Hyrje > Poezi orientale > Ti gjithnjë e ke dashur Atë (Poezi)

Ti gjithnjë e ke dashur Atë (Poezi)

Amany SHALABY

 

TI GJITHNJË E KE DASHUR ATË

Huwa

Çfarë dashuron tek gjithçka apo gjithkush që nuk i përket Atij?

Në të vërtetë, ti gjithnjë e ke dashur Atë!

Format janë si pëllumbat që mbartin mektubet e të Dashurit.

Ti bie në dashuri me pëllumbat

Dhe harron të lexosh mesazhet e Dashuruesit të vërtetë…

Ti humb një dashuri më të madhe, që pëllumbat s’mund të ta dhurojnë

 

Merri mektubet e dashurisë dhe lëri pëllumbat të shkojnë

Dhe zemra jote do të fluturojë më lart me dashuri.

Ngado që të kthesh vështrimin,

Do të shohësh Fytyrën e të Dashurit

Se Ai është me ty ngado që të shkosh

Dhe nuk mungon kurrë!

Ti gjithnjë do të jetosh i dashuruar me të Vërtetin (al-Hakk)

Dhe kurrë s’do ta humbësh dashurinë, kur pëllumbat të largohen!

O Shpirt, mos i humb gjurmët e të Dashurit

 

Gjithçka ia kujton dashuruesit të Dashurin e tij

Dhe prandaj ai dashuron gjithçka

Nuk ka asfarë humbjeje në këtë dashuri

Gjithnjë ka një mektub të ri;

Se i Dashuri është i shpejtë, kur dërgon

Ai gjithnjë është Krijues!

Ndaj, Dashuruesi s’mund të mendojë veç për të Dashurin

Veprat e tij janë për t’kënaqur të Dashurin

Brengat e tij për t’trazuar të Dashurin

Ai s’mund të hajë a të pijë veç se me të Dashurin

Çdo këngë ia kujton atij të Dashurin

Ai fle me buzët duke lëvduar të Dashurin

Dhe zgjohet me buzët duke madhëruar të Dashurin

 

Ai e thërret të Dashurin

Dhe me drojë pret përgjigjen

Dhe i Dashuri vazhdon të shkruajë

Sikur të gjitha pemët të ishin lapsa

Dhe gjithë oqeanet bojë

Ato do të shteronin, por fjalët

E të Dashurit përjetë do të vazhdonin

 

E vërteta e magjishme e Dashurisë

Është se pak rëndësi ka se si dashuruesi

I afrohet të Dashurit

Ai, madje dëshiron të jetë edhe më afër Tij

Se fjalët e të Dashurit janë të përjetshme

Ndaj, O shpirt: Lexo!

 

Përktheu nga gjuha angleze: Esmeralda ÇAÇA

Kategori: Poezi orientale Etiketa: ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: