Hyrje > Sulltanët > Propaganda perëndimore ndaj Abdylhamidit II

Propaganda perëndimore ndaj Abdylhamidit II

Emre GUL

 

PROPAGANDA PERËNDIMORE NDAJ ABDYLHAMIDIT II

Sulltan Abdulhamiti II

Sulltan Abdulhamiti II

Gjatë sundimit 33 vjeçar të Abdylhamidit të dytë si sulltan i Perandorisë Osmane, ai thirreshe nën emrat si “shtypës”, “tiran”, “diktator” nga disa si historiani Francez Albert vandal dhe kryeministri Anglez William E. Gladstone.

Kur Abdylhamidi i II u ngjit në fronin Osman më vitin 1879, Perandoria Osmane ishte në një fazë të dobësimit dhe rënies. Kundërshtarët e tij e quajtën sundimin e tij si “periudha e shtypjes”, por në mënyrë që të parandalojë rënien e shtetit brenda dhe jashtë kufijve dhe ti përgjigjet kërcënimeve të huaja ai reformoi sistemin e udhëheqjes në tërësi. Interesi dhe kontributi i tij i theksuar konsistonte në krijimin e themeleve të sigurta siç janë investimet në sektorin e edukimit dhe ri-organizimin e pasurisë së shtetit për të ulur borxhet e perandorisë.

Në kuadër të politikave të tij të jashtme, si Kalif legjitim i të gjithë myslimanëve brenda dhe jashtë perandorisë, ai shfrytëzoi këtë pozitë influencimi në maksimum, e që e vuri në pozitë shumë shqetësuese Perandorinë Britaneze. Flamujt dhe postaret e Abdlyhamidit, valëviteshin madje edhe në fshatrat më të largëta të Indisë. Lutjet për të organizoheshin gjithandej si në Indonezi, Kinë, Afrikë dhe Azinë Qendrore, në emër të Kalifit dhe Udhëheqësit të Besimtarëve. Thjesht, nga paratë e tubuara nga sektori i konstruksionit dhe financave, pa ndonjë kufizim pagash dhe interesi, ai ndërtoi në Hixhaz binarët e trenit që lidhnin Stambollin dhe Mekën.  Ai po ashtu paraqiti projekte për urat e Bosforit dhe Lumit/Gjirit Haliç në Stamboll.

Përqasja e tij pan-islamike pengoi interesat e Britanikëve në tokat musilmane. Çka më tepër, kundërshtimi i tij i hapur ndaj Sionizmit dhe kolonizimeve të hebrenjve në tokën e Palestinës, shqetësoi shumë lobe sioniste në mjediset perëndimore. Duke e shfrytëzuar krizën Armene si pretekst, përpiqeshin ta bëjnë Evropën që të intervenoj, dhe Perandoria Britaneze dhe kapitalistët Hebrenj vendosën që rruga e vetme për të siguruar interesat e tyre ishte rrëzimi i Abdylhamidit II. Për këtë arsye, propaganda kundër Abdylhamidit themelet e saja i ka në Evropë. Duke punuar me grupet opozitare brenda perandorisë,  më 21 Korrrik 1905 pat një tentativë për atentat gjersa Abdylhamidi po dilte nga Xhamija e Hamidijes.

Gjatë sundimit 33 vjeçar të Abdylhamidit të dytë si sulltan i Perandorisë Osmane, ai thirreshe nën emrat si “shtypës”, “tiran”, “diktator” nga disa si historiani Francez Albert vandal dhe kryeministri Anglez William E. Gladstone. Edhe pas shfronësimit të tij përmes një grushteti ushtarak më 1909 propaganda ndaj tij vazhdoi me thirrjet për varjen dhe ekzekutimin e tij.

 

Përktheu: Latif Mustafa

 

Burimi: http://shenja.mk/index.php/kulture/histori/9541-propaganda-perendimore-ndaj-sulltan-abdylhamidit-ii.html

  1. Basri
    31/05/2015 te 23:01

    A Dihet se Sulltan Hamiti ka pasardhes se aji ka vdek ne fsh mazgit

  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: