Kreu > Shqiptarët dhe feja > Kosova dhe liria fetare

Kosova dhe liria fetare

Rexhep SUMA

 

KOSOVA DHE LIRIA FETARE

Rexhep Suma

Rexhep Suma

Liria fetare në botën e qytetëruar konsiderohet dhe është e drejta më fundamentale e humane e çdo bashkësie a populli. Rol vendimtar  për vlerësimin e lirisë së besimit në fenë islame luan ekzegjeza e normës kuranore “Në fe nuk ka detyrim (dhunë)” (El-Bekaretu: 256). Me lirinë e besimit, në fenë islame, sipas së drejtës (Sheriatit), kuptohet liria e myslimanëve për të ushtruar besimin e tyre dhe liria për të pranuar fenë islame. Myslimanët nuk disponojnë (kanë) të drejtën për të ndërruar fenë  në një fe tjetër. Si duhet të kuptohet liria fetare tek ne? Po të dalim në rrafshin kosovar, për fat të keq, ende s’kemi ligj për statusin juridik të bashkësive fetare; ndalohet shamia në shkolla publike; përjashtohen disa vajza myslimane për shkak të hixhabit (shamisë) prej shkollave publike; nuk khehen prona që dikur ishin me tapi dhe nën juridiksionin e BIK-së; nuk jepen leje për ndërtimin e xhamive për nevojat më elementare të besimtarëve islamë; në mungesë të hapësirave të bollshme nëpër xhamitë tona, besimtarët tanë myslimanë ende kryejnë faljen e namazeve nëpër rrugë e trotuare; është një “pamje” vërtet e shëmtuar e lirisë fetare në Kosovë etj. etj.; cungimi dhe pengimi i ushtrimit lirisht të fesë në institucione publike, është evident. Pak a shumë kjo është panorama që ekziston në shtetin më të ri të botës – në Kosovë. Edhe vendorët, po edhe bashkësia ndërkombëtare duhet t’i formulojnë dhe t’u japin një përgjigje këtyre çështjeve sa më shpejt. Feja në Kosovë mbetet institucioni të cilit vazhdon të mos i njihet e drejta dhe pozita që duhet ta ketë në shoqërinë kosovare postkonfliktuoze. Këtu e kemi fjalën veçanërisht për fenë islame si feja me shtrirjen gati absolute në territorin e shtetit tonë. Mendoj se këto kërkesa, por edhe kërkesa të tjera të besimtarëve myslimanë, do të duhej të përfshiheshin në  Raportin Ndërkombëtar mbi Liritë Fetare për vitin 2010, i autorizuar nga Kongresi i ShBA-së, që promovon liritë fetare dhe shqyrton statusin e lirive fetare në 198 vende të botës. Edhe pse në këtë raport ShBA ka  adresuar kritika të ashpra  në adresë  të disa vende evropiane, për masa të rrepta kundër lirisë fetare të myslimanëve, sidomos ligjet e miratuara dhe referendumin e mbajtur respektivisht në Francë dhe Zvicër, kundër shamisë  dhe minareve. Liria e besimit në Kosovë garantohet me Kushtetutë dhe respektohet nga Qeveria. Kështu thuhet në  Raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Lirinë e Besimeve. Ndonëse situata, në përgjithësi, është pozitive, praktikimi i besimit në Kosovë nuk është pa probleme. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, shqetësimi kryesor i të gjitha bashkësive është mungesa e mekanizmit për regjistrimin e grupeve fetare. Po ashtu edhe pamundësia për të marrë një status ligjor, bashkësive fetare ua ka bërë të vështirë që të regjistrojnë prona e automjete, të hapin llogari bankare ose të paguajnë taksa për të punësuarit. Raporti përmend dhe vendimin administrativ të MASHT-it, që ndalon përdorimin e shamisë në shkollat publike. Raporti  vë në dukje gjithashtu disa raste kur nxënëse a mësuese janë ndaluar të hyjnë në objekte shkollore, ndonëse thekson se vendimi zbatohet në mënyrë selektive nga drejtuesit e shkollave. Amandamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-së, mbi të cilën është ndërtuar modeli më i përparuar i demokracisë perëndimore për garantimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, në mënyrë eksplicite garanton ushtrimin e lirë të fesë në të gjitha institucionet e ShBA-së, përfshirë edhe ato publike. Më 30 qershor 2010 Myftiu i Kosovës  Naim Tërnava, në një konferencë shtypi, ka kërkuar anulimin e Udhëzimit Administrativ 6/2010: “Kërkoj shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ nr. 6/2010, (neni 4. paragrafi 1.13) të nxjerrë nga Ministria e Arsimit, me të cilin rregullohet veshja dhe paraqitja e nëpunësve civilë. BIK së shpejti do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin e këtij udhëzimi. Po ashtu ripërsërisim edhe kërkesën për futjen e lëndës së edukatës fetare në sistemin publik të arsimit”. Duke iu kthyer edhe një herë raportit, Qeveria e ShBA-së në të diskuton çështjet e lirisë fetare me qeverinë si pjesë e politikës së saj të gjithanshme për promovimin e të drejtave të njeriut. Në përmbyllje do të kujtojmë thënien e znj. Hilari Klinton: “Mungesa e tolerancës dhe klimës së besimit, mund të shkaktojë tek liritë fetare dëme të qëndrueshme po aq sa qeverisjet autoritare apo grupet ekstremiste”.

 

Marrë nga editoriali i revistës “Dituria Islame”, Prishtinë, Nr. 246, viti 25, Janar 2011.

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: