Hyrje > Turqia > Stambolli – qyteti i shumëllojshmërisë

Stambolli – qyteti i shumëllojshmërisë

STAMBOLLI – QYTETI I SHUMËLLOJSHMËRISË

Stambolli

Stambolli

Bëni udhëtim rreth qendrës kulturore dhe ekonomike të Turqisë në të cilën s’do t’ju pengojë as dendësia dhe numri i madh i turistëve.

E gjitha filloi me serialet turke, më intrigoi gjuha e tyre në mënyrë tepër të çuditshme, disa herë kam soditur dhe kam parë peizazhe të bukura. Gjuha e tyre është ende e pazakontë, por unë kam vendosur për të parë Stambollin me sytë e mi. Nga këtu filloi gjithçka, me muaj më parë filloi kursimi i parave, biletën e mora nga shitja promovuese e Turkish Airlines me një çmim prej 98 € dhe u nisa.

Nëse vendosni të kaloni ca ditë në këtë qytet 20 milionësh, ju kisha preferuar që ta bëni vizitën në pranverë. Rrugët janë përplot me turistë, turmat e veturave janë të hatashme ndërsa punëtorët turistik janë shembull për të tjerët. Përveç asaj që mund të gjeni WC në çdo skutë, që për femrat është gjë shumë e rëndësishme, ato janë edhe të rregulluara dhe të pastra. Nëse nuk jeni të çmendura pas restoranteve të shtrenjta, mund të gjeni “restorantet e rrugëve” ku mund të provoni gjithçka tradicionale, nga shish-qebapët deri tek qoftet. Në rrugë mund të hasni edhe shitës të pijeve freskuese natyrore nga pemë të ndryshme ndërsa në ëmbëltoret e këtij qyteti mund të provoni bukurinë e të gjitha ëmbëlsirave me çka do të ktheheni 2-3 kilogram më të shëndosha në shtëpi.

Përveç bakllavasë mund të gjeni tortë nga më të ndryshmet, llokume, ëmbëlsira – Turkish delights, ndërsa nuk mungon edhe ushqimi perëndimor si McDonalds dhe Royal King që nuk mund të krahasohet me peshk të përgatitur në skarë dhe të servuar me shumë perime apo tortiljet të mbushura me mish. Nuk duhet harruar mëlmesat sepse turqit janë të njohur për ato, ndërsa po të kaloni drejt pazarit egjiptas mund të hasni në koshe të mbushura me mëlmesa nga më të ndryshmet.

Stambolli është një qytet i kundërshtimeve të mëdha, prandaj shëtitjet në këtë qytet nuk janë kurrë të mërzitshme. Nëse jeni të dhënë pas “shopingut” e keni Pazarin e Madh, një treg i mbyllur me rreth 4000 dyqane dhe me mallra nga ari, stolitë, mbathje elegante dhe sportive, kostume, çanta dhe mbathje të lëkurës e shumëçka tjetër. Gjithçka që doni ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit. Përveç qendrave dhe dyqaneve të rrugës, është një rrugë Istiklal Cadessi shumë e njohur, rrugë gati 2 km e gjatë me një mori të dyqaneve dhe e mbushur me shumë njerëz, pranë Sheshit Taksim, i cili është i njohur për protesta të shpeshta.

Parqet e rregulluara dhe të mbjellura me lule “lale” janë thjeshtë magjepsëse, dhe të shkëlqyera për pushime të shkurtëra gjatë vizitës së qytetit. Këtu keni edhe Xhaminë e Kaltër dhe Aja Sofinë, mirëpo në pranverë zakonisht renovohen dhe nuk mund të vizitoni Aja Sofinë. Xhamia e Kaltër është e ngjashme me Aja Sofinë nga konstrukti, në hyrje të xhamisë duhet zbathur këpucët si dhe të mbuloni kokën (femrat) dhe gjoksin (nëse keni dekolte të hapur). Në afërsi të xhamisë gjendet pallati Topkapi që tani shërben si muze arkeologjik, si dhe cisterna Basilica që më parë shërbente për të furnizuar qytetin me ujë të pijshëm.

Por nga gjitha këto të preferuarat e mia absolute janë Pallati Dolmabahçe dhe dervishët lozonjarë. Ky pallat është nga gjërat më të madhërishme që unë kam parë ndonjëherë. Kur të hysh në pallat duhet ti mbështjellësh këpucët me plastikë sepse qilimat që ndodhen atje janë tepër të çmueshme. Numër të madh të dhomave, mobilje të bukura antike, llambadare të mëdha kristali të rënda deri në 50 kg, janë me të vërtetë shumë mbresëlënëse. Tregimi i historisë së këtij pallati është shumë interesant, gjithashtu parku që e rrethon dhe shikimi drejt Bosforit krijon një ambient inspirues. Vallja e dervishëve është një gjë që duhet ta përjetoni në këtë qytet, pjesmarrësit e valles sillen rreth vetes duke u përcjellur nga ritmet e muzikës orientale. Të japin përshtypjen se janë në gjendje transi. Tifozët belveder me siguri nuk do të humbasin Pierre Lotti-n, një vend me një pamje të bukur i cili mund të arrihet me teleferik. Është e mundur për të arritur edhe në këmbë deri atje, dhe të kaloni nëpër varrezat e vjetra osmane që shtrihet lartë në ajër.

Ti e di se çfarë thonë turqit, ‘Nëse nuk keni qenë në hamame, nuk keni vizituar Stambollin.’ Pas një dite të gjatë në këmbë rreth qytetit unë dëshiroja që të çlodhem pak dhe më ra ndërmend Hamami. Në Stamboll hamamet janë të ndryshme, por unë zgjodha një afër hotelit tim. Qëndruam në hamam, ku, sigurisht, gratë janë të ndarë nga meshkujt, ishte me të vërtetë një përvojë shumë e çuditshme. Njëherë ju vendosin në një saunë të thatë e cila nuk është e rëndë për tu mbijetuar, dhe në moment që mendoni se keni shpëtuar, ju transferojnë në një saunë të avullit e cila nuk është e lehtë që të përballohet. Pas saunës ju vendojnë në një hapsirë tjetër, ju zhveshin dhe fillojnë që t`ju fërkojnë me një dorëz të ashpër përgjatë tërë trupit. Pas fërkimit, pason schauma party. Masazheret ju mbulojnë me shkumën të cilën më pas e largojnë me fërkim, pasiqë t`ju lahen flokët ua lyejnë me erëra të vajit. Masazha është rituali përfundimtar pas të cilit relaksoheni totalisht.

Dhe në fund mos harroni transportin publik – është shumë i lehtë, sepse nuk ka kontrabandë në stacionet e metros dhe tramvajet, funksionojnë me bileta që mund t’i merrni nga automatet para se të hyni brenda. Shëtitje me varkë përgjatë qytetit në dy kontinente, është një nga gjërat që me siguri nuk do t’i harroni. Do të mund t`i vëreni dallimet që kanë dy kontinentet, sepse Bosfori bashkon lindjen dhe perëndimin.

Po ju solli fati në Stamboll, besoj se do të ngeleni të magjepsur nga begatia kulturore dhe mikpritja e ëmbël.

Kategori: Turqia Etiketa:
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: