Kreu > Edukim > Mes lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes

Mes lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes

Durim BERISHA

 

MES LIRISË SË SHPREHJES DHE GJUHËS SË URREJTJES

Durim Berisha

Durim Berisha

Mungesa e literaturës mbi shkencat juridike në Kosovë e ka bërë të domosdoshëm involvimin e studiuesve të këtij lëmi që të shfrytëzojnë mënyrat alternative të ofrimit të sqarimeve dhe mësimeve adekuate, jo vetëm për studentët, por edhe për shoqërinë tonë në përgjithësi.

Të jetosh në një kohë në të cilën ata që janë kompetent për këto çështje kënaqen më pagat që marrin dhe jo me performancën e tyre shkencore, kjo e bën të vështirë kërkimin e diturisë. Sidomos i vështirë na paraqitet definimi i fenomeneve juridike të cilat i hasim në përditshmërinë tonë dhe për komentimin e të cilave secili e sheh veten kompetent.

Nuk ka dyshim se është detyrë e shtetit që të merr përsipër garantimin e ushtrimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Këtë e kemi edhe në Kushtetutën tonë. Ashtu si e kemi edhe rregullimin ligjor të ndalimit të përhapjes së gjuhës së urrejtjes. Koncepte këto që i dëgjojmë shpesh, por që të paktë i kemi ata që në fakt e dinë se për çfarë po flasin.

Liritë dhe të drejtat themelore janë të drejta subjektive publike të individit ndaj shtetit, përmes së cilës individit i garantohet një funksionim normal në kuadër të kornizës ligjore e cila i mundëson atij mbrojtje të veçantë nga shteti në raport me të dhe personat tjerë. Mirëpo, këto të drejta dhe liri themelore mund të kufizohen nga shteti në rast se përmes ushtrimit të kësaj të drejte tejkalohet korniza e paraparë e saj, në rast se ndërhyhet në të drejtën e tjetrit apo në rast se ky tejkalim bie ndesh me legjislacionin penal të vendit.

Nga kjo mund të kuptojmë dallimin në mes të lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes. E para është e drejtë dhe liri themelore, ndërsa e dyta vepër penale. Përmes tejkalimit të së parës mund të kryejmë vepër penale, por asnjëherë s’mund të ndodhë e kundërta. Përjashtojmë rastet tek ne kur për kritikues të politikanëve, ndonëse artist, fillohen procese penale. Ndërsa, për politikan të cilët fyejnë nënat e atyre që flijuan jetën për lirinë tonë, shteti “i palon veshtë në lesh”! Pa harruar këtu edhe deputetë dhe politikanë tjerë të cilët asnjëherë nuk e matin me kandarin e tyre se sa thellë po fyhet komuniteti shumicë në Kosovë, sepse liri e shprehjes po quhet.

Pavarësisht këtij standardi të dyfishtë, irracional dhe të padrejtë ne duhet të kuptojmë se në emër të lirisë së shprehjes nuk mund të fyhet një grup i tërë shoqëror, nuk mund të fyhen komunitete qofshin ato pakicë apo shumicë. Nuk mund të fyhen ndjenjat e grupeve shoqërore, sepse emocioni hyn në sferën më të ngushtë të privatësisë dhe i cili më së lehti mund të sjellë në veprime të pamatura dhe irracionale.

Ata të cilët janë kompetent duhet të jenë syhapur dhe të kujdesshëm në ndalimin e aplikimit të standardit të dyfishtë në drejtësi, sepse një gabim i tillë mund të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por është provokim për stabilitetin dhe sigurinë.

 

Burimi: http://www.telegrafi.com/lajme/mes-lirise-se-shprehjes-dhe-gjuhes-se-urrejtjes-26-7206.html

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: