Arkiv

Posts Tagged ‘Serbia’

Kremlini e zbuloi fytyrën e vërtetë

15/10/2015 Lini një koment

Prof. dr. Eshref YMERI

 

KREMLIMI E ZBULOI FYTYRËN E VËRTETË

Dr. Eshref Ymeri

Dr. Eshref Ymeri

Para ca ditësh, siç është bërë e njohur nga mjetet e informimit masiv, ministria e punëve të jashtme të Rusisë dha shpjegime lidhur me votën kundër projektrezolutës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuar për vrasjet masive në Srebrenicë njëzet vjet më parë.

Për projektrezolutën që paraqiti Britania e Madhe, votuan dhjetë anëtarë, kurse katër prej tyre, midis tyre edhe Kina, abstenuan.

Pala ruse vuri veton për këtë projektrezolutë. Ngjarjet e Srebrenicës, sipas projektrezolutës angleze, qenë cilësuar si një gjenocid i pastër. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Vitali Çurkin “sqaroi” se projektrezoluta e propozuar nuk na qenkej konstruktive dhe se ajo të gjithë fajin ua hidhte vetëm serbëve, çka mund të sillte si pasojë konflikte të reja.

Me këtë rast, presidenti serb Tomislav Nikoliç, i entuziazmuar nga qëndrimi i Kremlinit, në një deklaratë të posaçme për mjetet e informimit masiv, tekstin e së cilës e pati botuar Blic, theksonte me të madhe se dita kur u vu vetoja ruse kundër projektrezolutës për Srebrenicën, qenkej një ditë e madhe për vendin e tij. Sipas fjalëve të tij, Rusia jo vetëm nuk lejoi të hidhej hije mbi mbarë popullin serb, por edhe vërtetoi se ajo është një mikeshë e vërtetë e Serbisë.

Një burim diplomatik rus u pati deklaruar gazetarëve se “projektrezoluta për Srebrenicën, ashtu siç ishte paraqitur, ishte e papranueshme” (Citohet sipas: “Rusia vuri veton në Këshillin e Sigurimit kundër Rezolutës për Gjenocid në Srebrenicë”. Marrë nga faqja e internetit “interfaks.ru”. 08 korrik 2015).

Sipas këndvështrimit paradoksal të diplomacisë së Kremlinit, rezulton se për gjenocidin e tmerrshëm në Srebrenicë, nuk na qenkan fajtorë vetëm serbët! Por atë krim barbar, me përmasa të lemerishme në territorin e Bosnjë-Hercegovinës, e kryen pikërisht bishat fashiste të Millosheviçit që përfaqësoheshin nga Karaxhiçi dhe Mlladiçi. Lexuesit nuk kanë ndonjë tjetër informacion për pjesëmarrje formacionesh të rregullta ushtarake të ndonjë shteti të huaj gjatë asaj vrasjeje masive, që të kujton krimet e Hitlerit gjatë Luftës II Botërore kundër hebrenjve dhe kundër popullsisë civile në pjesën perëndimore të Bashkimit Sovjetik.

Po si shpjegohet ky qëndrim kriminal i Kremlinit ndaj projektrezolutës britanike dhe entuziazmi alergjik i presidentit serb nga përkrahja ruse me veton në Këshillin e Sigurimit?

Shpjegimi është fare i thjeshtë. Edhe Beogradin, edhe Kremlinin, i bashkon psikologjia e krimit. Këtu e ca vjet të shkuara, zoti Xhafer Martini, në një artikull mbresëlënës me titull “Qytetërimi dhe barbaria nuk mund të bashkëjetojnë”, paraqet disa fakte interesante për kodin moral të serbëve. Ndër të tjera, ai shkruan:

“Serbët janë si hienat që vërsulen mbi kërma. Serbët jo vetëm e vrasin njeriun, por edhe e përçudnojnë kufomën në atë mënyrë, saqë ajo të mos identifikohet fare se ç’ka qenë: njeri, kafshë apo ndonjë gjallesë tjetër. Kodi i car Dushanit, ndryshe nga Kanuni ynë burrëror e njerëzor, parashikon dënime nga më të çuditshmet që nuk njihen as në popullsitë e egra të ndonjë zone të thellë të globit tokësor. Nga llojet e dënimeve për fajtorin, që janë të panumërta, parashikohen gjymtimet më të rënda trupore, si prerja e veshëve, prerja e hundës, prerja e duarve, nxjerrja e syve etj.” (Gazeta “Rimëkëmbja”, 21 nëntor 2000, f. 4).

Për analogji me krimet serbe kundër popullit boshnjak dhe kundër popullit shqiptar të Kosovës, u rekomandoj lexuesve të respektuar të shfletojnë gazetën “Shekulli”, 27 tetor 2002, f. 17, në të cilën është botuar një fotografi befasuese me këtë diçiturë:

“Kufomat e dy luftëtarëve çeçenë, duke u tërhequr zvarrë pas një kamioni ushtarak rus”.

Dhe pranë dy kufomave duket një ushtar entuziast rus që është duke i goditur ato me shkelma. Më tutje, në një plan të dytë të fotografisë, këtë skenë makabre janë duke e soditur dy ushtarë të tjerë. Kurse pak më thellë, në planin e tretë të fotografisë, tre të tjerë ushtarë të ngeshëm rusë, hipur majë një autoblinde, vazhdojnë ta ndjekin me kënaqësi skenën e mësipërme. Sigurisht që kjo skenë rrëqethëse është vetëm maja e aisbergut të krimeve të përbindshme që shovinizmi rusomadh dhe makina e tij ushtarake ka kryer kundër popullit liridashës të Çeçenisë. Poshtërimi i kufomave të dy luftëtarëve çeçenë nga ana e ushtarëve agresorë rusë, zbulon fytyrën e vërtetë gjakatare të shovinizmit rusomadh dhe përmbajtjen e kodit moral të ushtarëve rusë (kopje e kodit moral të ushtarëve serbë), të cilët Kremlini i kishte lëshuar si bisha të tërbuara kundër një populli të vogël, por heroik.

Por, për t’u njohur më nga afër me psikologjinë e krimit që karakterizon Kremlinin, u propozoj lexuesve të nderuar të njihen me një rrëfenjë të të ndjerit Aleksandër Litvinjenko, ish-oficer i Shërbimit Federativ të Sigurisë, i cili ra viktimë e Putinit, pas demaskimit që ai u bëri përgatitjeve paraprake të tij për masakrimin e popullit çeçen:

“I gjendur si mysafir mes miqve të mi çeçenë, unë po ndiqja një film dokumentar, ku shihej qartë se si qarqet ushtarake ruse po fshinin nga faqja e dheut qytete dhe fshatra çeçene, duke shfarosur me egërsi dhe pa mëshirë gra, pleq dhe fëmijë. Për një orë e gjysmë, unë isha dëshmitar i krimeve të përbindshme dhe i torturave të llahtarshme të atyre njerëzve që u pati buzëqeshur fati për të lindur dhe për të jetuar në këtë botë si njerëz të lirë dhe krenarë.

U duhet dhënë haku autorëve të filmit, në të cilin nuk bëhej kurrfarë propagande: aty flitej vetëm me gjuhën e së vërtetës. Aty kishte vetëm të vërtetë dhe asgjë përveç së vërtetës. Dhe kur në kuadrin e radhës, nga ekrani i televizorit po më vështronte një plak i thinjur që kishte humbur çatinë mbi kokë, ose një vogëlush pesëvjeçar me pamjen e një burri të rritur, mua më erdhi turp tmerrësisht që jam rus dhe unë, si i ndotur me pisllëk kokë e këmbë, kisha dëshirë t’ia rrjepja me shparcë lëkurën vetvetes, së bashku me përkatësinë time kombëtare, si bir i popullit “të madh dhe të fuqishëm” rus. Tek po ndiqja të gjitha tmerret e asaj lufte, fatkeqësitë dhe vuajtjet e njerëzve të pambrojtur, shikoja burrat çeçenë që po shtrëngonin grushtat në heshtje, gratë çeçene që po qanin pa bërë zë, kurse unë dëshiroja vetëm një gjë: të bëja një dush me ujë të nxehtë dhe të vazhdoja të rrjepja, të rrjepja dhe përsëri të rrjepja gjithçka që ne e emërtojmë me fjalën  “RUS”, në mënyrë që trupi im asnjëherë të mos lëshojë më erën e qelbur rusizëm.

Vladimir Bukovski¹, dikur, duke përsiatur për Rusinë dhe për rusët, pati deklaruar:

“Putini!? Ai nuk është rus, vrasës dhe fundërrina të tilla nuk kanë kombësi. Rusë janë njerëz të tillë, si puna ime, si Saharovi dhe si Sollzhenjicini”.

Nuk ka dyshime se edhe këtë herë Vladimir Bukovski ka pasur të drejtë. Se njerëz të tillë, si puna e Putinit, nuk kanë kombësi. Po atëherë si i bëhet hallit me 145 milionët e tjerë, pa pëlqimin e heshtur të të cilëve nuk do të kishte në këtë tokë putinë dhe soj të degjeneruarish dhe maskarenjsh si puna e tij? Dhe ç’kombësie i përkasin këto miliona gjallesash të heshtura dhe të nënshtruara, të cilat, ende për forcë zakoni, vazhdojnë ta quajnë veten RUSË?

Atëherë çfarë është lumturia? Lumturi do të thotë kur nuk e fsheh kombësinë tënde. Lumturi do të thotë kur nuk të vjen turp për Atdheun tënd. Lumturi do të thotë kur nuk të pështyjnë nga pas për faktin që ti je RUS!” (Citohet sipas: Aleksandër Litvinjenko. “Çfarë është lumturia?”. Marrë nga faqja e internetit “apocalypse-2012.com”. 06 qershor 2006).

Tek po ballafaqoja në përfytyrimin tim krimet e shtazërisë serbe në Srebrenicë dhe në Kosovë, me krimet e shtazërisë ruse kundër popullit heroik çeçen, nuk mund të rrija pa sjellë në kujtesë masakrimet barbare të nazifashizmit grek kundër popullsisë së pafajshme të krahinës shqiptare të Çamërisë. Dhe vetvetiu vjen e të ravijëzohet në kujtesë trekëndëshi dybrinjënjëshëm: me dy brinjët Moskë-Beograd dhe Moskë-Athinë dhe me bazën Beograd-Athinë. Një trekëndësh ortodoks ky, i mbarsur me një urrejtje shtazërore mesjetare kundër tre popujve të besimit islam në kontinentin tonë. Për krimet e Srebrenicës u përgatit një projektrezolutë me nismën e Britanisë së Madhe. Po për krimet e nazifashizmit grek kundër Çamërisë dhe për krimet e shovinizmit rusomadh kundër Çeçenisë, a do të kujtohet kush vallë për të përgatitur ndonjë projektrezolutë? Nuk e besoj. Se Shqipëria është një vend pa zot. Se klasa politike e Tiranës, gjatë 25 vjetëve, jo vetëm që është selitur si një servile e pështirë e Greqisë, por ka edhe paturpësinë ta konsiderojë atë si “fqinjen tonë strategjike”. Paçka se Greqia sot përfaqëson shtetin më të pamoralshëm të rruzullit tokësor. Sa për Çeçeninë, mund të thuhet me bindje se Putini atje i ka kopsitur punët me shumë kujdes: ka vënë në krye të saj një kukull të zgjedhur për merak, një tradhtar të regjur të popullit çeçen me emrin Ramzan Kadirov, i cili, sa herë bëhen zgjedhje presidenciale në Federatën Ruse, Kremlinit ia sjell votat të gatshme në tabaka, me rezultatin 99,99%.

 

————————-

 

¹ Vladimir Bukovski (1942), shkrimtar, personalitet politik dhe shoqëror, është njëri nga themeluesit e lëvizjes së kundërshtarëve të regjimit në Bashkimin Sovjetik. Në tërësi, ai pati kaluar 12 vjet nëpër burgje dhe kampe të punës së detyruar. Në vitin 1976, autoritetet sovjetike e shkëmbyen me udhëheqësin e komunistëve kilianë Luis Korvalan (1916-2010), i burgosur politik. Pas këtij shkëmbimi, Bukovski u shpërngul në Angli, ku edhe jeton në Kembrixh. Në vitin 2007 ai vuri kandidaturën për president i Federatës Ruse, por komisioni qendror i zgjedhjeve nuk e regjistroi emrin e tij. Në vitin 2014, ministria ruse e punëve të jashtme nuk pranoi t’i jepte shtetësinë (E.Y.).

 

Tiranë, 23 korrik 2015

Advertisements

Dy shkaktarët e Ballkanit

24/06/2015 Lini një koment

Prof. dr. Eshref YMERI

 

DY SHKAKTARËT E BALLKANIT

Eshref Ymeri

Eshref Ymeri

Siç bëhej e ditur nga mjetet e informimit masiv, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, para do kohësh i kishte ardhur një ftesë nga një organizatë të rinjsh, për të marrë pjesë në një takim që organizohej në Beograd më 23 prill 2015. Por kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, para mbajtjes së atij takimi, pati deklaruar se do ta arrestonin Hashim Thaçin nëse shkonte në Serbi. Ai qe shprehur:

“Ligjet ekzistojnë ende dhe ne do ta arrestojmë Thaçin nëse vjen këtu” (Citohet sipas: “Vuçiç kërcënon Hashim Thaçin: do ta arrestojmë nëse vjen në Serbi”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Panorama”. 18 prill 2015).

Shkaktar i madh ky kryeministri Vuçiç. Dhe ja sepse:

Së pari, strukturat juridike të shtetit serb, që gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, pra, kur në pushtet ishte Millosheviçi, kishin vendosur për të arrestuar jo vetëm Thaçin, por edhe disa udhëheqës perëndimorë, si Bill Klintoni, Toni Bler etj, etj. Sipas kryeministrit Vuçiç, vendimet që qenë marrë nga organet gjyqësore serbe në kohën e Millosheviçit, vazhduakan të jenë në fuqi edhe sot, paçka se Millosheviçi përfundoi me duar të prangosura dhe u ul para Tribunalit të Hagës për të dhënë llogari për krimet që kreu ndaj disa popujve të Ballkanit. Pra, megjithëse sistemi qeverisës i Millosheviçit u përmbys se dështoi më turp, ligjet e tij vazhduakan të zbatohen edhe tani, kur Serbia, normalisht, duhet të jetë një vend, demek, i demokratizuar! Por ato ligje u zbatuakan “vetëm për Hashim Thaçin” dhe jo për udhëheqësit e tjerë perëndimorë. Se Toni Bler ka qenë për vizitë në Beograd dhe askush nga strukturat e drejtësisë së shtetit serb nuk qe kujtuar për “arrestimin” e tij. Domosdo që kryeministri Vuçiç ka qenë i detyruar të dilte me një shaka zbavitëse para opinionit publik serb që njihet mirë për çmendurinë e tij politike në qëndrimin ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Së dyti, sikur kryeministri Vuçiç të ishte me të vërtetë i interesuar për “arrestimin” e Hashim Thaçit, ai nuk duhej të dilte me një deklaratë publike për ndalimin e tij nga organet e drejtësisë serbe. Ai, kuptohet vetvetiu, duhej të priste që Hashim Thaçi të shkonte në Beograd dhe pastaj organet e drejtësisë mund të vepronin për “arrestimin” e tij.

Së treti, kryeministri Vuçiç përsëri ka qenë i detyruar nga halli të bënte një shaka jo fortë të hollë kur pati deklaruar për “arrestimin” e Thaçit nëse ky do të shkonte në Beograd. Sepse, në të vërtetë, Vuçiçi dhe gjithë -içët e tjerë të politikës serbe, nuk kanë qenë dhe nuk janë kurrë të interesuar për “arrestimin” e Hashim Thaçit. Sepse Thaçi për ta është “pasuri kombëtare” me vlera të jashtëzakonshme për mbrojtjen e interesave serbe në Kosovë. Vallë nuk është Thaçi ai, i cili, gjatë gjithë bisedimeve që janë zhvilluar me Boegradin në Bruksel, duke filluar nga 19 prilli i vitit 2013 dhe deri tani, i ka bërë Serbisë lëshime pas lëshimesh, në dëm të interesave kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës, në dëm të tërësisë territoriale të Kosovës dhe në të mirë të pakicës kriminale serbe në Veriun e Mitrovicës?

A nuk dëshmon për fajin e rëndë të Thaçit fakti që Ura e Ibrit vazhdon të mbetet e bllokuar me pirgje zhavorri se kështu u do qejfi kriminelëve serbë, të instaluar në Veriun e Mitrovicës? Po a nuk ishte vallë ajo pakicë terroriste serbe në Veriun e Mitrovicës, e cila, gjatë viteve të luftës, shërbeu si mbështetje e fuqishme e bandave kriminale të Millosheviçit, të Sheshelit dhe të Arkanit për masakrimin e popullit shqiptar të Kosovës?

Këto fakte Thaçi i di fort mirë, por me qëndrimet antikombëtare që ka mbajtur në Bruksel gjatë takimit me krerët e Beogradit, ai ka dëmtuar rëndë interesat kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe kriminelët serbë në Veriun e Mitrovicës i ka bërë me krahë, duke i shndërruar në krekacorë shovinistë, të cilët, shqiptarët rrënjës të asaj treve nuk i lejojnë të kthehen në vatrat e tyre dhe të rindërtojnë shtëpitë e shkatërruara. Ky është një qëndrim antikombëtar jo vetëm i Hashim Thaçit, por edhe i shumicës parlamentare thaçiste, e cila i ka dhënë atij mandatin, si ish-kryeministër dhe tani si ministër i jashtëm, për t’i bërë lëshime të turpshme Beogradit, pa kërkuar paraprakisht daljen e tij me pendesë publike para opinionit ndërkombëtar dhe pa dëmshpërblimin e të gjitha shkatërrimeve dhe krimeve të rënda që shovinizmi kriminal serb kreu në Kosovë gjatë viteve të luftës.

Po atëherë, pas gjithë këtyre lëshimeve skandaloze që Thaçi dhe klika rreth tij i ka bërë Beogradit në dëm të interesave kombëtare të Kosovës dhe të tërësisë së saj territoriale, si shpjegohet fakti që kryeministri Vuçiç kërkuakej “arrestimin” e tij nëse ai shkonte për vizitë në Beograd?

Përgjigjja është fare e thjeshtë. Vuçiçi kërkon t’ia rritë aksionet Thaçit, në mënyrë që ky të vazhdojë të mbetet në majat e pushtetit për mbrojtjen e interesave të Serbisë në Kosovë. Me këtë deklaratë “kërcënuese”, Vuçiçi ka bërë një rrugë e dy punë: nga njëra anë, mundohet t’ia rritë autoritetin Thaçit (që ka si pikësynim të zgjidhet president vitin e ardhshëm) në sytë e popullit shqiptar të Kosovës, si, demek, “njeri i rrezikshëm” i Beogradit, kurse, nga ana tjetër, qetëson skifterët e politikës shoviniste serbe (që s’kanë fort haber nga marifetet e politikës së fshehtë) në qëndrimin ndaj Kosovës, në mënyrë që ndonjë snajper i kuturisur të mos e bëjë atë të pësojë fatin e ish-kryeministrit Xhinxhiç nëse do të lejonte ardhjen e tij (Thaçit) në Beograd.

Shkaktari i dytë i Ballkanit, edhe më zbavitës sesa kryeministri Vuçiç, është zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, i cili, më shumë se një muaj më parë, në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard” ka theksuar se Kosova është duke shqyrtuar disa mundësi për të paditur Serbinë për krimet gjenocidale në Kosovë.

Sipas tij, ka shumë shqiptarë që kanë përgatitur dosje dhe dëshirojnë ta paditin Serbinë për dëmet e luftës, duke e bërë përgjegjëse qeverinë e Serbisë të viteve ’90 për shkatërrimin e 65% të pronës private të kosovarëve.

Ai ka deklaruar:

“Duke parë që në Serbi ende nuk ka vullnet për të kërkuar falje, ne duhet të gjejmë mënyra ta dokumentojmë historinë dhe të gjejmë sadopak ngushëllim për familjet e mbi 10 mijë të vrarëve dhe 20 mijë grave të dhunuara, duke përdorur instrumentet ligjore” (Citohet sipas: Thaçi për “Der Standard”: Serbia do të paditet për gjenocid në Kosovë”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Koha Jonë”. 30 prill 2015).

Tani, pasi kanë kaluar 16 vjet nga përfundimi i luftës dhe më shumë se shtatë vjet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi “kujtohet” për të gjetur mënyra për të “dokumentuar” historinë e krimeve barbare të shovinizmit shtazarak serb, të konkretizuara me shkatërrime dhe me vrasje masive, si edhe me përdhunimin e 20 mijë femrave. Heshtja e deritanishme e Thaçit për ndëshkimin e Serbisë për ato krime të rënda që kreu në Kosovë dhe për dëmshpërblimin e të gjitha shkatërrimeve që la pas, i ka fyer rëndë ndjenjat kombëtare të mbarë qytetarëve kosovarë, ka fyer dhe ka poshtëruar rëndë femrat kosovare që bishat serbe i përdhunuan aq masivisht. Heshtja e deritanishme e Hashim Thaçit ka qenë një investim i fuqishëm në shërbim të shovinizmit serbomadh dhe një shërbim i pallogaritshëm që ai i ka bërë brukselizmit që ky të vazhdojë ta trajtojë Kosovën, si edhe mbarë trojet etnike shqiptare, si një parcel eksperimentale: të ulë në tryezën e bisedimeve kriminelin me viktimën, e cila, me prejardhjen e saj nga radhët e etnisë shqiptare, përfaqësuaka një krijesë mendjelehtë, pa kurrfarë dinjiteti dhe pa kurrfarë vetëdijeje kombëtare. Vallë a nuk i pati vlerësuar mendjelehtë shqiptarët ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson, i cili, gjatë vizitës në Maqedoni në vitin 2001 i pati bindur autoritetet e qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945” (Citohet sipas: Ahmet Qeriqi. “I robëruari s’ka ç’humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”. Marrë faqja e internetit. 16 dhjetor 2009).

Pra, kjo është bindja e patundur e Bashkimit Evropian të Brukselit, se shqiptarët janë mendjelehtë dhe me ta mund të sillesh si të ta dojë qejfi, madje deri në atë shkallë, saqë viktima shqiptare duhet të ulet përballë kriminelit serb dhe nuk duhet të kuturisë t’i kërkojë atij llogari për krimet që ka kryer kundër saj.

Shqiptarët nuk janë mendjelehtë. Përkundrazi, populli shqiptar është një popull me zgjuarsi të lindur, me një nuhatje të hollë politike dhe me një vetëdije të lartë kombëtare. Por të huajt dhe kryesisht Bashkimi Evropian, mendjelehtësinë mercenariste të politikanëve shqiptarë, ia faturojnë mbarë popullit shqiptar. Pikërisht mercenarizmi i politikanëve shqiptarë neve, si komb, na ka nxirë faqen në sytë e botës.

Dhe viktimat shqiptare të barbarisë serbe, sipas Hashim Thaçit, u dashka që t’i përgatitin vetë dosjet e krimit për të kërkuar drejtësi në Gjykatën e Hagës për ndëshkimin e Serbisë! Sigurisht, se s’u mbetet rrugë tjetër. Se Kosova është një vend pa zot. Se Hashim Thaçi dhe mbarë klasa politike udhëheqëse e Kosovës, si mercenarë të Beogradit dhe të Brukselit, i ka lënë jetimë qytetarët e vet që ranë pre e barbarisë millosheviçiane. Se Hashim Thaçi dhe parlamenti thaçist, në kundërshtim flagrant me interesat e popullit të vet, kanë rënë në gjunjë para Beogradit dhe para Brukselit. Prandaj unë kam plotësisht të drejtë kur them së Thaçi është “pasuri kombëtare” për Serbinë. A nuk ishte Thaçi ai që u ngrit e erdhi në Tiranë dhe takoi kryeministrin Rama për t’i kërkuar atij rivarrosjen në Vlorë të eshtrave të Isa Boletinit? Vallë a nuk ishte paradoksale nisma e Hashim Thaçit? Sigurisht që po. Se ai kërkonte t’u vinte në osh kriminelëve serbë të Veriut të Mitrovicës dhe politikës së Beogradit, sipas të cilëve eshtrat e Isa Boletinit nuk duhej të rivarroseshin në vendlindjen e tij. Prandaj edhe Hashim Thaçi nuk mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit të Kosovës në vendlindjen e tij se nuk arriti ta çonte dot në vend vullnetin e Beogradit dhe të pakicës kriminale serbe në Veriun e Mitrovicës.

E meritojnë të përshëndeten të gjithë ata intelektualë shqiptarë që ngritën zërin e tyre të fuqishëm për rivarrosjen në vendlindje të eshtrave të Isa Boletinit. Midis tyre më ra në sy këmbëngulja e prof.dr. Nexhmedin Spahiut, i cili pati deklaruar në internet se nëse eshtrat e Isa Boletinit nuk rivarrosen në vendlindjen e tij, atëherë qeveria e Kosovës Veriun e Mitrovicës e konsideruaka si pjesë të territorit të Serbisë.

Nisma e Thaçit për “ndëshkimin” e Serbisë për krimet e rënda që kreu gjatë luftës në Kosovë, është një parainvestim që ai, sa për sy e faqe, kërkon të bëjë në sytë e opinionit publik kosovar, me qëllim qe t’i ngrejë aksionet e veta për t’u ulur në kolltukun e presidentit vitin që vjen. Prandaj edhe shakaja e tij për “ndëshkimin” e Serbisë tingëllon mjaft e shpëlarë për këdo që i thotë vetes shqiptar me vetëdije kombëtare. Parlamenti thaçist le ta zgjedhë Thaçin president vitin tjetër dhe populli shqiptar i Kosovës, me heshtjen e tij, le t’ia shikojë përsëri “hairin” si president, ashtu siç ia ka parë deri vjet si kryeministër që e çoi  ekonominë  drejt rrënimit katastrofik, me pasojë braktisjen e vendit nga mijëra e mijëra qytetarë kosovarë.

 

Tiranë, 14 qershor 2015

Një deklaratë absurde e presidentit italian Serxhio Matarela

22/06/2015 Lini një koment

Prof. dr. Eshref YMERI

 

NJË DEKLARATË ABSURDE E PRESIDENTIT ITALIAN SERXHIO MATARELA

Eshref Ymeri

Eshref Ymeri

Para pak ditësh, presidenti italian bëri një vizitë në Beograd. Përmes shtypit është dhënë një njoftim për një deklaratë absurde që ai paska bërë në parlamentin e Serbisë. Në atë njoftim thuhet:

“Presidenti italian në fjalën e rastit në Parlamentin e Serbisë ka thënë një të pavërtetë të madhe.

Të qëllimshme apo jo, por ai, ndër të tjera, thotë:

“Rrënjët e marrëdhënieve tona, atyre mes Serbisë e Italisë, janë të thella, ndër shekuj në histori. Serbia ka nxjerrë nga gjiri i  saj 17 perandorë romakë, ndër të cilët veçohet figura e Konstandinit”.

Që kur paska qenë Konstandini serb?! Ndoshta presidenti Matarela ka nevojë për t’u thelluar pak më shumë në histori, ose ngatërron serbët me ilirët” (Citohet sipas: “Presidenti italian bën çorbë historinë: Konstandini serb!”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Koha Jonë”. 28 maj 2015).

Pas kësaj deklarate absurde të presidentit italian në parlamentin e Serbisë më 25 maj 2015, çdo lexues apo teleshikues, normalisht, shtron një pyetje të thjeshtë:

 

Po kush është ky presidenti italian?

 

Presidenti Serxho Matarela (Sergio Mattarella) ka lindur në Palermo (Sicili) më 23 korrik 1941. Njihet si jurist dhe politikan, si anëtar i gjashtë kabineteve qeveritare në periudhën mes viteve 1987-1990 dhe 1998-2001, si anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Italisë prej vitit 2011 deri në vitin 2015. Është zgjedhur president i Italisë më 03 shkurt 2015.

 

Po çfarë shkollimi ka presidenti italian Matarela?

 

Ai ka ndjekur liceun e jezuitëve në San Leone Magno në Romë dhe Gonzaga në Palermo. Në vitin 1961 ka pas drejtuar degën e lëvizjes studentore të organizatës katolike Azione Cattolica në rajonin e Lacios. Këtë detyrë e pati mbajtur deri në vitin 1964. Në një sërë gazetash italiane është theksuar se në vitet studentore, Serxho Matarela ka pas qenë anëtar i Federatës Katolike Italiane. Në vitin 1964 ai mbaroi studimet e larta në Universitetin e Romës La Sapienca, ku pati studiuar për drejtësi. Prej vitit 1965, Matarela ka dhënë lëndën mësimore “E drejta Kushtetuese” në Universitetin e Palermos dhe në vitin 1967 qe pranuar në kolegjin e avokatëvë të Palermos.

Siç shihet nga këto të dhëna të shkurtra jetëshkrimore, rezulton se ai është një jurist me një stazh mjaft të gjatë, prej 51 vjetësh. Por duhet pasur parasysh se fusha e drejtësisë është e lidhur ngushtë me fushën e historisë dhe një juristi nuk mund t’i falen në asnjë mënyrë lajthitjet e rënda që ai mund t’ia lejojë vetes në ca rrethana të caktuara dhe për disa arsye të caktuara që i di vetë ai.

Deklarata e tij në parlamentin e Serbisë, që është një shtrembërim trashanik i së vërtetës historike, mund të shpjegohet me dy arsye:

Së pari, presidenti italian kërkon të vijë në sinkron me historiografinë shoviniste të fqinjëve tanë për shtrembërimin e të vërtetave historike për iliroshqiptarët, ashtu siç kanë mashtruar dhe vazhdojnë të mashtrojnë serbogrekët kundër kombit shqiptar. Presidenti italian është në të drejtën e tij për t’i dashur dhe për t’i respektuar aq shumë serbët, por kjo nuk do të thotë aspak që ai duhet të shtrembërojë të vërtetat historike për perandorët romakë me prejardhje ilire, të cilët kërkon t’i shesë për perandorë “serbë”. Se dihet historikisht që 20 perandorë romakë, duke filluar nga Deciusi (249-251) deri te Justiniani I (527-565) e kanë pasur prejardhjen nga Iliria. Perandori Konstandini i Madh, të cilin presidenti italian na e quan posaçërisht“serb”, ka lindur në vitin 274, është shpallur perandor në vitin 306 dhe ka vdekur në vitin 337. Sipas gjykimit paradoksal të presidentit italian, meqenëse perandori Konstandin ka lindur në Nish, një territor ky asokohe ilirian, por që sot është territor serb, atëherë ai paska prejardhje “serbe”?!

Së dyti, presidenti italian ose duhet të ketë mangësi të theksuara në fushën e historisë ose duhet të ketë probleme serioze me kujtesën, e cila i qenka dobësuar deri në atë shkallë, saqë arrin të nxjerr nga goja një absurditet të pastër. Sepse dihet botërisht që caqet kronologjike të ekzistencës së Perandorisë Romake përfshijnë një periudhë kohore që fillon me qeverisjen e Oktavian Augustit dhe vazhdojnë deri në ndarjen e saj në Perandori Romake të Perëndimit dhe në Perandori Romake të Lindjes, domethënë prej vitit 27 p.e.r. deri në shembjen e Perandorisë Romake të Perëndimit në vitin 476 e.r., ndërkohë që Perandoria Romake e Lindjes vazhdoi të mbijetojë edhe gati 1000 vjet, deri në vitin 1453, kur Mehmeti II pushtoi Konstandinopojën.

Dihet, po ashtu, botërisht, se deri në shembjen e Perandorisë Romake të Perëndimit, tributë serbe vazhdonin të jetonin në stepat ruse dhe vetëm gati dy shekuj më vonë filluan të shtegtojnë drejt Karpateve dhe në drejtim të Danubit, për t’u hedhur në jug të tij, ku shtriheshin territoret e Ilirisë. Prandaj shpikja e atyre 17 perandorëve “serbë” që na “paskan qeverisur” Perandorinë Romake, përbën një mashtrim të kulluar nga ana e presidentit italian.

Më bëri shumë përshtypje fakti që kjo deklaratë e lajthitur e presidentit italian nuk u bë objekt diskutimesh as nga mjetet e informimit masiv, as nga analistët e shumtë që kanë mbirë si fara e krisjes (e gramit), as nga politika e ditës, as nga qarqet shkencore dhe sidomos nga Akademia e Shencave, e cila, me sa duket, vazhdon të mbetet një ngrehinë inerte që nuk dëshiron ta dijë se ku bien me adresë të vërtetat historike për figurat e njohura të Perandorisë Romake me prejardhje nga Iliria.

 

Tiranë, 30 maj 2015

Kontributi i ulemave dibranë për çështjen shqiptare

09/06/2015 Lini një koment

Mr. Ruzhdi LATA

 

KONTRIBUTI I ULEMAVE DIBRANË PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE

Ruzhdi Lata

Ruzhdi Lata

Në kuadër të të gjithë patriotëve shqiptarë bën pjesë edhe një plejadë e konsiderueshme e ulemave të Dibrës, të cilët përveç njohurive profesionale fetare që kishin arritur gjatë shkollimit në qendrën e Perandorisë Osmane, Stamboll, kishin kultivuar edhe atdhedashurinë. Për këtë, atyre u mundësonte edukimi dhe shkollimi islam i mirëfilltë, i cili në parimet kryesore ka edhe atdhedashurinë, ngase askush nuk mund të jetë besimtar i mirë nëse nuk ka dashuri maksimale ndaj atdheut të vet. Po ashtu, ulematë dibranë kishin edhe një inspirim vendor të Dibrës ku gjithmonë respekti, dashuria, përkushtimi dhe angazhimi për çështjen kombëtare ishte parim i  domosdoshëm për çdo njeri. Ulematë dibranë njihnin mirë historinë dhe traditën e Dibrës, kanunin dhe raportet shoqërore, familjet patriotike etj., kështu që ishin të brumosur me idenë maksimale të përkushtimit për çështjen shqiptare, për tokat shqiptare dhe për ardhmërinë e shqiptarëve.

Ulematë dibranë kishin edhe një përparësi shumë të madhe, ngase në detaje e njihnin historinë, fenë dhe egërsinë e sllavëve që i rrethonin trojet shqiptare. Ata denjësisht i mbetën besnikë gjuhës shqipe, ruajtjes së traditës shqiptare në rrethin e Dibrës dhe lidhshmërisë së Dibrës me qytetet dhe trojet tjera shqiptare, si me Kosovën, Shkodrën, Elbasanin, Vlorën etj.

Ata ulema që u shkolluan në Stamboll, disa prej tyre, kishin fatin që drejtpërdrejt të njihen me vëllezërit Frashëri dhe me të gjithë patriotët shqiptarë, që vepronin dhe punonin në Stamboll. Kështu që, kuadri fetar islam i rrethit të Dibrës, denjësisht, sa ishte i pajisur me mësimet islame, aq ishte i pajisur edhe me idetë për çështjet kombëtare shqiptare.

Dibra, si regjion dhe territor, kishte specifikat e veta për kultivimin e islamit dhe të patriotizmit. Dibranët, që në periudhën e Osmanlinjve, dinin të dallonin përkatësinë fetare me sistemin politik të kohës. P.sh. Dibra është e njohur me nëntë malet, të cilat nuk e njihnin sistemin politik, nuk jepnin ushtarë, nuk paguanin taksa, por Islamin e kishin pranuar për fe. Në këtë ambient, duhej të punojë dhe të kontribuojë edhe predikuesi fetar. Që predikuesi fetar ka ditur të jetë efektiv në këtë ambient dhe i dobishëm, vërtetojnë shumë të dhëna. Njëra prej tyre është se, përderisa shumë individë shpërbleheshin me lira floriri, apo me dhuratë të ndonjë çifligu nga osmanlinjtë, në anën tjetër asnjë predikues fetar, asnjë hoxhë nuk kishte pranuar ndonjë çiflig, pronë apo diçka tjetër nga osmanlinjtë.

Predikuesit fetarë në Dibër, historikisht kishin unin dhe egon islame dhe kombëtare. Këta predikues, sa ndjenin obligime dhe detyrime ndaj Perëndisë, aq ndjenin obligime dhe detyrime ndaj popullatës-shqiptarëve. Jo rastësisht, Said Najdeni, në veprën “Ferrëfenjësja e myslimanëve” botohet në Sofja në vitin 1900, kur ende nuk ishte formuar alfabeti i gjuhës shqipe, thotë: “Para Zotit dhe popullit do të jenë përgjegjës të gjithë ulematë-hoxhallarët dhe intelektualët e kohës, pse në kohën e tyre ndër shqiptarët ka pasur ndarje dhe përçarje, vrasje dhe armiqësi.” Po ashtu, Said Najdeni i shtyrë nga ndjenja për ardhmërinë shqiptare, në vitin 1988, në kushte jashtëzakonisht të vështira, hapi shkollën shqipe në Dibër të Madhe.

Në frymën e interesit kombëtar kanë punuar të gjithë ulematë e Dibrës, por në kuadër të kësaj mund të veçojmë aktivitetin e disave prej tyre, si p.sh. Haxhi Vildanin nga Reka e Dibrës, i cili në Stamboll merrej me çështje teologjike dhe filozofike. Ka të shkruara disa vepra në gjuhën perse dhe njëkohësisht ishte shok dhe bashkëpunëtor i vëllezërve Frashëri. Për karakterin islam dhe patriotik që kishte, jo rastësisht, u zgjodh delegat në Kongresin e Manastirit, ku me një nivel të lartë fetar, arsimor dhe patriotik, argumentoi se asgjë të keqe nuk ka nëse gjuha shqipe shkruhet me alfabet latin. Ky ishte një inspirim i Haxhi Vildanit nga Naim Frashëri, që edhe gjuha shqipe është gjuhë Perëndie. Të njëjtit person, vëllezërit Frashëri ia besuan misionin më të rëndësishëm arsimor për trojet shqiptare dhe e emëruan kryesues të këshillit për hapjen e shkollave shqipe gjithkund ku banojnë dhe jetojnë shqiptarë.

Është obligim moral dhe fetar, që kur t’i kujtojmë vëllezërit Frashëri dhe Haxhi Vildanin, të mos e harrojmë hoxhë Maliq Tanushën, i cili jetonte në Stamboll, por kishte një pasuri të konsiderueshme, të cilën e vendosi në dispozicion për shpenzimet e aktiviteteve patriotike, arsimore dhe atdhetare të shoqërisë shqiptare të Stambollit dhe e harxhoi të tërën për interesin e atdheut.

Përderisa, Haxhi Vildani dhe Hoxhë Maliq Tanusha, vepronin dhe punonin në Stamboll, në territorin e Dibrës kishim edhe disa ulema, të cilët pas besimit në Perëndinë, në profetin Muhamed (a.s.), i besonin zgjidhjes së çështjes shqiptare përmes arsimimit. Hoxhë Muglica dhe Kurt Balla, në malësinë e Dibrës, arritën të themelojnë një bibliotekë të pasur dhe e pranuan për mision propagandën për afirmimin dhe nevojën e hapjes së normales në Elbasan.

Besojmë se nuk ka shembull më të mirë për atdhedashurinë, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për qenien shqiptare, sesa shembulli i një hoxhe, i cili në gjeneratën e parë të Normales së Elbasanit, ku prej njëzet e nëntë nxënësve, shtatë ishin të familjes së Hoxhë Muglicës.

Peshën e punës së këtyre hoxhallarëve më së miri mund ta kuptojmë prej maltretimeve, që u bënë serbët kur i arrestuan dhe u vendosën samarë në shpinë duke u thënë, se ne kështu do t’i shpërblejmë patriotët, por ata nuk u zmbrapsën, mbetën në historinë e ndritur të popullit shqiptar dhe Normalja e Elbasanit vazhdoi punën, kurse, fatkeqësisht, bibliotekën e hoxhës e dogjën.

Politika sllave antishqiptare serbe, zgjodhi për myfti të Ohrit, Aziz Lilën nga Klenja e Dibrës, duke shpresuar se do t’u shërbejë interesave serbe në Ohër, mirëpo Azizi ishte hoxhë, ishte shqiptar dhe nuk mund ta tradhtonte shpirtin e vet. Kështu që serbët, në mënyrë zyrtare, e përcollën deri në kufirin shqiptar dhe me të shkelur në tokën shqiptare, pasoi pushkatimi. Vdiq i përzënë nga serbët, por i nderuar për virtytet e larta patriotike dhe islame.

Sot, ne dibranët dhe të gjithë shqiptarët jemi të nderuar me këto personalitete dhe shembulli i tyre duhet të na shërbejë për aktivitetin, qëndrimin, sjelljen, angazhimin dhe përkushtimin tonë.

Aktiviteti i ulemave dibranë për çështjen shqiptare, kulmon me paraqitjen e Haxhi Vehbi Dibrës për nevojat e popullit të vet. Një personalitet me plot virtyte të larta islame, i edukuar nga Kur’ani, i cili shembull e kishte profetin Muhamed (a.s.), me vlera të jashtëzakonshme fetare, me fisnikëri dhe zgjuarsi të pakrahasueshme njerëzore, me gatishmëri për sakrificë, me fjalor bindës, të arsyeshëm dhe plotë dituri, që më shumë i përngjante një engjëlli, sesa një njeriu, i dha për detyrë vetes që t’i shërbejë atdheut në çdo moment dhe situatë. Kështu që, kur turqit përgatitnin Kongresin e Dibrës (1909) për ta devalvuar atë të Manastirit, Haxhi Vehbiu u zgjodh kryetar i kongresit dhe me zgjuarsinë dhe fleksibilitetin e tij politik, mundësoi që, kongresi të përfundojë në interes të shqiptarëve. Ai ishte myfti i Dibrës së Madhe, por ishte edhe anëtar i klubit patriotik “Bashkimi”, të cilin e themeloi Hafiz Sherif Langu.

Situatat politike në Dibër dhe rrethinë për çdo vit vështirësoheshin. Ishte fundi i Perandorisë Osmane, ku ambiciet serbe, bullgare, malazeze, greke dhe italiane, për të grabitur tokat shqiptare, dukeshin haptazi. Këtë më mirë se çdo kush e kuptuan Haxhi Vehbi Agolli dhe Sherif Langu. Kur paria e vendit priste se kush do të vijë nga Mavrova, serbët apo bullgarët, këta dy (Haxhi Vehbiu dhe Sherif Langu), në petkun e hoxhës, morën rrugën për Vlorë që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912. Në këtë ngjarje të madhe të shqiptarëve, myftiu i Dibrës u zgjodh kryetari i Senatit të parë Shqiptar.

Në këtë njëqind vjetor, ne dibranët e ndjejmë për obligim ta nderojmë me të gjitha ndjenjat shpirtërore, madhërinë e plakut të Vlorës, Ismail Qemalin, për dy arsye: e para: kur Sait Najdeni kishte marrë rrugën për Tripoli, pushoi në Romë, ku gjendej edhe plaku i Vlorës të cilin e njihte që në Stamboll. Ai (Ismail Qemali) gjeti mjekët më të mirë të Romës për ta shëruar Sait Najdenin. Dhe e dyta: nuk ka nder më të madh se atë që na bëri Ismail Qemali, i cili kur udhëtonte jashtë shtetit, punët shtetërore ia besonte Haxhi Vehbiut, kurse nënkryetar e kishte Don Nikoll Kaçorin nga Lura e Dibrës.

Haxhi Vehbiu pas themelimin të shtetit shqiptar merr pjesë edhe në një aktivitet tjetër patriotik, ndihmon dhe furnizon me ide dhe armë kryengritjen shqiptare kundër serbëve në vitin 1913. Haxhi Vehbiu, pas këtij përkushtimi patriotik, përsëri i kthehet shërbimit fetar, duke e gërshetuar me atë kombëtar dhe themelon Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Në themelimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, kontributi i Haxhi Vehbiut është i jashtëzakonshëm, sepse në mënyrë shumë të kulluar diti të gërshetojë interesat fetarë me ata kombëtarë. Kështu që, rreth vetes tuboi hoxhallarët më të ditur dhe më patriot të kohës, si Hafiz Ali Korçën, Ibrahim Dalliun, Hafiz Ismet Dibrën, Hafiz Xhelalin nga Dibra, Haki Sharofin etj., për të ngritur dhe themeluar medresenë e Tiranës. Ai nga Stambolli solli Hafiz Ismet Dibrën, një ulema, një pedagog, një filozof, për të përgatitur plan-programet mësimore për fillimin e punës në Medrese.

Ulematë dibranë pas vitit 1912, deri në fillimin e Luftës së Dytë botërore ishin shëmbëlltyrë të atdheut dhe të Islamit. Vazhduan rrugën e Haxhi Vildanit, të Hoxhë Muglicës, të Kurt Ballës, Azis Lilës, të Sait Najdenit etj. Kështu që, në këtë periudhë na paraqitet, me plot dinjitet dhe prezantim të shkëlqyeshëm atdhetar dhe kombëtar, Hafiz Ismet Dibra, drejtor i Medresesë së Tiranës; Muharem Mullai, vaizi kryesor i Tiranës; Haki Sharofi, mësues i gjuhës shqipe dhe edukatës fetare; Hafiz Xhelali; Sherif Langu, kryetari i ulemave të Shqipërisë etj.

Kontributi i këtyre ulemave dibranë u vlerësua nga të gjithë shqiptarët dhe jo rastësisht, me rastin e njëzet e pesë vjetorit të pavarësisë, mbreti i parë i shqiptarëve, Ahmet Zogu, dekoron tetë hoxhallarë nga Dibra për veprimtari patriotike dhe fetare. Fatkeqësisht, sistemi monist, diktatorial i Enver Hoxhës, këta njerëz të nderuar i dënon me burg: Hafiz Sherif Langun, pjesëmarrës në shpalljen e pavarësisë, themeluesin e klubit patriotik “Bashkimi”, e dënoi me shtatë vjet burg; Haki Sharofin e izoloi në aktivitet, edhe pse aftësitë e tij maksimalisht i shfrytëzoi në kompletimin e dokumentacionit të arkivit shtetëror. I mundoi të gjithë ulematë për të çrrënjosur bindjen islame, mirëpo këta ulema aq shumë kishin punuar, saqë edhe pas një ndalese kushtetuese dyzetvjeçare, për aplikimin e fesë, pas shpalljes së demokracisë, u ringjallën ndjenjat dhe mësimet e ulemave nga njerëzit të cilët kishin ndenjur me ta dhe nga nxënësit që kishin mësuar prej tyre.

Nga e gjithë kjo mund të përfundojmë, se besimin në Zotin dhe dashurinë ndaj atdheut nuk mund të ta marrë askush. Kështu që, na mbetet për obligim dhe parim jetik, ashtu siç Profeti deshi Mekën dhe Medinën, ne ta duam Shqipërinë.[1]


[1] Kumtesë e mbajtur me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, në Konferencën Shkencore “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar” organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë më 28-29 shtator 2012, Universiteti Bedër, Tiranë.

Tellalli i shovinizmit rusoserbomadh në Parlamentin Evropian

09/04/2015 Lini një koment

Prof. dr. Eshref YMERI

 

TELLALLI I SHOVINIZMIT RUSOSERBOMADH NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Eshref Ymeri

Eshref Ymeri

Para pak ditësh, mbarë opinioni publik shqiptar u njoh me një deklaratë skandaloze të një eurodeputeti, një shovinist francez ky në parlamentin evropian, i quajtur Aymeric Chauprade. Ky tellall i shovinizmit rusoserbomadh, nga tribuna e parlamentit në fjalë, shprehu tërë urrejtjen e vet për Kosovën, të cilën e etiketoi si “çerdhe të krimit”, duke deklaruar se Parisi na paska bërë, demek, një “gabim historik” me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas këtij shovinisti të regjur me dashurinë përvëlimtare për Serbinë dhe me urrejtjen shembullore për Kosovën, “Kosova kurrë s’mund të hyjë në Bashkimin Evropian”. Se Kosova, sipas këtij “injoranti me gramë të madhe”, jo vetëm që na qenka “çerdhe e krimit”, por mbaka përgjegjësi edhe “për spastrimin etnik të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare” (Citohet sipas: “Europarlamentari francez: Kosova çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik”. Marrë nga faqja e internetit “BalkanWeb”. 02 mars 2015).

Veç kësaj, sipas këtij eurodeputeti trulajthitur, Kosova duhet “t’i rikthehet Serbisë”. Çdo trulajthitje e ka një farë karari, por, me sa duket, këtij lumëziu i qenka bërë truri fushë fare, përderisa arrin të nxjerrë nga goja edhe një absurditet të tillë.

Ky eurodeputet me kulturë të mangët, në fillim le të shkollohet, për të mësuar të vërtetën për qëndrimin e shovinizmit serbomadh gjatë një periudhe mbinjëshekullore ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Shkollimi i duhet me domosdo, që t’i kthjellohet truri dhe të mësojë të vërtetën se spastrimi etnik ka qenë një vepër e përhershme kriminale e serbosllavizmit, i cili e ka praktikuar rregullisht kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës që prej Kongresit famëkeq të Berlinit dhe deri më 24 mars 1999, kur Aleanca Veriatlantike filloi bombardimin kundër Serbisë. Ky farë eurodeputeti, i cili, në të vërtetë, përfaqëson një njollë të errët për tribunën e këtij forumi të lartë evropian, le të njihet fillimisht me Përkujtesën e Vasa Çubrilloviçit (1897-1990), akademik, historian, profesor i Universitetit të Beogradit, një shovinist i kalibrit të lartë, armik i tërbuar i popullit shqiptar të Kosovës, i cili, në vitin 1937, ia drejtonte kryeministrit jugosllav Milan Stojadinoviç (1888-1961). Në atë Pëkujtesë ai kishte hartuar projektin akademik për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. Pas Luftës, Titua largoi një masë të madhe shqiptarësh nga trojet e tyre etnike në Jugosllavi dhe i degdisi në Turqi. Një tjetër projekt hartoi Akademia Shoviniste e Shkencave të Serbisë në vitin 1986 për shpopullimin e Kosovës nga shqiptarët dhe vendosjen aty të serbëve.

Millosheviçi, sapo erdhi në pushtet, hartoi menjëherë planin për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët, plan që filloi ta vinte në jetë që në vitin 1998 me bandat kriminale të Arkanit, të Sheshelit, si edhe të armatës fashiste serbe.

Me deklaratën e vet sa raciste, aq edhe shoviniste kundër Kosovës, ky eurodeputet francez u bashkohet tellallëve të shovinizmit rusomadh, si Karla del Ponte dhe Dik Marti, të cilët, të zhveshur tërësisht nga dinjiteti i tyre personal, me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Kremlinit, dolën me shpifje publike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai, në të njëjtën kohë, mohon paturpësisht luftën mbinjëshekullore që populli shqiptar i Kosovës ka zhvilluar për të shpëtuar nga zgjedha e shovinizmit serbomadh, mohon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u bë mbështetja e fuqishme e NATO-s për ndëshkimin e Serbisë gjatë bombardimeve të pranverës së vitit 1999, mohon gjakun e mijëra dëshmorëve të asaj ushtrie që skuqi trojet e tyre amtare për shporrjen një herë e përgjithmonë të bishës serbe nga toka kosovare.

Eurodeputeti shovinist francez Aymeric Chauprade,  nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Sebisë në pranverën e vitit 1999. Me këtë deklaratë, ky eurodeputet shovinist francez, radhitet përkrah skifterëve ushtarakë francezë që i jepnin të dhëna paraprake Beogradit për bombardimet e NATO-s.

Gjeneral kolonel Leonid Ivashov, personalitet i lartë ushtarak dhe politik rus, para disa vjetësh, ka pas dhënë një intervistë për revistën “Itogi”. Në atë intervistë, atij, midis të tjerash, i është drejtuar edhe pyetja e mëposhtme:

Pyetje: A është e vërtetë që një major francez u jepte të dhëna serbëve për bombardimet e NATO-s?

Përgjigje: Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Francës, gjeneral-armatë Zhan Pjer Kelsh [Jean-Pierre Kelche (1942)], me të cilin unë kam marrëdhënie shumë të mira, po, ashtu, nuk ka qenë përkrahës i bombardimeve kundër Jugosllavisë. Me që ra fjala, ky ka qenë mendimi edhe i shumë ushtarakëve nga vende të tjera të NATO-s. Prandaj, në rastin e majorit francez, nuk ka asgjë për t’u habitur. Në këtë mes, nuk kanë luajtur rol paratë. Ky ishte një veprim burrëror dhe humanitar në shkallën më të lartë, sepse nuk kishte asnjë arsye se pse duhej të bombardohej Jugosllavia… Me rastin e 10-vjetorit të bombardimeve, ish-këshilltari i de Golit, gjenerali Pjer Galua [Pierre Marie Gallois (1911-2010)], pati dërguar në Beograd një videoregjistrim të një fjalimi të tij, në të cilin kishte zbuluar disa sekrete të NATO-s… (Citohet sipas: Revista “Itogi”. Marrë nga faqja e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010).

Këtu nuk po ndalem në atë çka deklaron në përgjigjen e vet gjenerali rus Ivashov, se ai është përfaqësues i shovinizmit rusomadh, i cili, tradicionalisht, që nga koha e carizmit, ka qenë dhe vazhdon të mbetet armik i betuar i kombit shqiptar, siç është argumentuar me fakte konkrete në librin me titull “Antologjia e Kryqëzimit. Rusia dhe çështja shqiptare 1878-1912”, të cilin e ka vënë në qarkullim Universiteti “Iliria”. Prishtinë, 2012. Këtu po ndalem te majori francez në shërbim të shovinizmit rusoserbomadh, si edhe te gjeneralët francezë, të cilët, gjithashtu, sekretet e NATO-s ia përcillnin Beogradit dhe, automatikisht, edhe Moskës. Majori francez, për të dhënat që i jepte Beogradit për trajektoren e bombardimeve të NATO-s kundër objektivave serbe, domosdo që ka pasur bekimin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë franceze, përderisa vetë shefi i shtabit, gjenerali Zhan Pjer Kelsh, ishte kundër ndëshkimit të Serbisë dhe, rrjedhimisht, pro masakrimit të popullit shqiptar të Kosovës nga bishat fashiste të Millosheviçit dhe pro spastrimit të saj etnik. Ky është një qëndrim sa i turpshëm, aq edhe kriminal, që hierarkia e lartë ushtarake franceze ka mbajtur ndaj popullit shqiptar të Kosovës, një qëndrim ky që zor se mund të besohet se është mbajtur edhe pa dijeninë e kastës së lartë politike franceze.

Nga intervista e gjeneralit rus Ivashov, të cilën, pak më vonë, mendoj ta riprodhoj të plotë në faqet e internetit, del në pah fakti që qarqet ushtarake franceze dhe disa përfaqësues të qarqeve ushtarake të Bashkimit Evropian, në heshtje, kanë qenë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndëshkimin e Serbisë me anë të bombardimeve të NATO-s, bombardime këto që kishin për qëllim ndalimin e gjenocidit të tmerrshëm që shteti kriminal i Millosheviçit po ushtronte kundër popullit shqiptar të Kosovës, duke e shoqëruar atë gjenocid edhe me spastrim etnik. Ato skena krimesh të tmerrshme, të cilat janë të fiksuara në celuloidin e të gjitha kanaleve televizive evropiane dhe amerikane, europarlamentari shovinist francez Aymeric Chauprade, i trullosur keq nga urrejtja e verbër që ushqen për Kosovën, nuk dëshiron t’i pranojë për të vërteta. Prandaj edhe ai merr përsipër rolin e një krekacori shovinist nga tribuna e parlamentit evropian, duke iu turrur Kosovës me mllefin e një të ndërkryeri që nuk di se ç’është institucioni i së vërtetës.

Por shqetësim kryesor për mbarë shqiptarët atdhetarë, nuk përbën deklarata armiqësore e një eurodeputeti francez me një formim kulturor gjysmak. Shqetësim kryesor për ta përbën heshtja e krejt eurodeputetëve të  tjerë, midis të cilëve nuk u gjend asnjë burrë për be që t’i jepte përgjigjen që Aymeric Chauprade meritonte për shpifjet që po nxirrte nga goja në adresë të Kosovës. Sepse kriminelë ka në çdo vend të botës, por asnjëri prej këtyre vendeve nuk mund të etikohet në asnjë mënyrë si “çerdhe krimi”. Heshtja e eurodeputetëve vërteton më së miri deklaratën e vitit 2011 të Shefit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanieri. Në atë deklaratë, ai është shprehur:

“…pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. Marrë nga faqja e internetit. 16.04. 2011).

Përgjigjen që meritonte ky farë eurodeputeti francez, duhej t’ia jepnin edhe politikanët shqiptarë në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, si edhe gazetarët dhe analistët në mjetet e informimit masiv. Por askush prej tyre nuk u bë i gjallë. Të gjithë heshtën. Kjo është një heshtje lënduese për mbarë kombin shqiptar.

 

Santa Barbara, Kaliforni

12 mars 2015

Kategori: Ballkanologji Etiketa: , ,

Në Luftërat Ballkanike 1912-1913 Mbretëritë serbe, malazeze dhe greke kanë ushtruar gjenocid dhe spastrim etnik mbi popullsinë myslimane shqiptare

27/02/2015 Lini një koment

Prof. Dr. Bajram XHAFA (Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër)

 

NË LUFTËRAT BALLKANIKE 1912-1913 MBRETËRITË SERBE, MALAZEZE DHE GREKE KANË USHTRUAR GJENOCID DHE SPASTRIM ETNIK MBI POPULLSINË MYSLIMANE SHQIPTARE

Bateria-e-artilerisë-serbe-drejt-qytetit-të-Shkodrës-në-ndihmë-të-malazezëve-në-Rrethimin-e-Shkodrës-në-1913.

Shkaktarë të armiqësive në luftën e parë (ballkanike), shkruan raporti i Komisionit Ndërkombëtar, kishin qenë vetë sllavët e Ballkanit, jo vetëm me shkeljet që u kishin bёrё ligjeve ndёrkombёtare por edhe marrëveshjeve të ndryshme që kishin nënshkruar me njëri tjetrin…

Leo Freundlich përshkruan ngjarjet nga mesi i tetorit 1912 deri në mars 1913. Në një periudhë kohe më pak se pesë muajsh ushtria dhe bandat çetnike serbe “Egërsisht dhe në mënyrën më antinjerëzore që ka shfaqur ndonjëherë çizmja e pushtuesit, kriminuan barbarizma që nuk kanë të përshkruar. Me dhjetëra mijë burra të paarmatosur të therur, – gra të përdhunuara, – pleq e fëmijë të mbytur, – me qindra fshatra të djegur të rrafshuar për tokë. Megjithatë Evropa edhe sot vazhdon të heshtë”.

I cilësuar si “bela epoka”, fillimi i shekulli XX i solli popullit dhe kombit shqiptar katastrofën me të madhe në historinë e tij. Por, aksidentalisht edhe një fitore të madhe: Shqipëria u regjistrua në librin e gjendjes civile ndërkombëtare, sepse deri në këtë kohë shqiptarët nuk njiheshin nga Evropa as si popull, as si komb me të drejtat përkatëse dhe as si njësi politike apo shtetërore të ndonjë forme të caktuar. Ashtu, të copëtuar dhe të ndarë, shqiptarët iu vunë punës së Sizifit duke ngritur atë gurin e rëndë mitologjik për të mbërritur në fund të shekullit me dy fitore historike, që padyshim janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën: 1. Rënia e diktaturës dhe fitorja e demokracisë në Shqipërinë londineze dhe 2. Çlirimi i Kosovës më 1999 dhe Pavarësia e saj më 2008. Ç’vjen më pas? Këtë do ta përcaktojnë historia dhe politika.

Përveç karakterit grabitqar e antishqiptar, Luftёrat Ballkanike (tetor 1912-gusht 1913) mbajnё vulёn e gjallё edhe tё luftёrave fetare. Koalicioni ballkanik e pёrdori fenё e krishterё kundёr asaj islame pёr qёllime politike, pёr tё nxitur urrejtjen etnike, fobitё nacionale dhe pёr tё mёnjanuar çdo pengesё morale nё fushatat e shfarosjes sё popullsisё civile tё pambrojtur tё atyre qё i kishin shpallur armiq. Luftërat Ballkanike ishin një kryqёzatё moderne antimyslimane e boshtit ortodoks. Ndër krerët shtetërorë ballkanas, Mbreti i Bullgarëve Ferdinandi e tha shkoqur këtë gjë kur shpalli luftёn. Kjo, tha ai, do tё jetё njё luftё e Kryqit kundёr Gjysmёhёnёs[1].

Në këtë kuptim kjo luftë ishte vazhdim i Luftës ruso-osmane dhe serbo e malazezo-osmane tё 1877-1878, kështu që edhe viktimat e para tё pansllavizmit rus kanё qenё myslimanët e Ballkanit. Në atë kohë u shpёrngulёn dhe u kthyen nё refugjatё (muhaxhirё) mbi 1 milion myslimanё.

Kur filloi lufta e 1877-ës, Princi i Serbisë Milan Obrenoviçi bёnte thirrje: “tё pastrohet toka prej atyre qё nuk i  besojnё kryqit” dhe kërkonte zbatimin e metodave barbare, duke marrë si shembull “kohёn e artё” të perandorisё sё Stefan Dushanit në shek. XIV që konvertimin fetar e bënte duke i damkosur shqiptarët katolikë me hekur tё skuqur në ballë[2]. Nën këtë frymë u përshkuan Luftërat Ballkanike të fillim shekullit XX. Nё raportin e vitit 1913 të Komisionit Hetimor të Fondacionit Karnexhi shkruhet: “Refugjatёt myslimanё janё elementi mё tragjik i kёtij eksodi tё detyruar”[3].

Fillimi i pushtimit tё trojeve shqiptare prej ushtrisё serbe u shoqёrua kudo me vrasjen e masakrimin e popullsisё, me djegien dhe shkatёrrimin e vendbanimeve shqiptare. Ajo synonte tё zhdukte fizikisht sa mё shumё shqiptarё, tё krijonte pasiguri pёr jetёn e tyre, t’i detyronte tё shpёrnguleshin nё masё prej vatrave tё veta me qёllim, qё tё vendoste njё sundim sa mё tё qёndrueshёm mbi viset qё donte tё aneksonte. Parulla serbomadhe, tё cilёn e zbatonin oficerёt serbё ishte “tё shfarosim shqiptarёt”. Korrespondenti i “New York Times”, dёshmitar okular i ngjarjeve, nё njё artikull “Vandalizmat serbe” shkruante se “Serbёt kёrkojnё zhdukjen e shqiptarёve, sepse ata kanё qenё gjer mё sot ndalim i pёrparimit serb nё tё vetquajturёn Stara Serbi!”[4]. Sipas njё raporti tё konsullit austro-hungarez nga Shkupi “serbёt vrasin gra, fёmijё e pleq”. Vetёm nё qytetin e Prishtinёs u vranё mbi 5.000 shqiptarё menjёherё pas pushtimit tё tij. Kёtё fat patёn edhe Ferizaj me Gjilanin, tё cilёt “mbetёn thuajse tё shkretё” pas masakrave qё u kryen mbi popullsinё e tyre deri “te fёmijёt nё djep”. E njёjta pamje u krijua nё Kumanovё ku u masakruan 400 shqiptarё. Nё rrethet e Shkupit ishin masakruar 2.000 shqiptarё. Bandat e armatosura dhe ushtria e rregullt kryenin njё “gjueti tё vёrtetё mbi shqiptarёt” dhe rezultatet e saj tregoheshin me mburrje tё madhe nga oficerёt serbё. Veprime tё tilla nuk kryheshin “pёr arsye ushtarake”.

Kur ushtria serbe hyri nё Prizren, sapo u dёgjua urdhёri i kolonelit “i vrisni”, “ushtarёt serbё u vёrsulёn nёpёr shtёpitё e qytetit dhe vranё çdo njeri qё u ra nё dorё”. Vetёm gjatё “ditёve tё para tё pushtimit serbёt vranё nё Prizren 400 shqiptarё”. “Kёtu bandat serbe shkatёrruan gjithçka nё mёnyrёn mё tё tmerrshme. Hynin nёpёr shtёpi dhe vrisnin pa marrё parasysh as moshё dhe as gjini”. Nё shtypin evropian shkruhet se “gjenerali Jankoviç i detyronte me revole nё dorё krerёt shqiptarё tё nёnshkruanin njё manifest me anёn e tё cilit duhej tё falënderonin kral Pjetrin pёr “lirinё” qё u kishte sjellё ushtria serbe”. Nё Gjakovё bёnin kёrdinё çetnikёt serbё, ku dallohej banda e udhёhequr nga mitropoliti i mёparshёm. Populli e përcaktoi nё mёnyrё tё saktё thelbin genocidal tё luftёs qё bёnte ushtria serbe kundёr popullit shqiptar nё vargjet e krijuara: “U lёshu Serbia pёrmbi Vardar / Katёr divize hiç pa da / Turret me top e me hanxhar / Me qit fare çdo shqiptar” [5] (shënimi im B. Xh.).

Tabllo rrënqethëse tё masakrave serbe mbi shqiptarёt, para së gjithash mbi myslimanёt shqiptarë, na sjell nё veprёn e saj Miss Edith Durham. Duke parë pasojat qё kishin lёnё ushtritё serbe kur kishin kaluar nёpër Dibër, ajo shkruan: “Por edhe nё rast se rrёfimi pёr tmerret do tё pjestohej pёr dhjetё, mbetej njё dёshmi e tmerrshme e asaj se “çfarё i bёn njeriu-njeriut”. Pёr mё tepёr, gjatё kthimit takova njё masё njerёzish nё Tiranё, qё kishin ikur nga tё njёjtat krahina dhe tё pyetur veçmas, pёrshkruanin pothuajse pikё pёr pikё tё njёjtat gjёra. Kur hoxha plak i Reçanit u shkreh nё tё qarё, duke treguar se ishte njё nga tё pesё vetat qё shpёtuan gjallё ndёr tetёdhjetё dhe se kishte dёgjuar britmat e grave qё digjeshin nёpёr shtёpi, njeriu nuk mund tё dyshonte se ai thoshte tё vёrtetёn”[6]. Nё Ohёr, thotё Durham, mёsova moralin e vrasjes: “Ska mё mirё sesa kur ngrihet myslimani dhe vret myslimanin. Kur ngrihet i krishteri e vret tё krishterin ёshtё mё mirё qё krimi tё mos pёrflitet, sepse njerёzit e brendshёm nuk do ta kuptojnё; ndёrsa kur i krishteri vret myslimanin, ai ka kryer njё akt tё shenjtё e tё drejtё. Kur myslimani vret njё tё krishterё, ai bёn njё barbarizёm pёr tё cilin u duhet shkruar tё gjitha gazetave”[7].

Nё artikullin “Vandalizmat serbe”, “New York Times” shkruante nё atё kohё se “masakrat qё bёnё serbёt nё Kosovё, nёn Kryqn’ e Krishterё kapёrcejnё çdo instiktё gjakpirёsije”[8].

Tё tёrbuar ngaqё nuk po arrinin ta marrin Shkodrёn me forcёn e armёve dhe nga dёshtimi i bisedimeve pёr dorёzimin e saj, malazezёt nuk bёheshin “merak nё qoftё se fёmijёt myslimanё do tё vdesin nga uria; ata deklarojnё se do tё asgjёsojnё gjithё popullsinё myslimane…”. Njё oficer serb u ngrit nё tryezёn e bukёs dhe tregoi me gёzim pёr bёmat e guximshme tё serbëve. “Ne kemi asgjёsuar, – u lёvdua ai, – fisin (krahinёn-B. Xh.) e Lumёs. Ai pёrshkroi vrasjen nё masё tё burrave, tё grave dhe tё fёmijёve, si dhe djegien e fshatrave. Problemi mysliman duhet “thjeshtuar”. “Kur toka tё bёhet jona”, mё thuhej herё pas here, “nuk do tё ketё mё problem mysliman”… Qёllimi i hapur i serbёve dhe i malazezve ishte shfarosja e krejt racёs shqiptare[9], pra, gjenocid. Ditaret e italianit Xhino Berri, zonjës austriake Von Zambaur dhe shkodranit At Justin Rrota bëjnë fjalë për bombardimin e vazhdueshëm të ushtrisë malazeze dhe serbe vetëm mbi lagjet myslimane të Shkodrës[10].

Sipas shtypit tё kohёs, gjatё viteve 1912-1913 nga agresorёt serbё u vranë 120.000 deri nё 130.000 veta. Vetёm nё Shkodёr e pёrreth saj pati 30.000 viktima nga serbёt e malazezёt[11]. Këto shifra mjerisht nuk i gjen në tekstet mësimore nëpër shkollat shqiptare të të gjitha kategorive. Natyrisht që shifrat e mësipërme thuajse tërësisht i përkasin popullsisë myslimane.

Planet serbo-malazeze nuk kursenin as shqiptarёt e besimit katolik. Ushtarёt malazezё tashmё kishin nisur t’u thoshin katolikёve se shpejt do ta mёsonin se si duhej tё bёnin kryq[12]. Brenda dy vjetëve asnjëri nuk do tё guxonte tё fliste shqip nё Shkodёr, deklaronin oficerёt malazezё. Nё rast se Evropa do t’i japё Malit tё Zi njё pjesё tё mirё nga Shqipёria, ata do ta zgjidhin shpejt e shpejt çështjen shqiptare duke shfarosur çdo shqiptar aty… Ushtria serbe dhe malazeze ishte pёrgatitur shpirtërisht dhe e mbrujtur me idenë pёr tё kryer gjenocid mbi shqiptarёt. Ata shpresonin tё hiqnin qafe gjithё myslimanёt dhe tё ripopullonin vendin. Për këtë qëllim, gjatë fushatave ushtarake ishin planifikuar masakra mbi popullsinë civile.

Qё përpara luftёs Princi Danill i Malit të Zi kishte thёnё pёr myslimanёt e Rugovёs: “Ne jemi betuar t’i shfarosim ata!”… “Do tё jetё njё natё tjetёr e Shёn Bartholomeut” flisnin duke pirё oficerёt malazezё[13]. Myslimanёve u kёrkohej tё zgjidhnin ose pagёzimin ose vdekjen, dhe njё numёr i madh burrash vdiqёn nё tortura. Gratё i çuan nё kishё “si delet” dhe i pagёzuan, shkruan Durham dhe vazhdon mё tej: Ato qё kundёrshtonin i dhunonin ushtarёt… Nga Gjakova vinin lajme se malazeztё po pёrpiqeshin t’i kthenin me forcё myslimanёt dhe katolikёt nё fe tjetёr. Katёr batalione rrethuan krahinёn e Gucisё. Nё fillim kapёn hoxhallarёt dhe i pyetёn: a do tё pagёzoheni? Dhe kur ndonjё pёrgjigjej: “Jo”, e vrisnin nё vend. Gati tё gjithё i vranё.

“Nё Korçё… grekёt urdhёruan menjёherё qё tё flitej nё gjuhёn greke dhe jo shqipe. Shumica dёrmuese e banorёve tё krahinёs ishin myslimanё dhe nuk kishin asnjё dёshirё tё bёheshin shtetas grekё… Kisha orthodokse me pogromet kundër çifutëve në Rusi dhe me bëmat e saj në Ballkan, mban tani rekordin botëror për mizoritë fetare. Ashtu si nё Malin e Zi, edhe kёtu, dёshira e pushtuesit ishte qё ta shfaroste ose ta dёbonte popullsinё shqiptare, sidomos pjesёn myslimane”[14].

Shkaktarё tё armiqёsive nё luftёn e parё (ballkanike) shkruan raporti i Komisionit Ndёrkombёtar, kishin qenё vetё sllavёt e Ballkanit, jo vetёm me shkeljet, qё u kishin bёrё ligjeve ndёrkombёtare, por edhe marrёveshjeve tё ndryshme, qё kishin nёnshkruar me njëri-tjetrin[15]. “Ushtritё e rregullta serbe dhe malazeze ndёrmorёn dhe bёnё gjithçka, qё nga dita e parё qё pushtuan territorin shqiptar, qё t’i detyronin banorёt tё humbisnin kombёsinё, ose ta shtypte brutalisht racën shqiptare”. Shtёpi dhe fshatra tё tёra u shndёrruan nё hi, popullsia e pafajshme dhe e paarmatosur u masakrua en masse, akte tё pabesueshme dhune, grabitje dhe brutalitet tё çdo lloji – kёto ishin mjetet qё u pёrdorёn dhe po pёrdoren akoma nga ushtarёt serbo-malazezё, me synim qё tё transformojnё tёrёsisht karakterin etnik tё rajoneve qё banohen nga shqiptarёt. Kjo pёrbёn atё qё Komisioni Ndёrkombёtar e quan veçoria e dytё e Luftёrave Ballkanike, qё natyrisht ka lidhje me tё parёn: lufta nuk bёhet vetёm midis ushtrive, por midis vetё kombeve (nënvizimi im). Meqenëse popullsia e vendeve qё do tё pushtoheshin e dinin nga përvoja se çfarё i priste nga ardhja e ushtrisë armike të vendeve fqinje, ata nuk prisnin deri sa tё vinte ajo, por largoheshin sa mё parё. Kёshtu fillon njё emigracion i vёrtetё masiv[16], një spastrim etnik i viseve të pushtuara.

Ballkani pёrfshihet nga “njё eksod i vёrtetё. Turqit largohen nga tё krishterёt, bullgarёt nga grekёrit dhe nga turqit, dhe grekёt nga turqit dhe bullgarёt, shqiptarёt nga serbёt; dhe nёse emigrimi nuk ёshtё i zakontё tek serbёt dhe bullgarёt, shkaku duhet kёrkuar nё faktin se kёto dy kombe, si tё thuash, nuk janё pёrleshur nё tokat e tyre. Ata pёrdorin metoda tё tёrthorta tё cilat çojnё gjithashtu nё tё njёjtat pёrfundime, siç janё asimilimi dhe kthimi i fesё[17]. “Brenda njё brezi do ta sllavizojmё atё popull” thoshin ata (malazezёt dhe serbёt). Faktet e mёvonёshme vertetuan se kёto njoftime ishin tё vёrteta. Nuk ka pasur një turk qё tё jetё sjellё me armenёt mё keq se u sollёn dy popujt serbё (serbët dhe malazezët-shënimi im) me shqiptarёt nё emёr tё kishёs sё shenjtё ortodokse.Sllavёt vazhdonin tё çirreshin: “Vdekje Shqipёrisё”[18].

Shkrimtari vjenez, çifuti Leo Freundlich, botoi një libër me titull “Akuza që ulërijnë” (“Accusation Records”). Ai rrëfen për “Golgotën shqiptare” ose holokaustin shqiptar (nënvizimi im). Holokausti i parë evropian është planifikuar dhe zbatuar nga Serbia kundër popullit shqiptar. Leo Frojndlich përshkruan ngjarjet nga mesi i tetorit 1912 deri në mars 1913. Në një periudhë kohe më pak se pesë muajsh ushtria dhe bandat çetnike serbe “EGËRSISHT DHE NË MËNYRËN MË ANTINJERËZORE QË KA SHFAQUR NDONJËHERË ÇIZMJA E PUSHTUESIT, KRIMINUAN BARBARIZMA QË NUK KANË TË PËRSHKRUAR. ME DHJETËRA MIJË BURRA TË PAARMATOSUR TË THERUR, – GRA TË PËRDHUNUARA, – PLEQ E FËMIJË TË MBYTUR, – ME QINDRA FSHATRA TË DJEGUR TË RRAFSHUAR PËR TOKË. MEGJITHATË EVROPA EDHE SOT VAZHDON TË HESHTË”[19] (germat kapitale, autori).

Gjatë vitit 1913, Freundlich, botues në qendrën vjeneze të kulturës, kishte dhënë thelbin e “fytyrës së re” të “shtazërisë mizore”, e cila po hynte në politikën evropiane. Ishte gjenocidi, projektuar dhe zbatuar kundër një populli të tërë[20]. Ai e quajti krimin e holokaustit kundër shqiptarëve “Golgotta Shqiptare”. Edhe Freundlich, duke cituar një dëshmitar të kohës bën të njëjtin krahasim si Durham-i se, “qoftë edhe një turk i vetëm nuk i ka trajtuar armenët më keq se ç’janë trajtuar shqiptarët nga serbët”[21].

Tani qё serbёt erdhёn nё Ohёr dhe grekёt nё Korçё, shkruan Durham, fillova ta ndjej veten fajtore pse dikur kisha uruar qё turku tё largohej nga Evropa. Sa ishte turku aty, shpresat nuk ishin shuar. Ndёrsa kёta pushtues “tё krishterё” ishin njёqind herё mё tё kёqinj[22]. Të vënë në tehun e hanxharit, shqiptarët u “zgjuan”.

Të njëjtat skena makabre zhvillohen edhe nё jug tё Shqipёrisё nga masakrat e ushtrisё greke. Avancimi i ushtrisë greke në dhjetor 1912 bëri që shumё familje myslimane nga Devolli të zbresin nё Korçё, tё detyruar nga persekutimi i grekёve. Burra, gra e fёmijё tё zhveshur e tё zbathur iknin nёpёr dёborё e akull tё lemerisur, duke lёnё tё shkreta shtёpitё e tyre, plaçkat e bagёtitё[23]. Në fillim të qershorit 1915, shkruan Haris Silajxhiç në “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Washingtonit”, Fondi për Ndihmë Shqipërisë i dërgoi një letër presidentit të SHBA-së, nëpërmjet së cilës e njofton për situatën e vështirë në Shqipëri (është fjala për Shqipërinë Jugore) ku gjysmë milioni po vdesin nga uria, ndërsa 100.000 tashmë kanë vdekur[24] (shifra këto që nuk i gjen në tekstet mësimore as të nivelit akademik).

Në parlamentin anglez raportohet për “mizoritë e frikshme që janë duke kryer bandat greke në jug… ku refugjatë shqiptarë shkonin drejt Vlorës nga Berati dhe Korça (që tani kanë rënë në duart e grekëve) dhe se numri i muhaxhirëve të grumbulluar në kodrat me ullinj përreth qytetit të Vlorës ishte më shumë se 100.000, sepse i gjithë vendi është shkretuar”[25]. Muhaxhirët lanë shtëpitë e tyre për shkak të ashtuquajturës kryengritje epirote; kryengritje kjo e kamufluar si “lëvizje” për “autonominë e Vorio-Epirit”, në fakt të agresionit ushtarak grek mbi pjesën jugore të Shqipërisë. “Në furinë e këtij shpërthimi barbar, shkruan Abaz Ermenji, u dogjën shkrumb e hi 314 fshatra myslimanësh”. “Arkivat e Washingtonit, shkruan H. Silajxhiç, bëjnë fjalë për 400 fshatra, që u dogjën e shkatërruan krejtësisht”[26]. “Kështu, shkruan historiani shqiptar i diasporës Stavro Skendi u erdhi: “Zgjimi kombëtar (shqiptarëve) pjesërisht në një mënyrë graduale dhe pjesërisht si rrufe dhe tronditje”[27]. “Kë s’trazon një fllad i lehtë, bjen tërmeti ai rrin fjetë”.

Duke qenë se me objektiva të tilla ishin projektuar këto luftëra dhe për faktin tjetër se pjesa myslimane e popullsisë përbënte shumicën, asaj i ra edhe barra kryesore e qëndresës kundër ushtrive pushtuese të shteteve ballkanike. Natyrisht që, për rrjedhojë mbi të ra dhe do të binte gjithë furia e urrejtjes dhe e egërsisë fetare e shoviniste. Në një artikull drejtuar vetëm myslimanëve, Faik Konica vinte në dukje se për ata po afrohej një rrezik eminent. Dukej i sigurt se otomanët do të dëboheshin prej Evropës dhe shqiptarët myslimanë rrezikoheshin kështu të përziheshin edhe ata mbasi vendi i tyre do të ndahej[28].

Këtë rrezik e parandjeu më herët (qysh në mars 1911), kleri katolik, ose më drejt, disa anëtarë me influencë të tij, si Dom Ndre Mjeda dhe Dom Luigj Bumçi menduan t’i shpëtojnë të keqes, duke u orvatur të zgjeronin kuptimin e Kultusprotektorat në relacionet politike. Në një apel drejtuar princit trashëgimtar Franc Ferdinandit, ata deklaronin se veprimet e otomanëve cenonin përditëKultusprotektoratin dhe se shkelja e privilegjeve shekullore për shërbimin ushtarak dhe taksat në bazë të marrëveshjes midis fiseve të lira dhe qeverisë turke qe një prishje e kësaj marrëveshje. Ata kërkonin ndërhyrjen austriake. Një vit më vonë, kur kryengritja (e malësorëve të Mbishkodrës) qe përhapur tejpërtej nëpër Shqipëri, Zef Serreqi, atëherë kryepeshkop i Shkodrës, i shkroi Konsullit të Përgjithshëm austro-hungarez në Shkodër duke iu lutur që Austro-Hungaria të zaptonte Shqipërinë ose të paktën pjesën e saj katolike. Ndërkaq Terenc Toçi shpalli qeverinë shqiptare provizore në Kimëz (Ghims) Mirditë, në prill 1911, dhe priste t’i vinin ndihma nga Italia, jo prej qeverisë por prej Italo-Shqiptarëve dhe vullnetarëve italianë[29].

“Për shqiptarët myslimanë qe e natyrshme që të luanin rolin kryesor (në procesin e zgjimit kombëtar, shënimi im). Ata përbënin shumicën dhe pa ata nuk mund të kishte Shqipëri, shkruan Stavro Skendi[30]. Lufta e Shkodrës dhe e Janinës, Lufta e Kakarriqit, qëndresa në Qafë të Kolesianit, në Malësinë e Dibrës e të Pukës janë përballje me armikun të bëra tërësisht nga popullsi myslimane.[31] “Eshtё pёr t’u pёrmendur se kleri mysliman i pёrfshirё nё kёtё lёvizje nuk kurseu asgjё pёr lёvizjen kombёtare”, shkruan Eqrem bej Vlora në “Kujtimet” e tij”[32].

Nё fushёn e Orizares nё Manastir ranё dhe dy imamёt e qytetit tё Dibrёs sё Madhe: Jusuf efendi Skikuli, Osman efendi Langu[33] dhe kapiten Aqif Rusi. Ndërsa myftiu i Dibrës Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) dhe Hafiz Sherif Langu u nisën për në Vlorë, si delegatë të Dibrës në Kuvendin historik, ku Ditën e ngritjes së Flamurit, Myftiu i shumëditur bëri bekimin e tij dhe dha fetvanë për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë[34]. Në telegramin që Myftiu i Përgjithshëm i Shqipërisë H. Vehbi Dibra (Agolli) ua drejton disa nxënësve të Medresesë së Beratit, u shkruan se “Detyra fetare dhe atdhetare e lyp me dalë në luftë për me mbrojtun atdheun”[35]. Deviza e myslimanit ishte: Imani = Vatani, që do të thotë, besimi = atdheu.

Në rrugën e divizioneve serbe nga Gjakova dhe Prizreni për të dalë në Lezhë e Shëngjin, tradita popullore ruan shumё kujtime me vlerё qё pasqyrojnё qendresën e fshatarёsisё sё krahinёs sё Malёziut (banuar thuajse tërësisht me popullsi myslimane si Va-Spasi, Pista, Gdheshi, Mgulla, Fleti etj.) pёr mbrojtjen nga rrebeshi i ushtrisë serbe. Kush ja vuni pushkën serbit,/Osman Hoxha pastë rahmet[36]. Pёr kёtё arsye krahina u dogj plotёsisht. Nё Gdhesh u therёn 72 gra, pleq e fёmijё qё ranё nё duart e serbёve. Nё fshatin Flet me 15 nёntor serbёt humbёn edhe reparte tё tёra. Bashkё me ta luftuan banorёt e fshatrave tё tjera si Dardha, Truni, Sakati, Xathi, qё bashёpunonin me ata tё Qafёs sё Malit, Fushё-Arsit e deri nё Pukё[37].

Kur pa katastrofën që e gjeti Shqipërinë me dhimbje e dëshpërim të thellë Mehmet Akifi, poeti i madh dhe autor i himnit kombëtar turk me origjinë nga Peja, mё 1913 shkroi kёto vargje:

Dёgjoje kёtё nga unё: po, unё jam shqiptar /

Tjetёr s’kam ç’tё them, ja, u shkatёrrua atdheu im[38] (nënvizimi im).

Katastrofës iu vu një vulë ndërkombëtare me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Londër (dhjetor 1912-gusht 1913), duke i caktuar Shqipërisë “kufij që notonin në gjak”. Kjo vulë ishte një damkë që shërbeu si një kore “juridiko-ndërkombëtare” për të mbuluar një plagë të maisur kanceroze, e cila vazhdon të kullojë gjak prej 100 vjetësh.

I cilësuar si “bela epokë”, fillimi i shekulli XX i solli popullit dhe kombit shqiptar katastrofën me të madhe në historinë e tij. Por, aksidentalisht edhe një fitore të madhe: Shqipëria u regjistrua në librin e gjendjes civile ndërkombëtare (shprehje e A. Baletës), sepse deri në këtë kohë shqiptarët nuk njiheshin nga Evropa as si popull, as si komb me të drejtat përkatëse dhe as si njësi politike apo shtetërore të ndonjë forme të caktuar. Ashtu, të copëtuar dhe të ndarë, shqiptarët iu vunë punës së Sizifit duke ngritur atë gurin e rëndë mitologjik për të mbërritur në fund të shekullit me dy fitore historike, që padyshim janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën: 1. Rënia e diktaturës dhe fitorja e demokracisë në Shqipërinë londineze dhe 2. Çlirimi i Kosovës më 1999 dhe Pavarësia e saj më 2008. Ç’vjen më pas? Këtë do ta përcaktojnë historia dhe politika.

Kombi shqiptar ka një detyrë imperative, historike, dhe kushtetuese të formuluar në paragrafin e parë të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare (kushtetutën e Mbretërisë) të vitit 1928. “Kombi Shqiptar, i lirë e kryenaltë, me plot shpresa lumtunie për kohën e ardhme, me dëshirën e patundshme e plot gjallni për forcimin e përjetshëm të BASHKIMI KOMBETAR (nënvizimi im) dhe për sigurimin e zhvillimit paqsor të Atdheut e të mirës së përgjithshme të popullit, duke respektue traditat historike të Kombit, të cilat padyshim i sigurojnë brezit të ardhshëm një mbarëvajtje të meritueshme…”[39]. Kjo është detyra e parë e çdo shqiptari nën cilindo subjekt politik, që të jetë dhe e çdo qeverie shqiptare nëse dëshiron të quhet e tillë.[40]

 


[1] Durham, Edith, “Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe Shqiptarët”, Sh.B. “8 Nëntori” 1990:307.

[2] Haxhivasiljeviç, Jovan, “Arbanska kongra”, Beograd, 1909. B. Xhafa, Politika antishqiptare e pushtuesve serbё e malazezё nё vitet 1877-1878, “Konferenca Kombёtare pёr Lidhjen Shqiptare tё Prizrenit 1878-1881, I” (12 – 28 qershor 1978), Tiranё, 1979, fq. 119 – 129.

[3] “Luftёrat e tjera ballkanike”, “Onufri”, fq. 108.

[4] Murzaku, Th., “Politika e Serbisё…”, fq. 137.

[5] Po aty, fq. 137-139.

[6] Durham, Brenga e Ballkanit…, vepër e cituar, fq. 313.

[7] Durham, po aty, fq. 341.

[8] Marrё nga Th. Murzaku, Politika e Serbisё…, fq. 137; “Zёri i Popullit”, 21 janar 1913.

[9] Durham, vepёr e cituar, fq. 174-176.

[10] “E dielle”, 1 dhetuer 1912. “Sonte prapë vloi çmos kurr gati bombardimi i qytetit; por vetëm andej kahë krahu i myslimanëvet”; At Justin Rrota, “Ditët e mbrame të Turqisë në Shkodër”, Shkodër, 2010:59.

[11] Murzaku, Th., “Politika e Serbisё kundrejt Shqipёrisё gjatё Luftёs Ballkanike 1912-1913”, Tiranё, 1987:339.

[12] Durham, Brenga e Ballkanit…, vepёr e cituar, fq. 292.

[13] Durham, po aty, fq. 280 – 281, 284, 292.

[14] Durham, po aty, fq. 305, 307, 309, 310.

[15] Luftёrat e tjera ballkanike, Raport i vitit 1913 nga Carnegie Endowment me njё Vёshtrim Retrospektiv, me shёnime dhe me njё parathёnie tё re pёr konfliktin e sotёm nga Xhorxh Kenan, Onufri, 1993:6.

[16] Luftёrat e tjera ballkanike, vep. e cituar, fq. 113.

[17] Luftёrat e tjera Ballkanike, fq. 117-118.

[18] Durham, vep. e cituar, fq. 391.

[19] Leo Freundlich, Golgota shqiptare. Akuza kundër shfarosësve të popullit shqiptar, Sh. B. “Lilo”, Tiranë, 1995:10.

[20] Po aty, fq. 11

[21] Po aty, fq. 20-21.

[22] Durham, vep. e cituar, fq. 399.

[23] Harizi, Petro, “Historia kronografike e qarkut tё Korçёs qё në Luftën e Ballkanit gjer mё sot”, Boston mass, 1919:16.

[24] Silajxhiç, Haris, “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Washingtonit”, “Dituria”, Tiranë, 1999:8.

[25] Swire, Joseph, “Shqipëria – ngritja e një mbretërie”, Dituria, 2005:189.

[26] Silajxhiç, H., fq. 68.

[27] Stavro Skendi, “Zgjimi Kombëtar Shqiptar”, PHOENIX & Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, Tiranë, 2000:426.

[28] Skendi, S., “Zgjimi…”, fq. 359.

[29] Po aty, fq. 398-399.

[30] Po aty, fq. 424.

* At Justin Rrota në ditarin e tij, “Ditët e mbrame të Turqisë në Shkodër” Shkodër, 2010, fq. 73 shkruan: “Sod duel fjala nëpër qytet, kinse lypeshin prapë ushtarë…Edhe çudi!…Komandanti i pjacës lypi ushtarë deri prej elementit kristjan…Kristjanët s’e kishin pasë zakon gati kurr me i shkue turkut, si ushtarë të rregullt, kërkohej tash, që këta edhe ta jepshin atë kontributin e vet me të holla”.

[31] At Justin Rrota në ditarin e tij, “Ditët e mbrame të Turqisë në Shkodër” Shkodër, 2010, fq. 73 shkruan: “Sod duel fjala nëpër qytet, kinse lypeshin prapë ushtarë…Edhe çudi!…Komandanti i pjacës lypi ushtarë deri prej elementit kristjan…Kristjanët s’e kishin pasë zakon gati kurr me i shkue turkut, si ushtarë të rregullt, kërkohej tash, që këta edhe ta jepshin atë kontributin e vet me të holla”.

[32] Vlora, Eqrem bej, “Kujtime”, Shtëpia e Librit & Komunikimit, Tiranë, 2001:171.

[33] Stërmilli, Haki, “Dibra në prag të historisë” (dorëshkrim), Tiranë, 1940:71.

[34] Xhelili, Qazim, “Vehbi Dibra personalitet dhe veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare”, Tiranë, 1998:98.

[35] AQSH. Fondi 482; viti 1914; dosja 1, marrë nga Ali M. Basha, “Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri (1912-1967)”, Tiranë, 2011:19.

[36] Hoxha i fshatit (Osman Hoxha i Fletit) dhe Bajram Haziri e nisën të parët pushkën kundër ushtrisë serbe dhe pas tyre u ngrit e gjithë zona e Malëziut të Pukës. Hoxha u plagos rëndë dhe pas disa ditësh vdiq nga plagët.

[37] Murzaku, Th., “Politika…”, fq. 147-148. Edith Durham shkruan: “Duke pёrjashtuar Fletin, ku fshatarёt myslimanё u bёnё atyre njё qёndresё prej tre ditёsh nё njё grykё tё ngushtё, ata e pёrshkuan tёrё vendin pa vёshtirёsi, meqenёse mirditorёt kishin kaq pak armatime, saqё abati i tyre i bindi se lufta vetёm do tё shkaktonte masakra”  (“Lufta pёr Shkodrёn”, Shkodёr, 2005, fq. 187. Edhe Swire shkruan se “me përjashtim të Fletit, ku ata u bllokuan për tri ditë, gati nuk ndeshën në qëndresë… Prenga (Doçi-abati i Mirditës) planifikonte një kompromis me serbët” (J. Swire, “Shqipëria…” fq. 127).

[38] Kaleshi, Hasan, “Kontributi i shqiptarёve nё dituritё islame”, International Islamic Publishing House, 1992:12.

[39] Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare, Tiranë, Shtyp. “Mbrothësia” Kristo P. Luarasi, 1929:3.

[40] Kumtesë e mbajtur në Konferencën Shkencore “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar” organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë më 28-29 shtator 2012, Universiteti Bedër, Tiranë.

 

Burimi: http://zaninalte.al/2013/11/ne-lufterat-ballkanike-1912-1913-mbreterite-serbe-malazeze-dhe-greke-kane-ushtruar-gjenocid-dhe-spastrim-etnik-mbi-popullsine-myslimane-shqiptare/

Hartat e Shqipërisë Etnike

09/02/2015 Lini një koment

Enis SULSTAROVA

 

HARTAT E SHQIPËRISË ETNIKE

Enis Sulstarova

Enis Sulstarova

Ndeshja e ndërprerë futbollistike Serbi-Shqipëri në Beograd solli në qendër të debatit, ndoshta si asnjëherë më parë, hartën e Shqipërisë Etnike (Shqipëria Natyrore për disa). Gazetarë e opinionistë shqiptarë, ata nxituan që me shkrimet e tyre të sigurojnë çdokënd se ky projekt nuk është i përqafuar nga qeveria e Shqipërisë dhe as nga ajo e Kosovës. Gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar në Beograd, edhe ministri i Jashtëm, Bushati gjeti rastin që të shprehet se ata që mendojnë për “Shqipërinë e Madhe” jetojnë në një botë tjetër nga ajo e tij, duke rënduar edhe më trysninë politike e mediatike ndaj atyre që mendojnë se vetëvendosja dhe bashkimi politik i kombit shqiptar është kërkesë legjitime politike (që të tjerët, për ta injoruar apo denigruar, e njësojnë me parullën e “Shqipërisë së Madhe”). Gjithsesi le të përqendrohemi te vetë harta dhe të shohim se çfarë përfaqëson ajo dhe nëse duhet përdorur politikisht apo jo.

Ekzistojnë disa variante të hartës, prandaj do të ishte më mirë që të flisnim në shumës për harta të Shqipërisë Etnike dhe jo për një të vetme. Gjithashtu duhet të kemi parasysh se, megjithëse termi “Shqipëri Etnike” ka hyrë në përdorim për të shenjuar tërësinë e pandarë të atdheut të kombit shqiptar dhe se ky term është më  i drejtë se sa ai i “Shqipërisë së Madhe”, prapëseprapë epiteti “etnik” duhet marrë si dallues i shqiptarëve si një komb i veçantë nga të tjerët përreth tij, por jo si tregues i statusit politik të shqiptarëve. Sot ka përpjekje për ta zhveshur përfytyrimin e kombit shqiptar nga statusi politik dhe për ta ulur në statusin e disa etnive shqiptare në shtete të ndryshme, që qenkan në procesin e shndërrimit në kombe të ndryshme.

Në variantin më të shtrirë të hartave, Shqipëria Etnike i bie që të barazohet me territorin e katër vilajeteve osmane. Mund të duket ekzagjerim i parimit etnografik, por edhe kjo e ka një shpjegim. Duhet të sjellim ndërmend që para rilindësve shtrohej detyra për të paraqitur grafikisht shtrirjen territoriale të kombit shqiptar dhe për të përcaktuar kufijtë e pretenduar të shtetit të ardhshëm shqiptar. Zgjidhja më komode për vetë kushtet ishte që ata ta kombinonin parimin e etnografisë me kufijtë ekzistues administrativë të Perandorisë Osmane, sepse për sa kohë që ky shtet do të ekzistonte, ishte më e lehtë në këtë mënyrë formulimi dhe ngritja e kërkesat politike, si p.sh. për njësimin e administratave ekzistuese nën një vilajet “shqiptar”, për të futur përdorimin e gjuhës shqipe në administratë e në shkollat që administroheshin nga vilajetet, apo për të kufizuar shtrirjen territoriale të shërbimit ushtarak të rekrutëve shqiptarë. Kështu, rilindësit dolën me formulën e katër vilajeteve, gjithnjë duke qenë të vetëdijshëm se një pjesë e kazave skajore, sidomos ato në Vilajetin e Manastirit, nuk kishin shumicë shqiptare. Sigurisht duhet të kemi parasysh edhe faktin se sidomos në atë periudhë identitetet kombëtare në

rrjedhën e historisë dihen: territoret e katër vilajeteve “shqiptare” u ndanë midis shteteve ballkanike dhe vetë ekzistenca fizike e kombit u vu në rrezik. Në këto kushte, as që mund të bëhej fjalë se projekti i Shqipërisë Etnike u realizua apo se u solli dëme fqinjëve, sikurse mund të thuhet me plot gojën se projektet e “Greqisë së Madhe” dhe “Serbisë së Madhe” ishin shoviniste, si në konceptimin e tyre hegjemonist e perandorak, pa folur pastaj për zbatimin metodik të tyre, që shqiptarët e Çamërisë, Kosovës e të shumë rajoneve të tjera e kanë hequr në kurriz.

Hartat e Shqipërisë Etnike filluan të shfaqeshin në shek. XX si shenjë e mospranimit të një pjese të shqiptarëve me gjendjen e krijuar, pra si simbol i aspiratës për bashkimin kombëtar dhe si projekt konkret politik atëherë kur situata premtonte për ndryshime të mundshme kufijsh, si p.sh gjatë dy luftërave botërore. Gjithsesi, ndryshimet në terren vazhdonin si pasojë e fushatave të spastrimit etnik të shqiptarëve. Edhe sot e kësaj dite kombi shqiptar është në tërheqje të vazhdueshme territoriale në skajet e atdheut. Edhe identitetet etniko-kombëtare kanë pësuar ndryshime të thella që edhe sot nuk janë të ngulitura. P.sh. krahina e Sanxhakut mund të jetë pjesë e hartës së Shqipërisë Etnike, mirëpo si i bëhet që shumë veta atje identifikohen sot si boshnjakë? Në jug, për sa i përket Çamërisë, çfarë dimë me siguri për vetëdijen etnike të shqiptarëve (ortodoksë) të atjeshëm?

Mospërputhja e hartave të Shqipërisë Etnike me realitetin në terren, të krijuar së shumti si pasojë e masakrave dhe shpërnguljeve të dhunshme, a do të thotë se Shqipëria Etnike nuk duhet paraqitur grafikisht (në aspektin politik dhe në atë etnografik)? Si hartë historike nuk ka përse të mos paraqitet. Atë e gjejmë në librat e historisë dhe në muze. P.sh. në muzeun e Lidhjes së Prizrenit është e ekspozuar një hartë, ku janë të shënuara qytetet ku Lidhja kishte ngritur degët e saj. Pak a shumë harta në fjalë korrespondon edhe me të dhënat etnografike të popullatës sipas regjistrimeve osmane të kohës. Nuk ka përse të mos përdoret për të thënë edhe politikisht se ja ku kemi qenë dikur para se sa të na copëtonin në disa shtete. Kemi përshtypjen se i tillë ishte edhe mesazhi në flamurin e famshëm që fluturoi në stadiumin e Beogradit. Harta e Shqipërisë Etnike kishte në të dy krahët dy figura të Rilindjes, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, që në simbolikën kombëtare shoqërohen me shpalljen e pavarësisë në emër të të gjithë shqiptarëve, kohë përpara se të përcaktoheshin kufijtë e shtetit shqiptar.

Shqiptarët në të gjitha shtetet ballkanike të sotme e identifikojnë veten si anëtarë të të njëjtit komb. Duke e ditur se përfytyrimi i një kombi ka si pjesë të pandashme edhe përfytyrimin e atdheut të tij, atëherë lind edhe nevoja e paraqitjes grafike, pra në hartë të këtij atdheu, i cili detyrimisht do të përfshijë edhe territore të disa shteteve sovrane fqinjë me Shqipërinë e Kosovën. Po të ndjekim parimin e shtrirjes së tanishme territoriale të shqiptarëve, një hartë e tillë mund të përvijohej edhe sot, e cila sigurisht që do të ishte e ndryshme nga ajo e katër vilajeteve, më e tkurrur. Mirëpo në disa zona, për arsyet që prekëm më sipër, hartimi i saj do të paraqiste vështirësi. Prandaj një hartë, e cila jep me besnikëri shtrirjen territoriale të sotme të kombit, detyrimisht në disa vende do ta kombinonte parimin etnografik me atë historik (d.m.th. të pranisë së vazhdueshme historike të shqiptarëve edhe aty kur mund të mos kenë shumicën e qartë sot). Kjo mund të ngjallë protesta te fqinjët apo edhe te disa shqiptarë, por në krahun tjetër nuk mund të mohohet aspekti praktik i saj.

Në fund, a mund të themi se hartat e Shqipërisë Etnike përfaqësojnë një projekt për bashkimin e politik të atdheut e kombit? Një përgjigje me po ose jo është e pamundur, për mendimin tonë, për sa kohë që një pjesë e mirë e shqiptarëve mendojnë se çështja kombëtare shqiptare si e tillë konsiderohet si e mbyllur, joekzistente, apo jo e kësaj bote, dhe të tjerë vazhdojnë të besojnë se një projekt i tillë është i nevojshëm dhe i mundshëm. Për të qenë realistë, do të thoshim se hartat në fjalë janë paraqitje materiale (grafike) e dëshirës për bashkim të shqiptarëve, se sa e vullnetit politik. E thënë ndryshe, vizatimi, gdhendja, shtypja, madje edhe valëvitja e hartave të Shqipërisë Etnike janë zëvendësuesit e artikulimit politik të projektit të bashkimit shqiptar. Ato janë shoqëruese grafike e thirrjeve “Jemi Një!” të tifozëve të kombëtares, por janë edhe protesta të shumë shqiptarëve në raste të tjera të manifestimeve publike (si p.sh. në përkujtimet e shpalljes së pavarësisë më 28 Nëntor) ndaj mungesës tërësore apo dobësisë së politikave shqiptare që orientohen për nga bashkimi kombëtar. Një hartë e Shqipërisë Etnike është një mjet vizual që u kujton atyre shqiptarëve që u nëpërkëmben të drejtat kombëtare, si p.sh. në Luginë të Preshevës, në pjesën e Malësisë që ndodhet në Malin e Zi, apo çamëve në Shqipëri, se ata nuk janë vetëm, se janë pjesë skajore e një hapësire shqiptare, prej nga presin mbështetje dhe ndihmë.

Po të krijohet një politikë e bashkërenduar kombëtare, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe midis faktorëve politikë të IRJM-së, politikë e cila vepron brenda kuadrit ekzistues së rendit ndërkombëtar të shteteve, politikave integruese europiane, lirive bazë të njeriut dhe të drejtave kombëtare, atëherë bashkimi kombëtar, i kuptuar si njësim shpirtëror i kombit, do të materializohej me shumë mënyra dhe vetë harta e Shqipërisë Etnike nuk do ta kishte spikatjen politike që sot merret si provokim nga shtetet ballkanike fqinje me Shqipërinë e Kosovën. Për ta shtjelluar idenë, sot ekzistojnë hapësira të mëdha për veprimin kombëtar shqiptar me mjete paqësore dhe demokratike. Nuk është e thënë se ndryshimi i kufijve shtetërorë duhet të jetë kurdoherë përgjigja. Shteti kombëtar është mjeti më i mirë i provuar nga historia për forcimin dhe begatinë e kombit, por jo i vetmi. Për mirë, ose për keq, shqiptarët do të jetojnë edhe për një kohë të gjatë pa shtetin e tyre të njësuar, por kjo nuk do të thotë se duhet të heqin dorë nga qenia e tyre një komb dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare kudo ku jetojnë. Aty ku ndryshimi dhe dobësimi i kufijve është një mundësi e realizueshme nga e drejta ndërkombëtare, kjo duhet synuar. Konkretisht, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë përse të mos e synojnë bashkimin në një shtet, përderisa kjo lejohet nga ligjet ndërkombëtare dhe kryhet në pajtim me tendencat integruese të sotme në Evropë. Kur paramendohet bashkimi i Evropës në një federatë, pse të mos mendohet njësimi i dy shteteve shqiptare. Rruga duket ende e gjatë, por jo e pamundur. Shembullin na e kanë dhënë dy shtetet gjermane.

Fakti që IRJM-ja duhet të ekzistojë për balancat ndërkombëtare të sigurisë e të paqes, nuk do të thotë që pjesa e kombit shqiptar që aktualisht ndodhet në atë shtet shqiptarët të nëpërkëmbet dhe të kufizohet në të drejtat e saj. Tendencat e brendshme të deritanishme tregojnë qartë se IRJM po lëviz drejt një shteti dykëmbësh dhe nuk ka përse elitat politike sllave e shqiptare të tij të mos ta diskutojnë hapur krijimin e një federate, në vend të klimës mosbesuese ndëretnike që mbizotëron tani. E thënë metaforikisht, nëse Ballkani do të bëhet një ditë Evropë, nuk ka përse IRJM-ja të mos bëhet Belgjikë, apo Zvicër. Në këtë mënyrë dhe harta e pjesës së atdheut shqiptar në anën lindore do të marrë pamjen e saj, detyrimisht të ndryshme nga ajo përkatëse e Shqipërisë Etnike të vitit 1878. Në një Evropë demokratike, sllavët dhe shqiptarët brenda IRJM-së ose do ta gjejnë gjuhën e bashkëjetesës, ose mirëkuptimin për të vetëvendosur për ndarjen. Sërish, shembulli për t’u ndjekur është evropian, ai i ndarjes së Çekosllovakisë.

Po kështu, pjesa e kombit shqiptar në Malin e Zi, nga Plava e Gucia e deri në Ulqin, duhet të formojnë një parti politike më vete dhe në këtë mënyrë të mbrojnë më mirë të drejtat e tyre kombëtare, por edhe duke apeluar te institucionet evropiane, si edhe në Tiranë e Prishtinë për përkrahje politike e diplomatike. Kryeministri Rama ka të drejtë të pretendojë që Lugina e Preshevës të trajtohet njëlloj siç trajtohen në Kosovë serbët në veri të Ibrit dhe sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare. Edhe çështja çame të jetë pjesë e përhershme e bisedimeve dypalëshe Shqipëri-Greqi dhe të ngrihet në organet përkatëse evropiane që një ditë të gjejë një zgjidhje të drejtë e përfundimtare.

Mund të ketë lexues që ky shkrim t’u duket si një program “minimalist” dhe për heqje dorë nga njësimi politik që nënkupton harta e Shqipërisë Etnike. Përgjigja ndaj këtij rasti hipotetik do të ishte se pikërisht këtu qëndron problemi: as një program “minimalist” nuk e kemi në axhendat e politikës shqiptare për afrimin e pjesëve të kombit dhe për funksionimin e solidaritetit kombëtar në shërbim të atyre pjesëve të tij që janë akoma plagë të hapura. Prandaj, kur të ndjehet se kemi një politikë të qëndrueshme kombëtare, që e ndjekin institucionet shtetërore, partitë e organizatat e tjera politike, sigurisht me disa opsione alternative për strategjitë dhe me debat të brendshëm demokratik mbi to, nuk do të kemi më nevojë të valëvisim hartat e Shqipërisë Etnike nëpër stadiume, sepse do të diskutojmë probleme më konkrete dhe zgjidhjet e tyre. Nëse politika shqiptare vihet në binarët kombëtarë, hartat do t’i gjejmë në libra të historisë dhe në muze, por njëkohësisht do të ndjehemi më optimistë për të ardhmen e kombit se sa janë ndjerë breza para nesh apo se sa ndjehemi sot.

 

Burimi: http://mapo.al/2014/11/17/hartat-e-shqiperise-etnik/

Këtë e pëlqejnë %d blogues: