Kreu > Qytetet e vjetra shqiptare > Mëhalla e vjetër (poezi)

Mëhalla e vjetër (poezi)

Bedri ALIMEHMETI

 

MËHALLA E VJETËR

(Poezi)

Tiranë - Çarshia e Vjetër

Tiranë – Çarshia e Vjetër

Eh moj mëhalla ime e vjetër
Kujtimet e tua gjithë balsam
Nuk të ndërroj me asnjë tjetër
Përjetsisht në zemër të kam

Ndën asfalt flenë kalldramet
Aty dhe topi leckës ka mbetur
Tabakët e balonës dhe kallamet
Kurrë jo jo s’kanë për t’u tretur

Ja dhe kukullat e motrës time
Si gjithnjë radhitur tek penxherja
Mbrapa shtëpis kumlla shenjine
Gati trahanaja pret ke tenxherja

Po rrethi i diskut të biçikletës?
Ku do të ketë mbetur kush e di?
Librat e verdhë, historia Kozetës
Filmi “Timuri dhe skuadra e tij”

Kafazi i pëllumbave lart tek hatllat
Gugat hinsi dykaçlyçs pa pushim
Kokbardhi e pullkuqi rrahin flatrat
Nonija te pusi mush ujë me nxitim

Nuk po e gjej krrabën e llastikut
Ku e ke lon çimo e mban mend?
“Shifni t’keqen nona n’moj t’fikut
Atjena e kini lonë jo m’qetër ven”

Skena teatrit, atje poshtë te hajati
Mbi telin e lëverve, perde një çarçaf
Grupi jonë: unë, çimi, Niku e Taqi
“Shërbtorin e dy zotnive” do shfaq

S’ka llafe të gjithë me bileta
Jari i shet tek shtylla leterikut
Gocat lejnë lojën me peta
Hall Netit i këputet litari çikrikut

Moma përkul tek makina qepse
Gjyshi mbi pastiqe këndon Kuran
Nonija në dorë me lugën qepshe
“Qyqja, s’paska farë kosi n’filxhan!”

Gocat kapin marë punët e shpisë
Shkunin qylymat, pastrojnë oborrin
Usta Bërhimi në mojë të çatisë
çikat nji nga nji me kujdes i mori

Dasëm, gjithë mëhallja u tund
Martohet Seri, perria me dy gërsheta
Bukuri e saj nuk gjendet kërkund
Shtatin selvi, sytë e vetllat e zeza

Synetlliqe, gjithë verës papushim
Vlon kënga e ahengu nëpër oborre
Rrem Mumajesi në mandoll xhind
Rrem Gurra mjeshtër në qemone

Burrat n’karrike oborrit për rreth
Nuset këndojnë “Tufa-tufa zerdeli”
Berberi gatitet, briskun mirë mpreh
“Njefshi ei martofshi çunat synetli”

Degët e monit po tunden fort
“Majeni mirë çarçafin t’keqen nona
Asnji kokërr t’mos na bjeri m’tokë
Të hani e të kënoqeni me mona”

Po ai çuni i vogël, ç’ka që po qa?
Kush e rrafi, iu thafshin dy durët?
Buka me voj e krypë nga dora i ra
Puthe tre herë lali dhe vene ke gurët

Mëhallë e shtrenjtë tek rruga trenit
Shkolla jonë tek Dervish Hatixheja
Me emrin simbol “Lidhja e Prizrenit”
Në rrjesht të gjithë me rroba të reja

Nga zërat tanë oborri gumëzhin
Ne me çanta lecke, gocat me përparëse
Oh zilja ëmbël-ëmbël po tringëllin
Pa zhurmë brënda, klasë pas klase

Eh moj mëhalla ime e vjetër
Kujtimet të gjitha m’u zgjuan
Nuk di për ty ç’të të them tjetër?
Tashmë, kur kaq e kaq vite shkuan…

 

—————-
Tiranë, Shtator 2014

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: