëve me ndonjë qëllim të pushtojë cilëndo pikë strategjike të territorit tuaj, në veri të Përpellacit. Çfarë bëtë ju kundër fqinjëve tuaj në Shalë të Bajgores, në Drenicë? Shikoni, ju jeni njerëz hyjnorë, I MADHI ZOT nuk do t’ua falë kurrë këtë! A nuk është GJENOCID, kur ushtarët serbë, në prani të pesë priftërinjve, masakruan për një ditë 1. 010 shqiptarë të fshatit Prapashticë?! Dhe, jo vetëm kaq! Prifti serb do të kërkojë: “DUHET BËRË EDHE MË SHUMË, MURGJIT E MI!”. (Shih: Leon Fraidling, “Golgota shqiptare”, Vjenë 1913; Këtu do të gjeni gjithçka që keni bërë nëpër Kosovë, zotërinj priftër, më 1912-1913. Vetëm në Shkup dhe rrethinë keni masakruar 25. 000 shqiptarë! Kjo është Srebrenica juaj e parë, si fillim i “të drejtës historike” suajës, ndërsa Srebrenica juaj e dytë, ajo e vitit 1995, ishte në fakt Shkupi i dytë i vitit 1912).
Shkojmë më tutje!
Ju, zotërinj priftër, edhe sot e gjithë ditën keni pretendime ndaj Maqedonisë, ndaj Bullgarisë, e bile edhe ndaj Shqipërisë Bregdetare, ashtu siç e bindët Pashiqin të shprehet në Londër, më 18 dhjetor të vitit 1912. Por, nëse dikur keni pasur ndonjë seli kalimtare të fronit për plaçkë në Kosovë, të tillë e keni edhe Shkupin. Pse nuk thuani se Shkupi është Jerusalemi juaj, ngase aty u kurorëzua car Dushani, më 1346? Por, ai është pak më serioz sepse u shpall edhe mbret i arbanasve…
Zotërinj priftër, 132 fshatra të Kosovës u bënë rrafsh me tokë nga ushtria juaj gjatë vitit 1913. Zotërinj, konvertimi në zonën malaziase të Kosovës së okupuar u bë me instruksionet tuaja. Zotërinj, qysh prej se dihet për Gjakovën, ky qytet është i shqiptarëve. Por, ju e ndatë me Malin e Zi dhe kryet të gjitha llojet e krimeve në atë qytet. Thatë në Londër se “ata janë serbë, se gjithmonë kanë folur serbisht”. A nuk është ky mëkat juaji para Zotit?! A nuk është ky qytet (Gjakovën edhe më 1999 e bëtë rrafsh me tokë, por aty bëtë edhe krime të rënda, ku ka edhe shembuj të gjenocidit, të dhunimeve të të gjitha llojeve) i pari qytet i ndarë në Evropë, para Berlinit?!
Priftër të Serbisë, ja, po kalon gati një shekull që ju vazhdimisht po i akuzoni shqiptarët para Evropës duke thënë se “ata kanë bashkëpunuar me turqit”. Ky dokument, të cilin po e prezentoj këtu në origjinal, është dokument zyrtar i Turqisë i drejtuar kundër popullit shqiptar në përgjithësi, në vitin 1910.
Aplikimi i gjyqit ushtarak për shqiptarë (URFIA), 20. IV. 1910
Shevket Turgut Pasha, pas Kryengritjes shqiptare të marsit të vitit 1910, në Vilajetin e Kosovës aplikoi gjyqin ushtarak, me qëllim që të fillojë me pushkatimet e vetë kryengritësve por jo edhe vetëm të tyre.
Dokumenti që u shpall më 20 prill 1910, thotë: “Meqë një pjesë e popullatës në Ferizoviq, në kazanë e Gjilanit, në Kaçanik, refuzoi të pranojë dhe të paguajë për të gjithë osmanlinjtë tagrat e përcaktuara, dhe duke u armatosur sulmon ushtrinë osmane, mbyll rrugë të caktuara, rrahet me ushtrinë dhe në këtë mënyrë krijon trazira dhe kryengritje në shtet, në ato anë dhe në fshatrat përreth që u bashkëngjiten atyre, është shpallur GJYQI USHTARAK, me qëllim që të kthehet qetësia në shtet dhe që të sigurohet jetë e qetë për njerëzit e ndershëm. Prandaj, kumtoj se, derisa të zgjasë ky gjyq ushtarak në viset e përmendura, si dhe në të tjerat që janë me to, secili që bie ndesh me paragrafët e cituar më poshtë, do të dënohet me dënimin më të rëndë.
“… 2. Askush nuk ka çka brengoset në këtë kohë pse shteti ka vendosur t’i qetësojë kryengritësit. Askush nuk guxon të stërmadhojë asgjë, e as të mblidhet atje. Kush vepron kundër këtyre sugjerimeve, do të dënohet sipas ligjit USHTARAK… 4. Prej sot e tutje askush nuk guxon të shëtisë pas orës 12-1|2, qoftë me fener ose pa të, nëpër rrugë, nëpër ara dhe nëpër fusha, ndërsa barinjtë duhet të mbeten aty ku i zë ora e përcaktuar. Nëse dikush ka punë zyrtare, duhet t’i drejtohet xhandarit, policit ose rojës… 9. Imamët, çifçinjtë, agallarët dhe bajraktarët kanë për detyrë që nëpër qytete dhe nëpër fshatra t’i lexojnë të gjitha këto pika dhe ato t’ua shpjegojnë njerëzve… Kush e shpjegon gabimisht përmbajtjen e kësaj shpalljeje do të llogaritet si kryengritës dhe, si i tillë, do të meritojë dënimin e caktuar…”
Ky dokument zbulon një fakt se cilido shqiptar që ka luftuar për liri, sipas neneve të kësaj proklamate, pa aktgjykim është pushkatuar.
Pas shpalljes së këtij gjyqi ushtarak nuk e pësoi asnjë serb. Nga ana tjetër, nuk dihet numri i shqiptarëve të pushkatuar në rrugë pa asnjë arsye.
Shevket Turgut Pasha vetëm gjatë vitit 1910 pushkatoi në Kosovë 1. 284 shqiptarë, të cilët ishin të njohur në mjedisin e tyre. Se sa pësoi populli, edhe për këtë ka dëshmi: u dogjën 76 fshatra. Plaçkitjet e të gjitha llojeve, përndjekjet dhe internimet, janë dukuri e rregullt kundër popullit shqiptar përgjithësisht deri në fund të tetorit të vitit 1912, kur në këto anë të Shqipërisë Etnike fillon të sundojë një okupator i ri – regjimi serbomadh. Edhe në regjimin e parë e edhe në të dytin, vetëm një ABETARE po të gjendej në gjuhën shqipe, kallej një kuart i tërë i qytetit ose një fshat i tërë. (Shih: AVIIB. P. 2. K. 12-d. 120-djegiet).
Zotërinj priftër, më duhet të përmend këtu se si bënit tregti me diplomatë të ndryshëm me territoret etnike shqiptare.
Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë (10)
DIPLOMACIA RUSE NË LUFTË PËR SERBINË E MADHE
Legata e Mbretërisë së Serbisë në Rusi-Petrograd, kryetarit të Këshillit Ministror dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Serbisë, Nikola Pashiqit –Beograd / Sekret nr. 1188 26.III.1913.
Sot isha te z. SAZANOV dhe sërish ia përsërita atë që ia kam thënë aq shumë herë për kufijtë e Shqipërisë, dhe në mënyrë speciale për Gjakovën; dhe ja se çka më tha ai për këtë, duke nënvizuar se këtë po ma thotë në konfidencë të madhe.
Nga të gjitha anët I ARRIJNË ANKESA kundër nesh, për shkak të sjelljeve tona në viset e sapoçliruara ku ka arbanas. Edhe gazetat serioze, siç është TAJMS-i, sjellin lajme për KRIMET, të cilat, siç thotë, i bëri USHTRIA jonë dhe PUSHTETI ynë. M’i përmendi si shembull disa gjëra, gjegjësisht lajmin se NË GJAKOVË KEMI PUSHKATUAR 300 VETË; se po në të njëjtin qytet me dhunë i kemi detyruar të kalojnë në fenë ortodokse 80 familje arbanase; dhe se një prift katolik është vrarë në rrugë e sipër mdërmjet Gjakovës dhe Pejës. Të gjitha këto gjëra, ashtu siç i ka thënë konti TURN, ambasador i Austro-Hungarisë, shumë negativisht po ndikojnë në Vjenë, e sidomos në qarqet e klerikëve, të cilët ende thërrasin për protektorat të Austro-Hungarisë mbi të krishterët në Shqipëri. Këto qarqe janë shumë të fuqishme, kur dihet se aty është edhe erchercogu Ferdinandi; i cili ndikon personalisht te vetë Mbreti. Edhe ambasadori austro-hungarez i ka thënë se para pesë ditësh ishin pothuajse të gatshëm të na e JAPIN Gjakovën, por krimet e tashme kanë ndryshuar disponimin.
Prandaj z. SAZANOV këshillon në mënyrën më serioze që menjëherë të lansohen gjithkah demantimet e këtyre lajmeve, të cilat botohen në gazetat evropiane kundër nesh, dhe atë jo në fraza të përgjithësuara, por për secilin rast veç e veç. Përpos kësaj, edhe atij duhet t’i japim informacione për atë se si do të mund të na MBRONTE para Austro-Hungarisë.
Pastaj, z. SAZANOV më kumtoi këtë që do t’ju lajmëroj tash, ama në KONFIDENCË TË MADHE. Së pari m’u lut që ta mbaj vetëm për vete, e pastaj më autorizoi t’ju lajmëroj edhe Juve, por vetëm Juve në letër personale, të cilën do t’jua dërgoj nesër përmes korrierit rus. Kjo për shkak se, siç thotë ai, nëse marrin vesh austriakët se na është kumtuar lajmi, ata do të heqin dorë edhe nga kjo, dhe puna do të jetë edhe më keq.
Më tha se Rusia tashmë ia ka shkëputur Shqipërisë Prizrenin, Pejën dhe Dibrën (e Shkodra?), gjegjësisht Gjakovën, përkundër kundërshtimeve të Austro-Hungarisë, dhe është vendosur që këtë çështje ta zgjidhë një komision por ai do të jetë në anën tonë, dhe atë për këto arsye. Z. Sazanov kërkoi që ai komision të mos i zgjidh çështjet në bazë të të dhënave etnografike, sepse në atë rast çështja do të përfundonte disfavorshëm për ne, por të merren në konsideratë arsyet gjeografike. Gjakovën e ndajnë nga Shqipëria vargmalet e mëdha dhe, konform kësaj, Gjakova anon kah Lindja, kah Serbia, e jo kah Perëndimi, kah Shqipëria; prandaj kufiri duhet të jetë nëpër majat e atyre MALEVE dhe në këtë mënyrë Gjakova duhet t’i takojë Serbisë. Meqë ai komisioni do të marrë për bazë atë fakt që na konvenon neve, z. Sazanov shpreson se Gjakova do t’i merret Shqipërisë; vetëm thotë se duhet të përgatitemi pakëz, qoftë edhe nëse kjo çështje zgjat pak më shumë. Diçka më shumë për këtë komision nuk deshi të më tregojë. Unë po Jua transmetoj këtë sipas detyrës zyrtare dhe Ju lus të më lajmëroni telegrafikisht se si mendoni të reagoni Ju në tërë këtë.
Dje e takova ambasadorin italian dhe ai më tha se Austro-Hungaria ende është duke e kërkuar njësoj Gjakovën. Nuk më tha gjë për komisionin e projektuar, por më tha se çështja do të duhej të zgjidhej sipas parimeve gjeografike dhe se dikur malet e ndanin Shqipërinë nga Gjakova. (Shih: DASIP B. PO F. 15. D. 3. R.VII-6; Dokumenti o Vanjskoj Politici K. S. 1903-1914, K. VI, s. 1, Beograd 1981, faqe 404-406).
Po i njëjti diplomat rus, Sazanov, më 21 korrik 1915, i ofron Serbisë edhe këtë variant për Serbinë e Madhe: “Rusia për ju është e mirë vetëm kur jep, e jo edhe kur kërkon. Ne vend që serbët të kalojnë në ofensivë kundër Austro-Hungarisë, serbët ndërhyjnë në SHQIPËRI dhe duan luftë me Bullgarinë për shkak të Maqedonisë. Unë dëshiroj të siguroj paqe ndërmjet Serbisë e Bullgarisë, për këtë shkak e kërkoj Maqedoninë. A e dëshironi Kroacinë? Zgjedhni, nuk mund ta merrni edhe njërën e edhe tjetrën, e ardhmja juaj është kah Perëndimi, e jo në Maqedoninë e cubave. Unë DUA TA KRIJOJ SERBINË E MADHE, të siguruar nga Bullgaria, dhe prandaj po jua ofroj Kroacinë. E, nëse ju dëshironi ta shkatërroni Serbinë, kërkojeni Maqedoninë. (Shih më gjerësisht publikimin: “Srbija i Rusija”, Beograd; DASIP. PO. 1915. F. IV 3-1 pov. 7475, telegrami i Shpalakoviqit dërguar Nikola Pashiqit).
Këto dokumente dëshmojnë qartë se me çfarë të drejtash historike punuat ju gjatë viteve 1912-1918. Politika e pistë, zotërinj priftër, herëdo-kurdo del në sipërfaqe! Dhe, shikoni se çfarë të drejtash historike keni pasur për Kosovën, për Gjakovën dhe më gjerë për territoret etnike shqiptare, të cilat ua dhuroi diplomacia evropiane (Fuqitë e Mëdha)!
TREGTIA E SERBISË DHE E AUSTRO-HUNGARISË PËRMES KANALEVE TË FSHEHTA PËR NDARJEN E TERRITOREVE SHQIPTARE
Zotërinj priftër, ju edhe për grindjet tuaja me Austro-Hungarinë gjatë viteve 1914-1918 i akuzoni shqiptarët. Turp për kishën që bazohet në LETRËN E SHENJTË! Për çdo dështim tuajin, ju i fajësoni shqiptarët. Dhe, më 1915, autoritetet tuaja në marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe aprovuan planin sekret për ndarjen e Shqipërisë ndërmjet Serbisë e Greqisë. Atë plan e pranoi edhe Qeveria e Gjermanisë. Ai plan ndodhet në origjinal në arkivat tuaja me titullin “Plani 1915”.Dhe, unë e di pse ju silleni kështu, sepse jetoni me paramendimin se populli shqiptar duhet të jetojë me psikologjinë e shërbëtorit. Mu këtë pozitë ua imponuat shqiptarëve gjatë viteve 1918-1941. Kthejeni kujtesën tuaj në vitin 1881! Do të shihni se keni udhëhequr politikë imperialiste së bashku me austrohungarezët, por edhe me rusët.
Ju, priftër të Serbisë, nuk jeni njerëz hyjnorë! Ju merreni ekskluzivisht me politikën e rangut më të ulët – gjegjësisht me mjetet më të ulëta të terrorit të bardhë jeni përpjekur ta zhdukni një popull, sepse për këtë juve ju dha rasti shekullor. Thjesht, kur shqiptarët e çliruan Kosovën në korrik të vitit 1912, ju krijuat Aleancën Ballkanike dhe bashkërisht i okupuat territoret etnike shqiptare.

 

PËR TERRORIN SERBOMADH MBI SHQIPTARËT NË VITET 1918-1941

 

Hapi i parë që ndërmorët ju, priftër të Serbisë, kundër shqiptarëve pas Luftës së Parë Botërore, ishte DËRGIMI në VERSAJË i falsifikateve të rënda kriminale, mu ashtu siç dërguat falsifikate në Londër, më 1912. Hartuat lista të të gjithë prijësve katolikë shqiptarë të MALËSISË SË SHKODRËS me emrat (nënshkrimet) e të gjithë përfaqësuesve të FISEVE dhe të familjeve, gjoja se ata KËRKOJNË të bashkohen me Mbretërinë SKS. Për atë dokument, çuditërisht, preambulën e shkruat në gjuhën frënge. Tekstin e hartoi një oficer juaji, ndërsa emrat e “nënshkruesve” në gjuhën shqipe i siguroi ish-përkthyesi i kral Nikollës, dhe ata i shkroi një person që e dinte gjuhën shqipe. Kur ai i gjorë mbaroi punën, e pushkatuat në qendër të Cetinës. (Dokumentet origjinale i keni në DASIP. B, Dos. “Versaj i Albanci 1919-1920”, dosja sekrete 0. 4.).

Dhe, jo vetëm kaq! Për qëllime të njëjta të mashtrimit të opinionit në Versajë gjatë vitit 1919, për popullatën e DIBRËS zgjodhët metodën tjetër të dëshmive të rrejshme. E shkruat kërkesën se edhe populli i asaj ane “DËSHIRON” të jetë pjesë përbërëse e Mbretërisë SKS. Preambulën e dokumentit të rrejshëm e shkruat në gjuhën frënge, ndërsa emrat e “lutësve” u shkruan në alfabetin arab, me ndihmën e një spiuni tuaj i cili gjatë tërë periudhës ndërmjet luftërave bëri punët më të pista në Shkup kundër popullit të vet. Ai hoxhë do t’ju mashtrojë në prill  të vitit 1941. Por, ai do të pushkatohet nga shqiptarët në vitin 1944. Shikoni, ai ishte mercenar juaji, dhe atë mercenar i kishës serbe. Të gjitha llogaritë e tij i keni në arkivin tuaj (Arhiv J., M.S., S. 37). Çfarë keni dashur të thoni me këtë? Keni dashur të thoni se shqiptarët nuk janë kurrfarë populli: shqiptarët e besimit katolik “shkruajnë lutje” në gjuhën shqipe, sepse janë “romakë”, ndërsa shqiptarët e besimit mysliman shkruajnë “lutje” në alfabetin arab sepse janë “turko-arabë”.

Menjëherë pas luftës, gjatë viteve 1920-1923, me bekimin e KOS-it tuaj, 604 familje shqiptare u deportuan nëpër kampe të përqendrimit në Nish, Leskovc, Çaçak e gjetiu. (Dokumentet i keni në Arkivin e Jugosllavisë. S. 14 – seksioni i telegrameve 1919-1923).

Gjatë të ashtuquajturave racia të “Skuadrave fluturuese” për “çarmatosjen” e popullatës gjatë viteve 1918-1923, në Kosovë u vranë 25.000 civilë shqiptarë. Shikojeni S.14-shin! Do të gjeni të gjitha ato që u bënë ndaj shqiptarëve në atë Mbretërinë tuaj SKS, të cilën e ngritët me pompozitet të madh dhe të cilën e shkatërruat vetë ju me gjenocidin e përgjakshëm (1989-1999).

Me Marrëveshjen e Sen-Zhermenit për pakicat, të datës 10 shtator 1919, bëtë krim të rëndë kundër njerëzimit, sepse në atë marrëveshje përfshitë edhe këtë nen: Neni 9. “… Dispozitat e këtij neni do të vlejnë vetëm për territoret që i janë dhënë Serbisë ose shtetit të serbëve, kroatëve dhe sllovenëve pas 1 janarit të vitit 1913”. Çfarë do të thotë kjo? Shqiptarët nuk kanë kurrfarë të drejte nacionale, sepse ata “i janë dhënë Serbisë para 1 janarit 1913”!

Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore (1918-1941), ju vazhdimisht trilloni politikë të Kominternës, politikë të komunizmit, të Vatikanit, por vetëm priftërinjtë tuaj ishin spiritus agens të asaj politike, sepse ajo jua realizoi të gjitha programet dhe më shumë se ato. Zaten, kolonizimi i Kosovës është një nga argumentet frapante se shteti juaj pesë herë gjatë shekullit XX tentoi ta shfarosë tërë popullin shqiptar të Kosovës dhe të Maqedonisë së sotme. Dokumentacioni që ruhet në Arkivin e Ligës së Kombeve në Gjenevë, dëshmon se kemi të bëjmë me krime të rënda të priftërinjve serbë në bashkëpunim me xhandarët dhe me oficerët e Serbisë. Ky gjenocid është për një tribunal ndërkombëtar për të gjithë priftërinjtë e Serbisë, për ato që keni iniciuar dhe që keni bërë kundër fqinjëve tuaj shqiptarë në Kosovë. (Ja, kështu, nëse një familje shqiptare posedonte një ABETARE, prifti Nikolaj Velimiroviq urdhëronte të digjej i tërë fshati ose i tërë kuadrati i një qyteti).

 

Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë (11)
SHPËRNGULJA E DHUNSHME E SHQIPTARËVE
Ja një dokument i shkruar nga dora e serbit, i cili ishte dëshmitar i të gjitha tmerreve dhe i gjenocidit mbi shqiptarë. Në dokument shkruan: “Punisha deri më tash kishte dorë më të lehtë. Grave arnaute dhe fëmijëve të tyre ua hiqte kokën më suksesshëm. Dinte t’i rendiste nga gjashtë për një plumb. Në Kosovë, me kamë ua hiqte kokat dhe më shpejt do të shkrihej kama se të lodhej ai. Ajo revole i solli fat, krijoi edhe një pasuri të mirë”. (Shih: “Rad”, Beograd, 5. VIII. 1925).
Edhe dokumente të tjera dëshmojnë qartë se çfarë ndodhi në Kosovë: “Në Maqedoni dhe në Kosovë, diktatura gjeneralo-fashiste vazhdoi politikën agrare serbomadhe me mjete të papara deri më tash të terrorit të bardhë. Toka, thjesht, në mënyrë të dhunshme merret dhe u jepet bellogardistëve dhe vullnetarëve serbomëdhenj. FSHATRA TË TËRA digjen me qëllim që t’u lirohet vend kolonëve. Me pushkë, me mitralozë dhe me bomba, dëbohen mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre”. (Shih: “Proleter”, 30. I. 1930).
Priftër të Serbisë, kush është përgjegjës për dëbimin e këtyre njerëzve të pafajshëm nga vatrat e tyre në mënyrë dinake sistematike në periudhën ndërmjet viteve 1919-1940?
Të shkojmë me rend!
Gjatë vitit 1919, për në Anadoll, u detyruan të shpërngulen 23. 508 shqiptarë, gjatë vitit 1920 u shpërngulën 8. 536 shqiptarë, gjatë vitit 1921 u shpërngulën 24. 532 shqiptarë, gjatë vitit 1922 u shpërngulën 12. 307 shqiptarë, gjatë vitit 1923 u shpërngulën 6. 389 shqiptarë, gjatë vitit 1924 u shpërngulën 9. 631 shqiptarë, gjatë vitit 1925 u shpërngulën 4. 215 shqiptarë, gjatë vitit 1926 u shpërngulën 4. 012 shqiptarë, gjatë vitit 1927 u shpërngulën 5. 197 shqiptarë, gjatë vitit 1928 u shpërngulën 4. 326 shqiptarë, gjatë vitit 1929 u shpërngulën 6. 219 shqiptarë, gjatë vitit 1930 u shpërngulën 13. 215 shqiptarë, gjatë vitit 1931 u shpërngulën 29. 807 shqiptarë, gjatë vitit 1932 u shpërngulën 6. 219 shqiptarë, gjatë vitit 1933 u shpërngulën 4. 320 shqiptarë, gjatë vitit 1934 u shpërngulën 14. 508 shqiptarë, gjatë vitit 1935 u shpërngulën 9. 567 shqiptarë, gjatë vitit 1936 u shpërngulën 4. 252 shqiptarë, gjatë vitit 1937 u shpërngulën 4. 234 shqiptarë, gjatë vitit 1938 u shpërngulën 7. 251 shqiptarë, gjatë vitit 1939 u shpërngulën 7. 215 shqiptarë, gjatë vitit 1940 u shpërngulën 6. 729 shqiptarë.
Të gjithë këta fatkeq janë me prejardhje shqiptare nga Kosova dhe nga territoret e Maqedonisë së sotme Perëndimore. Dhe, jo vetëm këta, por për shkak të terrorit serbomadh, nga Sanxhaku u dëbuan në Anadoll gjatë viteve 1919-1939 edhe 12. 582 shqiptarë dhe boshnjakë. (Shih: “Pasosko Odeljenje”, DASIP, P. Ankara, 1941).
Shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve për në Shqipëri në periudhën 1919-1938 sipas dokumenteve serbe
Për shkak të terrorit shtetëroro-kishtar të Serbisë, shqiptarët u detyruan të shpërngulen me familje edhe për në Shqipëri. Ja se çka thonë argumentet që janë marrë nga arkivat serbe:
Gjatë viteve 1919-1923 u shpërngulën për në Shqipëri 583 familje, gjatë vitit 1924 u shpërngulën për në Shqipëri 43 familje, gjatë vitit 1925 u shpërngulën për në Shqipëri 148 familje, gjatë vitit 1926 u shpërngulën për në Shqipëri 299 familje, gjatë vitit 1927 u shpërngulën për në Shqipëri 316 familje, gjatë vitit 1928 u shpërngulën për në Shqipëri 149 familje, gjatë vitit 1929 u shpërngulën për në Shqipëri 216 familje, gjatë vitit 1930 u shpërngulën për në Shqipëri 199 familje, gjatë vitit 1931 u shpërngulën për në Shqipëri 624 familje, gjatë vitit 1932 u shpërngulën për në Shqipëri 211 familje, gjatë vitit 1933 u shpërngulën për në Shqipëri 181 familje, gjatë vitit 1934 u shpërngulën për në Shqipëri 328 familje, gjatë vitit 1935 u shpërngulën për në Shqipëri 386 familje, gjatë vitit 1937 u shpërngulën për në Shqipëri 182 familje, gjatë vitit 1938 u shpërngulën për në Shqipëri 105 familje. (Shih: AVIIB. P. 17. K. 95-a. D. 1. sekret 429; AVIIB P. 17. k. 24, d. tepër rezervat 6504).
Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 për deportimin e dhunshëm të shqiptarëve për në Turqi deri në vitin 1944 – ide fashiste e priftit Nikolaj Velimiroviq
Gjatë vitit 1938, Qeveria e Jugosllavisë nënshkroi me Turqinë Konventën Sekrete për shpërnguljen e dhunshme të të gjithë shqiptarëve nga territori i Jugosllavisë për në Turqi deri në vitin 1944. Kjo konventë parashihte sipas viteve këtë orar të shpërnguljeve:Gjatë vitit 1939 parashihej të shpërnguleshin 4. 000 familje shqiptare, gjatë vitit 1940 parashihej të shpërnguleshin 6. 000 familje shqiptare, gjatë vitit 1941 parashihej të shpërnguleshin 7. 000 familje shqiptare, gjatë vitit 1942 parashihej të shpërnguleshin 7. 000 familje shqiptare, gjatë vitit 1943 parashihej të shpërnguleshin 8. 000 familje shqiptare, gjatë vitit 1944 parashihej të shpërnguleshin 8. 000 familje shqiptare. (DASIP P. në Gjenevë, 1939. D, II-1939 Jugoslovensko-Turska Konvencija).
Priftër të Serbisë, gjatë viteve 1918-1941 pushteti juaj, në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Serbe, përvetësoi nga shqiptarët 381. 245 hektarë tokë pjellore. Atë tokë e kolonizuan me mjete të dhunshme 17. 679 familje sllave, me qëllim të serbizimit të Kosovës. (Shih: AJ. Fond Kolonizacije, 1918-1941).
Gjykuar në bazë të të gjitha këtyre, paraqitjet tuaja të RREJSHME se serbët ishin në pozitë të rëndë, janë një krim idiotik, janë një rrenë e kulluar të cilën ju përpiqeni ta lansoni ashtu siç e keni zakon të bëni gjithmonë. E dini ju që kolonisti gjatë viteve 1918-1941 kishte mundësi kur të dojë ta vras shqiptarin dhe mos të përgjigjet fare. E dini ju se në pronat e kujt janë vendos kolonët që ishin njëherësh edhe agjentë të ushtrisë, policisë, kishës dhe partive shoviniste serbe kudo ku jetonin shqiptarët në pozitë koloniale në Jugosllavinë tuaj të “famshme”, të cilën e krijuat me pompozitet dhe rrena mesjetare por të cilën vet e shkatërruat me vargojë gjaku duke u vrarë Ju sllavët ne mes veti, pasi që kishit bindjen se shqiptarëve ua mbaruat varrin. Po, të gjitha këto i dini, po ju prapë kërkoni vrasje, kërkon therje të fëmijëve para nënës, kërkoni dhunime siç i keni kërkuar dhe i keni bërë më 1999 anembanë Kosovës. Shikoni dokumentet e Ministrisë suaj në Beograd. Por jo, ju nuk kënaqën sepse e keni harruar gjenocidin mbi shqiptarë më 1878, më 1913, më 1921, më 1945, më 1999. Or popi serb, nuk turpërohesh kur në Hagë e ke atë Millosheviqin që vet e promovuat në Gazimestan me përrala mesjetare. Përpara popa të Serbisë, por mbajeni në mend ne shqiptarët ma nuk do të i besojmë fjalës suaj, as nëse e citoni BIBLËN e shenjtë!

 

Çfarë fitonin kolonët sllavë nga shteti nëse uzurponin shtëpi shqiptare në periudhën ndërmjet viteve 1934-1940?

 

Faktet e përmendura më lart i vërteton edhe dokumentacioni tjetër i proveniencës suaj. Ja dëshmia: “Dispozitat ligjore – Sipas dispozitave të sotme të Reformës agrare, të gjitha pronat e lira u përkufizuan dhe iu ndanë kolonëve. Kryefamiljarit i jepeshin 5 hektarë. Për çdo fëmijë të gjinisë mashkullore deri në moshën 16 vjeçe – nga 1 hektar, për çdo fëmijë të gjinisë mashkullore ndërmjet 16 e 20 vjeç – nga 2 hektarë, meshkujt e pamartuar në familje të moshës mbi 20 vjeç merrnin nga 3 hektarë, ndërsa të martuarit nga 4 hektarë. Jepeshin për inventar deri në 2 hektarë dhe për pyllëzim 2 hektarë; por edhe për kualitet të dobët të tokës jepej deri në 1/3 e e sasisë së kompensimit të tërësishëm.

Luftëtarëve-vullnetarë i jepeshin 5 hektarë, ndërsa joluftëtarëve – 3 hektarë, por jepej edhe një shtesë kolonizuese sipas Ligjit për kolonizim. Kjo vlente vetëm për vullnetarët bujq. Shqiptarët duhet të zhduken si popull. Atyre duhet t’u pamundësohet jeta”. (Shih: AVIIB P. 17. K. 95-a, 1939).

Kohëve të fundit, autoritetet tona agrare UA MORËN tokat arnautëve, ua lanë atyre 0, 40 hektarë për anëtar të familjes të të dy gjinive… (Dokumenti ruhet në origjinal në Arkivin e Kosovës, pa numër, me titull: “Problemi i metodi iseljavanja Arnauta, 23. XII. 1938. godine”).

Ju, zotërinj priftër të Serbisë, në vitin 1935 inicuat të ashtuquajturën Konferencë Interministrore në Beograd, sepse në vitin 1934 arritët ta bindni qeverinë t’i internojë të gjithë politikanët e shquar shqiptarë nga Jugosllavia. Si rezultat i kësaj konference interministrore, ju filluat fushatën më të kobshme kundër popullit shqiptar në “Klubin Kulturor Serb”, më 1937, në mënyrë që më 1938 të publikoni Konventën ndërmjet Jugosllavisë Mbretërore dhe Republikës së Turqisë për shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve nga vatrat e tyre deri në vitin 1944. Dhe, dihet saktësisht se si pasojë e terrorit shtetëror nga viti 1918 e deri më 1941 për në Turqi u shpërngulën 260. 000 shqiptarë, për në Shqipëri u shpërngulën 28. 665 vetë. (Shih: AVIIB P. 17. K. 95 a, d, 1 sekret 429; AVIIB. P. 17. K. 95-10-1-1, sekret 6504-1938. ).

 

Klerofashizmi serbomadh sërish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në Kosovë (12)
TERRORI SERBOMADH MBI SHQIPTARË PAS VITIT 1945
Kryesia e KAÇKJ-së (AVNOJ) amnistoi të gjithë çetnikët më 21 nëntor të vitit 1944. Ata menjëherë hoqën mjekrat dhe një nga një u bënë partizanë. Atyre iu dha shansi jetësor për t’u dëshmuar në problemin e shqiptarëve. Dhe, vërtet u dëshmuan para Titos, para Rankoviqit dhe para Gjilasit. Ja cili ishte kontributi i tyre idesë serbomadhe: çetnikët dhe partizanët likuiduan 49. 500 shqiptarë gjatë viteve 1945-1949. Një vit më vonë filloi tregtia me Turqinë që procesi i SHPËRNGULJES së shqiptarëve për në Turqi të vazhdojë përmes kanaleve të njëjta dhe me metoda të njëjta me të cilat u shërbye Mbretëria Jugosllave.
Pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të terrorit edhe me të madh shtetëror dhe falë të dashurit tuaj, shokut tuaj Tito, i cili “ratifikoi” Konventën Mbretërore të vitit 1938 me Turqinë, me të ashtuquajturën “Marrëveshje xhentëlmene” të vitit 1953, fillon periudha e re e çrrënjosjes së të gjithë shqiptarëve, në radhë të parë e atyre nga territori i Maqedonisë Jugperëndimore. Rezultat i asaj konvente famëkeqe është çrrënjosja e 412. 000 shqiptarëve, turqve dhe boshnjakëve, që u shpërngulën për në Anadoll deri në vitin 1967. Shikojini, zotërinj, emrat e këtyre të shpërngulurve fatkeq! I keni emrat e tyre të botuar në gazetat tuaja, si rezultat i tregtisë me njerëz, në lavjerësin e “paktit trepalësh” të vitit 1951: Rankoviq-Kolishevski-Tito. Ka dëshmi se këtë pakt kriminal, të këtyre kriminelëve të njohur, e ka bekuar Patriarku serb. Shikojini dokumentet e vitit 1953 në KEF! Ato plane dhe ato fjalime me shtëpidjegësit turq i keni edhe në arkivat e Beogradit (Presbiro, Pasosko odeljenje, etj. ).
Si rezultat i terrorit shtetëror, gjatë viteve 1951 dhe 1952, për në Turqi u shpërngulën 37. 000 shqiptarë, myslimanë dhe turq, gjatë vitit 1953 për në Turqi u shpërngulën 19. 300 vetë, gjatë vitit 1954 për në Turqi u shpërngulën 17. 500 vetë, gjatë vitit 1955 për në Turqi u shpërngulën 51. 000 vetë, gjatë vitit 1956 për në Turqi u shpërngulën 54. 000 vetë, gjatë vitit 1957 për në Turqi u shpërngulën 7. 710 vetë, gjatë vitit 1958 për në Turqi u shpërngulën 41. 300 vetë, gjatë vitit 1959 për në Turqi u shpërngulën 32. 000 vetë, gjatë vitit 1960 për në Turqi u shpërngulën 27. 880 vetë, gjatë vitit 1961 për në Turqi u shpërngulën 31. 600 vetë, gjatë vitit 1962 për në Turqi u shpërngulën 15. 940 vetë, gjatë vitit 1963 për në Turqi u shpërngulën 25. 720 vetë, gjatë vitit 1964 për në Turqi u shpërngulën 21. 530 vetë, gjatë vitit 1965 për në Turqi u shpërngulën 19. 821 vetë.
Deri në muajin korrik të vitit 1966, për në Turqi u shpërngulën 12. 250 vetë, të të gjitha nacionaliteteve, të cilët për nga besimi fetar do të duhej të ishin myslimanë.
Numrin e të gjithë të shpërngulurve llogaritnie ju, zotërinj, dhe do të shihni sa janë gjithsej.
Në anën tjetër, në Kosovë u sollën, qoftë si UDB-istë, qoftë si ZYRTARË, qoftë si BUJQ-KOLONË, 64. 220 vetë me prejardhje sllave. Nga i gjithë ai numër, 95 % ishin serbë. (Shih: Arkivi i KEF-it, “Kolonialna politika na Jugu, tajni dokumenat 1965 godine).
Neofashizmi i formatit serbomadh fshihet prapa Jugosllavisë
Ai është aty, ndërmjet jush, i programuar dhe i inicuar nga Sinodi i peshkopëve të KOS-it nga fundi i vitit 1952. Shikoni, edhe ne gëzojmë të drejtën për jetë! “Ngadalë beg, se ka hendek!”. Kësaj radhe nuk e citova Vaso Çubriloviqin dhe ekipin e tij të përbërë nga 26 anëtarë, referatet “shkencore” të të cilëve për çrrënjosjen e të gjithë shqiptarëve janë ruajtur (1935-1939), e, për Zotin, edhe të lektoruar nga prifti i njohur nga ZHIÇA, të cilin më vonë e vranë komunistët, sepse bashkëpunoi me nazistët.
Zotërinj priftër, më tregoni se ku ka ligj në Ballkan i cili shprehimisht thotë kështu: “Kolonizatori serb në Kosovë duhet të ketë më së paku 25 e deri në 45 hektarë tokë, ndërsa arnauti vetëm 0, 40 hektarë, në mënyrë që atij t’i pamundësohet jeta”. Pushtetit i mbetej edhe një mjet tjetër. Atë do ta inicojnë Vaso Çubriloviqi, Orestije Krstiqi, Gjoka Prina dhe të tjerë, të cilin Serbia do ta përdorë në mënyrë shumë praktike pas vitit 1878 – dhe ky mjet është “kallja sekrete e fshatrave dhe e lagjeve arnaute nëpër qytete”.
Shikoni priftër, kjo shpikje i përshkruhet Çubriloviqit. Jo, jo, kjo nuk është e vërtetë! Çubriloviqi punët e tilla të përgjakshme kriminale i mësoi nga prifti i Nishit, në vitin 1936, në një bisedë “sekrete” në kungim. Këtë ma ka pranuar pa fije turpi vetë Çubriloviqi, por me një pendim të dyshimtë, kur më 1976, në Beograd, ia hodha në tavolinë të gjitha ndyrësitë për çrrënjosjen e të gjithë shqiptarëve.
Ju, zotërinj priftër, thoni se “…populli serb nuk pati qetësi e rehati… në Kosovë gjatë viteve 1918-1941”. O priftër, a nuk e dini se “skuadrat fluturuese” të Miliq Kërstës, të Punisha Raçiqit, të Toma Popoviqit, të priftit të Mitrovicës, të Bozhidarit nga Llapi, që të gjitha si një morën pjesë në gjenocid dhe bënë rrafsh me tokë, me ndihmën e ushtrisë dhe të xhandarmërisë, 184 fshtra shqiptare. Ato prona shqiptare u kolonizuan me 17. 000 familje sllave. Për nevoja të kolonizatorëve, Mbretëria Jugosllave, shteti i SKS, përvetësoi 381. 245 hektarë tokë, etj. Por, ju flisni për “kërcënimet dhe tmerret” që “përjetoi” një shtresë kriminale, e cila gjithë ditën rrinte nën hije të rënda, ndërsa shqiptari, për të mbetur gjallë, duhej ta punonte arën e vet përgjysmë për kolonizatorin. (Dokumentacionin mund ta gjeni në ish-Arkivin e Jugoslavisë, në Ministrinë e Kolonizimit, në Ministrinë e Bujqësisë, S. 14; S. 74; S. 66; S. 96; etj. ).
Sa i përket periudhës së ripushtimit fashist të Kosovës, 1941-1944, ju vazhdimisht insistoni në njëfarë “SHQIPËRIE TË MADHE”, e cila u okupua e atillë çfarë ishte, më 1939. Ajo “Shqipëri” e okupuar, gjatë vitit 1941, u “zgjerua” edhe në një pjesë të Kosovës. Kryetar i Shqipërisë së tillë ishte Mustafa Kruja, një kuisling.
Zotërinj priftër, çka është Milan Nediqi në Beograd, ku u vranë VETËM 18. 000 hebrenj? Por, në Tiranë dhe në të gjitha trojet shqiptare nuk u vra asnjë HEBRE. I vetmi territor në Evropë ku hebrenjtë u pranuan aq njerëzishëm janë trojet etnike shqiptare. Vetëm kaq!
E, si u sollën priftërinjtë serbë, lëvizja çetnike, “Sinodi” i Lotiqit dhe kisha e Nikolaj Velimiroviqit, është mirë “të bisedoni” vetë ju me atë profesorin e thinjur JOSIF, i cili ju dha juve detyra shtëpiake në Televizionin e Beogradit, më 1992: “Luftoni kundër gjithë botës, dhe do të fitoni!”.
Pra, gjithçka që ka ndodhur – dihet! Dhe, ta dini se një ditë të gjitha do të botohen!
Shkojmë më tutje!
Në Tiranë (1939-1944) u ndërruan afër shtatë qeveri kuislinge ndërsa, në Beograd, qeveria kuislinge e Milan Nediqit është krijesa më stabile kuislingo-fashiste në Ballkan që nga viti 1941 e deri në vitin 1944 pa ndërprerje.
Priftër të Serbisë, a nuk jeni ju ideatorë të klithmës së çetnikut Lubo, në shtator të vitit 1941: “Do të jem i lumtur kur të më japë Kosta urdhër, Llapi dhe Sitnica një muaj do të bartin plisa të shqiptarëve”.
Ju, zotërinj priftër, GËNJENI në mënyrë të pashembullt se në Kosovë janë vrarë 15. 000 serbë! Ku i morët këto të dhëna? Këtë shifër e përmendni për herë të parë. Thjesht, ju RRENI! Dhe, za dini, serbët në Kosovë gjatë viteve 1941-1944 jetonin shumë më mirë se vetë serbët në Serbi. Më jepni argumente se ishte ndryshe!
Për shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore
E, si vepruat me shqiptarët pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, priftër të Serbisë e të ish-Jugosllavisë?
Nga shqiptarët i kërkuat të gjitha, ndërsa ua imponuat robërinë, i mashtruat, bile edhe i akuzuat te Fuqitë e Mëdha. Vlada Zeçeviqi personalisht, Aleksandar Rankoviqi, njëfarë oficeri Kupreshanin (ka plot emra oficerësh), hartuan planin “Për konfliktin e Shqipërisë me Perëndimin”.
E para, kërkuat që në zgjedhjet për Parlamentin e Shqipërisë, më 2. XII. 1945, të mos lejohen listat e partive të tjera. E dyta, minuat pjesën bregdetare të Adriatikut, në NGUSHTICËN e njohur dhe strategjik, ku e pësuan anijet angleze më 1946. Dhe, të gjitha pasojat e asaj tragjedie i pagoi populli shqiptar. Për më tepër, ato pasoja janë të dukshme edhe sot e gjithë ditën. Por, për pasoja të tilla janë përgjegjës edhe politikanët shqiptarë, që lejojnë t’ju besojnë, që mbajnë BESËN, “që bëhen më katolikë se Papa” në kuptim të sinqeritetit me të pasinqertët. (Dokumentet i keni në KEF. Dosja “Albanija 1945-1949”. Mendoj se kopjet janë edhe në Tiranë).
Ja çfarë lirie i priti shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1945-1949 (pason lista e shqiptarëve të vrarë e të masakruar nëpër rrethe): Në rajonin e Gjilanit u vranë e u masakruan 8. 000 shqiptarë, në rajonin e Prishtinës u vranë e u masakruan 3. 600 shqiptarë, në rajonin e Ferizajt u vranë e u masakruan 1. 200 shqiptarë, në rajonin e Drenicës u vranë e u masakruan 4. 800 shqiptarë, në rajonin e Pejës u vranë e u masakruan 3. 600 shqiptarë, në rajonin e Mitrovicës u vranë e u masakruan 2. 000 shqiptarë, në rajonin e Llapit u vranë e u masakruan 1. 600 shqiptarë, në rajonin e Novi-Pazarit u masakruan 1. 400 shqiptarë, në rajonin e Tutinit u vranë e u masakruan 900 shqiptarë, në rajonin e Bihorit u masakruan nga çetnikët 4. 000 shqiptarë, në rajonin e Rozhajës u masakruan 700 shqiptarë, në rajonin e Plavës e Gucisë u masakruan 800 shqiptarë, në rajonin e Gjakovës u masakruan 800 shqiptarë, në rajonin e Prizrenit u masakruan 12. 000 shqiptarë, në rajonin e RahOvecit u masakruan 700 shqiptarë, në rajonin e Therandës (ish-Suharekë) u vranë e u masakruan 400 shqiptarë, në rajonin e Sharrit (ish-Dragash) u masakruan 500 shqiptarë, në rajonin e Shkupit u masakruan 1. 500 shqiptarë, në rajonin e Kumanovës u masakruan 700 shqiptarë, në rajonin e Preshevës u masakruan 600 shqiptarë, në rajonin e Tetovës për tri ditë u masakruan 4. 200 shqiptarë, në rajonin e Gostivarit u masakruan 1. 800 shqiptarë, në rajonin e Kërçovës u masakruan 530 shqiptarë, në rajonin e Tivarit (Mali i Zi) u masakruan 4. 000 shqiptarë, në rajonin eUlqinit u vranë nga afërsia (u pushkatuan) 500 shqiptarë, në rajonin e Dubrovnikut u dogjën trupat e 330 shqiptarëve që ishin të mobilizuar, në rajonin e Trogirit u hodhën të gjallë në det 130 shqiptarë, në rajonin e Sremit u pushkatuan ose u vranë 1. 200 shqiptarë.
Të gjithë këta shqiptarë u vranë, u pushkatuan, ose u masakruan pas vitit 1944. Prapavija e likuidimit të tyre ndodhet në dokumentet AVII B për vitet 1945/1946. Të gjithë këta shqiptarë të pafajshëm u vranë sipas programit të cilin, më 3. XI. 1944, e hartoi Vaso Çubriloviqi. Por, ekzistojnë edhe programe të tjera në të cilat politika neofashiste serbomadhe gjeti të gjitha metodat dhe mënyrat për çrrënjosjen e të gjithë shqiptarëve.
Burimi: Gazeta “Epoka e Re”, Prishtinë, Qershor 2014
Kategori: Ballkanologji, Kosova Etiketa: , ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: