Kreu > Lindja e Mesme > GAZA: Apatia botërore e asgjësimit zionist

GAZA: Apatia botërore e asgjësimit zionist

Muhamed KHODR

 

GAZA: APATIA BOTËRORE E ASGJËSIMIT ZIONIST

child-of-about-8-years-age-beaten-by-an-israeli-soldier-in-jerusalem-source-al-ayyam-reuters-kawther

“Në mëngjesin e një persekutimi në Europë në të cilin ata ishin viktimat e barbarizmit më të keq të parë ndonjëherë… reagimi i menjëhershëm çifut ndaj vetë përvojës së tyre ishte që të ktheheshin vetë në persekutues… Në vitin 1948, nga përvoja personale, çifutët e dinin se çfarë po bënin; dhe ajo ishte tragjedia e tyre më e lartë e cila mësimet e nxënura prej tyre nga takimi i tyre me gjermanët nazistë joçifutë nuk do të ishte për të shmangur por për të filluar disa nga veprat e këqija të cilat nazistët i kishin kryer kundër çifutëve.”

– Profesori i famshëm britanik i historisë Arnold Toynbee –

 

Unë pajtohem përzemërsisht me vlerësimin e profesor Vasillopulos mbi hipokrizinë, standardet e dyfishta, dhe nënshtrimin e dukshëm të politikës së jashtme të SHBA-së përballë interesave të Palestinës ndaj Izraelit dhe lobeve të tij amerikane të fuqishëm të cilët kanë një ndikim të pashembullt në Kongres. Krijimi i Izraelit doli si shkak i kolonializmit perëndimor, në fillim nga britanikët të cilët patën guximin që t’ia dhurojnë çifutëve europianë një vend që nuk u përkiste atyre, një vend gjatë sundimit otoman, jashtë përshtatshmërisë së brendshme politike, të ndjekur nga Amerika, një qeveri e drejtuar nga korporata dhe interesa të veçanta, në këtë rast nga lobi i fuqishëm çifut. Pastrimi etnik i Izraelit ndaj 750.000 palestinezëve nga vendi i tyre gjatë viteve 1948-1949, shkatërrimi i plotë i 450 fshatrave palestineze, duke përfshirë xhami dhe kisha, u pranua me lehtësi nga fuqitë koloniale perëndimore si një pasojë e nevojshme e një sulmi ushtarak arab ndaj shtetit të vogël çifut, një gënjeshtër e zhurmshme e vërtetuar siç tregohet dhe nga vetë dokumentet e Izraelit. Propaganda e shkëlqyer dhe tragjike e Izraelit, fushatat në media dhe marrëdhëniet publike me efekt politik për të indoktrinuar popullatën perëndimore ishte e suksesshme. Arabët ishin shumë të paaftë për të kuptuar përdorimin dhe fuqinë e mjeteve të tilla. Aftësitë e Izraelit për të ndikuar dhe përcaktuar opinionin publik perëndimor i lejoi atij që të kundërshtojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet, rezolutat e Kombeve të Bashkuara, opinionin botëror, si dhe politikën e Shteteve të Bashkuara siç është dëshmuar nga tërheqja me forcë e Obamës në thirrjen e tij të parë për të ngrirë vendbanimet ilegale të Izraelit. Heshtja e Obamës në Raportin Goldstone tregoi edhe njëherë se kush e drejton politikën e jashtme të SH.B.A.-së në Lindjen e Mesme.

Megjithëse Izraeli mund të thotë fjalën “Jo”, arabët me dëshpërim as që nuk e dinë nëse ekziston kjo fjalë.

Në vitin 1949 presidenti Truman (njeriu përgjegjës për krijimin e Izraelit) u ofendua shumë nga dëbimi masiv i refugjatëve palestinezë saqë ai mblodhi Konferencën e Luizanës në Zvicër për të nxitur Izraelin që të ndalojë pastrimin e tij etnik dhe të pranojë Rezolutat 181 të Kombeve të Bashkuara (ndarjen e Palestinës) dhe 194 (të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë).

Izraeli e kundërshtoi propozimin e Trumanit ndërsa arabët e pranuan atë duke e nxitur të dërguarin e tij, ambasadorin Mark Etheridge që t’i shkruajë presidentit Truman: “Meqë ne e kemi krijuar Izraelin, ne jemi përgjegjës për armiqësinë dhe arrogancën e tij dhe për gjakftohtësinë e qëndrimit të tij ndaj refugjatëve… Izraeli duhet të pranojë përgjegjësinë… qëndrimi i tij ndaj refugjatëve është moralisht i dënueshëm… Pozicioni i tij si pushtues duke kërkuar më shumë nuk bëhet për paqe.”

Që nga ajo kohë shumë politikanë amerikanë kanë shprehur qartë inatin dhe mërzitjen e tyre ndaj ekspansionizmit zionist të vazhdueshëm të Izraelit në Tokën e Shenjtë, por anjëri prej tyre nuk ka pasur guximin që të ngrihet kundër këtij kombi të vogël ndonëse nëpër zyra ata manipulojnë kombin më të fuqishëm në botë për të paguar dhe vdekur për luftrat e Izraelit në Liban, pastaj në Irak, Arabinë Saudite, Jemen, Gjirin Persik, Afganistan, dhe tani fushata deja vu e “bombardimit, bombardimit, bombardimit” të Iranit.

Sidoqoftë, kur ne arabët dhe muslimanët mund të përsërisim faktet historike në lidhje me kombin mashtrues të Izraelit dhe metodën e tij të zgjedhur të ekzistencës e cila varet tërësisht në luftrat, vrasjet, terrorizmi, burgimet masive dhe rrethimi mbytës në masë të Gazës, ne duhet të jemi të ndershëm me veten tonë dhe të deklarojmë se paaftësia politike dhe ekonomike e arabëve, paralizimi, hipokrizia, përgojimi, dhe vetë sabotimi në lidhje me Palestinën është ana tjetër e monedhës për vuajtjen me dekada të palestinezëve. Pesëdhjetë e shtatë kombe muslimane, 1.6 miliardë muslimanë, 50% e pasurisë botërore të naftës, 60% e pasurisë botërore të gazit, me miliona e miliarda dollarë të investuara në qeveritë dhe institucionet perëndimore, janë paralizuar në mënyrë të turpshme për t’u përballur me një popull të vogël prej 6 milion çifutësh. Politikat perëndimore rrotullohen rreth parasë, manipulimit të medias, miteve, mashtrimeve dhe propagandës, ku në njëfarë mënyre arabët janë mësuar mirë në vendet e tyre.

Nuk ka asnjë prani të vërtetë politike, ekonomike, sociale dhe mediale për arabët dhe muslimanët në Amerikë. Ata janë të urtë, frikësues, të paedukuar dhe të papërvojë në jetesën dhe marrëdhëniet me kulturën amerikan; ata kujdesen që të mblidhen në grupe etnike dhe të ndeshen nëse ka ndonjë pengesë mes burrave dhe grave nëpër xhami, ose nëse burrat dhe gratë muslimane mund të grumbullohen për një ligjëratë, nuk i lejojnë këto gra që të përzien, punojnë, dhe të shkojnë në shkollë me jomuslimanët.

Unë besoj shumë se ne si muslimanë duhet ta fajësojmë veten për gjendjen tonë dhe duhet të shmangim dashin e kurbanit të zakonshëm të cilin “forca të fuqishme” si Izraeli, Bashkimi Europian, dhe Amerika e kanë vështirësuar progresin tonë ose të drejtën tonë të arsyeshme për të rimarrë vendet dhe pasuritë tona. “Intelektualët” tanë kanë pranuar dhe imituar kurthin perëndimor që progresi mund të vijë vetëm nëse braktiset feja. Në vend që Islami të konsiderohet problem, duhet ditur se muslimanët janë problemi ndërsa Islami është zgjidhja.

Kjo është arsyeja se si musliman unë jam thellësisht krenar për qeverinë dhe popullin turk që ishin i vetmi komb musliman që e mohoi botërisht Izraelin për kasaphanën e tij në Gazë. Ndërkohë që udhëheqësit arabë organizonin “takime të nivelit të lartë” mbi Palestinën, programi i tyre privat ishte që të sulmonin Hamasin dhe Hezbollahun, dy partitë e vetme rezistente në tërë Lindjen e Mesme kundër Izraelit. Turpi dhe tradhtia e Mahmud Abbasit për të tërhequr vëmendjen e Raportit të Goldstone është një shenjë tjetër dalluese se arabët nuk e vlerësojnë gjakun arab për sa kohë që karriget e tyre janë të mbrojtura.

Pasuria e muslimanëve po e shpëton ekonominë perëndimore dhe nuk po i sjell dobi gjeneratës së hutuar muslimane të kohëve të sotme që ka humbur mes besimit të vogël dhe ndikimit trullosës të kulturës amerikane. Pse me pasurinë tonë nuk po ndërtohen shkolla, spitale, rrugë, rrugë më të mira, të punohet në gjetjen e ujit të çmuar, të krijohen punë prodhuese, të ndërtohen impiante të ujrave të zeza, për mbledhjen e mbeturinave dhe për përdorimin e medias për të përmirësuar njohurinë tonë mbi Islamin, parimet morale të tij, dhe sjelljet e mira?! Ne ndërtojmë kulla, blejmë lojëra luksoze si aeroplanë, makina, dhe deve, ndërkohë që shpërfillim përmirësimin e jetëve njerëzore. Kanalet satelitore arabe i hapin programet e tyre me këndime nga Kur’ani vetëm që të shoqërohen me video muzikore me gra të zhveshura që i rrotullojnë trupat e tyre nga goditja e daulleve më të neveritshme.

Secili prej muslimanëve është përgjegjës për të mësuar, plotësuar dhe mbrojtur besimin tonë. Secili prej nesh është përgjegjës për veten tonë, familjet tona, fqinjët, komunitetin, kombin dhe Ummetin tonë. Pranimi ynë në heshtje i prishjes sonë deri në vdekje na bën neve sundimtarë të pjesshëm që na ka çuar në dështimin e shoqërive tona.

Ne kemi nevojë për një ringjallje të intelektit, arsimimit, në mënyrë shkencore dhe analitike dhe aftësive, në të vërtetë, një rilindje të një Ummeti shumë të motivuar i cili e refuzon status quo-në (gjendjen ekzistuese) dhe fillon udhëtimin drejt një besimi të bazuar në ndriçimin e mendjes dhe që mund të përfundojë vetëm me fitoren tonë kundër dështimeve tona të demoralizuara dhe fitores përfundimtare të shpëtimit në botën tjetër.

Unë marr pjesë në pesimizmin e muslimanëve rreth botës që ne nuk do të bëhemi të mençur për një revolucion personal dhe nacionalist, por cila është alternativa? A do të njomë gjaku i muslimanëve tokën për të kthyer naftën tonë të vjedhur para se ne të zgjohemi dhe ta lëmë trashëgim?

Ne ose do të ndryshojmë, ose do të vdesim, ose do të vdesim duke u përpjekur.

 

/Orientalizmi Shqiptar/

 

Përktheu nga anglishtja: Ermal BEGA

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: