Kreu > Bota arabe > Pse humanizmin tonë të djeshëm po e shndërrojmë në dehumanizëm?!

Pse humanizmin tonë të djeshëm po e shndërrojmë në dehumanizëm?!

Enver BYTYÇI

 

PSE HUMANIZMIN TONË TË DJESHËM PO E SHNDËRROJMË NË DEHUMANIZËM?!

Enver Bytyçi

Enver Bytyçi

Bota e sotme është e shokuar nga vrasjet e femijeve dhe njerezve të pafajshem palestineze në Gaza. Por në Shqiperi, qytetaret e ketij vendi të mesuar të adpatohen e vetecensurohen që nga koha e lugatit, ka nje heshtje vrasese. Brezi i meparshem i viteve 1939 – 1944 pati mbrojtur të gjithe hebrejte nga murtaja fashiste. Ishte ky nje akt human i parecedent në boten e sotme e të atehershme. Nga nje ekspertize e thjeshte e asaj që ndodhi midis shqiptareve dhe hebrejve na del se shqiptaret u kujdesen per jeten e hebrejve të rrezikuar e shumekerkuar prej autoriteteve fashiste e naziste jo se me ta paten ose kemi ndonje lidhje gjaku, besimi fetar, apo ndonje lidhje historike e kulturore. Thjesht në respekt të tradites humane shqiptare per ta mbrojtur mikun në shtepi edhe me jeten tende. Nderkaq brezi i sotem i shqiptareve duket se është distancuar ndjeshem nga kjo tradite shqiptare me humania nder kombet e qyteteruara e ta paqyteteruara. Perveç gazetares se TV A1 Report, Erjona Rusi, nuk pame keto dite të tmerrit palestinez që dikush tjeter të ngreje zerin human të tradites shqiptare per viktimat e pafajshme, të shumta në numer e të shkaktuara nga politika dhe terrori shteteror i Izraelit në Palestine. Autocensura ka kapluar analistet, politikanet, qytetaret, organizatat jo qeveritare, gjithe opinionin publik, ndonese kudo flitet deri me nervozizem per aktet barabare të vrasjes se femijeve nga ana e grupit terrorist të Beniamin Netanjahut. Po pse kemi ardhur deri të ky transformim në 180 grade? Pse vlerat humane të trajtimit të hebrejve duam t’i mbrojme me servilizmin e pashoq ndaj Tel Avivit? Pse vlerat e brezit të gjysherve e baballarave tane po i shnderrojme në antivlera në rastin e qendrimit tonë në mbrojtje të lirise e të jetes se femijeve palestineze?! A nuk kemi në shqiptaret të drejten morale të Zotit e të Tokes që të behemi me shume se kushdo tjeter në bote kritiket me të rrepte të veprimeve terroriste të Izraelit kunder palestinezeve në Gaza?! Pse nuk e deshmojme forcen e ketij morali të mrekullueshem në mbrojtje të vlerave humane, me të cilat perfaqesohemi nepermjet shqiptares se Madhe, Nene Terezes?! Heshtja jone, heshtja e politikes, e qeverise, e opinionin publik, e medias, e qarqeve intelektuale dhe organizatave joqeveritare, kjo heshtje është vrasese dhe na çon në bashkefajesi. në kemi të drejten morale t’i kerkojme atyre që i mbrojtem me jeten tone, që të mos marrin jeten e të tjereve, veçanerisht femijeve dhe njerezve të pafajshem. Në duhet ta bejme kete në emer të forces se moralit tonë human. në duhet të ngrihemi se paku në nivelin e protestes se francezeve dhe popujve të civilizuar në Europe, të cilet nuk pajtohen me veprimet terroriste të Izraelit në Palestine. Dhe diçka tjeter: Kur flas per terrorizem shteteror të Izraelit në Gaza, kam parasysh faktin se në ate vend vriten femije, gra dhe njerez të pafajshem. Ky është krim kunder njerezimit. Nderkaq çdokush që ve në funksion logjiken e ftohte do të vepronte e gjykonte kesisoj: Ose Hamasi nuk duhet konsideruar si organizate terroriste, ose qeveria e Benjamin Netanjahut duhet konsideruar dhe marre në gjykim nderkombetar si organizate terroriste. Nuk është kriter të qenit qeveri e qeveritar per të menjanuar etiketen e terroristit. Jane aktet kriminale ato që të bejne terrorist ose jo. në kete pikepamje Netanjahu është 1000 here me terrorist sesa kreu i Hamasit! Por gjykatat nderkombetare të ngritura per keto krime heshtin e nuk veprojne. Edhe ato jane nen presionin e censures. Nje bote e tere e vene nen censure me çmimin e jetes se femijeve palestineze në Gaza. Dhe kjo jo per kater-pese vite sa zgjati Lufta e Dyte Boterore, por per dekada me radhe. Si shqiptar që mburrem me aktin e pashembullt në histori të dy brezave të mij të meparshem, pra me mbrojtjen brilante të hebrenjve në Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore, do të isha krenar që të njejten ndjenje, të njeten gje ta benim dhe sot në mbrojtje të viktimave, të cilat i shkaktojne viktimat të cilat në i mbrojtem madje me sakrificen dhe jeten tone. Nderkaq nje popull e nje komb, i cili ka vuajtur aq shume nga krimet naziste, duhet të ndjehet shume here me shume se komet e tjera i turperuar kur ua shkakton të tjereve të njejtat vuajtje që i ka provuar vete në kurriz. Ngado që ta analizosh kete veper kriminale të Tel Avivit në Gaza, nuk mund t’i ikesh të vertetes me justifikimin “Izraeli ka të drejte të mbrohet”, kur në Izrael para fushates se terrorit të Netanjahut nuk pati asnje viktime, ndersa nder palestinezet viktimat e nje jave numerohen me qindra, gjysma prej të cileve femije. Izraelin nuk e rrezikon as Mahmud Abas, as Hamasi. Izraelin e rrezikon Izraeli dhe veprimet e tij të çmendura per ta çuar boten në nje konflikt planetar.

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: