Hyrje > Poezi orientale > Vargje nga Sheh Ahmet Shkodra

Vargje nga Sheh Ahmet Shkodra

VARGJE NGA SHEH AHMET SHKODRA

Sheh Ahmet Shkodra

Sheh Ahmet Shkodra

Zoti na ka thanë,

Shpirt e pasuni me dhanë,

Atdhetarit me i ndihmue,

Nderë e fe me shpëtue.

 

Kush e don kombësinë,

Ka dashtë Perëndinë,

Anmikun largon,

Din edhe gëzon.

 

Sille vedin mbarë,

Banu atdhetarë,

Puno për kombësi,

Besim e liri.

 

Lutena Zotit pa pushue,

Kët Shqypni me na e zgjanue.

 

Herët fort jam atdhetar,

Nuk e due kush asht tradhtar

Unë nji herë kam ba be

Për besim e për Atdhe.

 

Të gjithë shqyptartë janë fetar

Me fe zbashkut atdhetar.

 

Gjith shqiptari nji kombsije

Me dy anë jena vllazni

Të gjith zbashkut me punue

Atdheu si me përparue.

 

Pse nuk jena nji me fe

Jena vllazën për Atdhe

Lutem Zotit pa pushue

Për kët jetë me na bashkue.

 

Besën e nderin të kam qitë,

Drue se pendohna nji ditë

Atdheu sqindron pa besim

Zoti na vuftë në rregullim.

 

Shoqi shoqin ta shtrëngojmë

Për atdhe bashkë le të punojmë

Mos të ngatërrohena për besim

Atëherë kena përparim.

Kategori: Poezi orientale Etiketa: , ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: