Hyrje > Arkivistikë > Dokumente arkivore shumë të rëndësishme

Dokumente arkivore shumë të rëndësishme

Rexhep QOSJA

 

DOKUMENTE ARKIVORE SHUMË TË RËNDËSISHME

Rexhep Qosja

Rexhep Qosja

Libri që kanë përgatitur për botim Ethem Çeku dhe Bejtullah Destani është me rëndësi të veçantë madje, mund të thuhet, rëndësi të madhe historike dhe historiografike. Libri përbëhet prej dokumenteve arkivore, kryesisht memorandume, letra, telegrame dhe raporte të vjela, si e theksojnë përgatitësit e tij, në Arkivat Kombëtare Britanike. Shkrues kryesorë të këtyre dokumenteve janë: zyrtari ushtarak anglez, Xhorxh Fraser Filips (George Fraser Phillips), i cili gjatë viteve 1913 dhe 1914 me gradën kolonel shërbeu në administratën ndërkombëtare të Fuqive të Mëdha në Shkodër, kurse me gradën gjeneral, si shef i Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri dhe në Mal të Zi gjatë viteve 1918-1920; disa personalitete të tjera ushtarake dhe diplomatike britanike; dhe kryetari i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, Hoxhë Kadriu, me sekretarin e këtij Komiteti, Bedri Pejanin. Me këtë lëndë arkivore mbulohet kohë shumë e rëndësishme, shumë e mundimshme, shumë kritike për Shqipërinë, për Kosovën, për të gjitha trevat shqiptare të shkoqura prej Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, domethënë mbulohet ajo kohë që në historiografinë shqiptare është quajtur me shumë arsye koha e peripecive, që kap vitet 1913-1920. Lënda arkivore që paraqitet në këtë libër është, ashtu siç mund të pritet, shumë tronditëse. Në të, prej dëshmitarëve, prej vëzhguesve, kryesisht britanikë dhe shqiptarë, jepen të dhëna, të dhëna të shumta, për fatin e Shqipërisë e të trojeve të saj të shkëputura dhe të shqiptarëve në përgjithësi gjatë kësaj kohe: jepen shumë të dhëna për pushtimin e pjesëve të Shqipërisë së krijuar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër prej Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Italisë, për rolin e Fuqive të Mëdha ndaj Shqipërisë dhe në Shqipëri, në mënyrë të veçantë për politikën progreke e proserbe të Francës, për politikën pushtuese të Italisë dhe për politikën proshqiptare të Britanisë së Madhe, për dhunën, terrorin dhe krimet që gjatë pushtimit kanë ushtruar sidomos Serbia dhe Mali i Zi ndaj shqiptarëve në Ultinën e Liqenit të Shkodrës, në Plavë e Guci me rrethinën e tyre, në Rugovë, në Pejë, në Gjakovë, në Prizren në Prishtinë me rrethinat e tyre. Janë tepër tronditëse të dhënat për pushkatime, për masakrime, për djegie të grave, të fëmijëve, të të rinjve e të të rejave, të pleqve në të gjitha këto krahina, qytete e fshatra shqiptare nga ushtria serbe e malazeze. Nuk mund të them me siguri të plotë se një pjesë e këtyre dokumenteve arkivore nuk është shfrytëzuar prej historianëve shqiptarë, por mund të them se botimi i tyre do të ndikojë pamatshëm në trajtimin shkencor, historik më të plotë e më të saktë të kohës që mbulohet me to, në njërën anë, kurse në mendimin tonë për politikën e Fuqive të Mëdha ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, në mënyrë të veçantë për politikën e Britanisë së Madhe ndaj nesh, në anën tjetër. Nuk ka dyshim se me këtë vepër pasurohen shumë dijet tona për kohën e peripecive dhe për fatin historik të shqiptarëve në përgjithësi prej luftërave ballkanike e deri në Konferencën e Paqes.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: