Hyrje > Çamëria > Shqiptarët e Ballkanit uragan përmbi shtetin grek – Çamëria pret zgjidhje

Shqiptarët e Ballkanit uragan përmbi shtetin grek – Çamëria pret zgjidhje

Erald SELCA

 

SHQIPTARËT E BALLKANIT URAGAN PËRMBI SHTETIN GREK – ÇAMËRIA PRET ZGJIDHJE

Çamëria

Çamëria pa asnjë dyshim është njëra nga plagët më të mëdha të kombit shqiptar me fatin më tragjik në Evropë.
Ne si komb u copëtuam padrejtësisht nga fuqitë e huaja – në kurriz tonin dhe në dobi të vendeve armike fqinje serbomalazeze ,greke dhe sllavomaqedonase. Ne si komb nuk guxojmë të harrojmë të kaluarën tonë tragjike krimet monstruoze bizantine-romake dhe ato otomane greke dhe sllave ne veçanti. Nuk guxojmë të harrojmë të kaluarën bajonetat mbi fëmijë dhe pleq e dhunimet e spastrimet etnike sipas parimeve të megalideas famëkeqe greke.
Çamëria jonë, ky territor historikisht i Shqipërisë edhe kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë me 28 Nëntor 1912-të ishte pjesë e këtij akti madhor dhe Ismail Qemaili kryeministri dhe babai i shquar i kombit shënoi emrin e Prevezës së bukur në pergamenë.

Çamëria gjithnjë ka qenë shqiptare autoktone dhe këtë fakt e di bota edhe ne fare mirë, emri Çamëri është emri antik i Thiamis lumit të sotëm të quajtur Kallama. Boçarenjët ,Pronjatët dhe Çaparenjët ishin me ndikim të madh dhe gjuha shqipe e vjetër (arbërisht/arvanitese) flitej kudo që nga shekulli 12-të, më 1821 e tutje.
Dihet botërisht që Athina dhe rrethina ishte dhe ËSHTË me shumë shqiptarë. Formimi i shtetit helen në vitin 1831 ishte në dëm tonin dhe të Shqipërisë Jugore dhe pas 1913-tës famëkeqe ku në Londër na ndanë si me bisturi Europa lavire dhe antishqiptare.
Grekët kanë frikë të madhe nga të vërtetat historike që janë në anën e ne shqipëtarëve, kurrë nuk ka pasur dhe nuk ka ceshtje vorio-epiri, Shqipëria është 99%shqiptare me vetëm 0.87% minoritar disa qindra grekë vetëquajtur, vlleh dhe romë. Himara, krahinë gjithpërfshirëse e Labërisë (Kaonia) është Shqiptare puro dhe ndikimi grek duhet luftuar mes Omonias dhe antishqiptarëve Vasil Bollano dhe Vangjel Dule.
Populli ynë nuk duhet harrojë, nuk duhet të kemi memorie të dobët dhe ta shërojmë defektin gjenetik harresën. Nuk guxojmë të harrojmë gjenocidin e Greqisë okupatore armike, ushtrinë zerviste e ato mijëra viktima..!
Greqia vazhdon me provokime me politikë antishqiptare. Sa për liderë të tjerë, Greku ka hyrë deri në Përmet ka vrarë ushtarakë shqiptar dhe provokimet nuk kanë të ndalur Greqia ka perdorur operacionin fshesa, ka terrorizuar shqiptarët atje. Greqia poashtu nuk lejon çamët me i pa varrezat dhe pronat e tyre dhe Tirana zyrtare hesht si struci .
Çështja shqiptare pa zgjidhjen e çështjes çame nën okupimin fashist grek dhe viseve tjera nën okupimin sllavist nuk mund konsiderohet e mbyllur nga askush. Greqia ka frikë nga realiteti, nga Marin Mema, unë Aleanca Kuqezi, 300.000 çamët në territorin shqiptar dhe 150,000 çamët shqiptarë ortodoksë në territorin e okupuar të Çamërisë, por dhe nga atdhetaria shqiptare anembanë globit .
Ne në Kosovë vuajmë po aq sa për Toplicën, Sanxhakun Ulqinin,Tuzin Kosovën Lindore Iliridën edhe për të shtrenjtën Çamëri – për Filatin, Gumenicën,Prevezën Janinën.
Politika shqiptare deri tani ka dështuar tmerrësisht në sensibilizimin e çështjes çame, nuk kanë turp e majta dhe e djathta pasi akoma nuk kemi një rezolutë për Çamërinë nga parlamenti shqiptar. Ne duhet jemi unik për cështjet madhore kombëtare dhe duhet ti tregojmë botës me libra, fakte dokumentarë se kush është Greqia duhet treguar botës se Greku dhe selia greko-otomane në Stamboll nuk la gjë pa bërë në shqiptarë .
Shteti shqiptar duhet ta dëbojë urgjentisht Janullotasin antishqiptar , Bollano të burgoset, të dehelinizohet vendi ,Agimi i artë të zhdëpet dru në kufi dhe me shtetin grek-fashist pe nuk ka me lëshu. Edi Rama dhe Ilir Meta duhet mos bien në kurthet bizantino-mesjetare fanariote. Tirana duhet sillet me dinjitet në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare dhe të jetë aktive në kancelaritë botërore për ndërkombëtarizim çështjes çame dhe mos e hajë presionin e shovenizmit grekomadh.

Çamëria është dhe do jetë shqiptare dhe ne të gjithë së bashku jemi uragan mbi pushtat dhe pushtimin grek.

 

Burimi: http://shqiperiaebashkuar.info/2015/01/shqiptaret-e-ballkanit-uragan-permbi-shtetin-grek-cameria-pret-zgjidhje/

Kategori: Çamëria Etiketa: ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: