Hyrje > Ballkanologji > Karagjorgje, shqiptar nga Sanxhaku!

Karagjorgje, shqiptar nga Sanxhaku!

Ismet AZIZI

 

KARAGJORGJE, SHQIPTAR NGA SANXHAKU!

karagjorgje-shqiptar-nga-sanxhaku

Lufta në mes Austro-Hungarisë dhe Turqisë, e njohur si Lufta e Vjenës – e cila ka zgjatë nga viti 1683 deri në vitin 1699 – ka shkaktuar ndryshim të madh në strukturën etnike të popullsisë së Sanxhakut. Lufta ka shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime, ku si rrjedhojë pason shpërngulja e popullsisë së Sanxhakut në shumë drejtime. Në drejtim të Bullgarisë dhe Azisë së Vogël është shpërngulur popullsia e besimit islam. Popullsia katolike e fisit Kelmend është shpërngulur në drejtim të veriut, në Srem, dhe është vendosur në fshatrat: Hrtkovci, Nikinci, Pllatiqevo dhe Jarak. Një degë e të shpërngulurve në drejtim të Shumadisë është vendosur në fshatin Rudnik. Në këtë fshat është vendosur gjyshi i Karagjorgjes, Jovan (Gjon) Marash Klimenti (Kelmendi).

Ekzistojnë kontradikta në lidhje me origjinën Karagjorgjes. Burimet serbe thonë se Gjorgje (Gjergji) Petroviq (Pjetri) ka prejardhje malazeze nga fisi Vasojeviq (që po ashtu ka origjinë shqiptare e që kanë luftuar gjithnjë kundër shqiptarëve – v.j.). Atje ka lindur gjyshi i Karagjorgjës (Gjergji i Zi), Jovani (Gjoni) dhe katër vëllezërit e tij. Dy nga të tjerët u shpërngulën në Serbi. Jovani (Gjon) me bijtë e tij Petrin (Pjetrin) dhe Mirkon u vendosën në fshatin Vishevc, qarku i Lepeniçkit të Kragujevcit. Karagjorgje është djali i Petrit dhe i ëmës Marica (Maria).

Autorët në librin “Historia e fshehtë – Karagjorgjët” (“Sakrivena istorija – Karađorđevići”) me të dhëna të argumentuara, kanë sistematizuar prejardhjen e familjes nga fisi Kelmend (Kliment, siç thonë ata), nga veriu i Shkodrës, nga e ashtuquajtura Shqipëria e Epërme apo Shqipëria e Lartë. Të dhënat arkivore vërtetojnë se për prejardhjen e tyre kanë pasur njohuri të shkëlqyeshme edhe vet Karagjorgjët. Edhe më tepër, mbreti Petar i Parë dhe princi Pavle – i cili më së shumti hulumtoi nëpërmjet kërkuesve të cilët i pagoi oborri mbretëror.

Bashkautorë të këtij publikimi janë gazetari i kompanisë “Novosti”, Milorad Boshnjak, dhe hulumtuesi i pavarur Slobodan Jakovleviq, ndërsa botues janë shtëpitë “LIO” dhe “Dositej” nga Gornji Milanovci.

Një burim tjetër thotë se Karagjorgje ishte i biri i Petrit dhe nip i vojvodës Jovan (Gjon) Mrshiq (Marash) Klimentit (Kelmendi). Babai i Gjorgjës, Petar Jovanoviq Klementi, u shpërngul nga Kelmendi i Malësisë së Shqipërisë dhe u vendos në Malësinë e Sanxhakut e më pas, në vitin 1756, në rrethin e Kragujevcit. Aty i ka lindur djali i tij Gjorgje (Gjergji).

Pra, nga këto fakte del që shqiptari i konvertuar në ortodoks dhe i serbizuar, është themelues i dinastisë sunduese serbe. Para se të arrijë në këtë pozitë të lartë, ai kishte ekzekutuar në Ostruzhnicë, në rrethana të tmerrshme, të atin e tij, e më pas në Topolla edhe vëllain e tij.

Karagjorgje, udhëheqësi i kryengritjes së I-rë Serbe të vitit 1804, pas thyerjes së kryengritjes largohet nëpërmes Zemunit në Austro-Hungari. Pas katër viteve në mërgim, udhëheqësi përsëri vjen në Serbi (1817), ku edhe përfundon tragjikisht. Ai u vra me urdhër të rivalit të tij Millosh Obrenoviq, i cili në këtë mënyrë është përpjekur të arrijë favore te autoritetet turke.

Autorët e librit “Karagjorgjeviqët – historia e fshehur”, i referohen “Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine”, të vitit 1910, Nr 22, në të cilin thuhet se një pjesë e fisit Kliment (Kelmend) ka arritur rreth vitit 1737, në rrethinën e vendbanimit Rudnik, gjatë tërheqjes së Ushtrisë austriake nga Sanxhaku. Aty thuhet se në atë kohë arritën rreth 500 familje shqiptare të cilët ishin “shtatshkurtër, të vrazhdë dhe mizorë”, të cilët mezi flisnin serbisht, donin blegtorinë dhe ishin me karakter të qëndrueshëm.

Autorët, Bosnjak dhe Jakovleviq, veçanërisht i referohen veprave të Andrija Luburiqit, të cilat janë të botuara në vitin 1937, në të cilat potencohet se fisi ortodoks i Kelmendasve feston Shën Klementin e Romës, të cilën festë gjoja e kanë kremtuar edhe Karagjorgjët.

Autorët argumentojnë se këtë festë e kanë festuar Kragjorgje, biri i tij Aleksandri dhe nipi Petri, i cili “papritmas, në Cetinjë mohoi krsne slave” (“kryqëzimin e shenjtë”) .

Ata, Boshnjak dhe Jakovleviq, pretendojnë se Mbreti Petri e dinte origjinën e paraardhësve të tij. Mandej, mbreti Petri kishte vlerësuar lart ndihmën që i ofruan Kelmendasit, gjatë tërheqjes së Ushtrisë serbe nëpër Shqipëri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Sipas tyre, Kelmendasit e konsideronin mbretin serb pasardhës të tyre.

Këtë fakt më së miri e ka përshkruar Dr. Jovan Tomiq, profesor në Universitetin e Beogradit, mik i madh i Peter Karagjorgjeviqit. Ai, studentëve të tij këtë të vërtetë ua ka prezantuar dhe nga ta ka kërkuar ta mësojnë këtë histori. Megjithatë, historianët serbë këtë të vërtetë mundohen ta fshehin nga opinioni.

Thuhet se kur u ekzekutua Karagjorgje, bashkë me të u ekzekutua edhe shoku i tij besnik Naumi, i cili nuk u nda nga ai. Prandaj, populli serb e kanë një thënie, “besnik si Naumi”.

Mandej, ekziston edhe një shpjegim për “Naumin grek nga Argirorokastra”. Argirokastra është Gjirokastra në Shqipëri dhe se emri Naum nuk është i shpeshtë te grekët. Ndërsa, te Shqiptarët është shumë i shpeshtë.

Se historianët serbë janë manipulues të shquar, flet edhe një histori interesante për Konda Bimbashin. Fjala është për një shqiptar të dëshmuar dhe një mik i dëshmuar edhe nga serbët, i cili ka rrugën e vet në Beograd, por që me shekuj fshehet origjina e tij shqiptare.

Petrit Imami, në librin e tij “Serbët dhe Shqiptarët ndër shekuj” (Samizdat B92, 1998), për Kond Bimbashin thotë se ai ishte komandant i “trupave ‘Epirote’, shqiptar ortodoks nga Epiri”. Bile, edhe historiani tejet i njëanshëm, siç është Vladimir Stojançeviq, i cili në librin e tij botuar nga SANU në vitin 1994 shqiptarët i quajti Albanci (jo Arbanasi apo Arnauti), thotë: “nga beqarët në mesin e kryengritjes serbe ishte Kond-Bajraktari, shqiptari ortodoks nga kufiri i Toskërisë dhe Epirit”, dhe shton se me Kondon serbë të ikur ka “më shumë nga bashkatdhetarët e tij”.

Një bashkëkohës i këtyre ngjarjeve, Llazar Arsenijeviq Batallaka, tha: “Unë kam njohur shumë të krishterë, në mesin e tyre, bullgarë, greko-shqiptarë (grkoarnauta) dhe cincaroshqiptarë (cincaroarnauta) që kanë mbetur me serbët kur Gushanac u largua nga Beogradi…”!

Këto raste nuk janë të vetme. Kontribut Kryengritjes së Parë serbe i kanë dhënë jo vetëm shqiptarët, të ikur nga Ushtria turke, por edhe disa fise të krishtera shqiptare (Kelmend, Grudë, Hot…), ndërsa kryengritësit armët i kanë siguruar nga Rrafshi i Dukagjinit, të prodhuar kryesisht nga shqiptarët të përkatësisë fetare islame, kështu që një pushkë e gdhendur me emrin e mjeshtrit “Osman”, e cila ruhet në Muzeun e Kryengritjes së Parë serbe, mendohet se i përkiste Karagjorgjes.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: