Kreu > Europa dhe Turqia > Davutollu: “Turqia është evropiane” (Intervistë)

Davutollu: “Turqia është evropiane” (Intervistë)

DAVUTOLLU: “TURQIA ËSHTË EVROPIANE”
(Intervistë)
EU-Turqi
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu, i cili mori në dorëzim kryesimin e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës tha se “kanë marrë fund debati lidhur me qenien apo jo të Turqisë evropiane”.

Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu, në Strasburg, kur erdhi për të marrë në dorëzim detyrën e kryesuesit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, iu përgjigj pyetjeve tona në studiot e Këshillit.

Në fjalën e tij ministri tha se Këshilli i Evropës ka nevojë për një reformë rrënjësore për të siguruar përshtatjen e tij me kushtet e ndryshueshme në botë, ndërsa shtoi se “Turqia gjatë kryesimit të saj do të bëjë çdo përpjekje në këtë çështje”.

Këshilli i Evropës luan një rol të rëndësishëm në procesin e formësimit të nocioneve si të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, demokracia pluraliste. Turqia për 61 vjet merr pjesë në punimet e Këshillit. Cila është tabloja që na del përpara nëse do të bënim një fotografim nga e kaluara në të tashmen dhe nga e sotmja në të ardhmen?

Këshilli i Evropës, si një organizatë rrënjësore e ka bartur Evropën prej shekullit të 20-të në shekullin e 21-të. Lufta e Dytë Botërore kishte përvoja shumë të hidhura. Të gjithë evropianët nxorën mësime nga luftërat e shkaktuara nga regjimet autoritare dhe qeverisjet që nuk respektuan sundimin e ligjit. Këshilli i Evropës lindi pak mbi një bazament të tillë. Këshilli bëri përpjekje të mëdha për të parandaluar përsëritjen e këtyre përvojave të hidhura. Për 61 vjet kemi një proces, ku ka kontribuar edhe Turqia. Kështu, me pjesëmarrje të madhe të vendeve të Evropës, u formua organizata më gjithëpërfshirëse Pan-Evropiane. Numri i anëtarëve u shtua pas mbarimit të Luftës së Ftohtë. Pas Luftës së Ftohtë organizata u ballafaqua me ndryshime strukturore. Ky ishte fillimi i procesit të përshtatjes me kushtet e reja. Ndërsa në epokën e globalizimit Këshilli i Evropës ballafaqohet me sfida më rrënjësore. Kështu ne si Kryesues të Radhës së Komitetit të Ministrave mendojmë se duhet filluar një proces, i cili do ti krijonte mundësi Këshillit të Evropës të ballafaqohet sa më mirë me këto sfida të reja.

Më pas Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutollu intervistën e vijoi duke renditur prioritetet e Presidencës Turke:

Ne i vendosëm vetes 5 objektiva të rëndësishme gjatë periudhës së kryesimit tonë të radhës:

E para është reformimi i Këshillit të Evropës. Të gjitha organizatat ndërkombëtare janë organizma të gjalla. Në rast të ndryshimit të kushteve organizata duhet të jetë e aftë t’ju përshtatet atyre. Në kuadër të kësaj duhet të iniciohet një procesi i ri. Duhet të largohemi nga funksionimi jonë rutinë.

E dyta është reforma e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky proces i filluar vitin që lamë pas në Interlaken do të vazhdojë në Izmir. Do të përpiqemi që të tregojmë rëndësi për të siguruar efektivitet afatgjatë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Do të bëjmë përpjekje për ta bërë KiE më të prezent në kontekstin e përgjithshëm.

E treta: Funksionimi në mënyrë më efikase i mekanizmave të mbikëqyrjes dhe sigurimi i operimit më me efikasitet i shoqërive në bazë të këtyre nocioneve themelore.

E katërta: Mbyllja e procesit që do të mundësojë bërjen e Bashkimit Evropian palë në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për këtë temë vazhdojnë negociatat, por ne shpresojmë që gjatë kryesimit tonë të arrihet të paktën në fazën e përmbylljes së bashkëbisedimeve.

Në fazën kur u themelua Këshilli i Evropës, ekzistonte një sfidë që nuk ishte kaq e pranishme sa sot, por që vinte gjithnjë e duke u shtuar. E kemi fjalën për multikulturalizmin. Tashmë kulturat jetojnë në të njëjtin ambient, brenda dhe përkrah njëra-tjetrës. Bashkëjetesa midis kulturave dhe përbërjeve të ndryshme etnike, mbart një rëndësi të madhe nga këndvështrimi i së ardhmes së Evropës. Hapat që mund të hidhen në këtë drejtim janë evidente. Kur z. Jagland erdhi për vizitë në Turqi, unë personalisht i sqarova atij se formimi i një komisioni të të urtëve lidhur me këtë temë, do të ishte një ide e dobishme. Pas konsultimeve të mëvonshme, ky komision filloi punimet nën kryesinë e ish-ministrit të punëve të jashtme të Gjermanisë, Joshka Fisher. Kurse Turqinë në këtë komision e përfaqëson znj. Aishe Kadëollu.

Ne dëshirojmë që kur të vijë muaji maj, kryesia jonë e radhës të lërë gjurmë të përhershme. Dhe për të lënë gjurmë duhet operuar me një proces jashtë rutinës. Ne, më shumë se trajtimi veç e veç i problemeve, u orientuam drejt organizimit. Shpresojmë që në kontekstin e procesit të reformave të Këshillit të Evropës, samiti i muajit maj në Stamboll të jetë një pikë kthesë.

Konceptet si islamofobia dhe ksenofobia, në Evropë shënojnë rritje nga dita në ditë. Edhe grupi i të urtëve u krijua nën kapitullin “të jetojmë së bashku”. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga rezultatet që do të dalin nga delegacioni i personaliteteve të zgjedhur?

Për të bërë zgjidhje të drejta, duhen bërë konstatime të sakta. Kjo shoqëri duhet të bëjë konstatime më sakta, në dritën e këtyre konstatimeve duhet të përcaktojë fushat problematike, për zgjidhjet e të cilave duhet të hartojë një plan-veprimi praktik, të zbatueshëm dhe me përmbajtje të një vizioni largpamës për të ardhmen. Një mekanizëm i caktuar do të formohet edhe për vënien në jetë e raportit që do të dalë në dritë. Nga kjo pikëpamje, sa më i zbatueshëm të jetë raporti dhe sa më shumë dobi të na sjellë për të evidentimin e drejtë të problemeve, që do të na ndihmojnë për të formuluar përgjigjet e sakta, aq më i rëndësishëm do të jetë progresi i arritur.

“Turqia është Evropiane.”

Turqit kryesojnë edhe Asamblenë Parlamentare edhe Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Si do të reflektohet në politikën e jashtme të Turqisë ky “sovranitet turk” në Këshillin e Evropës?

Pozicioni i dy turqve në këtë strukturë, na bën të ndihemi krenarë si turq. Zoti Çavushollu është një miku im i vjetër. Por sigurisht që ne këtu punojmë me identitetin evropian dhe veprojmë në lidhje me të ardhmen e kontinentit të Evropës. Krahas kësaj, ekzistenca e dy turqve këtu, përmban një mesazh të mjaftueshëm nga pikëpamja e dukshmërisë. Mesazhi është ky: Turqia është Evropiane. Institucioni më rrënjësor i Evropës pasurohet edhe me kontributin e Turqisë. Marrja e detyrave të tilla nga një vend si Turqia, një vend me traditë rrënjësore në demokraci, një vend ku multikulturizimin ka ekzistuar dhe jetuar gjatë të gjithë historisë, do të kontribuojë për të kuptuar edhe më drejtë këtë temë dhe për të prodhuar zgjidhje më të drejta.

A mund të themi që ky është një sinjal që i dërgohet Bashkimit Evropian? Sepse Bashkimi Evropian është një institucion ku janë hedhur themelet e Bashkimit Evropian. Edhe Turqia për 61 vjet është pjesë e kësaj strukture. Si rrjedhojë, edhe Turqia ka kontribuar në krijimin e legjislacionit dhe detyrimeve që përbëjnë themelet e Bashkimit Evropian. Ndërsa tani ju punoni për të hyrë në BE. Nga ana tjetër, diskutohet nëse Turqia është apo jo evropiane. Ç’mund të thoni në lidhje me këtë?

Faktikisht tabloja që shfaqet këtu, tregon vetë se sa evropiane është Turqia. Ashtu siç e thatë edhe ju themelet e Bashkimit Evropian janë hedhur në Këshillin e Evropës. Nëse Këshilli i Evropës nuk do ti kishte vendosur në mënyrë rrënjësore konceptet demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, progresi në Bashkimin Evropian nuk do të mund të ishte realizuar kaq lehtë. Por ne këtu kemi të bëjmë me dy institucione të ndryshme. Ne si kryesuese e radhës së Këshillit të Evropës, do të bëjmë ç’të jetë e mundur, që Këshilli të arrijë një nivel edhe më të përparuar. Ndërkohë do të plotësojmë kushtet edhe si një vend kandidat për në BE, edhe si një vend që vazhdon negociatat me Bashkimin Evropian. Por sidoqoftë, duke pasur një tablo të tillë asnjë mendje e kthjellët nuk mund të diskutojë më identitetin evropian të Turqisë. (TRT)

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: