Aktivitete

==========

Ekspozitë për Qytetërimin Osman në Ballkan

Ekspozitë për Qytetërimin Osman në Ballkan

Në Elbasan është hapur një ekspozitë fotografike, që shpalos Qytetërimin Osman në Ballkan.

Rreth 20 dokumente dhe materiale arkivore të zgjedhura, që datojnë nga viti 1470 deri në fund të shek.XIX janë prezantuar në një ekspozitë fotografike në hollin e teatrit “Skampa” në Elbasan. Në ekspozitën e titulluar “Qytetërimi Osman në Ballkan”, të organizuar nga Ambasada Turke në Shqipëri dhe Qendra Kulturore “Junus Emre”, janë ekspozuar letra falënderimi të shkruara nga krerët fetarë të krishterë drejtuar Portës së Lartë, të cilat shprehin mirënjohjen për restaurimin e kishave, ndërtimin e kishave të reja dhe njohjen e të drejtës së praktikimit të besimit fetar të tyre. Njëkohësisht ka edhe urdhra të ndryshme (fermane sulltanore) të nxjerra nga administrata osmane, në të cilat urdhërohet njohja e së drejtës së ushtrimit të riteve të krishtera, ndalohet vjelja e taksave abuzive etj. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, duke shprehur vlerësimin për këtë iniciativë tha se “5 vjet më parë Elbasani mori pjesë në një panair ndërkombëtar për turizmin, ku mori motivacionin “Elbasani qytet Ottoman që duhet hulumtuar. Tashmë pas 5 vjetësh kemi të ekspozuara këtu dokumente otomane për Shqipërinë të ardhura nga Ankaraja, të cilat dëshmojnë jetën dhe veprimtarinë otomane në Ballkan e më gjerë”. Kryetari i Bashkisë ftoi qytetarët e tij të vizitojnë këtë ekspozitë për t’u njohur me një pjesë të rëndësishme të kësaj kulture. Nga ana tjetër Sekretari i Parë i Ambasadës Turke në Tiranë falënderoi Bashkinë e Elbasanit për mbështetjen, ndërkohë që marrëdhëniet Shqipëri-Turqi i cilësoi të shkëlqyera. Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë të gjithë javës në vijim.

==========

Festimi i pavarësisë së Kosovës, Kajro – 17 shkurt 2014

Kajro, 2014

Ditën e hënë, më 17 Shkurt 2014, në Kajro të Egjiptit u festua 6-vjetori i pavarësisë së Kosovës. Kjo ditë e shënuar, që nga viti i parë i pavarësisë, festohet në “Mariot Hotel”, një hotel i ndërtuar nga themeluesi shqiptar i Egjiptit modern, Muhamed Ali Pasha. Hoteli ndodhet në lagjen “Zamalik”, në “Aida Hall”. Kjo festë filloi nga ora 19:00 dhe zgjati gjer në orën 21:00, dhe u festua në prani të një grupi të madh ambasadorësh dhe njerëzish të zgjedhur të mendimit, kulturës, medias, artit, si dhe përfaqësues të institucioneve të shumta.

Ambasadori i Kosovës, z. Beqir Ismaili, edhe këtë herë theksoi se ekzistojnë shumë marrëveshje të realizuara mes Egjiptit dhe Kosovës, sidomos ndërmjet institucioneve dhe ministrive të të dyja vendeve, dhe pritet që shumë shpejt të zhvillohet dhe hapja e ambasadës.

Ai shprehu lumturinë dhe gëzimin e tij të madh për zgjerimin dhe shtrirjen e kremtimit të “Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Kosovës” për herë të parë në Kajro, pas njohjes nga Republika Arabe e Egjiptit, dhe njëkohësisht duke e përshkruar këtë njohje si shumë të rëndësishme për të dyja vende tona.

Ambasadori Ismaili tha se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Egjiptit, janë shumë të vjetra, ato janë shumëkahëshe duke filluar nga ato kulturore, tregtare dhe politike.

Këtë ceremoni përmes telefonit e përshëndeti edhe presidenti i Republikës së Egjiptit, H. E. Adli Mensur.

Kajro 2014

Ceremonia u ndoq nga shumë figura të njohura të Egjiptit, si: udhëheqës të politikës, figura kombëtare, duke përfshirë Ahmed Meslemany, këshilltar i presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, ministra dhe zëvendësministra, kryetarë të komunave, rektorë dhe dekanë të universiteteve të ndryshme, përfaqësuese të institucioneve fetare, ambasadorë dhe përfaqësues nga më shumë se pesëdhjetë vende të ndryshme, dhe sidomos disa ambasadorë shtetet e të cilëve ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, si psh. ambasadorët e Libanit, Marokut, Palestinës, Sudanit, Sudanit të Jugut etj., gjë që konfirmoi thellësinë e marrëdhënieve të të dyja vendeve dhe praninë e lidhjeve historike të ndërsjella.

Ceremonia u ndoq edhe nga media të ndryshme, si kanalet televizive publike dhe ato të private, me ç’rast e transmetua një pjesë e ceremonisë dhe mesazhi i ambasadorit Ismaili.

Televizioni “Nile TV” në emisionin “Mirëmëngjes, mëngjes i ri”, e ftoi ambasadorin Ismaili për një intervistë, ku ai foli për rreth 25 minuta.

Gazetat elektronike dhe ato të shtypura që nga data 15 Shkurt 2014 e deri më 21 Shkurt 2014 kanë shkruar vazhdimisht për festën e pavarësisë së Kosovës dhe për ceremoninë e mbajtur, që mund të thuhet se nuk mbahet në mend deri më tani që të jetë shkruar më shumë për ndonjë ceremoni tjetër ashtu siç pati shkrime për festën e pavarësisë së Kosovës.

==========

Tribunë në Stamboll: Shqiptarët gjatë luftërave ballkanike

Tribunë në Stamboll Shqiptarët gjatë luftërave ballkanikeQendra për Hulumtime të Shkencave Sociale- Bülsam në Stamboll, organizoi aktivitetin shkencor me titull “Shqiptarët gjatë luftërave ballkanike”. Në këtë aktivitet morën pjesë akademikët e rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Presheva të cilët trajtuan çështjen e shqiptarëve gjatë luftërave ballkanike nga aspektet historike, politike dhe filozofike.

Aktiviteti u mbajt në hapësirat e Qendrës së Kulturës së Kosovës në Stanboll, ndërsa të pranishëm në këtë aktivitet shkencor veç një numri të madh të studentëve, punonjësve dhe shqiptarëve vendas të Stambollit ishin edhe Kryekonsulli i Shqipërise Ermal Muça dhe ai i Kosovës Rrahim Morina si dhe drejtori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll Qamil Bytyqi.

Agroni Islami nga Gjilani, doktorant i Historisë së Periudhës Osmane në Universitetin Istanbul, gjatë trajtimit të marrëdhënieve shqiptaro-osmane ndër të tjera tha se marrëdhëniet e shqiptarëve me osmanet janë evidente nga Lufta e Vjoses (1385) e deri ne rënien e Perandorisë Osmane, dhe meqenëse këto marrëdhënie ndryshojnë nga periudha në periudhë ato edhe duhet trajtuar si të veçanta në kontekstin e kohës kur ato ndodhen dhe jo trajtim emocional që reflekton jo profesionalizëm. Ndërsa Rrezart Mezani nga Vlora, doktorant ne histori, shk. 19 – 20, gjatë trajtimit të temës: Shqiptarët dhe Shtetet Ballkanike, ngriti çështjen e qëndrimit të fqinjëve ndaj popullsisë shqiptare. Thelbi i kumtesës të mbajtur prej tij ishte: Shtetet Ballkanike, megjithëse shqiptarët kanë qenë pjesëmarrës gjatë procesit të lëvizjeve për formimin e këtyre shteteve, ne aspektin politik asnjëherë nuk e pranonin ekzistencën e popullsisë shqiptare, por politikat e tyre ishin që të merrnin nën kontroll Lëvizjen Kombëtare Shqiptare që lindi dhe filloi të zhvillohej si një reagim ndaj politikave të këtyre shteteve. Kjo politikë e dyfishte u vu re në Luftën Ballkanike, ku këto shtete kundërshtuan marrëveshjen që shqiptarët të përfaqësuar nga Hasan Prishtina arritën me qeverise osmane, qe i jepte shqiptarëve statusin e autonomisë dhe për të penguar zbatimin e saj i shpallen lufte shtetit osman. Sokol Brahaj nga Shkodra, doktorant i Marrëdhenieve ndërkombetare në Universitetin 9 Eylül trajtoi temën: Çështja Shqiptare ne Arenën Ndërkombetare. Në kumtesë u ndal në tre aspekte. E para Kongresi i Berlinit, ku për herë të parë u prek çështja shqiptare si koncept, por jo si shtrirje gjeografike. E dyta, Lufta Ballkanike, ku Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër e pranuan ekzistencën e shqiptarëve, por përsëri vendimet i morën në favor të shteteve ballkanike, duke i copëtuar trevat shqiptare. E treta, problemi i pazgjidhur i çështjes shqiptare deri ne ditët e sotme, duke marre si shembull Kosovën dhe Çamerinë. Panelisti i fundit Latif Mustafa nga Presheva-Hulumtues në institutin aleanca e civilizimeve në Stamboll, në ligjeratën e tij u fokusua në tri çështje, fillimisht ai shpjegoi se origjinat e luftërave ishin idetë dhe përplasjet që fillojnë në rrafshin ideor dhe mbarten në atë fizik. Si pikë të dytë ai vuri në spikamë krijimin e paradigmën e civilizimit të ri modern perëndimor në krahasim me transformimin e paradigmës qytetërimore osmane, me ç’rast kjo e dyta kishte filluar t’iu nënshtrohet të parës. Pika e tretë në shqyrtim ishte sesi lufta ndërlidhej me kombet, rrolin e panballkanizmin/pansllavizmin në inicimin e luftërave ballkanike dhe ndikimin e saj në mendimin politik shqiptar, duke u fokusuar në nacionalizmin, zogizmin, nolizmin dhe komunizmin. /SHENJA/

==========

Myftinia Mat organizon simpoziumin “Prijësit myslimanë dhe pavarësia e Shqipërisë”

mat-simpozium-5

Me rastin e festave te 28-29 nëntorit, ditën e shtunë Myftinia e Matit organizoi simpoziumin me temë: “Prijësit myslimanë dhe pavarësia e Shqipërisë”. Panelistët e këtij simpoziumi ishin nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, teologu Lauren Luli, dhe historiani Sefer Duka. Ata theksuan kontributin e prijësve myslimanë për kombin, shqiptarët dhe mundin e tyre për pavarësinë e Shqipërisë, kontribut i cili sipas tyre ishte jetik për historinë e kombit tonë. Ndërkohë që myftiu i rrethit Mat, Taulant Bica, kryetarja e bashkisë znj. Adelina Farrici dhe nënprefekti mbajtën fjalët e tyre përshëndetëse, ku ndër të tjera vlerësuan rolin e myslimanëve  në pavarësinë e Shqipërisë si dhe uruan të gjithë shqiptarët për festat. Pas programit të ftuarit morën pjesë në koktejin e shtruar nga myftinia, gjithashtu iu dhurua edhe nga një numër i revistës ‘Drita Islame’. /Drita Islame/

==========

ORGANIZOHET FORUMI ANNA LINDH 2010 NË BARCELONË

Anna Lindh Foundation (ALF)

Anna Lindh Foundation (ALF)

Nga data 4-7 mars 2010, në Barcelonë të Spanjës u zhvillua Forumi 2010, një aktivitet i organizuar nga Fondacioni Anna Lindh në bashkëpunim me Institutin e Mesdheut, që është drejtuesi i rrjetit spanjoll të ALF, dhe me pjesëmarrjen e mbi 800 përfaqësuesve nga organizatat e shoqërisë civile të 43 shteteve që lagen nga Mesdheu. Forumi 2010 është grumbullimi më i madh i shoqërisë civile për të prezantuar veprimtarinë ndërkulturore në të gjithë rajonin e Mesdheut. Hapja e fondacionit Anna Lindh lidhet ngushtë me emrin e ish-ministres së punëve të jashtme të Suedisë e cila u vra nga një suedez me origjinë serbe më 11 shtator 2003. Ajo bëri përpjekje të mëdha në afrimin e kulturave të Europës dhe Mesdheut, dhe për këtë qëllim fondacioni njihet ndryshe si Euro-Med që nënkupton qëllimin e përbashkët të afrimit të kulturave të Europës dhe Mesdheut.

2

Shqipëria mori pjesë në këtë aktivitet të madh me pjesëmarrjen e 5 përfaqësuesve nga organizatat e shoqërisë civile, ku mori pjesë dhe Qendra Shqiptare për Studime Orientale. Kjo Qendër u përfaqësua nga kryetari i saj, Ermal Bega. Qëllimi i këtij forumi ishte që të krijonte hapësira të reja bashkëpunimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile që merren me dialogun ndërkulturor në unionin e rajonit të Mesdheut dhe për të zgjeruar aktivitetet e 43 rrjeteve kombëtare të Fondacionit Anna Lindh. 3 Mbledhja së bashku e mbi 800 përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile si edhe e folësve të nivelit të lartë nga fusha e politikës, kulturës dhe ekonomisë nga i tërë rajoni i Mesdheut shërbeu gjithashtu si frymëzim për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe si vegël për të bërë politika në fushën e dialogut ndërkulturor. Forumi Anna Lindh 2010 (Anna Lindh Forum 2010), i cili është zhvilluar përmes një sërë takimesh parapërgatitore me organizatat bazë të shoqërisë civile në të gjithë rajonin, do të çojë në krijimin e platformave tematike të vazhdueshme të cilat do ta përkrahin Fondacionin Anna Lindh dhe rrjetet e saj kombëtare në orientimin e aktiviteteve të saj në të ardhmen.

==========

SINTEZA NGA SEMINARI I 18 MAJIT 2013

Nathalie Clayer

Rilindja shqiptare farkëtoi njëherësh idenë e vetëdijes kombëtare, të bazuar në elemente kulturore-simbolike, dhe doktrinën politike e cila do të mundësonte realizimin e projektimit të kombit brenda një shteti. Ideologët e shqiptarizmit vepruan kryesisht në kuadrin e kontekstit osman, pa mohuar influencën e diasporave, por edhe vetë produkti identitar, së bashku me grupin shoqëror mbi të cilin ai do të jetësohej, i përkisnin pikërisht atij konteksti ku shkriheshin dimensioni personal dhe ai kolektiv, kultura dhe politika. Nëse nga njëra anë ambienti i individit shqiptar ishte osman, nga ana tjetër shtysa më e fortë drejt zbulimit të kombit erdhi nga modeli i ‘nacionalizmit agresiv’ të shteteve fqinje, që shfrytëzuan situatën ndërkombëtare dhe pamundësitë e Portës së Lartë në përballjen me sfidat ekonomike dhe me sistemin e shtetit-komb. Hapi i parë i ideologëve rilindës përfshinte përcaktimin e disa elementeve që do të kishin rolin e katalizatorit kombëtar, shoqërimi i tyre me simbologjinë përkatëse dhe aktualizimi i miteve, me qëllim ngritjen e barrierave, fillimisht kulturore, me kombet rrethuese. Në vetvete një proces i tillë nënkupton ndërtimin e të kaluarës në funksion të ideologjisë, fenomen i cili do të shoqërojë historinë shqiptare gjatë dekadave të regjimit komunist dhe në vitet e pluralizmit. Regjimi i Enver Hoxhës mori përsipër ngritjen e elementeve kulturore-simbolike mbi baza shkencore dhe njëkohësisht masivizimin përmes mjeteve dhe metodave të ndryshme. Aplikimi i tyre në kuadrin e një regjimi totalitar e shndërroi interpretimin e të kaluarës në një dimension statik dhe natyrisht monist. Faza e krijimit të kombit shqiptar, doktrina rilindëse dhe mitologjia kombëtare, u huazuan nga regjimi enverist për vetëlegjitimitet. Së pari, kjo solli modifikim e mëtejshëm të memories kolektive dhe të vetë projektit të rilindësve në funksion të ‘Njeriut të ri’, identiteti i të cilit konfliktonte me identitetin e shqiptarit rilindës: lindja e shtetit shqiptar (1912) dhe përfundimi i Luftës së Dytë Botërore (1945) kishin sanksionuar një realitet të ndryshëm nga koncepti i “njëshmërisë” së trekëndëshit komb-atdhe-shtet të përpunuar nga ideologët e shqiptarizmit, dhe regjimi enverist veproi mbi këtë premisë. Së dyti, duke qenë legjitimues, vizioni enverist mbi të kaluarën u shndërrua në “Shkrim i shenjtë”, interpretimi dhe mbrojtja e të cilit iu deleguan elitës intelektuale të regjimit.

Enis Sulstarova

Enis Sulstarova

Rënies së regjimit, ndër të tjera, i mbijetoi ‘Njeriu i ri’ – në mëshirën e vakumit ideologjik –, ideja e të kaluarës statike dhe të “shenjtëruar”, ndonëse rrënjësisht e modifikuar, si dhe kasta e intelektualëve. Sfidat paskomuniste kërkonin identifikime të reja për shqiptarët, por që do të shtresëzoheshin mbi ‘Njeriun e ri’, mbi substratin e memories së shkruar gjatë totalitarizmit. Dhe karakteristika themelore paskomuniste është orientimi evropian. Mirëpo një pjesë e elitave, e paçliruar nga mekanizmat e regjimit të shkuar dhe për t’u rehabilituar nga sistemi i ri, si përgatitje graduale të popullit drejt integrimit evropian nuk vendosi në themel të përzgjedhjes huazimin nga kontinenti i vjetër të vlerave që i kishin munguar shoqërisë shqiptare për një gjysmë shekulli, por e konsideroi themelor rimodelimin e identitetit kolektiv përmes zhytjes së mëtejshme në histori. Pra, teorikisht, shpëtimi (mesianizmi) i ofruar në këtë rast rrjedh nga mohimi i atyre vlerave dhe i atij konteksti (osman) përmes të cilëve rilindësit krijuan identitetin shqiptar.

Në vend të urave lidhëse me realitetin evropian propozohen urat me konceptin fiktiv të kulturogjenezës së përbashkët. Ky prototip identitar, përveç dekontekstualizimit të Rilindjes, vendi i qenësimit të identiteti kombëtar shqiptar, shkakton paqartësi të mëtejshme në raportin e shqiptarëve me vetveten.

Burimi: http://www.e-zani.com/2013/05/23/sinteza-nga-seminari-i-18-majit/

================

REPORTAZH: STAMBOLLI, NJË PRITJE VËLLAZËRORE

Aktivist të shoqatës “Vëllazërimi”, gjatë vizitës në Stamboll, 2013

Aktivistë të shoqatës “Vëllazërimi”, gjatë vizitës në Stamboll, 2013

Stambolli pa dyshim është njëri ndër qytetet më të vizituara në Evropë nga turistët anë e mban globit tonë. Stambolli një vend fantastik dhe me një eufori zhvillimi ekonomik të pa parë arrin që çdo ditë të thith mbi tre milion turist nga e gjithë bota. Dy aeroportet kryesore në Stamboll në çdo minutë pranon nga një aterrim të airpoplaneve të ndryshëm. Organizata Evropiane e Turizmit për vitin 2012-2013 Stambollin e shpall qytetin më shumë të vizituar në Evropë, më 3.2 milion turistë në ditë. Kjo shifër cilësohet si rekord më vetë dhe një rritje galoponte e vizitorëve në krahasim me vitin e shkuar kur u vizitua nga 2.7 milionë banorë. Qyteti historik është shtëpia e rreth 19 milionë banorëve dhe vazhdon të rritet, Stambolli në një rritje të shpejtë ekonomike dhe për më tepër në një vetësiguri të madhe, që vjen prej tregut të tyre të stërmadh. Po për çfarë morëm kohën të shkruajmë këtë reportazh, pa dyshim i’a vlen të shkruajmë për këtë qytet të madh sepse vizitohet nga miliona e ndër ata miliona ishte edhe grupi prej 15 të rinjve nga komuna e Bujanocit, të cilët patën rastin që për katër ditët e qëndrimit në Stamboll, kanë vizituar vendet më historike dhe më të frekuentuar nga turistët. Kjo fal Organizata Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” nga Bujanoci e cila me ndihmën e organizatave simotra nga Turqia në fillim të muajit maj të këtij viti kanë marrë pjesë në programin njëjavorë në Stamboll të Turqisë, i cili është organizuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partisi) e kryeministrit turk, Taip Erdogan. Kryetari i organizatës “Vëllazërimi”, Ibrahim Rrustemi është shprehur i kënaqur që me ndihmën e organizatave simotra në Turqi ka arritur t’i sigurojë shpenzimet për gjithë grupin. “Kjo është hera e parë që kemi dërguar të rinjtë tanë në shtetin e Turqisë për një vizitë të këtillë, dëshira e madhe e këtyre dhe sinqeriteti i shprehur na ka obliguar neve si organizatë të bëjmë të mundur shkuarjen”, ka thënë Ibrahimi për media gjatë qëndrimit në Stamboll. Në kuadër të programit janë bërë dhe vizita të ndryshme edhe nëpër institucionet shtetërore të Turqisë, gjithashtu ka pasur raste që të zhvillohen dhe takime me të cilat ka bashkëpunime “Vëllazërimi”.  Zona me e vizituar nga turistet ne Stamboll është ajo Xhamia e Sulltan Ahmetit me e vizituar ne Stamboll u ndërtua nga 1609 – 1616, dhe njihet si Xhamia Blu për shkak te 20.000 pllakat blu qe zbukurojnë tavanin e saj. Këtë zonë e kishin rastin ta vizitonin dhe grupi shqiptar prej 15 të rinjsh nga Bujanoci nga i cili i ndan të kënaqur. Grupi ka vizituar dhe Muzeun Ayasofya – Hagia Sophia, dikur kisha me e madhe ne boten kristiane, deri kur u kthye ne xhami ne vitin 1453, është tashme një nga muzetë me mbreselenes te Stambollit.  Gjithashtu dhe Rruga İstiklal është një nder rrugët pedonale me te gjata dhe me te populluara ne Stamboll dhe është një vend i shkëlqyer për te pire një kafe, për shoping, për te admiruar monumentet përgjatë saj, për te shkelur ne rrugën e famshme ku kalonte Ezel. Mund te përziheshin me turmën ose te merrni tramin historik qe kalon përgjatë gjithë gjatësisë se saj nga Tuneli deri ne sheshin Taksim. Ne mbrëmje kjo zone behet shume e gjalle, mbushur me bare, restorante dhe klube nate. Kanë vizituar Ngushticën e Bosforit që ndan Sambollin evropian nga ai aziatik. Kjo është ngushtica me e ngushte ne bote e përdorur për lundrime internacionale. Një nga aktivitetet me te bukura ne këtë pjese te qytetit, është udhëtimi me anije përgjatë ngushticës nga deti Marmara deri ne Detin e Zi, ku mund te admirohen nga deti rrethinat buze detit, duke përfshire Besiktas, Ortaköy, Emirgan dhe Bebek, te cilat zbukurojnë vijën bregdetare. Ngushtica mbaron ne detin e Zi ku ndodhen disa nga plazhet me te bukura te rajonit, si Kilyos ne anën evropiane dhe Sile ne anën aziatike. Disa nga monumentet me te rëndësishme qe admiroheshin mrekullisht nga grupi dhe jo vetëm, përveç Xhamive ne Sultanahmet ishin edhe Pallati Beylerbeyi, pallati Dolmabahçe, Xhamia Ortakoy, Fortesa Rumeli, etj. Grupi është vendor në njërin nga hotelet e bashkësisë së Stambollit “Sosyal Tesisi” në lagjen e Seytinburno, ku kanë takuar dhe shumë shqiptar që jetojnë në atë lagje e që nuk ishin të pakët. Prania e shqiptarëve etnikë në Turqi është një trashëgimi e mbetur nga periudha e Perandorisë Osmane. Që nga fundi i shekullit të XIX-të, populli shqiptar në Ballkan emigroi për në zemër të Anatolisë, për shkak të luftërave dhe presioneve politike që kanë hasur vendet e tyre. Turqia, veçanërisht gjatë periudhës republikane, lejoi emigrimin e shqiptarëve etnikë në vend. Historia Osmane, veçanërisht e shkruar nga nacionalistë, mallkon shpesh përfshirjen e shqiptarëve myslimanë në rebelimet e shekullit të XIX-të që rezultuan në toka të ndryshme në Ballkan, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, në të cilat ushtria Osmane humbi kontrollin. Ndërkohë që të dyja palët kanë ndërtuar mite dhe armiqësi kombëtare që kanë mbetur në retorika të qarqeve dhe politika nacionaliste kombëtare, njerëzit e zakonshëm kanë vazhduar një marrëdhënie vëllazërore me njëri-tjetrin. Lidhjet ndër personale dhe transnacionale, të ndërtuara pas emigrimit masiv të shqiptarëve, sidomos nga Jugosllavia në Turqi, kanë luajtur rol të madh në këtë gjë. Për këtë qëllim, Turqia pothuajse asnjëherë nuk ka pasur problem me shqiptarët si minoritet. Për këtë kanë luajtur rol dy faktorë. Në radhë të parë, emigracioni i shqiptarëve u pranua nga Turqia sepse këta shqiptarë kishin deklaruar, përmes vizave që kishin marrë nga trupi diplomatik turk në Jugosllavi, se ata ishin etnikisht turq. Kjo ishte pjesërisht e vërtetë, sepse ato mund të flisnin gjuhën turke; turqishtja ishte folur në vendin e tyre që në kohën kur ato kishin qenë të pushtuar nga osmanët. Përveç kësaj kultura e tyre ishte e përzier me kulturën turke, dhe kështu nuk kishte shumë dallime jeta urbane shqiptare nga jeta urbane turke, dallimet ishin të dukshme vetëm në jetën që bëhej në fshat. Shqiptarët, kanë qenë gjithmonë bashkëpunues për lulëzimin e Turqisë, ishin të lumtur të ishin pjesë e një kombi, himni i të cilit ishte shkruar nga një shqiptar, Mehmet Akif Ersoj. Kthehemi tek udhëtimi dhe vizitat. Gazetari nga Bujanoci, Valon Begzadi që ishte në mesin e grupit, ka udhëtuar dhe në qytetin e Bursës. Atje ai ka takuar shumë shqiptar nga Lugina e Preshevës. Lagja “Zafer Mahalla” në Brus, njihet si lagja e shqiptarëve, ku dhe së shpejti do të bëhet qendra e Brusës, sepse në afërsi të saj do të ndërtohet objekti i komunës së Bursës dhe vetë kryetari i saj është me prejardhje shqiptare nga rrethi i Shkupit. Në këtë lagje gazetari Begzadi ka takuar shumë familje nga fshati Turi dhe Tërnoc, që kanë emigruar në Turqi prej dekadash. Ka takuar familjen e Haxhi Velis nga Turia cili ka emigruar në Turqi nga viti 1930 e që është vendosur në atë lagje dhe ka kontribuar shumë. Haxhi Velia, kishte ndërtuar shtatë mëhalla në atë lagje dhe ka nderuar xhamin e cila dhe ende e mban emrin e tij. Familjarët me prejardhje nga Turia, më të vjetrit kishin ruajtur gjuhën dhe zakonet, disa merreshin me biznese të ndryshme. Begzadi ishte vendosur në familjen e Isa Kumova, nga Tërnoci gjegjësisht në shtypin e Xhevat Kumova, që ka lidhje familjare me ta. Isa Kumova dhe ai një kontribuues i madh siç ka themeluar në atë lagje Shoqërinë Kulturore Artistike “Zafer” e shumë shqiptarë të tjerë në atë lagje. Burimi: http://www.titulli.com/2013/06/09/reportazh-stambolli-nje-pritje-vellazerore/

================

NË DUBAI MBAHET KONFERENCA “GJUHA ARABE NË RREZIK, TË GJITHË PJESËMARRËSIT NË MBROJTJE TË SAJ”

Mbrojtja e vlerave të gjuhës arabe dhe strategjitë për shtrirjen e mëtejshme të kësaj gjuhe, ishin fokusi i konferencën së dytë ndërkombëtare “Gjuha arabe në rrezik, të gjithë pjesëmarrësit në mbrojtje të saj”, që u mbajt në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga data 7-10 maj 2013. Në konferencë merrnin pjesë gjuhëtarë, studiues dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme shtetërore e private nga vende të ndryshme të botës. Kosova përfaqësohej nga Dr. Isa Memishi profesor i gjuhës arabe në katedrën e Orientalistikës të Fakultetit Filologjik pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Dubai 2012

Ndërkaq Shqipërinë e përfaqësonte drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC), Dr. Ramiz Zekaj. Një ndër qëllimet kryesore të konferencës ishte realizimi i koordinimit të përpjekjeve të vendeve të rajonit, për të thelluar interesimin mbi gjuhën arabe, fuqizimin e vlerave dhe rolit të kësaj gjuhe në ruajtjen e identitetit arab, përdorimit të drejtë të saj në programet arsimore, në media e institucionet shtetërore e private, studimin dhe kapërcimin e vështirësive në realitetin e shoqërisë arabe si dhe gjetjen e mënyrave efikase të mësimit të kësaj gjuhe për të huajt. Gjatë ditëve të konferencës u shqyrtuan edhe përpjekjet e qeverive dhe institucioneve të ndryshme shtetërore në mbrojtje të gjuhës arabe dhe realitetit të letërsisë në këtë gjuhë, në nivel rajonal e ndërkombëtar.

Isa Dubai

Gjithashtu, pjesë e kumtesave ishin edhe çështje të tilla, si: gjuha zyrtare arabe dhe trajtimi i saj në universitete publike e private dhe roli i përkthimit në mbrojtjen dhe mësimin e saj të jo arabëve. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Zhvillimit Social të Emirateve, princit Nahjan bin Mubarak bin Al Nahjan, ka thënë se ky takim i nivelit ndërkombëtar, vjen si rezultat i interesimit të vazhdueshëm të vendit të tij për të mbrojtur, forcuar dhe përhapur gjuhën arabe, duke i shërbyer kështu mbrojtjes së identitetit arab. Sot gjuha arabe flitet nga më shumë se 422 milionë njerëz në të gjithë botën, ku pjesa më e madhe e arabfolësve janë në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore. Për shkak të vlerave të veçanta leksikore, sintaksore dhe ligjërimore, vitin e kaluar, arabishtja, zyrtarisht është bërë pjesë e UNESCO-s dhe 18 dhjetori është vendosur të jetë edhe dita ndërkombëtarë e gjuhës arabe, kjo për shkak të shtrirjes së gjerë të kësaj gjuhe në të gjitha vendet e botës. (BujanociNet)

Video:

================

SHËNOHET 100 VJETORI I VUAJTJES SË SHQIPTARËVE DHE BOSHNJAKËVE NË PLAVË E GUCI

Plava e GuciaMe rastin e njëqind vjetorit të vuajtjeve të shqiptarëve dhe boshnjakëve në territorin e pjesës veriore të Malit të Zi, në Plavë dhe Guci më 5 mars u kry ceremonia e faljes së namazit xhenazeve të atëhershme.

Pikërisht para njëqind viteve, nga muaji tetor i vitit 1912, e deri në fund të majit të vitit 1913, popullsia e përkatësisë myslimane u sulmua nga ushtria e Malit të Zi, e cila atëherë ishte nën komandën e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, përkatësisht Mbretit Nikolla. Gjatë muajit shkurt të vitit 1913, në trevën e Plavës dhe Gucisë u dërgua brigada e Vasojeviqit të Poshtëm nën komandën e brigadierit Avro Cemoviqit, e me këtë rast ndaj popullatës filloi zbatimi i masave shumë të rënda represive. Arritjen e kësaj brigade zyrtarisht u arsyetua si një nevojë për çarmatosjen efektiv të shqiptarëve dhe boshnjakëve, dhe më pas filloi konvertimi i shqipatërve dhe boshnjakëve me dhunë nën sloganin “Vdekje ose konvertimit”. Fushata e kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve në këtë periudhë, arriti t’i konvertoj me dhunë në krishterë rreth 12.500 muslimanë, dhe vranë më shumë se 1800 persona, iu djegën shtëpitë, xhamitë dhe varrezat u përdhosën, u ekzekutua elita e popullit shqiptarë dhe boshnjak, u plaçkitën pronat, sepse këta dy popuj në atë kohë nuk pranuan sundimin e Malit të Zi. Mos pranimi i fesë së huaj ka qenë arsyeja kryesore që boshnjakët dhe shqiptarët në vitin 1912 dhe 1913 u vranë brutalisht. Bilansi i viktimave, gjegjësisht ata që refuzonin konvertimin u dërguan të lidhur në pranga në vendin e ashtuquajtur Previje në afërsi të Andrijevicës, u pushkatuan mëse 850 persona . Më së miri këtë ngjarje e ka përshkruar dr. Mustafa Memiq në veprën e tij “Plava dhe Gucia në të kaluarën”. Nuk ka asnjë dyshim se në trevën e Plavës dhe Gucisë në rrethana të ndërlikuara sociale e politike, në kushte sociale dhe kulturore, në periudhën nga 1912- 1913 nga ana e shtetit të Malit të Zi mbi baza etnike dhe fetare ndaj popullsisë civile të boshnjakëve dhe shqiptarëve janë kryer krime të shumta kundër njerëzimit. Lutja kolektive, falja e xhenazeve kushtuar viktima shqiptare dhe boshnjake të vitit 1912-1913, të Plavës dhe Gucisë të organizuar nga kryetari i Plavës Orhan Shahmanoviqi, Reisit Rifat ef. Fejziq, u zhvillua në palestrën sportive në Plavë, trasmetojnë mediat e Sanxhakut.

================

MEHMET ALI PASHA, THEMELUES I EGJIPTIT MODERN

arkivi

Prishtinë, 24 prill 2013 Në kudër të bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Arkivit dhe Bibliotekës Kombëtare të Egjiptit, këto ditë Kosovën po e viziton drejtori i përgjithshëm i Arkivave dhe Bibliotekës Kombëtare të Egjiptit Dr. Abdunasir Hasan Muhamed, i shoqëruar nga përfaqësuesi i Kosovës në Egjipt, Dr. Beqir Ismaili. Në biseda me autoritetet e nikoqirit – Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, unanimisht u vlerësua i domosdoshëm intensifikimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve sidomos në fushën e arkivistikës – përfshirë këmbimin e përvojave në rregullimin, shërimin, restaurimin dhe arkivimin e lëndës arkivore, me theks të veçantë në procesin e mikrofilmimit dhe dixhitalizimit të saj, në organizimin e ekspozitave apo konferencave ndërkombëtare me interes për të dyja palët deri edhe në mundësitë e organizimit të formave të veçanta të bartjes së ekspertizave, metodologjive dhe standardeve të përparuara në këtë lëmi, botimeve profesionale të fushës etj. Në bashkëpunim edhe me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, në sallën e bibliotekës Dr. Abdunasir Hasan Muhamed, i cili njëkohësisht është edhe zëvendës i ministrit të kulturës në qeverinë e Egjiptit, sot mbajti një ligjëratë në temën: “Mehmet Ali Pasha dhe kontributi i tij në ndërtimin e shtetit të Egjiptit.” Kjo ligjëratë u përcoll me vëmendje dhe interes nga auditoriumi i pranishëm – punonjës të publicistikës e shkencës nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. Dr. Abdunasir Hasan Muhamed tha se figura dhe personaliteti i Mehmet Ali Pashës mbetet figurë me peshë historike për kontribut të veçantë ngritjes dhe ndërtimit të Egjiptit modern. Ndërtimi institucional në fushën ushtarake, administrative-juridike arsimore dhe ekonomike mbesin arritje historike të kohës nën mbretërimin e Mehmet Ali Pashës. Mbretëria e Mehmet Ali Pashës në Egjipt ka zgjatur për rreth një shekull e gjysmë, përkatësisht nga fillimi i shekullit 19 deri në vitin 1952 kur eksponenti i fundit i mbretërisë, mbreti Faruk, u rrëzua me “revolucionin” (puçin ushtarak) e Xhemal Abdel Naserit. Sidoqoftë një pjesë e mirë e historisë së Egjiptit lidhet emrin dhe kontributin e themeluesit dhe ndërtuesit Mehmet Ali Pasha, i cili edhe sot nga pjesë e madhe e popullsisë dhe qarqe shkencore e politike kujtohet me respekt. Në pritjen e organizuar nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës Dr. Sali Bashota u diskutua edhe për nevojat dhe mundësitë e bashkëpunimit me Bibliotekën kombëtare të Egjiptit, rrjedhimisht u iniciua nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale mes Bibliotekave të Egjiptit dhe Kosovës dhe përtrirja e Marrëveshjes në mes të Arkivave të Egjiptit dhe atyre të Kosovës. Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës Ramë Manaj, si nikoqir, falënderoi mysafirin nga Egjipti për bashkëpunimin e deritashëm ndërinstitucional dhe sidomos për gadishmërinë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Manaj falënderoi edhe Dr. Beqir Ismailin përfaqësues i Kosovës në Kajro i cili ka lehtësuar vazhdimisht me kontributin e tij personal themelimin dhe zhvillimin e këtij bashkëpunimi, në interes bilateral të të dyja institucioneve. Gjatë ditës delegacioni egjiptian është pritur edhe nga Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar. Ministri Yagcilar i dha mbështetje të plotë vazhdimit të bashkëpunimit mes këtyre institucioneve, duke konstatuar se klima e përgjithshme e zhvillimit dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve Kosovës dhe Egjiptit është shumë e favorshme dhe premtuese për perspektivë të afrimit më të madh të dy popujve dhe vendeve tona, me shpresën që Egjipti së shpejti të njoh Republikën e Kosovës. Edhe historia e marrëdhënieve mes vendeve tona favorizon fuqishëm bashkëpunimin në shumë fusha me interes reciprok, përfundoi Ministri Delegacioni nga Egjipti pas dite ka vizituar monumente të rëndësishme kulturo-historike në Prizren.

Burimi: http://rtv21.tv/home/?p=98481

================

BASHKËBISEDIM ME POETIN TURK NURULLAH GENÇ

Nurullah Genç

Nurullah Genç

TIRANË – Poeti i njohur turk, Nurullah GENÇ ka qenë i ftuari i fundit këto ditë në qendrën Kulturore Turke “Junus Emre” në Tiranë, e cila organizon shpesh veprimtari.

Takim i poetit të njohur turk Nurullah GENÇ në Qendrën Kulturore “Junus Emre” në Tiranë Në vazhdën e veprimtarive kulturore që organizon hera-herës Qendra Kulturore Turke “Junus Emre” në Tiranë, ditët e fundit, në këtë qendër ka qënë i ftuar poeti i njohur turk, Nurullah GENÇ. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast merrnin pjesë studentë e pedagogë shqiptarë që kanë mbaruar studimet në Turqi, si dhe nxënës e studentë që ndjekin kurset e gjuhës turke pranë Qendrës Kulturore “Junus Emre”, intelektualë, nënshtetas turq, diplomatë etj. Takimi me poetin e njohur iu kushtua kryesisht artit të poezisë. I ftuari i nderit në këtë veprimtari, Nurullah GENÇ, u foli të pranishmëve për strukturën e përgjithshme të poezisë, duke u ndalur më gjatë tek rëndësia e artit të poezisë dhe ndikimi i saj në jetën e përditshme. Ai recitoi para të pranishmëve edhe disa prej poezive të tij që i kushtohen rinisë. Në fund ai iu përgjigj interesit të të pranishmëve rreth krijimtarisë së tij të gjerë letrare, përkthimeve të librave të tij në disa gjuhë etj. Qendra Kulturore turke “Yunus Emre” është hapur në Tiranë më 11 Dhjetor të vitit 2009, në një ceremoni ku morën pjesë Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl dhe shumë të ftuar të tjerë. http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsdetail.aspx?haberkodu=72914244-e311-4d42-ab4c-2a1b681b645f

================

Mexhid YVEJSI

SEMINAR: FILOZOFIA DHE SHKENCA NË KULTURËN PERËNDIMORE DHE ATË LINDORE

Seminari “Filozofia dhe Shkenca në Kulturën Perëndimore dhe atë Lindore” Në Tiranë, në Hotel International, me 10 nëntor 2010, me rastin e “Ditës botërore të Filozofisë” u zhvillue Seminari ndërkombëtar “ me temën bosht: “Filozofia dhe Shkenca në Kulturën Perëndimore dhe atë Lindore”. Seminari ndërkombëtar, i cili zgjoj një interesim të madh, meqë salla ishte mbushur përplotë, ku shquheshin pjesëmarrës të njohur si ish-deputeti, diplomati, publicisti, autori i shumë librave me vlerë, z. Abdi Baleta, imami nga Durrësi, z. Jetmir Çela, orientalisti nga Tirana, Ermal Bega, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, e të tjerë, programi filloi me fjalën përshëndetëse nga Drejtori i Fondacionit “Rumi” dr. Ali Asghari. Pastaj përshëndeti edhe Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, dr. Ali Amui. Në emër të Universitetit të Tiranës përshëndeti dr. Theodori Karai. Kryetari i shoqatës, Bedri Bylyku, përshëndeti n’emër të “Shoqatës të Miqësisë Shqipëri-Iran”. Pas këtyre përshëndetjeve, nga intelektual të dëshmuar ku përmes punimeve të ndryshme, nga ligjërues të ndryshëm, u lexuan temat si vijon: 1. Prof. Dr. Shahram Pazouki, prof. i filozofisë, Instituti i Filozofisë në Teheran, Iran., lexoi kumtesën me titull:”Problemi i raportit subjekt – objekt në filosofinë islame: zgjidhja e Mulla Sadrës” 2. Prof. Dr. Gjergj Sinani, përgjegjës i Departamentit të Filozofisë në Tiranë, lexoj kumtesën me titull: Dasein dhe qenia-e vërtetë sipas Aristotelit. (Një interpretim i Aristotelit nga Haidegeri). 3. Dr. Muzaffer Ikbal, Kryetar i Qendrës për Islam e Shkencë, (Kanada) në projektor shpjegonte dhe analizonte temën me titull: Tradita intelektuale islame dhe pasojat e zhvillimit modern…“ 4. Prof. Dr. Alfred Uçi, akademik, (Shqipëri) u paraqitë me kumtesën: Postmodernizmi në epokën e globalizimit të sotëm. Me këto kumtesa interesante u mbyllë pjesa e parë e Programit, për të fillue, pas një pushimi të shkurtër prej 30 min., me pjesën e dytë me këtë renditje: 1. Dr. Mirela Sinani, (Shqipëri) lexoj kumtesën me titull: „Erosi sokratik dhe besimi i Kierkegaardit në marrëdhënie me të vërtetën.“ 2. Prof.Dr. Sokrat Ahmataj (Shqipëri): “ Shkenca në vlerësimin filozofik e fetar të Islamit“ 3. Mexhid Yvejsi, nga Gjakova, i vetmi nga Kosova, lexoj kumtesën:“ Filozofia dhe zhvillimet bashkëkohore”. 4. Dr. Majlinda Keta, (Shqipëri) me kumtesën: „Cilësia e Auditorit të Studentëve të Filozofisë, si e Vlerësojnë dhe Çfarë Presin nga Formimi Filozofik“. 5. Prof. Isabelle Milon (Francë) lexoj kumtesën në anglisht me titull: “Philosophy is a Practice for Every One.” (Filozofia është praktike për të gjithë). 6. Dr. Genciana Abazi (Shqipëri)me kumtesën: “Mbi Dimensionet Mistike në Poezinë e Nezim Beratit.” 7. Dr. Albana Avrami (Shqipëri): “Gëte dhe Divani i Tij” 8. Prof. Jolanda Lila (Shqipëri): ” Idealizmi Objektiv në Poezinë e Vehxhi Buharasë” 9. Prof. Arben Sulejmani, (Tetovë, Maqedoni): “Ndikimi I filozofisë bektashiane në zhvillimin e trashigimisë kulturore dhe shpirtërore të kombit tonë”. Pas një pushimi prej 30min, filloj pjesa e tretë me këtë program: 1- Promovimi i librit: “Islami, Shkenca, Muslimanët dhe Teknologjia” 2. Isabelle Milon, Institut de Pratiques Philosophiques – Francë, Workshop: Philosophy is a Practice for Every One, (Filozofia është praktike për të gjithë.) Klodiana Malushaj paraqiti librin: “Islami, Shkenca, Muslimanët dhe Teknologjia”. Ky libër është shkruar nga Dr. Sejjid Hysein Nasr në bisedë me Dr. Muzzafer Ikbal, ndërsa shqipërimin me një parathënie shembullore e ka bërë z. Edin Q. Lohja. Se ky libër është i mrekullueshëm, lexuesi e vëren qysh në parathënie e cila fillon me dy citate, ku shkruan: “Ç’i duhet njeriut të fitojë gjithë botën e të humbas shpirtin”.  Jezu Krishti (Hz.Isai a.s.) “Ju nuk duhet të habiteni me numrin e paktë të atyre që ndjekin rrugën e drejtë” – Imam Aliu Libri ka 174 faqe dhe është botuar nga Fondacioni “RUMI”, Tiranë, 2010. Seminari ndërkombëtar dëshmoi, siç tha, dr.Ali Asghari, drejtori i Fondacionit “RUMI” se: “Çdo qytetërim, ka vulën e mendimit filozofik e shkencor të kohës. Çdo qytetërim ka të përbashkëta e dallime me të tjerët, bashkëkohës a pararendës, pikërisht falë qasjeve filozofike të ndryshme në hapësira e kohë të ndryshme. Njohja e tyre i shërben respektimit të ndërsjelltë të vlerave që sjellin në histori, si dhe një bashkëveprimi sa më të frytshëm midis tyre”. Organizatorët e Seminarit ndërkombëtar, përveç Fondacionit “RUMI” në Tiranë, janë edhe: Universiteti Ndërkombëtar el-Mustafa, Universiteti i Tiranës, Instituti Iranian i Filozofisë, Teheran, Akademia e Shkencave, e Shqipërisë, Tiranë, Qendra për Islam dhe Shkencë, Kanada dhe UNESCO.

================

AKADEMIA E AIITC “POPUJ DHE KULTURA” MBYLL ME SUKSES TAKIMIN E SAJ TË DYTË

Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në UT,

Prof. Dr. Klodeta Dibra  mban ligjëratën me temë:

“Gjuhët, pasuri për njohje dhe komunikim mes popujve”

Prof. Dr. Klodeta Dibra

Prof. Dr. Klodeta Dibra

Akademia e AIITC “Popuj dhe kultura” vijoi ciklin e saj të leksioneve me takimin me Dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në UT, Prof. Klodeta Dibra. Akademikë, diplomatë, intelektualë, studentë, nxënës dhe të ftuar të tjerë u mblodhën ditën e premte, dt. 15 shkurt 2013, në sallën e Amfiteatrit të AIITC, për të ndjekur ligjëratën me temë “Gjuhët, pasuri për njohje dhe komunikim mes popujve”. Midis të pranishmëve ishin Ambasadori i Egjiptit në Shqipëri SHTZ Ahmed Abdullah, Konsulli i Austrisë në Shqipëri znj. Sigrid Kodym, përfaqësues nga Ambasada e Turqisë në Shqipëri, Rektori i Akademisë Pedagogjike të Tiranës Prof. Dr. Musa Kraja, akademiku Xhevat Lloshi, anëtarët e Bordit Drejtues të AIITC Prof. Dr. Hasan çipuri, Alush Saraçi, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu etj.

Aktivitetin e hapi zv. drejtori i AIITC Alban Kodra, i cili përcolli fjalën erastit të Drejtorit të këtij instituti Dr. Ramiz Zekaj. Përmes kësaj fjale, Drejtori i AIITC vlerësoi dhe falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtë aktivitet, vuri theksin tek rëndësia e gjuhëve të huaja dhe tek roli i tyre i pamohueshëm në çdo aspekt. Sipas tij, ishin pikërisht këta faktorë që e shtynë AIITC të ndërmerrte nismën për të themeluar një qendër profesionale për mësimin e gjuhëve të huaja.

Më tej në fjalën e tij ai u ndal tek mekanizmat dhe teknikat e punës që AIITC ka vënë në dispozicion, për mbarëvajtjen e kurseve të kësaj qendre. Në fund, Dr. Zekaj nënvizoi se synimi i Akademisë së AIITC dhe Qendrës Profesionale për Mësimin e Gjuhëve të Huaja, është që të rinjtë të kenë sa më shumë njohje me gjuhët dhe kulturat e popujve dhe t’i sigurojë vendit përkthyes të përgatitur e cilësorë.

publikuMë pas, referuesja kryesore e këtij takimi, Prof. Dr. Klodeta Dibra, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës, kumtoi temën “Gjuhët, pasuri për njohje dhe komunikim mes popujve”. Znj. Dibra e ndau ligjëratën e saj në dy pjesë: në pjesën e parë ajo trajtoi çështjen e globalizimit që po përjeton sot bota dhe ndikimin e tij në nxitjen e mësimit të gjuhëve dhe të kulturave të huaja. Ndërsa në pjesën e dytë të ligjëratës, ajo vuri theksin në rolin e gjuhëve të huaja si dritare komunikimi me botën.

Midis të tjerash ajo bëri një historik të mësimit të gjuhëve të huaja në Shqipëri, duke përmendur përparësinë që i ka dhënë shteti shqiptar gjatë periudhave të caktuara gjuhëve si: italishtja, gjermanishtja, frëngjishtja, rusishtja e, së fundmi, anglishtja, në varësi të rrethanave dhe kushteve ndërkombëtare, politike, ekonomike etj.

Më pas ajo trajtoi arsyet pse gjuhët e huaja janë një prej  çelësave të suksesit për individët e një shoqërie, të cilët janë zotërues të një gjuhe të huaj ose më shumë. Për të nënvizuar rëndësinë që kanë gjuhët si çelës i kulturave të kombeve të ndryshëm në këtë kohë të globalizmit, ajo solli shembuj konkretë nga përvoja e saj si sportiste që kishte udhëtuar në vende të ndryshme dhe më pas si pedagoge e gjuhëve të huaja në Universitetin e Tiranës. Referati i saj u prit me shumë interes nga të pranishmit.

Duke marë si shkas ketë takim AIITC bëri shpërndarjen e çertifikatave për kursantët e gjuhëve të huaja, të cilët sapo kishin përfunduar nivele të ndryshme në tre prej tyre.

Kursantëve të gjuhës arabe ua dorëzoi çertifikatat Ambasadori i Egjiptit në Tiranë SH.T.Z. Ahmed Abdullah, kursantëve të gjuhës gjermane Konsullja e Ambasadës së Austrisë në Tiranë znj. Sigrid Kodym, ndërsa çertifikatat e gjuhës angleze i dorëzoi Prof. Dr. Musa Kraja, Rektori i Akademisë Pedagogjike të Tiranës.

Fjalën përmbyllëse të këtij takimi e mbajti Kryetari i Bordit Drejtues të AIITC, Dr. Faruk Borova, i cili u shprehu falënderimet e sinqerta të pranishmëve, që me prezencën e tyre i dhanë gjallëri kësaj ceremonie.

Takimi u finalizua me shperndarjen e disa prej botimeve më të fundit të AIITC dhe me një koktejl shtruar enkas për të pranishmit në këtë aktivitet, i cili kaloi nën një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore ku të ftuarit patën mundësinë për të shkëmbyër më tej mendimet dhe eksperiencat e tyre. Akademia e AIITC do të vijojë në të ardhmen me të tjera takime, dhe me të tjera tema që lidhen me çështje me rëndësi për kulturën shqiptare dhe dialogun mes popujve.

================

FAMILJA DHE MËSIMI (Takimi i dytë) – 23/12/2012

foto 1

“Familja dhe Mësim-besimi” ishte përsëri në qendër të vëmendjes së shoqatave, që janë aktive në shoqërinë civile muslimane. Në këtë tryezë të dytë u paraqit për diskutim drafti “Mbi  nevojën  e përfshirjes së mësim-besimit në kurrikulat e shkollave publike të arsimit parauniversitar të Republikës së Shqipërisë”, i përpiluar nga një grup pune ad hoc. Drafti i paraqitur përbëhet nga tre kapituj kryesorë: 1. Përse Mësim-Besimi? 2. Shembulli i marrëdhënieve fe-shtet dhe mësim-besimi në ciklin parauniversitar në disa vende të Evropës dhe të Ballkanit 3. Garancitë ligjore Pjesëmarrësit në këtë takim të dytë diskutuan gjerësisht mbi subjektin e draftit dhe e miratuan në përgjithësi atë, dhanë sugjerimet e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të tij. Gjithashtu u propozua, që procesit të instalimit të mësim-besimit në vend, ti jepet forma e një debati publik të gjerë, në mënyrë që të parapërgatitet opinioni dhe faktorët relevantë për nevojën dhe dobinë e kësaj ndërmarrjeje.

Forumi Musliman i Shqipërisë

================

STAMBOLL – HAPET EKSPOZITA MË E MADHE NË BOTË E VEPRAVE TURKO-ISLAME

89310

Ekspozita më e madhe në botë u hap në Stamboll me pjesëmarrjen e Kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdoan. Stambolli po mirëpret një ekspozitë unike të veprave turko-islame.

Kryeministri Erdoan realizoi hapjen e ekspozitës “Ashk-ı Nebi” dhe “Zikir Taneleri”, ku zënë vend tablo kaligrafie dhe tespihe të pashoqe. “Këto lloj ekspozitash mundësojnë pasurimin e ndryshimit dhe transformimit në Turqi”, u shpreh numri 1 i qeverisë së Ankarasë. Në ekspozitë mund të kundrohen 300 tespihe të punuara nga materiale të ndryshme dhe 200 bukurshkrime. Ekspozita “Ashk-ı Nebi” dhe “Zikir Taneleri” e Mehmet Çebiut, një nga koleksionistët më të rëndësishëm të kaligrafisë moderne të Turqisë, vlerësohet si unike nga të gjitha aspektet. Hapja e ekspozitës më të madhe në botë për tablotë e bukurshkrimit dhe tespihe, e cila pret vizitorë në ambientet e Qendrës së Kongreseve Lytfi Kërdar të Stambollit, u realizua nga Kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdoan. Koleksioni i kaligrafisë në këtë ekspozitë formohet nga vepra, që shpjegojnë cilësitë fizike, njerëzore, morale dhe sjelljen e Profetit Muhamed. Punimet e bukurshkrimit, që ndryshe njihen edhe si “Hilje-i Sherif” apo “Hilje-i Nebevi”, përbëhen nga vepra klasike dhe moderne. Ndërsa në koleksionin e tespiheve zënë vend vepra shumë të vyera nga periudha osmane, të punuara nga materiale si qelibari, korali dhe fildishi. Krahas veprave të rralla dhe të jashtëzakonshme të mjeshtërve të famshëm turko-islamë, në ekspozitë zënë vend edhe tespihe të punuara nga artistë ndërkombëtarë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më datë 4 shkurt. Marrë nga faqja: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=d6ebc3a8-a1bd-4690-a83d-f13e1b0e6efd

================

KONFERENCË PËR KONTRIBUTIN FETAR DHE PATRIOTIK TË HAFIZ IBRAHIM DALLIUT

Konferenca - Hafiz Ibrahim Dalliu

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë, shoqata “Hafiz Ibrahim Dalliu” organizoi paraditen e sotme, 22 nëntor 2012, një konferencë në nderim të kontributit të hafizit tiranas për çështjen kombëtare, në të cilën mori pjesë edhe Myftiu i Tiranës, z. Ylli Gurra. Konferenca filloi me kryefjalën e kombit, himnin kombëtar, për të vazhduar me fjalën përshëndetëse të kryetarit të shoqatës, dr. Petri Belalla, i cili e vuri theksin në rolin dhe kontributin shumëplanësh të H. Ibrahim Dalliut në interes të popullit dhe çështjes kombëtare në periudha të ndryshme historike. “Hafiz Ibrahim Dalliu bën pjesë në grupin e atyre njerëzve të nderuar, klerikë e patriotë me zemër të madhe, që pa ngarkesa politike, kanë luftuar e janë sakrifikuar për Shqipërinë në emër të idealeve të tyre”, u shpreh kryetari Belalla. Në vijim, studiuesi dhe hulumtuesi i veprës së Hafiz Ibrahim Dalliut, z. Xhemal Balla, referoi mbi temën “Krijimtaria teologjike e H. Ibrahim Dalliut”. Në kumtesën e tij, z. Balla solli në vëmendje disa nga vlerat e shumta të këtij personaliteti poliedrik. “Hafiz Dalliu spikat në kohën e tij me këto botime të rëndësishme fetare. Ai ka meritën që i trajtoi shkencërisht shumë probleme dogmatike e dha mendime të sakta e të vlefshme për besimtarët. Tek ai duken qartë njohuri fetare e shkencore dhe thellësia e mendimit. Ndërsa në përkthimet e tij spikat qartë gjuha e pasur, qartësia e mendimit, me një stil tërheqës që paraqesin një interes gjuhësor jo të vogël për lexuesit”, u shpreh studiuesi Balla. Për temën “Hafiz Ibrahim Dalliu, patriot dhe atdhetar” referoi Lira Musollari. Në kumtesën e saj znj. Musollari e vuri theksin te veprimtaria e madhe dhe e larmishme e këtij Hafiz Dalliut, të cilin ajo e cilësoi simbol të qëndrimit dhe guximit, të atdhetarizmit të zjarrtë, të pastërtisë morale, të njeriut të palodhur që kurdoherë dhe mbi çdo gjë vuri besimin tek Zoti dhe dashurinë për atdheun. Ndërsa për temën “Aktualiteti në publicistikën e H. Ibrahim Dalliut” referoi gazetari Bedri Alimehmeti. Mes të tjerash gazetari Alimehmeti solli fragmente nga veprimtaria publicistike e hafizit tiranas, e cila sipas tij, dëshmon më së miri për rolin që kishte marrë përsipër të luante dhe misionin dhe detyrat që i kishte vënë vetes h. Dalliu, ku parësore ishte ndihmesa e madhe, që duhej dhënë për ta çuar vendin përpara në rrugën e zhvillimit e të qytetërimit. “H. Ibrahim Dalliu në këtë mision fisnik, që ka marrë përsipër ta bëjë nëpërmjet publicistikës, ka parasysh të informojë saktë, shkurt e thjeshtë lexuesit me ngjarjet rëndësishme e të jashtme, të karakterit politik e shoqëror me kusht për t’u pasqyruar ashtu siç ndodhin në të vërtetë dhe duke i analizuar, gjykuar dhe komentuar në frymën e interesave kombëtare, me synimin për ta drejtuar kombin e tij në hullinë e mirësisë, përparimit e qytetërimit europian”, nënvizoi z. Alimehmeti. Konferencën e përshëndeti përfaqësuesi i shoqatës “Tirana”, z. Shyqyri Rreli, i cili pasi përgëzoi shoqatën dhe drejtuesit e saj për këtë organizim të shkëlqyer, vlerësoi lart rolin dhe kontributin e madh të Hafiz Dalliut në shërbim të çështjes kombëtare dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare. Në fund, për pjesëmarrësit e shumtë u dha një koktej dhe u shpërnda literaturë fetare. 22-11-2012 /Drita Islame/

================================================

KONFERENCË SHKENCORE PËR ATDHETARIN DHE FETARIN HAFIZ ALI KORÇA

Universiteti i Korçës “F.S.Noli” organizoi një konferencë me temë “Hafiz Ali Korça – 55 vjet pas” për veprimtarinë dhe kontributin e lartë të intelektualit të madh Hafiz Ali Korça.

Universiteti “Fan S. Noli” dhe Shtëpia Botuese “Logos-A”, Shkup, në bashkëpunim dhe me institucione të tjera, organizuan një konference ndërkombëtare kushtuar jetës dhe veprës së Hafiz Ali Korçës, figurë e shquar e letrave dhe atdhetar i madh. Hafiz Ali Korça dhe vepra e tij janë dy pjesë organikisht të pandara. Hafiz Aliu radhitet midis luftëtarëve, krijuesve dhe islamologëve të Rilindjes, vepra dhe jeta e të cilit hapi shtigje të reja në rrugën e zhvillimit fetar dhe kombëtar. Në këtë veprimtari të rëndësishme morën pjesë pedagogë dhe studiues nga universitete dhe institucione arsimore-shkencore, agjencione qeveritare, kulturore, politike dhe joqeveritare, shoqata dhe organizata profesionale, mediume, akademikë të ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, dhe drejtues të lartë shtetërorë, të cilët ndoqën mjaft më interes këtë temë dhe vlerësuan lart figurën dhe kontributin e Hafiz Ali Korçës. Qëllimi i kësaj konference ishte ndriçimi i aspekteve të pambuluara më herët në jetën dhe veprën e Hafiz Ali Korçës. Në këtë organizim madhështor u mbajtën referate dhe kumtesat të cilat shpalosën gjithë jetën dhe veprën e këtij dijetari të madh të kombit shqiptar. Konferenca u mbajt përkatësisht më 21 dhe 22 dhjetor e ndarë në tre seanca në gjuhën shqip dhe anglisht me qëllim që të mundësohet  bashkëveprimi dhe diskutimi intensiv mes disiplinave hulumtuese për veprën e Hafiz Ali Korçës. Në këtë mbrëmje u ndanë edhe çmime të veçanta nga ana e drejtorit i medresesë së Korçës z. Omer Çallësh. Hafiz Ali Korça ishte një intelektual, atdhetar dhe patriot i flaktë, i cili dha një kontribut mjaft të rëndësishëm në çështjet kombëtare. I rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngritën lart emrin e tij, por që u përndoq nga pushtuesit , nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tij. Siç shkruan ai një kryeveprën e tij “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë” Për Shqipërinë u përpoqa sa flijova jetën time nuk tregohet se sa hoqa se shteti mi njihte krime.

================================================

MYSLIMANËT ROL QENDROR NË 100 VJET PAVARËSI

Beder-simpozium-100-vjet-

Në kuadër të aktiviteteve për 100 vjetorin të Pavarësisë së Shqipërisë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore të Shkencave Islame në Universitetin Bedër, organizuan sot (22 nëntor 2012) një simpozium mbi rolin e Islamit në realizimin e Pavarësisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

Në një panel diskutimi me të ftuar Kancelarin e KMSH-së z. Ali Zaimi, Drejtorin e Kulturës në KMSH z. Genti Kruja, si dhe dy pedagogët e Universitetit Bedër, Veton Tulla dhe Elton Karaj, u diskutuan dhe u parashtruan fakte e të dhëna me vlerë mbi rolin e madh që kanë luajtur myslimanët në Pavarësinë e Shqipërisë, mbi tolerancën fetare te shqiptarët, mbi fenë e lirinë dhe mbi dashurinë për atdheun në Islam. Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi, theksoi se kontributi i myslimanëve në çështjen kombëtare lidhet drejtpërdrejt me të qenët besimtar dhe se ata që na dhuruan këtë vend ishin padyshim besimtarë të familjarizuar me kulturën, traditën, ritet dhe moralin islam. “Në vitin 1900 viset shqiptare përbëheshin nga një popullsi 90% myslimane dhe kontributi i tyre në përgatitjen forcimin dhe konsolidimin e vetëdijes kombëtare është i pazëvendësueshëm dhe i pamohueshëm. Çdo sipërmarrje do të ishte e pamundur pa ndihmën e tyre. Një fakt i njohur nga historia është edhe se nga 40 firmëtarët e pavarësisë 27 ishin myslimanë dhe nga 63 delegatë mbi 2/3 ishin myslimanë. Ata kishin edukatë dhe njohje të thellë të Islamit, disa prej të cilëve ishin klerikë të mirëfilltë”, nënvizoi z. Zaimi. Dokumentet historike tregojnë se Shqipëria kishte mbi 1600 xhami, të cilat krahas funksionit të tyre primar kanë shërbyer edhe për zhvillimin e mbledhjeve, takimeve e kuvendeve me karakter social-kombëtar, ndër të cilat është edhe Lidhja e Prizrenit, e zhvilluar në xhaminë Bajrakli. Në vazhdim z. Zaimi përmendi edhe rolin e jashtëzakonshëm të myslimanëve në arsim e publicistikë, me shkrime në revista si “Zani i Naltë”, “Kultura Islame” e “Njeriu”, “Drita Islame” etj. Ai u ndal edhe në faktin se komunizmi, të cilin dijetarët myslimanë e dënuan që në hapat e parë, e fshehu dhe e injoroi totalisht kontributin e myslimanëve për çështjen kombëtare dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Në fund z. Zaimi bëri thirrje për një rivlerësim të figurave të larta myslimane të cilët kanë një kontribut madhor në shërbim të çështjes kombëtare, që, sipas tij, nuk duhet mohuar kurrsesi. Disa nga emrat më të shquar të kulturës islame që kontribuuan për besimin dhe kombin dhe që u përmendën në simpozium ishin: H. Vehbi Dibra (Agolli), Hafiz Ali Korça, Sheh Ibrahim Karbunara, Hoxha Kadri Prishtina, Ymer Haxhi Prizreni, Ferit Vokopola, Xhemal Naipi, Hafiz Ibrahim Dalliu, Ismail Efendi Ndroqi, Said Najdeni, Zyber Halluli, Daut Boriçi, etj.

Marrë nga faqja: http://www.dritaislame.al/myslimanet-rol-qendror-ne-100-vjet-pavaresi/

================================================

ZHVILLOHET KONFERENCA PËRKUJTIMORE ME RASTIN E 200-VJETORIT TË LINDJES

SË HOXHË HASAN TAHSINIT

1 Jubileu i 100 vjetorit të shtetit shqiptar ka nxitur këtë vit mbajtjen e shumë veprimtarive kulturore e shkencore në përkujtim të personaliteteve shqiptare, të cilët kanë pasur një kontribut të rëndësishëm në ngjizjen dhe zhvillimin e idesë kombëtare, si dhe në formimin e forcimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e cila u kurorëzua me aktin e Shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912. Të nisur nga ky motiv, por më së pari nga dashuria për një nga figurat më të mëdha shqiptare, pararendëse të Rilindje Kombëtare, Shoqata Kulturore Shqiptaro – Turke “H. Hasan Tahsin” dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) organizuan në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS) një konferencë përkujtimore me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Hoxha Tahsinit. Konferenca e titulluar “I Përndritshmi Hoxhë Hasan Tahsin Efendiu – Paraprijës Atdhetarie e Diturie” u zhvillua ditën e shtunë, dt. 20.10.2012 në Sallën “Tefta Tashko Koço” në MTKRS. Ishin të pranishëm në këtë Konferencë Presidenti i PDIU z. Tahir Muhedini, Zv. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Abaz Hado, Zv. Ministri i Arsimit z. Ardian Tana, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë etj. 3Konferenca u hap nga nënkryetari i Shoqatës “H. Hasan Tahsin”, prof. Dritan Spahiu, i cili foli rreth rëndësisë së figurës së H. Tahsinit si përfaqësues model i dijetarit dhe atdhetarit, çka i ka shtyrë ata si shoqatë të mbajnë emrin e tij dhe të përpiqen vazhdimisht nëpërmjet veprimtarive dhe botimeve të lartësojnë më tej figurën e këtij personaliteti. Më pas, z. Spahiu ia kaloi fjalën historianit dhe folkloristit Ibrahim D. Hoxha, për të bërë një ekspoze të veprimtarisë 20-vjeçare të Shoqatës “H. Hasan Tahsini”. Z. Hoxha përmblodhi në fjalën e tij të gjitha përpjekjet që ka bërë kjo shoqatë gjatë 20 viteve të punës së saj, për ta vënë emrin e H. Tahsinit aty ku i takon, në panteonin e personaliteteve kombëtare shqiptare. Ekspozeja e shoqëruar me një prezantim fotografik shpalosi më së miri punën e palodhur dhe vështirësitë që kanë kaluar aktivistët e kësaj shoqate për të realizuar qëllimin e tyre fisnik. 4Më pas konferenca vijoi me mbajtjen e një kumtese shkencore nga Dr. Genciana Abazi (Egro). Ajo shpalosi një nga aspektet shkencore të figurës poliedrike të H. Tahsinit, përpjekjet e tij në fushën e gjuhësisë shqipe, si një nga promotorët e lindjes së një alfabeti të veçantë për shqiptarët, një alfabeti të ndryshëm nga ato të popujve fqinjë, me qëllim ruajtjen e identitetit shqiptar. Sipas saj, alfabeti i Tahsinit ishte unik dhe origjinal, por nuk arriti të gjente përhapje për shkak të vështirësisë së shtypit të tij në shtypshkronjat e kohës. Kumtesa e tretë ishte ajo e Dr. Ramiz Zekajt, i cili trajtoi marrëdhënien shkencë – fe në botëkuptimin e H. Tahsinit. Sipas Dr. Zekës, Tahsini ishte “drejtuesi i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar), institucion që u përdor edhe si “Dâr-ul Funùn” (universitet). Kështu, i ndjeri hoxhë Hasan Tahsin efendiu u bë dhe mbeti i pari dhe i vetmi shqiptar që organizoi dhe drejtoi një universitet ndërkombëtar – atë osman, – si dhe ishte ngritësi dhe drejtuesi i dy nyjave eprore për diturinë shqiptare: Akademinë e Shkencave dhe universitetin e parë shqiptar në kryeqytetin e atëhershëm të sulltanatit osman, Stamboll.” Githashtu, ai nënvizoi: “shpjegimi shkencor i fenomeneve natyrore nga H. Tahsini bazohej mbi besim, të cilin ai lidhte me universalitetin e hyjnores;  e jo siç do të ndodhte më vonë në Shqipërinë komuniste, kur disa studiues të Tahsinit përpiqeshin të interpretonin mësimet e tija se gjoja ai ishte “kundër” Zotit dhe projekti i tij thelbësor ishte shekullarizimi i të gjitha dijeve e shkencave. Tahsini i detyrohej për suksesin e madh të tij njohjeve që kishte me shkencat e Kuranit dhe Sunetit të profetit Muhamed (a.s.). Ai e konsideronte Kuranin si një traktat mbi arritjet e shkencës dhe sunetin si një sistem ligjesh.” 6Më pas Konferenca vijoi me fjalët e znj. Manushaqe Salianji dhe z. Rasim Bebo, anëtarë të Shoqatës H. Tahsini. Ata theksuan në mënyrë të veçantë pjesë të botëkuptimit të Tahsinit dhe të veprimtarisë së tij si atdhetar. Si një nga kujdestarët e këtij takimi, foli në konferencë Zv. Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, z. Abaz Hado. Ai falënderoi organizatorët e dhe mbështetësit e kësaj veprimtarie, duke theksuar se figura e Tahsinit është një prej figurave më të ndritura të Çamërisë dhe Shqipërisë dhe në rang me të është edhe piktori i shquar Kolë Idromeno nga Parga, pra nga Çamëria. Z. Hado theksoi se me përpjekjet e të gjithëve, Presidenti e ka nderuar figurën e H. Tahsinit me titullin më të lartë “Nderi i Kombit”, çka e vendos atë në panteonin e figurave kombëtare. Në përfundim të Konferencës, për të ftuarit u shtrua një koktej. Marrë nga faqja: http://aiitc.net/index.php?option=com_content&view=article&id=183%3Azhvillohet-konferenca-perkujtimore-me-rastin-e-200-vjetorit-te-lindjes-se-hoxhe-hasan-tahsinit&catid=1%3Alatest-news&lang=en

================================================

KMSH & DPB, EKSPOZITË PIKTURE “BESIMI DHE ARTI NË SHËRBIM TË NJERIUT”

Në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët për riintegrimin e të dënuarve penalë në shoqërinë tonë, institucionet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve, organizojnë një ekspozitë pikture punimesh artistike për dy ditë radhazi në Muzeun Kombëtar të Tiranës. Pikturat janë realizuar nga një i dënuar i Institutit Ekzekutiv të Vendimeve Penale (IEVP), Vaqarr, ndërsa punimet e tjera artistike janë mbledhur nga disa qendra të vuajtjes së dënimit.

Ekspozita e titulluar “Besimi dhe Arti në shërbim të njeriut” ka për moto hadithin (thënien profetike) “Zoti është i Bukur dhe e do të Bukurën”. Ajo hapet ditën e enjte më dt. 11 tetor 2012, ora 11.00, në Muzeun Kombëtar, ku do të zhvillohet edhe një ceremoni e rastit. Të ftuar janë personalitete të Kulturës dhe Artit, si dhe përfaqësues të lartë të Komunitetit Mysliman dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri pasditen e dt. 12 tetor 2012. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, prej disa kohësh po zhvillojnë disa projekte të përbashkëta në dobi të asaj pjese të shoqërisë që vuan dënimin nëpër burgjet e vendit tonë. Kështu KMSH herë pas here ka bërë të mundur pasurimin e bibliotekave të burgjeve me libra të ndryshëm kulturoro-fetarë, si dhe dërgimin e disa imamëve për shërbesat fetare në raste të ndryshme, si për bajrame, ditë xhumaje, etj. ================================================ ~ NJOFTIM ~ Qendra Shqiptare për Studime Orientale, me rastin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar organizon simpoziumin me temë: “HAFIZ ALI KORÇA DHE PERSONALITETI I TIJ POLIEDRIK” Ligjërues:  1. Akademik Feti MEHDIU (Prishtinë) 2. Prof. Bedri TELEGRAFI (Tiranë) 3. Ermal BEGA (Tiranë) Aktiviteti do të zhvillohet ditën e shtunë, më 6 Tetor 2012, ora 18:00, tek Ministria e Kulturës, kati i dytë. ~  (Hyrja me ftesa!) ~ Tiranë, Tetor 2012

================================================

AIITC MERR PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE: “RËNDËSIA E ARSIMIMIT PËR MUSLIMANËT NË EUROPË”

Në datat 14 – 15 Shtator 2012, u mbajt në Universitetin Islamik të Roterdamit konferenca ndërkombëtare me temë “Rëndësia e arsimimit për muslimanët në Europë”. Konferenca kishte për qëllim të evidentonte rolin e shkollave, të universiteteve dhe të bashkesive muslimane ne formësimin e së ardhmes së Islamit në Europe. Në këtë konferencë, e cila u zhvillua nën kujdesin e Unionit Musliman Europian (European Muslim Union – EMU) dhe me mbështetjen e Fondacionit Qatar Charity, ishin të ftuar akademikë, intelektualë dhe drejtues të institucioneve arsimore islame nga vënde të ndryshme të Europës. Midis tyre mori pjesë edhe Drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, Dr. Ramiz Zekaj. Në ditën e parë të Konferencës, drejtuesit e saj  Dr. Ahmet Akgündüz – Rektor i Universitetit Islamik të Roterdamit dhe Prof. Dr Nevzat Yaliçintaş – President Nderi i EMU, pritën të ftuarit dhe u uruan mirseardhjen në fjalimet e tyre përshëndetëse. Në ditën e dytë të konferencës, akademikët pjesëmarrës trajtuan tematika të ndryshme rreth së ardhmes së muslimanëve dhe të arsimit islam në Europë, si dhe rreth sfidave me të cilat u duhet të përballen. Problemet e arsimit islam në Europë dhe perspektivat e tij dhe rëndësia e edukimit të rinisë islame ishin disa nga prezantimet e sesionit të parë të kësaj dite.

Në sesionin e dytë u prezantuan tematika të tjera si: arsimi online, programet e edukimit të muslimanëve në Qipro, Andaluzi, Novi Pazar etj. Dr. Ramiz Zekaj prezantoi temën: “Tradita, aktualiteti dhe prespektiva e arsimit islam në Shqipëri”. Prezantimi trajtoi nga një këndvështrim historik arsimin islam në Shqipëri nga Shpallja e Pavarësisë e deri në vitin 1990. Më pas Dr.Zekaj bëri një vështrim analitik mbi gjendjen aktuale të arsimit dhe institucioneve islame në Shqipëri, duke u fokusuar në evoluimin e tij përgjatë 20 viteve të demokracisë, derisa ka arritur në stadin aktual, me hapjen e Universitetit të parë islam në Shqipëri, i cili kompleton ciklin e rrjetit të edukimit arsimor islam.

Pas përfundimit të prezantimeve, pjesëmarrësit patën rastin të njihen nga afër me Universitetin Islamik të Roterdamit në një turne vizitash.

================================================

U MBAJT SIMPOZIUMI SHKENCOR “SHQIPTARËT NË PERANDORINË OSMANE”

Kontributi i personaliteteve shqiptare të Perandorisë Osmane në çështjen kombëtare shqiptare” Ulqin, 06.06.2011 ~ Tuz, 07.06.2011 Në Ulqin, më 06.06.2011 dhe në Tuz më 07.06.2011, në ambientet e hotelit “Mediteran” në Ulqin dhe në “Shtëpinë e Kulturës” në Tuz, u mbajt simpoziumi shkencor: “Shqiptarët në Perandorinë Osmane – Kontributi i personaliteteve shqiptare të Perandorisë Osmane në çështjen kombëtare shqiptare”. Ky aktivitet u organizua nga Qendra për mirëkuptim ndërkulturor “Horizonti”. Simpoziumi u hap me fjalët përshëndetëse të organizatorit dhe drejtorit të organizatës ”Horizonti”, z. Omer Kajoshaj, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe panelistët. Moderator i këtij simpoziumi ishte Ermal Bega nga Tirana. Ndërsa profesorët e nderuar që morën pjesë me kumtesat e tyre ishin: • Prof. dr. Hysen Matoshi me kumtesën: “Mehmet Akif Ersoj dhe shqiptarët” • Prof. dr. Adem Zejnullahu me kumtesën: “Ardhja e islamit në Ballkan sipas këngëve popullore shqiptare” • Prof. dr. Mehmet Halimi me kumtesën: “Harmonizimi i fetares me traditat kombëtare vendase” • Husamedin Abazi me kumtesën: “Domosdoshmëria e pajtimit ndërmjet shpirtërores dhe materiales” • Mr. Nuridin Ahmeti me kumtesën: “Ulematë e Plavës dhe Gucisë, shembull i mirë se si duhet t’i shërbehet popullit dhe fesë” • Mr. Ali Bardhi me kumtesën: “Vlera kombëtare e përkthimeve të Hafiz Ali Ulqinakut” Në këtë simpozium të këtij lloji u hodh dritë në shumë segmente që kanë të bëjnë me kontributin e personaliteteve shqiptare të Perandorisë Osmane në çështjen kombëtare shqiptare, duke filluar nga ana shpirtërore, tradita, trash­ëgimia materiale e kulturore, deri tek shtresimet kulturore e qyte­tëruese në identitetin e popullit tonë. E veçanta e këtij simpoziumi qe se kultura, tradita, trashëgimia, përhapja e fesë islame si dhe ajo që është më e rëndësishme, kontributi i personaliteteve shqiptare të Perandorisë Osmane në çështjen kombëtare shqiptare ishte në fokus të studiuesve të cilit me ko­m­pe­tencë dhe të mbështetur në dokumente relevante ofruan shumë aspe­kte të panjohura për opinionin tonë shkencor. Debatet në këtë temë pothuajse asnjëherë deri sot nuk janë orientuar në trajtimin objektiv e të paanshëm, por kanë ndjekur rrugën e ideologjizimeve dhe të propagandës negative ndaj rolit që kanë pasur shqiptarët në Perandorinë Osmane, por edhe Islami ndër shqiptarët, që nga fillimi e deri në ditët tona. Shpeshherë ka ndodhur edhe të fshiheshin qëllimisht kontribute të lëvizjeve e personaliteteve të mëdha kombëtare, vetëm e vetëm për shkak të parashenjës islame të tyre. Qasja shumë dimensionale, pa komplekse e hipoteka nga e kaluara e karakterizoi punën dyditore të studiuesve nga e cila nuk ka dyshim se do të jetë një nismë e mbarë për një përkufizim më real e më të pra­nueshëm për të kaluarën tonë. Përgatitja serioze dhe niveli i lartë shkencor i referuesve i dhanë simpoziumit mjaft vlera, duke justifikuar interesimin e madh të treguar nga pjesëmarrësit dhe publiku i gjerë. Duhet theksuar se në simpozium kanë qenë të pranishëm përfaqësues të partive politike, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, shkrimtarë, akademikë, deputetë, artistë si dhe njerëz të shquar intelektualë, e më gjerë. Ky simpozium shkencor, që u zhvillua më 06-07 Qershor 2011, vërtet që ndodhi në fillim vere dhe kohë të nxehtë, por solli freski në zemrat e shikuesve, dëgjuesve, qofshin besimtarë, atdhetarë apo veç kureshtarë.

Marrë nga faqja: http://www.visit-ulcinj.com/blog/2011/06/11/u-mbajt-simpoziumi-shkencore-shqiptaret-ne-perandorine-osmane/

================================================

AKADEMI SHKENCORE PËR DIJETARIN HASAN KALESHI

Hasan Kaleshi

Kërçovë, 15 korrik 2012 – Në organizim të Muzeut të Kërçovës, u mbajt  Akademia shkencore kushtuar dijetarit eminent shqiptar Dr. Hasan Kaleshit në 90 vjetorin e lindjes së tij. Kërçova me rrethinë, krenohet se nga gjiri i saj nxori një njeri kaq të madh të shkencës i cili ka dhënë një  kontribut të çmueshëm në fushën e studimeve islame dhe orientalistike të gjuhësisë, etnografisë, historisë dhe linguistikës. Dr. Hasan Kaleshi, është njëri nga figurat më të shquara në vargun e dijetarëve shqiptarë të shekullit të kaluar, tha drejtuesi i Muzeut të Kërçovës dhe organizatori i këtij manifestimi Dr. Ilmi Veliu me rastin e hapjes së këtij manifestimi. Për jetën dhe veprimtarinë e Dr. Hasan Kaleshit folën edhe kryetari i Unionit të intelektualëve shqiptar në Maqedoni Dr.Prof. Avzi Mustafa, bashkëpunëtori dhe miku i ngushtë i shkencëtarit, Dr.Prof. Riza Sadiku si dhe përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Amerikë, Ilaz Kadriu. Ndërkaq në pamundësi që të marrin pjesë në këtë akademi shkencore, me telegrame përuruese, këtij manifestimi iu drejtuan, njëri nga miqt dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë, Prof. Dr. Musa Gashi dhe vëllai i shkencëtarit, piktori me përmasa botërore, Omer Kaleshi. Para të pranishmëve në këtë akademi, u prezantua edhe filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Dr. Hasan Kaleshit, i realizuar nga Instituti gjerman  “Getyngen”. Manifestimi vazhdoi me sesionet shkencore ku u prezantuan mbi 20 kumtesa të studiuesve shkencorë nga Prishtina, Shkupi, Tetova, Kërçova dhe vise të tjera shqiptare, e që ju kushtua 90 vjetorit të lindjes së dijetarit më të madh që i ka dhënë hapësira shqiptare e Maqedonisë, arealit shkencor mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar. Një numër kumtesash, si ajo e akademik Feti Mehdiut, Prof. Dr. Riza Sadikut, Prof. Dr. Daut Bislimit dhe Prof. Dr. Mehdi Polisit, pasqyruan kontributin e Hasan Kaleshit dhënë historisë tonë kombëtare dhe historisë ballkanike në relacionet e tyre me orientalistikën. Një varg kumtesash iu kushtuan kontributit të profesor Hasan Kaleshit në fushën e gjuhësisë. Sidomos u shqua kontributi i tij në konsultën e vitit 1968 për krijimin e gjuhës letrare shqipe. Kështu Dr. Dervish Halimi, potencoi se njohuritë enciklopedike dhe njohja e 13 gjuhëve të huaja e bëjnë Hasan Kaleshin dijetarin më unikat në krijimtarinë shkencore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Po kështu, Prof. Dr. Avzi Mustafa dhe Dr. Sefedin Elezi, u ndalën në kontributin e Hasan Kaleshit për ndriçimin e personaliteteve kryesore të historisë kombëtare të shqiptarëve, kontribute këto që u botuan për herë të parë në gjermanisht por edhe në gjuhë të tjera nga institucione me renome ndërkombëtare. Ndërkaq Mr. Nexhat Mehmedi hodhi vështrimin mbi kontributin e Dr. Hasan Kaleshit në veprimtarinë politike, letrare dhe kombëtare të Faik Konicës. Ishte me interes edhe kumtesa e Prof. Dr. Tahir Zajazit dhe Prof. Dr. Nehat Krasniqit të cilët ndriçuan figurën poliedrike të Hasan Kaleshit dhe mendimin e tij kritiko–shkencor, që siç u shprehen ata, ka vetëm një pandan, edhe atë, Faik Konicën me jetën dhe veprën e të cilit u mor Hasan Kaleshi, në kohën kur as në Shqipëri e as në Kosovë, emri i tij nuk përmendej fare. Pyetjes se pse edhe 36 vite pas vdekjes së Hasan Kaleshit, për personalitetin e këtij kolosi shkencor,  dominon një heshtje,  pretendoi ti përgjigjet në kumtesën e tij, studiuesi i historisë politike shqiptare, Mr. Qani Mehmeti. Ai nënvizoi se me Hasan Kaleshin po ndodh ashtu siç ndodh me të gjithë njerëzit e mëdhenj të dijes dhe artit . Ata mbeten të pakuptueshëm dhe të pa akceptueshëm për kohën e tyre. Shpresoj, u shpreh ai, se kjo akademi hap siparin e epokës së Hasan Kaleshit, të akceptueshmërisë së tij nga kombi shqiptarë të cilit ia kushtoi tërë jetën dhe veprimtarinë e vet. Prof. Dr. Hasan Kaleshi ishte shkencëtar i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare prandaj me veprimtarinë e tij voluminoze, ka dëshmuar se emri i tij meriton ti vehet USHT, është konkluzion i Simpoziumit shkencor kushtuar jetës dhe veprës së kolosit të dijes shqiptare që u mbajt  në Kërçovë. (Sh.D.,Kërçovë) Marrë nga faqja: http://www.zhurnal.mk/content/?id=127151245932

======================================================================

KRONIKË KULTURORE ~ Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim ~

Me rastin e Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, që zyrtarisht është caktuar 21 Maji, në datën 25 Maj 2011, në orën 18:30, Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC) në bashkëpunim me Fondacionin Euro-Mesdhetar Anna Lindh, në ambientet e Hotel Tirana International, salla Abreht, organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë “Kulturat flasin”.

Kjo tryezë ishte pjesë e një zinxhiri aktivitetesh me të njëjtën temë të zhvilluara njëherësh në të gjithë vendet e rajonit të Mesdheut. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin ftuar për të diskutuar zyrtarë të lartë të komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri, atij musliman (Haxhi Lika), bektashi (Edmond Brahimaj), ortodoks (Sonila Dedja) dhe katolik (Lorenc Stojani). Gjithashtu ishin ftuar pjesëtarë të komunitetit fetar ungjillor, pjesëtarë të komunitetit rom (Marsela Avxhiu), si dhe nga shoqëria civile (Ermal Bega). Bashkëbiseduesit në tryezë në prani të një publiku po aq të larmishëm shkëmbyen mendime dhe sollën përvoja nga mjediset kulturore prej nga vijnë, duke theksuar se ky diversitet përbën një pasuri shumë të çmuar për shoqërinë tonë. Në emër të shoqërisë civile ishte ftuar Ermal Bega, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (kjo qendër është pjesë e rrjetit të fondacionit Anna Lindh në Shqipëri), i cili foli rreth përvojave të historisë së njerëzimit në lidhje me bashkëjetesën e besimeve dhe kulturave të ndryshme në rajonin e Mesdheut, duke dhënë një shembull për një të ardhme më të mirë se si duhet të ekzistojë një mirëkuptimin dhe bashkëjetesë mes feve dhe kulturave të ndryshme në Shqipëri. Një pjesë të rëndësishme në diskutimin e tij zuri dhe përmendja e një prej ngjarjeve më të ndritshme në historinë botërore, kur luftëtari i famshëm Salahudin Ejjubi, gjatë vajtjes së tij për të sunduar Jeruzalemin, në fund të luftës, për shkak të drejtësisë së tij, sunduesit e krishterë dhe çifutë të Jeruzalemit, pasi i dhanë çelësat e qytetit, i thanë: “Vetëm ju, me një drejtësi të tillë, mund të sundoni një vend me tri fe hyjnore, hebraizmin, krishterimin dhe islamin”. Kjo ngjarje u tregua me qëllimin që drejtësia dhe bashkëjetesa mes besimeve dhe kulturave të ndryshme, nga secila shoqëri fetare që të jetë, duhet që në emër të parimeve fetare dhe drejtësisë të shërbejë për një jetë më të mirë dhe të mirëkuptuar në komunitet. Në përfundim të aktivitetit, të pranishmit, vizituan dhe një ekspozitë me objekte tradicionale, gatime karakteristike, punime dore artistike të realizuara nga gratë e komuniteteve të ndryshme fetare, të organizuar në kuadër të projektit “kulturat flasin”. Një rol të veçantë luajti prezantimi i disa ëmbëlsirave dhe ushqimeve tradicionale të familjeve muslimane shqiptare, të përgatitura nga zonjat Esmeralda Çaça dhe Rezarta Alla. Një falënderim të veçantë, Ermal Bega i dërgoi dhe vajzave muslimane, Besjana Dani, Erblina Sezairi dhe Suada Hajredinaj, pjesëmarrëse në këtë aktivitet, të cilat pas aktivitetit diskutuan për çështje të ndryshme me bashkëkombësit e tyre nga komunitetet e tjera fetare dhe kulturore, në dobi të një mirëkuptimi më të mirë ndërfetar dhe ndërkulturor në Shqipëri. Shqipëria përbën një shembull të mrekullueshëm të bashkëjetesës në harmoni të dy komuniteteve më të mëdha fetare, atij musliman dhe atij të krishterë (ortodoks dhe katolik). “Kjo trashëgimi e çmuar duhet mbështetur fort nga të gjitha forcat aktive të shoqërisë shqiptare” u shpreh njëri nga pjesëmarrësit e aktivitetit.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: