Habere

Televizioni Klan në Bursa, qyteti turk me 800 mijë shqiptarë

BursaPak kush e di se Bursa, një nga qendrat më të industrializuara metropolitane të Turqisë, e vendosur në veriperëndim të Anadollit, në rajonin Marmara në thuajse 1 të 3 e saj është e populluar nga shqiptarë.

Dhe jo vetëm kaq, por bursa, ky qytet me një zhvillim të jashtëzakonshëm , i cili shquhet për prodhimin e mjeteve motorrike, prej 10 vjetësh ka në krye të drejtimit një shqiptarë. Rexhep Alltepe është kryebashkiaku, me origjinë nga Shkupi, i cili ka propozuar që të përfshihet gjuha shqipe në shkollat turke.

Të vendosur në Bursa prej afro 100 vjetësh, familjet shqiptare nuk janë ndaluar të ruajnë gjuhën, vlerat dhe kulturën e tyre.

Shqiptarët e Bursës, kanë ditur të ruajnë mjaft mirë edhe një prej vlerave më të mëdha të shqiptarëve, mikpritjen.

Të ardhur nga Shkupi  e Kosova prej më shumë se 60 vjetësh , ata janë përpjekur të ruajnë gjuhën dhe traditat shqiptare, madje edhe martesat kanë preferuar ti bëjnë me shqiptarë.

Me ne kanë dëshirë të flasin shqip, edhe pse ndonjë herë e kanë të vështirë të shprehen. Na tregojnë se janë mjaft mirë të integruar në Bursa por sërish kanë mall për vendin e tyre.Bursa2

Edhe gatimet tradicionale shqiptare kanë mundur ti ruajnë dhe madje t’ja përcjellin brezit me të ri.

Tirana dhe Bursa prej vitesh janë binjakëzuar, si dy vende që do të bashkëpunojnë ngushtë më njeri- tjetrin, për këtë arsye kryebashkiaku Bursës premtoi se do të mbështesë Tiranën në zhvillimin e saj .

Shoqata e binesmenëve në Bursa, Rumeli Said, e cila në shumicën e saj përbëhet nga biznesmen me origjinë shqiptare, janë gjithashtu të gatshëm të investojnë në Tiranë.

Historia në bursa është thuajse e gjallë, pasi asgjë nuk është prishur, që prej themelimit të saj si kryeqyteti i parë i shtetit osman në mes të 1335 dhe 1413.

Bursa është një ndër qytetet që ka arritur të prodhojë vetë të plotë ciklin e tramit, një prej mjeteve më të frekuentuar për lëvizjen e qytetarëve. Po ashtu në të gjithë Bursën gjenden 4 mijë fabrika të mëdha, të cilat prodhojnë makina. Bursa gjithashtu ka banjot termale dhe disa muzeume, duke përfshirë një muze të arkeologjisë. Por ajo çfarë të bie në sy në këtë qytet janë edhe sipërfaqet e gjelbëruara.

 

Redaksia TV KLAN

==========

Boshnjakët do të heqin prapashtesat “vić” dhe “ić” nga mbiemrat e tyre

Esad Xhuxheviq

Esad Xhuxheviq

Presidenti i Këshillit Kombëtar Boshnjak (KKB) në mandatin teknik Esad Xhuxheviq njoftoi se boshnjakët nga mbiemrat e tyre do t’i largojnë prapashtesat “vić” dhe “ić” të cilat iu kanë imponuar.

Xhuxheviq për revistën Revija Sandzak tha se mbiemrave boshnjakë me dhunë iu janë shtuar shtesat gjatë njëqind viteve të fundit, nga viti 1912, gjegjësisht nga koha kur Sanxhaku është okupuar nga Serbia.

Ai vuri në dukje se ky është një projekt afatgjatë nacional me rëndësi të madhe për Sanxhakun.

Xhuxheviq deklaroi me rastin e kremtimit të 11 majit, në Ditën e Flamurit kombëtar boshnjak, në tribunën e mbajtur me titullin “Sistemi i vlerave tek boshnjakët – përvojat e mëparshme në arsimin në gjuhën boshnjake në Sanxhak”.

Me këtë rast, siç është thënë, duke përmbledhur të gjitha ngjarjet të cilat kanë shënuar këtë festë dhe se është në fazën e fundit përpilimi i programit të plotë të Këshillit Kombëtar Boshnjak për periudhën 2014-2020.

Esad Xhuxheviq theksoi se viti 2014 është një vit zgjedhor në të cilin do të mbahen zgjedhjet për përbërjen e katërt të Këshillit Kombëtar Boshnjak, dhe pavarësisht se kush do të udhëheqë të ardhmen e këtij Këshilli, do të kenë një program të plotë të përgatitur, i cili do të lehtësojë zbatimin e qëllimit themelor fisnik të boshnjakëve në vitin 2018 në mënyrë të barabartë dhe së bashku me të tjerët në këtë shtet të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian, si një popull i lashtë europian.

Përndryshe, boshnjakët në Serbi kanë dy Këshilla Kombëtarë – një të kryesuar nga Xhuxheviq, i cili  është një partiak, dhe i cili ekziston që prej dy dekadash dhe tjetri të cilin e udhëheq Samir Tandir, që është nën ndikimin e myftiut të Sanxhakut, Muamer Zukorliç.

Ismet Azizi/kokaj.net

Burimi: http://www.kokaj.net/rajoni-bota-detale/items/boshnjaket-do-heqin-prapa-shtesat-vic-i-ic-nga-mbiemrat-e-tyre.html

==========

Në Itali u dixhitalizua kopja më e vjetër e Shahnamesë

Shahname

Studiuesit italianë, pas shumë viteve dhe përpjekjeve të zellshme dixhitalizuan kopjen më të vjetër të ‘Shahnamesë’, libri legjendar i shkruar nga poeti i njohur persian Abulkassem Firdeusi.

Ata e kanë plasuar atë në internet për admiruesit e kulturës iraniane, njoftoi  agjencia IRNA.

Libri i cili ka 256 faqe, dhe daton nga viti 1193, është duke u mbajtur në Firence në Bibliotekën Kombëtare në Italinë veriore. Libri është e shkruar në stilin naskh.

Iranologu italian, Angelo Michele Piemontese  e ka identifikuar kopjen pas hulumtimit dhe kërkimit në arkivat e dorëshkrimeve perse në bibliotekat italiane në vitin 1978.

Firdeusi e shkroi Shahnamenë gjatë një periudhe prej 30 vitesh. Kjo kryevepër mjeshtërore e cila përfshin 50.000 vargje çift, konsiderohet si libri më i madh persian i poezisë epike.

Kjo vepër ka tërhequr admirimin global dhe është përkthyer në disa gjuhë.

Në gjuhën angleze, që sot është gjuha më e përhapur në botë, ka pasur një numër të përkthimeve, pothuajse të gjitha në formë të shkurtuar. James Atkinson, i shërbimit mjekësor të kompanisë së Indisë Lindore, ishte i pari që ndërmori përkthimin në gjuhën angleze dhe publikimin e tij të 1832 për Fondin Oriental të Përkthimeve të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, tani pjesë e Shoqërisë Mbretërore Aziatike.

Midis 1905 dhe 1925, vëllezërit Arthur dhe Edmond Warner botuan një përkthim të plotë në nëntë vëllime. Një vitin 2006 doli në dritë një përkthim nga Dick Davis i cili e ka bërë këtë poemë epike të arritshme për anglisht-folësit. Ky përkthim është një kombinim i poezisë dhe prozës, edhe pse kjo nuk është një përkthim i plotë i Shahnamesë.

Shahnameh është përshtatur edhe për film, gjatë viteve1971-1976 nga Tajik Film, që është trilogji e përbërë nga Skazania e Rustemi, Rustemi e Sukrabi dhe Skazania e Sijavusha. Gjithashtu, në vitin 1993 edhe Bangladeshi ka bërë një film i frymëzuar nga Shahnamaje.

Çfarë përmban Shahnameja e Firdeusiut?

Shahnameja është e shkruar e gjitha në distikë, ajo përmban rreth 120 mijë vargje. Çdo distik formon një njësi kuptimore të veçantë. Si varg është përdorur dymbëdhjetërrokëshi me theksa tonikë që bien në rrokjen e dytë, të pestë, të tetë dhe të njëmbëdhjetë.

Ja, për shembull: një distik nga një monolog i Rustemit, i cili në një rast ankohet kundër fatit për mjerimet që po i sjell vijimisht kryekreshnikut:

Sot ndeshem me t’ujit demonë-skëterrë
Dhe nesër për vdekje me t’egrën panterë.

Në hartimin e Shahnamesë, Firdeusi u mbështet edhe në traditën letrare të shkruar (kronikat mbi mbretërit, gjithsej nja katër sosh), edhe në folklor. Vetëm se mbajti qëndrim kritik ndaj materialit burimor dhe i bëri atij një përpunim rrënjësor artistik në përputhje me planin e krijimtarisë së vet dhe me synimet e tija ideore.

Kush është Firdeusi?

Emri i i tij i plotë është Hakim Ebu’l-Kasim Firdeusi Tusi (940-1020); është një poet shumë i nderuar persian, është autor i kryeveprës epike Shahname apo “Libri mbi Mbretërit” e cila është jo vetëm poezia epike kombëtare e Iranit, por është poezia më e gjatë epike në botë e krijuar nga një poet i vetëm.

Firdeusi filloi të shkruajë Shahnamenë në vitin 977, kur ishte në moshën 37 vjeçare, dhe e përfundoi më 8 mars 1010, kur mbushi 70 vjeç, pra e shkroi brenda 33 vjetëve. Shahnameja nuk është vetëm përmendore e poezisë, por është edhe përmendore e historiografisë.

==========

Vdes Muhamet Pirraku

Prof. Dr. Muhamet Pirraku

Prof. Dr. Muhamet Pirraku

Historiani i mirënjohur kosovar , Muhamet Pirraku ka vdekur sot. Prof. Dr. Muhamet Pirraku lindi në fshatin Flamuras të Drenasit (në Drenicë), më 12 tetor 1944.

Shkollën fillore tetëklasëshe e mbaroi në vendlindje dhe në Bushat, Shkollën e Mesme Bujqësore në Prishtinë, ku e mbaroi edhe Fakultetin Filozofik – Degën e Historisë. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit dhe magjistroi në tezën “Rinia përparimtare e Kosovës 1919-1941”, më 29 tetor 1976. Gjashtë muaj specializoi në fushë të historisë së kulturës në Institutin e Romanistikës-Gjermanistikës së Universitetin e Vjenës, më 1979/80, kurse pas shumë krajatave politike, doktoroi, më 29 dhjetor 1988, në Degën e Historisë së Universitetit të Prishtinës, në tezën: “Kultura shqiptare prej viteve 70 të shekullin XVIII deri në vitin 1878”. Interesim për krijimtari letrare shfaqi nga viti i dytë i shkollës së mesme, ndërkaq shkrimin e parë nga fusha e historisë së kulturës e botoi si absolvent në histori, më 7 prill 1968.

Për aktivitet politik antijugosllav u përcaktua më 10 shtator 1960, kur u betua para veprimtarit politik, Fazli Graiçevcit: “Betohem se prej sodit jetën do t’ia kushtojë lirisë së Kosovës dhe ribashkimit të Shqi¬përisë Etnike…!” Me 10 tetor 1960 organizoi tri klasat e dyta të Shkollës Bujqësore, të bojkotonin mësimin në gjuhën serbo-kroate, u priu në Këshillin Ekzekutiv të Krahinës së Kosovës dhe mbrojti kërkesën e nxënësve: “Mësimet në Shkollë të zhvillohen në gjuhën shqipe…!” Nga tashti do të shquhet me aktivitet disident në lëmë të edukimit politik kombëtar shqiptar në mjediset ku jetoi e veproi. Nga mesi i vitit 1964 i përkiste grupit të intelektualëve në formim e sipër, të njohur si “Çeta e Bajo e Çerqiz Topulli”, të cilët e koordinonin aktivitetin politik shqiptar të Ilegales patriotike shqiptare me disidentizmin në veprimtarinë politike, kulturore, arsimore, publicistike e shkencore legale.

Pirraku do të shquhet si përhapës i literaturës beletristike, filozofike e historiografike të botuar në Tiranë dhe nga Mërgata shqiptare në Evropë dhe SHBA dhe si gjurmues e studiues i frytshëm me ndikim të madh nga viti 1968. Nga mesi i viteve të ’70 dhe në vitet e‘80-ta, për shkaqe politike antijugosllave, mbi 15 vjet pati ndalesa e pengesa për botim e veprimtari shkencore, prej të cilave dhjetë vjet me ndalesë të plotë. Prej 4 gushtit 1981 deri më 4 gusht 1982 u mbajt në burgjet e qarkut të Prishtinës, të Mitrovicës dhe të Sarajevës, kurse jashtë Institutit Albanologjik deri më 13 dhjetor 1983. Me rastin e burgosjes iu konfiskuan rreth dhjetë mijë faqe në dorëshkrim: shënime të kujtesës historike, punime shkencore, ditarë dhe rreth tridhjetë mijë vargje poetike si dhe literaturë historiog¬rafike, politike e filozofike.

Nga vjeshta e vitit 1982 deri në dimrin e vitit 1983 punoi mjeshtër, murator e projektues, në Ndërtimtari të lartë. Nga kjo kohë deri në fillim të vitit 1990, për të ndikuar në rrjedhat politike e historiografike, në një anë, dhe për ta ushqyer shpirtin krijues, në anën tjetër, u detyrua t’i botojë, pa emrin e tij, disa trajtesa, studime dhe dy vepra, ndër më emblematiket për Isa Boletinin dhe për Hasan Prishtinën.

Edhe në rrethana të tilla, nga lëmi i publicistikës, i kulturës dhe i shkencës historiografike, deri tashti, M. Pirraku botoi mbi 477 zëra bibliografikë – artikuj, trajtesa, recensione, kritika, fejtone, studime në mbi 810 numra të shtypit ditor, javor e mujor dhe në revista shkencore. Dhjetëra nga këta zëra bibliografikë kanë madhësinë voluminoze të veprave monografike për probleme të veçanta të kulturës dhe të historisë shqiptare.

Veprat e tjera, të botuara me emër dhe mbiemër të tij, janë:

Historia për klasën VII (bashkautor S. Rizaj), Prishtinë,1975,178;

Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989, 604;

Salih Gjukë Dukagjini: Shkrolaria e shqypes (nga osmanishtja: dr. Feti Hehdiu, mr. Mehdi Polisi), Prishtinë, 1991, 188;

Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992, 196;

Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës, TIVARI 1945, Prishtinë, 1993, 74;

Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941- 1951, Prishtinë, 1995, 710;

Albania e Konicës, Prishtinë, 1995, 135;

Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët (bashkautor dhe Kryeredaktor), Prishtinë, 1995, 575;

Lidhja Shqiptare “Besa-Besën” në burimet serbe 1892-1902, Prishtinë, 1996, 72;

Lëvizja Gjithëpopullore Shqiptare për Faljen e Gjaqeve 1990-1992. Kronikë, Prishtinë, 1998, 472; Për kauzën shqiptare 1997 – 1999, Prishtinë, 2000, 286;

Dritë e re për kryetarin e parë të Shqipërisë Etnike (bashkautor dhe redaktor), Prishtinë, 2002, 207;

Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar, Prishtinë, Prill 2003, 192. (Botim i Dytë, i zgjeruar, Qershor 2003, fq. 199).

“Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003, 522;

Arrestimet e Pjesëtarëve të TMK-së – Ç’është kjo?! (bashkautor dhe redaktor), Prishtinë, 2004, 96;

Masakra në Burgun e Dubravës 19-24 maj 1999 (bashkautor dhe redaktor), Prishtinë 2005, 200; Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006, 390.

Prof. Dr. Muhamet Pirraku, duke iu përgjigjur Ftesës së ndërgjegjes së vetë, pati rol të rëndësishëm në Lëvizjen për Pajtimin Gjithëshqiptar (përmes faljes së gjaqeve dhe të hasmërive) – 2 shkurt 1990- 17 maj 1992 dhe fuqimisht e mbështeti aktivitetin luftarak dhe politik çlirimtar të UÇK-së, në tri Shfaqjet e saj 1993-2001. I përcolli me kujdes trendët politike kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me statusin politik shtetëror të Kosovës nën administrimin e UNMIK-ut dhe me kohë bëri analiza historiografiko-politike në mbështetje të kauzës së shqiptarësisë dhe të shtetësisë së Kosovës.

Prof. Dr. Muhamet Pirraku së fundi ishte këshilltar shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.

==========

23 vjet nga rihapja e xhamisë së Ethem Beut

Xhamia Et'hem Beu, Tiranë 1991

Xhamia Et’hem Beu, Tiranë 1991

“Duan ta shuajnë dritën e Zotit me propagandën e tyre…, por nuk do t’ia arrijnë qëllimit.” (Kur’ani)

Më 18 janar 1991, pas afro tre dekadash të ndalimit të besimit në Shqipëri, në Tiranë do të rihapej xhamia e Et’hem Beut, nga një grup nismëtarësh myslimanë si: Xhavit e Iljaz Alimehmeti, Ramazan Rysheku, Ibrahim Balla, etj.
Rihapja e kësaj xhamie u bë me një ceremoni modeste por që njohu një pjesëmarrje të gjerë, të cilën e dëshmon kjo fotografi e asaj kohe, e shkrepur nga Hysen Gostivari. Në fytyrat e pjesëmarrësve lexohet gëzimi për këtë ngjarje të madhe, e cila shënonte rikthimin e besimit në jetën e tyre, pas një diktature të shfrenuar dhe një regjimi të ashpër komunist i cili u përpoq të çrrënjosë fenë dhe besimin por që kurrë nuk ia doli mbanë.
Atë të premte janari për qytetarët e Tiranës kishte zbardhur një ditë e madhe, e cila do t’i ringjallte shpresën për ditë më të mira.

==========

Turqia i dhuron 3 milionë dollarë pajisje ushtarake Shqipërisë

turqiaTurqia i dhuron Shqipërisë 3 milionë dollarë ndihma. Këto ndihma konsistojnë kryesisht në mjete motorike ushtarake, një gjenerator dhe pajisje të tjera logjistike për ushtrinë dhe policinë.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në Komandën e Forcave Tokësore, në Zall-Herr, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli falenderoi ambasadorin dhe atasheun ushtarak të Turqisë dhe të gjithë ata që kanë bërë të mundur këtë dhuratë për Vitin e Ri ushtrisë shqiptare dhe Forcave të Policisë së Republikës së Shqipërisë.

“Ne, këtë ndihmë bujare të Republikës së Turqisë do të dimë ta përdorim sa më mirë të jetë e mundur, në funksion te rritjes së kapaciteteve operacionale, modernizimit të ushtrisë sonë dhe padyshim të modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme, e cila sot përfaqësohet nga zëvendësministrja znj. Elona Gjebrea. Misioni jonë është fisnik dhe unë mundohem çdo ditë për ta përmbushur atë. Kemi mirëpritur dhe herë të tjera ndihma nga qeveria turke, citon Albeu.

E mirëpresim këtë ndihmë bujare mbi më shumë se 3 milion dollarë me detyrimin tonë për të rritur bashkëpunimin me qeverinë turke, si një përfaqësuese e një vendi anëtare e NATO, ashtu si edhe Shqipëria është dhe të gjithë vendeve të tjera NATO, të cilat në këtë mision të përbashkët janë në avangarde të ruajtjes së sigurisë, lirisë, prosperitetit dhe demokracisë së vendeve pjesëtare të NATO dhe shumë më shumë se kaq”, u shpreh ministrja Kodheli.

Në vijim të fjalës së saj, ministrja Kodheli kërkoi nga vartësit e saj që këto ndihma të përdoren sa më mirë. Sipas saj kjo është vetëm një pjesë e vogël, por e rëndësishme e të gjitha misioneve që ne jemi angazhuar, misione të cilat për fatin tonë të mirë përfundojnë dhe kanë përfunduar me sukses.

Në përfundim të aktivitetit ambasadori i Republikës së Turqisë, Hydayet Bayraktar i ka dhuruar në formë simbolike ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli çelësin e një makine.

==========

Komuna e Dibrës binjakëzohet me komunën Kapakëll nga Turqia

Komuna e Dibrës dhe komuna Kapakëll

Aktin e nënshkrimit e kryen Kryetari i kësaj Komune, Irfana Mandalla dhe Kryetarit i Komunës së Dibrës, Mr. Ruzhdi Lata.

Në prani të përfaqësuesve  nga Republika e Turqisë, biznesmenë të lëmive të ndryshme  u nënshkrua dokumenti i binjakëzimit mes Komunës Kapakëll të Turqisë.

Aktin e nënshkrimit e kryen Kryetari i kësaj Komune, Irfan Mandalla dhe Kryetarit i Komunës së Dibrës, Mr. Ruzhdi Lata.

“Këtë takim të sotëm së pari na e imponon e kaluara historike me të gjitha ngjarjet që i kemi pasur me turqit dhe sot kemi mbetur përsëri miq dhe vëllezër , ndaj kjo miqësi duhej të konkretizohej.. Është shekulli XXI duhet këto veprime të shkruara të mbeten në letër. Kontribut të veçantë në themelimin e Turqisë kanë dhënë shqiptarët, Sami Frashëri  që është themelues i arsimit dhe gazetarisë në Turqi. Me nesh duhet të qëndron tolerancë dhe mirëqenie, ndaj ndjej kënaqësi të bëj binjakëzim me këtë komunë sepse është vështirë të hulumtosh periudhën Otomane dhe të mos e gjesh Dibrën. Ne kemi nevojë për marrëdhënie arsimore, kulturore, sportive dhe mbasi të kompletohen këto, kemi nevojë për investime ekonomike dhe industriale me biznesmenët e kësaj Komune,” tha Kryetari i Dibrës, Mr. Ruzhdi LATA.

Nga ana tjetër Irfan Mandalla tha se Maqedonia ka qene pjesë e ish-Jugosllavisë dhe si e tillë ka shumë zbrazëtira ka nga ajo kohë.

“Shpresoj se Maqedonia do të jetë lider i botës duke parë zhvillimet në vend kur e vërejmë se në këtë shtet jetojnë bashkërisht shqiptarë, maqedonas, turq njëjtë si në Turqi ku kemi etnitete të shumta. Dikur në vendin tuaj ka pasur mure të larta të kufijve mes shteteve, tani këto mure u rrëzuan dhe kjo është përparësi për vendin tuaj. Ne erdhëm në Dibër të zhvillojmë marrëdhëniet  tona mes dy komunave, të realizojmë projekte të përbashkëta dhe të nënshkruajmë binjakëzimin mes dy vendeve”, përfundoi Irfan Mandalla,Kryetar i Komunës Kapakëll – Turqi.

Komuna Kapakëll është formuar si komunë në vitin 1886 me vetëm 2 mijë banorë, ndërsa sot ka 80 mijë banorë me zero të punësuar në saj të industrisë dhe ekonomisë së lartë.

==========

Prof. Dr. Beqir Ismaili viziton Organizatën e Konferencës Islamike (OIC)

Beqir Ismaili & Ekmeleddin Ihsanoglu

Prof. Dr. Beqir Ismaili, i cili po lobon per Kosoven ne Organizaten e Konferences Islamike (OIC), eshte takuar me ministrin e Puneve te Jashtme te Turqise, Ahmet Davutoglu. Ismaili ka thene per agjencine e lajmeve turke “Anadolu Ajansi” (AA), se e ka njoftuar kreun e diplomacise turke me zhvillimet e fundit ne Kosove. “Ministri i Jashtem i Turqise mbeshtet njohjen e Kosoves ne Konferencen Islamike dhe ka theksuar se Turqia, eshte nje vend qe gjithmone e ka deren e hapur per Kosoven”, ka thene Ismaili. “Ministri me ka thene se perfaqesuarit turk do ta ndihmojne Kosoven, ne te gjitha instancat ku mungojne perfaqesuesit e saj. Dhe, se Turqia fillimisht perkrah pranine e Kosoves si vezhguese ne Konferencen Islamike “, ka thene ai. Ismaili ka takuar edhe sekretarin e pergjithshem te Konferences Islamike, Dr. Ekmeleddin Ihsanoglu. “Edhe Ihsanoglu ka theksuar se jane duke bere perpjekje, qe Kosova te njihet dhe se do te shfrytezojme te gjitha mundesite qe kjo te ndodhe sa me shpejt”, theksoi Ismaili.

Ismaili ka thene se eshte ftuar nga sekretari i pergjithshem i Lidhjes Arabe, Amr Musa per te diskutuar me gjeresisht, ne lidhje me njohjen e Kosoves.

Profesor Beqiri u takua edhe me shume pesonalitete te shteteve anetare ne OIC, si me:

Sekretarin e pergjithshem te Konferences Islamike, Dr. Ekmeleddin Ihsanoglu.

Sekretari e pergjithshem te Lidhjes Arabe, Amr Musa.

Ministrin e Puneve te Jashtme te Turqise, Ahmet Davutoglu.

Ministrin e Puneve te Jashtme te Jordanise, Nasir Xhude.

Ministrin e Puneve te Jashtme te Sudanit, Essimsi Elvesile..

Ministrin e Puneve te Jashtme te Irakut, Hshijar Zibari.

Ministrin e Puneve te Jashtme te Jemenit, Ebu Bekit Elkarebi.

Ministrin e Puneve te Jashtme te Mauritanise, Muhamed Mahmud Veled.

Ministrin e Puneve te Jashtme te Libanit, Fevzi Salukh.

Ministrin e Puneve te Jashtme te Shqiperise, Lulzim Basha, si dhe me shume perfaqesues te Ministrive te Puneve te Jashtme, anetare si:

Maroku, Omani, Katari, Kuvajti, e shume ambasadore te vendeve anetare.

الأستاذ الدكتور/ بكر إسماعيل الكوسوفي

Prof.Dr. Beqir Ismaili

Mob: +20105171438

E-mail: kairo_beqirismaili@yahoo.com

Web: http://www.kontribut.com

==========

OSMANËT E MBROJTËN, NUK E PUSHTUAN SHQIPËRINË!

shteti osman

Perandoria osmane na pushtoi, bashkëjetoi apo na mbrojti nga trysnitë e shteteve fqinje? Kjo është pyetja në të cilën po vërviten mendimet e studimet e akademikëve shqiptarë dhe turq. Akademikët në Turqi thonë se ka ardhur koha kur termi pushtim të hiqet, duke e argumentuar me faktin se Perandoria Osmane nuk mësyu në Shqipëri për të shkatërruar gjithçka në vendin tuaj, por ka investuar edhe nga taksat e mbledhura.

Akademikët turq thonë se në arkivat e shtetit të tyre gjenden një sërë materialesh të pa publikuar ndonjëherë, të cilat dëshmojnë më tepër këtë marrëdhënie 1000 vjeçare mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Akademiku, Nexhat Demir, thotë se ka 36 kryeministra shqiptar që kanë udhëhequr gjithsej në Turqi dhe një shqiptar që ka krijimin në Turqi, pra nuk është pushtim. “Kur osmanët erdhën në Shqipëri, vendi juaj ka qënë në trysninë e Italisë, Greqisë dhe Serbisë. Pra, nuk ishte një popull i lirë. Osmanlinjtë e mbrojtën Shqipërinë dhe nuk mund të themi e pushtuan, transmeton AS. Nëse themi pushtim, do të thotë të marrësh gjithçka dhe ta çosh në Turqi, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Që nga koha e sulltan Mehmetit deri në kohën e Ataturkut ka pasur 36 kryeministra shqiptar që kanë udhëhequr Turqinë. Ky nuk është pushtim. Gjithashtu Sami Frashëri, autor shqiptar ka shkruar enciklopedinë turke dhe po ashtu një tjetër shqiptar ka krijuar himnin tonë. Këto janë faktet dhe tezat që ne mbrojmë”, shprehet ai.

Gjithashtu akademikë nga Turqia realizuan Kongresin e 8 të gjuhës turke, nga ku kërkuan përfshirjen e gjuhës së tyre më tepër në vend, në kohën kur Turqia politike dhe ekonomikisht është në rritje dhe gjuha nuk duhet të mbetet pas.

Burimi: http://almakos.com/lajme/bota/32561-osmanet-e-mbrojten-nuk-e-pushtuan-shqiperine.html

==========

HARTA E PIRI REISIT NË LONDËR FESTON 500 VJETORIN E SAJ

1011886Ministri turk për shkencë, industri dhe teknologji, Nihat Ergun, mori pjesë në ceremoninë e 500 vjetorit të hartës së Piri Reisit e bërë në vitin 1513.

“Piri Reisi i shërbeu njerëzimit, si edhe të gjithë detarëve përreth globit,” tha Ergun, “në të njëjtën kohë la pas vetes një kryevepër të trashëgimisë kulturore botërore.”

Duke folur në ceremoninë e mbajtur tek Organizata Detare Ndërkombëtare (ODN), Ergun theksoi se harta e Piri Reisit, e cila e shfaq Oqeanin Atlantik dhe kontinetet përreth tij, kontribuoi shumë për hartografinë botërore.

UNESCO vendosi që ta festojë vitin 2013 si 500 vjetor të hartës së Piri Reisit, shtoi Ergun.

Duke pasur parasysh parimet e ODN-së, Turqia do të vazhdojë që ta mbrojë dhe mbështesë parimin e “tregtisë së sigurtë në oqeane të pastra”, tha Ergun.

Koji Sekimizu, Sekretari i Përgjithshëm i ODN-së, theksoi se harta e Piri Reisit demonstroi kontributin turk për marinën e të gjithë botës.

Harta e Piri Reisit është një hartë e botës e bërë në vitin 1513 nga admirali dhe hartografi osman, Piri Reisi. Rëndësia historike e hartës qëndron tek të demonstruarit e saj mbi shtrirjen e eksplorimit përreth Botës se Re në shekullin e 16-të. Harta aktualisht gjendet në Bibliotekën e Pallatit të Topkapis në provincen turke të Stambollit.

Burimi: worldbulletin.net

==========

BEQIR ISMAILI, AMBASADOR NË EGJIPT

Prof. dr. Beqir Ismaili

Prof. dr. Beqir Ismaili

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka propozuar për ambasador të Kosovës në Egjipt, Beqir Ismailin, veprimtar i shquar i Kosovës në Egjipt.

Sipas burimeve të Telegrafit brenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Ismaili tashmë do të prezantohet para Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës dhe pas përfundimit të procedurave dhe vendimit të presidentes Jahjaga, ai pritet të dekretohet si ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Egjipt.

Egjipti ka njohur Republikën e Kosovës më 26 qershor të këtij viti, pas kontakteve të shumta gjatë dy viteve të fundit ndërmjet autoriteteve të të dyja shteteve.

Gjatë kësaj periudhe, udhëheqës të institucioneve të Kosovës, e veçanërisht ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, disa herë ka vizituar personalisht Kajron si dhe ka zhvilluar takime me udhëheqësit më të lartë shtetëror të Egjiptit, në konferenca të ndryshme ndërkombëtare e rajonale.

Po ashtu, zëvendëspresidentja për marrëdhënie ndërkombëtare e Egjiptit kishte zhvilluar një vizitë në Kosovë, me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Tashmë pas njohjes formale nga Egjipti, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, pritet që të lëviz shumë shpejt drejt hapjes së misionit të saj diplomatik në Kajro, duke pasur parasysh rolin shumë të rëndësishëm që ka Egjipti në atë pjesë të botës.

Beqir Ismaili, gjatë dy viteve të fundit ka shërbyer si këshilltar i jashtëm i ministrit Enver Hoxhaj, duke zhvilluar një lobim të fuqishëm në Kajro, si dhe në organizata rajonale të asaj pjese të botës, për njohjen e Kosovës. /Telegrafi/

Burimi: http://www.telegrafi.com/lajme/beqir-ismaili-ambasador-ne-egjipt-2-34151.html

==========

REPUBLIKA E EGJIPTIT NJEH KOSOVËN SHTET TË PAVARUR E SOVRAN

Enver Hoxhaj  Mohamed Kamel

Prishtinë, 26 qershor 2013 – Qeveria e Republikës së Egjiptit ka marrë vendim për njohjen e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran.

Vendimi zyrtar i njohjes së Kosovës nga Egjipti i është komunikuar ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nga ministri i Punëve të Jashtme i Egjiptit, Mohamed Kamel Amr dhe ndihmës presidenti i Egjiptit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Essam Al-Haddad.

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Egjiptit për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur e sovran është publikuar edhe në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit.

“Në kuadër të përpjekjeve të përhershme të Republikës Arabe të Egjiptit për konsolidimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, dhe në kuadër të asaj që thekson Karta e Kombeve të Bashkuara për të drejtën e popujve për vetëvendosje, dhe në përputhje me Opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të nxjerrë më 22 korrik 2010 që e konsideron shpalljen e  pavarësisë së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Qeveria e Republikës Arabe të Egjiptit ka vendosur më 26 qershor 2013 për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit.

Në deklaratë, po ashtu theksohet se Republika Arabe e Egjiptit dëshiron me këtë vendim vendosjen e marrëdhënieve të mira me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat, dhe në të njëjtën kohë konfirmon angazhimin e saj për vazhdimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve të saj të mira që i lidh gjithmonë me shtetet e rajonit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe autoritete të tjera të larta të shtetit, kanë zhvilluar aktivitete të shumta lobuese në Egjipt, si rezultat i të cilës dy shtetet kanë konsoliduar raporte shumë të mira për më shumë se dy vjet.

Hoxhaj, gjatë kësaj kohe ka vizituar disa herë Kajron dhe në samite të ndryshme të atij rajoni, është takuar me autoritetet më të larta shtetërore, përfshirë ndihmëspresidentin Al-Haddad, ministrin e Jashtëm Mohamed Kamel Amr, e shumë personalitete të tjera të larta egjiptiane.

Njohja e Kosovës nga Egjipti i hap udhë fuqizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërshtetërore ndërmjet dy vende dhe popujve.

Burimi: http://www.mfa-ks.net/?page=1%2C4%2C1775#.UcsscbUXwrk.facebook

==========

FTESË PËR BASHKËPUNIM

Revista URA

Të nderuar lexues të revistës tonë dhe tuaj me titullin “URA”. Së pari urojmë dhe dëshirojmë që numrat paraardhës të revistës “URA” t’ju kenë tërhequr sadopak me artikujt e saj të shumtë dhe të larmishëm, dhe urojmë që numrat e tjerë të saj të jenë edhe më të këndshëm.

Për të bërë të mundur vazhdimësinë e kësaj reviste kulturore-shkencore për Studime Orientale, dhe e cila është e para revistë e këtij lloji në Shqipëri, ne kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre të cilët mund të japin kontributin e tyre për vijueshmërinë dhe të paturit sukses të kësaj reviste. Kontributi juaj mund të jetë si nga ana materiale, shpirtërore dhe ideore. Do të pranojmë me shumë dëshirë vërejtjet, këshillat dhe komentet tuaja të cilat do të mundësonin botimin e një reviste sa më të plotësuar, sa më serioze, tërheqëse dhe të dëshiruar për të gjithë. Revista jonë është një revistë kulturore, e cila është e hapur për të gjithë ata studiues, shkrimtarë dhe shkencëtarë të cilët kanë njohuri nga fusha e Orientalistikës, dhe kanë dëshirë që ta shprehin veten dhe aftësitë e tyre në mënyrë serioze nëpërmjet faqeve të revistës tonë.

Nëse dëshironi që të jeni bashkëpunëtorët tanë me shkrime të ndryshme si artikuj, intervista, reportazhe kulturore, recensione librash etj., atëherë duhet të keni parasysh që artikujt duhet të jenë të formatit A4 nga 8-10 faqe kompjuteri, dhe mund t’i dërgoni në e-mailat tanë të shënuar në hyrje të revistës. Të gjithë artikujt duhet të kenë lidhje me fushën e Orientalistikës dhe t’i përmbahen natyrës së revistës. Ato do të shqyrtohen nga redaksia jonë, dhe ne do t’ju kontaktojmë së shpejti.

Materialet që nuk botohen, nuk kthehen.

Motoja jonë është:

“Ne kemi nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj,

por duam që dhe ju ta gjeni veten tuaj tek ne”.

 

Faleminderit për mirëkuptimin!

Me respekt, redaksia e revistës “URA”.

Kontakt: uramagazine@gmail.com

==========

AUSTRALI: GJENDEN MONEDHA ARABE QË MUND TË NDRYSHOJNË HISTORINË E VENDIT

monedha bakri

Pesë monedhat e bakrit të gjetura në pjesën veriore të Australisë mund të ndryshojnë plotësisht historinë e këtij vendi, për shkak se datojnë që nga viti 900, ndërsa konsiderohen se origjinën e kanë nga Afrika.

Historia e shkruar australiane daton nga viti 1606, kur në truallin e saj zbarkuan hulumtuesit hollandezë. Shkencëtarët e Universitetit në Indiana tani mundohen të zbulojnë se si monedhat e vjetra një mijë vjeçare kanë përfunduar në anën tjetër të Oqeanit Indian gjashtë shekuj para hollandezëve.

Udhëheqësi i hulumtimit, shkencëtari australian Ian McIntosh, tha se monedhat janë gjetur nga ushtari Maurie Isenberg në vitin 1944. Isenberg gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte i stacionuar në ishujt Wassel, ishuj të pabanuar në bregdetin verior të Australisë. Monedhat i ka gjetur të groposura në rërë. Ai ia dërgoi muzeut australian në vitin 1979, ndërsa McIntosh tani mundohet të zbulojë se si kanë arritur në ishull.

Isenberg bëri një hartë të vendit ku i gjeti monedhat, ku përveç këtyre ai gjeti edhe katër monedha të një kompania indiano-hollandeze nga viti 1690. Ky zbulim vërteton pretendimet se hulumtuesit hollandezë kanë zbuluar Australinë shumë më parë se James Cooke në vitin 1770, njofton portali klix.ba.

Monedhat e vjetra me prejardhje nga Afrika duhet të vijnë nga ish-sulltanati i Kiwlës. Ato janë monedhat e para të prodhuara në Afrikën subsahariane.

(Breziiri)

==========

NJOHJA NGA EGJIPTI – ÇËSHTJE DITËSH

Egjipti njeh Kosovën së shpejti

Egjipti është në prag të marrjes së vendimit për njohjen e shtetit të Kosovës, ka konfirmuar gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, kryetari i Këshillit Egjiptian për Çështje të Jashtme, Mohamed Ibrahim Mahmoud Shaker.

Pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, Shaker ka deklaruar se shteti i tij mund ta njoh Kosovën së shpejti dhe se këtë gatishmëri tashmë ia ka transmetuar edhe kryeministri egjiptian homologut të tij në Prishtinë, Hashim Thaçi.

“Besoj që shumë shpejt madje në çdo moment pritet njohja e Kosovës nga Egjipti dhe kjo duke u bazuar në vetë deklaratat e kryeministrit të Egjiptit në takim me kryeministrin Thaçi në Turqi vetëm pak ditë më parë”, ka deklaruar Shaker.

Ambasadori egjiptian ka thënë po ashtu se shtetet arabe dhe ato islamike nuk kanë asnjë arsye që të mos e njohin Kosovën, duke shtuar se pas njohjes së Egjiptit pritet të ketë lëvizje në këtë drejtim.

“Nuk besoj që shtetet islamike kundërshtojnë fuqishëm dhe rezistojnë pavarësisë së Kosovës. Ne jemi të bindur që njohjet nga shtetet islame do të vijnë ngaqë shumica prej tyre e konsiderojnë Kosovën si një vend me shumicë islame. Por, kjo, mbase është çështje kohe. Besojmë se pas njohjes nga Egjipti do të vijojnë edhe njohje të tjera nga vendet afrikane, arabe e islame”, është shprehur Mohamed Shaker.

Njohja nga Egjipti, në Prishtinë konsiderohet si një kthesë në procesin e krijimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Ky vend, konsiderohet një nga shtetit me më shumë ndikim në botën arabe dhe islame.

Andaj, pritjet në Prishtinë janë se me njohjen nga Egjipti do të hapen rrugët edhe për njohje të reja.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka deklaruar se pas arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën nuk kanë më asnjë arsye që të ngurojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

“Pas asaj që Serbia me këtë marrëveshje e ka pranuar sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës, kushtetutën dhe institucionet e Kosovës, më nuk shohim asnjë arsye politike apo argument juridik, që Egjipti apo shtetet tjera ta shtyjnë njohjen e Republikës së Kosovës dhe ne shpresojmë që një vendim i tillë do të merret së shpejti apo në ditët e ardhshme”, është shprehur ministri Hoxhaj. /REL/

Egjipti së shpejti njeh Kosovën 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion të Këshillit Egjiptian për Çështje të Jashtme, të kryesuar nga ambasadori, Mohamed Ibrahim Mahmoud Shaker. Duke i uruar mirëseardhje delegacionit, kryekuvendari Krasniqi theksoi se Kosova me Egjiptin tashmë ka marrëdhënie shumë të mira, të cilat do të shënojnë progres të mëtejmë sidomos pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e këtij shteti.

Në këtë vështrim ai tha se Egjipti ka një rol të rëndësishëm në shtetet afrikane dhe përgjithësisht në botën islame, ndaj njohja nga Egjipti do të kishte ndikim të fuqishëm për njohje të reja edhe nga shtetet e tjera të Organizatës së Konferencës Islamike.

Udhëheqësi i delegacionit, ambasadori Mohamed Ibrahim Mahmoud Shaker shprehu kënaqësinë me gjendjen e gjithëmbarshme në Kosovë, duke theksuar se vizitat e para pas revolucionit të këtij këshilli të përbërë nga diplomatë të karrierës u bënë në Kosovë, ndërsa shprehu bindjen se vizita e ardhshme e këtij delegacioni në Kosovë do ta gjejë ambasadorin egjiptian këtu.

Duke folur në vijim për procesin e njohjeve nga shtetet e Organizatës së Konferencës Islamike, ai tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit është çështje kohe.

”Do të ushtrojmë ndikim edhe më tutje për shtimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, do të bëjmë çmos të ndihmojmë Kosovën”, tha në përfundim të fjalës së tij, Shaker.

Burimi: http://www.zeri.info/artikulli/5809/egjipti-se-shpejti-njeh-kosoven

==========

KORÇË, RESTAURIMI I XHAMISË SË VJETËR

Xhamia e Mirahorit

Xhamia e vjetër e Iliaz Bej Mirahorit në Korçë, e cila daton prej vitit 1496 dhe mbart vlera historike, kulturore, fetare, por edhe arkitektonike, tashmë duket se do të njohë dorën e restaurimeve. E lënë prej 15 vitesh pa asnjë ndërhyrje, kjo xhami do të restaurohet në afresket e saj nga restauratorë të specializuar turq.

Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim TIKA, si partner kryesor i Ministrisë së Kulturës do të mundësojë financimin e këtij projekti, zbatimi i të cilit është njoftuar se do të fillojë së shpejti për t’i rikthyer vlerat e vërteta kësaj xhamie.

Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit është një monument kulture i kategorisë së parë. Ajo u ndërtua nga Iljaz Hoxha, njëkohësisht i njohur si Iljaz Bej Mirahori, ishte ndër të parët shqiptarë jeniçerë, dijetar dhe mësuesi personal i sulltan Bajazid i Dytë në Perandorinë Osmane. Hoxha ishte martuar me vajzën e Mehmet II dhe ishte drejtues në sanxhakun e Korçës, ku ndërtoi edhe xhaminë e parë.

Burimi: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=255740

Video:

==========

BRITANI: NË ANKAND MONEDHA E PERANDORISË SË PARË ARABE

monedha-e-aritMonedha e parë me frazën e shenjtë islame “Nuk ka asnjë Zot tjetër përveç Allahut” do të shitet për qindra-mijëra paund, pasi të dalë në ankand. Dinari historik prej ari daton në vitin 690 të erës sonë, është printuar në Damask nga Dinastia Umejade, e para perandori arabe, e cila shtrihej nga Spanja në Perëndim, deri në Indi në Lindje në kulmin e fuqisë së saj. Monedha, e cila peshon 4.2 gramë, vjen në një set prej 56 dinarësh të artë të printuar mes viteve 690 dhe 750 të erës sonë që pritet të shiten për rreth 500 mijë paund në ankandin që do të mbahet muajin e ardhshëm. Të datuar 77 në kalendarin islam, fjalët e shkruara në monedhë shpjegohen: “Nuk ka asnjë Zot përveç Allahut, Unik, Ai nuk ka të ngjashëm. Muhamedi është i Dërguari i Zotit, i cili e dërgoi atë me guidën dhe fenë e së vërtetës, që ai ta bëjë atë supreme mbi të gjitha fetë e tjera. Zoti është një, Zoti është i përjetshëm. Ai nuk lind dhe nuk është i lindur. Në emër të Zotit, ky dinar u prodhua në vitin shtatë dhe 70”.

http://www.panorama.com.al/2013/04/16/britani-ne-ankand-monedha-e-perandorise-se-pare-arabe/

==========

FUTBOLLISTI DHE POLITIKANI NË TURQI: JAM SHQIPTAR, JO TURK

Hakan Shukur

Hakan Shukur

Futbollisti internacional turk, Hakan Shukur aktualisht deputet në parlamentin turk sot duke iu përgjigjur një pyetjeje për çështjen kurde në Turqi deklaroi, “Unë jam shqiptar, nuk jam turk, nëse shikoni nga ky prizëm atëherë edhe këndvështrimi i im është më ndryshe. Unë jam ushqyer nga kjo tokë.”

Ne këtu përjetuam ndarje të shumta dhe kjo u reflektua edhe me veçoritë etnike, për këto çështje shteti duhet të angazhohet dhe ne këtë si parti në pozitë po bëjmë tani. Krejt kjo për tërësinë dhe mirëqenien e vendit tonë, duke potencuar rëndësinë që ka kontributi i të gjithëve në ndërtimin e shtetit turk, transmeton Almakos.

Ai përmendi edhe sfidat e të kaluarës kur diferencimet në bazë të gjuhës, besimit, vendit të origjinës ishin shumë të theksuara, kur çdokush ishte në kërkim të drejtave të veta. Mirëpo, Shukur u shpreh se sot si shtet, Turqia, i kushton rëndësi këtyre çështjeve.

Këto deklarata, Hakan Shukur, i bëri në një debat që kishte në universitetin Mehmet AKif Ersoy me studentet në qytetin Burdur të Turqisë.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

==========

ORGANIZATA E BASHKËPUNIMIT ISLAMIK: TË NJIHET KOSOVA

OKI

PRISHTINE – Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), gjatë punimeve në Kajro, ka miratuar një deklaratë me të cilën u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare të saj, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të marrin vendim për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Në deklaratën finale të Samitit riafirmohet apeli i bërë në rezolutën e mëhershme të kësaj organizate, të miratuar në Sesionin e Ministrave të Jashtëm të OBI-të, në nëntor të vitit të kaluar, për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare.
Po ashtu, rikonfirmohet thirrja për shtetet anëtare në OBI që të vazhdojnë kontributin e tyre për fuqizimin ekonomik të Kosovës.
Samiti zgjodhi sekretarin e ri të përgjithshëm të kësaj organizate, sauditin Iyad Al-Madani, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën në vitin 2014.
Këtë deklaratë e ka përshëndetur menjëherë shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, i cili i ka uruar sukses edhe Al-Madanit në postin e sekretarit të ardhshëm.
Sipas komunikatës së MPJ-së, Hoxhaj i ka adresuar mirënjohje të posaçme sekretarit të përgjithshëm aktual të OBI, turkut Ekmeleddin Ihsanoglu.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik (më parë e quajtur Organizata e Konferencës Islamike) është organizata e dytë më e madhe ndërkombëtare (pas Kombeve të Bashkuara) dhe përfshin në gjirin e saj 57 shtete nga katër kontinente.
Deri më tani Kosovën e kanë njohur 31 vende nga OBI.
(m.a/tg/BalkanWeb)

==========

DAVUTOGLU: TURQIA, PËRKRAH KOSOVËS NË TË GJITHA PROCESET

Davutoglu - Jahjaga

PRISHTINË– Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka siguruar se vendi i tij do të jetë përkrah Kosovës në çdo proces dhe do ta ndihmojë atë në të gjitha fushat, posaçërisht në procesin e njohjes së pavarësisë së saj.
Gjatë një takimi që zhvilloi me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në Mynih, Davutoglu tha se Turqia mbështet edhe dialogun që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Nga ana e saj Presidentja e Kosovës theksoi se dy vendet duhet të thellojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe investimeve, ndërsa i përcolli ministrit Davutoglu ftesën për Presidentin turk, që të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt.
Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohje për ndihmën që Turqia vazhdon t’i japë Kosovës dhe falenderoi për përkrahjen në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës, posaçërisht në lobimin për njohjen e pavarësisë së fundmi nga Pakistani.
Jahjaga theksoi se “Kosova ka përparuar në axhendën e saj evropiane dhe po përmbush të gjitha standardet të kërkuara nga BE-ja, përfshirë ato për liberalizimin e vizave dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, ndërsa theksoi se Republika e Kosovës është shndërruar në faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe po kontribuon në ndërtimin dhe forcimin e fqinjësisë së mirë.
Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Presidentja Jahjaga vuri në dukje se normalizimi i marrëdhënieve do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin dhe do të lehtësojë jetën e qytetarëve nga të dyja anët e kufirit. Ajo tha se “takimi mes dy presidentëve të shteteve të pavarura dhe sovrane, do ta ndihmojë procesin e dialogut dhe do ta përshpejtojë agjendën evropiane për gjithë rajonin e Ballkanit”.
(m.a/ata/BalkanWeb)

==========

KOSOVA SIGURON PËRKRAHJE NGA VENDET ARABE

f.0309145459143_m

Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Lulzim Mjeku dhe i ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite Rexhep Boja patën takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Katarit dhe të Mbretërisë së Bahreinit. Në takimin me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Nasser Judeh dhe me sekretarin e përgjithshëm të MPJ-së, Mohamed Ali Daher, delegacioni i Republikës së Kosovës prezantoi pasqyrën e përgjithshme të politikës së jashtme të Kosovës.

Jordania ka kontribuuar jo vetëm me njohje, por edhe me qëndrimin e saj në mbrojtje të shtetit të pavarur të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Drejtori i Përgjithshëm Mjeku dhe i ngarkuari me punë Boja, në këtë vazhdë vizituan Ministrinë e Punëve të Jashtme të Katarit, ku u pritën nga drejtori i Departamentit për Çështje Evropiane dhe Amerikane, ambasadorin Adel Ali Al Khal.

Palët ndër të tjera thuhet se biseduan edhe për format e bashkëpunimit të mëtejmë në marrëdhëniet e tyre bilaterale.

Delegacioni i Kosovës zhvilloi një takim edhe në Mbretërinë e Bahreinit, në kryeqytetin Manama, ku u prit nga Abdulla Abdullatif Abdulla, nënsekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ambasadori Dhafer Alumran, drejtor i Departamentit për Çështje Bilaterale.

Delegacioni i Kosovës u takua me nënsekretarin e MPJ-së Abdulla Abdullatif Abdulla.

“Në një atmosferë miqësore e mirëkuptimi të dyanshëm, delegacioni i Kosovës bëri një paraqitje të pasqyrës së shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë së Kosovës, duke shfaqur falënderimin e institucioneve të Kosovës për njohjen nga Bahreini. Nënsekretari Abdulla u zotua se Bahreini do të ofrojë edhe në të ardhmen përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

==========

OKB: STAMBOLLI, KRYEQYTETI I BOTËS

Istanbul

OKB ka bërë një propozim të ri, në lidhje me qendrën e re të botës.

Zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ftuar udhëheqësit e shteteve në krijimin e një kryeqendre të re botërore, pra të kryeqytetit të botës!

Dhe cili është ky vend? Sigurisht Stambolli!

Richard Falk, thekson se Stambolli, apo Kostandinopoja e dikurshme, plotëson të gjitha kriteret për të qenë kryeqendra e botës, pasi është “një pikat më të preferuara turistike të botës”, përbën një “vend të sigurt dhe të pranueshëm për t’u zhvilluar aty takimet delikate dhe të ndërlikuara diplomatike në rang botërorë”, si dhe ka fituar vlerësimin e zhvillimit të madh ekonomik dhe politik, në një periudhë kur shumë vende të tjera, edhe pse superfuqi e kanë humbur atë.

Madje, Falk nuk ndalet këtu, ai pretendon se Turqia kombinon dhe paralelizon në harmoni elementin fetar dhe atë laik, duke ia tejkaluar shumë vendeve të tjera, ku situata lë për të dëshiruar. /shekulli/

==========

JA KUSH JANË FIRMËTARËT E PAVARËSISË!

Kuvendi i Vlorës dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë kanë tërhequr gjithnjë vëmendjen e studiuesve, por edhe të publikut të gjerë, për rëndësinë dhe përmbajtjen historike, si mbledhja që hodhi themelet e shtetit shqiptar, të Shqipërisë së “mosvarme”, siç e thotë vetë Akti i Shpalljes së Pavarësisë.

Kuvendi i mbajtur nga 28 nëntori deri në 7 dhjetor 1912 njihet nga botimi i procesverbaleve të shtatë ditëve të tij në gazetën “Përlindja e Shqipërisë” (numrat 6-11, janar-shkurt 1914) drejtuar nga Dhimitër Berati dhe ribotimin pas tij nga Lef Nosi në fletoret e tij “Dokumente Historike” nr. 1(1924)-nr. 12(1925).
Të dy këta burra të shquar kanë qenë pjesëmarrës të Kuvendit qysh nga dita e parë dhe njëherazi dhe firmëtarë të Aktit të Pavarësisë.Mbledhja e parë e Kuvendit u hap më 28 nëntor 1912 në orën 4:00 pasdreke në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, ndërsa flamuri është ngritur në ballkon po atë ditë në orën 17.30.Ka patur vazhdimisht vërejtje dhe mospranime për praninë e disa personave të veçantë në atë Kuvend si firmëtarë apo pjesëmarrës, me mjaft gjasë si pasojë e paragjykimeve politike. Kujtojmë që Enver Hoxha e falsifikoi foton origjinale të shpallje së Pavarësisë duke fshirë kundërshtarët e tij politikë duke e bërë të njëjtën gjë edhe me Aktin e Pavarësisë.Por cilët janë 40 burrat e shtetit që hodhën firmat mbi Aktin që do ta bënte Shqipërinë të Pavarur dhe që do të hidhte themelet e shtetit shqiptar pas shekujsh të tërë pushtimesh dhe luftërash.Portali Albeu, në këtë prag 100-vjetori ua rifreskon edhe një herë memorien historike me delegatët e Kuvendit të Vlorës dhe personazhet historikë që morën pjesë në të, sepse për një popull më e rëndësishme se debatet boshe politike është mosharresa. /albeu.com/

==========

TURQIA MBËSHTET FUQISHËM SHTIMIN E NJOHJEVE PËR KOSOVËN

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoğlu.

Shefi i diplomacisë turke ka shprehur mbështetjen e fuqishme të Turqisë për Kosovën në të gjitha aspektet, duke përgëzuar ministrin Hoxhaj për suksesin e madh që ka bërë Kosova gjatë këtij viti.

“Turqia është mbështetëse e fuqishme sa i takon rritjes së numrit të njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Davutoğlu, duke uruar ministrin Hoxhaj edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, po ashtu ka ftuar ministrin Hoxhaj për një vizitë zyrtare në Turqi.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve në rrafshin diplomatik, ekonomik dhe tregtar.

Hoxhaj ka njoftuar homologun turk edhe për procesin e shtetndërtimit në të cilin është Kosova.

“Pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, Kosova ka vazhduar progresin në procesin e integrimet evropian, duke u angazhuar në dy procese paralele, liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen e stabilizimit-asocimit”, ka thënë Hoxhaj, gjatë takimit me Davutoğlun, duke e falënderuar për mbështetjen që ka dhënë Turqia në anëtarësimin e Kosovës në BERZH.

Hoxhaj dhe Davutoğlu kanë biseduar edhe për procesin e normalizimit të relacioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u pajtuar që ky proces duhet të fillojë me largimin e plotë të strukturave në veri e deri të njohja e ndërsjellë ndërmjet dy shteteve të pavarura dhe sovrane. /Albeu/

==========

PRESIDENTI HUNGAREZ FALËNDERON SHTETIN OSMAN

Presidenti hungarez, në një intervistë për gazetën spanjolle “ABC” i vlerëson dhe lavdëron osmanët duke e përshkruar si fatlume rënien e vendit të tij nën Shtetin Osman për 150 vjet, duke shtuar se në qoftë se Hungaria do të ishte sunduar nga shtete – perandori të tjera do të ishte detyruar të ndryshojë gjuhën dhe fenë, gjë e cila nuk i ndodhi nga Osmanët, sepse dihet toleranca e tyre edhe pse Hungaria ishte një zonë strategjike për ta.

Sulltan Sulejmani e pushtoi Hungarinë më 1541 me ç’rast ajo mbeti nën sundimin osman për 160 vjet. Sipas autorit hungarez Kald Nagy, dokumentet hungareze dëshmojnë se gjatë periudhës së viteve 1558/1560 osmanët kanë mbledhur 7 milion Akçe nga tatimet prej hungarezëve, ndërsa në Hungari kanë investuar 21 milionë Akçe.

==========

JAHJA BEJ SHKUPI

Jashar bej Shkupi ishtë një politikan, patriot dhe ideolog shqiptar, i Lidhjes Shqiptare, ka lindur në vitin 1860 në Shkup dhe ka vdekur në vitin 1919 në Stamboll.

Ka qenë kryetari i Degës së Lidhjes Shqiptare (të Prizrenit) për Sanxhakun e Shkupit dhe prefekt i Shkupit nga muaji dhjetor në vitin 1880 gjer në muajin prill të vitit 1881. Kontribut të madh dha në finansimin e arsimit shqip në Shkup. Me mjetet e veta materiale bëri renovimin e objekteve e monumenteve kulturoro-historike të Shkupit. Mbështeti platformën për krijimin e Shqipnisë Autonome.

Foto Abdullah Freres, Stamboll.

==========

GJENDET NË JEMEN DORËSHKRIMI MË I VJETËR I KUR’ANIT

Një djalosh nga Jemeni ka pohuar, se e ka gjetur librin e shenjtë të futur brenda një mbulese prej lëkure, ndërsa po zbriste me litar brenda në një shpellë malore në Dhale, një qytet në jug të Jemenit.

Sipas agjencisë jemenase të lajmeve Aden Gulf, djaloshi pretendon të ketë  gjetur kopjen më të vjetër të mbetur të Kuranit të Shenjtë, por ka refuzuar të dorëzojë dorëshkrimin. Djaloshit iu ofrua një shumë prej 12 milion rijal jemeni (56 000 $), por ai këmbënguli në mbajtjen e dorëshkrimit.

Testet fillestare lidhur me autenticitetin e dorëshkrimit kanë provuar si të vërtetë kopjen e Kuranit, duke shënuar kështu kopjen më të vjetër të Kuranit sot në Botë.

Fjalë që lexohen: “Ky dorëshkrim është shkruar me dorë në vitin 200 të hixhretit (815 e.s)” janë gdhendur në faqen e parë të dorëshkrimit.

Gjithsesi, shkronjat arabe të përdorura nuk kishin pikat, që janë përfshirë në alfabetin arab, duke dëshmuar se ky dorëshkrim daton shekuj më parë. Pikat u shtuan në një fazë të mëvonshme në alfabetin arab, për të bërë dallimin e shkronjave në dukje të ngjashme. /ardhmeriaonline/

==========

DIXHITALIZOHEN DORËSHKRIMET ME SHKRIM ARAB

Drejtoria e Bibliotekës kombëtare në Turqi ka rënë dakord me 100 shtete të botës për dixhitalizimin e dorëshkrimeve në gjuhën arabe me qëllim të shfrytëzimit nga të interesuarit jashtë shtetit.

Biblioteka turke e cila ka treguar një sukses të madh në mbledhjen dhe dixhitalizimin e dorëshkrimeve në gjuhët osmane, perse dhe arabe nëpër qytetet e Turqisë, tani ka vendosur që këtë kulturë ta shtrojë edhe në vendet tjera të botës dhe kështu ka nënshkruar marrëveshje me 100 shtete për dixhitalizimin dhe vendosjen në internet të kësaj trashëgimie të vlefshme.

Tunxhel Axhar, drejtori i Bibliotekës kombëtare të Turqisë deklaroi se ky institucion akoma është duke vazhduar procesin e blerjes apo të grumbullimit të dorëshkrimeve apo librave që më nuk gjenden në tregun e librit dhe të gjitha këto po i dixhitalizon dhe i vendosë në internet. Ai gjithashtu tha se është nënshkruar marrëveshje me 100 shtete islame dhe turke për të mbledhur dhe dixhitalizuar dorëshkrimet që janë shkruar në gjuhët arabe, perse dhe islame si dhe të gjithë ato vepra që janë shkruar për fenë, qytetërimin dhe kulturën islame.

z. Axhar deklaroi se në Turqi në vitin 2004 është filluar dixhitalizimi i kësaj trashëgimie dhe deri më tani në internet janë vendosur mbi  27 464 vëllime të këtyre dorëshkrimeve. Ai po ashtu theksoi se deri në vitin 2011, 664 108 persona kanë shfrytëzuar mbi 158 680  dorëshkrime në internet të Bibliotekës Kombëtare të Turqisë.  dunyabulteni/

Marrë nga faqja: http://mendimipress.com/2012/09/digjitalizohen-doreshkrimet-me-shkrim-arab/

==========

INSTITUTI PËR STUDIME ORIENTALE NË MOSKË MERR PËRSIPËR PËRKTHIMIN E KUR’ANIT

Organizata për edukimin dhe hulumtimin e kulturës islame (ICRO) njoftoi se Instituti për Studime Orientale në Moskë është i gatshëm të kontribuojë në përkthimin e Kur’anit të shenjtë në gjuhën ruse.

Duke marrë pjesë në forumin e parë të studimeve iraniane në Moskë, Muhamedreza Dehshiri u takua me Naumkin, drejtorin e Institutit për Studime Orientale duke diskutuar zhvillimin e shkencës dhe islamit në Rusi.

Fushat e bashkëpunimit shkencor dhe hulumtimit mes ICRO dhe institutit u diskutuan në mbledhjen e cila u ndoq edhe nga Ebrahimi Turkaman, atasheu i kulturës iraniane në Moskë.

==========

LAGJJA E PARË E TIRANËS ISHTE AJO A BAMIT (VARRI I BAMIT)

Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.

Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.

Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit) daton në shekullin XVIII.

Tyrbja e Kapllan Pashës (pranë monumentit Ushtari i panjohur) është ndërtuar në vitin 1816.

Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.

Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës është 1612 m i lartë.

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.

Rruga e Durrësit është hapur me 1922 dhe quhej «Nëna Mbretëreshë». Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtepi e kopshte.

Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Aty, më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinë.

Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.

Bulevardi «Dëshmorët e Kombit» është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.

Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.

Monumenti i Skënderbeut i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit te vdekjes së heroit kombëtar

Monumenti Nëna Shqipëri, 12 m i lartë, u përurua në varrezat « Dëshmorët e Kombit » më 1971.

Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.

Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe mozaiku në ballë të tij titullohet « Shqipëria ».

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu Enver Hoxha u përurua më 1988. «Piramida» u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.

Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000 banorë. Në vitin 1920 – 17.000 banorë. 1938 – 25.000 banorë.1945 – 40.000 banorë. 1990 – 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt Metropolit, e ka çuar popullsinë e Tiranës mbi 700.000 banorë.

==========

TË HUAJT: TIRANA NUK SHIKOHET NGA SAHATI

Turistët 

Pasi bëjnë një vizitë në xhaminë e Et’hem Beut, turistët, që kanë kureshtje, i afrohen edhe Kullës së Sahatit. Ata që kanë lexuar në guida se mund të vizitohet, apo të shtyrë nga kujdestari(tashmë edhe i ekspozitës etnografike në vendin e parashikuar për muze orësh), bëjnë një ngjitje për të parë Tiranën nga lart. Janë kryesisht të huaj. Shumë pak nxënës, studentë e qytetarë. Sipas rregullores, Sahati është i hapur nga ora 8.00 deri në 15.00 dhe hyrja është falas. Pasi ngjit një sërë shkallësh të ngushta metalike, mund ta shohësh Tiranën nga të katërta anët. Sipas të dhënave të mbajtura, gjatë muajit qershor në Kullën e Sahatit janë ngjitur 218 vetë, nga të cilët 157 turistë, në korrik 453 vetë, nga të cilët 355 të huaj dhe në muajin gusht(pjesërisht i hapur) e kanë vizituar 168 persona, ku nga këta 127 turistë. Në fakt dikur, syri mund të rrokte cepat e Tiranës. Pamja që të ofrohet sot, nuk shkon përtej disa ndërtesave të larta e të reja. “Ka shumë ndërtime të reja. Nga njëra anë tregon zhvillim, por është paksa kaotike. Ishim kurioz ta shikonim Tiranën prej këtu”, thotë një turist hungarez, i cili kishte vizituar pjesën më të madhe të Ballkanit. Ishte nisur së bashku me tre miq të tij drejt Shqipërisë, sepse kishte dëgjuar se kishte plazhe të mira në Vlorë. “Përshtypjet janë të mira, por kam vënë re një diferencë të madhe në popullsi, ka të pasur shumë, por edhe shumë të varfër”, thotë ai. I bien përqark Sahatit, bëjnë disa fotografi dhe zbresin sërish. “Nuk shihet shumë qyteti”, thotë një prej vajzave të grupit. Teksa ngjit shkallën e fundit, ka edhe një pllakë me informacione rreth Sahatit, të cilat po i paraqesim më poshtë. Sahati i Tiranës filloi të ndërtohet në vitin 1822 me iniciativën e Haxhi Et’hem Beut, i ndihmuar edhe nga qytetarë tiranas. Ndërtimi i Kullës së Sahatit të Tiranës vazhdoi deri në vitin 1830. Aty punuan ndërtues të zot tiranas dhe gollobordas. Si material ndërtimi i përdor, gur i sjellë nga fshati Priskë, si dhe druri i lisit me të cilin u ndërtuan shkallët ngjitëse të kullës, të cilat kohët e fundit u zëvendësuan nga shkallë metalike. Kulla në lartësi të ndryshme është e pajisur me frëngji të vogla, me funksion mbrojtës, ajrosës dhe ndriçues. Fillimisht lartësia e saj ka qenë 30 metra. Gjatë kohës së ndërtimit u sigurua nga tregtarët venedikas, ishte pa fushë me akrepa, por me një kambanë prej tunxhi, e përzierë me materiale të çmuara dhe me një mekanizëm për kurdisje. Montimi i orës u bë nga specialistë të familjes Tufina, me në krye Islamin. Tingujt matës të këtij Sahati u ndërprenë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe nuk u dëgjuan për shumë kohë, pasi kambana dhe mekanizmat e saj u grabitën. Në vitin 1928, Bashkia e Tiranës bleu në Gjermani me 13.300 franga ari një sahat modern. Për ta vendosur këtë sahat, kulla u ngrit edhe 5 metra, pasi mekanizmat e saj zinin një volum më të madh dhe sepse kulla do të kishte 4 fusha pamje të orës me akrepa, ndryshe nga ora e parë. Gjatë luftës së Dytë Botërore ora u bombardua dhe u dëmtua. U vu përsëri në punë në korrik të vitit 1946. Është shpallur monument kulture dhe me vendim të posaçëm të bashkisë është shpallur qendër e vizitueshme.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/05/te-huajt-tirana-nuk-shikohet-nga-sahati/

==========

BOTOHET PËRMBLEDHJA E PLOTË E REVISTËS “KULTURA ISLAME”

Revista “Kultura Islame”

Shoqata ALSAR ka nxjerë së fundmi në botim (Gusht 2012) përmbledhjen e plotë të të gjithë numrave të revistës Kultura Islame, një periodik i Komunitetit Musliman Shqiptar gjatë mesit të shek. XX. Botimi ka nxjerrë nga arkivat tërë numrat e kësaj reviste, duke i përmbledhur në një vepër të plotë në tre volume.

Revista Kultura Islame, ka qenë një kontribut i rëndësishëm i muslimanëve shqiptarë në debatin publik, duke ofruar ide, mendime qendrime të rëndësishme mbi problemet e kohës dhe duke dhënë një kontribut të vyer në zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare. Ajo është botuar gjatë periudhës së luftës së dytë botërore që prej shtatorit të vitit 1939 dhe ka ndaluar së botuari në fillim të vitit 1946 me instalimin e regjimit komunist. Përveç trajtimit të problematikës së kohës, revista ka ofruar një material të pasur informativ e studimor në fushën e mendimit, kulturës, shkencës, duke publikuar shkrime të shumta me natyrë fetare, filozofike, letrare, historike e shkencore. Përkthimet dhe studimet kanë sjellë në shqip produktet më bashkohore të mendimit filozofik të kohës, duke e njohur publikun shqiptar me prurjet e reja në këto fusha.

Materiali i ofruar është surprizues, për nivelin e lartë intelektual që dëshmon, duke rrokur tematika që ende sot nuk trajtohen në shtypin shqiptar. Prej këtej mund të kuptohet qartë regresi kulturor i shoqërisë shqiptare gjatë regjimit komunist dhe tranzicionit të tanishëm, e gjithashtu edhe distanca e madhe që ndan bashkësinë muslimane të sotme nga paraardhësit e saj. Gjithashtu ai ofron mundësitë për të zbardhur më shumë realitetin historik të kohës edhe përsa i përket anëve problematike, në kushtet e regjimit fashist të ardhur në Shqipëri me pushtuesit italianë e gjermanë dhe shtrëngesave politike me të cilat muslimanët janë përballur.

Ky botim ofron për lexuesit, e sidmos për studiuesit e historisë dhe mendimit shqiptar, mundësitë për të njohur më mirë realitetin shoqëror të këtyre viteve, por edhe qendrimet, mendimet si dhe aktivitetin e muslimanëve shqiptarë gjatë kësaj peridhe. Ky botim është një kontribut i vyer, i cili bën të mundur aksesueshmërinë e materialit arkivor për publikun e gjerë, duke e afruar atë me të shkuarën. Ai bën të mundur lehtësimin e lidhjeve të shoqërisë shqiptare dhe sidomos të asaj muslimane me trashëgiminë kulturore të elitave paraardhëse. Për këtë arsye ai do të shërbejë për të rigjetur shumë nga vlerat e trashëguara, të cilat mund të ofrohen sot si modele të zhvillimit të debatit publik, por edhe si modele mbi të cilat mund të mbështetet “Islami shqiptar”, që sot përën një objekt të gjerë debati. Të gjitha këto janë vlera të rënësishme, për të cilat shoqëria shqiptare, dhe në veëanti ajo muslimane, brenda saj, ka shumë nevojë. Ne kemi nevojë të rigjejmë lidhjet me të kaluarën, si një mënyrë e rëndësishme për t’i dhënë vijueshmëri zhvillimeve tona.

Marrë nga faqja: http://www.e-zani.com/2012/08/30/botohet-perbledhja-e-plote-e-revistes-kultura-islame/

==========

NË KOSOVË FILLUAN AKTIVITETET E JAVËS SË MEVLANËS

Gjatë datave 19-24 dhjetor 2011 në zona të ndryshme të Kosovës u zhvilluan aktivitete në kuadër të javës së Mevlanës. Aktivitetet filluan në sallën e konferencave të universitetit të Prishtinës me konferencën me temë “Mesazhi universal i Mevlanës” të mbajtur nga Prof. Dr. Xhihan Okujuxhu (Cihan Okuyucu).

Prof. Dr. Xhihan Okujuxhu u shpreh se për të ishte shumë e rëndësishme të mbante një konferencë për Mevlanën në Kosovë. Në kumtesën e mbajtur në lidhje me mesazhet universale që ka dhënë Mevlana, Okujuxhu dha shembuj të shumtë në lidhje me mendimet e Mevlanës, njeriun dhe konceptin e humanizmit. Njeriu i Mevlanës bashkon në brendësi të tij jetën dhe vdekjen, të mirën dhe të keqen, hyjnoren dhe njerëzoren.

Pas Xhihan Okujuxhu fjalën e mori Prof. Dr. Irfan Morina, përgjegjës i degës së Turkologjisë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, me kumtesën me temë “Mevlana në Ballkan”.  Pasi foli për rëndësinë e konferencës për Mevlanën të zhvilluar në Kosovë, ai foli për ndikimin e Mevlanës në Ballkan.

Ambasadori i Republikës Turke në Kosovë, Songyl Ozan, u shpreh se “Për ne është një nder i madh që të bëjmë të dëgjohen mesazhet e Mevlanës në Kosovë. Falënderoj Qendrën e Kulturës Turke Junus Emre dhe degën e gjuhës Turke në Universitetin e Prishtinës për zhvillimin e aktiviteteve të tilla.”

Ndërsa ministri i administratës në Kosovë, Mahir Jaxhëllar (Mahir Yagcilar) u shpreh se mendimet e Mevlanës kanë një vlerë të madhe në Kosovë pasi njerëzit që jetojnë në këto toka mund të jetojnë së bashku vetëm nëpërmjet tolerancës.

Në konferencë morën pjesë përgjegjësi i degës së Turkologjisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Irfan Morina, ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Songyl Ozan, ministri i Administratës në qeverinë e Kosovës, Mahir Jaxhëllar, përfaqësues të ministrisë së Shëndetit publik dhe Diasporës.

Kush është Prof. Dr. Xhihan Okujuxhu?

Shkrimtar dhe studiues. Ka lindur në Hendek, Sakarja. Arsimin tetëvjeçar e kryen në Hendek. Në vitin 1980 mbaron degën e Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Fakultetin e Letërsisë në Universitetin e Stambollit. Në të njëjtin vit fillon të punojë në Bibliotekën e Sulejmanies. Në vitin 1985 mbaron doktoraturën. Në vitin 1986 kalon në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Letërsisë në Universitetin Erxhijes. Në vitin 1990 merr titullin Doçent dhe në vitin 1996 titullin Profesor. Në vitin 1998 fillon të jap mësim në Universitetin Fatih. Tani vazhdon të jap mësim në lëndët e Letërsisë së Divanit në degën e Gjuhës dhe Letërsisë  Turke në Universitetin Teknik Jëlldëz. (Yildiz)

Disa nga veprat e tij janë : İçimizdeki MevlânaZamana Adanmış SözlerGöz Hakkı Gönül Armağanı,Cinanî, Hayatı Eserleri Divanının Tenkitli MetniHilmi, Bahru’l-Kemâl, Hazînî, Cevâhirü’l-Ebrâr min Emvâc-ı BihârEsad Erbilî DivanıEreğlili Türabî DivanıDivan Edebiyatı Estetiği.

==========

TURQIT DO TË RESTAUROJNË PESË XHAMI HISTORIKE

Jepen 4 milionë euro për xhamitë më të rëndësishme të periudhës otomane

Gjatë ceremonisë në Kalanë e Prezës

Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nënshkroi sot një marrëveshje me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për financimin e restaurimit të pesë xhamive që i përkasin periudhës së sundimit Osman dhe që janë edhe objektet më të rëndësishme të kësaj periudhe historike. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Kulturës.

“Xhamitë e para të përzgjedhura për t’iu nënshtruar restaurimit janë: xhamia në Kalanë e Prezës, xhamia në Pazarin e Krujës, xhamia e Nazireshesë në Elbasan, xhamia e Plumbit në Berat dhe xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë. Kosto totale e realizimit të 5 projekteve është rreth 4 milion euro”, njofton Ministria.

Ceremonia e fillimit të punimeve u krye në Kalanë e Prezës me praninë edhe të ministrit të TKRS-së Aldo Bumçi, koordinatorit të TIKA-s Jahja Gylseven, këshilltarit të Kryeministrit për trashëgiminë Neritan Ceka.

Ministri Bumçi gjatë fjalës së rastit u shpreh se restaurimi i 5 xhamive është vetëm faza e parë e projektit pasi në bashkëpunim më TIKA-n është rënë dakord edhe për një fazë të dytë e cila do të përfshijë monumente të tjera kulturore.

TIKA ka financuar restaurimin e objekteve që i përkasin periudhës otomane në shumë vende të Ballkanit gjatë viteve të fundit, në përpjekje për të mbrojtur identitetin arkitekturor të këtyre objekteve, të cilat shumë shpesh janë rrezikuar nga restaurimet e pakujdesshme për nevojat e ditës.

Aktivitetet e TIKA-s në Ballkan lidhen ngushtë edhe me politikën e re të jashtme të Turqisë që gjatë viteve të fundit udhëhiqet nga doktrinat e krijuara nga ministri aktual i Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu. Turqia deklaron se dëshiron zero probleme me fqinjët e vet dhe gjatë viteve të fundit ka kryer disa ndërmjetësime të rëndësishme politike mes shteteve të ndryshime të Ballkanit duke shkaktuar njëkohësisht simpati dhe antipati.

Deklaratat e Davutoglu, të cilat theksojnë bashkëjetesën e ballkanasve me turqit në kohën e periudhës Otomane, një histori e ndryshme kjo nga ajo që të rinjtë në Ballkan mësojnë nëpër shkolla mbi luftërat për çlirim dhe barbarizmat e luftërave mesjetare, në të cilat Otomanët qenë shpesh dhunues. 28 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Marrë nga faqja: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/05/28/turqit-do-te-restaurojne-pese-xhami-historike/

==========

Komuna e Dibrës binjakëzohet me një Komunën Kapakëll nga Turqia

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: