Hyrje > Qytetërim islam > Fshati Monasteri, afër Sevilles, me kulturë të lashtë islame

Fshati Monasteri, afër Sevilles, me kulturë të lashtë islame

FSHATI MONASTERI, AFËR SEVILLES, ME KULTURË TË LASHTË ISLAME

10481950_10153081864972698_2382927737638953444_n

Fshati Monasteri, ndodhet mes një vargmali rreth 120 km larg qytetit Seville. Ajo që e bën këtë fshat spanjoll të veçantë, është xhamia e tij, e cila konsiderohet si xhamia më e vjetër në kontinentin e Evropës. Në xhami vazhdojnë të falen namazet nga vizitorët myslimanë, sakaq nga banorët e fshatit asnjëri nuk është mysliman. Banorët e ruajnë xhaminë me fanatizëm dhe e konsiderojnë atë si simbolin e tyre kulturor.
Huan Flores, një shtatëdhjetë e gjashtë vjeçar është nga banorët e fshatit dhe tregon se për shkak të afërsisë së shtëpisë me xhaminë, herë pas here dëgjonte ezanin e sabahut. Atëherë, imagjinata ime shkonte larg, me qindra vite në histori. Kjo xhami i ka qëndruar rrebeshëve të historisë për një mijë vite dhe kjo falë bereqetit të saj (fjalën bereqet, ai e shqipton siç është në arabisht bereke).

11006466_10153081864987698_4916503799965506386_n
Nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, xhamia që shnderruar në një spital të vogël, fale klimës të shëndetshme. Por me pas u hoq dorë nga kjo ide, për arsye të distancës dhe rrugëve të këqia.
Çdo vit, në fshat organizohet Festivali i Kulturës Islame. Ai gëlon nga fshatarët dhe vizitorët e shumtë dhe qendra e festimeve është xhamia. Banderolat që njoftojnë për zhvillimin e festivalit, kanë si moto: “Njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë” shprehje kjo e frymëzuar nga thënia e kalifit Umer ibnul Hattab.
Sidomos gjatë ditëve të festivalit, shumë myslimanë kryejnë ritet e faljes në xhami dhe thirrin ezanin, gjë e cila u pëlqen banorëve vendas pasi u kujton të kaluarën e tyre të largët.

 

Burimi: http://www.shprehja.com/fshati-monasteri-afer-sevilles-kulture-te-lashte-islame/

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: