Hyrje > Lindja e Mesme > Ariu u tërbua

Ariu u tërbua

Muhamed JASHARI

 

ARIU U TËRBUA

Muhamed Jashari

Muhamed Jashari

Për herë të parë pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Rusisë dhe Turqisë, Putini mbrëmë deklaroi: “Viteve të fundit në Turqi po bëhet islamizimi i shtetit”. Lufta në Siri përshkallëzohet edhe me tepër. Luftë ndërmjet Turqisë dhe Rusisë padyshim se nuk do të ketë, megjithatë, ndasitë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë thellohen edhe më tej. Në anën tjetër bombardimet ruse në kodrat siriane ku kryesisht jeton popullatë me përkatësi etnike turke, nuk kanë të ndalur që nga orët e hershme.

Aty nuk janë as grupet al-Nusra-s e as ISIS, por aty bombardohen civilët e pafajshëm. Autoritetet ruse nga dita e sotme paralajmëruan qytetarët e saj që të qëndrojnë larg Turqisë. Disa projekte me interes të përbashkët u pezulluan. Mirëpo, me që Rusia vuan nga një krizë financiare për shkak të rënies së çmimit të naftës, si dhe sanksioneve ekonomike që iu vendosen nga Perëndimi si pasojë e krizës së Ukrainës, nuk është në favor të saj që të heq dorë nga marrëdhëniet tregtare me Turqinë. Shkëmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve vitin e kaluar arriti 33 miliardë dollarë, ndërsa në të ardhmen (2025) synohej që shkëmbimi ndërmjet këtyre dy vendeve të arrijë 100 miliardë dollarë në vit.

Në mëngjesin e ditës së sotme Ministri rus i mbrojtjes dha urdhër që në Lathakia (baza ajrore ruse, pjesa perëndimore e Sirisë) të vendoset sistemi më i avancuar anti-raketor rus S 400. Prania e tyre në territoret siriane ngre një pyetje të madhe: Nëse Rusia bombardon organizatat terroriste (ISIS dhe kompani), kundër kujt e vendos sistemin anti-raketor, pasi që dihet se grupet opozitare nuk kanë forca të atilla ajrore!?

Në vizitën që kishte Benyamin Netanyahu në Moskë disa muaj më parë, me vete morri edhe shefin e IDF-it Hertzi Halevi dhe disa tjerë. Tema kyçe e këtij takimi ishte pikërisht çështja e raketave të atilla të avancuara. Në rast të vendosjes së sistemit anti-raketor në Siri, padyshim se forcat ruse do të koordinohen edhe me forcat izraelite (deklaratë e një analist ushtarak izraelit), ashtu siç koordinohen edhe tani me rastin e ndërhyrjes ushtarake ruse.

Ish ambasadori izraelit në Moskë tha: “Izraeli ia ka bërë të qartë Putinit se ne nuk kemi problem real me Asadin”. Zaten, për Izraelin Asadi sjell stabilitet, ngase regjimi sirian kontrollon rajonet e Damaskut, si dhe portet detare, ndërsa forcat opozitare qoftë të moderuara qoftë radikale gjenden larg kufijve të Izraelit. Me ndërhyrjen ushtarake ruse në Siri, bazat ruse u përforcuan me aeroplanë ushtarak MIG-29 dhe SU-25: sistem anti-raketor S-22, tanke të tipit T-90 dhe qindra ushtarë tjerë. Tani për tani nuk ka shenja të qarta se kur do të ndalet kjo kasaphane. Pas sulmeve terroriste të Parisit, faturën po e paguajnë populli dhe fëmijët sirian. Asadi edhe më tej bën thirrje për luftë kundër terrorizmit. Pesë vite më parë ai kishte të njëjtat fjalë, mirëpo nën petkun e luftës kundër terrorit masakroi pa mëshirë mbi 300.000 njerëz. Sulmet terroriste nëpër botë atij i ndihmojnë edhe më shumë, kësisoj ai justifikon luftën kundër popullit të tij.

Vendet perëndimore së bashku me Rusinë sulmojnë nga ajri, ndërsa forcat siriane, së bashku me milicite shiite nga Irani, Libani dhe Afganistani, duke sulmuar nga toka, arrijnë që territorin sirian ta shndërrojnë në shkrumb e hi. Ndërhyrja tokësore në luftën kundër terrorizmit në Siri edhe më tej e përkeqëson gjendjen aktuale luftarake. Madje, kjo ndërhyrje (tokësore) kundër ISIS-it është një “ushqim” për këta të fundit.

“Ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Vetëm i lutemi Zotit t’a mbrojë Shamin tonë”, kështu u deklarua një plakë siriane para disa javëve, e cila së bashku me refugjatët tjerë kishte marrë rrugën pa kthim diku në Evropë.

Kategori: Lindja e Mesme Etiketa: , ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: