Hyrje > Mesele kombëtare > Pse nuk e dëgjuan shqiptarët Hafiz Ali Korçën?!

Pse nuk e dëgjuan shqiptarët Hafiz Ali Korçën?!

Milazim KRASNIQI

 

PSE NUK E DËGJUAN SHQIPTARËT HAFIZ ALI KORÇËN?!

Dr. Milazim Krasniqi

Dr. Milazim Krasniqi

Hafiz Ali, Bolshevizmi a çkatërimi i njerëzimit, Jehona, Tiranë, 2004

Në shoqëri e kombe ku ka ekzistuar bolshevizmi, e ku pasojat e tij ende janë të forta, siç janë ndër ne shqiptarët, rreziku nga ideologjitë dhe nga organizimet ekstremiste është i madh, sepse janë dëmtuar vlerat e mirëfillta morale e fetare dhe ka rënë imuniteti nacionalist i kombit. Manipulimi dhe rekrutimi i të rinjve shqiptarë që janë në një lloj vakumi ideologjik, moral e fetar, është më i lehtë, se sa po të ishim një shoqëri e një  komb stabil, që do ta kish të ruajtur të pacënuar kontinuitetin e mendimit  të vet intelektual e të zhvillimit kombëtar. Prandaj, duhet të rikthehemi te mësimet esenciale si ky i hafiz Ali Korçës, që e denoncon me forcë ideologjinë globale të terorit, që të aftësohemi për t’u mbrojtur nga kërcënimet e sotme.

Traktati “Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit” i Hafiz Ali Korçës është botuar në mars të vitit 1925, por ka rënë në vesh të shurdhër si në kohën kur është botuar, ashtu edhe deri në ditët tona, duke qenë dëshmi e gjallë se shqiptarët e injoruan alarmin e autorit të saj. Arsyet e këtij injorimi kolosal ndaj një alarmi kaq të thekshëm, janë të shumta, po kësaj radhe po i veçojmë dy, e para, ne shqiptartë shpesh herë kemi një shprehi të refuzimit të dijes, veçmas asaj dije që e ka burimin te Shpalljet e Shenjta dhe e dyta, e kemi  bërë si zakon që njëherë ta pësojmë e vetëm pastaj të përpiqemi të mësojmë. Këto dy arsye e kanë shkaktuar edhe injorimin pothuajse të plotë të traktatit vizionar të Ali Korçës.

Përse Haveli kishte të drejtë 

Fillimisht është refuzuar me arrogancë  “përrallisja” e një dijetari me çallmë, ndërsa pas pësimit nga bolshevizma, janë nxjerrë disa mësime parciale, kryesisht nga fatkeqësia e pësuar, e jo mendimi intelektual paraprak. Por, me këso qasjesh posttraumatike vështirë mund të mbyllen plagët e shkaktuara nga murtaja e kuqe. Sot po që ka shumë antikomunistë llafazanë, por shumica prej tyre nuk janë të lidhur me traditën e mendimit antikomunist shqiptar, në krye të të cilëve pa dyshim është Ali Korça, veçse janë produkt i fatkeqësive të ëpsuar ose i fraksioneve të rebeluara brenda vetë stalinizmit shqiptar. Si të tillë janë në diskontinuitet me traditën e mendimit antibolshevik shqiptar dhe nuk kanë fuqi të mjaftueshme argumentimi e as alibi morale. Kjo ndodhë ngase e kanë përjashtuar vlerësimin moral dhe fetar mbi bolshevizmin, duke hyrë në një garë ideologjike me bolshevikët/stalinistët, të zhveshur edhe vetë nga morali dhe nga besimi. Besoj se kjo mungesë e aspekti moral dhe fetar në angazhimet e  antibolshebikëve/antikomunistëve, ka qenë arsyeja pse Vacllav Haveli pati  thënë me të drejtë se se më të këqinj se komunistët, janë vetëm anitkomunistët. Antikomunistët që nuk bazohen në vlera morale dhe fetare, s’kanë si të jenë ndryshe veçse një fraksion komunist i eëgrsuar për hakmarrje. Ndërsa, vetëm falja e mbështetur në Shpalljet Hyjnore do t’i lartësonte ata në vendin e nderit të vlerave morale.  Realiteti i sotëm ideologjik, politik dhe fetar ndër shqiptarë, e konfirmon nayrën imorale të jo pak antikomunistëve.  Fjala vjen, politikanë e gazetarë që deklarohen se janë të djathtë, antikomunistë, në të njëjëtn kohë deklarohen si të tërbuar kundër lirive dhe të drejtave fetare. Esencialisht janë kundër të gjitha feve, tamam si bolshevikë e çartur, por me theks të veçantë kundër besimit fetar të shumicës ndër shqiptarë, pra, kundër fesë islame. Jam i bindur se po të arrinin të qëronin hesapet me këtë komunitet dhe me këtë fe, pa humbur kohë do t’u vërsuleshin edhe komuniteteve të tjera fetare, sepse në botëkuptimin e tyre ideologjkik e kanë të ruajtur virusin e bolshevizmit. Një shkrimtar i shquar shqiptar, i angazhuar fort gjatë viteve të tranzicionit  edhe si një nga frymëzuesit e islamofobisë ndër ne, në periudhën e realizmit socialist e pati krahasuar librin e shenjtë, Biblën, me veprën monstruoze Mein kampf dhe profetin tonë të dashur, Jezu Krishtin (Isain, a.s) me Hitlerin! Tash po i njëjti person e fyen vazhdimisht Islamin, ndonëse ende nuk i ka mbërri kuotat e fyrjes së rëndë, që i pati bërë ve;ms mw atw poezi krishterimit.

Çfarë po u paralajmëronte shqiptarëve Ali Korça

Pse janë kështu antifetarë,  politikanë e gazetarë  që e mbajnë veten si demokratë ose edhe “të djathtë”, kur kjo është në kundërshtim me këto doktrina politike? Sigurisht janë të tillë për shkak se nuk janë produkt i kontinuitetit të mendimit e të veprimit politik e ideologjik demokratik a as të djathtë ndër shqiptarë. Rrjedhimisht, nuk janë produkt e nuk kanë asnjë lidhje as me idetë e Ali Korçës për bolshevizmin, si një rrezik për shkatërrimin e njerëzimit. Meqë nuk janë të lidhur në nyjen e mendimit esencial shqiptar, atëherë e përcjellin modën e mendimit të të tjerëve, ndë rtë ciëlt pas vitit 2001 spsikatë më s ë shumti islamofobia. Por, të tjerët edhe janë komodë. Ata janë komodë edhe kur lancojnë pasione islamofobike, sepse në kombin e vet nuk kanë një shumicë muslimane. Sikundër që janë komodë edhe kur e analizojnë dhe e vlerësojnë me ftohtësi akadmeike bolshevimzin e komunizmin, sepse nuk i kanë vuajtur pasojat çnjerëzore të tij. Ndërsa, ne shqiptarët do të duhej të mos e shikonim me “ftohtësi akademike” analizën dhe vlerësimin e pasojave që kanë lënë bolshevizmi në kulturën tonë, në ekonominë dhe në besimet tona fetare. Nuk po kërkohet gjaknxehtësi, po këmbëngulësi që të ndriçohet deri në fund e vërteta lidhur me shkaqet që e sollën triumfin e bolshevizmit ndër shqiptarë dhe lidhur me pasojat kulturore, ekonomike, morale e fetare  që kanë mbetur si një varrezë masive e pambuluar.

Po ta kishin dëgjuar alarmin e Ali Korçës bashkëkohanikët dhe bashkëkombasit e tij dhe po ta kishin refuzuar ofertën tinëzare bolshevike, sot nuk do të ishte kjo temë aktuale.  Por, ata nuk e dëgjuan alarmin e tij, edhe pse ai ishte bile pak si tepër gjëmues?

Çfarë po u paralajmëronte shqiptarëve në traktatin “Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit”  hafiz Ali Korça në vitin 1925?  Ai që në fjalin e parë u tha se po u fliste si atdhetar: “ Si çdo atdhetar që dëshëron, që Shteti dhe kombit të vet t’i shërbejë sipas fuqisë që të ketë” (f.13)  Por, ata nuk ia dëgjuan fjalën atdhetare, për arsye se fjala atdhetar ishte bërë nga fjalët më të konsumuara, më të desemantizuara. Pse? Përmbysja e madhe pas grushtetit revolucionar të Fan Nolit të vitit 1924, shkaktoi përzierje të madhe politike e ideologjike.  Atdhetarët e deridjeshëm u shpallën  tradhtarë dhe u procesuan në procese gjyqësore, ku do të merrnin edhe dënime kapitale.  Edhe Ahmet Zogu ishte njëri prej atyre që gjykata revolucionare e dënoi  me vdekje në mungesë. Kur ky i mbijetuar i dënimit me vdekje u kthye në kthye në pushtet, me ndihmën  e anglezëve dhe jugosllavëve, ai i shpalli ata të tjerët tradhtarë dhe i përndoqi si mos më keq. Shumica u arratisën dhe përfunduan në shtete të tjera, ku sipas rërfimit të Sejfi Vllamasit, shumica absolute, meqë ishin refugjatë e nuk kishin mjete për jetesë,  përfundan në listat e rrogave të shteteve përkatësihst të shërbimeve sekrete italiane, franceze, jugosllave, greke dhe të Kominternit etj. Praktikisht,  ata ose u bënë spiunë të shërbimeve të shteteve armiqësore, ose u kompromentuan politikisht dhe ashtu u doli edhe boja e atdhetarizmit. Disa prej tyre e lehtësuan më vonë edhe pushtimin fashist, ndërsa disa të tjerë  e lehtësuan penetrimin e bolshevizmit. Kësisoj, lufta e egër politike për pushtet ndërmjet dy kampeve të mëdha, me Zogun në krye të njërit e me Nolin në krye të tjetrit,  shkatëruan atë elitë politike, intelektuale e fetare, që ishte formuar dhe që ishte e vetmja shpresë për zhvillimin paqësor të vendit dhe për refuzimin me sukses të ideologjive ekstemiste si ajo e fashizmit dhe ajo e bolshevizmit. Shkatërrimi i asaj elite kombëtare u hapi rrugën edhe eksponentëve të bolshevizmit në Shqipëri. Prandaj fjala atdhetar të cilën e theksonte Ali Korça në vitin 1925 në krye të traktatit të vet, ishte e konsumuar dhe e desemantizuar, ndonëse autori vetë ishte vërtet një atdhetar i pakonssumuar, që po alarmonte për rrezikun e murtajës së kuqe. Ishte atdhetar i pakonsumuar, por  në rrëmujën e shkatërmit të vlerave kombëtare nga lufta e egër për pushtet, edhe ai mbeti i pakuptuar. Shqiptarët nuk e dëgjuan fjalën e tij. Prandaj edhe jemi këtu ku jemi sot.

Çka mund të mësojmë sot?  

Ndonëse me vonesë prej kund nëntëdhjetë vjetësh,  edhe sot fjala e tij duhet të lexohet me vëmendje, sepse edhe sot i vuajmë pasojat e bolshevizmit, si në kulturë ashtu edhe në ekonomi, në moral e në besimet fetare. Njeriu i ri socialist nuk është avulluar, nuk ka emigruar në hënë. Ai soj njeriu, i xhveshur nga besimi në Zotin, i xhveshur nga dinjiteti dhe nga vetërespekti, nga respekti për pronën private, nga dashuria dhe dhembshuria për familjen,  nga atdhedashuria dhe nga nacionalizmi, edhe sot është domethënës në shoqërinë shqiptare dhe duket se në shumë raste e ligjin në shoqëri. Ku?  Që nga fyerjet e parreshtura të ndjenjave fetare të besimtarëve dhe kërcënimi i lirive dhe të drejtave fetare të tyre, përmes zaptimit të pronave të huaja, kulitvimi dhe tregëtimi  drogave, varsjet me pagesë, dhuna monstruoze në familje e deri te heqja dorë me lehtësi nga identiteti kombëtar. Të gjitha këto janë shenja të qarta që ka lënë si blana të pashlyera njeriu i ri socialist, i prodhuar nga ideologjia absurde e barazimtarisë në gjithçka.

Hafiz Ali Korça argumentonte se barazia e plotë e njerëzve  në pasuri, do t’i bënte ata përtacë e nuk do të lejonte kurrë lindjen e qytetërimit, që vjen edhe si përpjekje e parreshur e njeriut  për vetërealizim. Ali Korça shkruan me nota patetike: “Ç’dobi ka një shtet kur fuqia rrjepacake përlan gjënë e botës pa një të drejtë dhe e gërmadhon krejt shtetin? Vallë si të gërmadhohet një shtet e si të shkretohet nga pasuria e nga gjithë ndërtesat mjeshtërore, edhe si të zhduket feja e morali, atëhere nga ana e kujt do të ndreqen? Vallë si të theren e si të farohen ulematë, më të dishmit, më të famshmit mjeshtra  të një shteti sipas programit të Karlit (Marksit, plotës. imi), qysh u mirësoka vetvetiu nga ajo diktatura  e proletariatit? (f. 25) Të gjitha këto që ai paralajmëroi,  edhe ndodhën:  rjepacakët morën pushtetin e pasurinë,  shtetin e shëndërruan në gërmadhë, zhduken fetë dhe moralin, persekutuan e vranë dijetarët, (ulematë), pikërisht sipas progranit të Marksit e praktikave të Leninit e Stalinit për trajtimin e armiqve të klasës.

Këto parashikime të hidhura hafiz Ali Korça, i bëri njëzet vjet para se të fillonin të zbatoheshin në shtetin shqipar e në shoqërinë shqiptare. Po ta kishin dëgjuar me vëmendje dhe po të mos ishin kacafytur me aq egërsi elitat poliitke, intelektuale e fetare,  mbase edhe mund të bënin diçka më shumë për parandlimin e zezonës. Por, nuk e dëgjuan.

Zërin e Hafiz Ali Korçës nga traktati “Bolshevizma a çkatërimi i njeërzimit” ne duhet ta dëgjojmë edhe sot. Traktati i tij edhe sot na e thotë esencialisht të njëjtën gjë: botës mund t’i vijë shkatërrimi nga ekstremizmi ideologjik- fetar, nga konspiracionet dhe përgjithësisht nga ideologjia e terrorit. Sikur na thotë që farkuesit e bolshevizmit ajnë  treguar kameleonik: kanë ndërruar ngjyrë, por taktikat e terrorit kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor, janë aktuale edhe sot. Edhe sot ka disa qendra të fuqisë që marrin vendime në konspiracion të plotë dhe që e terrorizojnë botën me dhunën e tyre, të motivuar nga ideologjia e terrorit, qoftë fetar, qoftë racor, qoftë etnik. Ideologjitë e sotme të terrorit kanë natyrë të përafërt me bolshevizmin: esencialisht janë të shkëputura nga prograni Hyjnor që udhëzon për jetën e njerëzimit në paqe. Këto ideologji të terrorit, edhepse përpiqen të maskohen pas besimit fetar, siç përpiqen të bëjnë organizatat terroriste Al Kaida, Boko Haram, Nusra, ISIS, Al-Shabab e shumë të tjera, në fakt janë antifetare dhe antinjerëzore. Ato me brutalitetin e vet e kërcënojnë natyrshmërinë  e njeriut, me synimin që ta shndërrojnë në bishë, në makinë vrasëse.

Në shoqëri e kombe ku ka ekzistuar bolshevizmi, e ku pasojat e tij ende janë të forta, siç janë ndër ne shqiptarët, rreziku nga ideologjitë dhe nga organizimet ekstremiste është i madh, sepse janë dëmtuar vlerat e mirëfillta morale e fetare dhe ka rënë imuniteti nacionalist i kombit. Manipulimi dhe rekrutimi i të rinjve shqiptarë që janë në një lloj vakumi ideologjik, moral e fetar, është më i lehtë, se sa po të ishim një shoqëri e një  komb stabil, që do ta kish të ruajtur të pacënuar kontinuitetin e mendimit  të vet intelektual e të zhvillimit kombëtar. Prandaj, duhet të rikthehemi te mësimet esenciale si ky i hafiz Ali Korçës, që e denoncon me forcë ideologjinë globale të terorit, që të aftësohemi për t’u mbrojtur nga kërcënime e sotme.

Disa mendime të autorit lidhur me rolin e çifutëve në promovimin e bolshevizmit dhe të disa praktikave të kontrolit të botës e të terrorit, nga perceptimet e sotme mund të duken të sforcuara. Por, traktati është shkruar dy decenie para konstatimit të holokaustit.   Fatkeqësisht, edhe veprimet brutale të shtetit të Izraelit këto ditë në Gaza, ku po bëhen bombardime joselektive, nga të cilat tashmë e kanë pësuar mijëra civilë palestinezë, ka mundësi të riaktualizojnë në shumë qarqe dyshimet në qëllimet cioniste për dominim dhe imponim të ndonjë ideologjie të re globale të terrorit.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: