Hyrje > Maqedonia > A formojnë Shërbimet Sekrete maqedonase parti të reja “Shqipfolëse”?!

A formojnë Shërbimet Sekrete maqedonase parti të reja “Shqipfolëse”?!

Savash VELIU

 

A FORMOJNË SHËRBIMET SEKRETE MAQEDONASE PARTI TË REJA “SHQIPFOLËSE”?!

Savash Veliu

Savash Veliu

Dihet se në kohën moniste UDB-a për të manipuluar më lehtë me shqiptarët brenda Partisë Komuniste Jugosllave përgadiste “kuadro udhëheqës shqipfolës”. Atë e bëri edhe gjatë LNÇ-së duke formuar PKSH në krye me Enver Hoxhën të ndihmuar nga Popoviç dhe Mugosha, agjent të Titos. Pasardhësit e atyre strukturave vazhdojnë të fabrikojnë shqipfolësit e sotme në shërbim të sllavomaqedonasit.

Pas vitit 2001, mësojm se Politika sllavo-maqedonase do të merr në shënjestër mbeturinat e partive shqiptare dhe atë duke angazhuar në detyrë Agjencinë për zbulim dhe kundërzbulim të Maqedonisë. Politika asgjësuese u mbështet me vite të tëra nga disa individë brenda partive shqipfolëse, të cilët u emëruan edhe në postin e zëvendësdrejtorit në këtë drejtori antishqiptare.

Gjatë gjithë kohës në këtë institucion të lartë shtetëror i cili merret me sigurinë e shtetit, personat në fjalë asnjëherë nuk kanë parandaluar aktivitete të cilat ishin orientuar në dëm të shqiptareve. I kujtojmë kërcënimet pas vitit 2001 të ish kryeministrit të shkuar Cërvenkovski kur tha se; “Shqiptarët pasi të ulemi në tavolinë këtë akt dhune shtrenjt do të paguajnë”…,  ashtu edhe u bë. Shqiptarët prej asaj dite e këndej nuk panë ditë të bardh!

Pas një dekade e gjysë tani kur u publikuan të bërat skandaloze e kreut njëpartiak qeveritar me dokumente dhe incizime të cilat nga Pushteti politikë u përdorën si instrument për të ushtruar “terror shtetëror“ mbi qytetarët e Maqedonisë e në veçanti ndaj shqiptarët, sot ai  Pushtet në fjalë tenton të dobësoj boshtin shqiptar duke shkarkuar me program para kohe nga posti i Agjencisë për zbulim dhe kundërzbulim disa elemente destruktive me detyrë për të përçar votuesit shqiptar siç është rasti, formim i partive të reja shqipfolëse.

Disa muaj më parë u detektua se shërbimi sekret maqedonas do të formoj parti të reja shqiptare e cila do te jetë me një koncept qytetare ku të gjithë qytetarët pa dallime etnike dhe fetare do të mund të anëtarësohen në të.

Ndryshe, në Maqedoni deri më tani organizimi politik dhe dalja në votime bëhej në baza etnike. Kurse tani shërbimi sekret maqedonas po dikton një rregull të re, që përmes disa zyrtarëve të lartë të partive të shkakton një amulli të madhe tek shqiptarët e Maqedonisë.

Në linjë të kësaj teze shkon edhe deklarata e ish ministrit të MPB-së, Pavle Trajanov i cili në një prononcim publik tha se shërbimet sekrete maqedonase në raste të caktuara ku kanë konstatuar se interesat e tyre rrezikohen nga ndonjë subjekt politik shqiptar, kanë iniciuar dhe financuar formimin e subjekteve të reja kukëll shqiptare, me qëllimin e vetëm dobësimin e një subjekti të caktuar shqiptar duke shpërndarë votat shqiptare në më tepër subjekte politike.

Edhe pse po paraqiten plasaritje dhe përçarje në partitë ekzistuese shqipfolëse në dukje si  konflikt i brendshëm partiak ajo mund të jetë një skenar i ri taktizimi me strategji nga e cila duhet të fryj një klimë kinse punët tani do të shkojnë në të mirën e shqiptarëve. Ky taktizim mund të jet një kurth i ri për të krijuar huti tek votuesit shqiptar. Parti të cilët janë krijuar nga disa ish funksionar kinse të pakënaqur nga ish-partitë e tyre, po të njëjtët janë të dyshimta se kreator të tyre janë agjent të shërbimit inteligjent nën kompetencat e pushtetarëve aktualë.

Agjencia e lartpërmendur kohëve të fundit është përmendur se si përmes personave të punësuar të saj shqiptarë ka qenë e infiltruar në skenarin famëkeq të rastit të Kumanovës, ndërsa sot… ?!

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: