Kreu > Edukim > Të thënat dhe të pathënat

Të thënat dhe të pathënat

Mexhit EMURLI

 

TË THËNAT DHE TË PATHËNAT

Mexhit Emurli

Mexhit Emurli

Në këtë botë ka vend për të gjithë. Ne nuk duhet të urrejmë apo të përçmojmë njëri tjetrin, nuk duhet të mjerojmë  por duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, pasi jeta mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne si duket e kemi humbur rrugën.

Bota është e helmuar nga lakmia e tepërt dhe urrejtja, si pasojë na ka orientuar në mjerim dhe gjakderdhje, lakmitë na kanë lënë në udhëkryq, na kanë bërë cinik, për këtë edhe na nevojitet më shumë mirësi dhe butësi, përndryshe jeta do të jetë e dhunshme dhe do të humbim çdo gjë.

Bota është duke u përballur me dëshpërim shumë të madh si dhe me ideologji të rrejshme që viktimizojnë shumë njerëz të pafajshëm.

Sot jemi duke dëgjuar thirrje të panumërta në emër të së vërtetës, për lirinë, por që në fakt, janë përplot me mashtrime dhe manipulime, si pasojë nga këta thirrje nuk ka asgjë përveç se demonstrim të forcës. Këta grupe nuk janë asgjë tjetër vetëm se grupe kriminale që mashtrojnë mijëra njerëz të rinj dhe të pafajshëm. Të rinjtë assesi nuk duhet t’u dorëzohen këtyre egërsirave, të cilët përçmojnë, skllavërojnë, kontrollojnë jetën e njerëzve. Ata duke i përdorur karizmat e tyre mashtruese iu tregojnë çfarë duhet të bëni, çfarë duhet të mendoni dhe çfarë të ndjeni! Me një fjalë ju përdorin si mish të gjallë.

Sot,  urrejtja intoleranca janë bërë si predikime në të gjitha drejtimet, për fat të keq edhe ne atë fetare, e cila është në kundërshtim të plotë me të. Mijëra herë është shkruar dhe është thënë se feja është paqe, përshëndetja fetare “selam” e ka domethënien e paqes. Ngjashëm edhe toka, qielli, parajsa, dielli, hëna, yjet janë gjithmonë në harmoni me paqe.

Disa predikues kanë humbur kualitetin për të informuar drejtë për të vërtetën, dhe tentojnë që t’ua prishin jetët të tjerëve duke shkatërruar unitetin. Ata e njollosin fenë vetëm e vetëm të arrijnë dëshirën e tyre për lavdërim, duke avancuar pozitën e tyre, duke predikuar për fenë në mënyrë skandaloze nëpër rrjetet sociale, duke përfituar materialisht dhe famë për një kohë të shkurtër.

Nga këta egoistë, sot, shumë njerëz informohen në trajtë të shtrembëruar dhe pa informim të saktë për të vërtetat themelore fetare. Ai që nuk ka paqe shpirtërore fillon ti urrejë të tjerët dhe fillon ti trajtojë të gjithë si veten e tij, vetëm atëherë ai do të gjejë paqe për vete. Si rrjedhojë, ky është një teatër i pafund ku  shumë pak hapësirë ka për drejtësinë dhe rregullat morale.

Njeriu duhet të gjej paqe, qetësi, lumturi dhe mirësi brenda në jetën e tij. Vetëm personi që e bën këtë mund t’i kuptojë vështirësitë, dhimbjet, dhe keqtrajtimin  e të tjerëve. Një njeri i drejtë e di, dhe e kupton këtë, dhe si rrjedhojë i përmirëson gabimet e tij.

Advertisements
Kategori: Edukim
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: