Hyrje > Orientalizmi shqiptar > Roli i komuniteteve fetare në shoqërinë kosovare

Roli i komuniteteve fetare në shoqërinë kosovare

Dr. Xhabir HAMITI

 

ROLI I KOMUNITETEVE FETARE NË SHOQËRINË KOSOVARE

Xhabir Hamiti

Xhabir Hamiti

Religjioni si kudo është pjesë e rëndësishme e jetës për shumë njerëz të botës. Edhe pse në mesin e njerëzve ka të tillë që nuk janë aq religjioz, megjithatë religjionin e konsiderojnë si të rëndësishëm, ndërsa shumë të tjerë edhe besojnë se shoqëria nuk mund të funksionojmë pa religjion. Arsyeja më e madhe se pse shoqëria e sheh të nevojshme religjionin, duket të jetë fakti se ai ndihmon në rregullimin e sjelljes së individit dhe shoqërisë.

Besimtarët besojnë gjithashtu se feja i ndihmomë gjeneratat e reja që të jenë më të disiplinuar dhe me të socializuar në shoqëri. Komuniteti fetar si edhe çdo institucion tjetër mund të ketë ndikim pozitiv si dhe negative në shoqëri,  varësisht nga fryma dhe orientimi të cilin ai e kultivon për ithtarët e vet. Ato  kudo janë pjesë e shoqërisë dhe bashkëformuese të një vendi dhe shteti, ashtu siç janë edhe tek ne. Janë brenda nesh, jetojnë, bashkëjetojnë dhe ndajnë të mirat dhe të këqijat bashkërisht me të gjithë qytetarët.

Një shoqëri multikulturore dhe multireligjioze çfarë jemi ne sot, nuk mund të ketë stabilitet dhe paqe të qëndrueshme pa një respekt, mirëkuptim, tolerancë dhe solidaritet të ndërsjellë. Njohja e bindjes dhe respektimi i besimit shpirtëror të tjetrit është edhe porosi hyjnore, para se ajo të jetë kërkesë njerëzore dhe rregull i një shoqërie të hapur dhe demokratike.

Liria fetare nuk nënkupton luftë ndaj tjetrit

Shumë të rralla, apo inekzistente janë shoqëritë në botë, të cilat ndajnë mes vete vetëm një ndjenjë të vetme të besimit shpirtëror. Fundja, edhe në mesin e vet religjioneve ka bindje dhe nënbindje, fraksione dhe orientime sektare të ndryshme. Së këndejmi, besimi shpirtëror i çdonjërit duhet perceptohet pranohet si zgjedhje e lirë e çdo individi dhe kurrsesi si diçka e imponuese.

Liria e garantuar fetare nuk nënkupton lirinë dhe të drejtën e luftimit të tjetrit në emër të saj. Të gjithë duhet të kuptojnë se ndryshimet racore, etnike, linguistike, trunore, ndjesore, emocionale dhe shpirtërore tek bota njerëzore, nuk janë dhe nuk ishin zgjedhja e jonë e dëshirueshme dhe as që ishte dhe që është çështje e kompetencave tona. Llojllojshmëria mes njerëzve sipas besimit fetar të të gjitha feve monoteiste është e vjetër, aq sa është edhe vet origjina biologjike e krijimit të njeriut në gjenezën e tij të parë.

Zanafilla e parë krijuese ademike ( Ademi dhe Hava – Adam&Eva) është elementi më i rëndësishëm i përbashkimit dhe vëllazërisë njerëzore, e cila duhet të na shërbejë të gjithëve si bazament i fortë i afërsisë me njëri tjetrin. Prandaj, nisur edhe nga kjo aksiomë e përbashkët fetare, ai që beson në Zotin duhet gjithsesi të besojë edhe në diversitetet e lartpërmendura  dhe ato t`i konsiderojë si vullnet të vet Krijuesit.

Komunitetet fetare të cilat veprojnë brenda një shoqërie nuk duhet lejojnë që prijësit dhe ithtarët e tyre të krijojnë dhe kultivojnë klimë përjashtuese dhe diskriminues, por të zhvillojnë qasje ofruese dhe integruese për qytetarët dhe besimtarët e vet.

Urrejtja është veprim i lig

Urrejtja dhe përjashtimi, nëpërkëmbja dhe nënçmimi i dikujt, që nuk i takon besimit të njëjtë, është veprim i lig, i pështirë si dhe në kundërshtim me vet porositë hyjnore të Zotit. Njeriu para se tek ai  të shikohet dhe gjurmohet përkatësia dhe bindja e tij e brendshme shpirtërore, duhet te shikohet dhe trajtohet si një qenie humane.

Kërkesa për të besuar në Zot nuk ka vdekur, ajo është e gjallë dhe më aktive sesa që ne mund të mendojmë. Prandaj,  për të pasur një komunitet të shëndosh fetar, qytetarët dhe besimtarët duhet të punojmë në mënyrë që udhëheqësit e komuniteteve të cilave ata i takojnë, të jenë njerëz me ndërgjegjeje dhe vetëdije të lartë si dhe të kujdesshëm për pozitën dhe përgjegjësin shpirtërore që e kanë para ithtarëve të vet si dhe mesit shoqëror në të cilin ata jetojnë dhe veprojnë.

Religjioni kudo shihet dhe njihet si institucion i paqes dhe solidaritetit, mirëpo në momentin kur ai keqpërdoret nuk është më pjesë e paqes, por e anarkisë. Ndryshe, të gjitha religjionet  monoteiste synojnë paqen, mirëqenien, respektimin e vlerave morale e njerëzore si bazë të etikës gjithënjerëzore.

Udhëheqësit e bashkësive tona fetare duhet të qëndrojnë sa më afër komunitetit të vet,  duke bashkëjetuar dhe ndarë me ta kërkesat dhe shqetësimet e tyre, dhe njëkohësisht të angazhohen dhe të punojnë përmes institucioneve të tyre edukative, që besimtarët e vet të mos i lejojnë të ngarkohen me frymën e urrejtjes dhe të fanatizmave të verbët në mënyrë që të mos bëhen armiqësor ndaj asnjë qytetari mbi bazën e përkatësisë fetare.

Të rinjtë dhe fëmijët tanë krahas besimit në Zot, duhet mësojnë dhe të besojnë se urrejtja dhe luftimi i tjetrit për shkak të bindjes së tij fetare është veprim i cili bie në kundërshtim me mësimet e Zotit që ata i besojnë si dhe akt i ndaluar dhe i sanksionuar për një individ dhe shoqëri e cila synon një të ardhme prosperuese dhe civilizuese.

Ngacmimet dhe provokimet e ndërsjella me qëllime dhe prapavijë tendencioze, të cilat nxisin urrejtje dhe krijojnë armiqësi nuk duhet lejuar që të jenë pjesë e agjendës së asnjë komuniteti tonë fetar në vend

Ekstremizmat, janë devijime fetare

Ndihmat, donacionet dhe përkrahjet financiare, nëse janë të kushtëzuara ose janë të destinuara për të përmbushur agjenda të huaja doktrinare dhe ideologjike, nga cilido vend dhe burim që do të mund të vinin si ofertë për ne, nuk do të duhej pranuar, sepse  si të tilla ato gjithsesi prishin harmoninë fetare dhe të ardhmen e qëndrueshme të qytetarëve tanë për të jetuar në paqe dhe harmoni mes vete.

Komunitete fetare pa dallim, duhet të marrin obligim që ithtarëve të vet t`ua bëjnë të qartë se ekstremizmi dhe format radikale të qasjes ndaj fesë, nuk janë dhe nuk duhet të jenë pjesë e asnjë besimi të shëndosh fetar.  Ekstremizmat fetar,  të të gjitha feve janë devijime dhe tejkalime të cilat nuk përkojnë me besimin e drejtë në Zot.

Komuniteti fetar mysliman në Kosovë si më madhi në vend, duhet të jetë më aktiv se sa që ishte në këto vite të kaluara, në drejtim të vetëdijesimit të besimtarëve të vet mbi parimet e shëndosha fetare që do të thotë larg “izmave” dhe ideologjive individuale dhe grupore që lindin brenda ose që mund të vinë nga jashtë.

BIK-së duhet të insistojë që prijësit e saj, gjegjësisht imamët si dhe institucionet e saja edukative që i ka në disponim, të vazhdojnë të ndjekin vijën mesme tradicionale islame, që nënkupton as radikale dhe as ekstreme. Për të promovuar një frymë të tillë  institucioni i BIK-së duhet të organizojë në formë të rregullt tryeza të rrumbullakëta, seminare dhe konferenca me imamët dhe punonjësit e saj, me qëllim të vetëdijesimit të tyre për përgjegjësinë fetare që atyre u është besuar si dhe për peshën e fjalës së tyre publike që ata kanë në mesin ku jetojnë dhe veprojnë.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: