Kreu > Orientalistët shqiptarë > Kujtohet orientalisti që e bëri Sami Frashërin të flasë shqip

Kujtohet orientalisti që e bëri Sami Frashërin të flasë shqip

KUJTOHET ORIENTALISTI QË E BËRI SAMI FRASHËRIN TË FLASË SHQIP

Prof. Dr. Mehdi Polisi

Prof. Dr. Mehdi Polisi

Prof. Dr. Irfan Morina në ditën e dytë të simpoziumit shkencor ndërkombëtar “110 vjetori i vdekjes së Sami Frashërit”, të mbajtur në amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë ka vlerësuar lartë kontributin e Prof. Dr. Mehdi Polisi tashmë i ndjerë për veprimtarinë e Sami Frashërit. Ai tha se, simpoziumi i 110 vjetorit të vdekjes së Sami Frashëri nuk mund të kalonte pa pasur edhe një punim të bërë nga Polisi.

“Sot është dita e dytë e simpoziumit shkencor ndërkombëtar për 110 vjetorin e vdekjes së Sami Frashërit dhe unë jam i kënaqur me punimet e këtyre dy ditëve. Gjatë kohës që po bënim parapërgatitjet e këtij simpoziumi u lidhëm me personat të cilët kishin punuar për Sami Frashërin. Njëri punim ishte i personit që është marrë më shumë me veprën e Samiun, ai që edhe e kam pasur edhe shok shkolle dhe prej vitesh edhe mik. Dhe, ne në Kosovë atë e quajmë Samiun e dytë”, ka thënë Morina një nga organizatorët e simpoziumit shkencor ndërkombëtar.

Morina ka thënë se, me Polisin ka ndarë kohë shumë të mira dhe se, lajmi i mirë i dhënë familjes së të ndjerit Mehdi Polisi se do t’i lexohet edhe kumtesa e tij, ka qenë emocionuese për të dhe familjen Polisi.
“Për fat të keq këtë mik të mirë dhe këtë shok ne e humbën, por emri i këtij miku të shquar është Por. Dr. Mehdi Polisi. Unë u mërzita shumë, pasi ai ishte një nga personat që kontribuoi më shumë në veprat e Sami Frashërit edhe për realizimin e këtij simpoziumi”, ka theksuar Morina.

Në ditën e dytë të simpoziumit shkencor ndërkombëtar për veprimtarinë e Sami Frashërit është lexuar tema e Mehdi Polisit nga profesori Abdullah Hamiti.
Ai në pika të shkurtra ka paraqitur punimin e punuar nga Polisi me titullin “Sami Frashëri në fushën e gjuhësisë”. Polisi ka përkthyer nga origjinali dhjetë veprat e Sami Frashërit si dhe ka botuar shumë artikuj dhe punime shkencore.
“Ka kaluar një kohë bukur e gjatë, 110 vjet, prej se Sami Frashëri është ndarë nga kjo jetë, megjithatë, emri i tij, falë punës vëllimore të shumanshme dhe, pa dyshim, cilësore, vazhdon të jetë në kujtesë të secilit njeri që sadopak është i lidhur me botën e letrave. Për Samir Frashërin dhe veprën e tij janë bërë shumë studime, si nga studiues vendës, shqiptar ashtu dhe nga studius të huaj”, ka lexuar punimin e Polisit, Hamiti.

Edhe shefi në Degën e Orientalistikës, Isa Memishi ka thënë se kontributi i Prof. Dr. Mehdi Polisit ka qenë shumë i madh.
“Ne i mbetemi borxh profesor Mehdi Polisit për ndriçimin që ia bëri veprës së Sami Frashërit në gjuhën shqipe. Një student i yni pati thënë që profesori e bëri që Sami Frashërin të flas shqip. Falënderimet janë të vogla për profesor Mehdi Polisin, por dhashtë zoti që t’i shpërblehet gjithë mundi për veprën e madhërishme të Sami Frashëri. Familja duhet të mburret me profesor Mehdi Polisin. Edhe ne si student të tij dhe koleg do të mburremi gjithmonë”, ka thënë Memishi.

Prof. Dr. Mehdi Polisi ka lindur më 27.11.1953 në fshatin Dobovjan të Strugës. Në moshën 60-vjeçare nga një sëmundje e shkurtër ndërroi jetë më 21.05.2014 në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: