Hyrje > Mesele kombëtare > Në përkrahje të shkrimtares dhe të publicistes së shquar Vilhelme Vrana Haxhiraj

Në përkrahje të shkrimtares dhe të publicistes së shquar Vilhelme Vrana Haxhiraj

Prof. Dr. Eshref YMERI

 

NË PËRKRAHJE TË SHKRIMTARES DHE TË PUBLICISTES SË SHQUAR VILHELME VRANA HAXHIRAJ

Eshref Ymeri

Eshref Ymeri

E nderuar dhe e respektuar Zonja Vilhelme,

Analizën tuaj të kushteve të lindjes dhe të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri, të botuar më 19 prill 2015 në faqen internetike “Fjala e Lirë”, e lexova me shumë vëmendje. Ajo është një analizë e argumentuar me gjuhën e fakteve tronditëse. Për mendimin tim, në Shqipëri nuk është vendosur demokracia, si në të gjitha vendet e Evropës Lindore, sidomos në Poloni dhe në Çeki, përjashtuar Rusinë, ku fjala demokraci nuk dihet se ku bie me adresë. Në vendin tonë, moj e Nderuar Zonjë, është vendosur demoanarshia dhe ajo, sipas të gjitha gjasave, është shtruar rehat për të ndenjur gjatë. Sepse klasa politike e Tiranës i ka siguruar me kohë “shtrojat dhe mbulojat” për të mos u shkulur kurrë nga pushteti. Sepse ajo është e bindur që populli shqiptar, jo vetëm brenda Shqipërisë Londineze, por edhe në mbarë trojet tona etnike, nuk e ka aftësinë e vetorganizimit. A nuk mjaftojnë telenovelat që ka organizuar klasa politike e Tiranës vetëm gjatë një viti, duke filluar nga rrëzimi i avionit në Divjakë, vrasja e Santos, rrahja e deputetit në parlament, komedia me Artur Bitrajn për vjedhjen e Bankës (se për kthimin e parave në Bankë as që e çajnë kokën fare organet e drejtësisë), komedia me ish-guvernatorin Fullani, tragjikomeditë me Doshin dhe me Frrokun, që populli shqiptar të ngrihej peshë më këmbë dhe t’i drejtohej selisë së parlamentit me thirrjen:

“Shporruni nga ajo sallë se duam që deputetët t’i zgjedhë vetë populli, jo t’ia diktojë popullit kryetari i partisë, si në kohën e Enverit!”

Pastaj, populli i vetorganizuar, mu para parlamentit, të digjte në mënyrë demonstrative Kodin Zgjedhor dhe të kërkonte hartimin e një Kodi të ri Zgjedhor, sipas dëshirës së popullit. Por populli shqiptar nuk ka aftësi vetorganizuese, prandaj edhe klasa politike e Tiranës do të thinjet në pushtet deri në pleqërinë e thellë, duke ua lënë pushtetin si trashëgimi pinjollëve të vet. Prandaj demoanarshia në Shqipëri është kopje e demoanarshisë në Rusi. Klasa politike e Tiranës është plotësisht e bindur për paaftësinë e popullit shqiptar për t’u vetorganizuar, prandaj edhe vazhdon ta mbajë në Tiranë Janullatosin, njeriun e shovinizmit grekokaragjoz, të armikut të regjur të kombit shqiptar. Se po ta kishte aftësinë e vetorganizimit populli shqiptar, do të ishte ngritur me kohë më këmbë dhe të kërkonte largimin e Janullatosit nga Shqipëria dhe rivendosjen e autoritetit të Fan Nolit dhe të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, pavarësinë e të cilës ai, si përfaqësues i mbarë kombit shqiptar, jo vetëm i ortodoksëve shqiptarë, e pati themeluar në bashkëpunim të ngushtë me Mbretin Ahmet Zogu dhe me korifenj të tjerë të ortodoksisë shqiptare.

 

Me shumë respekt ndaj jush, Zonjë e Nderuar.

Charlotte, Karolina e Veriut

20 prill 2015

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: