Hyrje > Ballkanologji > Rruga postkomuniste e mëndafshit: Shkup-Stamboll (I)

Rruga postkomuniste e mëndafshit: Shkup-Stamboll (I)

Ali PAJAZITI

 

RRUGA POSTKOMUNISTE E MËNDAFSHIT: SHKUP-STAMBOLL (I)

Ali Pajaziti

Ali Pajaziti

Zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i ka ftuar udhëheqësit e shteteve për krijimin e një kryeqendre të re botërore, pra, për shpalljen e kryeqytetit të botës: Stambollit! Richard Falk thekson se Stambolli i plotëson të gjitha kriteret për të qenë kryeqendra e botës, pasi është “një nga pikat më të preferuara turistike të botës”, përbën një “vend të sigurt dhe të pranueshëm për t’u zhvilluar takime delikate diplomatike në rang botëror”, si dhe ka fituar vlerësimin e zhvillimit të madh ekonomik dhe politik në një periudhë kur shumë vende të tjera, edhe pse superfuqi, e kanë humbur atë. Falk pretendon se Turqia kombinon dhe paralelizon në harmoni elementin fetar dhe atë laik, duke ua tejkaluar shumë vendeve të tjera. (kosovapress.com)

Shënimi nga një portal kroat flet për popullaritetin në ngjitje të Turqisë kohëve të fundit: “Me gjasë transi pas serialeve turke s’po zbehet, e për këtë arsye rritet kërkimi për biletat e avionit për në Stamboll”.

Gjatë periudhës së studimeve të mia të tre cikleve në kryeqytetin autentik të Turqisë, Stamboll, udhëtimi ishte një ritual. Kjo rrugë gjithherë kishte një mister, një mbresëlënie të veçantë, një përjetim specifik, që ballkanasi s’e përjeton kur shkon diku tjetër, në ndonjë metropol tjetër të botës. Në veçanti shqiptari!

Qe 20 vite po ndjek rrjedhat në relacionin Turqi-Maqedoni dhe vice versa, apo, thënë më mirë, Stamboll-Shkup, dhe shoh se kjo lidhje shkon gjithnjë duke u forcuar. Në fillim të tranzicionit, ballkanasit në përgjithësi, dhe të gjithë muslimanët e Ballkanit, në veçanti ata të Maqedonisë, kishin një destinacion për të mbijetuar në një gjendje të paqartësisë së krijuar pas rënies së Jugosllavisë. Ekonomia e falimentuar i shtyu njerëzit që të kërkojnë alternativa për mbijetesë, dhe Stambolli u shndërrua në një pazar të madh, ku njerëzit blenin për t’i shitur në vendlindje nga gjërat më të imëta deri te më të mëdhatë, nga çorapet gjer te makinat. Kompanitë turistike, si Vardar, Yadran, Drina, Hisar, Şampiyon Hersekli, Interturizm, Ekspres, Sava, Alpar, Istanbul Seyahat, janë bërë imazhe të mendësisë së gdhirjes në stacionin e autobusit në Topkapënë e dikurshme, apo në atë madhështorin e Esenlerit sot.

Ndërkohë, edhe Turqia është e pranishme në trojet ballkanike dhe në Maqedoni përmes investimeve të veta ekonomike e kulturore. Ndërtimi i kompleksit më të madh privat të banimit të Shkupit nga ndërmarrja turke Cevahir Holding pritet të forcojë bashkëpunimin Maqedoni-Turqi, e të inkurajojë zhvillimin ekonomik në kryeqytetin e RM-së. Eser Cevahir, një anëtar i bordit të Cevahir Holding-ut, është shprehur për SETimes-in se qëllimi kryesor i ndërmarrjes është të sjellë projekte të reja në tregjet e reja. “Maqedonia është një ekonomi tregu në zhvillim, dhe ka marrëdhënie të mira me Turqinë. Avantazhi që na ofron Maqedonia vjen nga vendndodhja e saj si një portë drejt Evropës, pa kërkesa për viza,” ka pohuar Cevahir-i. Kompleksi i banimit ndodhet në lagjen Aerodrom të Shkupit. Ai shtrihet në 280.000 metra katrorë, dhe përbëhet nga katër ndërtesa 42-katëshe, 130 m të larta, e një qendër biznesi e tregtare. (setimes.com)

Lidhja Shkup-Stamboll nuk është njëkahëshe; ajo është dydrejtimëshe. Nuk udhëtojnë vetëm shkupjanët apo qytetarët e Maqedonisë drejt Stambollit, por kemi frekuentim gjithashtu të gjallë edhe në drejtimin e kundërt, në veçanti në dekadën kur Shkupi dhe pika të tjera atraktive të Maqedonisë thuajse janë pushtuar nga turistët turq. Pra, gjithnjë e më tepër vërehen turq që vizitojnë destinacionet atraktive të Maqedonisë, nga kalaja e Shkupit deri në Ohër. Sipas të dhënave nga Enti Statistikor Shtetëror, shumica e turistëve nga Turqia vijnë në Maqedoni në grupe të organizuara përmes agjencioneve, ndërsa arsyet kryesore janë: për të realizuar një udhëtim më të largët, shkaqe të biznesit (Statistical review, 2010:31); ata qëndrojnë 4.16 ditë ose 3.24 netë mesatarisht në RM (Statistical review, 2010:45)./tesheshi.com/

Kategori: Ballkanologji Etiketa: , ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: