Kreu > Trojet shqiptare > Në vazhdim të arsyetimit të Prof. dr. Vedat Shehut

Në vazhdim të arsyetimit të Prof. dr. Vedat Shehut

Prof. dr. Eshref YMERI

 

NË VAZHDIM TË ARSYETIMIT TË PROF. DR. VEDAT SHEHUT

Eshref Ymeri

Eshref Ymeri

Ditën e shtunë, më 14 qershor, prof. Nexhmedin Spahiu kishte botuar në internet njoftimin e mëposhtëm, të cilin po e riprodhoj saktësisht sipas origjinalit:

“Te enjten (19 qershor) ne ora 12.00 ne Sheshin 21 behet promovimi i librit tim te 8-te te sapo dale nga shtypi: FOSHNJERIA E KOMBIT KOSOVAR.

Ftoj miqte dhe dashamiret e mi te vijne ne kete promovim, t’i diskutojme shume gjera se bashku. Ne promovim do te jene shumica e ambasadoreve te akredituar ne Kosove. Ndonjeri prej tyre do te flase per kombin e sapolindur Kosovar.

juaji

Nexhmedin SPAHIU

cel: +377  44 147596”

 

Kurse sot, më 21 qershor, profesori i nderuar dhe intelektuali i shquar Vedat Shehu, kishte botuar në internet reagimin e mëposhtëm ndaj njoftimit të prof. Nexhmedin Spahiut:

“I dashur dhe i nderuar studiues Nexhmedin Spahiu,

Mos ndoshta ngatërrohet termi “komb foshnjor” me termin “shtet foshnjor”? Kombi është rrjedhojë natyrore dhe gjenetike e zhvillimit të një njësie shoqërore në një territor të caktuar. Shteti në vetvete është administrim i pushtetshëm i një territori me një apo më shumë njësi gjenetikisht kompakte. Pra, duhet thënë “shteti foshnjor i Kosovës”, konformë përcaktimit të Ahtisaarit, si shtet polietnik , shumëkombësh.

Të fala shqiptarisht.

Vedat Shehu”

 

Më poshtë unë kam bërë disa sqarime se çfarë fshihet pas termit të prof. Spahiut “komb foshnjor kosovar”, duke e vazhduar më tej arsyetimin shumë të drejtë të Prof. dr. Vedat Shehut.

Profesor Nexhmedin Spahiu nuk e ka fjalën absolutisht për “shtet foshnjor kosovar”. Ai e ka fjalën pikërisht për “komb foshnjor kosovar”. Dhe me këtë shprehje ai kërkon t’i imponohet mbarë opinionit publik shqiptar se ka bërë “shpikjen më të madhe” në historinë e njerëzimit, “ka shpikur kombin kosovar”. Ky “kombi kosovar”, tani është duke u nanurisur në “shpërgënjtë” e profesor Spahiut, sepse sapo ka lindur nga imagjinata e tij dhe pritet të mëkëmbet dhe të hedhë shtat. Domosdo që këtij “kombi foshnjor kosovar” i duhet edhe një gjuhë e re, në të cilën do të mund të belbëzojë. Dhe kjo gjuhë e re, sipas një aradhe intelektualësh nga Prishtina që përbëjnë taborrin e argatëve të kollarisur të Serbisë në Kosovë, do të na qenka “kosovarishtja” që nuk do të na paskej asgjë të përbashkët me gjuhën e njësuar shqipe të mbarë kombit shqiptar në Evropën Juglindore. Ideja e krijimit të “kombit kosovar” ka kohë që qarkullon në radhët e ca intelektualëve trumykur të Prishtinës, të cilët janë vënë kokë e këmbë në shërbim të grekosllavizmit, me të vetmin qëllim që të mos i tunden themelet veprës kriminale të Konferencës famëkeqe të Londrës në copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Prof. Spahiu dhe bashkëmendimtarët e tij, si mercenarë të Serbisë që janë, me “kontributin e shquar” që po japin për “krijimin e kombit foshnjor kosovar” dhe të “gjuhës kosovarishte”, janë rreshtuar në të njëjtën barrikadë me ca të ashtuquajtur ndërakademikë në Prishtinë dhe në Tiranë që po rreken të përmbysin normën e njësuar të gjuhës shqipe dhe të nxisin lulëzimin e dialekteve. Ky është një shërbim shumë i madh që këta intelektualë-mercenarë po i bëjnë grekosllavizmit dhe konkretisht trekëndëshit Athinë-Beogradë-Moskë, qëllimi mbinjëshekullor i të cilit ka qënë: që trojet tona etnike të mos bashkohen kurrë, që kombi shqiptar të vazhdojë të zvarritet barkas dhe të mos ngrihet kurrë më këmbë. Dhe ilaçi më i mirë për arritjen e një objektivi të tillë është përçarja sa më e thellë e kombit shqiptar. Mëgjithatë, unë kam bindjen e plotë se ribashkimi i trojeve tona etnike është një domosdoshëri historike, është një proces që nuk mund të ndalet dot, që dikur do të jetësohet në praktikë dhe vepra e mercenarëve të grekosllavizmit me siguri që do të përfundojnë në koshin e mbeturinave të historisë.

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: