Kreu > Ballkanologji > Përshëndetje shumë miqësore grupit polifonik “Jehona Labe”

Përshëndetje shumë miqësore grupit polifonik “Jehona Labe”

Prof. dr. Eshref YMERI

 

PËRSHËNDETJE SHUMË MIQËSORE GRUPIT POLIFONIK “JEHONA LABE”

Eshref Ymeri

Eshref Ymeri

Përmes valëve të TV News 24, mësova se grupi polifonik “Jehona Labe” kishte shtuar në repertorin e vet një këngë të re shumë të bukur, kushtuar futbollistëve tanë trima, të cilët mbrojtën burrërisht flamurin tonë kombëtar mes histerisë së bishave fashiste millosheviçiane në stadiumin e Beogradit.

E falënderoj nga zemra autorin e tekstit të asaj kënge, poetin e talentuar Nertesi Asllani, dhe gjithë grupin burrëror të këngëtarëve të “Jehonës Labe”, të cilët aktin trimëror të futbollistëve tanë e përjetësuan në tekstin e një kënge të bukur që do t’u përcillet brezave të tërë të trevave të Labërisë dhe të mbarë trojeve tona etnike

Me këtë rast, u lutem lexuesve të nderuar të them edhe nja dy fjalë në lidhje me atë ndeshje futbolli të 14 tetorit në Beograd.

Së pari, shteti shqiptar nuk duhej të lejonte që futbollistët tanë të dilnin në stadiumin e Beogradit me uniformë të bardhë. Ata duhej të dilnin me uniformën tonë kombëtare, me bluza të kuqe dhe me mbathje të zeza. Ky ka qenë një lëshim i rëndë që shteti shqiptar i ka bërë shovinizmit serbokaragjoz, aq më tepër që edhe në bluzat e bardha futbollistët tanë nuk kishin asnjë simbol kombëtar.

Së dyti, shteti shqiptar është treguar frikacak para shovinizmit serbokaragjoz që pranoi që në stadiumin e Beogradit të mos lejohej asnjë tifoz shqiptar dhe asnjë simbol kombëtar. Para kushteve të tilla që vuri shovinizmi serbokaragjoz, shteti shqiptar nuk duhej të pranonte që skuadra jonë të shkonte në Beograd.

Së treti, pavarësisht se kush e organizoi zbritjen e flamurit tonë kombëtar me dron mbi stadiumin e Beogradit, me portretet e Ismail Qemalit, të Isa Buletinit dhe të hartës së Shqipërisë Etnike, duhet pranuar se ajo qe diçka mjaft e goditur, qoftë edhe sikur serbët, për force të histerisë së tyre idiote, ta kenë organizuar vetë një gjë të tillë. Kjo për faktin se përderisa brenda stadiumit nuk u lejua hyrja e tifozëve shqiptarë, nuk u lejuan simbolet tona kombëtare, u fye me klithma bishash himni ynë kombëtar, atëherë harta e Shqipërisë Etnike, me flamurin dhe me portretet e dy figurave emblematike të historisë sonë kombëtare, domosdo që do të dërgoheshin drejt stadiumit nga lart, si prej vetë Hyjnisë.

Së katërti, më vjen shumë keq dhe ndihem shumë i prekur që ndaj qëndrimit burrëror të futbollistëve tanë në mbrojtje të flamurit tonë kombëtar që zbriti me dron mbi stadium, Kryeministri Rama reagoi në një mënyrë mjaft mjerane, duke deklaruar për atë flamur se “ajo nuk është pëlhura jonë”. Grupi polifonik “Jehona Labe”, me këngën në nderim të futbollistëve tanë trima në mbrojtje të flamurit kombëtar, ia dha përgjigjen Kryemistrit Rama.

Së pesti, kur shovinizmi serbokaragjoz, me gjithë korin e -içave, -hiçave dhe -viçave, pas ndeshjes së ndërprerë, na akuzoi ne shqiptarëve se kërkuakemi “Shqipërinë e Madhe”, Kryeministri Rama, duke iu drejtuar Beogradit, deklaroi:

“Shqipëria e Madhe është makthi juaj, nuk është projekti ynë”.

Kryeministri Rama do të bënte mirë që termin “Shqipëri e Madhe” të mos e zinte në gojë fare. Fjala ka qenë, është dhe do të jetë vetëm për “Shqipëri Etnike”. Por Kryeministri Rama ka shumë të drejtë kur përdor fjalën “makth” në adresë të Beogradit, sepse pas festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë dhe sidomos pas ngjarjeve të 14 tetorit në stadiumin e Beogradit, krejt sllavogrekët i ka kapur makthi se janë të bindur që po mbajnë të kolonizuara mbi një shekull troje tona etnike, që nga Arta e Preveza e deri ne Shkup e Tivar.

Së gjashti, pas vendimit që mori UEFA e Platinisë për ndëshkimin pa të drejtë të Kombëtares sonë, doli në dritë të diellit bashkëpunimi i ngushtë i tij me shovinizmin serbokaragjoz dhe vetë Platinia e vërtetoi me fakte se është një antishqiptar po aq i tërbuar, sa edhe bishat e ndërkryera të stadiumit të Beogradit.

Në këto kushte, shteti shqiptar duhet të marrë vendim që kombëtarja jonë duhet t’i braktisë ndeshjet në grupe, duke hequr dorë nga eliminatoret e kampionatit evropian të futbollit të vitit 2016. Prandaj jam plotësisht dakord me intervistën që dha zoti Kreshnik Spahiu në TV News 24, fill pas njoftimit për krijimin e këngës së grupit polifonik “Jehona Labe”, dhe e përshëndes atdhetarisht për qëndrimin mjaft dinjitoz që mbajti ndaj Beogradit dhe ndaj racistit të kollarisur me emrin Platini. Përshëndes po atdhetarisht edhe TV News 24 për pozicionimin e admirueshëm që mban në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar në raport me Beogradin dhe me vendimin racist të UEFA-s që është një qëndrim racist ndaj mbarë kombit shqiptar.

Kryeministri Rama, normalisht, duhet të jetë penduar për një deklaratë të nxituar që bëri më shumë se një vit më pare dhe pikërisht më 24 shtator 2013, kur tha se Shqipëria na paskej zero ploblem me fqinjët. Por për këtë temë do të flasë pas vizitës së tij më 10 nëntor në Beograd.

 

San Diego, Kaliforni

26 tetor 2014

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: