Kreu > Artizanatet > Zekiye Doğar, në dobi të gruas shqiptare

Zekiye Doğar, në dobi të gruas shqiptare

ZEKIYE DOĞAR, NË DOBI TË GRUAS SHQIPTARE

Zekiye Doğar

Zekiye Doğar

Kontributin e saj për gratë shqiptare, e vlerëson si gjënë më me vlerë që po bën, sepse ato duhen larguar nga jeta e mbyllur në shtëpi dhe duhen integruar në një profesion.

Për Zekiye Dogar, ardhja në Shqipëri ka qenë më shumë një ndalesë për shkak të emërimit të bashkëshortit të saj si atashe ushtarak në këtë vend, sesa një zgjedhje e saj. Por duke qëndruar këtu për tre vjet, ajo ka arritur të integrohet dukshëm në Shqipëri, saqë tashmë i duket sikur është në vendin e saj. Duke qenë një grua energjike, ajo nuk do të reshte së kërkuari mundësi për të qenë e dobishme këtu për shoqërinë shqiptare. Rasti e deshi që Instituti i Kulturës Turke “Yunus Emre” të hapte një kurs artizanati, ku të mësonin gratë dhe vajzat shqiptare në bërjen e bizhuterive të ndryshme, i quajtur ndryshe si “Takı Kursu”.zekiye dogarKemi ardhur në Shqipëri në korrik të vitit 2012, kam ardhur për të shoqëruar burrin tim si atashe ushtarak, dhe më pas qëndruam këtu ku jemi deri më sot, plot tre vjet”, – pohon Zekiye.Ushtarakët janë eremitët e përhershëm, që nuk rrinë asnjëherë të ngulitur në një vend, e tillë ka qenë jeta edhe për bashkëshortin e Zekiye-s, së cilës i është dashur ta shoqërojë kudo, ku ai ka shkuar me detyra ushtarake. E tillë ka qenë edhe ardhja në Shqipëri, këtu për ta ka qenë një ardhje fatlume, pasi siç pohon edhe vetë Zekiye, ajo është ndjerë mirë që kur ka ardhur këtu. Për të motivi kryesor është jetë aktive, ajo përpiqet të japë maksimumin në cilido vend që shkon, kështu ka bërë edhe në Shqipëri.

Unë kam ardhur për të shoqëruar bashkëshortin tim, sepse ai do punonte këtu. Më parë në Turqi kam punuar si mësuese, por kur erdha këtu mendova të merresha me ndonjë aktivitet. Kështu nisa shkollën e turkologjisë. Gjithashtu njohja në “Yunus Emre” me z. Kalkan, bëri të mundur që të filloja kursin e Ebrusë , që u mëson grave shqiptare një zanat”, -thekson Zekiye.Sapo i pyet turqit që kanë ardhur këtu, nëse kishin dëgjuar më parë për Shqipërinë, të gjithë pohojnë të njëjtën gjë, po, sepse ka shumë shqiptarë që jetojnë në Turqi. Këta shqiptarë në mos tjetër kanë shërbyer në njëfarë mënyre duke përcjellë tek turqit mendësinë që i karakterizon shqiptarët. Ardhja e saj kishte dhe një synim tjetër, se si mund të jepte kontributin e saj për gratë shqiptare këtu.“Dhe në Turqi ne kemi shumë shqiptarë dhe kur erdha këtu unë isha në dijeni për ta. Pikërisht kur erdha këtu, duke e ndjerë edhe afërsinë me shqiptarët, më lindi ideja se si të ndihmoja gratë këtu”,- thotë Zekiye.

Në Shqipëri nuk të duhet ndonjë sy i hollë prej vëzhguesi të hollësishëm, për të parë ngjashmëritë e Shqipërisë me qytetet turke. Kjo i ka ndodhur çdo turku që ka ardhur këtyre anëve, që menjëherë vë re përngjasime.

Kur kam ardhur në Shqipëri mu duk si një qytet i vjetër i Anadollit, dhe kur erdha, vendosa të bëj diçka për shqiptarët. Nuk e duroj dot faktin të mos qenit e dobishme, në çdo vend që do shkoja”, -pohon ajo.zekiye dogarZekiye pothuaj ka jetuar në të gjithë qytetet e Turqisë, nëse e pyet nga cili qytet vjen, ajo menjëherë të thotë se është nga e gjithë Turqia, sepse i ka rënë fati të lëvizë shumë. Këto lëvizje i ka bërë për faktin se ka pasur ushtarak bashkëshortin. Kjo është arsyeja që ajo e ka të vështirë të përcaktojë edhe vendin e saj nga vjen, pasi ndihet kudo si në vendin e saj.“Nuk mund ta them se nga cila anë e Turqisë jam, sepse kam jetuar gjithandej. Edhe fëmijët jetojnë në qytete të ndryshme të Turqisë dhe pothuaj e ndjej veten të përfshirë në të gjithë Turqinë”, -pohon Zekiye.

Zyrtarët apo të afërmit e tyre kur vijnë në Shqipëri nga një vend i huaj e kanë më të lehtë të përshtaten, pasi për ta shërben pozicioni i njërit nga bashkëshortët, kështu që lehtësitë janë më të mëdha.

Kur erdhëm fillimisht këtu nuk ishim vetëm, sepse udhërrëfyesja jonë është Ambasada. Duke dashur të integrohemi përpiqemi që të mësohemi këtu”, -thekson Zekiya.

Çdokush që vjen nga Turqia e ndjen veten mirë këtu në Shqipëri, sepse ngjashmëria ndërmjet dy kulturave është shumë e dukshme. Por të gjithë e vënë theksin tek rinia, është ajo sipas tyre një nismëtare e zhvillimit të vendit dhe plot energji dhe ide të reja që mund të shërbejë për zhvillimin e vendit. Një tjetër aspekt i ngjashëm është se edhe rregullat familjare, të përcjella në breza që vihen re edhe këtu.“Kemi shumë të përbashkëta, sidomos gjuhën apo kulturën e kafes, e kemi të njëjtë. Familjet e mëdha janë të ngjashme si këtu, si atje në Turqi. Rinia është e ngjashme është shumë aktive”, -pohon Zekiye.Deri tani kemi takuar qytetarë turq, kurse sot takuam një zonjë, e cila flet me pasion edhe për gatimin. Ajo madje është shumë e përkushtuar për të përgatitur gatime të shijshme dhe të shëndetshme. Edhe në blerjet që bën përpiqet të jetë e kujdesshme, me qëllim që të marrë produkte që janë sa më organike.zekiye dogar

Që kur erdha këtu vura re se kishte të përbashkëta shumë midis ushqimit shqiptar dhe atij turk. Unë shkoj te tregu i atyre që vijnë nga fshati dhe i shesin vetë fermerët, me qëllim që të gjejë produkte bio, pasi janë më të shëndetshme“, – shton ajo.

Jo të gjithë që kanë ardhur në Shqipëri kanë pasur dëshirën e mirë për të qenë shembull dobishmërie. Kurse me Zekiye-n ka ndodhur e kundërta, ajo ka qenë e përfshirë që në fillim me nisma në dobi të gruas. Hartoi një projekt dhe e dërgoi tek qendra “Yunus Emre”, ku edhe gjeti mbështetjen për ta vënë në jetë këtë ide.

Kur erdha në fillim këtu dhashë idenë e bërjes së një kursi, që gratë shqiptare që mësojnë këtu, jo vetëm t’i përdorin për vete, por edhe për t’i shitur tek te tjerët. Unë mendoj që këtë ta transmetoj tek gratë shqiptare, të jetë dikush që të më zëvendësojë mua”, -pohon Zekiye.

Për Zekiye-n lodhja më e madhe është të mos merresh me diçka. Ajo përveç këtij kursi, i ka hyrë edhe studimeve për turkologji, e cila është në funksion të njohjes më të mirë të gjuhës turke. Kulturën e angazhimit ajo përpiqet ta përcjellë edhe tek gratë shqiptare.

Dita ime e punës zgjat 6 orë. Duke qenë se kam edhe impenjime të tjera. Kursi zgjat 5 ditë në javë dhe 4 ditë për gratë shqiptare një ditë për gratë rome. Qëllimi ynë në krijimin e këtij kursi ka qenë t’i largojmë gratë nga kafja dhe vetmia dhe t’ju japim atyre një profesion”, -pohon Zekiye.
Kohën e lirë si e kaloni keni mikesha turke apo shqiptare?
Ajo nuk ka kohë të lirë, ndryshe nga bashkëmoshataret e saj që mund të kenë kohë për të diskutuar me shoqet, ajo është e limituar në këtë drejtim.

Unë nuk jam tip që kam shumë kohë të lirë, gjatë gjithë jetës unë kam rritur tre fëmijë dhe nuk e kam pasur luksin të kem kohë të lirë. Edhe tani kur erdha në Shqipëri mendova se si të kaloj kohën e të jem e angazhuar. Kam shumë mikesha pasi duke pasur bashkëshortin ushtarak kam mikesha edhe nga vende të tjera”,-thotë Zekiye.zekiye dogarZakonisht gratë shtëpiake janë më të lidhura pas televizorit, sepse koha e tyre kalon më shumë në ambientin e shtëpisë. Kurse për Zekiye-n nuk është kështu, ajo është gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe nuk ka kohë të lirë të ndjekë ndonjë serial apo film nga fillimi deri në fund. Por ajo thotë se telenovelat turke i tërheqin vëmendjen, nëse ajo ndodhet në shtëpi.“Ngaqë nuk më del koha të rri shumë në shtëpi, nuk rri para televizorit. Kurse në mbrëmje kur jam në shtëpi bashkë me bashkëshortin, apo kur na vijnë miq në shtëpi, atëherë mund të shoh pak televizor apo telenovela”,- pohon Zekiye.

Të jetosh në Shqipëri është këndshëm, sepse distancat që duhen përshkruar nga vendi që vijnë turqit janë më të shkurtra. Kushdo që ka ardhur ndihet shumë mirë këtu, mjedisi shumë mikpritës që rezervohet për ta, është shumë i dukshëm.

Unë erdha shumë vonë, d.m.th kur fëmijët ishin të rritur, nëse do kisha ardhur më shpejt pse jo. Unë po jetoj shumë mirë këtu, dhe këtë mund t’jua sugjeroja edhe fëmijëve të mi”, -përfundon Zekiye.

– Realizoi për TRT Shqip, Urim TUSKU

 

Burimi: http://www.trt.net.tr/shqip/rubrikat-tematike/nj%C3%AB-turk-n%C3%AB-shqip%C3%ABri/2015/04/05/zekiye-do%C4%9Far-n%C3%AB-dobi-t%C3%AB-gruas-shqiptare-199818

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: