Kreu > Orientalizmi shqiptar > Një shekull nga lufta e Çanakkalasë

Një shekull nga lufta e Çanakkalasë

Qemal STAFA

 

NJË SHEKULL NGA LUFTA E ÇANAKKALESË

Qemal Stafa

Qemal Stafa

Një histori që harrohet përsëritet!, ishte kjo këshillë e gjyshit që e përsëriste herë pas here, e cila vlen të shënohet me gërma të arta. I tillë është edhe fati i dhjetëra popujve sot anë e kënd botës, të cilët duke harruar ndodhitë e të parëve, ndëshkohen nga historia që të vuajnë përsëri të njejtat gjëra!

Nëqoftëse do ta përshkruanim kalifatin otoman me një fjali të vetme, Çanakkale, mesiguri do të ishte kryefjala e saj, e cila qëndron në piadestal si, simbol i qëndresës, unitetit dhe triumfit. Në shenjë të kësaj dite, sot në mbarë botën organizohen mijëra simpoziume shkencore, tribuna e organizime të ndryshme. Por, çfarë ndodhi në realitet?

Në kohën kur kalifati otoman, u dobësua dukshëm, saqë morri edhe nofkën ”i sëmuri i Bosforit”, ai u rrikthye pikërisht në betejën e Çanakkalasë, për të i’a dëshmuar botës, se ishte një fuqi e mbështetur në unitet, mbi parimet bindëse fetare.

Historinë, shpesh e shënojnë triumfuesit, por qëndrimi më i mirë, është të shikuarit nga këndi, i zhveshur nga ideologjitë dhe ndenjat, duke vënë kështu në piadestal parimin shkencor dhe faktet që shënuan historianët e vërtetë.

Plani për pushtimin e tokave otomane, hartohej me vite me rradhë nga vendet perëndimore. Mbledhje të veçanta, mbaheshin në Angli, kryesisht mes viteve 1904-1911, ndërsa zbatimi i tyre filloi më 3 nëntorë 1914 me bombardimet e focarvce të Antantës ndaj pozicioneve të fortfikuara të Dardaneleve, ndërsa pikë-synimi ishte tkurrja e trojeve otomane. I kjartë ishte hidhërimi i Vinston Çerçilit, ku gjatë këtyre betejave të njëpasnjëshme me otomanët tha: ”Muslimanët nuk janë njerëz, prandaj duhet t’i zhdukni”, ishte ky urdhër i prerë që inicioi sulmet edhe me helme kimike, por kjo nuk e trembi fare kalifin sulltan AbdulHamidin II, i cili refuzoi të shpërngulet nga Stambolli. Si pikë strategjike për mbrojtje, otomanët zgjodhën Çanakkalanë.

Duke vështruar me vëmendje kronologjinë e fakteve, vërejmë se beteja filloi që nga gushti i vitit 1914, me kontrollin që vunë forcat e Antantës, mbi hyrjet dhe daljet në Dardanele. Ofenziva e vërtetëfilloi pikërisht sot para një shekulli, ku forcat e Antantës, me  disa anije luftarake, përfshi këtu edhe 12 anije të koracuara, sulmuan kalifatin otoman.

Gjeneralë të lartë gjerman, erdhën si vullnetarë, zbarkuan në limane duke shfaqur flamurin otoman, si shenjë të përkrahjes. Mirëpo, kjo në realitet ishte një komplot që u’a kishin përgaditur atyre. Fregata luftarake, shihet kjartë, kur pikërisht këta gjeneralë, futen në Detin e Zi, dhe sulmojnë brigjet e Krimesë, ku dhe fusin në luftë Rusinë me kalifatin otoman. Tradhitë dhe dinakëritë e tyre, i shohim edhe në tërhjeqjen e ushtarëve otoman, që udhëhiqeshin nga gjeneralët gjerman. Ato u zhvendosën nga prej skajeve të Geribollusë në brendi të gadishullit, me pretekst të zgjatjes së luftës me Anzakët, që gjermanët në frontin europian të dobësojnë sulmet e Aleancës në favorin e tyre.

Në anën tjetër Anzakët sulmonin egërsisht otomanët, duke synuar kalimin e gjirt të Çanakkalasë që të u dilnin në ndihmë rusëve, që u mungonte drithi në fushë beteja, dhe e gjithë kjo të bëhej peshqesh për ditëlindje, mbretereshës së tyre, më 18 qershor, mirëpo plani u shkoi huq.

Rusia cariste, gjatë luftës, përgatiste plane ”Nihiliste (hiqin)”, reformatorë mësimorë, që të implementonte mësimet e bazuara tek mendja e jo feja, dijetarët dhe librat fetarë Islam dhe katolik. Mirëpo, plani i tyre dështoi pas revolucionit bolshevik që shpërtheu në Rusi, i inicuar nga cionistët çifut, të cilët dërgonin valixhe të mbushura me para Trockit dhe Leninit për këtë luftë që zhvillohej atje.

Ndërkaq lufta në Çanakkale ishte gjithnjë e më e përgjakshme, saqë luftonin gjoks më gjoks në distancë prej 8 metrash. Kufomat detyroheshin t’i varrosnin disa herë, nga bombat që vinin nga ajri, ndërsa ushtarët e vdekur i zëvendësonin çdo 3 minuta ushtarët tjerë, që shkonin drejtë vdekjes së sigurtë.

Në anën e otomanëve luftonin musliman, të mbledhur nga e gjithë bota, kryesisht nga vendet ku shtrihej kalifati otoman, turq shqiptar, rom, torbesh, arab etj. Hoxhallarët gjatë hutbeve, këtë luftë e cilësuan si xhihad, madje pjesmarjen e konsideruan si fardh ajn. Shqiptarët, si pjesmarës në anën e otomanëve vinin nga të gjitha vilajetet e qytetet shqiptare, duke filluar që nga Shkupi, Manastiri, Kumanova, Ohri, Elbasani, Vlora, Presheva, Gjakova, Prizreni etj, ndërsa emrat e tyre sot qëndrojnë në muzeun e Çanakkalasë.

Lufta në anën e otomanëve, shihej si shenjtë, madje Çaushi Mehmed urdhëroi të mos luftohet pa abdest, të kryhen të gjitha ritualet fetare, njëashtu topat të mbusheshin me ezanin e Profetit Muhammed a.s. dhe gjatë zjarrit të thuhej me zë të lartë tekbiri, njëashtu të lexohej Kur’ani Famëlartë vazhdimisht.

Kjo betejë ishte e përgjakshme. Raportet nga statistikat perëndimore, thonë se këtu humbën jetën rreth 560 000 të krishterë dhe 253 000 ushtarë otoman.

Fundi i kësja lufte, dhe tkurrja e trojeve të kalifatit otoman solli ndryshime mbarë botën. Pas zhvendosjes së saj, në trojet e Turqisë së sotshme, bota mbarë u përfshi nga luftërat dhe gjaku.

Me hyrrjen e aleatëve anglo-francez, në Lindjen e Mesme nën udhëheqjen e gjeneralit Britanik Lanby, u arrit triumfi i kryqëzatave, që ishte zhvilluar ndër shekuj, nën petkun e ideologjive të ndryshme, të cilat janë prezente edhe sot e kësaj dite. Si triumfues, mes tjerash, gjenerali tha:”Sot përfunduan luftërat e kryqëzatave”.

 

Burimi: http://lajmpress.com/opinion/51349-nje-shekull-nga-lufta-e-canakkalase.html

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: