Hyrje > Edukim > Murgeshat zvicerane që luftojnë gjakmarrjen në veri të Shqipërisë

Murgeshat zvicerane që luftojnë gjakmarrjen në veri të Shqipërisë

MURGESHAT ZVICERIANE QË LUFTOJNË GJAKMARRJEN NË VERI TË SHQIPËRISË

151880_1

TIRANË – Misioni i tyre është të shpëtojmë jetë, por vdekja i shoqëron në çdo çast. Motër Christina, pjesë e një urdhri Zvicerian po qëndron në Shkodër, në veri të Shqipërisë në një mision për ndihmën e viktimave të gjakmarrjes. I fokusuar në këtë reportazh është rasti i vrasjes së një 22 vjeçari të ri, Gjin Marku, për të cilin murgesha shpjegon sesi ndodhi vdekja e tij, ndërsa ishte duke ruajtur bagëtitë e u qëllua nga gjaksi i tyre ndërsa ishte së bashku me të vëllanë. Ajo shprehet se është në zi dhe për fat të keq as këtë herë nuk mundi të parandalonte gjakmarrjen e radhës.

Dy murgeshat katolike motër Christina dhe Mikaela kanë nisur në veri të Shqipërisë një fushatë kundër gjakmarrjes ku djemtë dhe burrat e rinj janë më në rrezik. Murgeshat përpiqen t’i mbrojnë ata, por me kalimin e kohës, përsëri, ata mundet vetëm të mbajnë zi për vdekjen e viktimave. Motër Mikaela tregon se rrënjët e fenomenit të gjakmarrjes janë të thella në këtë zonë dhe kjo mund të vihet re dhe në jetën e përditshme të tyre.

Dy murgeshat e themeluan manastirin e tyre të vogël në Shkodër më shumë se dhjetë vite më parë për të ndihmuar të varfrit në një nga vendet më të varfra të Europës. Përveç ndihmës mjekësore për ata që nuk mund të përballojnë vizitat në qendrat spitalore, murgeshat në rolin e infermiereve e gjejnë veten gjithnjë e më shpesh duke bërë fushatë kundër fenomenit të gjakmarrjes. Pothuajse çdo ditë atë e vizitojnë nëna të dëshpëruara për përfshirjen e fëmijëve të tyre në përleshje e rrezikun e hamarrjes nga pala tjetër e familjes.

Qindra familje pranë manastirit janë prekur prej këtij fenomeni, shumica e tyre nga zonat malore ku ligji mesjetar dhe zakonet e Kanunit janë ende në fuqi dhe rregullojnë mënyrën e të jetuarit të banorëve. Kjo përfshin dhe të drejtën për të vrarë në shenjë hakmarrje pasi të është vrarë një anëtar i familjes. Dhe kjo mund të marrë vite, kështu që shumë njerëz detyrohen të qëndrojnë fshehur dhe të mbyllur në shtëpitë e tyre. Një herë në javë murgeshat marrin djemtë nga kjo zonë duke i mbajtur në manastir për disa orë, gjë që nuk është pa rrezik, madje edhe për vetë murgeshat.

Motër Mikaela shprehet se ka vetëm mbrojtjen e perëndisë pasi do të ishte krejt e pambrojtur nëse dikush do donte t’i sulmonte ata. Në këtë rast ajo transporton katër djem, të cilët janë targetuar nga gjakësit e xhaxhait të tyre, pasi ky i fundit është fshehur pas vrasjes së një personi. Njëri nga djemtë shprehet se është situatë shumë e mërzitshme, dhe ata s’kanë asgjë me çfarë mund të merren ndërsa qëndrojnë në shtëpi. Në këtë seancë takimi janë dhjetë djem të pranishëm, të cilët për dy orë bisedojnë luajnë dhe argëtohen me njëri-tjetrin. Ndonjëri prej këtyre djemve mund të mos jetë gjallë deri të nesërmen, pas një jave apo pas një viti.

Ata po inskenojnë një skenë gjakmarrje dhe ndonëse aktrojnë, ajo është pjesë e jetës së tyre. Këto momente të vështira janë çastet kur murgeshat gjejnë kohë të luten, dhe motër Christina tregon se ndonëse është shumë e indinjuar me këtë situatë sërisht nuk është e zemëruar me zotin, dhe lutet që të ketë zgjidhje. Në mbremje motër Mikaela rrezikon sërisht ndërsa duhet të kthejë djemtë në shtëpitë e tyre pas qëndrimit në manastir. Ndonëse djemtë janë të vetëdijshmë për ndryshimin që kanë jetët e tyre krahasuar me fëmijët e tjerë, sërisht realiteti është i njëjtë, pasi ata shprehen se do të merrnin gjakun nëse dikush do t’i bënte diçka familjarëve të tyre.

Kjo është pjesë e përditshmërisë së jetës së dy murgeshave katolike, një një vend që drejtohet nga kanuni, me një pushtet që nuk njeh mëshirë./DW/

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: