Archive

Posts Tagged ‘Papa’

Viti 2014 si një vit i zi për Islamin në Shqipëri

03/01/2015 Leave a comment

Olsi JAZEXHI

 

VITI 2014 SI NJË VIT I ZI PËR ISLAMIN NË SHQIPËRI

Ledi Shamku (ish-muslimane) gjatë kungimit

Ledi Shamku (ish-muslimane) gjatë kungimit

 

1.

Viti 2014 ka qenë një nga vitet më të këqij për Islamin në Shqipëri dhe Ballkan. Vit të zi sikur ky Islami nuk ka parë që prej vitit 1967, kur në Shqipëri u ndalua me ligj feja apo që prej vitit 1912 kur Shqipëria u nda nga Kalifati Osman dhe më pas u kthye në një paloshtet të dështuar të Evropës.

Viti 2014 ka shënuar sulme të shumëllojta kundër muslimanëve shqiptarë. Këto sulme nisën që me arrestimet e hoxhallarëve dhe besimtarëve, në bastisjen e xhamive, frikësimin e hoxhallarëve dhe besimtarëve, tradhëtitë në mesin e besimtarëve, largimin e Shqipërisë nga Konferenca Islamike e deri te ofendimet e shumta që qeveria e krishterë Rama dhe shokët e Edi Ramës bën kundër muslimanëve shqiptarë. Sulmet kundër Islamit në vitin 2014 u bënë sa në Kosovë aq edhe në Shqipëri.

2.

Sulmi kundër Islamit në Shqipëri u planifikua që në vitin 2013. Ky sulm masiv u ndërlidh me krijimin e qeverisë së Rilindjes të Edi Ramës. Në këtë qeveri shumica e ministrave janë të krishterë, dhe disa sysh, sikur ministri Erjon Velija apo këshilltarët e kryeministrit sikur Maks Velo, Sandër Lleshi, Artan Shkreli etj janë ekstremistë të krishterë.

Por siç të gjithë e dimë, sulmi kundër Islamit në Shqipëri në vitin 2014 erdhi si pasojë e luftës që NATO dhe regjimi NATO-ist i Edi Ramës i shpalli besimtarëve muslimanë shqiptarë të cilët kishin marrë pjesë apo simpatizonin xhihadistët e Sirisë. Edhe pse gjatë vitit 2013 xhihadin dhe shkuarjen e shqiptarëve në Siri e mbështetën sa qeveritë shqiptare (në Kosovë qeveria Thaçi-Hoxhaj dhe në Shqipëri qeveritë Berisha e Rama) dhe një sërë hoxhallarësh të paditur, në fund të vitit 2013 punët ndryshuan. Amerikanët që vendosën të braktisin luftën terroriste kundër Sirisë – vendosën që të burgosin edhe besimtarët injorantë që ata vetë nxitën që të shkojnë në Siri më parë.

Në Shqipëri braktisja e xhihadit sirian u bë në janar të vitit 2014 kur Komuniteti Musliman i Shqipërisë – i nxitur nga agjenturat që operojnë në vend – më në fund e denoncoi shkuarjen e shqiptarëve në xhihad. Në shkurt, me nxitjen e ambasadës amerikane, parlamenti shqiptar nisi procedurat për ndryshimet në Kodin Penal. Këto procedura që u finalizuan në prill 2014 – me presionin e Departamentit Amerikan të Shtetit – vendosën që shqiptarët që shkojnë të bëjnë xhihad në çdo vend të botës do të dënohen me deri 15 vite burg. Kuptohet që ligji nuk dënon shqiptarët që mbështesin grupet terroriste kurde apo mercenarët shqiptarë që luftojnë për NATO-n në Irak dhe Afganistan. Ligji nuk dënon as terroristët iranianë të organizatës Muxhahedin el-Halk që Shqipëria strehon, por dënon vetëm xhihadistët që luftojnë kundër interesave të NATO-s.

Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë u pasuan me arrestimin e dy imamëve dhe disa besimtarëve në datë 11 mars 2014. Edhe pse imamët Genci Balla dhe Bujar Hysa nuk ishin të vetmit që kishin propaganduar xhihadin, ata, meqë ishin pa krahë, ishin të vetmit që u burgosën. Ilir Hoxholli i cili në vitet 2012-2013 dhe hoxhë Ahmet Kalaja, që kanë drejtuar protestat, duatë etj kundër qeverisë siriane dhe pro-xhihadit nuk u arrestuan kurrë. Hoxholli meqë është djali i tezes së Ledia Shamku Shkrelit edhe u promovua nga Edi Rama si kryetar i Komitetit të Kulteve. Pasi policia e antiterrorit arrestuan dy ish-shokët e tij – Genci Ballën dhe Bujar Hysën – Hoxholli jo vetëm që i mohoi ish-shokët e tij sikur Shën Pjetri Krishtin, por edhe e përgëzoi policinë për arrestimin e tyre – sikur Judë Iskarioti bën në Bibël kur romakët arrestuan Jezu Krishtin.

Përgjatë muajve të parë të vitit 2014 apo më saktë që prej marsit, mediat servile shqiptare u lëshuan në një orgji sulmesh kundër besimtarëve të grupit selefist të Ballës. Ata u akuzuan si të vetmit që çonin xhihadistë në Siri. U sulmuan jo vetëm për punën e Sirisë, por edhe për idetë e tyre mbi Komunitetin Musliman, dialogun ndërfetar, marrëdhëniet seksuale etj. Për të gjitha këto ide që në fakt nuk kanë të bëjnë me Sirinë, ata u denoncuan si ekstremistë. Besimtarëve selefistë të grupit të Ballës iu bë presion që të braktisin teologjinë e tyre dhe t’i bashkangjiten Komunitetit Musliman të Shqipërisë i cili kontrollohet nga sekti i Fethullah Gylenit. Mediat treguan që xhamitë e tyre do konfiskohen, janë përgjuar, dhe Skënder Bruçajt dhe sejmenëve të tjerë të KMSH-së iu bë presion masiv që të shërbejnë si policë dhe spiunë të muslimanëve dhe marrin nën kontroll xhamitë që nuk i binden qeverisë së Edi Ramës. Poshtërimi i muslimanëve arriti deri aty saqë vëllai i ortodoksit Aleksandër Cipa, Ardian Cipa shkoi në KMSH dhe i kërkoi Skënder Bruçes listat me besimtarët “ekstremistë”, që nuk i binden qeverisë Rama dhe Skënderit. Kuptohet që qeveria Rama nuk ndërmori masa të këtilla kundër klerikëve e besimtarëve skizmatikë të feve të tjera, si psh. kundër At Nikoll Markut i cili nuk e njeh Janullatosin ashtu sikur edhe Genci Balla nuk e njeh KMSH-në.

3.

Përgjatë të gjithë vitit 2014 Komuniteti Musliman i Shqipërisë është vizituar nga shumë ambasadorë dhe delegatë të krishterë perëndimorë, ku në vend të parë ishin amerikanët. Duke nisur që me zv. ambasadorin amerikan Henry V. Jardine, Arvizunë, dhe një numër emisarësh nga Uashingtoni, ata kanë vizituar medresetë e KMSH-së, e marrë në pyetje Skënder Bruçajn dhe drejtues të tjerë të KMSH-së në lidhje me besimtarët xhihadistë që kanë përfunduar në Siri. Në të gjithë këto takime, Bruçaj dhe shokët e tij kanë treguar gadishmëri që jo vetëm të marrin nën kontroll xhamitë private, por edhe kanë instruktuar hoxhallarët e myftilerët sesi të luftojnë fenomenin e xhihadit. Pra KMSH-ja ka bërë një kthesë të plotë në lidhje me Sirinë dhe politikat që në xhamitë e saj luheshin në vitin 2013 kur hoxhallarë kryesorë nxisnin besimtarët për xhihad, apo siç imam Armand Aliu ka përmendur, kur lutjet për Sirinë janë bërë me kërkesë të vetë muftiut të Tiranës.

Përveç presionit dhe punës propagandistike që KMSH-ja ka bërë, arrestimeve në masë dhe propagandës së egër mediatike, edhe Shërbimi Informativ Shqiptar ka mbajtur nën vëzhgim mbi 35 individë dhe 70 familje në të gjithë Shqipërinë. Në anën tjetër, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka dërguar në Shqipëri një numër prokurorësh për të ndihmuar vendin përgjatë procesit të persekutimit të muslimanëve. Në anën tjetër në tetor, kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla shkoi në Uashington ku i raportoi eprorëve amerikanë dhe kryeprokurorit Eric Holder sesi shteti shqiptar po merrej me Islamin dhe muslimanët. Shqipëria ka bashkëpunuar edhe me qeverinë sllavo-ortodokse maqedone dhe laik-katolike kosovare për të hetuar dhe zbuluar rrjetin e xhihadistëve muslimanë dhe dënimin e tyre. Në anën tjetër, Ministria e Brendshme e Shqipërisë e ka zgjeruar Drejtorinë e Antiterrorit me 104 spiunë dhe zabitë – nga 15 që ajo kishte më parë. Paralel me burgosjen e muslimanëve, qeveria shqiptare është kujdesur që gjatë vitit 2014 të armatosë me armë disa qindra terroristë kurdë të cilët luftojnë kundër grupeve islamiste në Siri dhe Irak.

4.

Për t’u treguar sa më e zellshme ndaj amerikanëve, qeveria kristiane e Edi Ramës jo vetëm që i është bashkuar koalicionit amerikan kundër ISIS-it, por ka mbajtur në burg për më shumë se 10 muaj edhe njerëz të pafajshëm që i arrestoi që në mars 2014. Një i këtillë është Verdi Morava i cili në tetor 2014 hyri në grevë urie pasi ankohej se qeveria laik-katolike shqiptare nuk e kishte marrë kurrë në pyetje për akuzat që ishin hedhur kundër tij. Përpos arrestimit të besimtarëve me pretekstin e Sirisë, qeveria e Edi Ramës, siç thamë më sipër ka treguar një antipati të madhe kundër Islamit dhe muslimanëve. Njerëzit kyç të qeverisë Rama, që nga kryeministri, zv. kryeministri, ministrja e luftës (mbrojtjes) e kështu me radhë janë zgjedhur të gjithë të krishterë. Njeriu që Edi Rama zgjodhi si kryepolic të Shqipërisë, Artan Didi është një polic i cili në vitin 1998 vrau në mënyrë ilegale në sy të familjes së tij një musliman arab në shtëpinë e tij në Tiranë.

5.

Urrejtja e qeverisë Rama kundër Islamit u pa edhe në shtator 2014 kur me paratë dhe taksat e muslimanëve shqiptarë, Edi Rama solli në Tiranë dhe organizoi një meshë shtetërore me Papë Bergolion. Gjatë kësaj vizite dhe në prezencë të udhëheqësve derdimenë të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Edi Rama, por edhe ministri i tij i jashtëm Ditmir Bushati, theksuan në mënyrë të vazhdueshme që Shqipëria nuk është vend musliman, por është vend evropian. Ministrat e Ramës shkuan para kësaj në Romë ku e lutën Papën që të vijë në Shqipëri dhe të “bekojë” qeverinë kristiane Rama, ndërsa Papa i fërkoi barkun gruas së kryeministrit.

Edhe pse statistikisht muslimanët ende përbëjnë shumicën e popullatës në Shqipëri, Edi Rama dhe qeveria e tij refuzuan në mënyrë të vazhdueshme që të njohin Shqipërinë si vend musliman. Ky fakt u tregua edhe në shkurt të vitit 2014 kur Ilir Meta nuk e lejoi Shqipërinë që të merrte pjesë në takimin e radhës së organizatës së Konferencës Islamike, ndërsa këshilltari i tij katolik, Ralf Gjoni deklaroi që Shqipëria nuk është vend anëtar i Konferencës Islamike.

6.

Përpjekja për të dobësuar sa më shumë Islamin në Shqipëri erdhi edhe nga drejtime të tjera. Kështu le të përmendim meshën e 26 dhjetorit në Shkodër në xhaminë e Fatihut, ku famullitari Dom Nik Ukgjini me disa fanatikë katolikë i’a mësyu xhamisë në Kalanë e Rozafës duke pretenduar se ajo është Kisha e Shën Shtjefnit. Në anën tjetër në Korçë, kryebashkiaku ortodoks Sotiraq Filo në bashkëpunim me këshilltarin e Edi Ramës, katolikun Artan Shkreli, synuan të rrënojnë lagjen e muslimanëve “Gjon Buzuku”, ndërsa investimet vazhduan për lagjet e kaurëve.

Sulmet ndaj shtëpive dhe xhamive të muslimanëve u shoqëruan edhe me sulme verbale nëpër media. Përtej sharjes së Islamit në lidhje me punën e terrorizmit, Islami dhe muslimanët u ofenduan edhe nga shoku i ngushtë i Edi Ramës, Maks Velo i cili në shtator 2014 rreshtoi në gazetën MAPO fyerjet pse është anti-verior dhe anti-musliman. Ben Blushi vazhdoi po ashtu sulmet kundër Islamit, duke deklaruar se Shqipëria po turqizohet, ndërsa histerikja Arlinda Dudaj botoi Versetet Satanike në shqip. Edhe pse në Kosovë në këtë kohë u arrestuan disa hoxhallarë me pretekstin se kishin nxitur urrejtje fetare, në Shqipëri islamofobët vazhduan ofendimet e poshtërimet kundër Islamit dhe muslimanëve dhe askush nuk i dënoi dot.

7.

Edhe pse amerikanët ishin në përgjithësi mbështetës të grupit të Fetullah Gylenit në kontrollin që ai i bëri Komunitetit Musliman, me zgjedhjen e Skënder Bruçajt si kryetar i KMSH-së, qeveria Rama vonoi edhe njëherë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë. Pasi pezulloi projektin e qeverisë Berisha, ajo e futi në konflikt KMSH-në me familjen Kruja, pasi të fundit i konfiskoi ilegalisht pronat e saj. Projekti i ri për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës, Edi Rama e ndërtoi duke e ndërtuar xhaminë mbi një tokë të vjedhur.

Përveç kësaj, në gusht, qeveria Rama shkoi edhe më tej me sulmet kundër Islamit. Ajo pezulloi universitetin Bedër, ndërsa nuk mori një masë të këtillë kundër universitetit katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

8.

Nëse muslimanët shqiptarë u përmendën për mirë gjatë vitit 2014, rastet që mund të veçojmë janë vizita e Skënder Brucajt në Lazarat në gusht 2014, kur Bruçaj vizitoi fshatin musliman të djegur nga qeveria Rama. Bruçaj u përmend për mirë në media pasi falënderoi besimtarët që nuk kishin mbjellur drogë dhe legjitimoi kështu sulmin ushtarak kundër fshatit musliman të Lazaratit nga zabitët e qeverisë.
Rast tjetër kur muslimanët u lavdëruan ishte rasti i fshatit Malbardhë në Lezhë, kur fshatarët muslimanë i’u nënshtruan pakicës katolike dhe e ndihmuan atë të ndërtojë një kishë. Për këtë akt nënshtrimi ata u përgëzuan nga ambasada amerikane e cila edhe i dekoroi, dhe nga televizioni partner i USAID-it, Top Channel i cili organizoi mbrëmjen gala të fundvitit në dedikim të këtij fshati dhe lekët e këtij koncerti vendosi t’ia dhurojë fshatit që të ndërtojë rrugë.

9.

Pra, siç shihet mesa kam renditur shpejt e shpejt me lartë, viti 2014 ka qenë vit i keq për Islamin në Shqipëri. Në këtë vit, për herë të parë që prej vitit 1967 Shqipëria ka arrestuar e burgosur në masë besimtarë dhe hoxhallarë muslimanë. Në këtë vit, që prej kohës së qeverive Nano dhe Koçi Xoxes, Shqipëria është udhëhequr nga pakica e krishterë. Në këtë vit, xhamitë janë infiltruar, përgjuar, spiunuar dhe Islami është poshtëruar publikisht aq keq sa u poshtërua edhe 50 vite më parë.
Sulmet kundër Islamit janë shoqëruar edhe me sulme masive që qeveria e krishterë Rama po kryen kundër të gjithë popullit shqiptar në të gjithë vendin. Shqiptarët sot po rrihen, vriten, burgosen, grabiten dhe përdhunohen në mënyrë mizore nga shteti policor që Edi Rama ka ndërtuar me mbështetjen e bankierëve perëndimorë. Ata burgosen për dritat, ujin, ecjen në rrugë, besimin e tyre në Zot etj. Qeveria Rama sot është arrogante sikur qeveritë e Enver Hoxhës apo Koçi Xoxes. Po ndërsa qeveritë e të fundmëve përpara 50 vitesh kishin mbështetjen e Stalinit, dhe Traktatit të Varshavës, qeveria e sotme e Rilindjes ka mbështetjen e Amerikës, NATO-s dhe gangsterëve atlanticistë të cilët duan t’u rrëmbejnë shqiptarëve pasuritë dhe liritë e tyre.
A do t’i mbijetojë Islami në ditët tona furtunës së qeverisë NATO-iste të Rilindjes? Pleqtë tanë gjithmonë na kanë këshilluar e dhënë shpresë në kohën e komunizmit, se me lejen e Zotit Islami do mbijetojë!

Allahu mos u sjelltë muslimanëve shqiptarë një vit tjetër sikur ky vit i zi 2014!

Ana e errët e Vatikanit, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

25/12/2014 Leave a comment

Josef Nary, BILD

 

ANA E ERRËT E VATIKANIT, NJË HISTORI PLOT INTRIGA, TRADHTI, ORGJI DHE VRASJE

Papa

Aty ku ra një perandori, u ngrit një tjetër perandori. Por nëse e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dytë ishte një perandori shpirtërore. Cila është historia e Vatikanit, shtetit brenda shtetit, pushteti i të cilit në sferën ndërkombëtare s’krahasohet aspak me masën e tij territoriale. Gazeta “Tirana Observer” iu sjell një speciale të rrallë.

Historia

Perandori Kaligula (37-41) nisi ndërtimin e cirkut në këtë zonë, i cili u përfundua më pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, për të dekoruar cirkun e tij dhe është mbetja e fundit e dukshme. Kjo zonë u bë pjesë e martirizimit të shumë të krishterëve pas zjarrit të madh të Romës në vitin 64. Ky është vendi ku u kryqëzua dhe Shën Pjetri. Përballë cirkut ishte një varrezë e ndarë nga rruga “Cornelia”. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave paganë të të gjitha llojeve u ndërtuan dhe qëndruan aty deri përpara ndërtimit të Bazilikës Konstantiniane të Shën Pjetrit në gjysmën e parë të shekullit të katërt. Mbetjet e këtij nekropoli të lashtë kanë dalë në dritë në mënyrë sporadike, gjatë rinovimeve të ndryshme nga papë të ndryshëm nëpër shekuj, me frekuencë më të lartë gjatë Rilindjes, deri sa nisën gërmimet sistematike me urdhër të Papa Piut XII nga viti 1939-1941. Në vitin 326, kisha e parë, Bazilika Konstantiniane u ndërtua në zonën, ku arkeologët e shquar italianë pranojnë se është varri i Shën Pjetrit. Që atëherë, zona filloi të bëhej më e populluar, por më së shumti nga shtëpi të lidhura me aktivitetin e Shën Pjetrit. Një pallat që filloi të qeveriste rajonet përreth dhe nëpërmjet strukturës papnore qeverisnin një pjesë të madhe të gadishullit italian për më shumë se një mijë vjet, deri në mesin e shekullit të 19-të, kur pjesa më e madhe e shteteve papnore u formuan mbretërinë e re të Italisë. Në këtë kohë, Vatikani nuk ishte banesa e zakonshme e papëve, por pallati “Lateran” dhe më vonë ai “Quirinal”, ndërkohë që rezidenca, nga viti 1309 – 1377 ishte në Avinjon, Francë. Në vitin 1870, zotërimet e papës u përballën me një situatë të pasigurt, kur Roma u aneksua nga forcat, të cilat kishin bashkuar pjesën tjetër të Italisë. Nga viti 1861 – 1929 statusi i papës konsiderohej si “Çështja Romake”. Ato nuk shqetësoheshin në pallatin e tyre dhe kishin një farë statusi, duke përfshirë të drejtën për të dërguar dhe pritur ambasadorë. Por ato nuk e njihnin të drejtën e mbretit italian për të qeverisur në Romë dhe refuzuan të largoheshin nga Vatikani derisa çështja u zgjidh, në vitin 1929. Shtetet e tjera vazhduan ta njohin në rang ndërkombëtar Selinë e Shenjtë, si një njësi sovrane. Në praktikë, Italia nuk bëri asnjëherë përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e Selisë së Shenjtë, brenda mureve të Vatikanit. Sidoqoftë, shumë prona të kishës në vende të tjera u konfiskuan, duke përfshirë dhe pallatin “Quirinal”, dikur banesa zyrtare e papës. Papa Pio IX, udhëheqësi i fundit i shteteve papnore pretendonte se pasi Roma u aneksua ai ishte “i burgosur në Vatikan”. Kjo situatë u zgjidh më 11 shkurt 1929 ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Mbretërisë së Italisë. Traktati u nënshkrua nga Benito Mussolini, në emër të mbretit Victor Emmanuel III dhe Sekretari Kardinal i Shetit, Pietro Gasparri si përfaqësues i Papa Pio XI. Traktati përcaktonte pavarësinë e Shtetit të Vatikanit dhe i jepte katolicizmit status special në Itali. Në vitin 1984, një marrëveshje e re mes Selisë së Shenjtë dhe Kishës modifikoi disa kushte të vjetra, duke përfshirë pozicionin e katolicizmit si besim shtetëror në Itali.

Sistemi politik

Qeveria e Vatikanit ka një strukturë unike. Papa është sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, një trup kardinalësh të caktuar nga Papa, për një periudhë pesë-vjeçare. Pushteti ekzekutiv është një duart e presidentit të këtij komisioni, i asistuar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Zëvendëssekretari i Përgjithshëm. Marrëdhëniet e jashtme të shtetit i janë besuar Sekretariatit të Selisë së Shenjtë dhe shërbimit diplomatik. Sidoqoftë, papa ka pushtet të plotë ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor mbi Vatikan. Ai është aktualisht i vetmi monark absolut në Evropë. Gjithashtu, ka departamente specifike që merren me shëndetësinë, sigurinë dhe telekomunikacionin.

Marrëdhëniet diplomatike

Vatikani është një territori i njohur kombëtar sipas ligjit ndërkombëtar, por është Selia e Shenjtë që kryen aktivitetin e marrëdhënieve diplomatike në emër të tij. Vatikani, thuajse nuk ka shërbim diplomatik vetjak. Ambasadat e huaja në Selinë e Shenjtë janë të vendosura në qytetin e Romës. Influenca e madhe në çështjet botërore është në përpjesëtim krejtësisht të zhdrejtë me masën fizike të Vatikanit.

Ekonomia

Ekonomia unike, jo komerciale mbështetet financiarisht nga kontributet e katolikëve në gjithë botën, me shitjen e stampave postare dhe relikeve turistike, tarifave për vizitimin e muzeve dhe shitjen e botimeve. Të ardhurat dhe standardet e jetesës së punonjësve janë të krahasueshme, ose disi më të mira se ato të homologëve të tyre që punojnë në qytetin e Romës. Vatikani ka gjithashtu bankën e tij “Istituto per le Opere di Religione”.

Popullsia dhe gjuhët

Thuajse gjithë banorët e Vatikanit jetojnë brenda mureve të Vatikanit ose shërbejnë në ambasadat e Selisë së Shenjtë nëpër botë. Popullsia e Vatikanit përbëhet nga dy grupe: kleri, pjesa më e madhe e të cilit është në shërbimin e Selisë së Shenjtë dhe disa zyrtarë të shtetit, si dhe rojet zvicerane. Shumica e tre mijë punëtorëve, të cilët përbëjnë forcën punëtore të Vatikanit jetojnë jashtë Vatikanit dhe janë shtetas italianë përgjithësisht. Si rezultat, gjithë banorët e Vatikanit janë katolikë. Vatikani nuk ka asnjë gjuhë zyrtare. Në legjislacion dhe komunikim zyrtar përdoret gjuha italiane. Në Gardën Zviceriane përdoret gjuha gjermane, ndërkohë që faqja zyrtare e internetit të Vatikanit është në italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht.

—–

Dy kampet që luftojnë kundër njëri-tjetrit, pastrimi i parave të pista nga banka e Vatikanit
Ana e errët e Vatikanit, një histori dhe orgji pas mureve të shenjta
Nga Josef Nary, BILD

Kisha Katolike numëron 265 Papë në historinë e saj 2000 vjeçare- por jo të gjithë pasardhësit e Pjetrit ishin shenjtorë. 30 vdiqën si martirë, katër në mërgim ose në burg, gjashtë u vranë, njëri madje në krevat nga burri i të dashurës. Përsëri e gjithmonë dëgjojmë për thashetheme dhe skandale, madje edhe për krime.

Vatikan, Vatikrim, Vatileaks: a është zemra e Kishës Katolike në fakt një gropë gjarpërinjsh? A janë në Romë në pushtet forca të errëta, që lajnë duart me çdo Papë, që nuk u përshtatet atyre? Gjithmonë e më qartë zbulohet një betejë e hidhur për pushtet në Kolegjin e Kardinalëve. Ka dy kampe, që punojnë kundër njëri- tjetrit- natyrisht të mbuluar, por të ndarë në aleanca dhe intriga.

Edhe gjatë drejtimit të Papa Benediktit XVI, ato u përpoqën që të shtyjnë përpara interesat e tyre. Menjëherë pas zgjedhjes, Benedikti vendosi në postet kyçe njerëzit e besuar, si për shembull Tarcisio Bertne. Ai mori përsipër si Sekretar i Shtetit politikën dhe diplomacinë.

Beteja mes të besuarve të Papës dhe kundërshtarëve të tij shpërfaqet hapur nga kriza në bankën e Vatikanit, IOR. IOR menaxhon një pasuri gjigande, rreth 10 miliard euro, mes tyre pasuri të patundshme në mbarë botën. Kaq shumë para janë padyshim të rrezikshme edhe për njerëzit e Kishës. Pas thashethemeve të këqija për pastrim parash dhe kontakte me mafien, Papa dërgoi në vitin 2009 ekspertin e ekonomisë, Ettore Gotti Tedeschi për të rregulluar gjërat në IOR. Por mbikëqyrja dhe rregullat e tij për transparencë injorohen shpesh dhe në vitin 2012 ai jep dorëheqjen, pas përplasjeve me Bertonen. Ditën tjetër fluturon nga detyra mazhordomi Paolo Gabriele. Paolo kishte hyrë vjedhurazi në dhomën private duke marrë materiale nga tavolina e Papa Benediktit XVI. Pasi kontrollonte me sy disa herë, futej pa zhurmë brenda, duke bërë punën e tij. Lexonte letrat private, studionte dokumentet sekrete, hapte sirtarët. Dokumentet më të rëndësishme i fotografonte. Pastaj i vendoste sërish të gjitha letrat në vendet e tyre me kujdes dhe largohej nga dhoma.

Paolo Gabriele është dënuar, por punëdhënësit e tij mbeten të panjohur për publikun deri më tani. A i ka treguar ai ato për policinë? A i njeh Benedikti emrat e tyre? Letrat që ai kishte vjedhur flisnin kryesisht për makinacionet e dyshimta të Bankës së Vatikanit. Ajo bankë që dikur ishte implikuar në një komplot të dyshimtë për vrasje. Dhe thashethemet nuk reshtin.

Një plan për të hetuar pastrimin e parave duket se i ka kushtuar edhe jetën Papa Gjon Palit të Parë. Ishte 29 shtator 1978, ora pesë e mëngjesit. Murgesha që kujdesej për Papën, Motër Vincenza, futet në dhomën e gjumit të tij. Ajo ishte e shqetësuar pasi një natë më parë, Papa, që kishte vetëm 33 ditë në detyrë, ishte ankuar për kollë dhe dhimbje. Përpara syve i shfaqet Papa, i shtrirë në krevat, me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë dhe me një dokument në dorë- por ai është i vdekur pas një ataku kardiak. Kështu shkruhet në certifikatën e vdekjes. Por për shkak se familja dhe Vatikani e refuzuan një autopsi, lulëzuan teoritë konspirative.

Anglezi David Yallop shkruante në vitin 1984 se Papa ishte helmuar, pasi kishte rënë në gjurmë të makinacioneve të korruptuara të Bankës së Vatikanit. Si vrasës, ai akuzonte kardinalin francez Jean- Marie Villot. Ai e kishte vrarë Papën, që donte ta shkarkonte, me një helm në pije. Vetë Kardinali do deklaronte më vonë se Papa kishte marrë më shumë mjekim nga sa duhej. Është një nga këto krime që tregon se jo vetëm në Mesjetë, por edhe sot në Vatikan ka skandale, afera dhe lojëra për pushtet, që nuk e lënë të qetë shtetin e vogël. Ndoshta janë pikërisht këto që i kanë shterur fuqinë Papa Benediktit XVI. Fuqi që tani i mungon.

Papa i vrarë në krevatin e dashnores

Papa i vrarë në krevatin e dashnores

Papa i vrarë në krevatin e dashnores

Është errësirë kur konti kthehet në kështjellën e tij, dy orë me kalë larg nga Roma. Negociatat me Vatikanin kishin përfunduar shpejt dhe konti i devotshëm mezi priste të kthehej tek gruaja e tij e re. Në kështjellë është qetësi, por nga dhoma e gruas dëgjohen rënkime të lehta. I alarmuar, i zoti i shtëpisë hap derën dhe sheh: Bukuroshja e tij nuk është vetëm në krevat. I tërbuar nga zemërimi, me gjithë fuqinë e tij godet në kokë personin që ishte në krevat.

Kur drita e llambadarit bie mbi fytyrën e të goditurit, ai mbetet pa frymë: mëkatari është vetë shenjtëria e tij, Papa Gjoni XII, sundimtar i Romës, përfaqësues i Zotit në Tokë dhe kreu i krishterimit. Shërbëtorët nxitojnë për ta vendosur të dëmtuarin në krevat. Një mjek vjen me shpejtësi. Por Papa nuk jetoi më shumë se një javë. Ndërsa vetëdija nuk iu kthye as gjatë kësaj kohe.

***

Sot është një sensacion kur një Papë paraqet dorëheqjen. 1100 vjet më parë ishte diçka normale- vetëm se shumica e pasardhësve të Pjetrit nuk hiqnin dorë vullnetarisht nga detyra: vetëm në 20 vite mes viteve 896 dhe 916 janë 12 Papë të zhdukur, të mbyllur në manastir ose nën tokë. Por këta mëkatarë nuk janë asgjë me periudhën e Mesjetës. Në shekullin e 10-të në Vatikan ekzistonte një gjendje që historianët e përshkruajnë me terma si “pornokraci” apo “regjimenti i kurvave”.

Në fokus është e bukura dhe e keqja Marozia (892-932). Ajo kishte tre dashnorë dhe një nga ta u bë Papë: Serxhio III. Që në moshën 22- vjeçare ajo kishte kontrollin mbi shtetin kishtar. Edhe nëna e motra e saj ishin dashnore të njerëzve të fuqishëm. “Ajo filloi me kujdes të përdorte Papët e madje t’i vriste,” shkruan një kronist i kohës. Të gjithë kandidatët vinin nga familjet e përçara fisnike të Romës. I preferuari i Marozia-s, Serxhio III, vrau tre Papë. Madje vendosi një rekord të tmerrshëm: në përplasjet për zgjedhjen e Papës, përkrahësit e tij zhvarrosën Papën Formosus, të vdekur përpara 11 muajsh, e vendosën kufomën e tij në një bankë të akuzuarish, e dënuan, e gjymtuan dhe e hodhën në Tiber. Me vendimin për paraardhësin e tij të vdekur, Papa vrasës mund të legjitimonte sundimin e tij.

***

Në këtë kohë Vatikani ishte si një bordello. Kardinalët bënin festa dhe orgji. Por kur Marozia kërkoi që të bëhej perandoreshë, i biri i saj, Alberich, nuk e pranoi. Ai nis një luftë kundër mamasë së tij dhe e flaku atë në burg, ku vdiq në mjerim, pa i mbushur akoma 40 vjet. Pesë Papët e tjerë janë marionetat e Alberich. Duke vdekur, ai vendosi djalin e tij 16- vjeç në fron si Papa Gjoni XII: ai bëhet më i keqi i të gjithëve, një simbol i Papës së padenjë. Historianët e quajnë atë një nga personazhet më të mjerueshëm dhe më të neveritshëm që ka luajtur rol ndonjëherë në Kishë. Papa ftonte miqtë e tij në orgji masive në Vatikan dhe paguante qindra prostituta me thesaret e Kishës. Peshkopi Liutprang i Kremonës ka shprehur keqardhje për vrasjet, gjymtimet, tradhtitë, incestin, simoninë, bixhozin, dëshmitë e rreme dhe blasfemitë në këtë kohë. Uria për pushtet e Marozia bëri që më vonë të thuhej se dikur kishte qenë një Papë femër, “Xhoana”.

Borgiat – orgji, helmime dhe inceste pas mureve të shenjta

Vatikani është në gjumë të thellë, por në banesën e Papës shkëlqejnë dritat e shandanëve të çmuar. Salla e mbingarkuar me vepra arti gjëmon nga të qeshurat dhe gromësimat e të dehurve: kreu i krishterimit ka miq.
Miqtë e shquar janë priftërinj, peshkopë e kardinalë. Zonjat në fakt nuk janë dhe aq të nderuara. Ato vijnë nga bordellot e Romës. 25 prostitutat më të bukura janë rezervuar për Papën. Ata çiftëzohen në sy të të gjithëve duke ndërruar vazhdimisht partnerët deri në orët e para të mëngjesit.

Në kohët më të errëta të Kishës, Vatikani nuk është vetëm një shpellë kusarësh, por edhe një çerdhe e paudhësisë: Papa Aleksandri VI (1431- 1503) e ktheu vendin e shenjtë të krishterimit në vendin më imoral në botë. “50 prostituta të pashme, jo të zakonshme, por nga ato që thirreshin kurtizane, ishin aty,” theksonte Johannes Burckard, peshkopi i Ostias, pretonotar i Selisë së Shenjtë dhe Mjeshtër i Ceremonive në kurinë romake. “Pasi hanin darkë, fillimisht ato kërcenin me rroba në trup dhe më pas zhvisheshin. Më vonë shpërndaheshin lajthi dhe kurtizanet e zhveshura zvarriteshin nëpër dysheme dhe i mblidhnin ato me buzë”.

Papa është mësuesi i tyre më me përvojë: ai është fisniku spanjoll Rodrigo Borgia, i derës së famshme. Bashkëkohësit e përshkruajnë si një burrë të pashëm dhe një pushtues të papërmbajtshëm. Ishte i madh, i fuqishëm dhe me sytë e përgjumshëm.

Që në moshën 25- vjeçare, Rodrigo u bë kardinal dhe u zhyt në jetën e egër. Përmes pasurisë gjigande që kishte prej tokave, ai u bë i famshëm për qejfin e shfrenuar.

Kur ishte 61 vjeç, Rodrigo Borgia kishte grumbulluar mjaftueshëm pasuri sa për të blerë kolegjin e kardinalëve dhe për t’u zgjedhur Papë. Rivalët i heq nga rruga duke i helmuar. Në këtë mënyrë bien edhe bastionet e fundit të devotshmërisë dhe moralit.

Menjëherë sapo zgjidhet Papë, nis një tregti të fuqishme me objektet dhe parimet fetare. Me shumë dëshirë ai nis që të shkëmbejë mëkatet përkundrejt pagesës: kështu, një fisniku italian ai i shet për 24 mijë copa ari të drejtën kishnore për të bërë seks me të motrën.

E dashura e tij, Giulia Farnese është 16 vjeç, por është e martuar, kur fle për herë të parë me të. Si falënderim, ai ia bën të vëllain kardinal. Në atë kohë romanët e quanin bukuroshen “gruaja e Krishtit”, kurse vëllain e saj “kardinali i p…”. Ai ngjizi një numër fëmijësh me gratë e panumërta me të cilat shkonte.

Tre prej fëmijëve të tij kanë hyrë në histori: Cesare, Giovanni dhe famëkeqja Lucrezia Borgia (1480-1519). Djemtë përdorin pushtetin e babait për të gjetur bukuroshe. Vajza ia jep veten atij. Më vonë Lucrezia Borgia shkon në krevat edhe më vëllain e saj, Cesare.

Historiani Ferdinand Gregorovius e quan atë femrën më fatkeqe në historinë moderne. Vajza e Papës rritet e bukur mes murgeshave. “Ajo është mesatare për gjatësi, por ka forma të këndshme”, shkruan një bashkëkohës. “Ka hundë të prerë bukur, flokët e artë, gojën e madhe, dhëmbët e bardhë dhe të shndritshëm, qafën e hollë dhe të bukur, gjinjtë e formuar mrekullueshëm”. Babai i saj e marton atë tre herë në mënyrë të kalkuluar me njerëz të fuqishëm. Kur u fejua për herë të parë ishte 11 vjeç. Burri i saj vdes nga helmimi, për të cilin janë të famshëm Borgiat. Burrin e dytë e vret vëllai Cesare, që kishte një fëmijë ndërkohë me motrën e tij.

Por Lucrezia nuk është vetëm e bukur, por edhe e zgjuar. Ajo bëhet përfaqësuesja e Papës dhe drejton Selinë e Shenjtë derisa zhvendoset me burrin e tretë, Dukën e Este-s në Ferrara. Fundi i babait të saj të pashenjtë është njësoj si jeta: Pas një feste të tepruar, trupi i tij u fry dhe më pas u bë i zi. Thashethemet thoshin se ai vdiq ngaqë e mori djalli. Kurse shkencëtarët thonë se ai ra viktimë e helmit të tij. Cesare është po kaq përbindësh sa babai. Ai vret vëllain e tij, Giovanni, nga xhelozia pasi ai kishte gjetur një bukuroshe ekzotike nga Spanja për Papën. Lucrezia promovon artistët e shkencëtarët, jep për të varfrit dhe të sëmurët, i jep të shoqit tetë fëmijë, vdes gjatë lindjes së të nëntit dhe më pas nderohet si një e shenjtë, ndërkohë që vendi pikëllohet.

——–

Historia e Vatikanit përmes shekujve, nga teksti i censuruar te templarët
Vatikani, sekrete përvëluese nga dhomat e errëta

Arkivi i fshehtë i Vatikanit ruan një pasuri unike në botë. Në 85 kilometrat e rafteve të tij, në fakt, janë vendosur dorëshkrimet origjinalë që kanë shënuar historinë e Kishës, por jo vetëm, duke filluar nga shekulli VIII: bëhet fjalë për dekrete shkishërimi, proces verbalë (për procese si ai kundër Templarëve), privilegje perandorakë e shumë të tjerë.

Ndodh, ndonjëherë, që të mundësh të rijetosh kohëra të largëta nga dëshmitarë okularë dhe pa artificin e realitetit virtual. Një rast i jashtëzakonshëm, pikërisht në këtë kuptim, shfaqet këto kohë nëpërmjet dokumenteve sensacionalë të ekspozuar për herë të parë për publikun në Muzetë Capitolini të Romës, në Campidoglio: që nga Dictatus Papae i Gregorit VII tek dekreti i dëbimit për Frederikun II, që nga aktet e procesit kundër Templarëve francezë deri tek miratimi i rregullit të San Francesco d’Assisso, që nga Privilegium i Ottonit I deri tek origjinali i Concordato di Worms, nga Unam Sanctam e Bonifacit VIII deri tek akti i shkishërimit të Martin Luterit.

Ekspozita epokale që mban emrin Lux in arcana, përmban 100 dorëshkrime të çmuara me burim Arkivin e Fshehtë të Vatikanit dhe parashtron ngjarjet e mëdha të historisë së Kishës, nga Mesjeta deri në Nëntëqindën. Vetëm disa studiuesve të përzgjedhur, për qëllime kërkimesh shkencorë, u ishte lejuar në të kaluarën të admironin këta tekste. Askush, në fakt, nuk kishte mundur ndonjëherë të konsultonte dokumentet në të ashtuquajturën “periudhë e mbyllu”, pra nga 1939 deri në ditët tona, edhe këta të shfaqur në itinerarin e ekspozitës.

Zgjedhja e vendit të ekspozimit ka një domethënie simbolike të veçantë: Lindja e Muzeve Capitolini në fakt i detyrohet një Pape, Sisto IV i cili në vitin 1471, i dhuroi disa thesare të rëndësishme artistike dhe arkitektonikë qytetit të Romës. Me iniciativë të vetë Sisto IV papët kishin filluar të ruanin në një vend të sigurtë dokumentet e historisë së Kishës, shumë kohë përpara krijimit të Arkivit të Fshehtë, duke u lënë kështu pasardhësve një pasuri shumë të madhe dëshmish të drejtpërdrejta.

Ekspozita është e ndarë në seksione tematikë. Çdo dorëshkrim është i shoqëruar nga materiale multimedialë, të nevojshëm për të inkuadruar kontekstin e gjerë historik. Mund të thellohesh më tej me ndihmën e teknologjive të reja duke shkarkuar, për shembull, një aplikacion në smartphone apo në tablet. Pothuajse të gjithë seksionet kanë dokumente të shumtë të periudhës mesjetare, që po i paraqesim në mënyrë të detajuar dhe në mënyrë kronologjike. Është si të shfletosh, që nga fillimi, faqet e një libri magjik, autorët e të cilit janë aktorët protagonistë të historisë së rrëfehet.

Teksti i censuruar

Analiza e shkrimeve që i përkasin epokës së Mesjetës fillon me një formular letrash papnore të shekullit VIII që shkaktuan skandal në mjediset eklesiastike. Teksti, me emrin Liber diurnus Romanorum Pontificus, sjell një dënim formal të shprehur nga Këshilli i Tretë i Kostandinopojës i vitit 680, kundër papës Onorio I, i konsideruar përgjegjës se kishte favorizuar, ndonëse në mënyrë indirekte, përhapjen e monotelizmit (tezë heretike që pohonte praninë në Krisht të vetëm vullnetit hyjnor). Ai dënim përbënte një pikëmbështetje të rëndësishme për ata që kontestonin parimin e pagabueshmërisë së Papës dhe mbizotërimin e linjës së tij politika ndaj vendimeve të këshillave. Ja përse publikimi i formularit, i transkriptuar në vitin 1646 nga një studiues gjerman pas një serie rrethanash misterioze, u bllokua nga censura eklesiastike. Në 1700 origjinali gjeti vend në Arkivin e Vatikanit dhe vetëm në 1889 u bë i mundur publikimi.

Një prej “xhevahirëve” të ekspozitës i përket shekullit X dhe sjell një epokë dobësie të papëve kundrejt perandorisë: bëhet fjalë për pergamenin shumë të bukur ngjyrë të purpurt e me gërma të arta që përmban tekstin e Privilegium të Ottone I. Me këtë akt Papa, në një moment të parë, mori prej perandorit gjermanik njohjen e parë të pronave të Kishës në gadishullin italian.

Marrëveshje e befasishme

Papa i atëhershëm, Giovanni XII kishte lidhur një miqësi të fortë politike me Ottone, sepse i trembej ekspansionizmit të Mbretit Berengario II i Ivreas. Por, pak kohë më vonë, Giovanni bëri një marrëveshje të befasishme me të birin e Berengarios, Adalberto, duke u përpjekur që të ndërtonte një bllok antigjerman me mbështetjen e Kostandinopojës dhe mbretërisë së Hungarisë. Ottone, i irrituar nga tradhëtia, arriti me nxitim të madh në Romë në vitin 963 dhe dëboi papën: që nga ai moment e tutje, perandori do të mund të ndikonte në zgjedhjen e papës, duke rezervuar pushtetin për të vërtetuar zgjedhjen. Kopja kaligrafike që kemi sot i përket vitit 963.

Më pas, udhëtimi të çon në një epokë kur rolet mes Kishës dhe perandorisë duken krejt të përmbysur. Të paktën sipas pohimeve të Dictatus Papae të Gregiorio VII, kopja e të cilit që i përket vitit 1075 ndodhet në seksionin “Tiara e Corona”. Me 27 aksiomat që përmban teksti, papa shpallte supremacinë e tij absolute mbi çështjet spirituale dhe gjithashtu mbi ato tokësore, duke i rezervuar Kishës së Romës të drejtën për të rrëzuar perandorët.

Vite të trazuar dhe vendimtarë

Një vëllim shumë i trashë pergamenësh në lëkurë risjell vitet e trazuar e në terr të papatit të Giovanni VIII. Është një kopje e rregjistrit të tij origjinal, transkriptuar në shekullin Xi nga dy murgj në Montecassino të ngarkuar nga Abati Desiderio, që në të ardhmen do të bëhej Papa Vittore III. Nga ata shënime Desiderio kish për qëllim të nxirrte elementë të dobishëm për të rindërtuar fakte të spikatur të biografisë së Giovanni VIII, që sipas tezës së “Annali” të Fuldas kish qenë viktimë e një komploti dhe ishte vrarë brutalisht. Ndjehet ende, në disa shekuj distancë, atmosfera e ngjarjes së madhe, po të vëresh nga afër pergamenin origjinal të Concordato di Worms të vitit 1122, me të cilin i jepej fund “luftës për poste”. Firmosur nga sovrani gjermanik Henriku V dhe nga Papa Callisto II, marrëveshje i jepte vetëm Kishës të drejtën e emërimeve eklesiastikë të peshkopëve, ndërkohë që perandorit i takonte ajo feudale. Dokumenti që ka mbijetuar deri sot është kopja që Henriku V i dërgoi Callistos.

Plaçkitja e Zara

Shekulli i XIII për Kishën u hap në mënyrë të trazuar. Në vitin 1202 Papës Innocenzo III iu desh të marrë masa të ashpra kundër besimtarëve që po merrnin pjesë në kryqëzatën e IV. Të hipur në anije veneciane, ushtarët e krishterë kishin kuptuar që nuk kishin mjaftueshëm para për të paguar udhëtimin në Tokën e Shenjtë: kështu që, kishin plaçkitur një qytet të Adriatikut, Zara, duke kryer mizori të parrëfyeshme në një qytet që binte nën juridiksionin e mbretërisë katolike të Hungarisë. Innocenzo III, sapo mori lajmin, nxorri një dekret shkishërimi kundër atyre që kishin marrë pjesë. Ky regjistër pergamenik e ruan të paprekur hieratikizmin e vet dhe të habit për ashpërsinë e disa rreshtave. Disa vite më vonë, pasardhësi i Innocenzo, Onorio III sanksionoi zyrtarisht lindjen e Urdhërit të Fretërve të Vegjël të San Francesco d’Assissi. Dokumentit i shtohet edhe dekreti Solet annuere, që përmbante plot 12 kapituj që i përkisnin jetës së komuniteteve franceskanë. Dokumenti, edhe ai një regjistër pergamenik, është një prej dëshmive më të rëndësishme që përmban seksioni fillestar i ekspozitës.

I të njëjtës periudhë është një dokument që përmban një masë të ashpër kundër heretikëve, i firmosur nga Gregorio IX, statutet Capitula contra Patarenos, botuar në mars 1236. Papa, viktimë e kundërofensicës së mbështetësve të Frederikut II, ishte detyruar të largohej nga Roma në 1228. Por ishte kthyer pak kohë më pas, nën brohoritjet e popullit, në vijim të disa kataklizmave natyrore që romanët i kishin interpretuar si shenjë e një ndëshkimi hyjnor.

Luftë herezive

Gregorio u gjend menjëherë përballë disa emergjencave, mes të cilave përhapja e pakontrolluar e herezive të patarinëve (lëvizje në brendësi të kishës milaneze). Për t’i luftuar, u frymëzua pikërisht nga një Kushtetutë e vjetër e armikut të tij Frederiku II, Cum ad conservandum, që jepte dënim me vdekje për herezinë, apo tortura të tmerrshme. Lindën kështu statutet e përmendur tashmë Capitula contra Patarenos që u jepnin gjykatave laike detyrat e represionit. Kopja e statuteve e ruajtur prej harresës falë Arkivit të Fshehtë të Vatikanit mban datën 7 mars 1236 dhe iu dërgua prej Papës Urdhërit Domenikan, shumë aktiv në atë shekull në praktikën e inkuizicionet.
Lufta mes Frederikut II dhe Kishës përshkoi papate të ndryshëm, por në mënyrë të vecantë ajo e Gregorio IX dhe Innocenzo IV. Këtij të fundit i takoi të firmosë rrëzimin e perandorit, që ishte shkishëruar prej kohësh. Dhe e bëri në vitin 1245, në fundin e Këshillit të Lionit I, me dekretin më të lashtë papnor që ka mbërritur deri në ditët tona, edhe ky mes dokumenteve më pikantë të ekspozitës.

Përpara kremtimit të Këshillit francez, Innocenzo IV mblodhi dhe publikoi plot 91 dokumente të firmosur nga sovranë të ndryshëm – mes të cilëve rezultonte edhe emri i Frederikut II – që vendosnin të drejtat dhe pushtetet e kishës. Ishte një mënyrë për të demonstruar që perandori kish marrë prerogativa politikë që nuk ishin konform kompetencave të tij. Përmbledhja e këtyre dokumenteve, që mban emrin Transunto di Lione, përmbante 17 dekrete. Sot kanë mbetur vetëm shtatë prej tyre, dhe njëri (identifikuar me shenjën A.A., Arm.I-XVIII 95) paraqet 28 vula. Edhe numri i vulave, fatkeqësisht rezulton i reduktuar krahasuar me kopjen origjinale që kishte plot 40 të tilla.

Në pragjet e konklavës

Një letër e shkruar në vitin 1250 nga kalifi i Marokut Abu Hfs Umar al-Murtada drejtuar Papës Innocenzo IV dëshmon për ekzistencën e një marrëdhënie të mirë diplomatike mes njërit prej krerëve më të fuqishëm islamikë dhe Kishës së Romës në atë periudhë. Pergameni përmban një kërkesë të Kalifit sa i përket zgjedhjes së peshkopit të ri për t’u dërguar në dioqezën “e toleruar” marokene në Fez. Al-Murtada vlerësonte shumë peshkopin në ikje, Lope, dhe kërkonte një zëvendësues po aq të aftë. Papa, pas një reflektimi të vëmendshëm, vendosi të konfirmojë Lopen për detyrën delikate, duke kënaqur kalifin. Dokumenti përfaqëson një prej kontakteve të fundit të ngrohtë mes papatit dhe autoriteteve politike të Marokut, përpara një periudhe të gjatë ftohjeje mes dy palëve që zgjati deri në shekullin XIX.

Zgjedhja e një prej pasardhësve të Innocenzo IV, Gregorio X ishte shumë e vuajtur dhe solli një seri të pafundme votimesh të kardinalëve që në atë rast ishin mbledhur në Viterbo dhe ishin ndarë mes filofrancezëve dhe italianëve. Konsultimet vazhduan kaq gjatë saqë bezdisën banorët e qytetit që, pasi pritën disa vite për “tymin e bardhë”, vendosën të marrin iniciativën. U futën me forcë në Pallatin e Papëve, duke marrë peng disa kardinalë. Pavarësisht kërcënimeve, këshilli i kardinalëve vazhdoi edhe disa muaj përpara se të orientonte votat e veta tek një kandidat, kleriku Tedaldo Visconti, që në vitin 1271 mori emrin Gregorio X.

Tre vjet më vonë, Papa i ri, për të shmangur përsëritjen e votimeve të pafund, nxorri Ubi periculum, një kushtetutë që reduktonte privilegjet e prelatëve gjatë votimeve. Veç kësaj vendosi që konsultimet do të kryheshin në një vend të mbyllur, në mungesë të kontakteve me jashtë. I shpallur gjatë Këshillit të Lionit II në 1274, ky dekret solli praktikën e konklavës dhe në momentin e parë hasi në rezistencën e kardinalëve. Në kopjen që ka mbijetuar deri sot vërehen 27 vulat që vërtetojnë aprovimin e dokumentit nga prelatë të shumtë të pranishëm në këshillin francez.

Një patriark jo i lumtur

Një pergamen i prillit 1277, i firmosur nga arkivisti i patriarkatit të Kostandinopojës, Joannis Vekkos, tregon një histori të çuditshme. Autori, që ishte kundër hipotezës së një bashkimi të ri mes Kishës së Romës dhe asaj të Kostandinopojës, përfundoi në burg për shkak të pozicioneve të tij përçarës, që atëherë kundërshtoheshin nga perandori Michele VIII Paleologo. Arkivisti, në burg, ndryshoi qëndrim dhe u bë mbështetës i bashkimit të dy Kishave. Pasi u bë patriark i Kostandinopojës, deklaroi publikisht se Bizanti duhej të shkrihej sërish me krishtërimin perëndimor dhe i shkruajti Papës Giovanni XXI. Në letër, që ka mbërritur në gjendje të mirë deri sot, spikat firma e Vekkos, në krah të një kryqi të vogël. Ëndrra e tij u shkatërrua disa vite më vonë, kur në fronin e Bizantit hipi perandori Andronico II, i cili ishte kundër procesit të afrimit me papatin. Dhe për patriarkun u rihapën dyert e burgut.

Një dokument me 11 vula dylli të kuq i komunikoi Celestino V zgjedhjen e tij si Papë. Letra zyrtare, e dërguar më 11 korrik 1294, zgjidhte situatën e radhës të impasit në tratativat mes kardinalëve për zgjedhjen e Papës së ri. Celestino modest, mblodhi kardinalët që ia jepnin mesazhin në gjunjë. Nuk ndihej i gatshëm që të merrte përgjegjësi kaq të madhe dhe e pranoi me shumë hezitim detyrën. Pas vetëm 4 muajsh, dorëzoi mandatin në duart e kardinalëve. Krejt ndryshe ishte pasardhësi i Celestinos, Bonifacio VIII, që botoi në vitin 1302 manifestin e teokracisë papnore të Mesjetës: Unam Sanctam, që teorizonte në mënyrë edhe më të vendosur supremacinë e Kishës mbi perandorinë edhe në cështjet e kohës. Në kopjen origjinale, të ekspozuar tashmë, shfaqet shpesh herë në tekst një frazë me ngjyrë të kuqe: “Declaratio quod subesse romano pontifici est omni humanae creaturae de necessitate salutis” (nënshtrimi ndaj papatit roman është i domosdoshëm për shpëtimin e çdo krijese njerëzore). Bonifacio VIII donte të theksonte se cila ishte ideja kryesore e argumenteve të tij.

“Rrëzimi” i templarëve

Seksioni “Heretikë, kryqëzata dhe kalorës” ka si protagonistë dy dokumente të nxjerrë nga procesi kundër Templarëve të Francës. I pari, një pergamen i vitit 1308 përmban proces verbalin e marrjes në pyetje të pjesëtarëve më të rëndësishëm të Urdhërit, kryer nga të dërguarit e Papës Clemente V. Kalorësit, e arrestuar nga Mbreti Filipi i Pashëm dhe të mbyllur në Kështjellën e Chinon, siguruan në atë rrethanë shfajësimin, në këmbim të rrëfimit të krimeve. Papa donte me çdo kusht nënshtrimin e Templarëve ndaj gjykimit laik dhe procedurave të inkuizicionit francez, por hasi në vullnetin e Filipit që pretendonte ndëshkime ekzemplarë.

Procesi, në fund, u mbështet nga Papa në 1309, por megjithatë ai nuk arriti të shpëtojë të akuzuarit. Shumë dëshmi shprehnin me vendosmëri që Urdhëri nuk kish lidhje me krerët e fajësuar, duke e përkeqësuar paradoksalisht situatën. U profilizua në fakt një tërheqje në masë për nga rrëfimet që templarët francezë kishin bërë përpara gjykatësve të Inkuizicionit dhe të dërguarve të Papës, me rrezikun që të ndeshnin në krimin e rëndë të Relapsit. 54 kalorës, për shkak të tërheqjes së tyre, përfunduan në turrën e druve, të dënuar nga një këshill provincial. Ekzekutimi shtyu pjesëtarë të tjerë të Urdhërit që të rrëfenin spontanisht përpara magjistratëve, duke konfirmuar fajin e tyre mes mijëra dyshimeve. Plot 231 nga këto deklarata në një pergamen të gjatë 60 metra, shfaqen sot përpara publikut në një hapësirë të madhe.

Një prej akteve të lindjes së Universitetit të famshëm të Cambridge është një dekret papnor (Inter singula) i vitit 1318, i ruajtur në mënyrë të përsosur. Giovanni XXII e nxorri me kërkesë të mbretit anglez Eduardi II, që i kërkonte kishës njohjen e të gjithë privilegjeve të dhënë në mënyrë të përkohshme universitetit, në mënyrë të veçantë statusin e Studium generale (domethënë i hapur për studentët e të gjithë botës). Sipas legjendës, Universitetin e Cambridge e themeluan disa studentë në arrati nga Oxfordi pas dënimit të padrejtë me vdekje të disa shokëve të tyre të shkollës, për shkak të një vrasjeje misterioze.

Simptomat e ndarjes së Perëndimit

Fillimi i Ndarjes së Perëndimit, që mundoi shumë Kishën duke filluar që nga shekulli XIV, e pati prologun me dëbimin e Urbani VI nga froni i Pjetrit. I zgjedhur në vijim të një presioni të fortë popullor, që kërkonte zgjedhjen e një pape italian pas një serie të gjatë papësh francezë, ai humbi për disa muaj besimin e kardinalëve për shkak të karakterit të tij shumë zemërak. Për kardinalët, ngjitja e papës së ri ishte favorizuar prej akteve të dhunës dhe kërcënimeve, kështu që duhej zhvlerësuar. Ekspozita romane përmban deklaratën e anulimit të zgjedhjs së Urbano VI. Në vijim kardinalët vendosën që të zgjedhin një tjetër francez, Clemente VII, i cili pas pak kohësh u largua për në Avignone. Urbano VI qëndroi në Romë dhe Kisha përjetoi periudhën e saj më të dhimbshme, e ndarë mes papëve dhe antipapëve.

Për një periudhë të shkurtër kohe, në shekullin XV, krishtërimi perëndimor dhe ai lindor u gjendën sërish të bashkuar. Në korrik të vitit 1493, me iniciativë të perandorit bizantin Giovanni VIII Paleologo, Roma dhe Kostandinopoja u pajtuan, duke firmosur letrën e paktimit Laetentur coeli. Në bazë të marrëveshjes ishte nevoja e Bizantit për t’u rrethuar nga aleatë të fortë kundër rrezikut otoman. Në atë kohë u prodhuan 300 kopje origjinale të këtij akti, me qëllim që të informoheshin shumë shtete të krishterë për ngjarjen e madhe. Sot kanë mbetur vetëm 18 ekzemplarë, një prej të cilëve ruhet në Arkivin e Fshehtë të Vatikanit.

Në shekullin XV, përpara lindjes së Arkivit, dokumentet e lashtë papnorë ruheshin në Bibliotekën e vjetër Apostolike. Kur Sisto IV vendosi që të transferonte disa privilegje të rëndësishëm dhe diploma të historisë në Kishën në Castel Sant’Angelo, ngarkoi bibliotekarin e tij, Bartolomeo Saçhi, i quajtur Platina, që t’i kopjonte. Puna zgjati disa vite dhe përfundoi në vitin 1480, me dorëzimin tek Papa të Liber privilegiorum Romanae Eçlesiae, tre vëllime më më shumë se 1000 faqe, një kryevepër që mund të admirohet në seksionin “Floriri dhe boja” të ekspozitës.

Nga Barbarossa tek Lucrezia Borgia

Mes dokumenteve mesjetarë me një interes të veçantë, kujtojmë një diplomë të Frederico Barbarossa, një vëllim me aktet më të lashtë zyrtarë të Kishës së Tivolit të shekullit XII, regjistrin e hyrjeve dhe daljeve të Dhomës Apostolike të shekullit XIII, dokumentin më të lashtë në letër në gjuhën mongole i vitit 1279, një biografi e vitit 1469 në gjuhën romane mbi Santa Francesca Romana dhe letra e Lucrezia Borgia drejtuar babait, papës Alessandro VI.

Për Papën Borgia janë ekspozuar edhe dekreti Inter Cetera, që vendoste ndarjen e tokave të Botës së Re mes spanjollëve dhe portugezëve, dhe një sistem kompleks për të koduar mesazhet. Meritojnë të përmenden edhe dokumentet modernë dhe bashkëkohorë të përzgjedhur nga organizatorët e ekspozitës: mes më interesantëve janë proces verbalët e gjyqit të Galileos, akti i shkishërimit të Martin Luterit, letra që shpall konvertimin e perandoreshës Helena e Kinës në krishtërim, akti i heqjes dorë nga froni i Kristinës së Suedisë, si dhe një letër zyrtare e “shkruar” mbi një lëvore mështekne nga ana e indianëve të Amerikës, drejtuar Leonit XIII.

Që Papa Françesku të mos keqpërdoret

15/10/2014 Leave a comment

Fatos LUBONJA

 

QË PAPA FRANÇESKU TË MOS KEQPËRDORET

Fatos Lubonja

Fatos Lubonja

Letër e hapur Kryeipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit, Rrok Mirdita

 

I nderuar Kryeipeshkëv Rrok Mirdita,

 

Përditë e më shumë nëpër mediat tona e të huaja po thuhet se Papa Françesku po vjen në Shqipëri për t’i çuar botës prej këtej mesazhin se duhet të jetojnë të gjithë si në Shqipëri përsa i përket tolerancës e bashkëjetesës fetare. Aq më tepër në këtë kohë konfliktesh. Këtë ma pohoi edhe një gazetar i Radio Vatikanit që e takova në Tiranë. Së fundmi u shpreh edhe vetë Papa, duke thënë se vjen në Shqipëri për vuajtjet e së kaluarës dhe harmoninë e bashkëjetesës fetare.

Atmosfera e krijuar të bën të mendosh se “i madh e i vogël” – siç thuhej në kohën e diktaturës – po përgatitet të presë Papën dhe të festojë bashkë me të edhe demagogjinë e radhës nga kasta jonë politike. Dhe problemi që lind është se për këtë duan të përdorin edhe Papa Françeskun, për të cilin një botë e tërë, ku bëj pjesë edhe unë, ka një respekt të veçantë. Pse e them këtë? Sepse nëse pranojmë se toleranca e bashkëjetesa në thelbin e tyre janë koncepte që tregojnë apo bëjnë thirrje për raporte njerëzore midis të ndryshmëve (toleranca veçanërisht midis më të fortit dhe më të dobëtit), fakti është se raporti i më të fortëve me më të dobëtit në Shqipërinë tonë ka qenë dhe mbetet ndër më tragjikët, me përçarje dhe konflikte të thella që, edhe pse nuk janë fetare për momentin, përmbajnë premisat për këto në të ardhmen.

Dikush ndoshta duhet t’i kujtojë Papës se regjimi i Enver Hoxhës ka qenë më intoleranti përsa i përket pranimit të atyre që mendonin e besonin ndryshe dhe po ashtu ndaj vetë feve, aq sa është i vetmi që i hoqi fetë me Kushtetutë.

Po ashtu, dikush duhet t’i tregojë Papës se një nga problemet më të mëdha që ka ky vend sot është pikërisht konfliktualiteti dhe intoleranca politike ku sapo një maxhorancë vjen në pushtet e injoron krejtësisht opozitën, çka ishte edhe problemi kryesor që vonoi pranimin e statusit të vendit kandidat.

Ka një paradoks pra këtu midis “vuajtjeve të së kaluarës” dhe “harmonisë fetare”: si është e mundur që nga një popull që “ndër shekuj ka aplikuar bashkëjetesën dhe tolerancën fetare” paskan dalë këta shqiptarët kaq intolerantë? Dikush duhet t’ia shpjegojë Papës këtë. Nëse do t’i referohemi historisë, do të thosha se sikur shqiptarët të kishin qenë kaq bashkëjetues e tolerantë, Vaso Pasha nuk do të kishte shkruar, në kapërcyell të shekujve XIX-XX, vargjet e famshme përbashkuese, por sipas meje edhe me pasoja për fatin e feve: “Mos vështroni kisha e xhamia/feja e shqiptarit është shqyptaria”. Sikurse e kam shkruar edhe herë tjetër, duke cituar historianen Nathalie Clayer, kjo ishte një thirrje për të ndryshuar gjendjen në terren, sepse ndarjet fetare ekzistonin mes shqiptarëve osmanë me fe të krishterë dhe myslimane dhe, në atë kohë të shpërbërjes së Perandorisë dhe lindjes së nacionalizmave, mund të ktheheshin në konflikte.

E vërteta historike është se ishin dy ideologji pushteti të shekujve XIX-XX: nacionalizmi që u ndërtua duke vënë shqiptarinë mbi besimet fetare e Zotin dhe komunizmi i Enver Hoxhës, që këtij nacionalizmi i shtoi edhe ateizmin, ato që kanë sjellë “harmoninë” fetare duke i bërë shqiptarët indiferentë ndaj feve, por jo për këtë edhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit e të tjerëve. Përkundrazi, bash shtypja në emër të urrejtjeve nacionale e klasore i disa principeve morale universale si ato të dashurisë së njeriut për njeriun, të mëshirës e sakrificës për tjetrin, të faljes dhe pendesës, që kanë përçuar fetë në shekuj, i ka bërë edhe më të dhunshëm e intolerantë.

Pse po i vë në dukje këto të vërteta historike? Sepse, sikurse e thashë, mënyra se si po pritet Papa, të bën të mendosh se kasta e demagogëve që kemi tash njëzet vjet në pushtet, duke na e shitur nacionalizmin dhe ateizmin e trashëguar nga regjimit komunist si “tolerancë fetare e kultivuar në shekuj”, po kërkon të përdorë edhe Papën për të na ushqyer me gënjeshtra e vetëmburrje nacionaliste, çka, sipas meje, më së shumti i shërben pushtetit të kësaj kaste, dhe jo shqiptarëve në përgjithësi dhe besimtarëve të vërtetë në veçanti. E vërteta është se ne vazhdojmë të mbetemi tejet intolerantë dhe jobashkëjetues dhe se kampionët e kësaj intelorance e përçarjeje gjenden në radhët e kësaj kaste në pushtet që vetëm me vlerat e vërteta fetare nuk ka lidhje. Ajo po e pret Papën tek i njëjti shesh ku ky popull është mbledhur nga pushtetarët e vet historikisht për t’u manipuluar. Ky shesh, sikurse e dini, është lënë në ditë të hallit për dhjetëra vjet me radhë për njerëzit dhe u rregullua me ngut për këtë aparencë që kërkon të mbulojë edhe shumë të vërteta, ndër to edhe atë se fetë dhe klerikët e tyre nuk luajnë atë rol humanizues që duhet të luajnë në këtë shoqëri për shkak se vazhdojnë të mbeten nën hijen e kësaj kaste politike nacionaliste e të korruptuar që me pushtimin e turpshëm që i ka bërë hapësirës publike, i ka lënë thuajse jashtë ndikimi shpirtëror mbi njerëzit. E vërteta është se, për klerikët e pushkatuar, fotot e të cilëve Papa do t’i shohë të varur në bulevard, kjo kastë gjatë këtyre njëzet vjetëve s’ka bërë as sforcon më të vogël për t’iu gjetur eshtrat se ku ua ka kallur diktatura. Prandaj them se në këto kushte, Papa nuk do të pritet në sheshin “Nënë Tereza” siç ndodh në shumë vende të botës nga besimtarë të devotshëm të krishterë e simpatizantë të tjerë, por, më së shumti, me vetëmburrje nacionaliste njerëzish trushpëlarë si dhe si vetëmburrje për kastën që e solli në Tiranë për të legjitimuar vetveten. Me të njëjtën mënyrë siç sillen edhe me Nënë Terezën, së cilës i përdorin emrin e njohur për t’u vetëmburrur, por nuk i imitojnë aspak vetësakrifikimin për të tjerët që simbolizon ky emër.

 

I nderuar Kryeipeshkëv Rrok Mirdita

 

Papa Françesku është i njohur dhe simpatizuar në botë si Papa që ka treguar sensibilitet të veçantë për botën e të varfërve dhe është pikërisht kjo që i ka krijuar popullaritet të jashtëzakonshëm. Edhe duke pasur parasysh këtë më duket shumë e rëndësishme që Papa këtu të vijë me dijeninë se po vjen në një vend të varfër që mban rekordin a analfabetëve funksionalë, prandaj dhe të injorancës në Europë. Dhe, sikurse është provuar tashmë, nga injoranca lind shumë shpejt edhe intoleranca dhe manipulimi e instrumentalizimi i njerëzve, veçanërisht instrumentalizimi i feve të tyre. Përbindëshat që shohim sot të vrasin barbarisht njerëz në emër të Zotit në ato vende ku ka pasur në dukje bashkëjetesë fetare midis sunitëve, shiitëve, të krishterëve, si Iraku për shembull, janë bij të politikave të gjata të gabuara kombëtare dhe ndërkombëtare që i kanë lënë njerëzit në varfëri dhe injorancë. Siç tregojnë edhe faktet e kohëve të fundit, Shqipëria nuk mund të shpëtojë nga rreziku potencial i këtyre fenomeneve vetëm me mitin e tolerancës e harmonisë fetare, ndërkohë që kasta që trumbeton këtë mit, jo rrallë edhe duke u vetëshpallur europianiste “me rrënjë kristiane” në një vend me popullsi më së shumti myslimane, krijon përditë varfëri, injorancë, përçarje, padrejtësi.

Unë gjykoj, i nderuar Kryeipeshkëv, se do të ishte në nderin tuaj e në shërbim të shqiptarëve t’ia bënit prezente Papës këto shqetësime që, ju siguroj se janë të shumë shqiptarëve besimtarë dhe jobesimtarë, katolikë dhe jokatolikë. Ai, pastaj, me mençurinë dhe thjeshtësinë e veçantë që e karakterizon, do ta gjejë vetë mënyrën që, brenda kornizave të vizitës së një burri shteti dhe kryebari i komunitetit katolik botëror, të përçojë një mesazh që më shumë të ndriçojë mendjet e zemrat e të varfërve e të paditurve të këtij vendi, sesa të legjitimojë pushtetarët që kanë krijuar këtë varfëri dhe padituri.

(Panorama)

Papa dhe kokat e vdekura që varen mbi të

07/10/2014 Leave a comment

Olsi JAZEXHI

 

PAPA DHE KOKAT E VDEKURA QË VAREN MBI TË

1.

Në këto ditët e fundit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë ka marrë një pamje të kobshme. Qeveria katolike e Edi Ramës ka varur në bulevardin Dëshmorët e Kombit fotot e disa njerëzish të vdekur. Të vdekurit, fytyrat dhe kokat e deformuara të të cilëve të gërdisin sa për nga shëmtia aq edhe nga deformimi, nuk kanë lidhje me Dëshmorët e Kombit, term i cili i dedikohet atyre mijëra shqiptarësh që ranë heronj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftuan për të çliruar Shqipërinë nga pushtuesit nazi-fashistë. Fotografitë që qeveria katolike e Edi Ramës ka varur në bulevardin kryesor të Tiranës, janë foto të anti-heronjve apo më saktë të armiqve të Shqipërisë. Të 40 “martirët” që sot qëndrojnë varë në bulevardin kryesor të Tiranë janë disa njerëz që disa dekada më parë e urrenin Shqipërinë dhe ishin agjentë të Vatikanit, Italisë fashiste, Gjermanisë naziste dhe Serbisë. Arsyeja pse Kisha Katolike dhe këshilltarët e Edi Ramës i kanë zgjedhur dhe po i ekspozojnë këta të vdekur me rastin e ardhjes së Papës në Tiranë është se personat në fjalë luftuan për Katoliçizmin, Italinë, Serbinë etj kundër Shqipërisë, një vendi që në ato kohë udhëhiqej nga muslimanët shqiptarë që përbënin shumicën e popullsisë. Por në ditën e sotme kur Shqipëria udhëhiqet nga një klikë e korruptuar të krishterësh fondamentalistë me në krye kryeministrin Rama, koha ka ardhur që antiheroi të shpallet hero, krimineli të deklarohet martir dhe Papa që nuk ka birësuar kurrë fëmijë, të thërritet “Atë”.

Si për ironi dhe arrogancë ndaj muslimanëve dhe ortodoksëve të Shqipërisë në mesin e “lugetërve” që Edi Rama dhe Kisha Katolike ka zgjedhur të “reklamojë” gjatë vizitës së Papës në Tiranë si “martirë” janë edhe një prift ortodoks i cili tradhëtoi ortodoksinë dhe u bë katolik, Papas Josif Papamihali, dhe një katundar musliman nga Shkodra, Qerim Sadiku, që tradhëtoi Islamin dhe u konvertua në katolik e u bë pjesëtar i një organizate fashiste të udhëhequr nga Mark Çuni që kundërshtonte çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Lista e “martirëve” që qeveria e Edi Ramës dhe këshilltarët e tij katolikë kanë varur në bulevardin kryesor të Tiranën përfshijnë edhe njerëz të akuzuar për vrasje, sikur murgesha Maria Tuci që organizoi vrasjen e Bardhok Bibës, apo edhe agjentë jugosllav dhe bashkëpunëtorë të shovinistit katolik Dom Loro Caka, Dom Gjon Gazulli, të cilin mbret Ahmet Zogu e vari në 2 janar 1927 për tradhëti ndaj Shqipërisë.

 

2.

Pak ditë përpara ardhjes në Shqipëri, Papa deklaroi përpara mediave se po shkon ta vizitoj Shqipërinë pasi ajo është një “vend që ka vuajtur nga një regjim i tmerrshëm ateist” dhe se tani “po përjeton një proces pozitiv e paqësor të bashkëjetesës fetare.” Deklarata e Papës e cila e tregon Shqipërinë si një vend që po përjeton një proçes pozitiv dhe paqësor bashkëjetese fetare, është ndoshta rrena më e madhe që Papa po artikulon përpara vizitës së tij në Shqipëri, përpos rrenës apo më saktë pretendimit që Papa i Romës ka, se ai është një Pontifex Maximus apo Urëtari më i Lartë që lidh njerëzinë me Perëndinë.

Po ndërsa Papa e ka për detyrë që të gënjejë dhe shesë veten si të dërguarin e Jezu Krishtit, apo Pontifexin Maximus të Kishës Katolike të Romës, një institucion fetar që u ngrit mbi gënjeshtrat dhe intrigat e pushtetit të Romës mesjetare, pretendimi i tij se në Shqipëri ka bashkëjetesë paqësore fetare është po aq i pavërtetë sa ç’është i pavërtetë edhe pretendimi i Kishës se Krishti vdiq në kryq dhe u ringjall më pas për të falur mëkatet tona.

Rrena e Papës së në Shqipëri ka një bashkëjetesë paqësore fetare mund të shihet fare qartë nëse dikush në këto momente viziton burgjet e Shqipërisë. Në këto momente në burgjet e Tiranës dergjen një dyzinë me hoxhallarë dhe besimtarë muslimanë shqiptar të cilët akuzohen për terroristë. Organizatat e spiunazhit që operojnë në Tiranë kanë lista të gjata me muslimanë që i survejojnë dhe i përndjekin, ndërsa qeveria kristjane e Edi Ramës, muslimanët shqiptarë haptazi i përgjon, arreston dhe skedon sikur të jenë kriminelë. Ndërsa kryeministri Rama e ka kthyer gjithë Tiranën në një Kishë gjigande me flamuj dhe ikona të kuislingëve katolikë të shekullit të kaluar, dhe qyteti është mbushur me kisha katolike dhe ortodokse, muslimanët refuzohen prej sa e sa vitesh që të ndërtojnë një xhami të madhe në kryeqytet.

Por, Papa ndoshta ka gjysëm të drejtë. Në Shqipëri ka bashkëjetesë, por bashkëjetesa te ne mbahet me dhunë nga kryeministri katolik dhe ambasadat e krishtera që e mbështesin atë, dhe xhelatët që burgosin e përndjekin pasuesit e Muhamedit nëpër biruca.

 

3.

Intoleranca fetare në mesin e shqiptarëve është më llahtaritëse në Kosovë. Në këto momente që po bëhet ky shkrim, në burgjet e Kosovës dergjen dhjetra muslimanë kosovarë. Klika laik-katolike e Atifete Jahjagës, Enver Hoxhajt dhe Hashim Thaçit që sot sundon Prishtinën dhe për këtë ka bekimin e NATO-s apo KFOR-it, ka shprehur në vazhdimësi me deklarata dhe me vepra se kërkon që ta zhdukë Islamin nga Kosova dhe konvertojë kosovarët me dhunë apo më saktë, siç thotë ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj – ti konvertojë “me inxhinieri sociale” – për në katolikë (apo evropjanë). Vikarët dhe drejtuesit më të lartë të Kishës Katolike në Kosovë, të cilët gëzojnë mbështetjen maksimale të lidershipit kosovar dhe ambasadave të krishtera të Prishtinës, kanë deklaruar në mënyrë të hapur në media që kanë plane për konvertimin masiv të kosovarëve nga Islami për në Katoliçizëm. Në dhjetor 2013 vikari i Kishës Katolike në Kosovë, Don Lush Gjergji i deklaroi gazetës Illyria në Amerikë se Kisha ka “caktuar enkas një prift dhe ka ndërtuar disa kisha dhe qendra” për të konvertuar muslimanët për në katolikë.

Paralel me konvertimin e muslimanëve për në katolikë, lidershipi kosovar me politika konkrete ka dëshmuar se është në luftë me popullin e tij dhe fenë e tyre, Islamin. Kjo luftë që u zyrtarizua në vitin 2008 kur i krishteri Marti Ahtisari i dhuroi kosovarëve Kushtetuën Laike e cila përjashtoi me dhunë Islamin nga çdo aspekt i jetës në vend. E tani gjashtë vite më pas ne po e shohim sesi po implementohet Kushtetuta e Kosovës “on the ground”. Gratë me shami përndiqen, mjekroshat arrestohen, dhe vendi kudo e ngado katoliçizohet. Kosovarët që bëjnë hajgare me mitet e krishtërimit, sikur Skënderbeu apo Nënë Tereza burgosen, dhe çdo aktivitet i tyre civil përndiqet.

Arrestimet që u bënë në Kosovë në 17 shtator 2014 ku repartet antiterroriste kosovare arrestuan 12 ulematë më të famshëm të Kosovës me në krye, “Papën e Islamit kosovar” Imam Shefqet Krasniqin dhe liderin e Partisë Lëvizja Islame Bashkohu, tregon që Kosova sot është kthyer në një diktaturë laik-katolike, ku bashkëjetesa fetare ka marrë fund. Diktatura e sotme fetare në Kosovë ka tendenca të bëhet edhe më e egër dhe e frikshme sesa diktatura argjentinase e Jorge Rafael Videlas, diktaturë me të cilën Papë Bergolio bashkëpunoi. Papë Françesku qëndron i akuzuar se ka bashkëpunuar me “Batallón de Inteligencia 601” apo me SHIK-un argjentinas dhe se ka qenë bashkëfajtor në rrëmbimin dhe torturimin e priftërijve Orlando Yorio dhe Franz Jalics.

 

4.

Në Dhiatën e Re, librin të cilin Papë Françesku i predikon të krishterëve si mësim të Perëndisë (dhe prej të cilit mbahet në punë si Papë), të krishterët kanë një histori mbi mbretin Herod Antipa. Herodi që ishte mbret romak, kishte marrë për nuse, gruan e vëllait të tij e cila quhej Herodiada. Gjon Pagëzori, i cili ishte profet i Zoti e kishte kritikuar mbretin për martesën që kishte bërë me gruan e vëllait të tij. Historia biblike tregon se kjo kritikë e kishte acaruar marrëdhënien e mbretit me Gjon Pagëzorin. Një ditë, kur mbreti po festonte ditëlindjen e tij, vajza e Herodiadës që ky e donte shumë, i tha që nëse e donte shumë ti jepte asaj “kokën e Gjon Pagëzorit në tepsi.” Herodi që donte ti bënte qejfin vajzës së dashnores së tij, ia preu kokën Gjonit dhe ja dha vajzës së gruas së tij.

Arresimi i 12 ulemave të Kosovës që ndodhi këtë 17 shtator 2014 në Kosovë, katër ditë përpara ardhjes së Papës në Shqipëri duket sikur i ngjan shumë historisë së Herod Antipës dhe Gjon Pagëzorit. Siç edhe Mahmut Halimi, avokati mbrojtës i imam Enis Ramës tregoi në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës në 17 shtator 2014, arrestimi i 12 ulemave të Kosovës nga qeveria e Kosovës nuk është bërë pse ata janë fajtor për ndonjë krim, por për ti bërë qejfin Papës. Disa javë përpara ardhjes së Papës në Shqipëri lidershipi kosovar i pati kërkuar Papës që t’i priste edhe ata në Tiranë dhe t’a njihte paloshtetin që NATO ndërtoi për ata në Ballkan. Por Papa, si një i krishterë i mirë që duket të jetë, nuk pranoi që të zëmeroj të krishterët e Serbisë dhe për këtë mesa duket refuzoi lidershipin kosovar. I gjetur ngushtë me këtë refuzim papal dhe duke parë që Edi Rama i ka mbushur burgjet me hoxhallarë e besimtarë Islam në Tiranë, dhe ja ka zënë frymën bulevardit Dëshmorët e Kombit me foto kuislingësh të vdekur katolikë, udhëheqësija e Kosovës mesa duket ka vendosur të luaj Herod Antipën. Të 12 ulematë që regjimi i Hashim Thaçit arrestoi në Prishtinë pak ditë më parë, mesa duket janë burgosur për t’i servirur Papës koka hoxhallarësh në tepsi sikur Herodi me Gjon Pagëzorin.

 

5.

Kokat e hoxhallarëve që sot dergjen në burgjet e Tiranës dhe Prishtinës, dhe kokat e priftërijve katolikë që varen në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, tregojnë se deri ku ka arritur niveli i bashkekzistencës fetare sot në mesin e shqiptarëve. Ndërsa nesër në sheshin kryesor të Tiranës, mijëra katolikë me në krye priftërijtë e tyre, kryeministrin Edi Rama dhe stafin e tij katolik do ta marrin pjesë në ceremoninë fetare të drejtuar nga Papa dhe do brohorasin për triumfin e Katoliçizmit mbi Islamin dhe Ortodoksinë, disa qindra familje besimtarësh muslimanë shqiptarë do të vajtojnë. Fëmijët e ulemave dhe besimtarëve muslimanë që Edi Rama dhe Hashim Thaçi mbajnë në burgje do të qajnë për prindërit e tyre, të cilët qëndrojnë të burgosur sikur Gjon Pagëzori kur e arrestoi Herod Antipa. Sëbashku me ata, disa miliona taksapagues muslimanë shqiptarë që jetojnë në të dy anët e kufirit, do të shohin Papën të flasë për bashkëjetesën, për Krishtin që ndihmonte të varfërit, për Nënë Terezën që ushqente magjypët e Indisë dhe për mbretërinë e Jezu Krishtit të cilën Papa gënjen e thotë se do të vijë shpejt. Ndërsa vikarët dhe kryeministrat e Katoliçizmit do u bëjnë thirrje muslimanëve shqiptarë që ta lënë Islamin dhe të bëhen katolikë në mënyrë që të hyjnë në xhenetin e Papës.

Megjithatë, pas kësaj ceremonie pompoze, Papa do i hypë avionit dhe do kthehet në pallatin e tij lluksoz në Romë. Kokat e “martirëve” të Kishës Katolike do largohen nga sheshi tamam sikur xhindet zhduken kur lind dielli në Sabah. Edi Rama dhe gangsterët katolikë që e rrethojnë atë do të vazhdojnë të vjedhin e grabisin paratë e shqiptareve. Ndërsa muslimanët shqiptarë do të vazhdojnë që të vuajnë nën dhunën e varfërisë dhe krishtërimit, e dëgjojnë politikanët e tyre të flasin për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, të cilën e ka bekuar edhe vetë përfaqësuesi i Jezu Krishtit, i madhi Papë!

Kush dhe pse po e nxjerr sot Skënderbeun në mejdan?

02/09/2014 1 comment

Prof. Dr. Hysamedin FERAJ

 

KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË MEJDAN?

Dr. Husamedin Feraj

Dr. Husamedin Feraj

Debati i sotëm për Skënderbeun nuk ka asnjë lidhje me Skënderbeun real, por me përdorimin dhe përdoruesit e tij. Skënderbeu real mund të përdoret dhe është përdorur për politika shumë të ndryshme dhe të kundërta. Skënderbeu ka bërë luftë kundër fuqisë më të madhe të kohës, kundër superfuqisë botërore. Prandaj ai mund të përdoret si shembull i luftës kundër superfuqive dhe të bëhet thirrje “hajde t’i shpallim luftë fuqisë më të madhe të kohës tonë, SHBA-ve, si Skënderbeu fuqisë më të madhe të kohës së tij. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut”.

Kështu u përdor, për shembull, nga Enver Hoxha për t’iu shpallur luftë dy superfuqive. Skënderbeu u bashku me papatin kundër rilindjes europiane dhe Europës moderne. Prandaj ai mund të përdoret si shembull për luftën kundër modernitetit europian dhe të bëhet thirrje “hajde t’i bashkohemi reaksionit europian kundër rrymave moderne e modernizuese europiane si Skënderbeu që u bashkua me Papën në luftën kundër përpjekjeve europiane për ndarjen e kishës nga shteti, sekularizimin, rilindjen, humanizimin, iluminimin dhe sot pasmodernizimin!” Kështu mund të përdoret sot në luftën ndaj filozofive europiane pasmoderne, për shtrirjen e të drejtave dhe lirive njerëzore në grupet sociale, kulturore etj., të shtypura nga modernja. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut. Skënderbeu ka vrarë masivisht shqiptarët që ishin kthyer në fenë islame. Prandaj Skënderbeu mund të përdoret për të bërë thirrje që të masakrohen masivisht pakicat fetare siç masakroi Skënderbeut fshatarët muslimanë të rrethit të Krujës. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut! Skënderbeu e ka ndërruar fenë disa herë dhe mund të bëhet thirrje ta ndërrojmë fenë përditë “si Skënderbeu!” Kush është kundër kësaj sjelljeje ndaj fesë është kundër Skënderbeut! Skënderbeu ka luftuar për lirinë e atdheut kundër islamikëve dhe të krishterëve. Prandaj sot mund të bëhet thirrje të luftohet për lirinë e atdheut pavarësisht nga feja. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut! Skënderbeu u përpoqë të krijojë e forcojë shtetin shqiptar. Prandaj sot duhet të përpiqemi për krijimin dhe forcimin e shtetit shqiptar. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut!

 

Skënderbeu…

 

Siç shihet mundësitë e instrumentalizimit dhe përdorimit të Skënderbeut për politikën e ditës janë të shumta, gati të pafundme. Prandaj debati i sotëm për Skënderbeun nuk ka asnjë lidhje me vlerësimin ose përshkrimin e Skënderbeut real, por me vlerësimin e përdoruesve të sotëm të Skënderbut. Debati për Skënderbeun nuk ka lidhje me Skënderbeun por me dy politika që u propozohen sot shqiptarëve: njëra, shqiptarocentrike, që vë në qendër shqiptarët dhe gjithçka tjetër e sheh në shërbim të kombit shqiptar; tjetra, katolikocentrike, që vë në qendër fenë katolike ndërsa kombin shqiptar e sheh në shërbim të katolicizmit botëror. Rryma katolikocentrike u propozon shqiptarëve të kthehen në katolikë. Kaq është programi i tyre politik. Ky është qëllim normal i kishës katolike kudo në botë dhe Vatikanit: të kthejë sa më shumë njerëz në këtë botë në fenë katolike. Të tjerat pastaj janë mjete për arritjen e këtij qëllimi. Skënderbeu për ta është mjet, vegël: Skënderbeu përdoret për t’ua mbushë mendjen shqiptarëve të kthehen në katolikë. Ndjenjat kombëtare të shqiptarëve preken si mjet për t’i shtyrë të kthehen në katolikë. Dijet manipulohen që t’i shtyjnë të kthehen në katolikë. Situata politike e shqiptarëve manipulohet për t’i shtyrë të kthehen në katolikë. P.sh. bëhen përpjekje ta kuptojnë situatën e vet sikur janë para alternativës të zgjedhin: ose katolik dhe bashkim kombëtar, ose jokatolik dhe as bashkim kombëtar. Kështu ndjenja kombëtare përdoret në shërbim të kthimit në katolikë pavarësisht vullnetit, dëshirës dhe zgjedhjes së tyre të lirë. Pavarësisht edhe se nuk ndodhen në këtë situatë. Gjithë këto aspekte, mjete kur shkruhen, kur shkruhet për secilën duket sikur ka një debat të madh, interesant, të larmishëm etj. Në fakt është fare e thjeshtë, vetëm një kërkesë: kthehuni në katolikë. Kombi, pavarësia, bashkimi, Skënderbeu, Nënë Tereza për ta s’kanë asnjë rëndësi veçse si vegla. Rryma katolikocentrike nuk interesohet as për ndjenjat dhe mendimet e katolikëve shqiptarë. Qendra e saj është kthimi i shqiptarëve jokatolik në katolikë, ndërsa vetë katolikët nuk vlerësohen ndryshe vetëm se si vegla për kthimin në katolikë të të tjerëve. Kjo rrymë bën qartë dallimin ndërmjet dy grupeve katolikësh shqiptarë: katolikët që kanë vënë fenë mbi kombin ose kundër kombit – të cilët i vlerëson lartë; dhe katolikët që kanë vënë kombin mbi fenë – të cilët i urren. Në këtë të fundit përfshihen katolikë të tillë si Vaso Pasha (Pashko Vasa), Fishta, Mjeda etj. Deri tani vlerësohej Bajraktari i Mirditës, por nuk është çudi të fillojë të urrehet sapo të bëhet gjerësisht e ditur se edhe ai ka luftuar krah Sulltanit dhe ka pasur titullin pasha me tre tuje. Ndjenjat e popullsisë shqiptare katolike po ashtu nuk kanë rëndësi. Kështu p.sh. katoliku Skënderbe vlerësohet lartë nga rryma masonike, por nuk është vlerësuar kështu nga shqiptarët katolikë si popullsi. Katoliku Dukagjin nuk vlerësohet nga masonikët edhe pse është vlerësuar nga popullsia shqiptare katolike (dhe jokatolike). Ku shihet kjo? Në faktin se të dy kanë lënë nga një Kanun. Në popullsinë katolike shqiptare Kanuni i Skënderbeut nuk ka pasur asnjë respekt a ndikim. Ndërsa Kanuni i Lekës ka qenë gjithë jeta e tyre (juridike, morale, kulturore, civile etj.). Por ndjenjat e popullsisë katolike shqiptare, autoriteti i padiskutueshëm i shprehjes “Kështu e ka lënë Leka” etj., nuk kanë rëndësi për katolikocentrikët sepse qëllimi nuk janë katolikët shqiptarë, por kthimi i sa më shumë njerëzve në katolikë (si statistikë, si shifra. jo si njerëz me ndjenja, me shpirt, me histori etj., – sepse këto janë kombëtare). Mirëpo dihet se Skënderbeu dhe Dukagjinët nuk kanë shkuar aq mirë – se p.sh. Skënderbeu iu nënshtrua Vatikanit pa marrë parasysh rrjedhojat për vendin dhe popullin e vet, ndërsa Dukagjinasit menduan për vendin e popullin shqiptar pavarësisht ambicieve të Vatikanit, Skënderbeu kishte miqësi familjare e politike me serbët, ndërsa Dukagjinasit jo etj., – aq sa Vatikani gati i shkishëroi pse kundërshtonin politikën shkatërrimtare të Skënderbeut. Pra, Dukagjinasit nuk i ka dashtë shumë Vatikani dhe i ka dashtë populli; Skënderbeun nuk e ka dashtë aq shumë populli por e ka dashtë Vatikani. Rryma e sotme katolike do të harrojë Dukagjinasit dhe të glorifikojë Skënderbeun krejt pavarësisht ndjenjave të popullsisë katolike shqiptare. Rryma katolikocentrike është bërë vegël e nacionalshovinizmave serbe e greke. Pavarësisht se qëllimi kryesor i katolikocentrikëve mund të jetë kthimi i sa më shumë njerëzve në katolikë, në kontekstin e sotëm rajonal e shqiptar, më shumë se këtij qëllimi i shërben nacionalizmit serb. Sot nacionalizmi serb e quan të humbur Kosovën pavarësinë e së cilës nuk mund ta ndalojë. Nacionalizmi i sotëm serb është nacionalizmi i pavarësisë së Kosovës. Mbas pavarësisë së Kosovës nacionalizmi serb dëshiron dhe punon për konfliktimin brenda shqiptarëve. Me këtë pengon bashkimin kombëtar dhe krijimin e një shteti e kombi seriozisht rival e konkurrues, ruan mundësinë e futjes në konflikt të dy shteteve të vogla shqiptare dhe sundimin mbi të dyja, argumenton aftësinë e vet parashikuese se pavarësia e Kosovës shton pasigurinë e grindjet në rajon, se shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë nuk shkojnë mirë as me njëri-tjetrin, se ndoshta Serbia duhet rikthyer në Kosovë. Tani, rryma katolikocentrike e di se gjasat për rikthimin masiv të shqiptarëve në katolikë janë zero, duke e ditur se shqiptarët katolikë janë një pakicë fetare e parëndësishme dhe mbi të gjitha kur edhe brenda katolikëve shqiptarë masonët katolikocentrikë janë një pakicë e vogël. Çka synohet prej tyre është krijimi i një klime acarimi, stresi në radhët e shqiptarëve dhe, aq sa të munden, të nxisin vija konflikti ndërmjet shqiptarëve siç kërkohet nga nacionalizmi serb. P.sh. një prej veglave të masonerisë katolikocentrike, Kastriot Myftaraj, i referohet drejtpërdrejt udhëzimit të Koshtunicës për kthimin e konfliktit nga serbo-shqiptar në brenda-shqiptar dhe menjëherë mbas kësaj vetë Myftaraj kërkon fillimin e luftës Gegni-Toskni. Propaganda që filloi në këtë drejtim është shpifje dhe logjikisht kontradiktore gati deri në humoristike. Kështu p.sh. vetë e vë fenë mbi kombin, pastaj kërkon që në emër të kombit shqiptarët të kthehen në katolikë! Myftaraj lavdëron Skënderbeun katolik dhe kërkon që shqiptarët të kthehen në protestantë sipas shembullit… të Skënderbeut e Nënë Terezës! Me kthimin në katolikë shqiptarëve u premtohen shumë të mira, ndërsa shqiptarët shohin se kjo rrymë nuk ka asnjë ndjenjë respekti për ndjenjat e katolikëve. Por propaganda e nacional-shovinizmit serb për periudhën post-pavarësi të Kosovës nuk shqetësohet për saktësinë faktike apo logjike, sa për arritjen e qëllimit: tensionin, acarimin, stresin dhe konfliktin brenda-shqiptar. Të tjerat i dinë vetë serbët. Kjo veprimtari u shtua në prag të vitit 2005 sepse mendohet se Kosova mund të marrë pavarësinë. Fakti se u shtua është mobilizimi i dy gazetave më të mëdha të afërta me PD-në: “Tema” e Mero Bazes dhe “55” e Fahri Balliut. Deri tani rryma katolikocentrike ka qenë propagandues kryesisht në gazeta lokale, ndërsa tani janë mobilizuar gazetat kryesore dhe propagandistët kryesorë të PD-së, Mero Baze dhe Fahri Balliu. Kësaj rryme serbofile katolikocentrike iu kundërvu, si gjithnjë, që në fillim Abdi Baleta. Mero i nxori në mejdan… Skënderbeun! Kështu, rikthimi tek Skënderbeu s’kishte ndonjë lidhje konfliktin e sotëm që është ndërmjet nacionalizmit shqiptar, përfaqësuar nga Baleta, dhe nacionalshovinizmit serb përfaqësuar nga PD dhe Mero Baze e Fahri Balliu. Por Skënderbeu mund të përdoret për gjithçka dhe Mero vendosi ta përdorë në shërbim të nacionalshovinizmit serb. Edhe diskutimi i Baletës nuk ka asnjë lidhje me Skënderbeun real por me përdorimin e tij nga Baze dhe të tjerët në shërbim të nacionalshovinizmit serb kundër të cilit del Baleta. Se si mund të përdorë dhe është përdorë Skënderbeu është një çështje e gjatë, e cila është trajtuar para pesë vitesh në artikullin “Mbi debatin për Skënderbeun” botuar në “Rimëkëmbja” janar-shkurt 2000.

 

/Orientalizmi Shqiptar/

Botuar në gazetën “Rimëkëmbja”, Tiranë, 2005.

Përhapja e krishterimit me shpatë

02/03/2014 Leave a comment

Prof. Dr. Xha’fer Shejh IDRIS

 

PËRHAPJA E KRISHTERIMIT ME SHPATË([1])

kryqëzatat

Papa, në ligjëratën e tij, citoi perandorin bizantin, Manuel-in II, i cili, duke iu drejtuar personit me të cilin pretendohet se dialogonte- bashkëbisedonte, tha: “Më tregoni se ç’të re solli Muhammedi, me përjashtim të keqes dhe johumanes, si: urdhri i tij për të përhapur besimin me shpatë. Zotin nuk e bëjnë të kënaqur gjaqet dhe as veprimet e pamençura.

Thashë në vete: I madhëruar qofsh, o Allah!

Po kush është ai që e ka përhapur fenë me shpatë, Muhammedi, [alejhis salatu ves selam] apo ju?!([2])

A kanë takuar njerëzit ndonjëherë ithtarë të ndonjë feje, të cilët janë më irracional dhe më të zhytur në gjaqe dhe padrejtësi ndaj njerëzve se sa ithtarët e krishterimit?!

Edhe unë, sikur shumë të tjerë, myslimanë e jomyslimanë, reagova ndaj budallallëqeve të Papës. Shpjeguam se luftërat islame kanë qenë luftëra kundër dhunës, kundër dhunës me të gjitha llojet e saj: dhunës ndaj myslimanëve, dhunës ndaj atyre që ndalojnë fenë, dhunës ndaj atyre që prishën kontratat dhe paqen e lidhur me myslimanët. Luftërat nuk kanë qenë kurrë për të imponuar besimin në zemrën e askujt, madje, shpjeguam e as që kanë tentuar ta bëjnë një gjë të tillë, për shkak se besimi i përket zemrës dhe se nuk ka njeri që ka pushtet mbi zemrat e njerëzve.

Në këtë artikull ajo që deshëm t’i themi Papës është që të merret me dhunën të cilën perëndimorët e kanë ushtruar historikisht për të detyruar të tjerët të pranojnë fenë dhe kulturën e tyre. Ne nuk do të veprojmë siç bëri ai kur iu referua fjalëve të një pjesëtari të fesë së tij, armik dhe urrejtës i përbetuar. Për pretendimet tona nuk do t’i referohemi figurave islame. Do t’i citojmë jomyslimanët.

1. Karen Armstrong, historiane e njohur, e cila i bëri një reagim ligjëratës së Papës, ku, ndër tjera, shpjegoi se:

Pretendimi i zyrtarëve të Vatikanit se Papa synon kultivim të respektit të ndërsjellë dhe dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor, sidomos me Islamin, është diç që nuk vërehet qartë në fjalët (fjalimin) e tij. I paqartë është dhe ngjasimi i tij me një klerik, i cili në shek. XII hapte një letër dërguar myslimanëve me fjalët: “Unë dua që lidhjen me ju ta bëj me fjalë, jo me armë, me mendje, jo me dhunë, me dashuri, jo me urrejtje.”Titulli i mesazhit të tij është përmbledhje e një herezie djallëzore tët ë gjithë arabëve. Ai flet për vrazhdësinë shtazarake të Islamit sikur që pretendon se Muhammedi, alejhi’s selam me shpatë e ka rrënjosur fenë e tij. ai pyet me habi: “A ka qenë Muhammedi, alejhi’s selam profet?!”ndërsa përgjigjet vet: “Do të isha më i keq se gomari nëse pajtohem, më i keq se kafshët nëse e pranoj.

Historiania Armstrong mohon që Islami të jetë përhapur me shpatë-dhunë. Ajo është autore edhe e një libri që flet për Islamin “A short history of Islam.”

Karen Armstrong ia përkujton Papës se disa nga të krishterët e parë filluan rrugëtimet e tyre në tokën e shenjtë duke therë të gjitha grupet çifute që banonin në brigjet e lumit Rein (Rhein). Ata e përmbyllën luftën kryqtare më 1099 ndërsa lanë të vrarë hiç më pak se 30.000 myslimanë dhe çifutë që banonin në Kuds.

2. Uri Avnery është kryetar i lëvizjes çifute për paqe “Gush Shalom.” Ai e identifikon veten si çifut ateist ndërsa i ka bërë një reagim shkencor ligjëratës së papës, në të cilën ka përmendur çështjet në vijim:

Bashkëbisedimi – dialogu i pretenduar është çështje për dyshim. Perandori bizantin nuk ka përmendur emrin e njeriut me të cilin ka dialoguar.

Perandori Manuel II kur mori pushtetin në vitin 1391 e gjeti perandorinë buzë shuarjes. Ajo në fakt kishte humbur shumë nga territoret dhe se edhe atë pjesë të paktë që e zotëronte ishte nën rrezikun e rënies nën dominimin turk.

Më 29 maj 1453, pak orë pas vdekjes së këtij perandori, kryeqyteti i tij, Stambolli, ra në duart e turqve.

Gjatë kohës së sundimit, ky perandori shëtiti Evropën për t’i bindur evropianët ta ndihmojnë kundër turqve. Ai ftonte në një luftë kryqtare ndërsa premtonte bashkimin e Kishës. Në këtë kohë është shkruar kjo letër. Pra, është shkruar për shkaqe politike.

Ligjërata e Papa Benediktit XVI është shërbim ndaj perandorit të ri, Xhorxh Bushit, i cili angazhohet të unifikojë botën e krishtere kundër boshtit të së keqes, që përgjithësisht është myslimani, dhe kundër ardhjes – dominimit turk në Evropë.

Çështjen e trajtimit të myslimanëve ndaj ithtarëve të feve tjera duhet ta diskutojmë nën hijen e një pyetjeje të thjeshtë: “ÇFARË BËNË ME JOMYSLIMANËT KUR KISHIN FUQINË QË TUA IMPONOJNË FENË E TYRE?” Ata nuk i detyruan. Myslimanët e sunduan për shekuj Greqinë, a u shndërruan grekët në myslimanë?! Grekët e krishterë kishin pozita të larta në Administratën Turke. Bullgarët, serbët, rumunët, hungarezët dhe popuj tjerë evropianë jetuan nën sundimin turk por asnjëherë nuk iu imponua feja. Ata mbetën të krishterë.

Më 1099 kryqtarët mbizotëruan mbi Kuds ndërsa vranë banorët, që ishin myslimanë dhe të krishterë. Në atë kohë,e dhe pse kishin kaluar katër shekuj nga sundimi islam, shumica e banorëve ishin të krishterë.

Nuk ka asnjë provë që dëshmon se Islami iu është imponuar çifutëve. Këta të fundit kanë jetuar nën sundimin islam në Spanjë në një komoditet që është shumë i ngjashëm me këtë të ditëve tona. Kanë qenë autorë, poetë, ministra dhe shkencëtarë. Ajo njihet si koha e tyre e artë. Atëherë, si ka mundësi ky të flet e të thotë se Profeti ka urdhëruar përhapjen e Islamit me shpatë?!

Kur katolikët morën prapë sundimin e Spanjës, atëherë ata krijuar një klime tmerri të fesë. Ata, myslimanëve dhe çifutëve, ua dhanë mundësinë të zgjidhnin ndërmjet kalimit në krishterim (imponimit të fesë), mbytjen ose braktisjen e endnit –internimin. Ku shkuan çifutët që vendosën të mbesin në fenë e tyre (çifute)? Shkuan prapë në botën islame. U vendosën ndërmjet Marokut, në perëndim, e deri në Irak, në lindje, dhe, nga Bullgaria, në veri, e cila atëbotë ishte nën sundimin turk, e deri në Sudan, në jug.

Secili çifut i sinqertë, që njeh historinë e popullit të tij, nuk mund të mos jetë falënderues i madh dhe mirënjohës thellësisht për Islamin, i cili i ruajti çifutët për plot pesë gjenerata, në kohën kur bota e krishtere i ndëshkonte dhe me shpatë-dhunë i detyronte ta braktisnin fenë e tyre.

3. Samuel Huntingtoni konsideron se të krishterët nuk kanë ndalë së përhapuri dhe imponuari kulturën e tyre me forcë edhe në kohën tonë. Pra, nuk janë imazhet e imponimit të fesë dhe kulturës vetëm në mesjetë, por edhe në ditët tona. Në librin ‘Përplasje qytetërimesh’ (The Clash of Civilizations) thotë: “Perëndimi nuk ka triumfuar mbi botën për shkak të superioritetit në ide, vlera dhe fe (të cilën e kanë përqafuar pak nga ithtarët e kulturave tjera), por, ka triumfuar me superioritetin në dhunë të organizuar. Perëndimorët shpesh e harrojnë këtë të vërtetë por të tjerët nuk ua harrojnë dot.

4. Lufta e Perëndimit ndaj botës me këtë dhunë të organizuar është një çështje të cilën si ide e përvetësuar shumica e perëndimorëve. Eduard Said në ‘Imperializmi kulturor’(Cultural Imperialism) thotë se këtë çështje si të këtillë e kanë përqafuar politikanët, mendimtarët, filozofët, poetët, shkrimtarët e rrëfimeve të njohura, si Dikensi dhe të tjerë.

Ne, dua të them, shumë jemi duke e harruar një çështje që e mbështet këtë teorinë e Eduard Saidit. Lëvizja imperialiste kolonialiste e botës ka qenë me vendime demokratike në të gjitha vendet evropiane, sikur që me vendime të tilla janë sjellë edhe afrikanët e robëruar. Këta, u robëruan me vendimet demokratike por edhe nuk u liruan me të tilla, siç nënvizon Ferid Zekerijja në librin e tij  ‘E ardhmja e së drejtës.’

Kjo nënkupton se shumica absolute e popullit, në mesin e të cilëve edhe fetarët, kanë përkrahur këtë ide (që e shpjegon Eduardi).

5. Kevin Filips (Philips), në një libër të tij ‘Amerika teokratike’ përmend të vërteta që të lënë gojëhapur për lidhjet e fuqishme ndërmjet fesë dhe politikës së jashtme amerikane. Ai flet edhe për ndikimin e madh që feja ka luajtur në politikën evropiane përgjatë shekujve.

Ja disa nga këto të vërteta:

Kolonizimi evropian padyshim e ka patur ngjyrë fetare, sidomos në kolonizimin e vendeve islame. Ka patur një shkëmbim të fortë lidhjesh ndërmjet zgjerimit perandorak dhe klerikëve fetarë. Janë vetëm disa nga emrat e misionarëve të krishterë, të cilët janë bërë ikona të kolonizimit, si: David Livingstone, Gjeneral Gordoni dhe Gjeneral Henry Havelock.

Autori citon thënie të ndryshme, si: thënien e historianit Arthur Marwick: “Klerikët e mëdhenj të Kishës me pasion i janë qasur luftës së shenjtë.”; thënien e një prifti nga katedralja Shën Xhills (St Giles) në Edinburg: “Fatkeqësisht, Kisha është bërë vegël në dorën e shtetit. Në shumicën e foltoreve të Kishës kanë zënë vend këshilltarët që janë mishëruar me rolin e rreshterit ushtarak, i cili është i ngarkuar me mobilizim. Flamuri anglez është ngritur mbi të gjitha vendadhurimet, dhe këtë në të gjithë vendin.”

Autori nuk dyshon në qëllimet fetare të Bushit në politikat e tij të brendshme dhe të jashtme. Ai citon thënien e Bushit: “Kam bindjen se Zoti flet nëpërmjet meje, ndryshe nuk do të mund ta kryeja punën time!” Ai, citon po kështu Tom Di Lajn, i cili thotë: “Zoti përherë dhe në çdo vend, për çdo gjë që bëj dhe kudo që të ndodhëm, më angazhon në ruajtjen e vizionit botëror të librit të shenjtë. Është Ai që më ushtron.

Pak para pushtimit të Irakut në vitin 2003, revista News Week, publikoi një artikull në të cilin përshkruhej rrugëtimi i Bushit nga orgjia në fetari. Në artikull shpjegohej se si Bushi çdo mëngjes zhytej në leximin e këshillave dhe predikimeve misionare të misionarit skocez Oswald Chambers, i cili kaloi ditët e fundit të jetës së tij duke iu predikuar ushtarëve australianë dhe njuzelandasë, të cilët qenë tubuar në Egjipt në vitin 1917, si një hap parapërgatitës për të sulmuar Palestinën dhe për të pushtuar Kudsin në ditën e vitit të ri.

Pas vetëm një viti nga koha e pushtimit të Irakut, atje ishin hiç më pak se 30 shoqata misionare të krishtera. Madje, në një pyetësor të gazetës Los Angelos Times, një Drejtor Administrativ i Ligës Popullore të Misionarëve thoshte: “Iraku do të jetë qendra prej ku do të përhapet mesazhi i Jezusit në Iran, Libi dhe çdo vend në Lindjen e Mesme.” Një përgjegjës i një organizate tjetër thoshte: “Gjendja në Irak është luftë për shpirtra!”Për këtë shkak, vetëm brenda dy viteve, janë nisur shtatë organizata misionare vetëm për në Bagdad.

Ajo që po ndodhë në Irak konsideroj se është rutina e lëvizjes imperialiste që nga fillimi i saj. Forcat e saja përherë janë në mbrojtje të organizatave misionare. Kështu ndodhi edhe në Sudan, në jug, dhe për pasojë ndodhi çka ndodhi, ndërsa sot po përhapen edhe në Darfur.

Nëse e tërë kjo nuk paraqet përhapje të krishterimit me shpatë, atëherë unë nuk di se çfarë do të thotë përhapja me shpatë? Ne patëm minimizuar rolin e fesë në politikën e jashtme perëndimore. Mendonim se puna kishte të bënte me aspirata ekonomike dhe kërcënime politike. Ajo që na ngushëllonte për këtë ishte se, kështu, sikur ne, siç thotë autori, mendonin dhe shumë politologë dhe teoricienë perëndimorë. Por, ekstremizmi i Bushit ua përkujtoi se e patën gabim. Madje, ai nuk është i pari që e filloi. Ai është vetëm diç në praktikën politike të perëndimit, veçanërisht në raport me botën islame.

Tash, që u vetëdijesuam dhe mësuam të vërtetën, çka?

 

Burimi: http://www.jaafaridris.com

 

Përshtati: Sedat Islami


[1] Reagim shkencor i Prof. Dr. Xha’fer Shejh Idris ndaj deklaratës së papës së dorëhequr, Papa Benedikti XVI në Universitetin e Regensburgut, në lidhje me Muhammedin [alejhis salatu ves selam], botuar në revista El-Bejan, nr. 230, nëntor 2006.

[2] Autori, për hire të mbetjes besnik tekstit, përmend një fabul arabe: “Remetni bidaiha ve-n-sel-let”, e cila përdoret për njerëzit të cilët akuzojnë të tjerët për të metat, në të cilat në fakt janë vet ata. Por, për përshtatje, e sollëm këtë fjali, e cila kuptimisht i përgjigjet kontekstit në të cilin është thënë fabula.

Rrymat politike katolike shqiptare

21/08/2013 Leave a comment

Dr. Hysamedin FERAJ

 

RRYMAT POLITIKE KATOLIKE SHQIPTARE

Dr. Hysamedin Feraj

Dr. Hysamedin Feraj

Përpjekjet e priftërinjëve shqiptarë për të ruajtur shqiptarësinë e klerit të kishës katolike në Shqipëri përballë prirjes së papës për të emëruar priftërinj të huaj, kryesisht sllavë përbëjnë një pjesë të madhe të dokumenteve të shek.XVII. Ndërkohë që prisnin një ndihmë të veçantë nga Papa për shkak se gjendeshin në pushtimin osman, priftërinjtë shqiptarë tregojnë zhgënjimin e madh të tyre nga politika e Vatikanit që emëronte priftërinj të huaj. Vetëm sa për ilustrim këtu po përmendim një prej tyre, memorialin drejtuar kardinalit Matej nga Nikoll Mekjashi dhe Nikoll Bardhi më 1602: “I përndrituri dhe i përnderuari zot. Nikoll Mekjashi dhe Nikollë Bardhi, për hir të zotit dhe të Selisë së shenjtë, peshkop të mbretërisë së Shqipërisë, priftërinjtë, fretërit dhe të parët e kësaj mbretërie, përvujtësisht i parashtrojmë zotërisë suaj të përndritur se si… Nga kjo ne si shërbëtor shumë besnikë, duke derdhur djersë vazhdimisht në vreshtin e perëndisë, prisnim të përqafoheshim, të ndihmoheshim, të përkraheshim dhe, nëse jo të shpërblyer në këtë botë, së paku të ishim të ngushëlluar nga ati i familjes dhe zevendësi i Jezu Krishtit në tokë. Por nga përvoja e vazhdueshme po shohim se po ngjet krejt e kundërta, sepse nga selia e shenjtë po trajtohemi si shërbëtorë të panevojshëm dhe pa asnë vlerë, meqë, pa i marrë parasysh statutet e shenjtëruara dhe ligjet e papëve të shenjtëruar, po na hiqet selia, kurora dhe së bashku me to edhe nderi, sepse pasi kemi shpenzuar të gjithë moshën tonë më të mirë, kur plakemi po dëbohemi si të padobishëm prej të mirave atërore dhe prej vendit ku zoti e natyra na kanë bërë të lindemi. Për këtë punë ne s’kemi mundësi tjetër veçse të ngrejmë padi dhe të ankohemi tek bariu më i lartë që lejon një poshtërim kaq të madh ndaj nesh…” (Dok. të shek. XII-XVIII për historinë e Shqipërisë, v.II. dok. 195).

Priftërinjë të huaj, kryesisht kroatë por edhe të kombeve e racave të tjera vazhdojnë të emërohen edhe sot e kësaj ditë nga Papa në kishat katolike në Shqipëri. Roli i tyre në përcaktimin e politikës së Vatikanit ndaj shqiptarëve është i rëndësishëm në masën që me raportimet e veta, me paraqitjen e situatave dhe përshkrimin e shqiptarëve e ndikojnë këtë politikë. Roli i tyre deri edhe lidhur me identitetin kombëtar duket veçanërisht në rastin e Janjevës ku kanë shërbyer vazhdimisht priftërinjë kroat dhe ku popullsia tani nuk e di mirë nëse janë shqiptarë apo kroatë, jetojnë me një identitet të dyzuar dhe të paqartë.

Panballkanizmi katolik shqiptar

Katolicizmi shqiptar është prirja e dokumentuar e një rryme të herëshme politike shqiptare panballkanike, ideja themelore e të cilës qëndron në idenë e bashkëpunimit të shqiptarëve me popujt e Ballkanit, para së gjithash fqinjtë sllavë-ortodoksë dhe grekë-ortodoksë kundër ‘armikut të përbashkët’ jashtëballkanik. Filozofia e kësaj ideje dhe programi politik më vonë u sintetizua nga autori i ‘Naçertanies’ së njohur si programi qeveritar serbomadh që drejtohej kundër territoreve dhe kombit shqiptar si dhe ndaj popujve të tjerë joserb në parullën “Ballkani ballkansve!”. Më vonë kjo rrymë do të përfshijë shumë shqiptarë dhe jo vetëm katolikët e, ndoshta ka ekzistuar edhe më parë. Por më e qartë, më e dokumentuar dhe më e hershme konstatohet tek një rrymë e katolicizmit shqiptar. Përballë saj dhe në ndeshje me te qëndron po ashtu një rrymë tjetër katolike që krijon njëfarë bashkëpunimi me armikun jashtëballkanik kundër armiqëve ballkanikë. Për t’i çuar shqiptarët tek serbët nga katolikët shqiptarë janë përdorë dy argumente kryesore (ka edhe të tjera po jo kaq kryesore), janë përdorë dy parulla ose porta mendore për tek serbët: ‘kristianizmi’ dhe ‘armiku i përbashkët osman’.

Përvijim i shkurtër

Për realizimin e projekteve kundër shqiptarëve nacional-shovinizmi serbomadh i shekujve të fundit ka gjetë shpesh bashkëpunëtor shqiptar. Kjo prirje bashkëpunimi është shumë e herëshme, ka një traditë të shumë shekujve më parë dhe këtë traditë e ka krijuar në mënyrë të veçantë një rrymë e katolicizmit shqiptar. Më vonë ai ka përfshi laik dhe njerëz të besimeve të tjera. Ajo mund të gjendet ndoshta tek këshilltari i Skënderbeut, Pal Engjëlli, për afrim të Skëderbeut me sundimtarët serb të Kosovës, dhe mund të gjendet para tij. Por raste ilustruese për panballkanizmin katolik shqiptar janë disa kuvende të mbajtura radhazi si kuvende gjithballkanike (panballkanike) ose ndërballkanike gjatë shekullit XVII. Kështu në një periudhë të shkurtër dhe intensive u mbajtën disa kuvende ndërballkanike: Kuvendi i I-rë në korrik 1614 në Kuç të Malsisë së Madhe, Kuvendi i II-të më 8 shtator 1614 po në Kuç, Kuvendi i III-të në Prokuplje (nën Serbinë) në nëntor 1616, Kuvendi i IV-të më 1620 ne Beograd. Në këto kuvende merrnin pjesë katolikët shqiptar e dalmatë dhe ortodoksët shqiptar (të ritit biznatin ose grek, siç thuhej, p.sh. mitropoliti i Durrësit), ortodoksët serbë (ndër të cilët p.sh. i njohuri antishqiptar, patriku i Pejës), malazezë, bullgarë, ‘maqedonas’, hercegovas etj. (HSH, I, 1959:363-364).

Në gjysmën e dytë të atij shekulli Pjetër Bogdani u bashkua në koalicion me serbët, austriakët dhe rusët kundër ‘armikut të përbashkët’ mysliman dhe osman duke tërheqë në këtë koalicion edhe një masë të madhe besimtarësh katolik. Në këtë koalicion Pjetër Bogdani u gjend krah për krah me patrikun e patrikanës serbe të Pejës, Arsenije i III-të Cërnojeviç, i njohur për propagandën dhe veprimtarinë e vet kundër shqiptarëve dhe për ortodoksizimin e katolikëve. Angazhimi i shqiptarëve në këtë luftë, duke pasë përballë një shqiptar tjetër, Qyprilinë, solli një rrënim të tillë të Kosovës nga të dy palët prej të cilit nuk e ka marrë veten as sot. Kështu, p.sh. Pikolomini, komandanti austriak i koalicionit dogji Shkupin: “Shkupi ishte qyteti dukshëm më i madh dhe më i pasur në rajon. Megjithatë mbasi arriti në përfundimin se ai nuk mund të mbrohej i vuri flakën gjithë qytetit dhe e tërhoqi armatën e tij të vogël në Kosovë” (Noel, 1998:146). Dhe se ‘deri nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë qytetet e Kosovës nuk do të ripërtrijnë nivelin e popullsisë që gëzonin para 1690-ës. Kështu p.sh. Prishtina më 1812 kishte vetëm pak mbi gjysmën e numërit të banorëve që kishte më 1680’ (Noel, 1998:177). Po ashtu u shkatërrua Prizereni që kishte madhësinë e Hamburgut të atëhershëm dhe shumë qytete të tjera.

Shteti serb që u krijua nga lëvizja nacionaliste serbe në shek. XIX e vendosi propagandën politike dhe politikën e përvetësimit të shqiptarëve në planet e veta shoviniste mbi baza shtetërore të organizuara strikt. Bazat e administratës agjenturore politike serbe i vendosi veçanërisht autori i programit nacionalshovinist qeveritar serb të njohur me emrin ‘Naçertanie’, kryeministri Ilia Garashanin. Njeriu i parë që rekrutoi agjentura shtetërore serbe për planet e veta antishqiptare ishte një prift katolik, abatin e Mirditës, Gaspër Krasniqi. Në emër të luftës për ‘kristianët’ dhe kundër ‘armikut të përbashkët’ osman, Gaspër Krasniqi mbante lidhje, merrte udhëzime dhe paguhej për veprimtarinë e tij sipas politikës serbe drejpërdrejtë nga Garashanini. Gaspër Krasniqi nuk mbeti një individ, por arriti të krijojë një rrjet priftërinjësh katolik shqiptar në shërbim të politikës serbe, natyrisht në emër të ‘patriotizmit’, luftës kundër ‘armikut të përbashkët’ të shqiptarëve dhe serbëve, armikut mysliman-osman. Kështu ai raporton se ka rekrutuar priftërinjë katolik në Shkodër (Pal Dodmasej), në Kalivore etj., duke krijuar, pra, rrjetin e klerikëve katolik në shërbim të Serbisë. Prandaj ka kuptim të flitet për rrjet priftërinjëshë katolik shqiptar në shërbim të politikës serbe. Po ashtu Krasniqi tërhoqi në bashkëpunim me shovinizmin serb edhe besimtarë katolik si prijësi i Mirditës Bibë Doda etj. (Brestovci 1983:81-90 etj.). Ndër besimtarët katolik për njëfarë kohe ishin tërheqë kah bashkëpunimi me shovinizmin serbo-malazez edhe Zef Jubani, ose figura të tilla që më vonë do të mbajnë qëndrim krejt të kundërt si Pashko Vasa etj.

Bashkëpunimi i një rryme të klerit katolik me nacionalshovinizmin serbo-malazez ndodhi edhe në rastet kur kjo politikë nuk ishte aspak e fshehur, kur ishte e hapur, e dhunshme njëlloj si në kohën e Car Dushanit dhe kur drejtohej hapur jo vetëm kundër myslimanëve, por edhe kundër vetë katolikëve si në rastin mbasi tokat e kombi shqiptar ishin coptuar nga serbo-malazeztë dhe kishte rifilluar dhuna ortodoksizuese ndaj katolikëve e myslimanëve shqiptar në vitin 1913. Kështu, arqipeshkvi i Tivarit, Nikolla (Dobretiq) Dobreci, u bashkua në fushatën ortodoksizuese të shqiptarëve katolik e mysliman që realizohej nga Mali i Zi në vitin 1913 ushtruar prej Savë Batares në terren me terror që s’mbahej mend që nga Car Dushani (Cana 1996:23 etj.).

Në Shqipërinë londineze po ashtu një pjesë e klerit katolik shqiptar vazhdoi bashkëpunimin me politikën nacionalshoviniste serbo-malazeze kundër shtetit dhe qeverisë shqiptare. Rasti më i dukshëm u bë veprimtaria e dom Lorenc Cakës (1926) që tërhoqi besimtarët katolik të Mbishkodrës në kryengritjen kundër qeverisë së Zogut, në bashkëpunim (i paguar) dhe sipas udhëzimeve të politikës serbe që synonte rrximin e Zogut nga pushteti (De la Roka 1994:137; Fisher 1996:200). De la Roka sjellë një argument të çuditshëm për të shfajsuar Cakën: ‘asnjë ipeshkv nuk guxon t’i përkrah kryengritësit, kështu që veprimi i tyre duket se në të vërtetë ishte shkaktuar nga pakënaqësia e bajraktërëve….’. Mirëpo këtë argument e hedhë poshtë vetë, sepse në faqen në vijim pranon se klerikët katolik ‘efektivisht ishin përzier në kryengritjen’ dhe në shënimin (33 f.180-181) për Cakën jep dëshmi të veprimtarisë së tij politike kundër Zogut.

Gjatë gjithë këtyre shekujve dokumentohet edhe rryma e kundërt e klerit katolik shqiptar, rryma që konsideronte sllavo-ortodoksët si armiq njëlloj të rrezikshëm sa osmanët ose më të rrezikshëm se osmanët për besimin katolik dhe kombin shqiptar. Veç Pjetër Budit, Nikollë Bardhit, Nikoll Mekjashit etj., etj., edhe një numër i madhe i klerit katolik shqiptar kundërshtoj me gjithë forcën e vet praktikat e papës për të mbushur kishat katolike në Shqipëri me priftërinjë sllav-katolik. Ata dëshmojnë se rreziku ortodoksizues dhe sllavizues i shqiptarëve mbeti i tillë edhe gjatë pushtimin osman dhe se shqiptarët e serbët nuk kishin një armik të përbashkët me serbët, por kishin dy armiqë: sllavët ortodoksë dhe osmanët.

Në shekullin XVI, në një letër dërguar (më 1578) në emër të 15.000 katolikëve të Kosovës tërhiqnin vëmendjen në rrezikun e islamizimit dhe ortodoksizimit të tyre. Në një raport tjetër të vitit 1599 theksohet rreziku që shumë besimtarë katolike t’i bashkohen kishës serbe dhe të ortodoksizohen. Në shekullin XVII, më 1664, Andrea Bogdani, i cilëson ortodoksët serbë si armiqtë më të rrezikshëm të katolikëve. Për të ardhë në shekujt e fundit (XIX-XX) kur Gaspër Krasniqi bëhej vegël e nacional-shovinistit Ilia Garashanin në emër të luftës së ‘kristianëve’ kundër ‘armikut të përbashkët’ osman, një tjetër abat po i Mirditës, Preng Doçi, bënte të kundërtën, i përcaktonte serbët si armikun kryesor të shqiptarëve dhe osmanët si më pak të rrezikshëm: “Turku nuk është armiku më i egër i Shqipërisë. Vendi vërtetë kishte vujatur tmerrësish nga turku, por Shqipëria nuk vdiq. Përkundrazi. Ndërsa tani është një armik tjetër, madje shumë më i egër se turku, një armik që po forcohej dita-ditës. Ky armik ishte sllavi. Rusia, me kishën e saj fanatike dhe me bandat e saj të egra serbe dhe bullgare, ishte gati të shkretonte Shqipërinë dhe t’i zhdukte njëherësh katolikët dhe myslimanët bashkë” (Durham 1990:351). Po ashtu besimtarë katolik dhe figura të shquara të Rilindjes Kombëtare si Pashko Vasa (i cili, siç u tha, në fillim kishte mendim tjetër) shkruan veprat e veta kryesore për të argumentuar se armiqtë kryesorë të shqiptarëve nuk janë osmanët dhe myslimanët, por sllavët dhe ortodoksët fqinjë, ide që u bë program i gjithë lëvizjes kombëtare shqiptare. Mbas coptimit të Shqipërisë e shqiptarëve, kur arqipeshkvi katolik i Tivarit, Dobreci, iu bashkua tmerreve malazeze për ortodoksizimin e shqiptarëve katolik e myslimanë, të tjerë klerikë katolikë iu kundërvunë deri në heroizma të dhimbshme, si rasti i Luigj Palajt të Gjakovës, që mbasi e masakruan duke i prerë gishtat për së gjalli, e therën më vonë me bajoneta, arqipeshkvi i Prizerenit, Lazër Mjeda etj. Ashtu si Prengë Doçi edhe një nga njerzit më të ditur të kohës, Gjergj Fishta, prift katolik mendonte se rreziku kryesor për shqiptarët kishin qenë serbët e jo osmanët: “Prej kësaj pikëpamje duhet thanë se shqyptarët gabuen e gabuen randë fort, tue u çue aso kohe kundra Tyrkijet; pse për ta do të kishte kenë dam fort ma i vogël me u vu nën zgjedhë të Tyrkut, se me kenë gri prej kristijanvet” (Shejzat, 1972, nr.5-8, f.192-93). Të tjerë klerik katolik shqiptar, dom Nikollë Mazreku, në vitet ’30 u ndeshen me qëndrime antishqiptare të klerikëve katolik si Kordinjano.

Pra, ndarja e madhe që i përshkoj gjithë shqiptarët lidhur me përcaktimin e armiqëve kryesor dhe dytësor e ka përshkuar edhe klerin katolik shqiptar, kishën dhe besimtarët shqiptar: ata që përcaktuan si rrezik kryesor osmanët dhe myslimanët bashkëpunuan në forma të ndryshme me serbët, malazeztë dhe ortodoksët, si mbështetësit e emrimeve nga Papa të klerit sllav në kishat katolike në Shqipëri, si ata që organizuan ose luajtën rol të rëndësishëm në kuvendet ndërballkanike, që nëshkruan marrveshje për zhvillimin e propagandës politike serbe ndër shqiptarët etj. Ose thënë ndryshe, nga njëra anë ekziston rryma e klerit katolikocentrik filoserb si Matija Mazreku, Pjetër Bogdani, Gaspër Krasniqi, Pal Dodmasej, Nikollë Dobrci, Loro Caka etj., etj., etj. Nga ana tjetër gjendet rryma e klerit katolik shqiptar dhe besimtarët katolik që përcaktonin si armik kryesor sllavët dhe ortodoksët si Pjetër Budi, Andrea Bogdani, Nikollë Bardhi, Gjergj Bardhi, Vaso Pasha, Preng Doçi, Luigj Palaj, Lazër Mjeda, Gjergj Fishta, Nikollë Mazreku etj., etj., etj.

Pse katolikocentrikët shqiptarë urrejnë Fishtën?

Pra, tani mund të jepet një përgjigje në pyetjen që u shtrua më parë se, pse një pjesë e katolikëve shqiptar e urrejnë Fishtën dhe i vënë eksploziv bustit të tij. Rryma katolikocentrike që gjithnjë ka bashkëpunuar me serbët e urren Fishtën dyfish: pse ishte antiserbo-malazez ndërsa ata ishin shërbëtor të tyre që paguheshin me para ose sende të tjera, dhe sepse ishte katolik që vinte kombin e jo fenë në qendër dhe kështu përcaktonte si armiq kryesor të shqiptarëve ‘kristianët’ sllavë e jo myslimanët osman e shqiptar. Rryma katolikocentrike urren edhe Pjetër Budin, edhe Vaso Pashën, edhe Preng Doçin, edhe Luigj Palaj dhe gjithë rrymën ‘etnocentrike’ të klerit katolik shqiptar. Në qoftë se nuk u kanë vënë të gjithëve dinamit si Fishtës, ose nuk kanë filluar fushatën e shpifjeve kundër tyre kjo është vetëm çështje rrethanash dhe se disa prej tyre mbahen si simbole nga gjithë kombi. Aq sa urrejnë Fishtën dhe klerin katolik antisllav, katolikocentristët lavdërojnë klerikët shqiptar që bashkëpunuan me serbët dhe armiqtë e tjerë të shqiptarëve, siç është Pjetër Bogdani që u bashkua me Arsenijen e III Cërnojeviç, austriakët dhe rusët. Prandaj Trakti bën thirrje hapur t’i bashkohemi rrugës së Pjetër Bogdanit d.m.th. sot p.sh. patrikut serb të Kosovës, Sava, ose Artemije kundër ‘armikut të përbashkët’ terrorizmit ‘islamik’ dhe njëkohësisht, sipas versionit zyrtar, e njëjta dorë i vë eksplozivin Fishtës.

Rryma e sotme katolikocentrike shqiptare është trashigimtare dhe vijuese e ndjenjave, mendime, praktikave, ideve e gjithçkaje (dikush do thoshte e gjithë qelbit) të rrymës politike katolike që bashkëpunoj me sllavo-ortodoksët dhe nacional shovinizmin serbo-malazez kundër shqiptarëve si komb e si fe për shekuj e shekuj me radhë nën parullën e ‘kristianizmit’ dhe ‘armikut të përbashkët’. Pra është një trashigimi e madhe, e gjatë, e ngarkuar me mesjetarizma dhe e pasuruar me urrejtjet ndërnacionale të kohës së re kundër shqiptarëve dhe veçanërisht myslimanëve që përmblidhet në lutjen e një prifti katolik shqiptar të shek. XVIII, Matija Mazrreku: ‘Ab albanensibus libera nos Domine’ (‘Nga shqiptarët na shpëto o Zot’) (Noel 1998:173).

Portat katolikocentrike për tek serbo-malazeztë

Siç u tha, për t’i çuar shqiptarët tek serbët nga katolikët shqiptarë janë përdorë dy argumente kryesore (ka edhe të tjera po jo kaq kryesore), janë përdorë dy parulla ose porta mendore për tek serbët: ‘kristianizmi’ dhe ‘armiku i përbashkët osman’.

‘Kristianizmi’ porta katolike për tek shovinistët serbë

Për të mënjanuar dallimin ndërmjet ortodoksëve (malazez, serbë, bullgarë, shqiptarë të ritit bizantin-grek etj.) dhe katolikëve, që deri atëherë kishte qenë burim luftërash e kryqëzatash të përgjakshme, përdorej emërtimi ‘kristian’ si emërtim i përbashkët kundër myslimanëve. Kështu duke heqë dorë nga përdorimi i termit ‘katolik’, priftërinjtë katolik shqiptar mendonin se hiqnin pengesat dhe hapnin rrugën për bashkëpunim me sllavët (serbët e malazeztë) kundër shqiptarëve (dhe boshnjakëve). Përdorimi i termit ‘kristian’ dhe heqja dorë nga termi ‘katolik’ tregon një prirje të fuqishme të klerit katolik shqiptar për të bashkëpunuar me sllavët, sepse përndryshe termi ‘katolik’ duhej të ishte shumë i rëndësishmë për ta meqenëse deri atëherë në emër të katolicizmit ishin kryer ‘luftërat e shenjta’, kryqëzatat pikërisht kundër ortodoksëve, kundër atyre me të cilët tani shtërngonin duart. Kjo braktisje e emrit të besimit të vetë, e emrit ‘katolik’ ndoshta mund të merret, pra, si tregues i një ndjenje tek kjo rrymë katolikësh më të fuqishme kundër islamit se i një dashurie për katolicizmin.

U tha se me përdorimin e termit ‘kristian’, priftërinjtë katolik shqiptar hapnin rrugën për bashkëpunim me sllavët (serbët e malazeztë) kundër shqiptarëve. Kjo do një sqarim të shkurtër: Bashkimi i serbëve ortodoksë me priftërinjtë dhe besimtarët katolik kundër myslimanëve nuk i bashkonte ata me shqiptarët kundër serbëve, sepse serbë mysliman nuk kishte. Serbët që islamizoheshin përjashtoheshin nga bashkësia, nuk konsideroheshin më serbë nga askush. Ndërsa priftërinjtë dhe besimtarët katolik duke u bashkuar me serbët e malazeztë ortodoksë nën emrin përbashkues të tyre ‘kristian’ kundër myslimanëve përbashkoheshin me serbët e malazeztë në radhë të parë kundër shqiptarëve sepse mysliman ishin shiptarët (dhe pak adminstratorë të sjellë nga osmanët).

Në kuvendet gjithëballkanike ndoshta kanë marrë pjesë edhe priftërinjë, që mund të klasifikohen si ‘etnocentrik’ në disa drejtime të tjera si p.sh. Pjetër Budi apo Nikollë Mekjashi të njohur për qëndresën ndaj emërimit të priftërinjëve katolik joshqiptar në kishat katolike në Shqipëri. Themi ndoshta sepse për pjesmarrjen e tyre nuk ka dëshmi të sigurta (p.sh. për pjesmarrjen e Budit në kuvendin e Prokupjes), por dihet me një siguri më të madhe se Budi ishte ngarkuar nga kuvendi i Prokupjes për të bindë Romën për mbështetje. Megjithëse mund të gjenden dëshmi që mund të interpretohen si zhgënjim i tyre, në qoftë se kanë marrë pjesë, atëherë kjo është një dëshmi se prirja panballkanike ka qenë mjaft tunduese për katolikët shqiptar.

‘Armiku i përbashkët’ porta katolikocentrike për dërgimin e shqiptarëve tek serbët

Ideja, besimi dhe parulla e ‘armikut të përbashkët’ të shqiptarëve dhe serbëve e malazezëve ka qenë një nga idetë, besimet dhe parullat më të fuqishme të klerit katolik shqiptar (dhe jo vetëm atij por p.sh. edhe i komunistëve shqiptar) për t’i çuar shqiptarët tek serbët e malazeztë, për t’i shtyrë besimtarët katolik të veprojnë sipas urdhërave, kërkesave dhe planeve nacional-shoviniste serbo-malazeze kundër interesave shqiptare. Një numër i madh kryengritjesh kundër osmanëve planifikoheshin, zhvilloheshin ose hiqej dorë nga zhvillimi i tyre sipas interesave të Serbisë dhe urdhërave që merrnin prej saj. Klerikët katolik të lidhur me Serbinë nevojën e kryengritjes ose heqjen dorë prej saj nuk e paraqisnin para besimtarëve katolik, ashtu siç ishte, si kerkesë të Serbisë, por si patriotizëm, si detyrë e luftës për çlirim nga ‘pushtuesi osman’, ndërsa Serbinë e paraqisnin vetëm si bashkëpunëtore kundër ‘armikut të përbashkët’. Edhe vetë Gaspër Krasniqi rrogën që merrte nga Garashanini e merrte në emër të ‘patriotizmit’ dhe etjes për çlirimin e shqiptarëve nga ‘armiku i përbashkët’ i shqiptarëve dhe serbëve.

Disa rrjedhoja të bashkëpunimit katolikocentrik me nacional-shovinizmin serb

Nga bashkëpunimi i gjatë i klerit katolik shqiptar dhe besimtarëve të tyre katolik me nacional-shovinizmin serbo-malazez u morën, u përbrendësuan dhe u bënë të tyre shumë ndjenja, besime, pikëpamje dhe ide të nacional-shovinizmit serbo-malazez. Ato janë pjesë e ndërgjegjes së një pjese katolike shqiptare.

Nga bashkëpunimi i gjatë i klerit katolik shqiptar me serbët u krijua, u forcua dhe u përbrendësua ideja e armikut të përbashkët që u përmend.

Nga bashkëpunimi i gjatë i klerit katolik shqiptar me serbët u krijua, u forcua dhe u përbrendësua ndjenja e fortë urryese ndaj myslimanëve në përgjitëhsi dhe myslimanëve shqiptar ne veçanti. Nacionalizmi serb (ashtu si ai grek) që luftoi për pavarësinë e Serbisë nga Perandoria Osmane dhe për krijimin e shtetit të pavarur serb e pushtimin e tokave shqiptare mori ngjyrime të forta fetare, të luftës së ‘kristianëve’ ortodoksë kundër myslimanëve ‘turq’. Lëvizja u zhvillua me parullën: “Lufta e kryqit kundër gjysmëhënës!’. Sapo shteti serb po hidhte hapat e parë u ndërmor prej tij programi i spastrimit të ‘Serbisë’ nga myslimanët. Që në fillim të shek.XIX Obrenoviçi i lavdërohet në një letër dërguar (më 1815) Petër Dobërncit se i kemi zhdukur myslimanët në qytezat e marra nga nacionalistët serbë. Dinastia e Obrenoviçëve ‘u nagazhua maksimalisht për pastrimin e Serbisë prej myslimanëve në përgjithësi. Në frymën e asaj politike, Milloshi që në vitin 1832 urdhëron që çdo shqiptari dhe çdo boshnjaku i cili kapet në territorin e Serbisë t’i mëshohen nga 25 të rame shkopi me pretekst se gjoja nuk kanë ditur të luftojnë për lirinë e tyre’. Millosh Obrenoviçi ‘urdhëronte që për t’i detyruar myslimanët të shpërngulen nga Serbia perëndimore të prëdorej edhe ushtria dhe t’u digjen fshtarat (Peruçac, Alluga, Buçja, Kozlla, Peq). Kjo edhe ngjau në vitin 1834, kur pjesa më e madhe e Serbisë perëndimore u dlirë nga myslimanët’ (Brestovci 1983:41-49). Marrdhëniet shqiptaro-malazeze ‘kanë qenë të ngjashme ma ato shqiptaro-serbe’ (Brestovci, 1983:49). Këtë urrejtje dhe veprimtari për ‘zhdukjen e myslimanëve’ e ka përvetësuar rryma katolikocenrtike shqiptare nga bashkëpunimi i gjatë dhe i ngushtë me nacionalizmin serbo-malazez, urrjetje të cilën e shpreh sot.

Nga bashkëpunimi i gjatë i klerit katolik shqiptar me serbët një pjëse e popullsisë shqiptare katolike i lidhi fatet dhe lojaliteitn e tij me serbët. Rast drastik është përvoja shekullore e Kelemndasve që për shekuj, derisa konfliktoheshin me malazezte për çështje të vogla si kufij arash e kullosash, viheshin nën urdhërat e tyre për ndërmarrje të rëndësishme politike e luftarake. Por edhe viset e tjera katolike si Mbishkodra dhe Mirdita, nën shtytjen e klerit katolik, shpesh u vunë në shërbim të projekteve luftarake e politike malazeze dhe serbe. Kështu për t’i ngritë katolikët shqiptar, veçanërisht Kelmendasit në luftë kundër osmanëve, perandori austro-hungarez Leopold I nuk i drejtohet ndonjë prifti shqiptar po patriarkut serb, të njohurit Arsenie III Cernojeviç, sepse mendonte se ai kishte autoritet mbi ta, ose thënë ndryshe katolikët shqiptar e njihinin si autoritet ndaj të cilit kanë detyrim të binden dhe t’i jenë besnikë: ‘Më 6 prill 1690, pernadori duke marrë parasysh propozimet e memorialit të Raspasanit, i drejton një letër patriarkut Arsenije III, me të cilën i kërkon të ndikoj me autoritetin e vet shqiptarët (e Kosovës) dhe ‘serbët’ të marrin armët kundër Perandorisë Osmane’ (Rizaj, 1996:72). Pra, dëgjueshmëria e besimtarëve katolik shqiptar ndja klerit ortodoks serb ishte e njohur për oborret mbretërore evropiane. Jo vetëm dëgjueshmërinë por katolikët shqiptar lidhën edhe shumë fate të tjera me serbët. Kështu bashkë me Arsenijen u larguan edhe një masë e madhe shqiptarësh, sidomos kelmendas, nga trojet e tyre dhe u vendosën në rajonet e Novi Pazarit, Peshterit etj., ku edhe sot gjenden mbeturina të tyre (Noel 1998:170). Numëri i kryengritjeve dhe veprimtarive në të cilat janë përfshirë një pjesë e madhe e katolikëve shqiptar sipas planit antishqiptar serbo-malazez është tepër i madh. Madje kryengritja e vitit 1911 p.sh. ishte aq e kontrolluar nga krajl Nikolla i Malit të Zi, ishte planifikuar prej tij, dhe ishte aq e sigurtë se nuk i del nga kontrolli dhe kthehet në dobi të shqiptarëve sa atë kryengritje vendosi ta përkrah edhe qeveria shoviniste greke e asaj kohe (Kondis 1997:30-31). Ndërsa në kryengritjen e vitit 1912 që nuk ishte planifikuar nga Serbia ose Mali i Zi këto krahina në shumicë katolike nuk u përfshinë.

Veprimtari të tilla të një pjese të madhe të popullsisë katolike shqiptare në rajonet shqiptare në Mal të Zi, të Mbishkodrës dhe Miriditës janë të shumëta gjatë gjithë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Ato nuk janë përmendë shumë nga kombi shqiptar, sepse në tërësinë e tij katolikët janë pakicë e vogël dhe nuk kanë luajtur ndonjë peshë të rëndësishme. Madje shumë pasoja negative i kanë pësuar vetë të parët. Kështu p.sh. mbas kryengirtjeve të viteve 1910 dhe 1911, ashtu siç ishte planifikuar dhe pritej nga krajl Nikolla i Malit të Zi, katolikët shqiptar jo vetëm u vranë, ç’armatosën etj., nga somanët por edhepërfunduan në gjirin e krajl Nikollës si refugjat duke u vënë kështu edhe më shumë në varësi të tij. Por në stilin përgjithësues që është thënë për ortodoksët se, “kristianët të ndikuem nga kleri orthodoks që ish i lidhun me Greqinë, çojshin krye sa herë që e kërkonte puna dhe interesi i grekëve’ (Shkodra 1959:57; Skëndi 1967), dhe në stilin që është thënë për myslimanët se ngriheshin në luftë sa herë e donte interesi i osmanëve për të ruajtur kufijtë e perandorisë dhe të vetët kundër coptimin nga serbët e grekët (Kondis 1997), ashtu mund të thuhet edhe për katolikët se “katolikët ngriheshin në luftë sa herë e kërkonte puna dhe interesi i nacional-shovinizmit antishqiptar serbo-malazez” (Feraj, 2002).

Veprimtari të sotme katolikocentrike

Katolikocentrizmi i sotëm shqiptar si vijues i kësaj tradite shekullore të bashkëpunimit me serbo-malazeztë ka trashiguar të gjitha këto karakteristika të saj: idenë e ‘armikut të përbashkët’ të shqiptarëve e serbëve, idenë e ‘kristianizmit’ si rrugë e bashkimit me serbët në luftë kundër shqiptarëve, ka marrë e ruan dhe ushtron antimyslimanizmin e kultivuar nga nacionalizmi serb, dëgjueshmërinë ndaj serbëve etj.

Kështu, katolikocentrizmi i sotëm, ashtu si ai shekullor, ka rimarrë formulën e ‘kristianizmit’ si rrugë për afrimin me ortodoksinë, para së gjithash atë serbe e greke kundër myslimanëve. Siç u tha, ‘kristianizmi’ ka qenë një nga ‘portat’ që ka përdorë tradicionalisht dhe në shekuj katolikocentrizmi për t’i çuar shqiptarët tek serbët dhe vendosjen e tyre nën komandën serbe. Heqja dorë nga emri ‘katolik’ si emër dallues nga ortodoksizmi dhe si emër kujtimesh të kryqzatave e luftrave shekullore kundër ortodoksizmit, përdorimi i emrit përbashkues ‘kristian’ (përballë mysliman) konstatohet qartë edhe sot. Raste të tilla janë p.sh. bashkimi para shumë vitesh i priftit katolik, Zef Pëllumbi, me ‘intelektualin’ ortodoks, Aurel Plasari, nën ombrellën e ‘kristianëve’ dhe shumë veprimtarive fetare-politike të tyre. Edhe Myftaraj në librin e tij ‘Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj’ i përdor këmbyeshëm termat ‘katolik’ me ‘kristian’. Kështu ai herë ngulë këmbë se Evropa nuk i ndihmon shqiptarët pa u kthyer në katolik, herë thotë se duhet të kthehen në kristian. Po ashtu toskninë e lë si zonë ndikimi të Janullatosit dhe ortodoksisë greke, ndërsa kthimin në katolik e kërkon veçanërisht për gegninë që e sheh si zonë ndikimi të Vatikanit. Gjersa prej tij, tosknia lihet të zgjedhë vetë nëse do t’i bashkohet Greqisë (ortodoksisë) apo do të qëndroj brenda Shqipërisë, për gegninë nuk le shteg tjetër veç kthimit në katolik. Nga Myftaraj ravijëzohen qartas aleancat katolikocentrike dhe ortodokse-janullatiste për ndarjen e zonave të influencës dhe coptimin e Shqipërisë duke eliminuar rezistencën myslimane ndaj këtij coptimi përmes konvertimit të tyre në katolik dhe ortodoksë. Aleanca katolikocentrike me ortodoksinë duket edhe në aleancën e Berishës (mbasi i është nënshtruar katolikocentrizmit) me Nanon për fshirjen e 555 vjetëve histori dhe kthimin e shqiptarëve tek Perandoria Biznatine ku konkuronin vetëm katolicizmi me ortodoksinë pa praninë e myslimanëve. Derisa e paraqet Nanon si përfaqësues të ortodoksizmit, Berisha përpiqet për vete të marrë flamurin e katolicizmit. Trakti i shpërndarë në Kosovë e Shqipëri, po ashtu, drejtohet vetëm kundër islamizmit dhe myslimanëve, e mbështetë në heshtje ortodoksizmin kur nuk e përmend si një rrezik për shqiptarët dhe e mbështetë hapur duke thirrë shqiptarët të ndjekin shembullin e ‘patrikut’ katolik shqiptar, Pjetër Bogdani, që u bashkua me patrikun serb, Cërnojeviç, kundër myslimanizmit. Në qoftë se ndiqet shembulli i Pjetër Bogdanit sot kjo do të thotë të bashkohet Lush Gjergji, Mark Sopi etj., me atin Sava të serbëve të Kosovës, ose Artemijen, në luftë kundër myslimanëve, e kjo do të thotë shqiptarëve sepse serbë mysliman nuk ka. Në Shqipërinë londineze kjo do të thotë bashkim i Rrok Mirditës me Janullatosin, kundër ‘armikut të përbashkët’ të tyre, myslimanëve shqiptar, sepse mysliman grek nuk ka. Për Janullatosin që është grek kjo aleancë është shumë e dëshiruar, ndërsa Mirditës do t’i duhet të luftoj kundër bashkëkomabsve të vetë. Ky është problemi i bashkimit të shqiptarëve nën termin ‘kristianizëm’: për serbët e grekët është bashkim për luftë kundër shqiptarëve si një komb tjetër, ndërsa për shqiptarët është bashkim me serbët e grekët për luftë kundër bashkombasve të vet. Thënë ndryshe ky bashkim është gjithnjë në të mirë të serbëve e grekëve kundër shqiptarëve. Bashkimi nën termin ‘kristianizëm’ është njëkahësh: vetëm kunër shqiptarëve, por asnjëherë kundër nacionalshoviznizmit serbo-grek.

Porta tjetër, ‘armiku i përbashkët’ i serbëve dhe shqiptarëve, e përdorur në shekuj nga katolikocentrizmi shqiptar për t’i çuar shqiptarët tek serbët, po ashtu, është hapur dhe vënë në përdorim prej tyre edhe sot. Propaganda serbe e luftës kundër shqiptarëve, veçanërisht në prag dhe gjatë bombardimeve nga NATO e ka paraqitë myslimanizmin dhe myslimanët shqiptar si rrezik për Serbinë e gjithë Evropën, e ka paraqitë veten si mbrojtëse e kristianizmit evropian etj. Tani katolikocentrikët shqiptar u thonë shqiptarëve se edhe ata kanë këtë armik kryesor të përbashkët me serbët. Në vija të përgjithshme argumentimi i tyre thotë se qenia në shumicë e shqiptarve mysliman po përdoret për propagandë në favor të Serbisë, prandaj myslimanizmi dhe myslimanët janë vërtetë armik i Serbisë, por kështu po bëhen edhe armik i shqiptarëve. Si përfundim, shqiptarët dhe serbët kanë një armik të përbashkët: myslimanizmin. Me këtë hiqen pengesat për aleancë me serbët kundër një ‘armiku të përbashkët’ më të rrezikshëm, siç thuhej tradicionalisht, armikut osman dhe mysliman. Mbi këtë bazë shkohet lehtë tek ideja se nuk është marrdhënie e natyrshme konflikti shqiptaro-serb, po aleanca shqiptaro-serbe kundër armikut të përbashkët mysliman ne emër të vlerave perëndimore ‘kristiane’. Fakti që ‘kristianët’ perëndimor bombarduan ‘kristianët’ lindor për të mbrojtë ‘myslimanët’ shqiptar (dhe boshnjak) e përgënjeshtron argumentin katolikocentrik. Por katolikocentrikët dallohen, ndër të tjera, nga vetë fakti se përpiqen të gjejnë ‘armikun e përbashkët’ të shqiptarëve dhe serbëve. Për ta nuk ka rëndësi nëse shqiptarët dhe serbët kanë vërtetë ndonjë armik të përbashkët, ai mund të jetë real ose imagjinar, por kryesore për ta është të shtyhen shqiptarët të mendojnë gjithnjë për të gjetë një ‘armik të përbashkët’ e të hyjnë në alenacë me serbët kundër tij. Kriteri për t’i dalluar katolikocentrikët është i lehtë: ata përpiqen të gjejnë ose të sajojnë një armik të përbashkët të serbëve e shqiptarëve.

Trashigimia tek katolikocentrizmi i sotëm shqiptar i ndjenjave antimyslimane të nacionalizmit serbo-malazez (dhe grek, Raça 1990) të shekujve XVIII-XIX e më vonë dëshmohet edhe në ndjenjat e forta të urrjetjes ndaj myslimanëve. Numëri i madh i artikujve të botuar në shtypin shqiptar gjatë këtyre viteve nuk mund të përmendet këtu. Këtu mund të ilustrohet vetëm me rastin e Myftarajt. Urrjetja tipike katolikocentriste shqiptare e marrë nga nacional-shovinizmi serb (dhe grek) shprehet veçanërisht në traktin e shpërndarë në Kosovë e Shqipëri dhe në librin e Kastriot Myftarajt ‘Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj’ në të cilat islami sulmohet në atë mënyrë që për të nxitë urrjetjen kundër tij shpifet, fallsifikohet kurani etj., vetëm për të arritë qëllimin që nuk mund të arrihet ndryshe. Kështu, në librin e vet Myftaraj thotë se Kurani jep porosinë për të vrarë të gjithë jomuslimanët: ‘Kurani thotë për jomuslimanët: ‘I vrisni kudo që t’i gjeni’ (f.266). E vendosur në thonjëza duket sikur shprehja është marrë nga kurani, por kurani nuk e përmban këtë urdhër. Sipas Myftarajt që kërkon kthimin e shqiptarëve në katolik, besimi islam është fashist (f.111), totalitarist (po aty), fe e poshtnimit njerëzor (f.102), bota shpirtërore dhe shoqërore e myslimanëve është barabare (f.120) etj., etj. Ky fjalor vjen drejtpërdrejtë nga kryqzatat mesjetare dhe nacional-shovinizmi serbo-grek i shekujve XVIII-XIX-XX.

Siç shihet, pra, në çdo vështrim mund të konstatohet e dëshmohet qartë se katolikocentrizmi i sotëm shqiptar, propaganda dhe veprimtaria masive e intensive dhjetëvjeçare deri tek shpërndarja e traktit në Kosovë e Shqipëri, e librit të Kastriot Myftarajt ‘Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj’ dhe shpërthimi i eksplozivit tek busti i Fishtës në Shkodër është vazhdim i një rryme katolike shqiptare bashkëpunëtore shekullore e serbo-malazezvë me mbështetës, frymëzues dhe urdhërues në Vatikan. Nga ky bashkëpunim, siç u tha, katolikocentrizmi mori: a) urrejtjen karakteristike të nacionalizmit serbo-malazez kundër myslimanëve shqiptar, b) besimin në ‘armikun e përbashkët’ të shqiptarëve e serbëve, c) veprimin sipas planeve serbo-malazeze kundër ‘armikut të përbashkët’ veçanërisht kunër myslimanëve, d) përbashkimin me ortodoksët serbo-malazezë nën emrin e përbashkët ‘kristian’ kundër myslimanëve shqiptar etj., etj.

Katolikocentrizmin e kanë lënë mendtë

U tha që në fillim se me veprimtarinë e tij katolikocentrizmi po dëshmohet si një rrymë iracionale, ose siç thuhet në popull: me mendje të dalun. U tha se katolikocentrizmin e sotëm shqiptar e kanë lënë mendtë jo pse kërkon që besimtarët e besimeve të tjera të kthehen në katolik, por sepse: a) është më agresiv se e ka fuqinë dhe, b) se konvertimin e shqiptarëve në katolik përpiqet ta legjitimoj me arsyen kombëtare. Tani mbas shtjellimit të shkurtër që ju bë kësaj rryme në ecurinë e vetë hsitorike është më lehtë të kuptohet ky iracionalizëm.

Agresiviteti vetërrezikues

Fondamentalizmi katolikocentrik është më agresiv, më cinik, dhe më provokues se ai ortodoks në Shqipëri. Në qoftë se me agrsivitetin, cinizmin dhe provokimet e veta nuk ka çuar në një reagim të ashpër ndaj tij dhe në luftë fetare, kjo ka ndodhë kryesisht se përfaqëson një pakicë jo shumë të rëndësishme në tërësinë e kombit shqiptar. Por duket sheshit se po të ishin më shumë, ta zëmë sa ortodoksët, katolikët shqiptar me kohë do ta kishin shndërruar Shqipërinë në Liban, Irlandë etj., shkurt do ta kishin shndërruar Shqipërinë në fushë kaspahanesh fetare.

Por, ashtu, të pakët siç janë, katolikët për këtë pafuqi të tyre, nga shumica e kombit, madje, janë parë gati si gjynah (për t’u mëshiruar) dhe prandaj as nuk është krijuar ndonjë ndjenjë veçanërisht dyshuese dhe e keqe për ta, as nuk është ndërmarrë ndonjë fushatë kundër tyre. Provokimi, agresivitieti, ligësia, pamëshira e përqëndruar në këtë rrymë katolike është në disproporcion të jashtëzakonshëm me madhësinë e tyre. Prandaj mund të thuhet se një koncentrim kaq i madh i të keqes sa në këtë rrymë katolike nuk gjendet në asnjë tjetër. Cinizmi i tyre e kalon shfaqjen e çdo besimi tjetër fetar në fushën e politikes. Megjithatë, një qenie e tillë kaq e ligë, edhe pse shumë e egër dhe agresive zakonisht nuk ngjallë frikë po neveri kur e sheh se si e ha veten nga inati se është e pafuqishme të realizoj ligësinë e vet.

Ky qëndrim neveritës, megjithatë është e zakonshme sa kohë që kombi e përjeton katolikocentrizmin si të parrezikshëm seriozisht për të tërën. Por në qoftë nga kombi përjetohet se katolikocentrizmi po rrezikon të tërën, atëherë qëndrimi i të tërës ndaj kësaj pakice të rrezikshme mund të jetë i ashpër. Jo rrallë me bashkëpunimin e vet dhe me vënjen në shërbim të Serbisë, Greqisë dhe Vatikanit katolikocentrikët u kanë sjellë tragjedi katolikëve shqiptar, por kanë rrezikuar edhe gjithë kombin. Në qoftë se e tëra ndjehet e rrezikuar seriozisht, atëherë pakicën katolikocentrike, cinike, agresive e provokuese nuk do të mund ta mbrojnë nga dëmtimet e rënda as gjithë armët bërthamore të ‘kristianëve’. I gjithë kombi shqiptar do të rrezikohet e dëmtohet shumë nga një ndeshje fetare, por edhe vetë katolikocentrikët do të dëmtohen për shumë arsye:

‘Më katolik se papa’

Katolikocentrizmi shqiptar paraqitet më katolik se papa. Kështu kur Shqipëria u pranua në Organizatën e vendve islamike, katolikocentrikët ‘laik’ reaguan ashpër, veçanërisht Frrok Çupi, Preç Zogaj etj., etj. Shqipëria u pranua në organizatën e vendeve islamike rreth një muaj para vizitës së papës së katolikëve në Shqipëri. Derisa papa nuk shfaqi asnjë rezervë p.sh. duke e shtyrë pak vizitën etj., katolikocentrikët reaguan vrazhdë ndaj këtij antarësimi.

Derisa papa ka pranuar si gabime të kishës katolike dhe ka kërkuar falje për kryqëzatat, inkuizicionin, djegien e plakave dhe shkencëtarve në turrën e druve, ka kundërshtuar bombardimet amerikane në Afganistan, ka bërë thirrje për bashkëjetesë paqësore ndërmjet besimeve fetare, ka pritë presidentin iranian etj., etj., katolikocentrikët shqiptar duke dalë ‘më katolik se papa’ nuk pranojnë asnjë gabim të kishës katolike duke dalë hapur në kundërshtim me qëndrimet e Vojtilës.

Qëndrimet e veta të kundërta me Vojtilën, katolikocentrikët i arsyetojnë si qëndrime në fakt në përputhje me vullnetin dhe dëshirat e tij, por që ai nuk mund t’i shpreh hapur. Pra sipas tyre, papa bën demagogji (thënë ndryshe është demagog), por realisht dëshiron dhe vepron çka dëshirojnë dhe si veprojnë katolikocentrikët. Kështu, duke komentuar deklaratat antimyslimane të Oriana Falaçit, Kastriot Myftaraj, argumenton se: “ndonëse shumësia e perëndimorëve shprehen në eufemizma përsa i përket rrezikut islam, asht e qartë se ndjenja reale asht ajo që shprehu Fallaci” (f.176). Sipas tij pra, gjithë perëndimorët ‘kristian’ duke përfshi edhe Vojtilën, mendojnë si Falaçi dhe kanë ndjenjat e saj kundër islamit, ndyrësisë, barabarisë së tij etj.,, por i fshehin këto ndjenja.

Po ashtu edhe vizitën e papës në Shqipëri në vitin 1993, Myftaraj e përshkruan krejt në kundërshtim me deklarimet e qëllimeve të vizitës nga vetë papa, duke e paraqitë qëndrimin e tij si demgagji. Sipas Myftarajt, papa Vojtila kishte ardhë në Shqipëri për të vazhduar kryqazatat mesjetare, kishte realizuar një vizitë që kishte mbetë pa u bërë nga papa Piu II shumë shekuj më parë. Në librin e tij “Një shenjëtore për rekonkuisten shqiptare” (1998), Myftaraj shkruan për vizitën e papës Vojtila: “ai papë i përgjunjur në më të shenjtin vend të hapsirës shqiptare nuk mund të të mos të sillte ndërmend imazhin e një pape të hershëm, Piut të II, i cili 529 vjet më parë ishte nisur të vinte në Shqipëri në krye të një kryqate evropiane, e cila do ta shpëtonte vendin që me shpirt nën dhëmbë ishte duke i qëndruar Dar al Islamit që donte ta gëlltiste” por nuk kishte arritë në Shqipëri dhe: “Ajme!…Ajme. Dar al Islami e kishte gëlltitur pothuajse krejt vendin (Shqipërinë, H.F.) në intervalin ndërmjet nisjes së njërit pontifik dhe mbërritjes së tjetrit”. Ky interpretim është në kundërshtim me qëllimet e shpallura nga papa, dhe e nxjerrë papën demagog gënjeshtar, por është identik me interpretimet që iu bënë nga kleri fondamentalist ortodoks grek (dhe rus) vizitës së papës në Greqi, Ukrainë etj., pikërisht si diversion dhe vijim i kryqëzatave kundër ortodoksisë (shih p.sh: Levantis, ‘Karvan’, nr.2, 2002, f.33-34).

Nuk mund të thuhet me siguri nëse interpretimi katolikocentrik dhe i Myftarajt është i vërtetë apo i gabuar: ndjenjat e veta të fshehta mund t’i publikoj Vojtila.

Këtu vetëm mund të nxirret një përfundim duke marrë rastin kur intepretimi i Myftaraj për qëndrimin e perëndimorëve, duke përfshi edhe papën, është i saktë, pra duke marrë rastin më të favorshëm për te. Atëherë, në qoftë se perëndimi, pra, mendon si Falçi por sillet ndryshe me demagogji, kjo do të thotë se ka një arsye, ka një shkak që e shtynë t’i fsheh ndjenjat e veta të vërteta dhe veprimet e veta të dëshiruara. Nga ky fakt del se katolikocentrikët rrezikojnë veten dhe besimtarët e tyre katolik duke provokuar kombin shqiptar, sepse në qoftë se katolikocentrikët e bëjnë kombin të ndjehet i rrezikuar prej tyre dhe e tëra fillon të veproj kundë tyre, atëherë ‘kristianët’ perëndimor mund të vazhdojnë të bëjnë ‘demagogji’, të flasin me ‘eufemizma’ ndaj islamit shqiptar dhe të mos i mbrojnë sa duhet katolkocentrikët shqiptar. Ato arsye që e shtyjnë tani të bëj demagogji e të sillet ‘me kulturë e maturi’ ndaj islamit sot, mund të vazhdojnë të veprojnë edhe kur të rrezikohen katolikocentrikët shqiptar. Pra, në qoftë se është e vërtetë çka thotë Myftaraj dhe përshkrimi i papës si demagog, atëherë kjo është një nga arsyet që katolikocentrizmi është iracional dhe rrezikon veten për shkak të agresivitetit kundër tërësisë kombëtare pa pasë fuqinë që i përgjigjet këtij agresiviteti. Realcionet e priftërinjëve shqiptarë gjatë shekujve XVI-XVIII janë të mbushura me lutjet e priftërinjëve shqiptar drejtuar papës me kerkesat për t’i ndihmuar më shumë se të tjerët sepse katolikët shqiptar ndodheshin në një situatë të veçantë, nën sundimin islam e jo si katolikët e tjerë evropian që ishin të lirë (Shihni se janë të botuara disa vëllime). Por Papët më shumë ndihmonin katolikët evropian të lirë se katolikët shqiptar nën sundimin osman-mysliman dhe relacionet shtoheshin. Papa bënte politikë me myslimanët. Nuk do të ishte e dobishme për katolikocentrikët shqiptar t’i shtojnë vëllimet e dokumenteve për Shqipërinë me relacione e lutje të tilla në shekullin XXI. Papa prap mund të bëj politikë me myslimanët.

Për më tepër mbrenda vetë klerit katolik shqiptar gjithnjë ka ekzistuar edhe një rrymë kundërshtare e katolikocentrikëve, një rrymë që vlerësonte kombin shqiptar dhe e vinte atë në qendër. Edhe ky është një faktor që rrezikon katolikocentrikët shqiptar dhe besimtarët e tyre katolik, sepse kleri katolik shqiptar mund të mos dalë unik kundër shqiptarëve të besimeve të tjera. ‘Kristianët’ perëndimor mund të bëjnë ‘demagogji’ dhe të mbështesin klerin katolik ‘të moderuar’, ‘paqësor’etj., kundërshtar të katolikocentrikëve, ekstremistëve fetar etj., ndoshta për arsyen e shmangies së ndeshjes me islamin në prag të shtëpisë, në Evropë, për të realizuar konfliktin më largë, në Azi e ndoshta në Afrikë etj. Shkurt, ekzistenca e një rryme klerikësh katolik shqiptar me prirje kombëtare e ulë edhe më shumë fuqinë e katolikocentristëve, heq edhe më shumë mbështetjen ‘perëndimore’ dhe e vendos edhe më në rrezik pjesën e katolikëve që i bashkohen rrymës agresive, fondamentaliste, cinike katolikocentriste.

Nga rryma katolikocentriste e ndjenë veten të rrezikuar gjithë kombi, sepse me idetë e tij të shfaqura deri tani duket se prekë të gjithë kombin. Së paku si shfaqet në librin e Myftarajt ai prek edhe interesat e ortodoksëve nacionalist shqiptar sepse propozon që Shqipëria e Jugut t’i bashkohet Greqisë, prek edhe myslimanët e të gjitha krahinave, prek edhe laikët, ateistët dhe jobesimtarët e ndryshëm që dëshirojnë ruajtjen e kombit shqiptar e bashkimin e tij etj., etj. Kështu ai deri sa bën për vete ortodoksët (dhe jobesimtarët) filogrek kthen kundër vetes një pjesë të klerit katolik, gjithë myslimanët besimtar, ortodoksët me prirje shqiptare, nacionalistët etj. Të gjitha këto janë vetëm disa nga arsyet pse katolikocentrizmi është iracional në kuptimin se tregohet më agresiv se sa e ka fuqinë.

Iracionaliteti i ‘arsyes kombëtare’ katolikocentriste

Katolikocentrizmi shqiptar është iracional jo vetëm pse tregohet më provokues e agresiv se e ka fuqinë dhe kështu rrezikon veten, por edhe se kërkesën e vet përpiqet ta legjitimoj me ‘arsyen kombëtare’ shqiptare. Ne shqetësohemi dhe bëjmë thirrje që kombi të kthehet në katolik, arsyetojnë ata, sepse përndryshe bota e fuqishme dhe e zhvilluar perëndimore nuk na përkrah.

Iracionaliteti i këtij argumenti është i dukshëm praktikisht dhe logjikisht, por këtu do të përmenden vetëm disa momente pa e zhvilluar me plotë këtë argument. Praktikisht është iracional, sepse, siç u tha, perëndimi i zhvilluar dhe i fuqishëm ka ndërhyrë me armë në mbrojtje pikërisht të dy popujve në shumicë myslimane në Ballkan: boshnjakëve dhe shqiptarëve, pikërisht nga një popull ‘kristian’ dhe që luftonte kundër ‘rrezikut islam’ ndaj perëndimit, Serbisë. Aleanca më e fuqishme ushtarake në hsitornë njerëzore, aleanca më e fuqishme ‘kristiane’ në historinë e njerëzimit, NATO, veprimin e parë ushtarak në historinë e vetë gati 50 vjeçare, promovimin e vet e bëri në mbrojtje të një populli në shumicë myslimane, pikërisht të kombit tonë kundër një agresori ‘kristian’ ortodoks. Ajo mund të zhvilloj edhe shumë luftëra të tjera, ose mund të shpërbëhet, por në historinë e saj mbtetet fakti se luftën e parë e bëri për të mbrojtë një popull në shumicë myslimane. Kjo provon edhe një gjë tjetër: se temri ‘kristian’ për të mbuluar bashkimin e katolikëve me ortodoksët nuk funksion në pernëdim, por është porta, mjeti, emri me të cilin vetëm katolkocentrikët shqiptar dhe jo ‘kristianët erëndimor historkisht dhe aktualisht janë përpjekë të mbulojnë bashkëpunimin e tyre me ortodoksinë serbe e greke. Argumenti i ‘arsyes kombëtare’ i përdorë nga katolikocentrizmi është iracional edhe logjikisht, ndër të tjera, sepse Evropa e sotme nuk është mesjetare e udhëhequr nga arsyeja fetare por udhëhiqet nga interesat kombëtare. Evropa vetë nuk është katolike, por protestane, luterane, anglikane, ortodokse, edhe katolike dhe myslimane. Ndërrimi i fesë vetëm për të marrë pare nga Evropa, siç u këshillojnë katolikocentrikët shqiptarëve duke filluar me Kadarenë e deri tek Myfataraj dhe trakti, do t’i paraqiste shqiptarët më shumë si ateistë që nuk e kanë problem besimin dhe e ndërrrojë fenë sa herë t’iu nevojitet para, se sa si katolik. E ndoshta për një besimtar më i mirë është një njeri që beson diku, qoftë edhe një fe kundërshtare se një ateist. Ndërrimi masiv i fesë, edhe sikur të kenë të drejtë katolikocentrikët, kërkon një periudhë tepër të gjatë kohore, ndoshta shekullore dhe deri atëherë shqiptarët jo vetëm nuk do të marrin mbështetjen perëndimore e do të mbeten të pazhvilluar, por kur të jetë përfunduar konvertimi nuk dihet nëse do të jetë më i dobishëm dhe në përputhje me qëllimin sepse rrethanat mund të kenë ndryshuar dhe qytetërime të tjera mund të jenë fuqia botërore për përkrahjen (paratë) e të cilave mund të kemi nevojë etj., etj.

Ab katolikocentrismus libera nos Domine

Deri tani, siç u tha, zakonisht, por jo gjithnjë, katolikocentrizmi më shumë se me urrejtje është parë me neveri. Përgjitësisht ka mbizotëruar mendimi se nuk është mirë, nuk ëshë e dobishme që feja të politizohet dhe për këtë një numër i madh argumentesh janë përpunuar edhe në Evropë gjatë iluminizmit dhe kalimit nga mesjeta në modernen. Vlera e vetme e pranuar gjërësisht në botë si karaktersitike shqiptare, toleranca fetare, synohet të shkatërrohet nga katolikocentrikët duke e politizuar fenë. Argumentet e zhvilluara gjatë kalimit nga mesjeta në modernen dhe praktikat e ndarjes së fesë nga politika, e lënejs së besimtarëve në vullnetin e vet të lirë për të zgjedhë fenë., e kufizimit të instituciineve fetare në afrimin e shërbimeve besimtarëve dhe në shoejgimin e epërsive të fesë që u këshillohet janë treguar racionale, të dobishme praktikisht, zbutëse të konfliketeve, shamngëse të tragjedive e masakrave etj.

Megjithatë në qoftë se katolikocentrikët e politizojnë fenë duke iu drejtuar kombit, duke iu drejtuar shqiptarëve që të katolicizohen, atëherë kombi bën thirrje për shqiptarizimin e katolicizmit. Myslimanët shqiptar nuk kanë qendër të huaj që i drejton. Ortodoksët shqiptar me sakrifica të mëdha e kanë krijuar kishën e pavarur shqiptare. Vetëm katolikët nuk janë pavarësuar dhe vazhdojnë t’u mbeten besnik të huajve. Pra, katolikocentrizmi, kjo qenie e pështirë me kaq mllef e vner të grumbulluar në shekuj, që bren veten nga mllefet e grumbulluara në trupin e vet të dobët deri tani kryesisht është parë nga kombi me pështirosje dhe njëfarë mëshire për te, por mund të shihet edhe si rrezik Parulla e katolikocentrizmit (bashkë me serbët e grekët) ka qenë lutja e Mazrrekut: ‘Ab albanensibus libera nos Domine’ (‘Nga shqiptarët na shpëto o Zot’). Por parulla dhe lutja e shqiptarëve mund të bëhet: ‘Ab katolikocentrismus libera nos Domine’ (‘Nga katolikocentristët na shpëto o Zot’)

Fondamentalizmi katolikocentrist po bëhet secilën herë më iracional ndër shqiptarët ose thënë më popullorçe, katolikocentrizmin po e lënë mendtë.E kane lënë mendtë jo pse ben thirrje që njerëzit me përkatësi të tjera fetare të kthehen në katolikë, sepse përfaqësuesit e çdo besimi i ftojnë të tjerët të përqafojnë besimin e vet. Por e kanë lënë mendtë, së pari, sepse tregohet më agresiv se e ka fuqinë e kjo i kthehet si bumerang në dëm të vet dhe, së dyti, sepse këtë thirrje përpiqen ta arsyetojnë më një ‘reason d’nation’, më arsye kombetare.

Prandaj, në këtë shkrim do të tregohet në vija mjaft të përgjithshme se si brenda katolicizmit në shekuj ka ekzistuar një rrymë politiko-fetare që u ka sjellë dëme të mëdha shqiptarëve; se veprimtaria e sotme katolikocentriste është vazhdim i kësaj rryme; se si përpjekja për të legjitimuar veprimtarinë e vetë me ‘arsyen kombëtare’ është krejt iracionale etj. Por para se të shqyrtohen këto çështje me rëndësi të madhe për jetën e shqiptarëve, nga konceptimi dhe qëndrimi ndaj të cilave varet shumë nëse shqiptarët do të bëjnë një jetë më të mirë apo edhe më të keqe le të fillohet si hyrje me një dukuri të çuditshme të ditëve më të fundit.

Çuditja me të çuditurit

Për median, analistët, ‘intelektualët’ dhe forcat ‘politike’ në Shqipëti u duk si një çudi, si një rrufe në të kthjellët shpërndarja e një trakti antimysliman në Shkodër dhe një shpërthim pranë bustit të Gjergj Fishtës. Por, për t’u çuditur është vetëm me këtë çuditje të ‘politikanëve’, ‘analistëve’, ‘intelektualëve’ dhe medias shqiptare. Në Shqipëri ka dhjetë vjet që shpërndahen ‘trakte’ si ky që u shpërnda në Shkodër, shpërndahen legalisht në dhjetramijë kopje, në gjithë vendin, në gazetat e forcave kryesore ‘politike’ dhe në gazetat ‘e pavarura’, shkruhen e shpërndahen libra qindra faqesh e mijëra kopjesh, transmetohen emisione televizive e radiofonike.Veç disa intelektualëve dhe veprimtareve të rrethuar rreth ‘Rimëkëmbjes’, dhe veçanërisht kryetari i saj, Abdi Baleta, ndaj kësaj fushate antimyslimane nuk ka kundërvepruar gati askush. Ndërsa tani ‘analistët’, ‘intelektualët’, media, ‘politikanët’çuditen e bëjnë zhurmë për një trakt të shpërndarë ilegalisht, vetëm në një qytet dhe vetëm në disa qindra, ndoshta mijëra kopje.

Në trakt nuk ka ansjë ide dhe as intensitet urrejtjeje e konfliktualiteti më të madh se në artikujt e gazetave, librat, emisionet e medias elektronike që të ngjallin reagim më të madh se këto. Trakti bën thirrje për kthimin masiv të shqiptarëve në katolik ‘për arsye kombëtare’; nxitje urrejtjeje ndaj islamit si besim; e lidh islamin me dhe institucionet e tij (xhamitë etj.) me terrorizmin, ‘fondamentalizmin islamik’; glorifikon disa figura katolike; bën thirrje të largohen nga figurat qëndrore të nacionalizmit shqiptar e të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit si Ymer Prizereni, Sami Frashëri etj.

Por të gjitha këto ide e thirrje dhe, me po kaq intensitet urrejtës janë shfaqë legalisht, publikisht, në gazeta, libra, media elektronike etj., që dhjetë vjet në Shqipëri. Trakte si ky dhe ide si këto janë shkruar nga shkrimtarë, studiues, politikanë, gazetarë të njohur e të panjohur. Kështu thirrjen për kthimin masiv të shqiptarëve në katolik, ashtu si në trakt, ka mbi dhjetë vjet që e ka bërë Ismail Kadare. Ai është pasuar nga një varg pasuesish të njohur e të panjohur. Ashtu si trakti, edhe Kadare edhe pasuesit e tij janë përpjekë të legjitimojnë thirrjen prozelitike me ‘arsyen kombëtare’: se Evropa nuk na mbështetë pa u kthyer në katolik. Trakti, siç u tha, e lidhë besimin islam dhe institucionet e tij me terrorizmin ‘fondamentalist islamik’. Por këtë e ka bërë gati që dhjetë vjet më parë Neshat Tozaj në gazetën ‘Zëri i Popullit’ (10.1.1995) në artikullin “Shqipëria një depo municioni islamik?” dhe para tij kjo ka qenë propagandë e përditshme e shtypit në Shqipëri.

E gjithë kjo propagandë antimyslimane është përmbledhë e shpërnda në Shqipëri në një libër prej 330 faqesh të shkruar nga Kastriot Myftaraj: “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj”, dhe është vënë në qarkullim njëkohësisht me hedhjen në qarkullim të traktit në Kosovë. Ngjashmëria ndërmjet traktit dhe librit është fantastike. Ashtu si trakti, edhe libri e lidhë besimin islam me terrorizmin.

Ashtu si trakti edhe Myftaraj bën thirrje për konvertim masiv të shqiptarëve (gegë) në katolik duke e bazuar në ‘arsyen kombëtare’, sepse Evropa nuk i përkrah shqiptarët pa këtë konvertim. Shqiptarët ndodhen para alternativës: “ose islamin, ose shtetin e bashkuem nacional shqiptar” (f.91). Ashtu, dhe më vrazhdë se trakti, libri fallsifikon dhe sulmon përmbajtjen e islamit. Sipas traktit “feja islame është fe e dhunës, krimit, drogës, prostitucionit dhe prapambeturisë”. Sipas Myftarajt feja islame është fe e poshtnimit njerëzor: “Që islami është fe e poshtnimit njerëzor, kjo kuptohet dhe nga fakti që ajo ka adoptu për ritin e faljes, ranien përmbys” (f.102). Po ashtu sipas Myftarajt feja islame është totalitariste dhe fashiste: “Islami në thelbin e vet asht një fe totalitariste (f.110 etj.) dhe fashiste (ff. 111-112). Ashtu si trakti edhe libri sulmon disa figura qëndrore kombëtare të shqiptarëve: “mos shkoni pas mashtrimeve të dijetarëve të rrejshëm të asaj kohe, të homoseksualëve siç ishin Sami Frashëri, Ymer Prizereni etj.”. Edhe Myftaraj në librin e vet sulmon përfaqësuesit e nacionalizmit shqiptar, veçanrisht Hasan Prishtinën (ff. 277;301 etj.) që vijoi programin e Pashko Vasës, Sami Frashërit e Ymer Prizerenit. Trakti ashtu si libri i Myftarajt glorifikon figurat politike sipas kriterit katolik. Sipas traktit: “edhe një herë ju ftojmë të ktheheni tek burimorja – tek feja e të parëve e të mos tradhtoni Gjergj Kastriotin, nënë Terezën, Pejtër Bogdanin”. Ashtu edhe Myftaraj glorifikon Skënderbeun, Pjetër Bogdanin dhe, natyrisht, nënë Terezën, të cilës, i ka kushtuar një libër tjetër të plotë.

Megjithëse me i vrazhdë, me më shumë shpifje dhe urrejtje ndërfetare dhe në më shumë kopje e faqe se trakti, ndaj librit të Myftarajt dhe njerëzve që kan filluar ta shpërndajnë ‘fshehurazi’ si trakt nuk kanë reaguar negativisht as media, as politikanët, as intelektualët veç disa njerëzve të rrethuar rreth ‘Rimëkëmbjes’.

Teza si të traktit e të librit të Myftarajt kanë hedhë vetë politikanët më me ndikim në jetën fatkeqe të shqiptarëve: Fatos Nano dhe Sali Berisha. Para se Myftaraj të shkruante librin ku përpiqet të fshij historinë mbi 500 vjeçare shqiptare duke e thjeshtuar në histori vetëm të katolikëve, Fatos Nano pat bërë thirrjen “të fshihen 555 vjetë histori të shqiptarëve”. Në përgjigje të kësaj thirrjeje dhe si zelltar i devotshëm i Nanos, Kastriot Myftaraj, i është vënë punës menjëherë të fshij 555 vjet të historisë shqiptare, punë të cilën e ka përfunduar në librin “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj” disa muaj mbas thirrjes së Nanos.

Edhe Sali Berisha në ballafaqimin televiziv me Nanon u pajtua me tezën e Nanos për fshirjen e 555 vjetëve histori dhe jete shqiptare. Berisha tha se flamuri shqiptar është flamur i krishterimit duke tjetërsuar kështu flamurin kombëtar të shqiptarëve nga kombi dhe duke e njohur si flamur fetar. Kështu, sipas tij, del se Shqipëria përfaqësohet në OKB etj., me flamur fetar. Ashtu si Nano dhe Myftaraj, përkatësinë evropiane të shqiptarëve Berisha u përpoq ta mbështesë në një element të vetëm kulturor, në fenë katolike. Sipas Berishës prova se shqiptarët janë evropian është qenia e tyre i vetmi popull katolik në Perandorinë Bizantine. Ashtu si Nano, si Berisha, që të dy, mendojnë se për të dëshmuar përkatësinë evropiane të shqiptarëve duhen fshi 555 vjet histori dhe, mbi të gjitha, jetë e shqiptarëve, për t’u rilidhë me periudhën e Perandorisë Bizantine.

Nuk është aq e rëndësishme se tezat e Berishës nuk janë të sakta: a) se në kohën e vet flamuri i sotëm shqiptar ka qenë flamur i vetëm një princi shqiptar (Skënderbeut), meqenëse principatat e tjera kishin flamujt e vetë dhe, b) as në kohën e Skënderbeut, dhe aq më pak sot, flamuri nuk kishte asnjë simbol fetar sepse përbëhej nga shqiponja (simbol totem, jo kristian) dhe ylli i Davidit (simbol jo kristian). Po ashtu shqiptarët nuk kanë qenë në shumicë katolike, dhe as të vetmit, as në periudhën e Perandorisë Bizantine. Shqetësimi i Berishës nuk është saktësia e pohimeve, por programi katolik që bartin e mëbshtetin. Prandaj për ‘eruditin’ Berisha, nuk është kryesore padituria e tij. E rëndësishme është se nga pohimet e Berishës provohet: a) se Berisha ose i është nënshtruar presionit katolikocentrist, ose i ka përbrendësuar vetë ndjenjat dhe qëndrimet katolikocentriste. b) e rëndësishme është se edhe Berisha i bashkohet thirrjes së Nanos për të fshi 555 vjet histori e jetë shqiptare që të kthehen tek Perandoria Bizantine. c) E rëndësishme është se me ndikimin që ka Berisha në Partinë Demokratike e ka kaluar këtë parti në programin politik dhe synimet e katolikocentrizmit shqiptar. d) Katolikocentrizmi i PD bashkohet me ortodoksinë e Nanos sipas modelit të bashkimit të Aurel Plasarit (ortodoks) me Zef Pëllumbin (katolik), e kristianizmit (katolicizëm + ortodoksizëm) kundër myslimanizmit, çka shpjegon edhe dashurinë e veçantë të PD dhe Berishës për Aurel Plasarin.

Mbas gjithë kësaj veprimtarie antimyslimane dhjetëvjeçare, publike, masive, agresive, politike dhe publicistike është çudi të çuditesh për një trakt që, në krahasim me to, është i parëndësishëm. Dhe çudia me të çuditurit vërtetë ka bazë, sepse të çuditurit vetë kanë shkruar e shpërndarë ‘trkate’ d.m.th. libra, gazeta, emisione në median elektronike dhe në programet politike partiake e jopartiake njëlloj si trakti i fotokopjuar. Çudia bëhet edhe më e madhe sepse gazeta ‘Rimëkëmbja’ (15.1.2002) e kishte botuar traktin mbas shpërndarjes në Kosovë dhe kishte paralajmëruar për rrezikun e tij duke treguar edhe një herë se është shumë para gjithë të tjerëve në konstatimin e veprimtarive antishqiptare dhe në luftën kundër tyre.

Kundërshtimi dhe vijimi i traktit

Media dhe politikanët u treguan të ndjeshëm ndaj një trakti të hedhur ilegalisht, në pak kopje dhe jo më konfliktuoz e antimysliman se shkrimet e vetë medias dhe mendimet e vetë politikanëve kryesor. Po në reagimet kundërshtuese konstatohej edhe njëfarë vazhdimi i propagandës së traktit. Këtu nuk është vendi të analizohen të gjitha ‘kundërshtimet’ dhe vazhdimet e traktit nga media shqiptare, por do të paraqiten vetëm disa të tilla sa për të tërehqë vëmendjen e të interesuarve dhe veçanërisht shqiptarëve. Kështu të ngarkuarit nga shteti për të luftuar veprimtaritë antishqiptare, policia dhe organe të tjera, u dukën krejt të bëfasuara nga shpërndarja e traktit. Shpërndarjen e traktit fillimisht e morën si diçka joserioze dhe si lojë adoleshentësh: ‘autoritetet policore filllimisht deshën ta kalojnë ngjarjen pa bujë. ‘ka shumë mundësi që të ketë qenë njëlloj adoleshentësh’ – u shpreh të dielën mbasdite një nga krerët e Rendit’ (“Ballkan”, 12.02.2002, f.9). Ka dy mundësi: Ose krerët e rendit ishin vërtetë të befasuar, nuk e kishin pritë këtë veprimtari, dhe atëherë mbajnë përgjegjësi (edhe ligjore) pse nuk kanë informacion për veprimtari antishqiptare me karakter politiko-fetar. Kjo përgjegjësi nuk mund të anashkalohet sepse janë organe të ngarkuara, të specializuara e të paguara për të zbuluar këto veprimtari edhe kur askush tjetër mund të mos di gjë për to. Sepse, siç u tha më lartë, kjo është një veprimtari e dendur dhe legale në Shqipëri që dhjet vjet e se, për më tepër, gazeta ‘Rimëkëmbja’ pa qenë organ i specializuar dhe me mundësitë e organeve shtetërore për zbulimin e këso lloj veprimtarishë edhe e kishte botuar traktin, edhe kishte paralajmëruar për rrezikun e tij. Ose, mundësia e dytë, dhe më e besueshme mbetet që organet shtetërore të kenë pasë dijeni për këto veprimtari, por janë përpjekë ta fshehin atë, ta quajnë ‘lojë adoleshentësh’ për ta mbrojtë duke dëshmuar kështu se janë bashkëpunëtor me shpërndarësit e trakteve dhe të antimyslimanzimit.

Edhe media, ndonëse në dukje e kundërshtoi zhurmshëm, gjeti mënyra ta vazhdoj politikën e traktit. Kështu ndryshe nga rastet që kur shprehen kundër myslimanizmit ‘gazetarët’, ‘politikanët’ e ‘intelektualët’ përdorin gjithnjë emërtimin ‘fondamentalizëm islamik’, për traktin katolik që shfaqej aq vrazhdë e dhunshëm kundër myslimanizmit thuhej vetëm ‘trakt fondamentalist’ pa cilësorin katolik. Në editorialin e gazetës ‘Ballkan’ (12.02.2002) shkruhej: “Fondamentalizmi i pafshehur, me stil të hapur dhe arrogant u shfaq të dielën, kur një trakt…”. Editorialisti nuk dëshiron (ndoshta nuk guxon) të thotë ‘fondamentalizëm katolik’ por e le pa cilësor, thjeshtë fondamentalizëm, sikur të ishte fondamentalizëm ekologjistësh, a budistësh, a alienësh etj. Editorialisti ka frikë nga përdorimi, ose se mos futet në përdorim termi i saktë që i përgjigjet veprimtarisë katolikocentriste shqiptare: fondamentalizëm katolik.

Gazeta që gati me zor dhe kundër vullnetit e shprehi kundërshtimin ndaj traktit dhe politikës së tij fondamentaliste katolikocentriste ishte gazeta e Partisë Demokratike, ‘Rilindja Demokratike’. Kështu, derisa gati gjithë gazetat i kishin kushtuar nga dy faqe ‘kundërshtimi’ rrezikut që paraqet politika e traktit, RD i kishte dhënë vetëm gjysmë faqeje dhe atë vetëm me deklarata të thata e formale të drejtuesve lokal të PD-ës. Ky qendrim i gazetës është shprehje e poltikës së Berishës për të parë flamurin shqiptar si të katolicizmit.

“Analistët” e gazetës ‘Korrieri’ si përherë edhe të paaftë edhe keqdashës ndaj shqiptarëve e shpjegojnë shpërndarjen e traktit me krizën qeveritare: “Këtë herë kjo mund të shpjegohet me krizën qeveritare apo me masat shtërnguese të policisë për kriminalitetin në këtë zonë” (12.02.2002, f.11). “Korrieri” kështu përpiqet të fsheh propagandën antimyslimane dhjetëvjeçare në të cilën vetë kjo gazetë përpiqet të ze vendin e pare. Propaganda dhjetëvjeçare nuk mund të shpjegohet me krizën qeveritare të kohëve të fundit. As thirrjet e Nanos për të fshi historinë 555 vjeçare të shqiptarëve, as tjetërsimi i flamurit nga Berisha, as thirrjet për konvertim në katolik dhe presioni arrogant ndaj myslimanëve nga ana e Kadaresë, Tozajt, Blushit, Mirditës, Sedajt etj., etj., filluar para dhjetë vjetësh e përsëritë gati çdo ditë nga gazetat dhe media elektronike nuk mund të shpjegohen me krizën e fundit qeveritare. Por analistët e “Korrierit” dihet se janë edhe keqdashës, edhe të paaftë.

‘Korrieri” ashtu si trakti bën vetë propagandë fetare kur poetin kombëtar Gjergj Fishta e quan përfaqësues të fesë kristiane: ‘u hodh një granatë pranë një monumenti të një përfaqësuesi të fesë kristiane’ (“Korrieri, 12.02.2002). Gjergj Fishta për shqiptarët nuk është përfaqësues i fesë kristiane, por është përjetuar si përfaqësues i nacionalizmit shqiptar dhe është mbështetë nga myslimanët po aq sa nga katolikët me prirje nacionaliste.

Pse sulmohet Fishta nga katolikët?

Si organet shtetërore, si komentatorët e ndryshëm të traktit dhe të shpërthimit afër bustit të Fishtës bashkoheshin në konstatimin se të dy veprimet janë kryer nga e njëjta qendër. Kjo është një qëndrim i drejtë i tyre, në ndryshim nga qëndrimet e tjera si vijimi i traktit duke ‘e kundërshtuar’ apo përpjekje për mbrojtjen e tij (tyre) që u përmenden më lartë. Çka mbetet për t’u shpjeguar, megjithkëtë, është pyetja se pse rryma fondamentaliste katolikocentriste e sulmon Fishtën? Përgjigja në këtë pyetje kërkon njëfarë njohurie të përgjithshme të rrymave politike brenda vetë katolicizmit shqiptar.

Katolikocentrikët dhe etnocentrikët katolikë: konceptet

Katolicizmi ndër shqiptarët nuk është një qëndrim dhe veprimtari njësh (unike) po është shumës me diferencime të brendshme të ndryshme. Diferencimet brenda katolicizmit mund të shihen si diferencime doktrinare, në kohë (p.sh. interpretimet paramesjetare, mesjetare apo bashkohore të shkrimeve të shenjta) apo sipas urdhërave të ndryshëm si p.sh. françeskan, jezuitë etj. Këtu me interes është diferencimi në rryma politike i katolikëve në Shqipëri.

Edhe diferencimet politike mund të shihen sipas kriteresh të ndryshme, por këtu është me interes diferencimi sipas kriterit kombëtar ose fetar, sipas atij kriteri që vendos kombin (ose etninë) në qendër dhe pastaj faktorët e tjerë i sheh se si janë në marrdhënie me te. Kjo do të thotë se sheh cilët faktorë janë miqësor, cilët armiqësor, cilët neutralë, me cilët duhet bërë aleancë, me cilët luftë etj. Shkurt bën politikë. Ose vendos fenë në qendër dhe pastaj sheh se si janë të rrethuar rreth saj faktorët e ndryshëm. Rryma që vendos në qendër etninë, kombin mund të quhet etnocentrike. Karakteristikë tjetër e këtij drejtimi mendor është komunitarianizmi, vendosja në qendër e bashkësisë (etnike) dhe shikimi i faktorëve të tjerë në marrdhënie me bashkësinë dhe jo me universalen d.m.th. një faktor nuk e shikon p.sh. si armiqësor a miqësor sipas një përcaktimi universal, por miqësor apo armiqësor në lidhje me një bashkësi. Rryma që vendos në qendër (center) fenë katolike mund të quhet katolikocentriste. Karakteristikë tjetër e kësaj rrymë është universializmi në kuptimin se feja katolike mëton se u përmbahet parimeve universale, të vlefshme njëlloj për të gjithë njerëzit dhe bashkësitë.

Ndarja që i ka përshkuar të gjithë shqiptarët lidhur me përcaktimin e armikut kryesor për shqiptarët si etni-komb e jo vetëm si fe në dhjetë shekujt e fundit e ka përshkuar edhe kishën katolike në Shqipëri, priftërinjtë dhe besimtarët katolik. Një rrymë katolike mendonte se armiku kryesor për shqiptarët si etni, komb janë sllavët ortodoks ballkanas ndërsa më pak të rrezikshëm pushtuesit osman. Kjo rrymë u ndesh dhimbshëm me pushtuesit shovinist serb e malazez dhe më pak me pushtuesit osman. Një rrymë tjetër mendonte se armiku më i rrezikshëm për katolikët janë pushtuesit osman dhe jo pushtuesit ballkanas sllav-ortodoks. Kjo rrymë u ndesh me pushtuesit osman dhe bashkëpunoj me pushtuesit serb e malazez ortodoks. Kjo rrymë po ashtu vendosë në qendër fenë dhe vlerësimin e gjithçkaje e sheh nga kjo qendër: miqtë, armiqtë, neutralët, vlersimin e ngjarjeve, proceseve dhe individëve. Prandaj quhet edhe katolikocentriste, d.m.th. që vë në qendër katolicizmin dhe jo aq shumë kombin.

Katolikocentrizmi i sotëm cinik dhe agresiv është vazhdim i një rryme politike katolike shumëshekullore shqiptare, i rrymës që në shekuj u afrua, bashkëpunoj vullnetarisht ose me pagesë me malazezët, serbët dhe shoviznizmin antishqiptar serb kundër ‘armikut të përbashkët’ osman dhe mysliman dhe që në qendër vendos besimin e vet katolik e jo kombin.

‘Feja e të parëve’: ortodoksizmi

Ndarja e kishave më 1054 në të Lindjes (biznatine, ortodokse) dhe të perëndimit (romane, katolike) sjellë edhe ndarjen brenda kristianëve shqiptar. Në fillim të gjitha kishat dhe kristianët shqiptar mbetën të ritit ortodoks, bizantin me dy mitropoli nga të cilat vareshin të gjitha kishat e tjera, mitropolia e Durësit për Shqipërinë e epërme dhe mitropolia e Ohrit për Shqipërinë e poshtme. Përhapja e katolicizmit filloi rreth njëzet vjet më vonë kur u themelua peshkopata e Tivarit nga mbreti i zetës (Serbisë) Mihali. Mihali, ishte pasardhës i zhupanit të Zetës, Vojisllavi, që e kishte pushtuar Shkodrën dhe kishte vendosë slinë e tij aty. Mihali ishte në luftë me Biznatin. Për këtë i kërkoi ndihmë Papës së Romës në luftë kundër Bizantit dhe kurorëzimin mbret e, si kundërshpërblim, i ofroj atij hapjen e një peshkopate katolike në Tivar. Papa i tërehqur nga ideja se mund të krijonte një kishë katolike në këtë rajon të Ballkanit i pranoi kërkesat e Mihalit dhe kështu më 1077 u hap edhe peshkopata e Tivarit. Kështu, pra, vetëm mbas 20 vjet të përfshirjes së gjithë shqiptarëve në ritin ortodoks përems mbretit serb u hap e para kishë katolike dhe filloi përhapja e katolicizmit tek shqiptarët. Megjithkëtë, edhe dy shekuj më vonë shumica e popullsisë shqiptare mbetej ortodokse, ndërsa katolicizmi ishte përhapë në hapësira më të ngushta.

Prandaj thirrja e katolikocentristëve për ‘kthim në fenë e të parëve’ e kthen thirrjen kundër tyre. Në qoftë se duhet kthyer në fenë e të parëve, atëherë del se shqiptarët duhet të kthehen në ortodoksë, siç thotë Janullatosi, dhe jo në katolik siç thonë katolikocentristët. Këta nuk mund të thonë se katolicizmi ka ekzistuar para ortodoksizmit, se ortodoksizmi u themelua vonë, mbas shkëputjes nga kisha romane etj., sepse para ortodoksizmit nuk ka pasë as katolicizëm. Katolicizmi e mori kuptimin pikërisht në marrdhënie me ortodoksizmin. Para tyre kishte thjeshtë kristianizëm, kryçtar dhe rryma të tjera por jo katolik e ortodoks. Për më tepër ortodoksia e mori emrin kështu pikërisht si qëndrim më besnik, dogmatik ndaj kristianizmit të deriatëherëshëm (njëmijëvjeçar). Përkundrazi, katolicizmi u qortua se nuk është vijim i praktikave dhe besimeve njëmijëvjeçare, por është reformuar, ka ndryshuar etj. Nga këto debate teologjike-kishtare, megjithëse një zgjidhje përfundimatre nuk është dhënë kurrë, mbeti se ortodoksizmi është dogmatizëm, nuk pranon ndryshime, riinterpertime etj., pra, i qëndroj strikt kristianizmit të hershëm, ndërsa katolicizmi është besimi i mëparshëm i reformuar, pra, nuk është ai i pari fare. E zbatuar për thirrjen katolikocentriste të kthimit në fenë ‘e të parëve’ kjo do të thotë pra, kthim në ortodoksë, sepse më besnik ndaj besimit të të parëve ka mbetur ortodoksia, sepse katolicizmi është vetëm njëmijëvjeçar, nuk i ka qëndruar plotëisht besnik besimit të të parëve ndërsa ortodoksia është dymijëvjeçare etj., etj. Ose, siç u është thënë shpesh, në qoftë se duhet kthyer tek besimet e para fare, mbasi nuk ka arsye të ndalemi në mes të rrugës se kthimit mbrapa tek të parët, atëherë duhet kthyer në paganizëm, sepse të parët tanë të parë kanë qenë paganë. Pra një debat i tillë nuk është serioz dhe, siç shihet, lehtë mund të banalizohet e të kthehet kundër katolikocentrikëve duke i nxjerrë sheshit si iracional.

Motivi etnik i katolicizimit fillestar

Katolicizmi ndër shqiptarët filloi të përhapet me ritme të shpejta dhe, rrjedhimisht, masivisht vetëm nga gjysma e dytë e shekullit të XIII, mbasi u krijuan kishat autoqefale ortodokse, veçanërisht ajo serbe (1219). Krijimi i kishave ortodokse autqefale e lidhi kishën, besimin fetar me kombin. Kisha e ritit bizantin, megjithëse mbizotërohej nga grekët, mbetej teorikisht universale, e palidhur drejtpërdrejtë me ndonjë etni a (në gjuhën e sotme) komb. Ndërsa autoqefalia ishte procesi i lidhjes së kishës me etninë. Kështu në kishën ortodokse serbe shkrimi, gjuha e shërbimit fetar, lidhja me shtetin etj., ishin serbe. Përmes serbizimit të ritit ortodoks, lidhjes së fesë me kombin kisha ortodokse serbe rrezikonte tjetërsimin kombëtar të shqiptarëve, asimilimin e tyre në serbë. Për t’i shpëtuar këtij asimilimi etnik-fetar (krahas shumë aryseve të tjera) shqiptarët filluan përqafimin masiv të katolicizmit, ritit kristian perëndimor. Në këtë periudhë realizohet katolicizimi masiv i shqiptarëve dhe shënohet përhapja më e gjërë e katolicizmit ndër shqiptarët (Xhufi, 1996:41-44; Noel, 1998:42). Kjo ndarje që në fillim ishte doktrinare, nëse do të zbatohej riti bizantin apo romak, me krijimin e kishave autoqefale mori rëndësi kombëtare. Deri me shtrirjen e Perandorisë Osmane në Ballkan konflikti shqiptaro-serb në vijën fetare është ndërmjet katolicizmit (shqiptarët) dhe ortodoksisë (serbët). Madje katolicizmi quhet prej serbëve ‘feja e shqiptarëve’ (arbanska vera).

Ortodoksia serbe ushtroi një dhunë të jashtëzakonshme kundër katolikëve dhe atyre që u bënë katolik për konvertimin në ortodoks: damkosja me hekur të skuqur, djegia e shtëpisë, dënimet me vdekje, dëbimet ishin vetëm disa nga masat që ushtroheshin për t’i konvertuar të gjithë besimtarët e besimeve të tjera në ortodoksë serbë.

Katolikocentrikët dhe etnocentrikët katolikë: ndeshja historike

Me konsolidimin e pushtetit osman kisha katolike ndër shqiptarët tani ka jo një, po dy rival: ortodoksinë dhe islamin. Mendimi i klerit katolik shqiptar dhe kishës katolike ndahet në dy rryma: njëra palë, vazhdon të mendoj se rreziku kryesor është kisha ortodokse sllave (serbe) e mbështetur nga serbët dhe osmanët, ndërsa pala tjetër mendon se rreziku kryesor është islami i mbështetur nga osmanët.

Këto dy rryma janë të dokumentuara mirë prandaj ka kuptim të flitet për to. Sigurisht, këtu nuk do të paraqiten në mënyrë të hollësishme për të mos ‘lodhur’ lexuesin dhe, sepse, çdo njeri i informuar ose i interesuar mund ta bëj relativisht lehtë këtë gjë meqenëse ka shumë burime, dokumente, analiza etj. Por do të përmenden vetëm ilustrativisht disa momente.

Konflikti ndërmjet dy rrymave katolike shqiptare bëhet i dukshëm p.sh. në problemin e qëndrimit ndaj priftërinjëve sllavë (kryesisht kroat) që emëroheshin nga Vatikani si drejtues në kishat katolike në Shqipëri. Në shekullin XVI vezir i madh në Stamboll ishte Mehmet Sokoloviçi, me origjinë serbe. Megjithëse Papa dukej në armiqësi me osmanët nuk ishte bash pengesë që, i yshtur nga veziri i madh serbo-osman, të emëronte në kishat katolike në Shqipëri priftirinjë sllave. Në pamundësi për të emëruar serbë për shkak se ishin ortodoksë, së paku emëronte sllav, kryesisht kroat.

Një rrymë e klerit katolik shqiptar e mbështeste emërimin e priftërinjëve sllav në kishat katolike në Shqipëri. Ky pranim, pos motiveve të tjera, presupozon një të menduar universialist dhe katolikocentrist. Në qoftë se në qendër vendoset feja katolike, atëherë origjina etnike, racore etj., nuk kanë rëndësi sepse feja katolike është universale, për të gjithë, është karakteristika me të cilën njerëzit bashkohen ose ndahen. Një rrymë tjetër kundërshtonte emërimin e priftërinjëve sllavë në kishat shqiptare, edhe pse këta priftërinjë sllavë ishin katolik. Ky qëndrim presupozon një të menduar etnocentrik, komunitarian. Në qoftë se në qendër vendoset bashkësia, kombi, atëherë rëndësi të parë ka përkatësia kombëtare dhe jo vetëm fetare (katolike).

Është e kuptueshme se mbështetjen e papatit dhe Vatikanit e kishte rryma katolikocentriste që vinte në plan të parë fenë, sepse Vatikani i përmbahej (së paku verbalisht) të menduarit universialist. Ndërsa rryma e përqëndruar tek kombi ishte në kundërshtim me mendimin e Vatikanit dhe, rrjedhmisht kundërshtohej prej tij. Megjithëse ekzistojnë një numër i madh dokumentesh për ndeshjen ndërmjet këtyre dy rrymave katolike shqiptare, rasti i Pjetër Budit është me tragjiku dhe më përfqësuesi për ta përmendur (shkurt). Pjetër Budi nuk ishte një kundërshtar nga paragjykimet ose indoktrinimi antiserb i priftërinjëve sllavë. Ai kishte marë pjesë ose së paku ishte i deleguar në Vatikan nga kuvendi i tretë ndërballkanik që u mbajt në Prokuplje (11.11.1616) dhe në të cilin merrnin pjesë klerik katolik e ortodoksë nga gati të gjitha vendet e Ballkanit, pra sllavë me shumicë dhe serb në veçanti. Nga kuvendi Budi u ngarkua të siguronte mbështetjen e Vatikanit për kristianët e Ballkanit. Por, megjithëse u përpoq për disa vjet, nuk arriti të bindë Papën t’i ndihmojë kristianët e Ballkanit në luftë kundër osmanëve. Mbas kësaj, më 1622 Budi kthehet në Shqipëri dhe mbledh dy koncile katolike në të cilat, nën ndikimin e tij, vendoset që në kishat katolike të mos pranohen priftërinjë katolik që nuk janë të kombësisë shqiptare. Mbas nëntë muajsh Budi u mbyt në Dri.

Budi është interesant në shumë drejtime, por këtu, për të mos u larguar shumë nga tema, do të përmenden vetëm disa.

Budi i jep qartë përparësi përkatësisë në komb ndaj përkatësisë në fe, sepse për te nuk është e rëndësis parësore faktit që priftërinjtë sllavë të emëruar nga Vatikani në kishat në Shqipëri janë katolik, por faktit se ata nuk janë shqiptar. Budi është në mendim komunitarian, etnocentrik në kundërshtim me mendimin e Vatikanit që është katolikocentrik universialist. Në fund, dhe më e rëndësishmja, por edhe më pak e vëna re dhe më pak e analizuara, Budi është gjysmëreformacionist në kristianizmin katolik shqiptar dhe, prandaj, veçanërisht i rrezikshëm për Vatikanin. Lëvizja e tij për emërimin në kishat katolike në Shqipëri vetëm të priftërinjëve me kombësi e gjuhë shqiptare është në logjikën e Reformacionit evropian që çoi në shkëputjen e kishave nga Papati dhe krijimin e kishave kombëtare.

Introdukt: ‘reformacioni’ i mbytur shqiptar 

Megjithë tundimin e madh për të mos u larguar nga tema qëndrore dhe nga premtimi për të përmendë vetëm sa për ilustrim disa momente të ndeshjes se rrymave katolike shqiptare njëra me tjetrën, këtu vlen të bëhet një largim dhe për të theksuar këtë lidhje të Budit me reformacionin evropian.

Mark Krasniqi shprehet se gjatë mesjetës së vonë, “në ecurinë e kohës kisha ortodokse u nda në disa kisha kombëtare që u përgjigjeshin territoreve të popujve ose shteteve… Kisha ortodokse u bë kështu kishë kombëtare, ndërkohë që kisha katolike nuk mori këtë rrugë por mbeti internacionale dhe e bazuar në parimet universale, duke njohur Papën e Romës si autoritetin e saj më të lartë” (Krasniqi 1996:75). Mirëpo kjo është e vërtetë vetëm në kohë, në kuptimin se lëvizjet për autoqefali (pavarësi) të kishave katolike dhe të lidhjes së kishës me kombin nuk filluan në kohën kur filluan lëvizjet e tilla tek kisha ortodokse. Por Reformacioni në Evropë që u zhvillua në shekullin XVI realizoj pikërisht këto dy aspekte: shkëputjen e kishave katolike nga autoriteti suprem i papës, mosnjohja e papës si autoritet suprem, pavarësimi (autoqefalia) prej tij dhe lidhjen e kishës me kombin duke formuar kishën anglikane (1534), luterane (1555) etj., etj. Budi e zhvilloi veprimtarinë e tij kur këto lëvizje (‘autoqefaliste’) reformiste në Evropë kishin arritë sukseset e tyre të mëdha në ndeshjen me Papën dhe afrimin e kishës deri atëherë katolike me kombin. Përpjekjet e tij për të lidhë kishën katolike në Shqipëri me kombin shqiptar janë në këtë logjik të refomacionit, por pa shkuar edhe në ndryshime të thella doktrinare. Meqenëse veprimtaria e Budit ishte në hullitë e reformacionit evropian përbënte një rrezik për Vatianin dhe Papën i cili kishte humbë mjaft nga shtrirja e pushtetit të tij në Evropë dhe nuk do të dëshirohej humbja edhe në Ballkan. Pjetër Budi atë vit u mbyt në Dri.

Bashkë me Budin në Shqipëri u mbytën edhe përpjekjet reformacioniste që krijuan Evropën moderne, përpjekjet për ‘shqiptarizimin’ e kishës katolike, e lidhjes së saj me kombin. Mbas kësaj kisha katolike mbeti vërtetë katolike në Shqipëri në kuptimin universialiste, internacionaliste, siç karakterizon me të drejtë edhe Mark Krasniqi (dhe gjithë studiuesit e praktikuesit e saj). Në këtë kuptim nuk mund të flitet për kishën katolike shqiptare dhe prandaj këtu, aq sa ka qenë e mundur është shmangur ky përdorim, duke folur në vend të saj për kishën katolike ‘ndër (në radhët) shqiptarët’, ‘në Shqipëri’ (duke kuptuar territoret etnike dhe historike) etj.

Kështu sot katolikët mund të shqyrtojnë dy alternativa: thirrjen e katolikocentristëve për konvertim të gjithë shqiptarëve në katolik ose thirrjen e gjithë kombit drejtuar katolikëve për shqiptarizimin e kishës katolike, kryerjen e refomacionit që krijoi Evropën moderne dhe modernizimin e Shqipërisë.

Kjo alternativë e dytë kërkon shumë ndryshime si p.sh. që nga katolikët të mos njihet Papa i Romës si autoriteti dhe urdhërdhënësi suprem i tyre; që lojaliteti (besnikëria) ndaj Papës të kalohet në besnikëri ndaj kombit; që besnikëria ndaj shtetit të Vatikanit t’i kalohet shtetit shqiptar etj. Për më tepër që, ndër shqiptarët, as myslimanët dhe as ortodoksët nuk i kanë borxh besnikërinë dhe dëgjueshmërinë ndonjë qendre jashtëshqiptare. Sepse myslimanizmi nuk ka qendër po çdo njeri i drejtohet drejtpërdrejtë zotit, ndërsa ortodoksët e kanë pavarësuar kishën, e cila tani është e uzurpuar, e pushtuar, por pikërisht pse është e pavarur ka kuptim të flitet për uzurpimin dhe pushtimin e saj. Pra, katolikocentrizmi i sotëm me idhësinë e tij kundër feve të tjera, me politizimin e katolicizmit ka shtruar vërtetë një problem që ka qenë mbytur që më 1622: problemin e shqiptarizimit të katolicizmit.

 

/Orientalizmi Shqiptar/

%d bloggers like this: