Hyrje > Ballkanologji > Skandali, zbulohet grupi i priftërinjve në Korçë që fyejnë dhe lëshojnë thirrje raciste kundër shqiptarëve, në lojë interesat e Athinës

Skandali, zbulohet grupi i priftërinjve në Korçë që fyejnë dhe lëshojnë thirrje raciste kundër shqiptarëve, në lojë interesat e Athinës

Genci SHEHAJ

 

SKANDALI, ZBULOHET GRUPI I PRIFTËRINJVE NË KORÇË QË FYEJNË DHE LËSHOJNË THIRRJE RACISTE KUNDËR SHQIPTARËVE, NË LOJË INTERESAT E ATHINËS

pellazget_e_korces

Zbulohen detajet tronditëse si është marrë në kontroll pa dijeninë e fort të respektuarit At Johanit, një pjesë e kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Korçë, nga njerëz mendjeshkurtër që në vend t’i bashkojnë njerëzit nëpërmjet këtij instrumenti bashkimi, përpiqen t’i ndajnë.

Teksa po i hidhja një sy facebook-ut, papritmas m’u shfaq tek artikujt e rinj, një faqe që më tërhoqi kuriozitet, në gjuhën greke. Titulli dukej të ishte abuziv pasi në gjuhën greke kjo faqe quhet “Pelasgos Koritsas” ose më ndryshe “Pellazgët e Korçës”. Papritur mendova: E ç’lidhje kanë pellazgët, paraardhësit tanë me gjuhën greke?! Teksa klikoj në këtë faqe, që ishte pëlqyer nga 74 persona, kaloj në postimet e kësaj faqeje. Sa amatorë, por aq edhe rrëqethëse…. Klikova në foton e profilit dhe aty, ashtu sikurse titulli i faqes, përfaqësonte rigjallërimin e një gazete Vorio-Epirote të botuar në Athinë në vitin 1936 nga Konstantions Skënderis. U përpoqa të kërkoja më tepër informacione për këtë gazetë, por më kot. Teksa u riktheva përsëri tek faqja në facebook e “Pelasgos Koritsas” më tërhoqi sërish vëmendjen një artikull i fundit i botuar nga kjo faqe në facebook. Në foto ishte një mur në periferi të qytetit të Korçës, mbi të cilin ishin shkruar me bojë të ngjyrave të ndryshme dhjetëra parulla absurde dhe një logo e Partisë Demokratike. Titulli i këtij artikulli ishte: “-Kujdes, parulla në mbështetje të ISIS, Al Kaeda dhe Turqisë në Korçë”. Mendimi i parë që më erdhi ishte: Dakord ISIS dhe Al Kaeda që populli shqiptar jo vetëm i urren, por edhe i lufton, por Turqia ç’lidhje ka në këtë titull?! Për autorin e artikullit, ISIS, Al Kaeda dhe Republika e Turqisë përfaqësojnë të njëjtën gjë?! Vendosa me përtim të klikoja në këtë artikull, por ajo që ndodhi vërtet më befasoi. “Pelasgos Koritsas” ose “Pellazgët e Korçës” nuk paskësh qenë një grup amator apo ndonjë faqe e dalë bojë me 74 fansa në facebook, por një portal online i mirë strukturuar.

 

Skandali

 

Artikulli është jo vetëm acarues por, siç duket, përmban ofendime ndaj kombësisë shqiptare dhe ndaj shqiptarëve me fe islame. Së pari autori tenton t”i japë përgjegjësinë e shkruesit të kësaj parulle banale në mur, pa asnjë fakt, atyre banorëve të këtij komuniteti të cilët i përkasin besimit islam. Madje prezenca e një simboli të Partisë Demokratike e lidh atë fasadë të shëmtuar vit pas viti me këtë subjekt politik. Për ta përforcuar këtë fakt autori e vë theksin edhe tek përkatësia politike e kësaj lagjeje (këtu gënjen), se kjo lagje është bastioni i Partisë Demokratike. Trajtimi në aspektin politik bëhet jo pa qëllim, e qëllimet do të dalin më tej. Autori e konsideron të gjithë kombësinë shqiptare si turq shqip-folës apo shqiptarë të turqizuar. Vazhdon duke sulmuar mediat shqiptare me argumentin se mbjellin nacionalizëm dhe ekstremizëm dhe e përmbyllur këtë paragraf duke i përkufizuar shqiptarët si njerëz me nivel: Kulturor shtazor. Në një tjetër paragraf na quan njerëz të egër apo edhe shoqëri individualiste me tendenca dhe elementë ekstremistë. Më pas edhe dy herë të tjera, si injorantë dhe injorantë totale. I gjithë ky artikull më habiti.

 

Grupi që hedh baltë mbi shqiptarët

 

Padashur nxitova të shkoja në motorrin e famshëm të kërkimit google.com. Që në artikullin e parë e kuptova se personi nuk ishte ndonjë mendjelehtë çfarëdo që të shajë e ofendojë shqiptarët në atë lloj forme si ai artikull, por përkundrazi, bëhej fjalë për një klerik ortodoks të mirëarsimuar të Mitropolitit të Korçës. U shtanga! Edhe më tepër u shtanga kur një prej linkeve të çonte tek portali rus: pravoslavie.ru. Aty ishte postuar një artikull në gjuhën angleze ku krahas emrit të autorit Themistokli Bambulla ishte renditur edhe përgatitja e tij intelektuale: MSC Psikopedagogji. Nuk mund ta kisha menduar kurrë se e gjitha kjo mund të ishte vepër e një kleriku, madje jo thjesht një klerik i zakonshëm, por një teolog e mësues i fesë ortodokse që për më tepër i përket Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare dhe jo ndonjë segmenti politik dhe as ndonjë kishe të vendeve fqinje.

 

Thirrjet antishqiptare

 

Të bën përshtypje se si në faqen www.pelasgoskoritsas.com por edhe në faqen e moderuar www.korestos-hristianikimartyria.com shfaqet i njëjti artikull i ngarkuar në të njëjtën datë dhe në një hark kohor prej disa minutash. Sigurisht nuk bëhet fjalë për artikullin ku shqiptarët quhen injorantë, ekstremistë, njerëz të egër apo edhe me të tjera epitete raciste të publikuara në faqen pelasgoskoritsas.com, por bëhet fjalë për një artikull të shkruar nga z.Ilir Paço (spiker në kanalin televiziv Top Channel) i titulluar “Baruti i fshehur i fuçisë ballkanike” që analizon zhvillimet e ditëve të fundit pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Duke vazhduar më tej z.Themistokli Bambulli na qenkërka “de jure” një njohës i mirë i fesë ortodokse dhe një klerik i mirë dhe i vlerësuar nga kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Jo vetëm kaq, por artikujt e tij mbi Shenjtërinë e tij Kryepeshkopin Anastas janë me qindra në faqen zyrtare në internet të “Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”. Mbi të gjitha, zotëria administron edhe faqen zyrtare në internet të Mitropolitit të nderuar të Korçës, at Johanit dhe janë me dhjetëra artikujt e tij jo vetëm në këtë faqe, por edhe në faqe të tjera. Investigimi im vazhdoi në faqe të ndryshme që shfaqin video online. Një prej tyre youtube.com përmban dhjetëra video të postuara nga përdoruesi Themistokli B. Kryesisht predikime të ndryshme të z.Thanas Bambulla dhe artikuj të ndryshëm në lidhje me aktivitetet e kishës në Korçë, dokumentarë mbi shkollën greke, apo edhe një video të një takimi midis Z.Sotiraq Filo, kryetar i Bashkisë së Korçës dhe homologut të tij, kryetarit të Bashkisë së Selanikut, ku spikat se në të gjithë videon shfaqet adresa www.pelasgoskoritsas.com.

 

Burimi: http://www.sot.com.al/politike/skandali-zbulohet-grupi-i-prift%C3%ABrinjve-n%C3%AB-kor%C3%A7%C3%AB-q%C3%AB-fyejn%C3%AB-dhe-l%C3%ABshojn%C3%AB-thirrje-raciste

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: