Hyrje > Europa dhe Islami > Arsyetimet pa bazë kundër mbulesës së kokës

Arsyetimet pa bazë kundër mbulesës së kokës

Lietta TORNABUONI (Kritike italiane e artit pamor)

 

ARSYETIMET PA BAZË KUNDËR MBULESËS SË KOKËS

Woman hijab

Janë thuajse të gjitha arsyetime boshe me anë të të cilave, në Francë dhe tashmë edhe në Itali, dënohet e kërkohet të ndalohet veshja myslimane ‘burka’, shamia me të cilën shpesh mbulohet fytyra dhe qafa, duke lënë të dukshme vetëm pjesën e syve.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy shprehet se burka cenon vlerat e traditat laike të Republikës franceze, çka të bën të vësh buzën në gaz; nëse do të ishte vërtet kështu, do të ishte po aq e nevojshme që të ndalohej mbulesa e kokës edhe për motrat(suorat) katolike… do të duhej të ndalohej rreptësisht edhe ‘qaforja’ që përdorin priftërinjtë katolikë? Më konkretisht, ministri italian shprehet se ligji ynë ndalon daljen me mbulesë në publik, ngaqë e bën të vështirë të dallosh pamjen e individit… Epo atëherë, çfarë do të ndodhë vallë me motoçiklistët italianë me kaskë mbrojtëse në kokë, nëse do të vihej në zbatim një ligj i tillë? Ç’mund të ndodhte me mafiozët po italianë që venë syze dielli të përmasave të mëdha, e që në çdo stinë mbulojnë apo fshehin gjysmën e fytyrës? Përjashto këtu faktin se një identifikim i tillë për një person të huaj, vetëm duke e parë në fytyrë, do të lehtësonte paksa punën e policisë.
Ndërkohë, zinxhiri i fakteve hipokrite shkon më tej: të ndalosh mbulesën e kokës për të lehtësuar integrimin e grave të huaja në jetën e përditshme italiane. Le të ndalemi pak këtu, integrimi nuk është një dukuri që kryhet me një të lëvizur të qepallave të syrit, me hedhjen në publik të një komunikate apo edhe me votimin e një projektligji. Cilido që ka qenë qoftë edhe një herë të vetme në “Italinë e vogël” të Nju Jorkut – apo që e ka parë nëpërmjet fotografive – e njeh situatën në majë të gishtave. Pas një shekulli e gjysmë të emigracionit masiv italian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lagja “Little Italy” ngjan të jetë më pak e integruara në botë: atje zhvillohen aktivitete fetare, kafenetë ofrojnë kafe ekspres, dyqanet ushqimore janë fanatikë ndaj llojeve të makaronave tradicionale italiane, të djathit të bardhë e të butë karakteristik (mozzarella), të vajit të ullirit të shtypur edhe me këmbë. Askush atje larg nuk ndjehet i ofenduar, nuk përpiqet të ndalojë këtë lloj tradite apo t’i tregojë italiano-amerikanët me gisht, si të paintegrueshëm. Askush nuk përpiqet të bëjë zgjidhje me gjuhën e forcës. E njëjta gjë ndodh edhe me kinezët në “Chinatown” apo me rusët apo ukrainasit në “Little Odessa”.
Përtej pasionit për të ngulur këmbë si mushka ndaj problemeve të pabaza dhe llafeve pa bukë, duket qartë se në Evropë teka e kapriço të tilla po bëhen gjithnjë më ndjellakeqe, duke shfaqur në këtë mënyrë ndjenja të revanshit apo hakmarrjes ndaj emigrantëve pak të vlerësuar. Është shumë për të thënë se kemi të bëjmë me mllef, por mund të thuhet pa frikë se kjo urrejtje gati e verbër e shprehur ndaj emigrantëve të huaj, duhet të na bëjë të gjithëve të na skuqet faqja nga turpi.

Përktheu nga italishtja: Enkelejda Avxhiu
Marrë nga “LA STAMPA”

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: