Kreu > Poezi orientale > Lamtumirë Andaluzi (Poezi andaluziane)

Lamtumirë Andaluzi (Poezi andaluziane)

LAMTUMIRË ANDALUZI

(Poezi andaluziane)

Andalusia-muslim-history

S’më mbetet veçse botës t’i përcjell kujë e vaje
për famëmadhen tonë Andaluzi,
që nën zgjedhë të t’pabesëve edhe të mëkatarëve
është mposhtur e ka rënë në robëri.
Jetojmë porsi qengjat, friguar e tmerruar,
rrethuar nga hordhi me ujqër plot lakmi
që vdekjen na urojnë, mësyjnë të harbuar,
paprerë na dhëmbojnë me dhunë e egërsi.
Vëllezërit tanë të dashur i shtrëngojnë përdhuni
që veç ligjit të tyre t’u shtrohen shpirtrobërisht.
Ndaj idhujve të tyre duan të na përgjunjin
edhe në fenë e tyre të na kthejnë mizorisht.
Ne jetojmë me frikën që brengos shpirtin tonë
dhe nën sfilitje e vuajtje pambarim.
Figurat e urryera që t’ua adhurojmë
nga këmbanaret na thërrasin pa pushim.
Na dëshirojnë vdekjen dhe çdo spiun na ndjek
sikurse prenë përgjon një skifter,
por Zotin tek lëvdonte, i dashuri Profet
ka thënë: “ti do të zhdukesh për ngaherë”.
Secilin të dyshuar, vrasës me pagesë
edhe në fund të botës shkojnë e kapin
e pa mëshirë e flakin në një qeli kobzezë,
ku pa pushim “Pendohu!” i thërrasin.
Kjo fjalë i buçet gjatë në veshët e mjerë
me lotë në sy tek dergjet shtrirë përdhe.
Ditët e birucës zvarriten plot me tmerr,
durimin e pafund ka si të vetmen strehë.
I duket se një hon, prej nga nuk dilet gjallë,
në thellësi të detit ka për ta gëlltitur.
Në dhomën e torturës ja tek e heqin zvarrë;
i mjeri prapë duron me këmbë e duar lidhur.
E copëtojnë dhe kockat llahtarshëm ia thërrmojnë
të krishterë përbuzës që mblidhen me nxitim
në sheshin Atauben, ku në delir lartojnë
podiumin më të tmerrshëm për një ekzekutim.
Na thonë se Kjameti për ne sot ka mbërritur
e me të verdha veshin kë nuk kanë dënuar.
Me statuja përpara, të tjerë të lebetitur
tek flakë e druve stivë i kanë grumbulluar.
Në atë turrë drush, ku vdekja pret për ne,
rreziku na shtrëngon në darë të ndezur flakë.
Mundime më të rënda nuk ka mbi këtë dhé
që pa mëshirë na vret çdo ditë e natë!

 

Përktheu nga frëngjishtja: Edvin CAMI

Advertisements
Kategori: Poezi orientale Etiketa:
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: