Hyrje > Intervista me personalitete > Një turk mes ngrohtësisë shqiptare

Një turk mes ngrohtësisë shqiptare

NJË TURK MES NGROHTËSISË SHQIPTARE

Reportazh me Tajfun Kalkan, i cili ka ardhur në Shqipëri si përfaqësues zyrtar i shtetit turk, në drejtimin e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre”.

Tayfun Kalkan

Tayfun Kalkan

Quhet Tajfun Kalkan dhe ka ardhur në Shqipëri si përfaqësues zyrtar i shtetit turk, në drejtimin e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre”.

Tajfuni Kalkan, dikur kishte shërbyer shumë pranë Shqipërisë, në Maqedoni, Shkup. Në Shqipëri kishte ardhur për vizita kalimtare, por shumë shpejt do vendosej këtu me detyrën e drejtorit të Institutit “Yunus Emre”. Kur ia bënë këtë propozim nuk e mendoi dy herë, por pranoi sikur mezi ta kishte pritur një emërim të tillë. Shqipëria në optikën e tij, duket shumë e përafërt me Turqinë, ka qytete që ngjajnë si dy pika uji dhe nuk kishte si të refuzonte një vend që ngjante me atdheun e tij. Në fund të fundit edhe këtu ku ka ardhur e ka marrë një copëz me vete, te të përbashkëtat që shpërfaqin dy vendet. Jo pa qëllim ka zgjedhur “Yunus Emre” për të qenë në Shqipëri. Ai ka arritur të shëtisë disa nga qytetet e Shqipërisë që për të janë shumë mbresëlënëse. Shqipëria është një vend i vogël, por me një bujari të madhe, sipas tij. Ndihet miqësia dhe ngrohtësia për ne turqit, – pohon Kalkan.

UT: Çfarë ju bëri përshtypje kur erdhët për herë të parë në Shqipëri?

TK: Urbanizimi, ndërtesat, rrugët, sheshi, më dukej sikur ndodhesha në një lagje të Stambollit.

UT: Kishte një ngjashmëri midis Stambollit?

TK: Kishte shumë ngjashmëri, ngjan shumë me qytetet turke, veçanërisht me Stambollin. Gjithashtu edhe klima ngjan shumë dhe kjo më lumturoi pa masë. Ka diell, ka shi, ka gjelbërim në çdo stinë. “Këtu i gjen të gjitha elementët natyrorë”,- thotë Tajfun Kalkan.

UT: Ardhja juaj në Shqipëri, ka lidhje me punën tuaj, që nëse nuk do të ishte kjo arsyeja mbase nuk do të vinit këtu?

TK: Së pari, arsyeja e ardhjes në Tiranë është puna, u emërova të drejtoja këtë institucion kulturor. U kënaqa shumë kur ma sugjeruan këtë vend dhe pa u menduar dy here e pranova si detyrë.

Në këtë punë është shumë i përkushtuar, saqë telefoni i bie papushim, janë bashkëpunëtorët që kërkojnë të marrin udhëzimet përpara se sa të veprojnë për çështje që konsiderohen të rëndësishme.

UT: Më përpara kishit dëgjuar për Shqipërinë?

TK: Sigurisht që kisha dëgjuar, mbi të gjitha i kemi mësuar edhe në mësimet tona, në histori e gjeografi në shkollë. Në Turqi ka një komunitet të madh shqiptarësh emigrantë dhe janë integruar shumë mirë aty. Kur erdha vura re se nuk dija asgjë, sepse kishte shumë ndryshime të mëdha. Është një shtet shumë i ndryshëm, me ngjyrat kulturën dhe traditën, p.sh. disa gatime që janë këtu dhe nuk janë tek ne, në Turqi. Trileçen për here të parë unë e kam ngrënë këtu, dhe është një nga ëmbëlsirat që më pëlqen shumë. Por pesë vitet e fundit kjo ëmbëlsirë ka filluar të shërbehet edhe në restorantet turke.

UT: Cilat ishin disa nga vështirësitë e para, me të cilat u është dashur të përballeni?

TK: Problemet që jetova nuk janë probleme që mund t’i hasë çdokush pasi, unë vija në një pozicion të tillë pune që të ndihmon dhe lehtëson shumë gjëra. Kishte disa gjëra që i vështirësojnë të gjithë si për shembull trafiku i madh. Gjëja që më bëri më shumë përshtypje dhe që e gjen në shumë vende të Ballkanit është se, njerëzit këtu janë shumë shpërfillës ndaj kohës, mendojnë se e kanë me tepri, nuk nxitohen shumë.

(Dhe unë që me humor ndërhyj, “ne për këtë fajësojmë Perandorinë Osmane”) 

TK: Si i huaj më del shumë shpejt përpara problemi i rikonstruksionit të vazhdueshëm të rrugëve, që ecën me ritëm shumë të ngadaltë. Po ta krahasojmë me disa nga qytetet turke, si Stambolli, Ankaraja apo Izmiri, këtu trafiku është më i paktë.

UT: Të ndjerit tuaj komod në Shqipëri, mos ka të bëjë marrëdhëniet e mira midis dy vendeve?

TK: Kemi jetuar bashkë për 500 vjet dhe kemi shumë të përbashkëta, siç janë: reagimet emocionale, jeta familjare, pjesa tregtare, kulturore etj., bën që të ngjajmë shumë. Aq sa është shumë e vështirë të na dallosh ndonjëherë.

UT: Si jetohet në Shqipëri?

TK: Është shumë mirë të jetosh në Shqipëri. Shqipëria edhe pse një vend i vogël ofron shumë pasuri gjeografike siç janë: deti, lumi, mali, liqeni etj.

UT: A ndiheni i integruar plotësisht?

TK: Të ndjerit i huaj u thye menjëherë tek unë, për shkak të shumë fjalëve të përbashkëta.

UT: Dallimet që keni vënë re?

TK: Ka edhe dallime, sepse shqipja është një gjuhë tjetër. Pavarësisht se është një etni ka shumë besime brenda. Në aspektin e besimeve, Shqipëria është një laborator interesant. Ndërtesat e pasuvatuara me ngjyre gri. Këto ishin gjëra që unë nuk i dija dhe nuk i njihja më parë.

UT: Na flisni pak për Qendrën Kulturore Turke “Yunus Emre”, cili është roli dhe aktiviteti i saj?

TK: Yunus Emre ka qenë një filozof i madh, ndoshta më i madhi që ka njohur bota e Lindjes, por edhe i gjithë njerëzimit. Ka jetuar në shek. XIII, dhe mund të quhet humanisti i parë që ka njohur njerëzimi. Ai bënte thirrje për një barazi njerëzore, pavarësisht racës që i përkiste gjithsecili.

Ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë. Kur themi qytetërimi turk, nuk themi diçka të huaj për shqiptarët. Ne bëjmë gjëra që duhet në Shqipëri.

UT: Në të ardhmen do jetoni këtu?

TK: Zemra ime do mbetet këtu, por unë jam shtetas turk dhe nuk më ka shkuar në mendje të bëhem shtetas i një vendi tjetër.

 

Intervistoi: Urim Tusku, Tiranë.

 

Burimi: http://www.trt.net.tr/shqip/jeta-dhe-sh%C3%ABndeti/2015/01/25/nj%C3%AB-turk-mes-ngroht%C3%ABsis%C3%AB-shqiptare-152038

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: