Hyrje > Turqia > Çka ndodhi me zgjedhjet e djeshme në Turqi dhe çfarë mësimi mund të nxirret nga ato?!

Çka ndodhi me zgjedhjet e djeshme në Turqi dhe çfarë mësimi mund të nxirret nga ato?!

Dr. Mustafa BAJRAMI

 

ÇKA NDODHI ME ZGJEDHJET E DJESHME NË TURQI DHE ÇFARË MËSIMI MUND TË NXIRRET NGA ATO?!

Dr. Mustafa Bajrami

Dr. Mustafa Bajrami

Telefoni i presidentit turk mbrëmë ka qenë i hapur për gjithë qytetarët që ti urojnë fitoren, diçka që rrallë herë mund të ndodh diku në botë. AKP-ja e Tajip Erdoganit, që tani udhëhiqet nga profesori universitar, Ahmet Davutoglu fitoi zgjedhjet dhe e vetme do të formojë qeverinë.
********
Zgjedhjet e mbrëmshme të mbajtura në Turqi, të qeta dhe qe kaluan pa incidente treguan se në shtetet ekonomikisht të forta ato fitohen me programe të qëndrueshme ekonomike, për dallim nga vendet ku varfëria dhe korrupsioni janë perditshmeri, në të cilat ato kryesisht fitohen me propaganda ideologjike dhe me metoda mashtruese të rrejshme, që faturën e atyre mashtrimeve e paguajnë qytetarët.
Në fakt, çka mund të kuptojmë dhe çka mund të mësojmë nga zgjedhjet e fundit në Turqi:
– U pa se koalicionet, me gjithë ngjyrën demokratike që mund ta kenë, ato janë të pasuksesshme në zhvillimet ekonomike dhe politike të një vendi. Kjo, së paku po shihet në Turqi.
– U dëgjua zëri i qytetarëve turq duke “brohoritur” se: Ekonomia e para, të tjerat më pas.
– U tregua se frazat e dikurshme ideologjike, nacionaliste, turke dhe kurde, në Turqi, tani për tani nuk mund të kalojnë. Ato janë çjerrje të së kaluarës, jo të tanishmes, por që në të ardhmen mund të hyjnë në punë.
– U pa se turqit kishin pëlqyer qeverinë e tyre dhe pa marrë parasysh kritikat që i vinin nga brenda dhe jashtë saj, ata zgjodhën AKP-në.
– Po shihet se turqve fare pak po u interesuaka ndryshimi i mundshëm i kushtetutës, edhe nëse ajo ndryshon në themel.
– Mësuam se turqit duan demokracinë, por vetëm për aq sa është brenda parametrave të mentalitetit dhe kulturës turke. Asgjë më shumë.
– U vërtetua se Taip Erdogani është lideri më i pëlqyer, që me programin ekonomik të realizuar për 15 vite bëri Turqinë një nga fuqitë më të mëdha ekonomike në botë.
– U pa gjithashtu se shoqëria civile, edhe ajo pjesë që punonte për interesat e qytetarëve të Turqisë por edhe ajo që punonte për interesa të huaja në Turqi, nuk paskan ndonjë vizion të qëndrueshëm karshi vizionit të qeverisë së Ahmet Davutoglu. Shoqëria civile në Turqi, ka kohë që bënte propagandën se vetëm me koalicione mund të ecët përpara.
Dhe, nëse shikojmë tablloidin e zgjedhjeve të djeshme, edhe pse të gjitha partitë ishin thuajse në një koalicion të fshehtë për të larguar AKP-në nga udhëheqja e shtetit, ato, të gjitha së bashku humben.
Pra, Partia nacionaliste MHP e udhëhequr mjaft dobët nga Behçeli pësoi një humbje të paimagjinueshme. Përderisa gjashtë muaj më pare kishte siguruar 80 deputetë nga 550 sa ka parlamenti turk, në këto zgjedhje sigurojë vetëm 40 ulëse.
Edhe pse CHP-ja e Kiliçdaroglu-s ruajti numrin e ulëseve nga zgjedhjet e kaluara, në bazë të premtimeve që i kishte bërë se do të fitonte zgjedhjet, ajo konsiderohet humbësja më e madhe në këto zgjedhje.
HDP-ja e Selahattin Demirtash-it, një parti kryesisht kurde, gjithashtu pësoi disfatë. Për një qime floku arriti të kaloj pragun.
Për gjashtë muaj rresht, këto tri parti nuk arritën e ulin tensionet dhe zërat e ashpër kundër njëra tjetrës ku nuk arriten te bashkojne programet per te bashkeqeverisur, dhe kështu, pësuan disfatë që askush në Turqi nuk e kishte pritur. Për dallim nga tri të parat, profesori universitar, Ahmet Davutoglu, kryetari i AKP-së vazhdimisht kishte shprehur gatishmërinë se është në gjendje të pranojë koalicion me cilën do parti, me kusht që Turqia të ecë përpara. Ky qëndrim i tij, i refuzuar nga partitë me programe ideologjike, dje u shpërblye nga zgjedhësit e Turqisë. AKP-ja, e vetme do të formon qeverinë.
PS:
AKP-ja e Tajip Erdoganit fitoi 317 ulëse me 49.4% të votave, CHP-ja e Kiliçdaroglu-s 134 ulëse me 25.4%, MHP-ja e Bahçeli-së 40 vende me 11.9% dhe HDP-ja e Demirtash-it 59 vende me 10.5%. Të tjerët arritën të sigurojnë vetëm 2% nga totali i votave.
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: