Archive

Posts Tagged ‘Skënderbeu’

Kuvendi i Shqipërisë, ky universitet servilizmi

29/06/2019 Leave a comment

Prof. dr. Eshref YMERI

 

KUVENDI I SHQIPËRISË, KY UNIVERSITET SERVILIZMI

Eshref Ymeri

Eshref Ymeri

Në pragzgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017, kryeministri Rama nuk la gur pa lëvizur që Partia Socialiste të merrte shumicën absolute në ndenjëset e Kuvendit, në mënyrë që të mos kishte më “nëpër këmbë” ndonjë aleat që t’i “prishte” punë në qeverisjen e vendit, sepse, siç shprehej tërthorazi ai me shpoti në takime me zgjedhësit, Lëvizja Socialiste për Integrim i paskej vënë “mokra” në këmbë gjatë mandatit të parë 2013-2017. Dhe Rama e arriti pikësynimin e tij. Me formimin e qeverisë së re në shtator të vitit 2017, ai, i vetëm, ndihej fort i sigurt në fronin e pushtetit, të cilin, siç doli më vonë, e paskej siguruar në “bregun e pazarit” të shitblerjes së votave. Kësisoj, opozita përfundoi thjesht në një figurante pa kurrfarë roli në ndenjëset e Kuvendit, ku shumica absolute e “deleve” socialiste me mandate deputeti, do ta hidhte vallen sipas avazit të kryeministrit Rama.

Në këto kushte, Kuvendi erdhi e u shndërrua në një universitet servilizmi ndaj kryeministrit, para të cilit “deledeputetët” socialistë s’kishin guxim të kundërshtonin për gjësend absolutisht. Përkundrazi, servilizmi i tyre ndaj tij lulëzoi deri në përmasa të tilla, saqë dikush nga radhët e tyre, një kryeservile shembullore kjo, arriti deri aty, saqë kryeministrin Rama ta krahasojë me Skënderbeun. Me sa duket, ky krahasim i erdhi shumë në osh kryeministrit Rama dhe kryeservilen e vet, të cilën dikur e pati “dekoruar” me postin e kryedoganieres, një ditë të bukur na e ngriti deri në postin e ministres.

Kuptohet vetvetiu që “deledeputetët” socialistë, duke pasur parasysh ndryshimet e kodit zgjedhor të vitit 2008, sipas të cilët mandati i deputetit mund të sigurohej vetëm nga përsosja e artit të servilizmit para kryetarit të partisë, nuk kishin rrugë tjetër për të mbijetuar në politikë, përveç zhveshjes tërësore nga dinjiteti personal dhe rreshtimit në armatën e puthadorëve shembullorë të kryeministrit Rama.

Duke pasur parasysh servilizmin e “deledeputetëve” të vet në Kuvend, kryeministri Rama, gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka qeverisur si i ka dashur qejfi dhe jo siç ka dëshiruar shumica dërrmuese e popullit shqiptar. Kësaj mënyre qeverisjeje, zotëria Ardit Stefa ia ka bërë “skanerin” për bukuri në një ese të shkurtër, një ese e shkëlqyer kjo fort fshikulluese, me titull “I dashur Skënderbe, ti dhe soji yt jetoni më mirë jashtë Bashkimit Evropian”, të botuar në gazetën “Telegraf”, 02 maj 2019. Një “skaner” po kaq të shkëlqyer Kuvendit të servilizmit ia ka bërë edhe zotëria Indrit Hoxha, kandidat në listën vijuese të Partisë Demokratike, i cili, duke refuzuar para shumicës së “deledeputetëve” socialistë marrjen e mandatit të deputetit, deklaroi:

“Ky nuk është parlament, por galeri e krimit” (Citohet sipas: “Kandidati i PD bën të papriturën, refuzon të betohet në parlament”. Faqja e internetit “lajme.al”. 08 maj 2019).

Tani lind një pyetje e thjeshtë: a ka garanci se nga radhët e “deledeputetëve” socialistë nuk do të dalë ndonjë tjetër kryeservil, si ajo kryeservilja e lartpërmendur, dhe, nga foltorja e Kuvendit, të hedhë në publik një propozim, të ngjashëm me propozimin e dikurshëm të një deputeteje të parlamentin rus, të cilin Putini e ka shndërruar me kohë në universitet të servilizmit, gjurmët e të cilit po i ndjek me besnikëri Rilind(Rivdek)ja socialiste e kryeministrit Rama?

Për dijeninë e lexuesve të nderuar, deputetja e parlamentit rus (rusët e quajnë “Dumë Shtetërore”) Elena Mizulina (1954), kryetare e komisionit parlamentar për çështjet e grave, të fëmijëve dhe të familjes, doktore e shkencave juridike, me titullin “profesor”, u propozoi grave ruse të lindin fëmijë me Putinin. Një propozim të tillë ajo e pati bërë më 05 tetor të vitit 2014, në një tryezë të rrumbullakët, kushtuar problemeve demografike në Rusi. Le të njihen lexuesit me propozimin e saj:

“Thelbi i propozimit tim është i thjeshtë: çdo qytetare e Rusisë do të ketë mundësi të marrë me postë materialin gjenetik të presidentit të Federatës Ruse, të ngelet shtatzanë me spermën e tij dhe të lindë fëmijë. Nëna të tilla do të marrin një asistencë të posaçme nga shteti. Fëmijët e lindur me presidentin, në të ardhshmen do të përbëjnë elitën ushtarake dhe politike të shtetit”. (Citohet sipas: “Ushtria e klonimeve të Putinit”. Faqja e internetit “motivnews.com”. 09 nëntor 2014).

 

Santa Barbara. Kaliforni

08 maj 2019

Categories: Mesele kombëtare Tags: ,

Skënderbeu luftoi për mbrojtjen e atdheut apo të Krishterimit?

19/11/2014 Leave a comment

Ali M. BASHA

 

SKËNDERBEU LUFTOI PËR MBROJTJEN E ATDHEUT APO TË KRISHTERIMIT?

Ali M. Basha

Ali M. Basha

Kangët e poetve e legjendat e rapsoditë e popullit e çfaqin Skanderbegun vetëm si nji fatos fejet, por para synit t’historikut e t’vrojtarit t’paanshëm Skanderbegu është fatos i liris e i pavarsis s’kombeve, tuj kenë që dishiri i liris qe ai që ma s’parit e shtyni at burrë t’përmendun me rrokë armët për Shqypni. Skanderbegu me at trimni e rreptsi me t’cillën luftoj kundra turqve, që ishin musliman, luftoj edhe kundra venedikasve, që ishin t’kshtenë…”
Këtë e ka thënë: Patër Gjegj Fishta[1]

 

Një miku im, historian i shquar, më pat thanë dikur se bashkësia muslimane shqiptare, në raste të veçanta, duhet të organizojë ndonjë ceremoni fetare për Skënderbeun, i cili ka qenë “Prodhimi ma hyjnuer i racës shqyptare”[2] dhe këtë mund ta realizojë p.sh. me ndonjë rast përvjetori në kujtim të tij, mund të zbresë ndonjë hatme e nuk e di se çfarë. Me kartën e tij nuk duhen lënë të tjerët të luajnë si të duan. Ai ka qenë sa musliman, aq edhe i krishterë, por mbi të gjitha ai ka qenë atdhetar – përfundoi miku sugjerimin e vet.

Gjendja e krijuar pas një periudhe gati gjysëmshekullore të ateizmit në pushtet, po shfrytëzohet nga forca të interesuara për një trajtim të shtrembër të dukurive dhe të historisë fetare në vendin tonë. Në këto ujëra bëjnë pjesë edhe qëndrimet që mbahen ndaj Heroit Kombëtar të mbarë popullit shqiptar, pa dallim besimi, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Këtu duhet evidentuar se kemi të bëjmë me qëndrime intolerante, që lidhen me trajtimin sektar, fetar të figurës së tij, në kundërshtim me të vërtetat historike. Pozicionet e kundërta që mbahen, duke e reduktuar trajtimin dhe paraqitjen e tij në atë të heroit fetar, thjesht si “atlet të Krishtit” nga njëra anë, dhe mohimi i atdhetarizmit të tij, nga ana tjetër, bashkohen në një pikë: në zhvlerësimin e figurës së tij madhore, jo vetëm në rrafsh kombëtar, por edhe më gjerë.

Duke u analizuar në këtë prizëm, janë të pavend, të paragjykuara dhe keqdashëse për vendin tonë pretendimet për ta paraqitur Skënderbeun, në radhë të parë, si “mbrojtës të krishtërimit”, duke mënjanuar e lënë në hije atë që është kryesorja – mbrojtjen që ai i bëri atdheut të tij.

Heronjtë kombëtarë shqiptarë shpeshherë janë përdorur nga ato fuqi të mëdha, që kanë influencuar politikat shqiptare, sikur t’i kishin heronj të dalë nga populli i vet. E parë në këtë prizëm edhe në kohët që po kalojmë, propagandistë të ndryshëm, që nuk përfaqësojnë interesat e vendit tonë, përpiqen ta identifikojnë, propagandojnë dhe “privatizojnë” Skënderbeun si “shenjtin” e tyre.

Dihet se figura e Skënderbeut u përdor nga propaganda e regjimit komunist si simbol “progresi” kundër “regresit oriental”; por miti i Skënderbeut u përdor edhe nga fuqitë përëndimore për qëllime të paragjykuara që në themelimin e shtetit të ri shqiptar. Kështu, kur fuqitë europiane vendosën që të krijonin Shqipërinë e vitit 1913, pasi kishin bërë ndarjen e tokave shqiptare mes fqinjëve grabitqarë, ata e patën parë me vend që këtij populli me shumicë muslimane, mund t’i caktonin për ta sunduar edhe mbretër të krishterë.[3] Madje pati nga kandidatët në fjalë, që i ripagëzuan fëmijët e vet me emrat Skënder dhe Donika.[4] Të tjerë europianë, pretendentë për fronin shqiptar si spanjolli Don Juan de Alandro Perez e emëroi veten Gjon Kastrioti (si i ati i Skënderbeut).[5] Kështu, për të mos u zgjatur me këtë çështje, të gjithë kandidatët në një formë a në një tjetër përpiqeshin të “argumentonin” lidhjet e tyre me vendin tonë nëpërmjet “afërsisë” që kishin me Heroin tonë Kombëtar. Veprime që në ato kohë kishin regjisorët dhe prapavijën e tyre. Por pranimi apo mospranimi nga ana e popullit shqiptar i një mbreti të huaj, nuk duhet trajtuar në asnjë mënyrë si çështje ksenofobie apo ksenomanie. Kandidatët e shumtë për fronin e Shqipërisë, me kombësi nga më të ndryshmet si: turke, arabe, spanjolle, italiane, gjermane, rumune etj., me fe katolike, ortodokse, muslimane e protestante nuk bënin gjë tjetër, veçse përfaqësonin interesa e synime të ndryshme të shteteve të huaja apo, pse jo, edhe të blloqeve ushtarake në prag të Luftës së Parë Botërore.

Por për ne shqiptarët, Skënderbeu nuk duhet dhe logjikisht nuk mund të prezantojë, modelet e të tjerëve, qofshin grekë, italianë, sllavë (katolikë apo ortodoksë). Pak rëndësi ka nëse ai ishte musliman apo i krishterë si individ, apo se si janë interpretuar apo manipuluar faktet, por ai në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet si “mbrojtës i krishterimit kundër islamit”[6], apo si “simbol i vëllazërisë shqiptaro-serbe”, sepse “Shqyptari nuk e dijti vedin kurr për ma shqyptàr se në kohën e këtij kreshniku, megjithëse përherë ndër lufta” [7]. Prandaj, nëse Skënderbeu do të pranohej si i tillë, ai nuk do të ngelej më hero i shqiptarëve, por thjesht një kukull historike në duar të Serbisë, Kishës së Romës apo Athinës, venecianëve, Napolit etj., gjë që së paku do të thotë jo vetëm falsifikim i të vërtetave historike, por edhe shkatërrim i historisë së kombit tonë.

Patriotët shqiptarë, që e prezantuan Skënderbeun mes shqiptarësh gjatë fillimeve të shekullit 20-të, panë tek ai Heroin Kombëtar të shqiptarëve dhe jo heroin kryqtar, apo heroin shqiptar me origjinë serbe. Kështu, Skënderbeu naimian është Hero Kombëtar që lufton kundër pushtuesit turk dhe në të njëjtën kohë është vigjilent në mbrojtje të Shqipërisë ndaj intrigave të Europës së krishterë. Naimi me pendën e vet u ritregoi shqiptarëve një Skënderbe “të harruar” nga historia e shkruar me paragjykime, Skënderbe që do të ishte kampion i shqiptarizmit. Në poemën naimiane, Skënderbeu nuk portretizohet si bir i Papës, “as atlet i krishterimit”, as si serb. Ai në idealin naimian na shfaqet si pëllumb lirie, shpresë për kombin. Skënderbeu i Naimit, si me thënë, është një version i ringjallur shqiptar i Imam Hysejnit që lufton të mallkuarin ‘Jezid’ (në rastin tonë: turqit), në Qerbelanë e shenjtë, në rastin tonë –Kruja.

Edhe Sami Frashëri, dijetar i madh dhe ideolog nga më të shquarit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare – vëlla i Naimit, e ka paraqitur Skënderbeun mes shqiptarësh si viktimë e konspiracioneve dhe intrigave të Papës e mbretërve të krishterë të Evropës së asaj kohe, të cilët nga njëra anë e inkurajonin në luftën e tij mbrojtëse ndaj turqve dhe, nga ana tjetër, nuk i dhanë asnjë ndihmë.[8]

Skënderbeu jetoi në shekullin e 15-të, ne jetojmë në shekullin e 21-të. Ç’përfaqëson Skënderbeu për ne pas kaq shekujsh? Ai ka jetuar e jeton në vazhdimësi midis nesh. Problemi për të cilin ai luftoi shekuj më parë, ka qenë ai që patëm ne gjatë Rilindjes sonë, por edhe në vazhdim: Davidi i reckosur me një hobe në dorë që luftoi kundër Goliathit – sipas shprehjes së F. Nolit – të armatosur deri në dhëmbë dhe të tillë pas turqve kanë ardhur tek ne edhe të tjerë. Ai fitoi dhe ne fituam.

Më 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e Skënderbeut[9] në Vlorë dhe e shpalli Pavarësinë e vendit. Skënderbeu ka qenë frymëzuesi i shqiptarëve brenda e jashtë kufinjve kudo që ndodheshin gjatë viteve të para të mundimshme, që kanë shoqëruar vendin tonë në vazhdimësi.

Shpeshherë në masmedian e shkruar, natyrisht, për propagandë, shtrohet pyetja: Cila ka qenë feja e Skënderbeut? A ka qenë ai një i krishterë i muslimanizuar, apo një musliman i krishterizuar (gazeta “Dita” dt. 1 korrik 2001) dhe më tepër anohet se ai gjatë gjithë jetës paska mbajtur marrëdhënie të ngushta me kishën dhe me papën. Kështu, Papa Piu II dhe Papa Pali II e kanë cilësuar luftëtarin me dashuri si “Shpata e krishterimit”, “Shtylla e Kishës së shenjtë”etj. etj. Megjithë këtë ka edhe studiues të njohur të periudhës së Skënderbeut, siç janë p.sh. “Foigti dhe Falmerajeri, të cilët na thonë se papët i ndihmuan Skënderbeut vetëm me bekime apostolike dhe me ligjërata panegjirike” [10]– gjë për të cilën ka pasur diskutime. Nuk është qëllimi ynë të merremi me këto kontestime apo konfirmime. Ka, gjithashtu, edhe historianë të njohur që në vlerësimin për të zënë në gojë vetëm kontributin që ka dhënë për lirinë e kombit të vet: “Gjergj Kastrioti është një nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më faqebardhë dhe më të mëdhenj të botës. Sa ishte i gjallë, e ruajti lirinë e kombit. Këtë nuk mundi t’ua linte si trashëgim stërnipërve, ashtu si nuk muntnë as të dy bashkatdhetarët e tij të dëgjuar, Pirrua dhe Ali Pasha. Po këta i kapërceu jo vetëm në madhështinë morale, por edhe në fatmirësinë që u hoq nga fusha e veprimeve midis famës dhe shkëlqimit, si mundës i kurorëzuar me dafina, i cili u thye vetëm prej vdekjes”.[11]

Por duhet evidentuar edhe fakti se në rrethet e historianëve tanë njihen njëkohësisht edhe pohimet e tij kur ka qenë tek Papa dhe ka dalë prej andej i pezmatuar dhe i zhgënjyer, të paktën për tri aspekte dhe konkretisht se: a) Ata nuk e besonin, sepse ai ishte shqiptar; b) Qëllimi përfundimtar i Venedikut ishte pushtimi i Krujës[12], por “ai do t’ia japë atë më parë me gjithë çka sulltanit”; dhe ç) “Më parë do të kishte dashur të bënte luftë me Kishën se sa me turkun”.[13]

Madje Edwin E. Jacques, në librin e tij me titull “Shqiptarët” ka edhe një nëntitull të tillë: “Tradhtia e aleatëve të krishterë ndaj Skënderbeut”[14]

Diskutimet për ta zgjidhur këtë rebus janë nga më të ndryshmet. Sillen citime nga studiues të njohur nga më të dëgjuarit në lëmin e historisë. Kështu, pyetjes së mësipërme ja se si i përgjigjet historiani amerikan, Edwin Jacques: “Në kuadrin e thënieve dhe të kundërthënieve mbi të, është e dobishme që të shqyrtojmë nëse Skënderbeu ishte vërtet i shtyrë nga bindjet fetare apo, siç pretendojnë disa, ai e përdori besimin thjesht si një mjet për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë. Fetih Pasha, një ish-ministër i Turqisë në Beograd, pohoi se në kohën kur Skënderbeu komandonte një forcë ushtarake në Anadoll (Azi e Vogël), “arkivat dëshmojnë se ai ishte një musliman i mirë. Mirëpo, pas vdekjes së të atit, në 1432-in, sulltani ia dha principatën e Krujës një tjetri, në vend që t’ia ofronte atij vendin e të jatit. Që prej asaj kohe, ai u bashkua fshehurazi me kishën romane, me shpresë që të gjente një mjet për realizimin e qëllimeve të veta”[15]. Një mendim të tillë e kanë shprehur edhe shumë muslimanë të tjerë, madje njëri prej tyre e ka quajtur Skënderbeun me tallje “Gjenerali i Kryqit”duke deklaruar se Skënderbeu nuk luftoi kurrë për kryqin, por për atdheun e tij; ai nuk luftoi kundër fesë islame, por kundër turqve”.[16]

Për masat e krishterizuara të Europës, islami dhe krishterimi, ashtu si ortodoksia dhe katolicizmi, apo më vonë katolicizmi dhe protestanizmi, ishin më shumë dy sisteme të ndryshme të riteve religjioze. Prandaj në Europën e krishterë mesjetare, ndërrimi i fesë nuk ishte ndonjë problem i madh teologjik për shumicën e njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk i kujtonin dhe nuk trajtonin islamin dhe krishterimin si dy religjione të kundërta në doktrina[17]. Duke u nisur nga kjo, Fan Noli ka shkruar për babain e Skënderbeut se “në çështjen e fesë, Gjon Kastrioti ishte shqiptar i kulluar. Ai nuk ishte ithtar fanatik i ndonjë feje, por e ndërronte këtë sipas politikës si ditës. Ai ishte katolik roman, si aleat i Venedikut, më 1407, ortodoks grek, si aleat i Stefan Llazareviqit të Serbisë; prej 1419 deri më 1426 musliman, si aleat i Muratit II, prej 1430 deri më 1438, përsëri katolik roman si aleat e qytetar nderi i Venedikut dhe i Raguzës…”[18].

Dhe më vonë, në një ribotim të ripunuar të “Historia e Skënderbeut” – Kryzotit të Arbërisë (1405-1468), mendimin e sipërm Noli e riparaqit duke shfaqur të njëjtin mendim edhe për të bijtë e Gjon Kastriotit: “Që të gjithë, si Gjon Kastrioti ashtu dhe të bijtë, për të shpëtuar nga katastrofa e motit 1430, u konvertuan muhamedanë për sy e faqe. Sipas dëshmimeve të papës Pius II dhe të kronikanit raguzan, Lukari, Gjon Kastrioti vetë mori një emër musliman dhe u quajt Hamza (A thua është rastësi që edhe i nipi i tij nga djali është thirrur Hamza?! –shënimi im A. B.). Nga kjo merret vesh që ishte shqiptar i kulluar dhe e ndërronte fenë sipas politikës së ditës … Gjerq Kastrioti, si edhe të vëllezërit, merrte pjesë në shpeditat turke afër kufirit të Shqipërisë me trumba shqiptare bashibozuke brenda në ushtrinë feudale turke, dhe jo në ushtrinë e rregullt të jeniçerëve. Ndryshimi është këtu: Jeniçerët me oficerët e tyre shërbenin në ushtri gjer sa mplakeshin dhe pastaj lëshoheshin në pension. Bashibozukët, feudalët, edhe aliatët shërbenin sa kohë kishte luftë. Dhe pastaj këtheheshin në shtëpi ku qëndronin gjersa të thirreshin për ndonjë shpeditë tjetër. Midis turqve në periudhat e shpeditave, Gjergj Kastrioti, si muhamedan, mori mbiemrin Skënderbe, po kur kthehej në shtëpi, për vakancat në periudhën e armisticave (armëpushimeve), bëhej prapë i krishterë. Kështu venecianët e pranuan si aleat edhe qytetar honorar më 1438, duke ditur që ishte i krishterë, por raguzanët e refuzuan më 1438, se e kujtonin muhamedan”,[19] dhe, “Në qoftë se i biri që është bërë turk e musulman merr urdhra nga sulltani për të plaçkitur tokat e Republikës, Kastrioti kërkon që të mos mbajë përgjegjësi ai vetë për këtë gjë”[20] dhe si përfundim mund të paraqesim konkluzionin e Fan Nolit se “Tani nuk është e nevojshme të supozohet se Skënderbeu u bë musliman me pahir në pallatin e sulltanit. Ka më tepër të ngjarë që ai ta ketë bërë një gjë të tillë nën fuqinë e butë bindëse të t’et, që u bë “turk dhe musliman”, ashtu siç na thotë Piu II – në një vend të harruar të librit të tij…”[21]. Po kështu edhe studiuesi i njohur për shkrimet e rëndësishme që ka bërë në lidhje me historinë e Shqipërisë, veçanërisht për historikun e katolicizmit në Shqipëri si dhe të formimit të fiseve e të dinastive shqiptare etj., Dr. Milan Shuflaj, nuk e zë në gojë fare “rikthimin e Skënderbeut në katolicizëm”, por thotë: “…ndërkaq i biri i tij, Gjergji, i cili, duke qenë peng i turqve (para vitit 1428), kaloi në fenë islame dhe mori emrin Skënderbeg, bëhet dinasti më i fuqishëm i Shqipërisë”[22]

Siç dihet, para kohës së Skënderbeut kishte filluar procesi i islamizimit, të paktën, siç e konfirmon Fan Noli, që nga koha e Balshajve[23], dhe vazhdoi më vonë me intensitet. Kështu, p.sh. edhe vetë Skënderbeu në rrethin e tij, përveç të nipit – djalit të vëllait, Hamzait, ka pasur edhe njerëz të tjerë të ndryshuar, madje disa prej të cilëve sapo kishte vdekur Skënderbeu, qoftë nga gjaku i tij, apo nga njerëzit e së shoqes, se “Pjesat e Shqipërisë të zaptuara prej turqve, u vunë nën qeverimin e një të nipi prej motre të Skënderbeut, i cili ishte kthyer muhamedan e rronte pranë sulltanit”[24], “Arianiti – vjehrri i Skënderbeut – (Arajniti ose Araniti) i Kaninës kish tre bij dhe nëntë bija; një nga të bijat, Vojsava, u martua me Gjon Çernoviçin e Malit të Zi dhe i biri i saj, i kthyer muhamedan dhe i emëruar Skënderbe Çernoviç, zaptoi Malin e Zi me ndihmën e sulltanit; një tjatër bijë, Helena, u martua me Gjergj Dukagjinin dhe bijtë e saj të gjithë u kthyen në muhamedanë…”[25]

Duhet evidentuar se shpresa e vetme për të, ishte mbështetja tek Përëndia, pavarësisht nga besimi që kishte: “Më 1450, Skënderbeu u neverit prej papës, prej fuqive europiane, prej shokëve të tij, me një ushtri të demoralizuar nga paniku dhe s’i mbetej tjatër shpresë veç Përëndisë”.[26]

Për ta përfunduar çështjen e vlerësimit të atdhedashurisë së Skënderbeut, të cilin duhet ta vlerësojmë për çka realizoi dhe jo ta përdorim për dëshirat e disa misionarëve apo institucioneve, që e cilësojnë atë si “Mburojë të krishterimit”etj., po sjellim vlerësimin e bërë nga At Gjergj Fishta, më 19 kallnuer 1917 në shkrimin “Skënderbegu dhe shqiptarët”, ku theksohet se “Mbas katërqind e pesëdhjetë vjetësh u kremtue për t’parën herë n’Shqypni dita e dekës s’ Skanderbegut. Kjo e kremte është nji shej i mirë: është shej se shpirti ase ndiesit e Skanderbegut kan fillue me u ngjallë ndër zemra t’shqyptarëve. Kangët e poetve e legjendat e rapsoditë e popullit e çfaqin Skanderbegun vetëm si nji fatos fejet, por para synit t’historikut e t’vrojtarit t’paanshëm Skanderbegu është fatos i liris e i pavarsis s’kombeve, tuj kenë q* dishiri i liris qe aj q* ma s’parit e shtyni at burrë t’përmendun me rrokë armët për Shqypni. Skanderbegu me at trimni e rreptsi me t’cillën luftoj kundra turqve, q* ishin musliman, luftoj edhe kundra venedikasve, q* ishin t’kshtenë. Prandaj t’gjithë shqyptarët e vërtetë pa ndërlikim partiet e besimit, do ta nderojnë Skanderbegun si nji fatos t’komit, e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punën e tij. Skënderbegu është ideali i liris e i pavarsis s’Shqypnis”.[27] Më qartë dhe më troç nuk ka se si thuhet e vërteta dhe jo nga një njeri sidokudo, por nga goja e Gjergj Fishtës, të cilit, për shkak të pozitës, profesionit që i kushtoi jetën, nuk do t’ia merrnim për të madhe, nëse do të bashkohej me korin e Kishës për këtë çështje, por ai ban dallimin e “kangëve të poetëve dhe legjendat e rapsoditë nga analiza e historianit dhe e vrojtarit t’ paanshëm”, pra prej tij nuk kemi asnjë përpjekje për t’iu shmangur të vërtetës, përkundrazi e thotë atë troç.

Barleti lavdëron bukurinë trupore të Kastriotëve, Topiajve e Arianitëve, duke evidentuar se prej kësaj race shumë të bukur, me gjak të nxehtë dinarik, dolën kalorës të përmendur në luftërat e kufinjve e pastaj kundra turqve. Prodhimi më hyjnor i këtij seleksioni, luftëtari më i tmerrshëm që krijoi përgjithësisht përleshja e Europës me turqit është Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.

Skënderbeu, figura më e përkryer e popullit tonë, mbetet i pavdekshëm në toponime, në këngë, në tregime legjendare e në ligje (Kanuni i Skënderbeut), si hero jo vetëm i matjanëve, i dibranëve e i krutanëve, por i tërë shqiptarëve, pa dallim krahinor, fetar e shoqëror. Emri i tij jeton në Mat (fusha e Skënderbeut), në disa shkëmbinj, njëri prej të cilëve mban emrin “Gjurma e atit të Skanderbegut”[28] etj. Gjatë shekujve të zotërimit fetar islam nuk u krijua në vendin tonë një antiskënderbe. Siç e ka vënë re dom Nikollë Mazrreku, Skënderbeu dhe Lekë Dukagjini nuk u konsideruan kaurra[29], ndërsa Karamahmut Bushatlliu krenohej duke e quajtur veten pasardhës i Skënderbeut dhe kërkonte ta ndiqte atë[30]. Shpirti liridashës i Gjergj Kastriotit ndjehej edhe në Pashallikun e Janinës.[31] Bushatllinjtë dhe Ali pashë Tepelena, duke u siguruar të krishterëve liri fetare, i lanë Lëvizjes Kombëtare një trashëgimi të vyer.

Epokës skënderbeiane nuk mund t’i drejtohesh duke e reduktuar rëndësinë dhe karakterin e luftës së shqiptarëve, të udhëhequr nga një Hero Kombëtar, si Skënderbeu, të rritur, midis feve, në një luftë me karakter fetar të “kryqit” kundër “gjysmëhënës”. Vetë Gjergj Kastrioti, jo vetëm që nuk është shprehur për një karakter të tillë të minimizuar të luftës të udhëhequr prej tij, përkundrazi, ai e ka bërë plotësisht të qartë me vepra se do të luftonte kundër kujtdo që do të cënonte interesat e atdheut të tij, pavarësisht se në cilën shenjë fetare fshihej rreziku. Megjithëse u ndodhën midis dy rreziqeve dhe u detyruan të luftonin në dy fronte, edhe kundër një fuqie islame, siç qe Perandoria Osmane, edhe kundër një fuqie të krishterë, siç qe Republika e Venedikut, në ato kohë shqiptarët qenë në gjendje të përcaktonin drejt përparësinë e drejtimit kryesor të luftës së tyre për liri dhe historia e njeh Skënderbeun si një komandant trim, i cili gjithmonë ka kërkuar prej luftëtarëve të tij: “ta ndanin fenë nga armiqtë me pretendimet e tyre të padrejta…”[32]

Në këto 500 e sa vjet figura e Skënderbeut dhe vepra e tij, siç dihet dhe siç pranohet, janë gjendur, jo rrallë, në pikën e kryqëzimit të vlerësimeve të ndryshme, shpesh kontradiktore, sa glorifikuese, po aq dhe reduktuese, minizuese e, madje, deri edhe nënvleftësuese e mohuese. Në rastin më të mirë, Skënderbeu është parë, përgjithësisht, nga historiografia e huaj, si “kordhëtar” i madh, si luftëtar për “lirinë”, për “krishtërimin”, kundër “Islamit dhe Lindjes”. Në të gjitha këto raste ai nuk është marrë sa dhe si duhet i lidhur me mjedisin shqiptar dhe me sfondin konkret historiko-shoqëror të tij. Këtyre vlerësimeve, gjithësesi, të cunguara (pa bërë fjalë për pikëpamjet e gabuara e të shtrembëruara dhe, madje, edhe tendencioze, që nuk kanë munguar), historiografia shqiptare u ka vënë përballë, në mënyrë të argumentuar, jo vetëm figurën e një strategu të madh ushtarak dhe atë të luftëtarit për liri, por edhe atë të një burrë shteti të përmasave europiane. Ndryshe nga qëndrimet e përmendura më parë, ajo ka provuar dhe ka nxjerrë në pah karakterin shqiptar, çlirimtar të luftës së Skënderbeut, ndihmesën madhore të luftës së popullit shqiptar, nën udhëheqjen e tij, në mbrojtje të qytetërimit përëndimor, të Rilindjes europiane.[33]

Pesha dhe roli i motiveve fetare të luftës së shqiptarëve në shekullin e 15-të ose janë minimizuar, ose edhe janë injoruar (për motive, në pamje të parë, të pashpjegueshme, po të kihet parasysh një autor si Athanas Gegaj, prift).[34] Edhe atëherë kur janë mbivlerësuar këto motive të dorës së dytë, qoftë edhe nga një personalitet si peshkop Noli, në rrafsh të parë, në fund të fundit, është vënë në pah karakteri kombëtar i kësaj epoke.[35] Kjo vlen edhe për humanistin Marin Barleti, prift dhe për Frang Bardhin, peshkop, i cili u ngrit me forcë në mbrojtje të kombësisë, të shqiptarësisë së Skënderbeut.[36] Historiografia e sotme shqiptare ka zbërthyer e dokumentuar në rrugë shkencore karakterin kombëtar të personalitetit të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut dhe të mbarë luftës së udhëhequr prej tij.

Vetë Heroi ynë Kombëtar na shfaqet krenar dhe i nderuar për preardhjen e tij. Në letrën që i dërgoi Princit të Tarantit më 31 tetor 1460 do të shkruante: “Në qoftë se kronikat tona nuk gënjejnë, ta dini se ne quhemi epirotë (Skënderbeu i konsideronte shqiptarët pasardhës të Pirros e të Lekës së Madh, kështu edhe Merkurr Bua)[37], dhe, në kohëra të ndryshme, stërgjyshërit tanë kanë kaluar në vendin që ju mbani sot dhe kanë bërë me romakët luftime të mëdha, nga të cilat, siç e gjejmë (të shkruar), më të shumtën e herës kanë dalë me nder se sa me turp”.[38] Në Commentarii Skënderbeu shton: “Të parët tanë qenë epirotë: Prej tyre doli Pirroja, hovin e të cilit Romakët mezi mundën ta përballonin dhe i cili pushtoi me armë Taranton dhe shumë vende të tjera të Italisë. S’ke sesi u vë përballë burrave të fortë epirotë tarantinët, racë e ndyrë dhe e lindur për të lidhur vistra cironkash”[39]

Pikëpamjet që i reduktojnë përmasat e figurës së Skënderbeut në atë të një heroi fetar, nuk kanë zënë vend tek autorët shqiptarë. Një vlerësim i tillë kaq i ngushtë dhe sektar i bie ndesh faktit tjetër që shumica mbizotëruese e popullsisë shqiptare u islamizua pas vendosjes së sundimit osman.

Përfytyrimin e Skënderbeut si hero kombëtar, të zhveshur, përgjithësisht, nga veshja fetare, e kishin mbarë Rilindasit, qofshin ata arbëreshë, me De Radën në krye (ndonjë përjashtim midis tyre në këtë pikë mund të bëhet për Bilotën), si dhe të gjithë të tjerët në Shqipëri. Edhe autorët e besimit të krishterë tek ne, qofshin edhe klerikë, që nga Fishta, siç e cituam, dhe Mjeda, panë te Skënderbeu një Hero Kombëtar. Fishta u drejtohet shpeshherë nipave të Gjergj Kastriotit, pa dallim besimi. Vënia në pah, nga ana e ndonjërit, në ndonjë rast e përkatësisë fetare që Skënderbeu pati kur lindi dhe kur vdiq, nuk e ndryshon fare këndin e vështrimit dhe të vlerësimit të tij, kryekëput, si Hero Kombëtar.

Përkundrejt përpjekjeve për ta reduktuar personalitetin e tij në një kuadër tepër të ngushtë për të, të një luftëtari fetar, të një kryqtari, të një “kondotieri” këto vite të fundit, në kundërshtim me të vërtetën historike dhe me mendimin më të përgjithshëm shkencor vendës dhe të huaj, vërehen si prirje për të mohuar karakterin kombëtar të jetës dhe të veprimtarisë së heroit të Krujës, pretendohet se ai me luftën e tij, na paska sakrifikuar, siç dëgjojmë të thuhet, edhe kombin.

Këto vështrime të quajtura “të reja”, por që nuk janë gjë tjetër veçse një kthim në “teza” të kahershme, faktikisht, të vjetëruara, janë në kundërshtim të hapur me përfytyrimin e rilindasve për historinë skënderbeiane dhe, për më tepër, ato nuk përputhen me realitetin historik. Kjo epokë nuk duhet marrë e shkëputur, por duhet parë si dukuri ligjësore e historisë shqiptare, si hallkë ndërlidhëse me historinë e vendeve të Ballkanit, të Lindjes së Afërme dhe të Europës Përëndimore.

Karakteri kombëtar i epokës skënderbeiane, i argumentuar nga historiografia shqiptare, mbetet aktual, pavarësisht përpjekjeve, të cilat vështirë se mund të merren në konsideratë për të mohuar rëndësinë e luftërave të Skënderbeut apo për t’i vlerësuar ato negativisht. Ky karakterizim u kundërvihet edhe përpjekjeve që bëhen sot e kësaj ditë për ta minimizuar dhe reduktuar rëndësinë dhe madhështinë e figurës legjendare të Skënderbeut në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar. Trajtimi tërësisht në rrafsh fetar dhe, për rrjedhim, mohimi i karakterit kombëtar dhe humanist i luftërave të Skënderbeut, nuk ka të bëjë vetëm me debatin shkencor.

Theksimi i motiveve fetare të luftës së shqiptarëve në shekullin e 15-të, cilësimi i Skënderbeut thjesht si një “kampion i krishtërimit”, për hirëë të nevojave të politikës dhe të diplomacisë, të ashtuquajtura të ditës, nuk e përligjin veten. Po ashtu, nuk e përligj veten asnjë përpjekje që bëhet për ta parcelizuar fetarisht Skënderbeun me pretendimin se gjithë kjo do të lehtësonte integrimin e Shqipërisë në Europë. Të gjitha këto mendime që qarkullojnë sot tek ne poshtë e përpjetë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse dëshmojnë katërcipërisht se platforma e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe qëndrimi i saj ndaj epokës së Skënderbeut, mbeten në rend të ditës dhe sot e kësaj ditë. Skënderbeu, i rritur midis feve, u bë për rilindasit simbol i karakterit mbifetar që duhej të kishte kultura shqiptare, ndryshe kombi nuk bashkohej. Ky patriotizëm fetar që po shfaqet sot, nuk është gjë tjetër, siç është pranuar me të drejtë, veçse një rikthim te një mendësi parakombëtare.

Pra, trajtimi i trashëgimisë historike kombëtare kryekëput mbi kritere fetare është tepër i ngushtë dhe i njëanshëm dhe tejet i dëmshëm, për të mos thënë më shumë, për gjykimin dhe vlerësimin e realitetit shqiptar qysh nga shekulli 15-të e më tej. Në trajtimin e epokës skënderbeiane qysh nga koha e saj e deri sot, duhen pasur mirë parasysh ndryshimet që kanë ndodhur në përbërjen fetare të popullsisë. Përndryshe, një shtrim i tillë i cunguar në rrafsh fetar i këtij problemi historik, nuk i ndihmon sot zgjidhjes së çështjes kombëtare mbarëshqiptare.[40]

Së fundi duam të evidentojmë se nga një këndvështrim objektiv, është për të ardhur keq që pothuajse të gjithë kronikanët e hershëm të kësaj epoke heroike kanë qenë klerikë të flaktë e të dëgjuar dhe kjo është një nga shkaqet që ka sjellë ngjyrime e propagandë këmbëngulëse kristiane rreth figurës e bëmave të tij. Përshkrimet e tyre në mënyrë të pashmangshme, kanë ngjyrime të forta për shkak të bindjeve të tyre fetare. Historianët Giovio, Lavardin, Duponcet e të tjerë mbushin faqe të tëra me fjalime e letra të devotshme të Skënderbeut. Sikur këto të ishin autentike, do të mund të depërtonim, përmes historianit, tek vetë luftëtari. Një studiues gjerman mbështet pohimin se ato fjalime të devotshme kanë më shumë tingëllim prej historianësh priftërinj, sesa prej Skënderbeu luftëtar.[41] Prandaj ne me të drejtë, duke e mbyllur këtë shkrim për figurën madhore të Heroit tonë Kombëtar, duke marrë në konsideratë mbishtresat e vëna rreth figurës së tij, na shkon mendja te një diferencim që bën njëri nga ideologët tanë të mëdhenj të Rilindjes sonë Kombëtare, Sami Frashëri, ndërmjet gjeografisë e historisë: “Historia është më e gjërë se gjeografia, sepse në histori kundërthëniet janë të shumta. Një pjesë e historisë është rrenë e thjeshtë, e cila, me kalimin e kohës dhe me përsëritjen e përhershme, merret si e vërtetë… Sa më shumë që të ndryshojnë burimet e saj, po aq ndryshon edhe interpretimi. Ngjarjet i ndryshojnë herë me qëllim e herë duke gabuar, ashtu që vështirë është që në mesin e tyre të gjendet ajo që është e vërtetë… Është detyrë e atyre që merren me histori që të mos marrin gjithnjë si të vërtetë atë që shkruhet në libër, pa i analizuar ngjarjet, pa i verifikuar burimet…” [42]

 

Bibliografia e përdorur:

I.Periodikë dhe konferenca shkencore:

1)Studime historike. Viti 1967, nr. 4.

2)Zani i Naltë, prill, 1936.

3)Universi. Nr. 1, 2000

4)Konferenca e dytë e Studimeve Albanologjike. Vëll. I, Tiranë, 1969.

5)Simpozium për Skënderbeun, Prishtinë, 1969.

II.Vëllime:

1) Edwin E. Jacques. Shqiptarët.I. Kartë e pendë. 1995.
2)Eqrem bëj Vlora. Kujtime. Vëllimi i parë. 1885-1912.
3)Fan Noli. Histori e Skënderbeut (Gjerq Kastrioti (Skënderbeu), mbreti i shqiptarëve 1412 – 1468. Botim i vitit 1921. Në F. S. Noli. Vepra 4.
4)Gazmend Shpuza. Kuvendime për historinë kombëtare. Dituria, Tiranë, 2000.
5)Gjerq Kastrioti (Skënderbeu) prej peshkop Fan Stilian Nolit – doktor i shkencave filozofike. Në F. S. Noli. Vepra 4.
8)Histori e Skënderbeut, kryezotit të Arbërisë (1405-1468). E shkroi peshkopi Fan S. Noli. E botoi Federata pan-shqiptare Vatra. Boston, Massachusetts. 1950. Në F. S. Noli; Vepra 4.
9)Kahreman Ulqini. Faktorë kulturorë e fetarë – Shkodër, 1999.
10)P. Marin Sirdani O.F.M. Shqypnija e Shqyptarët (Botim i dytë). Shkodër –shtypshkronja “A.Gj. Fishta” – 1941.
11)Milan Shuflaj. Serbët dhe shqiptarët. Bargjini. Tiranë, 2002.
12)Përndritje. Lajmëtari, 2000.
13)Sami Frashëri. Vepra. Vëll. 9-të. Logos – A. Personalitetet Shqiptare në “Kamusu Al ‘Alam” të Sami Frashërit. Logos – A. Shkup, 1994.
14)Tajar Zavalani. Histori e Shqipërisë.

——————————————————————————–

[1] Shih librin “Përndritje”, Lajmëtari, 2000, fq. 60.
[2] Milan Shuflaj. Cituar sipas P. Marin Sirdani O.F.M. Shqypnija e Shqyptarët (Botim i dytë). Shkodër –shtypshkronja “A.Gj. Fishta” – 1941. Fq. 18.
[3] Numri i kandidatëve për fronin e Shqipërisë, sipas shtypit të kohës arrinte në rreth 17. Ndërmjet tyre kishte muslimanë e të krishterë. Përsa u përket të krishterëve që ishin kandidatë për fronin e Shqipërisë në ato kohë, mund të përmendim: Alandro Kastrioti, si pasardhës i Skënderbeut; Alber Gjika, i mbështetur nga Italia dhe nga një pjesë e klerit katolik shqiptar; duka Monpansie, francezët; italianët, duka i Abrucos dhe markezi i Auletas, princi danez Aksel, princi gjerman fon Vyrtenberg, madje dhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Egjipt, Kitçener dhe princi gjerman Vilhelm fon Vid, nip i mbretëreshës së Gjermanisë dhe kushëri i mbretit të Greqisë, etj. (Për më tepër për këtë çështje shiko: Gazmend Shpuza. Kuvendime për historinë kombëtare. Dituria, 2000, fq. 156.)
[4] Është fjala për Princ Vidin. Ai kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Për nder të atdheut të tyre të ri, fëmijët u ripagëzuan me emra shqiptarë: Skënder dhe Donika. Shiko: Tajar Zavalani. Histori e Shqipërisëë – mendimi shqiptar. Phoenix & Shtëpia e Librit, 1998.fq. 237. Ndërsa kapiteni Heaton Armstrong – sekretar i Princ Vidit, çështjen e ndërrimit të emrit të djalit kërthi të Princ Vidit, Viktorit, e shtron sikur gjoja u quajt njëzëri Skënderbe nga shqiptarët, sipas mbretit dhe Heroit të tyre Kombëtar, Gjergj Katriotit (!?). Shiko: Kapiten Heaton Armstrong. Gjashtë muaj mbretëri, 1914. Onufri, 2001. fq.46.
[5] Eqrem bëj Vlora që e ka takuar personalisht don Alandron, ka shkruar për të:
Ne e njihnim Parisin dhe qëndrimi në “Ville lumiere” nuk na dha asgjë të re. Vetëm një takim këtu ka lënë mbresa të thella në kujtesën time, sepse ai ka një lidhje të çuditshme me ngritjen për herë të parë të flamurit kombëtar në Shqipëri. Ne deomos që i bëmë një vizitë në Paris don Alandro Kastriotit në shtëpinë e tij, një vilë e bukur në Jugendstil. Mua më interesonte veçanërisht biblioteka e mbushur me libra shumë të bukur dhe të rrallë albanologjikë, si dhe koleksioni i tij i madh i gravurave. Por, për fat të keq, pas vdekjes së don Alandros, kjo bibliotekë humbi. Një pjesë u shpërnda nga sekretari i tij shqiptar, Leka, një pjesë u shit apo u vodh. Me rëndësi të madhe ka qenë sidomos një listë me dokumente të ndryshme të Arkivit Shtetëror të Barcelonës, ku bëhej fjalë për Shqipërinë.
Don Alandro ka qenë një burrë i kultivuar dhe i arsimuar dhe e vetmja gjë që e bënte disi qesharak, ishte mania e tij, thuajse fëminore, për t’u quajtur shqiptar (Ai këtë e shpjegonte kështu: Një stërgjysh i don Alandros kishte qenë nënmbret spanjoll i Napolit në vitin 1600 dhe ishte martuar me një vajzë të shtëpisë së Kastriotëve, markezën Auleta. Prej andej rridhte don Alandro. Po përse ai befas i ndjente veten më tepër shqiptar sesa spanjoll, këtë nuk e di. Mua më tregoi se kjo stërgjyshe i qenka shfaqur njëherë në ëndërr dhe e paska urdhëruar: “Lufto për pavarësinë e Shqipërisë dhe do të bëhesh mbret”. Dhe atëherë ai filloi të luftojë) dhe për të bërë diçka të madhe për Shqipërinë që të kishte, kështu, të drejtë mbi fronin shqiptar… Don Alandro na ftoi për darkë në vilën e madhe, si pallat, te një kushëriri i tij, ku na njohu me shoqërinë “e lartë”, të pranishme. Pasi përfundoi darka, një shërbëtor solli një kuti kadifeje të kuqe mbi një tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros, i cili u ngrit dhe me ca lëvizje teatrale (fundja ishte spanjoll dhe nuk mund të bënte pa luajtur pakëz komedi) na mbajti një fjalë të bukur për ndjenjat e tij atdhetare për Shqipërinë që i kishte trashëguar prej të parëve dhe, duke përfunduar, tha: “Unë jam plak njeri dhe nuk e di nëse do të jetoj deri në ditën që Shqipëria do të shpallet e pavarur. Vetëm që jam i bindur që ajo ditë po afrohet me hapa vigane”. Pastaj ai hapi kutinë e kadifenjtë, nxorri prej andej një flamur shqiptar – një shqiponjë e zezë dykrenore në fushë të kuqe dhe ma dha mua: “Ditën që do të plotësohet ëndrra ime, po ju ngarkoj ta ngrini këtë flamur dhe të mendoni për mua”. Unë e mora flamurin shumë serioz, duke e mposhtur me vështirësi gazin dhe më pak fjalë e falënderova atë për besimin dhe interesin që tregonte për Shqipërinë. Pesë vjet rresht e ruajta unë këtë flamur në dhomën time të gjumit, varur në një gozhdë anash krevatit, derisa erdhi vërtet dita që kishte profetizuar don Alandroja i gjorë dhe, krejt papritur e krejt rastësisht, ky flamur u ngrit vërtet si simbol i pavarësisë së Shqipërisë. Për më tepër shiko: Bota shqiptare. Eqrem bëj Vlora. Kujtime. Vëllimi i parë 1885-1912.
[6] Në një artikull të gazetës “Rilindja”, më 21 mars 1936 shtroheshin disa çështje që binin në kundërshtim me relitetin islam në vendin tonë. Aty shqyrtohej shtrembët edhe kjo çështje. Në përgjigje për këtë çështje “Zani i Naltë”, shkruante: “Skënderbeu nuk ka luftue për kryq, por për atdhe; nuk ka luftue kundër fesë islame, por kundër turqve. Duhet të dihet se vetë Skënderbeu ka qenë muhamedan (musliman – shënimi im: A. B.), e nuk ka themel ajo që thuhet se ai u ba i krishtenë, sepse, po të bahesh i krishtenë, shqiptarët s’kishin me e dijtë emnin “Skënderbej” (ndoshta koha do të kishte bërë punën e vet duke e fshirë nga kujtesa e njerzve – shënimi im: A.B.). Më anë tjetër, krah për krah me Skënderbeun, ka qenë edhe nipi i tij, Hamza bëj Kastrioti, për të cilin askush nuk ka pretendue se e la fenë islame…” Për më tepër shiko: Zani i Naltë. Prill, 1936, fq. 107-108.
[7] P. Marin Sirdani O.F.M. Vepër e cituar. Fq. 18.
[8] Skënderbeu “Duke qenë një njeri jashtzakonisht trim, i aftë dhe me përvojë luftarake, Papa dhe mbretërit e tjerë të krishterë të Europës, me qëllim që ta përdorin si mbrojtës, e trimëronin dhe e stimulonin atë për të luftuar kundër turqve osmanllinj. Ndonëse i premtonin se do t’i shkonin mbrapa dhe se do t’i ndihmonin, këtë nuk e bënë kurrë…”. Shih: Sami Frashëri. Vepra, vëll. 9 – Personalitetet shqiptare në “Kamus Al-Alam” të Sami Frashërit. Zëri “Shqiptarët”. Logos Shkup – 1994 fq. 30. Ndërsa kur përshkruan Skënderbeun, thotë: “Mbretërit e krishterë të Europës, e, sidomos, Papa dhe mbreti i Hungarisë, duke konsideruar se Skënderbeu do të jetë një digë hekuri kundër Perandorisë Osmane dhe pasi që e futën në zjarr Skënderbeun, bënin sehir (vështronin) nga larg…”. Po aty fq. 126.
[9] “Si erdhi, pastaj, Skënderbeu në qytetin e Krujës urdhëroi që të hiqnin flamurin e turkut dhe të vinin të tijin, me shqiponjën e zezë me dy krerë në fushë të kuqe”. F. Noli, Vepra 4. fq. 345.
[10] Johan Filip Falmerajeri (1790-1860). Vëll. IX, fq. 88; Voigt. Vëll. III, fq. 54. Cituar sipas: Fan Noli, Vepra vëll. 4, fq. 227.
[11] Po aty. Fq. 596.
[12] Dokumentet veneciane vërtetojnë se Republika e Venedikut u përpoq të gjente një njeri që të vriste Skënderbeun duke e shpërblyer me një pension të përjetshëm. (Shih: Ljubich Listine, vëll. IX, fq. 268-269. Dokumenti i datës 4 maj 1448. Sipas F. Noli. Vepra 4, fq. 612).
[13] “…Atmosfera e mosbesimit nuk do të zhduket në marrëdhëniet shqiptaro-venedikase as në periudhën e fundit të veprimtarisë së Skënderbeut, kur edhe vetë Venediku ishte i preokupuar për shpëtimin e zotërimeve të veta përballë invazionit otoman, që po bëhej gjithnjë e më kanosës. Të dy palët e njihnin plotësisht gjendjen e nderë që ekzistonte në marrëdhëniet e tyre. Kjo pasqyrohet shumë mirë nga letra e 31 korrikut 1464 që ambasadori milanez në Venedik i shkruante dukës së Milanos në të cilën tregonte se nga ana e Anton Venierit, këshilltar i Dukës së Venedikut, kishte marrë këtë përgjigje: “Ne nuk i besojmë atij (Skënderbeut) për asgjë, sepse është shqiptar dhe është tradhëtar dhe i lig” (J. Radonic. Gjuragj Kastrioti Skanderbeg i Arbanija, u XV vjeku. Beograd, 1942; nr. 274). Nga ana tjetër, nga një letër e 24 janarit 1467 e ambasadorëve milanezë në Romë, Lorezo Da Pesaro dhe Agostini de Rossi informohemi se “edhe ai, Skënderbeu, shumë qartë e kuptoi se qëllimi i asaj Sinjorie (Venedikut) priret ta pushtojë atë qytet (Krujën) dhe thotë se më parë do t’ia jap atë me gjithë çka mbetet sulltanit” (F. Pall. I rapporti italo-albanesi intorno alla metà del secolo XV; në arch. Stor. Prov. Napol. IV, 1965; Napoli, 1966; nr. LXXII).
Skënderbeu shkoi në Itali në çastet më të vështira për Shqipërinë, i shoqëruar nga pak njerëz me pamjen e “një njeriu shumë të thjeshtë”. Qëndrimi i tij formonte një kontrast shumë të fortë me atë që mbante ndaj rrezikut turk klasa sunduese europiane, qëndrimin e së cilës aq mirë e ka shprehur në pranverë të vitit 1465 vëzhguesi i vëmendshëm i këtyre ngjarjeve, Gerardo de Collis: “Zotërinjtë e të krishterëve, të cilët kanë nxjerrë të holla nga popujt e tyre, sipas pretekstit të kësaj ndërmarrjeje (luftës antiturke) dhe pastaj i kanë futur në xhep për dobinë e tyre” (J. Radomir. Gjuragj… vepër e cituar; nr. 293). Papa Pali II, u përpoq me anë të justifikimeve boshe dhe, pas ceremonive zyrtare, të fshihte qëndrimin e tij të vërtetë dhe të largonte sa më parë Skënderbeun nga Roma. Bile bëri që të largohej në një mënyrë që e ofendonte Heroin Shqiptar në dinjitetin e tij njerëzor. Pas një qëndrimi prej dy muajsh, Skënderbeu më në fund u nis duke e kuptuar në mënyrë të plotë e përfundimtare qëndrimin e vërtetë që mbahej ndaj tij, duke marrë me vete ndjenja të thella përbuzjeje dhe urrejtjeje, ndjenja që ai i shprehu në çastin e largimit nga Roma duke thënë: “Më parë do të donte të bënte luftë me Kishën se sa me turqit” (P. Fall. I rapporti…vepër e cituar; nr. LXXVII) dhe se “nuk besonte se mund të gjendej mizori më e madhe në botë se sa në këta priftërinj” (Po aty; nr. LXXIII). Për më gjërë për këtë çështje shih: Kasëm Biçoku. Mbi disa aspekte të marrëdhënieve të Skënderbeut me shtetet kryesore italiane në fitet e fundit të eprimtarisë së tij. Studime Historike. Viti 1967; nr. 4, fq. 51; 57; 60.
[14] Shih: Edwin E. Jacques. Shqiptarët vëll. I. Kartë e pendë. 1995. fq. 266-269.
[15] Dukagjin – Zadeh 1920, 5,6. Sipas: Edwin E. Jacques. Vepër e cituar Fq.278.
[16] Për më gjërë shiko: Po aty.
[17] Shih: A.K. Bogdan; Historia e shqiptarëve nga ilirët e lashtë në erën e Islamit; në revistën “Univers”, nr. 1, 2001; fq.57
[18] F. S. Noli, Gjergj Kastrioti Skënderbeu 1405-1468, Tiranë, 1967, fq. 64. Vepra 4; fq. 244-245. Tiranë, 1989.
[19] Po aty. Fq. 500, 506.
[20] Po aty, fq. 246. Shif edhe fq. 257.
[21] Pius II, Asia and Europa, kap. XV, fq. 337; sht. Nr. 28. Po aty fq. 256.
[22] Milan Shuflaj. Serbët dhe shqiptarët. Bargjini. Tiranë. 2002. Fq. 27.
[23] F. S. Noli, Gjergj Kastrioti Skënderbeu 1405-1468, Tiranë, 1967, Vepra 4; fq. 201-201
[24] Po aty; fq. 199.
[25] Po aty, fq. 147.
[26]Po aty, fq. 137.
[27] Përndritje; Lajmëtari, 2000, fq. 60.
[28] Shiko: Milan Shuflaj. Vepër e cituar. Bargjini. Tiranë. 2002. Fq.245-246.
[29] Shih: N. Barcolla, Skandali “Cordignano” dhe mbrojtja e kombit shqiptar; Tiranë, 1941. fq. 242.
[30] Shih: S.N. Naçi, Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve (1757-1796 ), Tiranë, 1964, fq. 166, 242.
[31] Shih: .N. Burileanu, I romeni di Albania, Bologna, 1912, fq. 250. Sipas Kahreman Ulqini. Faktorë kulturorë e fetarë. Shkodër, 1999, fq. 51.
[32] Sipas: Edwin E. Jacques. Vepër e cituar. Fq. 278.
[33] Shih: Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike, vëll. I, Tiranë, 1969. Simpozium për Skënderbeun, Prishtinë, 1969.
[34] A. Gegaj, L’Albanie et l’Invasion turque au XV siecle; Louvian, 1937; po ai, Arbëria dhe Gjergj Kastrioti 1405-1468, “Eurorilindja”, Tiranë, 1995. Sipas G. Shpuza. Kuvendime për historinë kombëtare, “Dituria”, 2000, fq. 69.
[35] F. S. Noli, Histori e Skënderbeut”, Boston, 1921; Dj. Kortcha, “Tri pyetje nga jeta e Skënderbeut”, Tiranë, 1923.
[36] Shih: Gazmend Shpuza, Përfytyrimi naimian për Skënderbeun si hero kombëtar. Në Seminarin XVII ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, përmbledhje e ligjëratave, referimeve, kumtesave dhe diskutimeve. Tiranë, 16 – 31 gusht 1995. Eurorilindja, Tiranë, 1995, fq. 685-698.
[37] C.N. Sathas, Documents inedits relatifs a l’histoire de la Grece au Moyen Age. Tome I, Paris, 1880, fq. XXVII. Sipas K. Ulqini. Faktorë kulturorë e fetarë, Shkodër, 1999. Fq. 38.
[38] Skënderbeu Princit të Tarantos, te Makushevi; Monumenta Slavorum, vëll. II fq. 123, sht. 31. Fan Noli. Vepra; vëll. 4. Shkrime historike.Tiranë, 1989, fq. 308.
[39] Fan Noli; vepra e përmendur, fq. 321.
[40] Për më tepër për këtë çështje shiko: Gazmend Shpuza. Kuvendime për historinë kombëtare. Dituria, Tiranë, 2000, fq. 62-78.
[41] Hammer-Purgstall 1835, 2:346. Sipas: Edwin E. Jacques. Vepër e cituar. Fq. 279.
[42] Sami Frashëri. Vepra. Vëll. 9-të. Logos – A. Personalitetet Shqiptare në Kamusu Al Alam të Sami Frashërit. Logos – A. Shkup, 1994, f. 12-13.

Kush dhe pse po e nxjerr sot Skënderbeun në mejdan?

02/09/2014 1 comment

Prof. Dr. Hysamedin FERAJ

 

KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË MEJDAN?

Dr. Husamedin Feraj

Dr. Husamedin Feraj

Debati i sotëm për Skënderbeun nuk ka asnjë lidhje me Skënderbeun real, por me përdorimin dhe përdoruesit e tij. Skënderbeu real mund të përdoret dhe është përdorur për politika shumë të ndryshme dhe të kundërta. Skënderbeu ka bërë luftë kundër fuqisë më të madhe të kohës, kundër superfuqisë botërore. Prandaj ai mund të përdoret si shembull i luftës kundër superfuqive dhe të bëhet thirrje “hajde t’i shpallim luftë fuqisë më të madhe të kohës tonë, SHBA-ve, si Skënderbeu fuqisë më të madhe të kohës së tij. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut”.

Kështu u përdor, për shembull, nga Enver Hoxha për t’iu shpallur luftë dy superfuqive. Skënderbeu u bashku me papatin kundër rilindjes europiane dhe Europës moderne. Prandaj ai mund të përdoret si shembull për luftën kundër modernitetit europian dhe të bëhet thirrje “hajde t’i bashkohemi reaksionit europian kundër rrymave moderne e modernizuese europiane si Skënderbeu që u bashkua me Papën në luftën kundër përpjekjeve europiane për ndarjen e kishës nga shteti, sekularizimin, rilindjen, humanizimin, iluminimin dhe sot pasmodernizimin!” Kështu mund të përdoret sot në luftën ndaj filozofive europiane pasmoderne, për shtrirjen e të drejtave dhe lirive njerëzore në grupet sociale, kulturore etj., të shtypura nga modernja. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut. Skënderbeu ka vrarë masivisht shqiptarët që ishin kthyer në fenë islame. Prandaj Skënderbeu mund të përdoret për të bërë thirrje që të masakrohen masivisht pakicat fetare siç masakroi Skënderbeut fshatarët muslimanë të rrethit të Krujës. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut! Skënderbeu e ka ndërruar fenë disa herë dhe mund të bëhet thirrje ta ndërrojmë fenë përditë “si Skënderbeu!” Kush është kundër kësaj sjelljeje ndaj fesë është kundër Skënderbeut! Skënderbeu ka luftuar për lirinë e atdheut kundër islamikëve dhe të krishterëve. Prandaj sot mund të bëhet thirrje të luftohet për lirinë e atdheut pavarësisht nga feja. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut! Skënderbeu u përpoqë të krijojë e forcojë shtetin shqiptar. Prandaj sot duhet të përpiqemi për krijimin dhe forcimin e shtetit shqiptar. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut!

 

Skënderbeu…

 

Siç shihet mundësitë e instrumentalizimit dhe përdorimit të Skënderbeut për politikën e ditës janë të shumta, gati të pafundme. Prandaj debati i sotëm për Skënderbeun nuk ka asnjë lidhje me vlerësimin ose përshkrimin e Skënderbeut real, por me vlerësimin e përdoruesve të sotëm të Skënderbut. Debati për Skënderbeun nuk ka lidhje me Skënderbeun por me dy politika që u propozohen sot shqiptarëve: njëra, shqiptarocentrike, që vë në qendër shqiptarët dhe gjithçka tjetër e sheh në shërbim të kombit shqiptar; tjetra, katolikocentrike, që vë në qendër fenë katolike ndërsa kombin shqiptar e sheh në shërbim të katolicizmit botëror. Rryma katolikocentrike u propozon shqiptarëve të kthehen në katolikë. Kaq është programi i tyre politik. Ky është qëllim normal i kishës katolike kudo në botë dhe Vatikanit: të kthejë sa më shumë njerëz në këtë botë në fenë katolike. Të tjerat pastaj janë mjete për arritjen e këtij qëllimi. Skënderbeu për ta është mjet, vegël: Skënderbeu përdoret për t’ua mbushë mendjen shqiptarëve të kthehen në katolikë. Ndjenjat kombëtare të shqiptarëve preken si mjet për t’i shtyrë të kthehen në katolikë. Dijet manipulohen që t’i shtyjnë të kthehen në katolikë. Situata politike e shqiptarëve manipulohet për t’i shtyrë të kthehen në katolikë. P.sh. bëhen përpjekje ta kuptojnë situatën e vet sikur janë para alternativës të zgjedhin: ose katolik dhe bashkim kombëtar, ose jokatolik dhe as bashkim kombëtar. Kështu ndjenja kombëtare përdoret në shërbim të kthimit në katolikë pavarësisht vullnetit, dëshirës dhe zgjedhjes së tyre të lirë. Pavarësisht edhe se nuk ndodhen në këtë situatë. Gjithë këto aspekte, mjete kur shkruhen, kur shkruhet për secilën duket sikur ka një debat të madh, interesant, të larmishëm etj. Në fakt është fare e thjeshtë, vetëm një kërkesë: kthehuni në katolikë. Kombi, pavarësia, bashkimi, Skënderbeu, Nënë Tereza për ta s’kanë asnjë rëndësi veçse si vegla. Rryma katolikocentrike nuk interesohet as për ndjenjat dhe mendimet e katolikëve shqiptarë. Qendra e saj është kthimi i shqiptarëve jokatolik në katolikë, ndërsa vetë katolikët nuk vlerësohen ndryshe vetëm se si vegla për kthimin në katolikë të të tjerëve. Kjo rrymë bën qartë dallimin ndërmjet dy grupeve katolikësh shqiptarë: katolikët që kanë vënë fenë mbi kombin ose kundër kombit – të cilët i vlerëson lartë; dhe katolikët që kanë vënë kombin mbi fenë – të cilët i urren. Në këtë të fundit përfshihen katolikë të tillë si Vaso Pasha (Pashko Vasa), Fishta, Mjeda etj. Deri tani vlerësohej Bajraktari i Mirditës, por nuk është çudi të fillojë të urrehet sapo të bëhet gjerësisht e ditur se edhe ai ka luftuar krah Sulltanit dhe ka pasur titullin pasha me tre tuje. Ndjenjat e popullsisë shqiptare katolike po ashtu nuk kanë rëndësi. Kështu p.sh. katoliku Skënderbe vlerësohet lartë nga rryma masonike, por nuk është vlerësuar kështu nga shqiptarët katolikë si popullsi. Katoliku Dukagjin nuk vlerësohet nga masonikët edhe pse është vlerësuar nga popullsia shqiptare katolike (dhe jokatolike). Ku shihet kjo? Në faktin se të dy kanë lënë nga një Kanun. Në popullsinë katolike shqiptare Kanuni i Skënderbeut nuk ka pasur asnjë respekt a ndikim. Ndërsa Kanuni i Lekës ka qenë gjithë jeta e tyre (juridike, morale, kulturore, civile etj.). Por ndjenjat e popullsisë katolike shqiptare, autoriteti i padiskutueshëm i shprehjes “Kështu e ka lënë Leka” etj., nuk kanë rëndësi për katolikocentrikët sepse qëllimi nuk janë katolikët shqiptarë, por kthimi i sa më shumë njerëzve në katolikë (si statistikë, si shifra. jo si njerëz me ndjenja, me shpirt, me histori etj., – sepse këto janë kombëtare). Mirëpo dihet se Skënderbeu dhe Dukagjinët nuk kanë shkuar aq mirë – se p.sh. Skënderbeu iu nënshtrua Vatikanit pa marrë parasysh rrjedhojat për vendin dhe popullin e vet, ndërsa Dukagjinasit menduan për vendin e popullin shqiptar pavarësisht ambicieve të Vatikanit, Skënderbeu kishte miqësi familjare e politike me serbët, ndërsa Dukagjinasit jo etj., – aq sa Vatikani gati i shkishëroi pse kundërshtonin politikën shkatërrimtare të Skënderbeut. Pra, Dukagjinasit nuk i ka dashtë shumë Vatikani dhe i ka dashtë populli; Skënderbeun nuk e ka dashtë aq shumë populli por e ka dashtë Vatikani. Rryma e sotme katolike do të harrojë Dukagjinasit dhe të glorifikojë Skënderbeun krejt pavarësisht ndjenjave të popullsisë katolike shqiptare. Rryma katolikocentrike është bërë vegël e nacionalshovinizmave serbe e greke. Pavarësisht se qëllimi kryesor i katolikocentrikëve mund të jetë kthimi i sa më shumë njerëzve në katolikë, në kontekstin e sotëm rajonal e shqiptar, më shumë se këtij qëllimi i shërben nacionalizmit serb. Sot nacionalizmi serb e quan të humbur Kosovën pavarësinë e së cilës nuk mund ta ndalojë. Nacionalizmi i sotëm serb është nacionalizmi i pavarësisë së Kosovës. Mbas pavarësisë së Kosovës nacionalizmi serb dëshiron dhe punon për konfliktimin brenda shqiptarëve. Me këtë pengon bashkimin kombëtar dhe krijimin e një shteti e kombi seriozisht rival e konkurrues, ruan mundësinë e futjes në konflikt të dy shteteve të vogla shqiptare dhe sundimin mbi të dyja, argumenton aftësinë e vet parashikuese se pavarësia e Kosovës shton pasigurinë e grindjet në rajon, se shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë nuk shkojnë mirë as me njëri-tjetrin, se ndoshta Serbia duhet rikthyer në Kosovë. Tani, rryma katolikocentrike e di se gjasat për rikthimin masiv të shqiptarëve në katolikë janë zero, duke e ditur se shqiptarët katolikë janë një pakicë fetare e parëndësishme dhe mbi të gjitha kur edhe brenda katolikëve shqiptarë masonët katolikocentrikë janë një pakicë e vogël. Çka synohet prej tyre është krijimi i një klime acarimi, stresi në radhët e shqiptarëve dhe, aq sa të munden, të nxisin vija konflikti ndërmjet shqiptarëve siç kërkohet nga nacionalizmi serb. P.sh. një prej veglave të masonerisë katolikocentrike, Kastriot Myftaraj, i referohet drejtpërdrejt udhëzimit të Koshtunicës për kthimin e konfliktit nga serbo-shqiptar në brenda-shqiptar dhe menjëherë mbas kësaj vetë Myftaraj kërkon fillimin e luftës Gegni-Toskni. Propaganda që filloi në këtë drejtim është shpifje dhe logjikisht kontradiktore gati deri në humoristike. Kështu p.sh. vetë e vë fenë mbi kombin, pastaj kërkon që në emër të kombit shqiptarët të kthehen në katolikë! Myftaraj lavdëron Skënderbeun katolik dhe kërkon që shqiptarët të kthehen në protestantë sipas shembullit… të Skënderbeut e Nënë Terezës! Me kthimin në katolikë shqiptarëve u premtohen shumë të mira, ndërsa shqiptarët shohin se kjo rrymë nuk ka asnjë ndjenjë respekti për ndjenjat e katolikëve. Por propaganda e nacional-shovinizmit serb për periudhën post-pavarësi të Kosovës nuk shqetësohet për saktësinë faktike apo logjike, sa për arritjen e qëllimit: tensionin, acarimin, stresin dhe konfliktin brenda-shqiptar. Të tjerat i dinë vetë serbët. Kjo veprimtari u shtua në prag të vitit 2005 sepse mendohet se Kosova mund të marrë pavarësinë. Fakti se u shtua është mobilizimi i dy gazetave më të mëdha të afërta me PD-në: “Tema” e Mero Bazes dhe “55” e Fahri Balliut. Deri tani rryma katolikocentrike ka qenë propagandues kryesisht në gazeta lokale, ndërsa tani janë mobilizuar gazetat kryesore dhe propagandistët kryesorë të PD-së, Mero Baze dhe Fahri Balliu. Kësaj rryme serbofile katolikocentrike iu kundërvu, si gjithnjë, që në fillim Abdi Baleta. Mero i nxori në mejdan… Skënderbeun! Kështu, rikthimi tek Skënderbeu s’kishte ndonjë lidhje konfliktin e sotëm që është ndërmjet nacionalizmit shqiptar, përfaqësuar nga Baleta, dhe nacionalshovinizmit serb përfaqësuar nga PD dhe Mero Baze e Fahri Balliu. Por Skënderbeu mund të përdoret për gjithçka dhe Mero vendosi ta përdorë në shërbim të nacionalshovinizmit serb. Edhe diskutimi i Baletës nuk ka asnjë lidhje me Skënderbeun real por me përdorimin e tij nga Baze dhe të tjerët në shërbim të nacionalshovinizmit serb kundër të cilit del Baleta. Se si mund të përdorë dhe është përdorë Skënderbeu është një çështje e gjatë, e cila është trajtuar para pesë vitesh në artikullin “Mbi debatin për Skënderbeun” botuar në “Rimëkëmbja” janar-shkurt 2000.

 

/Orientalizmi Shqiptar/

Botuar në gazetën “Rimëkëmbja”, Tiranë, 2005.

Mbi debatin për Skënderbeun

19/07/2014 Leave a comment

Prof. Dr. Husamedin FERAJ

 

MBI DEBATIN PËR SKËNDERBEUN

Dr. Husamedin Feraj

Dr. Husamedin Feraj

Debati për mendimin politik të Skënderbeut është i hershëm. Orientimi i tij politik është vënë në dyshim dhe madje është kundërshtar nga një pjesë e shqiptarëve që për të gjallë dhe gjatë kohës së veprimtarisë së tij si nga Hamza Kastrioti, Dukagjinasit, Moisi Golemi etj., dhe ka vazhduar deri në ditët e sotme. Në dy vitet e fundit ky debat është rikthyer.

Shkas për rikthimin e debatit u bë libri politik “Skicë e mendimit politik shqiptar” botuar në Tiranë më 1998, por shkak edhe më i rëndësishëm janë rrethanat politiko-shoqërore shqiptare, konflikti shqiptaro-serb e shqiptaro-grek, ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe përgjithësisht reflektimi i shqiptarëve mbi qenjësimin e vet politik të sotëm dhe të kaluar si përpjekje për të kuptuar gjendjen e vet të sotme dhe për të dhënë zgjidhje në rrethanat e sotme. Për të hyrë drejtpërdrejtë në temë, konteksti i debatit dhe çka thuhet në libër, megjithëse është element i rëndësishëm i kuptimit të këtij debati, do të lihet për në fund. Tani ia vlen të përmendet vetëm një moment sqarues:

kundër përshkrimit në libër të mendimit politik në periudhën e Skënderbeut janë shprehur vetëm nivele të ulëta mendore, kryesisht në gazeta si “Zëri i Kosovës”, “Balli Kombëtar” (i Abaz Ermenjit) dhe ndonjë organ tjetër i këtij niveli, ndërsa profesionistët, studiuesit ose kanë heshtur, ose e kanë vlerësuar pozitivisht librin. Prandaj përfshirja në këtë debat u bë e nevojshme për të sistemuar debatin, për të vënë rregull së paku përshkrues, sepse duke pasur nivel të ulët mendor, debatuesit i kanë bërë rrëmujë argumentet e veta. Kjo do të ketë rrjedhojë ndër të tjera përpjekjen time për t’u ulur në nivelin e kritikëve dhe shmangien e disa karakteristikave të debatit profesional si referimet tek autorët e burimet, heqjen e përkufizimit të koncepteve, mospërmendjen e problemeve njohëse dhe epistemologjike, mungesën e shqyrtimit të teorive ndihmëse, metodologjisë etj., etj. Argumentet e paraqitura në debat nuk janë të miat, janë të shpërndara nëpër autorë të ndryshëm, ndërsa merita ime është vetëm të përshkruaj qartë dhe në mënyrë të sistemuar debatin e shpërndarë. Debati zhvillohet ndërmjet dy qasjeve: njëra qasje ngul këmbë se Skënderbeu nuk duhet shqyrtuar në mënyrë kritike qoftë edhe sikur t’i ketë shkaktuar fatkeqësitë më të mëdha popullit shqiptar, tjetra ngul këmbë se Skënderbeu duhet t’u nënshtrohet rregullave të të menduarit logjik dhe shqyrtimit kritik racional si çdo objekt tjetër i studimit. Nuk ekziston ndonjë qasje konseguente e tipit të parë, dmth që Skënderbeu të mos shqyrtohet në mënyrë kritike, por më tepër është fjala për një qëndrim që thotë se “kur e kritikoj unë, kritika është e lejueshme dhe e drejtë, kur e kritikon tjetri, kritika nuk është e lejueshme dhe e drejtë”. Kështu për shembull, historiografia enveriste vetë e ka kritikuar Skënderbeun në shumë drejtime si për natyrën klasore, kufizimet ideologjike, naivitetin e besimit tek Vatikani etj., etj., por kur kritikohet nga ndonjë këndvështrim tjetër, për shembull ka këndvështrimi i logjikës nacionaliste, atëherë historianët enveristë dalin në mbrojtje të paprekshmërisë së figurës së Skënderbeut, akuzojnë palën kritike se po fyen heroin kombëtar dhe ndjenjat e shqiptarëve, etj., etj. Megjithkëtë ky lloj qëndrimi këtu do të trajtohet si një qasje e vetme që thotë se Skënderbeu duhet përjashtuar nga shqyrtimi racional si objektet e tjera të studimit.

Gjatë gjithë historisë së debatit në mbrojtje të përjashtimit të Skënderbeut nga rregullat e studimit si çdo objekt tjetër janë sjellë dy lloje argumentash: argumentet shkencore dhe argumentet praktike, (ose me terma të tjerë, argumentet ‘prudenciale’, pragmatiste, politike). Përmbledhtas janë sjellë këto argumente teoriko-shkencore: 1-Skënderbeu është mbrojtës i Evropës për çerek shekulli; 2-Skënderbeu është mbrojtës i krishtërimit;
3-Skënderbeu është krijuesi i miqësisë së popullit shqiptar me popujt e tjerë të Ballkanit (sllavët dhe grekët); 4-Skënderbeu është shëmbëlltyra e luftës së një populli për liri dhe pavarësi; 5-Skënderbeu është krijues i shtetit shqiptar; 6-Skënderbeu është mit dhe simbol i shqiptarëve dhe teorikisht është argumentuar se mitet dhe simbolet duhet të lihen të kryejnë funksionin e tyre si të tilla.

Argumentet praktike mund të përmblidhen: 1-Pavarësisht si është e vërteta për Skënderbeun, duke e paraqitur si mbrojtës të Evropës, shqiptarët përfitojnë përkrahjen e Evropës për synimet e veta politike të kohës;
2-Pavarësisht si është e vërteta duke e paraqitur Skënderbeun si mbrojtës të krishtërimit, shqiptarët fitojnë përkrahjen politike të kristianëve për interesat e kohës; 3-Pavarësisht nga rrjedhojat që ka sjellë politika e Skënderbeut dhe figura e tij duhet të ruhet për shkak të frymëzimit që jep tek shqiptarët për luftën për liri dhe për pavarësi.

Ndaj të gjitha këtyre argumentave janë paraqitur argumenta alternative, të tjera, që do të përshkruhen më hollësisht në vijim, po ashtu në të dy dimensionet: teorike dhe praktike.

1-Skënderbeu për çerek shekulli është mbrojtës i Evropës në kuptimin ushtarak dhe në kuptimin e mbrojtjes së qytetërimit evropian, qytetërimit perëndimor përballë barbarisë lindore osmane. Ky argument thotë se Skënderbeu e mbrojti Evropën drejtpërdrejtë, duke mos lejuar kalimin e pushtuesve osmanë islamikë nga bregdeti shqiptar dhe territori i zotëruar prej tij në Evropë dhe tërthorazi duke angazhuar forca të mëdha ushtarake osmane në luftë kundër vetes dhe shqiptarëve dhe kështu duke dobësuar fuqinë e saj pushtuese ushtarake ndaj Evropës. Duke e mbrojtur Evropën nga pushtimi ushtarak osman, Skënderbeu ka mbrojtur qytetërimin evropian perëndimor.

Ndaj këtij argumenti janë bërë vërejtje të shumta dhe janë paraqitur argumente lternative: së pari, a nuk kishte rrugë të tjera Perandoria Osmane për pushtimin e Evropës, por vetëm nga Shqipëria e Mesme (e sotme) dhe nga Durrësi? Në periudhën e Skënderbeut, Perandoria Osmane shtrihej në gjithë Bosnjen e Serbinë deri afër Beogradit (që mbahej nga hungarezët) prej nga mund të depërtonte në Evropë nëpër luginën e Danubit dhe po ashtu, kishte mundësi të kalojë Adriatikun në vendkalimin më të ngushtë, Otranto, e nuk kishte pse të kalonte patjetër nga Durrësi. Së dyti, pse nuk e pushtoi Evropën pas vdekjes së Skënderbeut, kur nuk mbrohej më prej tij ? Pas vdekjes së Skënderbeut fuqia pushtuese e Perandorisë Osmane nuk kishte rënë, por përkundrazi përparoi deri afër Vjenës. Për më tepër, megjithëse e futi në dorë bregdetin shqiptar, përparimin kah Evropës e ndoqi në rrugë tokësore, bregut të Danubit deri afër Vjenës dhe nuk ndërmori sulme kundër Italisë e papatit nga Durrësi. Së treti, a duhej të mbrohej qytetërimi dhe kultura perëndimore e asaj kohe ? Qyetërimi dhe kultura evropiane e asaj periudhe dhe shumë më pas, ishin ndër të tjera, qytetërimi dhe kultura e kryqëzatave, inkuizicionit, djegies së rreth 700 mijë plakave të pafajshme të akuzuara si shtriga, e shfarosjes së hebrejve etj., etj. Vetë evropianët kishin filluar dhe pak pas vdekjes së Skënderbeut i kishin shpallur luftë qytetërimit dhe kulturës së deriatëhershme evropiane, elementëve thelbësorë të mesjetës të cilën e quanin periudhë të “vdekjes” dhe përpiqeshin ta zëvendësonin me “rilindjen”, periudhë dehumanizmi dhe përpiqeshin ta zëvendësonin me humanizmin, periudhë të errësirës dhe flakjen e saj e quajtën periudhë të ndriçimit (iluminizmit). Mund të thuhet se Skënderbeu mbrojti kushtet që evropianët vetë të fillojnë luftën kundër kësaj kulture perëndimore, por ky interpretim nuk qëndron, sepse lufta evropiane kundër kulturës evropiane mori vrull pikërisht pas vdekjes së Skënderbeut. Nga kjo rastisje në kohë ndoshta nuk del as se Skënderbeu ishte pengesë e vrullit të humanizmit, rilindjes dhe iluminizmit evropian, por vetëm se Skënderbeu nuk kishte rol të rëndësishëm as për mbrojtjen, as për ndryshimin e kulturës evropiane. Sidoqoftë, sipas vetë evropianëve, gjëja që duhej më së paku të bëhej në atë ishte mbrojtja e kulturës së atëhershme evropiane, perëndimore etj..

2-Skënderbeu është mbrojtës i krishtërimit perëndimor. Ky argument thotë se luftërat antiosmane të Skënderbeut kanë qenë njëkohësisht luftra për ruajtjen e kristianizmit perëndimor kundër islamizmit, se Skënderbeu ishte projektuar të vihej në krye të kryqëzatave, se është vlerësuar “Atleti i Krishtit”, se këshilltar kryesor kishte peshkopin Pal Engjëlli dhe se përfundimisht në orientimin e vet politik ishte thellësisht kristian perëndimor.

Ndaj këtij argumenti janë paraqitur kundërargumente të prirjeve të ndryshme që tregojnë marrëdhënie më të ndërlikuara ndërmjet Skënderbeut dhe kristianizmit. Së pari, historigrafia enveriste është përpjekur të zvogëlojë motivin fetar kristian të Skënderbeut duke nxjerrë pavarësinë e vendit si motiv të parë të luftërave të tij, duke treguar pabesitë e papës ndaj Skënderbeut etj. Së dyti, cilin kristianizëm perëndimor mbronte Skënderbeu?

Edhe në qoftë se Skënderbeu ishte mbrojtës i katolicizmit papnor, nuk del se është mbrojtës i kristianizmit perëndimor, sepse kristianizmi perëndimor ishte ndarë në drejtime që nuk pranonin katolicizmin papnor dhe autoritetin e papës së Romës. Pak para periudhës së luftërave të Skënderbeut, konflikte kishin shpërthyer madje edhe ndërmjet vetë kandidatëve për selinë e papës, një prej të cilëve e zhvendosi atë në Avinjon të Francës, e në të njëjtën kohë ekzistonin tre papë që lëshonin mallkime kundër njëri-tjetrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut kishin filluar dhe jo shumë pas vdekjes së tij morën vrull lëvizjet reformiste në Gjermani me Martin Luterin, në Francë me Kalvinin etj., për shkëputjen e kishave nga katolicizmi papnor që përfunduan në luftëra të përgjakshme si masakra kundër hugenotëve në natën e Shën Bartolemeut, inkuizicioni, luftërat ndërmjet Spanjës dhe Hollandës etj., etj. Njëri pas tjetrit kisha dhe popuj evropianë ishin shkëputur nga katolicizmi dhe autoriteti papnor duke krijuar kishën anglikane, protestantët, kalvinistët, luterianët, baptistët etj., etj., kështu që termi “mbrojtje e katolicizmit” nuk mbulon termin “mbrojtje e kristianizmit perëndimor”, por vetëm tregon marrjen e anës së njërës palë kristiane në luftën kundër palës tjetër kristiane perëndimore.

Së treti, a ishte luftë për mbrojtjen e kristainizmit kundër islamizmit pjesëmarrja e Skënderbeut në luftën e një princi kristian (psh princit të Napolit) kundër një princi tjetër po kristian në gadishullin italik?
Skënderbeu del se ka zhvilluar luftëra edhe kundër kristianëve dhe kjo mund të interpetohet si luftë e Skënderbeut kundër kristianizmit (siç interpretohet si luftë për mbrojtjen e tij, meqenëse është në anën e një udhëheqësi kristian) jo vetëm kur ishte në shërbim të sulltanit, por edhe kur ishte kundërshtar i tij, ose mund të interpretohet se në politikën e vetë Skënderbeu nuk udhëhiqej nga motivi fetar, por i forcimit të fuqisë së vet ose se Skënderbeu ishte një palë kristiane në luftën kundër islamizmit dhe kristianizmit tjetër perëndimor etj., etj. Po ashtu, si mbrojtës i kristianizmit perëndimor, Skënderbeu nuk del as kur bën aleanca me princër dhe mbretër të kristianizmit ortodoks lindor si ata serbë, bullgarë, grekë etj. Së katërti, devotshmëria katolike e Skënderbeut është e dyshimtë, sepse vetë ai një kohë të gjatë kishte jetuar si mysliman, sepse familja e tij ishte e njohur nga njëra anë për ndërrimet e shpeshta fetare dhe nga ana tjetër, pjesa më e madhe e familjes së tij ishte nën ndikimin ortodoks të nënës që shprehet në ortodoksë-sllavë të vëllezërve dhe motrave si Reposhi, Konstantini, Vllajka, Jella etj., deri tek varrimi i vëllait të tij me nderim të madh në manastirin e shenjtë e Hilanadarit në Greqi. Siç u tha edhe në prirjet politike tek Skënderbeu konstatohen prirje drejt kristianizmit ortodoks lindor. Së pesti, Skënderbeu mund të interpretohet si udhëheqësi shqiptar që përuroi fillimin e luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve. Kështu mund të interpretohet sjellja e tij ndaj besimeve të tjera fetare në Shqipëri pas kthimit në Krujë, kur kërkoi nga kolonistët dhe të konvertuarit në myslimanë të zgjedhin ndërmjet kristianizmit e vdekjes dhe të gjithë ata që nuk pranuan të braktisin islamin i masakroi. Masakra masive si këto nuk janë kryer gjatë gjithë periudhës së sundimit osman dhe përgjithësisht kjo sjellje e Skënderbeut nuk u pasua nga udhëheqës të tjerë (ndoshta me përjashtim të Pjetër Bogdanit dhe ndonjë rasti tjetër të rrallë) e nuk u shndërrua në traditë tek shqiptarët. Përkundrazi, traditë u bë toleranca fetare që është një përvojë dhe karakteristikë tipike shqiptare.

Por në qoftë se do të ishte vazhduar qëndrimi i Skënderbeut, atëherë atij do t’i takonte merita e themeluesit të intolerancës dhe luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve. Sidoqoftë nga të gjitha këto, sjellja e Skënderbeut nuk mund të përmblidhet nën termin “mbrojtës I kristianizmit perëndimor”, as nën termin “mbrojtës i kristianizmit”, sepse në veprimtarinë e tij ka edhe luftëra kundër kristianëve, sidomos kundërshtarëve të Papës, edhe aleanca me ortodoksinë që nuk është kristianizëm perëndimor etj. Sigurisht, në krahasim me islamizmin, të gjitha format e kristianizmit kanë diçka të përbashkët, por kjo e përbashkët është e pamjaftueshme që veprimtaria e Skënderbeut të përfshihet nën termin “mbrojtës i kristianizmit” edhe kur lufton kundër kristianëve.

3-Skënderbeu ka vlerën dhe meritën se është krijues i miqësisë së popullit shqiptar me popujt e tjerë të Ballkanit, me sllavët para së gjithash me serbët, malazezët, bullgarët dhe me grekët, përmes kërkesave për aleanca kundër Perandorisë Osmane, përmes shembullit të vet dhënë këtyre popujve për luftën çlirimtare, përmes frymëzimit dhe nxitjes së besimit në mundësinë e thyerjes e të fitores kundër Perandorisë Osmane etj. Kjo miqësi dhe admirim për Skënderbeun shfaqet në këngët popullore që i kanë kushtuar popujt e Ballkanit dhe në vlerësimin që i bënin udhëheqësit ballkanikë rolit të Skënderbeut në planet e tyre politike. Kjo miqësi e forcuar nga Skënderbeu është vazhduar në luftërat e mëvonshme të përbashkëta të shqiptarëve dhe ka qenë bazë e bashkëpunimit të shqiptarëve me serbët dhe grekët kundër “armikut të përbashkët” deri në ditët tona.

Edhe ndaj këtij argumenti janë bërë vërejtje të rëndësishme. Së pari, gatishmëria dhe përpjekjet e Skënderbeut për të bashkëpunuar me udhëheqësit politikë sllavë, para së gjithash serbë dhe udhëheqësit politikë grekë, nuk e kanë bërë politikën serbe e greke miqësore ndaj shqiptarëve në asnjë periudhë dhe për asnjë ngjarje. Së dyti, me bashkëpunimin e tij me serbët dhe grekët, Skënderbeu ndikoi në krijimin e një tradite të bashkëpunimit të politikanëve të mëvonshëm shqiptarë me politikanët serbë dhe grekë kundër “armikut të përbashkët” që përgjithësisht përfundonin në humbje të shqiptarëve në kuptimin e nënshtrimit të politikës shqiptare ndaj asaj serbe dhe greke që mbetën armiqësore. Së treti, përpjekja për të ndarë konceptim “miqësi mes popujsh” nga “miqësi mes politikanësh” të popujve të ndryshëm nuk ka vlerë, sepse ajo që quhet “miqësi mes popujve” në fakt është “miqësi” ose bashkëpunim mes politikanëve. Për të bërë të vlefshëm dallimin ndërmjet termit “miqësi mes popujsh” nga termi “miqësi mes politikanësh”, duhen treguar raste kur politikanët shqiptarë ishin kundër bashkëpunimit me politikanët serbë dhe grekë ndërsa populli kërkonte bashkëpunim dhe bënte presion mbi politikanët për bashkëpunim. Mirëpo si rregull konstatohen vetëm raste të kundërta, kur politikanët kanë qenë për bashkëpunim dhe popujt kundër bashkëpunimit, kur pjesë të popullit shqiptar kritikojnë politikanët e vetë pse bashkëpunojmë me serbët dhe grekët dhe pjesë të popujve serb dhe grek kritikojnë politikanët e vetë pse bashkëpunojnë me shqiptarët. Po ashtu, raste të bashkëpunimit mes pjesëve të popujve fqinjë konstatohen vetëm kur përfundonin miqësitë mes politikanëve. Për këtë nuk ka rëndësi nëse popujt kanë qenë të manipuluar nga politikanët, sepse me manipulim nga politikanët mund të shpjegohen njëlloj edhe armiqësitë, edhe miqësitë mes popujve fqinjë (bashkëpunimi mund të jetë në fakt manipulimi i një popullsie për interesa bashkëpunimi të elitave politike) dhe sepse, manipulimi nuk e ndryshon faktin se popujt kishin miqësi kur kishin miqësi politikanët dhe armiqësi kur kishin miqësi politikanët. Prandaj, ajo që është quajtur “miqësi mes popujve fqinjë” është miqësi e politikanëve shqiptarë me politikanët serbë dhe grekë dhe Skënderbeu është i rëndësishëm në krijimin e traditës së bashkëpunimit të krerëve dhe politikanëve shqiptarë me serbët dhe grekët e jo i miqësisë ndërmjet popujve të Ballkanit. Së katërti, “miqësia me popujt e Ballkanit” ka qenë arsye e armiqësimit në radhët e vetë shqiptarëve, sepse ata shqiptarë që vuanin nga sundimi serb me të cilët bashkëpunonte Skënderbeu e shikon me revoltë vetë këtë udhëheqës dhe shqiptarët që e mbështesnin. Prirja e Skënderbeut për miqësi dhe aleanca politike përveç me sundimtarin serb të Bosnjes edhe me sundimtarin serb të Kosovës, despotin Gj. Brankoviç ka qenë shkak i armiqësisë së popullsisë shqiptare që vuante terror nën sundimin e Brankoviçit ndaj Skënderbeut. Po ashtu, edhe princa dhe udhëheqës të rëndësishëm si Dukagjinasit u vunë kundër Skënderbeut për shkak të miqësisë së tij me serbët. Territoret e Dukagjinasve kufizoheshin me territoret shqiptare të sunduara nga Brankoviçi dhe aleati politik i Skënderbeut që shfaroste shqiptarët në principatën e vetë (Kosova) dhe nga kjo fqinjësi, ndërmjet Dukagjinasve dhe Brankoviçit kishte konflikte. Mbështetja e Dukagjinasve nga popullsia dhe kundërshtimi i Skënderbeut për arsye të miqësisë së tij me Brakoviçin kanë bërë që në traditën popullore në Krujë e sipër të jetojë Lekë Dukagjini, ndërsa Skënderbeu është dërguar vonë nëpërmjet sistemit arsimor në popullsi, kurse në kujtesën popullore dhe në odën tradicionale shqiptare ka qenë i harruar. Në këtë argument po të pyetet se pse e “tradhëtuan” Dukagjinasit Skënderbeun, përgjigja është se Skënderbeu i kishte tradhëtuar më parë duke lidhur miqësi me armikun kryesor të tyre, me serbët dhe Gj. Brankoviçin. Sipas këtij argumenti Dukagjinasit përfaqësojnë politikën e armiqësisë me serbët, Skënderbeu të bashkëpunimit me serbët.

4. Skënderbeu është shëmbëlltyra e luftës së një populli për liri dhe pavarësi. Me luftërat e tij për gati një çerek shekulli, Skënderbeu është shembulli i virtytit dhe kryerjes së detyrës ndaj atdheut, i luftës për çlirim nga pushtuesit më të egër të vendit. Ai po ashtu është shembulli i trimërisë dhe strategut ushtarak, meqenëse u ndesh me një fuqi shumë më të madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar.

Edhe ndaj këtij argumenti janë paraqitur vërejtje të ndryshme dhe interpretime alternative.

Së pari, a është Skënderbeu shëmbëlltyrë e luftëtarit për liri apo siç është e zakonshme në politikën e shqiptarëve edhe ai është bashkëpunëtor me një pushtues dhe sundimtar kundër një pushtuesi dhe sundimtari tjetër? Skënderbeu ka qenë bashkëpunues politikisht me serbët, veçanërisht sundimtarin e Kosovës Brankoviç. Prandaj përgjigja në këtë pyetje është e lidhur me përgjigjen në një pyetje tjetër: a është Kosova toka shqiptare, do të thotë atdhe, pjesë e atdheut ? Në qoftë se po dhe ndodhej nën sundimin serb, atëherë del se bashkëpunimi me serbët është bashkëpunim me pushtuesit e atdheut. Në qoftë se Kosova nga udhëheqësit shqiptarë nuk konsiderohet tokë shqiptare, pjesë e atdheut, atëherë bashkëpunimi me serbët nuk është bashkëpunim me pushtuesit e atdheut, por vetë politikani shqiptar sillet dhe mendon njëlloj si politikani serb, domethënë jo si bashkëpunëtor i serbëve, por si vetë sebët. Sepse konsiderimi i Kosovës tokë joshqiptare është karakteristikë themelore e mendimit të çdo politikani serb. Në të dy rastet, bashkëpunimi i Skënderbeut me serbët tregon rreshtimin e tij në anën e pushtuesve, përkatësisht të armiqve të shqiptarëve. Argumente të ndryshme janë zhvilluar për të treguar se serbët gjatë pushtimit osman kanë qenë edhe vetë të pushtuar dhe prandaj nuk ka kuptim të quhen pushtues (psh historiografia enveriste), por argumente janë zhvilluar për të treguar se edhe osmanët pas disa shekujve të qëndrimit në Ballkan, nuk ishin më pushtues, por vetëm popull sundues (psh Castellan). Sidoqoftë, më tepër se çështje përkufizimi teorik, cilësimi i serbëve dhe osmanëve si pushtues është i lidhur me përjetimin e tyre nga popullsitë e sunduara. Dhe, edhe pas shekujsh sundimi si serbët, si osmanët, përjetoheshin si pushtues dhe sundimtarë. Nga bashkëpunimi me serbët Skënderbeu nuk del shembull i luftëtarit për liri dhe pavarësi, por i bashkëpunimit me njërin nga pushtuesit (serbët) në luftë kundër pushtuesit tjetër (osmanëve).

Së dyti, cili ka qenë pushtuesi ose po të përdoret termi i Castellan, sundimtari më i rrezikshëm për shqiptarët: sundimtari serb apo osman ? Dëshmitë tregojnë bindshëm se jo vetëm para, por edhe pas pushtimit osman për shqiptarët rreziu kryesor, sundimtari dhe pushtuesi më i rrezikshëm mbeten sllavët dhe grekët. Prandaj të gjithë politikanët shqiptarë zgjodhën ndërmjet rrezikut më të madh dhe rrezikut më të vogël dhe jo ndërmjet lirisë dhe robërisë, zgjodhën bashkëpunimin me armikun dhe pushtuesin më pak të rrezikshëm osman, ose me armikun dhe pushtuesin më të rrezikshëm sllav e grek. Bashkëpunimi i Skënderbeut me serbët dhe grekët tregon se ai ka qenë bashkëpunëtor me armiqtë dhe pushtuesit më të rrezikshëm sllavë dhe grekë. Bashkëpunimi i Skënderbeut me serbët dhe grekët tregon se ai ka qenë bashkëpunëtor me armiqtë dhe pushtuesit më të rrezikshëm e jo luftëtar i lirisë.

Së treti, a ka qenë Skënderbeu shëmbëlltyrë e luftëtarit të lirisë apo të vasalit? Skënderbeu nuk kishte pranuar vasalitet ndaj sulltanit, por kishte pranuar vasalitet ndaj Venedikut. Nga kjo del se Skënderbeu nuk ka qenë shëmbëlltyrë e luftëtarit të lirisë, por vasal, sepse fakti që nuk është vasal i sulltanit, por i Venedikut nuk e ndryshon faktin se ka qenë vasal. Kjo përsëri është vetëm çështje e zgjedhjes: vasal i kujt? Këtu shtohet edhe se Venediku po ashtu mbante nën sundim territore dhe portet më të rëndësishme shqiptare dhe Skënderbeu ishte vasal i një sundimtari e pushtuesi.

Së katërti, Skënderbeu vërtetë është shëmbëlltyra e strategut ushtarak, por raporti ndërmjet luftës dhe politikës tek ai është i përmbysur, sepse lufta shikohet si kryesore dhe politika dytësore, ndërsa politika do të duhej të ishte mbi luftën.

Së pesti, në luftërat e tij Skënderbeu ka qenë i manipuluar nga agjentura joshqiptare, para së gjithash papati, Venediku, hungarezët etj., etj., të cilët e kanë përdorur Skënderbeun për të dobësuar rrezikun osman ndaj tyre duke zhvilluar luftërat në territor shqiptar. Duke e konceptuar si politikan injorant, këto fuqi kanë arritur ta fusin Skënderbeun në luftë kundër superfuqisë më të madhe të kohës (si t’u shpallë sot Shqipëria luftë SHBA-ve), luftërat janë zhvilluar në territor shqiptar, për rreth një çerek shekulli shqiptarët as kanë mbjellë, as kanë korrur, as kanë zhvilluar tregtinë, zejet etj., është shkatërruar një pjesë e madhe e popullsisë, e pasurive si: ullinjtë, vreshtat etj., etj. Nga të gjitha këto, nga kjo politikë e Skënderbeut mund të kenë përfituar popujt e ndryshëm, por kanë humbur shqiptarët.

Megjithë premtimin për të mos bërë digresione (degëzime) të argumentimit, këtu bëhet i nevojshëm një i tillë. Fjala është për argumentin se ndërmjet prirjes së Skënderbeut drejt katolicizmit dhe prirjes së tij drejt sllavizmit dhe ortodoksisë ka një kontradiksion të papajtueshëm, së paku në kontekstin e marrëdhënieve ndërmjet katolicizmit shqiptar dhe sllavëve ortodoksë, në radhë të parë serbëve. Në traditën katolike shqiptare ka pasur një rrymë të fortë të konfliktit me ortodoksizmin serb që kur u ndanë kishat në romake dhe bizantine. Në kohën e Skënderbeut ende ishin të pathara damkat e hekurit të skuqur të përdorur nga serbët e Stefan Dushanit e pasardhësit të tij, masakrat, shpronësimet, ndarjet e burrit nga gruaja, e fëmijëve nga prindërit si presion për konvertimin e shqiptarëve katolikë në ortodoksë. Përdorimi i shkallës kaq të lartë të dhunës për konvertim, është tregues edhe i shkallës së lartë të kundërshtimit të shqiptarëve katolikë për t’u kthyer në ortodoksë që e bënte të nevojshme përdorimin e mjeteve ekstreme mesjetare të dhunës. Prirja e Skënderbeut për aleanca me nipin e Car Lazarit, Brankoviçin, ishte krejt në kundërshtim me këtë qëndresë popullore dhe me rrymën e klerit katolik shqiptar që përpiqej të ruante lidhjet me papatin dhe katolicizmin nga ortodoksizmi sllav. Qëndresa e klerit katolik shqiptar jo vetëm me bazë fetare, por edhe mbi bazë etnike ndaj sllavizimit të kishës shqiptare vërtetohet përgjatë gjithë shekujve. Ata, që në atë kohë janë ngritur kundër mbushjes së kishave shqiptare me klerikë të besimit katoloik, por etnikisht sllavë (psh raguzianë) siç dëshmohet në dokumentat e kohës dhe kjo ndeshje e klerit katolik me klerin sllav, qoftë edhe katolik, gjendet gjatë gjithë historisë së katolicizmit shqiptar deri sot. Armiqësia e lashtë e ortodoksizmit sllav ndaj katolicizmit shqiptar u vërtetua si edhe më e dhunshme në vitet 1913-1914 në masakrat e kryera nga qeveria malazeze ndaj popullsisë myslimane e katolike shqiptare për konvertimin e tyre në ortodoks. Prandaj Skënderbeu me prirjen e tij drejt sllavizmit dhe ortodoksisë është në kundërshtim me qëndresën popullore dhe të klerit katolik shqiptar kundër ortodoksizmit sllav, sepse nuk mund të ishte njëkohësisht edhe mik i sllavëve, edhe mbrojtës i katolicizmit shqiptar.

5. Skënderbeu ka meritë të jashtëzakonshme për shqiptarët, sepse është krijues i shtetit shqiptar. Ky argument ose thotë se Skënderbeu e ripërtëriu traditën e shtetit shqiptar duke i dhënë formë më të plotë kësaj tradite të mëhershme, ose thotë se Skënderbeu është krijuesi i shtetit të parë të mirëfilltë shqiptar.

Ndaj këtij argumenti, në formën e parë, nga autorë shqiptarë nuk janë paraqitur vërejtje dhe argumente të kundërta. Ndërsa në formulimin e tij të dytë është kundërshtuar nga shumë drejtime. Sipas disa autorëve, shteti i parë shqiptar në mesjetë është shteti i Progonit, ndërsa disat ë tjerë e shtrijnë shtetin e parë në territorin e Dardanisë (Kosovës). Sidoqoftë, vlera e Skënderbeut si përpjekje për krijimin e shtetësisë shqiptare nuk është vënë seriozisht në dyshim nga autorë shqiptarë të ndonjë drejtimi.

6. Skënderbeu është mit dhe simbol i shqiptarëve dhe teorikisht është e argumentuar se mitet dhe simbolet duhet të lihen të kryejnë funksionin e tyre si të tilla.

Ky argument nuk është formuluar saktësisht në këtë formë. Por sikur debatuesit të kishin njohuri për teoritë postmoderne, do të kishin mundësi ta formulonin. Meqenëse debatuesit siç u tha, janë kryesisht nivel i ulët teorik dhe kulturor, atëherë ky argument është e drejtë të formulohet për ta edhe pse nuk e dinë, duke supozuar se po ta dinin, do ta kishin paraqitur. Në të vërtetë, karakteristikë e modernes ka qenë edhe përpjekja për të ndarë qartë shkencën nga miti, arti, ideologjia, politika dhe feja. Karakteristikë e modernes ka qenë dhe përpjekja për demitizimin e mitit, legjendës, ideologjive etj. Tipike moderne janë psh përpjekjet e Kadaresë për të demitizuar mitet dhe legjendat shqiptare e botërore (psh në poezinë “Laookonti”), ose ta zëmë, përpjekja për të interpretuar në frymën e frojdizmit (tani gati i harruar) legjendën e Konstandinit dhe të Doruntinës, për ta interpretuar jo si mesazh të forcës dhe të besës, por si inçest, si dashuri seksuale ndërmjet motrës e vëllait, si legjendë në të cilën shqiptarët kanë ruajtur dhe çliruar perversitetet e veta seksuale. Në këtë vijë janë përpjekjet e tij të fundit për të interpretuar sjelljet tradicionale të shqiptarëve të Veriut si sjellje që shpjegohen me impulse homoseksuale të personifikuara në personazhe që përfaqësojnë shqiptarët tradicionalë etj.

Pra, në këtë frymë të modernes teorikisht jo vetëm nuk mund të kërkohet që Skënderbeu të mos shqyrtohet në mënyrë kritike, sepse përbën mit dhe legjendë të shqiptarëve, por përkundrazi pikërisht sepse përbën mit do të kërkohej demitizimi i tij nga shkenca. Teoritë që i janë kundërvënë modernes dhe që mëtojnë të provojnë se mitet duhet të lihen mite, se mitet e kryejnë funksionin e tyre vetëm si mite, se procesi i demitizimit është pa kuptim dhe edhe vetë përbën një mit etj., janë teoritë postmoderne. Mirëpo në këtë rast mund të thuhet se ky argument ka vlerë po të përdoret kundër procesit që ka ndërmarrë Kadareja për të demitizuar legjendat e mitet duke i interpretuar në një frymë të dalë mode, si psh frojdizmi që ka qenë në modë në vitet ’70 dhe për t’i paraqitur shqiptarët si perversë. Por argumenti “të lihen mitet mite” nuk mund të përdoret në rastin e Skënderbeut, sepse Skënderbeu nuk është mit po personazh konkret historik dhe si i tillë i nënshtrohet studimit shkencor si çdo object tjetër.

Me kaq në rend vjen shqyrtimi sipas radhës, i argumenteve që mund të quhen praktike, politike apo prudenciale.

1. Pavarësisht si është e vërteta për Skënderbeun, duke e paraqitur si mbrojtës të Evropës shqiptarët përfitojnë përkrahjen e Evropës për synimet e veta politike të kohës. Në plan të parë është interesi praktik kombëtar i shqiptarëve për të pasur përkrahjen evropiane. Për shqiptarët më e mençur (prudenciale) është të përdorin Skënderbeun për interesin politik të kohës se sa të merren me spekullime historiko-teorike etj., etj. Mbi arsyetimin se Skënderbeu dhe shqiptarët kanë mbrojtur Evropën nga pushtimi osman, është kërkuar nga Evropa që “tani që shqiptarët kanë nevojë për ndihmën e Evropës, Evropa duhet t’u kthejë borxhin”.

Ndaj këtij arsyetimi mund të paraqiten vërejtje të ndryshme, sidomos duke u kthyer tek supozimi i tij themelor. Ky argument mbështetet në supozimin se politika e sotme në marrjen e vendimeve mbështetet në ndjenjën e kthimit të borxheve nga e kaluara. Ndaj këtij supozimi janë të vlefshme argumente të tilla: së pari, politika e sotme ngul këmbë që politika të mos bëhet mbi bazën e borxheve të së kaluarës, qoftë të një borxhi shpërblyes, qoftë të një borxhi ndëshkues. Studimet e procesit të vendimmarrjes vërtetë kanë provuar se në procesin e vendimmarrjes nga vendimmarrësit politikë merren parasysh shumë faktorë, por jo ndjenja e kthimit të ndonjë borxhi të së kaluarës. Pasi merren vendimet mbi bazën e peshimit të faktorëve të ndryshëm politikë, ndjenja e borxhit të së kaluarës mund të përdoret nga politikanët për të siguruar mbështetjen e publikut dhe mobilizimin e popullsisë për realizimin e vendimit të marrë. Së dyti, po të ishte faktor i rëndësishëm në marrjen e vendimeve ndjenja e borxhit të së kaluarës, atëherë borxhin më të madh ndaj shqiptarëve e kanë Serbia dhe Greqia dhe do të duhej pritur miqësi prej tyre, por pikërisht këto shtete dhe popuj vazhdojnë të tregohen më armiqësorët ndaj shqiptarëve. Nga ana tjetër, në qoftë se shqiptarët besojnë se marrja e vendimeve politike bazohet në ndjenjën e borxhit, atëherë do të duhej t’u drejtoheshin në radhë të parë vendimmarrësve grekë dhe serbë për t’u kthyer borxhin shqiptarëve dhe të prisnin (në llogaritjet e tyre politike) se do të kenë mbështetjen e Greqisë e të Serbisë. Së treti, shqiptarët kritikojnë Evropën pse i ka ndihmuar Serbinë dhe Greqinë në dëm të interesave të shqiptarëve dhe mbi këtë bazë kërkojnë t’u kthejë borxhin në të cilin ka hyrë me këtë ndihmë të padrejtë. Mirëpo krijimin e shtetit serb dhe grek, forcimin dhe shtrirjen e tyre në territoret shqiptare e kanë ndihmuar edhe më shumë se Evropa disa rryma politike dhe figura të njohura shqiptare. Në qoftë se ndihma dhënë grekëve e serbëve për të krijuar shtetet e tyre, për t’i forcuar dhe për t’i shtrirë ato edhe në territoret shqiptare, përbën padrejtësi dhe krijon borxh ndaj shqiptarëve, siç thuhet për Evropën, atëherë padrejtësi dhe borxh ndaj shqiptarëve kanë në radhë të parë këto figura dhe rryma politike shqiptare. Derisa Evropa fajësohet dhe i kërkohet kthimi i borxhit për ndihmën që i kanë dhënë Serbisë dhe Greqisë në dëm të shqiptarëve, të njëjtt autorë i kanë lavdëruar dhe ngritur në nivelin e heronjve të popullit shqiptarët që kanë kryer të njëjtin faj me Evropën dhe madje kanë ndihmuar edhe më shumë Greqinë e Serbinë në dëm të shqiptarëve.

3. Pavarësisht nga rrjedhojat që ka sjellë politika e Skënderbeut figura e tij duhet të ruhet për shkak të frymëzimit që jep tek shqiptarët për luftën për liri e pavarësi. Skënderbeu dhe lufta e tij është përdorur si frymëzim për luftërat për liri dhe pavarësi nga shqiptarët dhe ai mbetet burim frymëzimi sa herë të paraqitet nevoja praktike.

Ndaj këtij argumenti po ashtu formulohen vërejtje të ngjashme. Së pari, figura e Skënderbeut nuk ka qenë burim frymëzimi i shumë ngjarjeve tepër të rëndësishme për shqiptarët, duke përfshirë dhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912 etj., etj. Së dyti, Skënderbeu mund të përdoret dhe është përdorur për të frymëzuar politika dhe ngjarje që kanë çuar në rrënimin e shqiptarëve. Kështu, prirja e Skënderbeut për të bashkëpunuar me sllavët dhe grekët “kundër armikut të përbashkët” jashtëballkanik (osman) është përdorur për të legjitimuar bashkëpunimin e mëvonshëm të udhëheqësve shqiptarë me serbët dhe grekët kundër “armiqve të përbashkët” jashtëballkanikë. Në planet e tyre për të gjetur bashkëpunëtorë shqiptarë që të fusin në luftë shqiptarët me osmanët, që të dobësohen të dy palët, nga agjenturat politike serbe dhe greke përdorej shembulli i Skënderbeut. Figura e tij sipas situatës së ditës, mund të rikujtohet si shembull i marrëdhënieve të mira ndërfetare tek shqiptarët, sepse bashkoi fisnikët katolikë e ortodoksë shqiptarë, mund të rikujtohet për të nxitur urrejtje fetare dhe luftëra fetare mes shqiptarëve, sepse masakroi fshatarët e Krujës për të filluar luftëra kundër superfuqive si ai kundër osmanëve etj.

Ndaj të tri këtyre argumenteve mund të bëhen disa vërejtje të përbashkëta. Së pari, e përbashkëta e të trijave është gatishmëria për të shpërfillur të vërtetën, është gjykimi i tipit “pavarësisht si është e vërteta…” nga Skënderbeu duhet krijuar një figurë simbol për përdorim të politikës së kohës, se popujt kanë nevojë për heronj qoftë edhe të rrejshëm, se popuj të tjerë (veçanërisht serbët) krijojnë heronj edhe kur nuk i kanë fare etj., etj. Në themel të këtij arsyetimi për të tri argumentet praktike qëndron supozimi i nënkuptuar se e vërteta dhe interesi i shqiptarëve janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, se e vërteta mund të jetë ndryshe, por interesi shqiptar kërkon të kundërtën. Fshehja e së vërtetës për Skënderbeun vërtetë e shpëton madhështinë e figurës së tij, por i rëndon shqiptarët me akuzën se e vërteta është kundër interesit të shqiptarëve, se interesi i shqiptarëve mbrohet vetëm me gënjeshtra ose thënë ndryshe e shpëton Skënderbeun, por e rëndon popullin, kombin. Përballë tij vihet argumenti se e vërteta dhe interesat shqiptare nuk janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, nuk janë përjashtues dhe se përkundrazi, e vërteta dhe interesat shqiptare përputhen. Popujt e tjerë mund të kenë nevojë për heronj të rremë, madje mund të jenë vërtetë të dobishëm praktikisht, ndërsa në interes të shqiptarëve janë heronjtë e vërtetë. Së dyti, e përbashkëta e të tri këtyre argumenteve është natyra e tyre praktike, prandaj qëndrueshmëria e tyre është çështje e rezultatit praktik: në qoftë se kur janë përdorur kanë dhënë rezultat praktik, atëherë përdorshmëria dhe qëndrueshmëria e tyre është vërtetuar, në qoftë se jo, nuk është vërtetuar. Të tri këto argumente janë formuluar dhe përdorur nga rilindasit shqiptarë, domethënë ka mbi një shekull e gjysëm që përdoren pa dhënë rezultat: as Evropa, as kristianizmi nuk i ka përkrahur shqiptarët nga ndjenja e borxhit ndaj tyre i krijuar nga mbrojtja që i ka bërë Skënderbeu Evropës dhe kristianizmit përballë sulmit osman. Për më tepër, nuk ka historian evropian apo kristian që t’i besojë këto mëtime të shqiptarëve, që të konsiderojë rolin e Skënderbeut vendimtar për mbrojtjen e Evropës dhe të kristianizmit. Pikërisht në kuptimin praktik historianët kritikë racionalë shtrojnë ato pyetje që u përmendën më sipër si: a nuk kishte rrugë tjetër tjetër Perandoria Osmane për të pushtuar Evropën veç territorit që mbrohej nga Skënderbeu ? Pse nuk e pushtoi pas vdekjes së Skënderbeut ? A mbronte kulturën perëndimore apo kulturën lindore kur mbronte ortodoksizmin bizantin dhe sllav ? etj., etj., etj. Shkurt, për mbi një shekull e gjysëm përdorshmëria e tyre praktike është dëshmuar e paqëndrueshme. Së treti, në pikëpamje praktike, shqiptarët me gjithë figurat e paraqitura si heroike, që kanë bërë zgjedhje të drejta e luftëra heroike gjenden në situatë më të keqe se të gjithë popujt e tjerë. Kjo e vështirëson shpjegimin se pse shqiptarët kanë kaq shumë figura të shquara dhe heronj dhe praktikën më të pafrytshme. Këta heronj nga njëra anë thuhet se kanë bërë gjithnjë zgjidhjet më të drejta në situatat e ndërlikuara dhe nga ana tjetër, rezultate të këtyre zgjedhjeve kanë qenë humbjet e shqiptarëve, shkatërrimi i gjithanshëm. Kjo praktikisht e shtron dilemën e shqiptarëve për të vazhduar apo për të mos vazhduar praktikat e këtyre heronjve, ndoshta lëkundjet për të parë drejt personazhesh të tjera historike shqiptare dhe drejt zgjidhjesh të tjera që janë bërë gjatë historisë, por që janë mundur nga këta heronj dhe aleatët e tyre sllavë dhe grekë. A ka qenë alternativa tjetër e kundërt me atë të Skënderbeut, domethënë bashkëpunimi me pushtuesit jashtëballkanikë (osmanët, italianët, gjermanët) kundër pushtuesve ballkanikë sllavë (serbë) e grekë zgjidhje më e mirë dhe mos janë ata politikanët që duhen ngritur në nivelin e heronjve? A është gjendja e sotme e mjerë e shqiptarëve, qenia e tyre të copëtuar në disa shtete etj., siç thonë zakonisht historianët, “rezultat i zgjedhjeve politike që kanë bërë ata që sot mbahen për heronj” ? Këto jaë dilema që i ka lindur tek shqiptarët situata shoqërore-politike e sotme, ndryshimet e mëdha që po ndodhin dhe reflektimi racional mbi vetveten. Me këtë arrihet tek konteksti i debatit për Skënderbeun që në fillim u premtua të trajtohet në fund, domethënë tani.

Konteksti i rikthimit të diskutimit për Skënderbeun është ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, konflikti shqiptaro-serb e shqiptaro-grek, përpjekjet e shqiptarëve për integrim në Evropë dhe zhgënjimi që nga “ftohtësia” evropiane ndaj tyre dhe përgjithësisht reflektimi i shqiptarëve mbi qenjësimin e vet politik të sotëm dhe të kaluar si përpjekje për të kuptuar gjendjen e vet të sotme e për të dhënë zgjidhje në rrethanat e sotme. Ky të menduar refleksiv, të menduar i drejtuar kah vetja, përfshinte si shqyrtimin kritik të sistemit që po ndryshohej, ashtu edhe të kaluarën. Mendimi për të kaluarën me përjashtim të një pjese të vogël të shqiptarëve mbizotërohej, por edhe kufizohej nga njohuritë e marra për historianë në sistemin arsimor, në njohuritë që ishin përzgjedhur dhe ishin dhënë pikërisht nga sistemi që synohej të përmbysej. Kjo ka krijuar një kontradiktë: nga njëra anë sistemi konsiderohet shumë i keq, nga ana tjetër njohuritë dhe vlerat e krijuara prej tij për ta mbajtur në këmbë janë gati të vetmet që njihen dhe mbështetja në to nuk e ndryshon sjelljen politike të shqiptarëve.

Sistemi që mbizotëronte mendimin dhe sjelljen e shqiptarëve ka qenë i prirjes drrejt lindjes, sllavizmit, panhelenizmit dhe ortodoksizmit: në Kosovë dhe Maqedoni kah “bashkim-vllaznimi” dhe në Shqipëri kah politika jugosllave, ruse e greke. Historia e shqiptarëve dhe sistemi arsimor që e ka futur atë në popullsi ka qenë e shkruar sipas kësaj prirjeje të sistemit në tërësi (dhe jo vetëm të politikës) duke qenë edhe vetë pjesë e sistemit. Njeriu kryesor i konceptimit dhe shkrimit të historisë së shqiptarëve, Stefanaq Pollo thotë se ne, historianët, kemi bërë projektimin e të sotmes në të kaluarën. Historiografia përbëhet para së gjithash nga përshkrimi dhe interpretimi i ngjarjeve, rrymave dhe individëve. Në qoftë se siç thotë Pollo është bërë projektimi i të sotmes në të kaluarën, atëherë del se në të kaluarën është projektuar ngjarja model, lufta “nacionalçlirimtare”, rryma politike model që është Partia Komuniste e Shqipërisë dhe individi model që është Enver Hoxha. Kështu në të kaluarën janë kërkuar, janë përzgjedhur për t’u lavdëruar dhe janë ngritur në model të sjelljes politike dhe të heroizmit të shqiptarëve ngjarjet që janë zhvilluar sipas prirjes politike të luftës “nacionalçlirimtare”, rrymat politike që kanë qenë në thelb të ngjashme me animin politik të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe individët që kanë qenë në thelb të ngjashëm me mendimin politik të Enver Hoxhës. Prandaj ngjarjet, rrymat politike dhe individët për të cilët shqiptarët kanë mësuar në shkollë (dhe vazhdojnë të mësojnë) si shëmbëlltyra të heroizmit, si shëmbëlltyra që duhen ndjekur, janë lufta “nacionalçlirimtare” e kohës për të cilën bëhet fjalë, Partia Komuniste e kohës për të cilën bëhet fjalë dhe Enver Hoxha(t) e kohës për të cilën bëhet fjalë. Në qoftë se karakteristikë e përbashkët e luftës nacionalçlirimtare”, Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe Enver Hoxhës ka qenë prirja kah lindja, sllavizmi, helenizmi dhe ortodoksizmi, atëherë “projektimi i të sotmes në të kaluarën” do të thotë se janë gjetur dhe janë ngritur në nivelin e heroizmave dhe heronjve ato ngjarje, rryma politike dhe individë të së kaluarës shqiptare që kanë qenë të prirur kah bashkëpunimi dhe aleancat me lindjen, sllavizmin, helenizmin dhe ortodoksizmin. Kështu për shembull, nga Kosova është nxjerrë në plan të pare dhe është ngritur në nivelin e heroit dhe të shëmbëlltyrës për t’u ndjekur nga shqiptarët Isa Boletini që ka qenë, siç është cilësuar “tribun popullor i bashkëjetesës” me serbët dhe është lënë në plan të dytë Hasan Prishtina që ka qenë siç thuhet “nacionalist i tërbuar”, sepse konsideronte serbët si armiq kryesorë të shqiptarëve; në jug është nxjerrë në plan të parë dhe është lavdëruar Çerçiz Topulli, Gjoleka etj., dhe është lënë në plan të dytë Abedin Dino që shpëtoi Çamërinë nga aneksimi grek, është nxjerrë në plan të parë Abdyl Frashëri që sipas projekteve nacionaliste serbe e futi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në luftë kundër osmanëve dhe solli shkatërrimin e saj dhe është lënë në plan të dytë Sami Frashëri që thotë se serbët dhe grekët janë armiqtë kryesorë të shqiptarëve, është glorifikuar Ali Pashë Tepelena që ka qenë vegël e nacionalizmit grek dhe janë lënë në plan të dytë Bushatllinjtë që kanë zhvilluar beteja fitimtare kundër serbëve dhe grekëve, është nxjerrë në plan të parë Pjetër Bogdani që bashkëpunoi me rusët, Arsenijen e III Cërnojeviq dhe aleatët e tyre austro-hungarezë dhe janë lënë në plan të dytë klerikët katoikë që luftuan kundër sllavizimit të kishës shqiptare, etj., etj. Kur nxirret në publik kjo punë që kanë bërë historianët dhe pohohet prej tyre, një pjesë e publikut shqiptar revoltohet jo ndaj historianëve, por ndaj atyre që bashkë me historianët tregojnë se çka është bërë.

Këtu lindin katër kontradikta të tjera: e para, edhe ajo pjesë e shqiptarëve që dëshiron të braktisë përvojën enveriste si përvojë të hidhur, kufizohet në hedhjen poshtë vetëm të Enver Hoxhës së fundit, por nuk tregohet e gatshme të hedhë poshtë edhe “enver hoxhët” e së kaluarës dhe ngul këmbë që të ruhen sipas tyre, “figurat e shquara të kombit” që janë “Enver Hoxha” i së kaluarës. Ato rryma politike që janë Partia Komuniste e së kaluarës dhe ato ngjarje që janë lufta “nacionalçlirimtare” e së kaluarës. E dyta, edhe ajo pjesë që është për hedhjen poshtë të sistemit enverist ngurron të hedhë poshtë historiografinë enveriste që është pjesë e sistemit. Natyrisht, kjo përmbysje e histoiografisë shqiptare nuk është produkt vetëm i historianëve enveristë, por e rrymës serbofile dhe grekofile para tyre. E pranishme për disa shekuj në radhët e shqiptarëve, por historiografia enveriste pati mundësi të punojë për një kohë më të gjatë, m të organizuar dhe të fusë idetë e veta si të vetmet në sistemin arsimor të socializmit në përgjithësi. E treta, edhe ajo pjesë e shqiptarëve që praktikisht është për luftë kundër nacional-shovinizmit serb e grek, ngurron të hedhë poshtë shëmbëlltyrat e bashkëpunimit me serbët dhe grekët në të kaluarën. Kjo pjesë e shqiptarëve dëshiron të zhvillojë luftën kundër nacional-shovinizmit serb dhe grek duke u udhëhequr nga “heronjtë” që kanë qenë për aleancë dhe bashkëpunim me serbët dhe grekët. E katërta, tek ata shqiptarë që në praktikë u angazhuan në luftë të armatosur kundër shovinizmit serb, është kontradikta ndërmjet mendimit të krijuar jashtë sistemit arsimor se serbët dhe grkët janë armiqtë kryesorë të shqiptarëve dhe mendimi që krijohet në shkollë nga lavdërimi i figurave, ngjarjeve dhe rrymave politike shqiptare që kanë qenë për miqësinë. Aleanca e bashkëpunimit me serbët dhe grekët: nëpërmjet përvojës, praktikës armiqësore shqiptaro-serbe dhe shqiptaro-greke dhe porosisë që jep historiografia shkollore për miqësi me serbët dhe grekët. Derisa nga përvoja praktike këta shqiptarë mendonin se serbët dhe grekët janë armiqësorë ndaj shqiptarëve, historiografia shkollore në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri është përzgjedhur sipas idesë qendrore të “bashkim-vëllazërimit” dhe janë glorifikuar ato figura, ngjarje dhe rryma politikë shqiptare që janë shembull bashkëpunimi me serbët dhe grekët.

Këto kontradikta veçanërisht nëpërmjet përvojës praktike të marrëdhënieve armiqësore me serbët dhe grekët dhe shëmbëlltyrave të dhëna nga sistemi arsimor për bashkëpunimin politik me serbët dhe grekët, krijojnë tensione brenda ndërgjegjes personale tek shumë shqiptarë.

Një tension tjetër vjen nga psiqika, nga frika se po të zbulohet e vërteta për ata që mbahen sot për heronj, shqiptarët do të mbesin pa heronj, pa mite, pa simbole, shumë keq. Kjo në gjuhën e psikologjisë është “fobi”, frikë e paarsyeshme dhe në masë të madhe është problemi i vetë atyre që e kanë dhe që duhet ta zgjidhin me psikiatrin ose psikologun. Për sferën e studimeve, me interes është qëndrueshmëria e pohimit se “mbetemi pa heronj, pa figura të shquara” etj. Pohimi se “po shemben këto figura, mbetemi pa heronj” nuk është i saktë, e para sepse çdo rrymë e të menduarit politik ka shëmbëlltyrat e veta të së kaluarës që zënë vendin e atyre që shemben dhe e dyta, se në botimet e dhjetë viteve të fundit (por edhe më parë) janë nxjerrë në dukje figura që në drejtimin e vet janë të adhërishme, që nuk krijojnë tension në ndërgjegjen e shqiptarëve nëpërmjet përvojës praktike që u thotë se serbët dhe grekët kanë qenë armiqtë kryesorë të shqiptarëve dhe historiografisë shkollore që u thotë se serbët dhe grekët kanë qenë aleatët kryesorë të shqiptarëve në luftën kundër “armikut të përbashkët”. Për këtë drejtim, që nuk krijon tension në plan të parë do të dilnin figurat e Hasan Prishtinës, Gjergj Fishtës, Haxhi Zekës, Sami Frashërit, Pashko Vasës, Petro Ninit, Papa Kristo Negovanit, Abedin Dinos dhe po të shkohet më tej gjenden figurat e Mehmet Peshë Bushatlliut (Plakut), Dukagjinasit etj., etj. Me ngritjen në plan të parë të këtyre figurave në ndërgjegjen e shqiptarëve nuk do të kishte tension nëpërmjet praktikës që u thotë se serbët dhe grekët kanë qenë armiqtë kryesorë të interesave shqiptare dhe heronjve, sepse edhe heronjtë thonë të njëjtën gjë.

Si terapi ndaj kësaj fobie shpesh jepet këshilla që “puna të fillojë me vlerësimin dhe ngritjen lartë të figurave që e meritojnë, por pa zhvlerësuar figurat ekzistuese”. Mirëpo procesi i rivlerësimit është më kompleks se kaq, sepse ngritja e figurave të reja nuk fillon në truall bosh. Po të përdoret paraprakisht një krahasim, as bashkia, as komuna nuk ka dhënë një truall (plac) bosh, por një truall ku ekziston një ndertëse e vjetër e vlerave, figurave etj. Kur në truallin e ndërtimit ekziston një ndërtesë, nuk mund të ngrihet e reja pa shembur fillimit të vjetrën. Pa shembur të vjetrën mund të bëhen riparime, lyerje, rikonstruktime të së vjetrës, por nuk mund të ndërtohet gjë e re, ndërtesë e fortë dhe e shëndoshë sipas standardeve bashkëkohore. Në procesin e reflektimit kritik për të kaluarën zhvillohen të ndërthurura përpjekjet për të ruajtur të vjetrën, për të ngjyrosur nga jashtë të vjetrën, për të shembur të vjetrën, për të ndërtuar të renë etj. Në diskutim nuk ka proces të thjeshtuar, vetëm me një zë, por një proces kompleks diskutimi ku secili do të peshojë personalisht. Procesi nuk është as vetëm sulm dhe shembje ndaj figurave ekzistuese, as vetëm mbrojtje e figurave ekzistuese, as vetëm rivlerësim i figurave të lëna në harresë, as vetëm përpjekje për t’i lënë në harresë ato që kanë qenë lënë të tilla. Si në çdo fushë, karakteristika e diskutimit shkencor në sistemin demokratik krijon mundësinë e zgjidhjes nga individi nëpërmjt alternativash të ndryshme: kush nuk dëshiron të lexojë për shembjen e figurave ekzistuese, të mos lexojë; kush dëshiron të lexojë le të lexojë etj. Psikologët kanë provuar se sa njerëz nuk duan të mendojnë vetë, se dëshirojnë që për ta të mendojnë të tjerët, se liria për të menduar u shkakton tension dhe se priren të ikin nga kjo liri. Ata duan një zë të vetëm, autoritar. Megjithë larmishmërinë e pikëpamjeve, as nëpërmjet historianëve dhe as nëpërmjet interpretuesve të tjerë profesionistë nuk ka dallime aq të mëdha sa duken në pamje të parë, qoftë lidhur me faktin, qoftë me klasifikimet. Dallimet më të mëdha kanë vlerësime dhe veçanërisht tek lexuesit.

Një pjesë e tensionit vjen ngaqë shqiptarët janë në proces të gjithanshëm kalimi (tranzicioni) që përfshin edhe ndryshimin e vlerave. Kjo është arsyeja që dallimi nëpërmjet historianëve është i vogël lidhur me faktet, por i madh është dallimi lidhur me vlerësimet dhe përjetimet e këtyre fakteve. Ajo që deri tani konsiderohej vlerë, tani konsiderohet antivlerë. Ajo që përbënte lëvdatë, tani përbën qortim etj. Kështu, po të përmendet vetëm një shembull, shembulli për Isa Boletinin: historianët, biografët e tij, gjithnjë kanë treguar dhe madje kanë shfaqur zell të veçantë për të dokumentuar se Isa Boletini ka qenë bashkëpunues me serbët kundër pushtuesve osmanë. Ky fakt nuk ka ndryshuar as sot. Çka ka ndryshuar është përjetimi i këtij fakti: në sistemin socialist dhe historiografinë socialiste të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, bashkëpunimi me serbët, miqësia me popujt fqinjë konsiderohej vlerë, lëvdatë, prirje, internacionaliste, revolucionare, për bashkim-vëllazërim etj. Duke e konsideruar vlerë, biografët e tij dhe historianët përgjithësisht kanë mbledhur dhe botuar një numër jashtëzakonisht të madh dokumentash që dëshmojnë se Isa Boletini ka qenë bashkëpunëtor i serbëve. Sot i njëjti fakt, bashkëpunimi i Boletinit me serbët, nga disa përjetohet si tradhëti, qortim etj. Duke mos qenë shumë i vetëdijshëm për procesin e ndryshimit të vlerave, disa lexues hidhen emocionalisht kundër historianëve dhe vazhdojnë të përsërisin faktin e përsëritur me dekada se Isa Boletini ka qenë bashkëpunëtor i serbëve. Ky zemërim është karakteristikë e përgjithshme e procesit të ndryshimit të vlerave dhe rivlerësimit të përvojave të vetvetes dhe jo vetëm të shqiptarëve.

“Projektimi i të sotmes në të kaluarën” për të cilën flet Stefanaq Pollo, është bërë edhe për të provuar vazhdimësinë e historisë së shqiptarëve, të asaj që projektohet. Ideja ka qenë për të vërtetuar se Enver Hoxha, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Lufta nacionalçlirimtare” janë vazhdim i traditave mijëravjeçare të popullit shqiptar. Dhe vërtetë, historianët kanë vërtetuar se ashtu si Enver Hoxha dhe Partia Komuniste në Shqipëri, apo Fadil Hoxha dhe Partia Komuniste në Kosovë etj., u bashkuan si aleatë me serbët dhe grekët dhe popujt e tjerë të Ballkanit në luftë kundër “armikut të përbashkët” që vinte nga jashtë Ballkanit, ashtu edhe në të kaluarën ka ekzistuar një traditë e fuqishme e bashkëpunimit të udhëheqësve shqiptarë me popujt e tjerë të Ballkanit, me serbët dhe grekët kundër “pushtuesit të përbashkët” që vine nga jashtë Ballkanit. Historianët kryesorë që i kanë dhënë vulën historiografisë shqiptare si Aleks Buda, Stefanaq Pollo e deri tek Skënder Luarasi dhe brezat e rinj të Shqipëri të riprodhuar nga Ali Hadri dhe pasuesit e tij në Kosovë, i kanë paraqitur si figurat qendrore shqiptare dhe pikat kulmore të bashkëpunimit me popujt e Ballkanit, sllavët dhe grekët, Skënderbeun, Pjetër Bogdanin, Esat Pashën, Isa Boletinin, Ahmet Zogun dhe me grekët Ali Pashë Tepelenën, Zenel Gjolekën e deri tek Fan Noli. Disa përvoja bashkëpunimi si ai i Toptanit dhe Zogut janë cilësuar tradhëti. Ndërsa bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të Serbisë dhe të Greqisë, Skënderbeu, Bogdani, Boletini, Ali Pashë Tepelena, Gjoleka, Noli etj., etj., janë lavëruar, glorifikuar dhe shpallur heronjtë e shëmbëlltyrat kryesore shqiptare që duhen ndjekur. Enver Hoxha, Partia Komuniste e Shqiëprisë, Lufta “nacionalçlirimtare” janë paraqitur si vazhdim i kësaj tradite të lavdishme e heroike shqiptare për të bashkëpunuar me sllavët dhe grekët. E përbashkëta e të gjithë këtyre figurave dhe e këtij kahu politik përgjithësisht ka qenë ideja e bashkëpunimit me popujt e Ballkanit, sllavët dhe grekët, kundër armikut të përbashkët që vinte nga jashtë Ballkanit. Argumenti kryesor legjitimues, por jo i vetmi, domethënë argumenti kryesor që mbështet përfundimin e këtyre historianëve, se bashkëpunimi me serbët dhe grekët ka qenë i drejtë dhe se prandaj ata shqiptarë që bashkëpunuan me ta janë heronjtë e vërtetë të shqiptarëve, është argumenti i “armiku të përbashkët të popujve të Ballkanit, pavarësisht nga dallime e tyre kombëtare” përballë armikut të ardhur prej jashtë Ballkanit. Siç kanë dëshmuar historianët për Skënderbeun, Bogdanin, Boletinin, Tepelenën, Gjolekën etj., armiku i përbashkët i shqiptarëve dhe serbëve dhe i grekëve ishte Perandoria Osmane, për Enver Hoxhën, Fadil Hoxhën etj., ishte përsëri armiku i përbashkët i ardhur nga jashtë Ballkanit, fashizmi italian dhe nazizmi gjerman. Për sot…

Kjo e vështirëson shpjegimin se pse shqiptarët kanë kaq shumë figura të shquara dhe heronj dhe praktikën më të pafrytshme. Këta heronj nga njëra anë thuhet se kanë bërë gjithnjë zgjidhjet më të drejta në situatat e ndërlikuara dhe nga ana tjetër, rezultate të këtyre zgjedhjeve kanë qenë humbjet e shqiptarëve, shkatërrimi i gjithanshëm. Kjo praktikisht e shtron dilemën e shqiptarëve për të vazhduar apo për të mos vazhduar praktikat e këtyre heronjve, ndoshta lëkundjet për të parë drejt personazhesh të tjera historike shqiptare dhe drejt zgjidhjesh të tjera që janë bërë gjatë historisë, por që janë mundur nga këta heronj dhe aleatët e tyre sllavë dhe grekë. A ka qenë alternativa tjetër e kundërt me atë të Skënderbeut, domethënë bashkëpunimi me pushtuesit jashtëballkanikë (osmanët, italianët, gjermanët) kundër pushtuesve ballkanikë slave (serbë) e grekë zgjidhje më e mirë dhe mos janë ata politikanët që duhen ngritur në nivelin e heronjve? A është gjendja e sotme e mjerë e shqiptarëve, qenia e tyre të copëtuar në disa shtete etj., siç thonë zakonisht historianët, “rezultat i zgjedhjeve politike që kanë bërë ata që sot mbahen për heronj” ? Këto jaë dilema që i ka lindur tek shqiptarët situata shoqërore-politike e sotme, ndryshimet e mëdha që po ndodhin dhe reflektimi racional mbi vetveten. Me këtë arrihet tek konteksti i debatit për Skënderbeun që në fillim u premtua të trajtohet në fund, domethënë tani.

Konteksti i rikthimit të diskutimit për Skënderbeun është ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, konflikti shqiptaro-serb e shqiptaro-grek, përpjekjet e shqiptarëve për integrim në Evropë dhe zhgënjimi që nga “ftohtësia” evropiane ndaj tyre dhe përgjithësisht reflektimi i shqiptarëve mbi qenjësimin e vet politik të sotëm dhe të kaluar si përpjekje për të kuptuar gjendjen e vet të sotme e për të dhënë zgjidhje në rrethanat e sotme. Ky të menduar refleksiv, të menduar i drejtuar kah vetja, përfshinte si shqyrtimin kritik të sistemit që po ndryshohej, ashtu edhe të kaluarën. Mendimi për të kaluarën me përjashtim të një pjese të vogël të shqiptarëve mbizotërohej, por edhe kufizohej nga njohuritë e marra për historianë në sistemin arsimor, në njohuritë që ishin përzgjedhur dhe ishin dhënë pikërisht nga sistemi që synohej të përmbysej. Kjo ka krijuar një kontradiktë: nga njëra anë sistemi konsiderohet shumë i keq, nga ana tjetër njohuritë dhe vlerat e krijuara prej tij për ta mbajtur në këmbë janë gati të vetmet që njihen dhe mbështetja në to nuk e ndryshon sjelljen politike të shqiptarëve.

Sistemi që mbizotëronte mendimin dhe sjelljen e shqiptarëve ka qenë i  prirjes drrejt lindjes, sllavizmit, panhelenizmit dhe ortodoksizmit: në Kosovë dhe Maqedoni kah “bashkim-vllaznimi” dhe në Shqipëri kah politika jugosllave, ruse e greke. Historia e shqiptarëve dhe sistemi arsimor që e ka futur atë në popullsi ka qenë e shkruar sipas kësaj prirjeje të sistemit në tërësi (dhe jo vetëm të politikës) duke qenë edhe vetë pjesë e sistemit. Njeriu kryesor i konceptimit dhe shkrimit të historisë së shqiptarëve, Stefanaq Pollo thotë se ne, historianët, kemi bërë projektimin e të sotmes në të kaluarën. Historiografia përbëhet para së gjithash nga përshkrimi dhe interpretimi i ngjarjeve, rrymave dhe individëve. Në qoftë se siç thotë Pollo është bërë projektimi i të sotmes në të kaluarën, atëherë del se në të kaluarën është projektuar ngjarja model, lufta “nacionalçlirimtare”, rryma politike model që është Partia Komuniste e Shqipërisë dhe individi model që është Enver Hoxha. Kështu në të kaluarën janë kërkuar, janë përzgjedhur për t’u lavdëruar dhe janë ngritur në model të sjelljes politike dhe të heroizmit të shqiptarëve ngjarjet që janë zhvilluar sipas prirjes politike të luftës “nacionalçlirimtare”, rrymat politike që kanë qenë në thelb të ngjashme me animin politik të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe individët që kanë qenë në thelb të ngjashëm me mendimin politik të Enver Hoxhës. Prandaj ngjarjet, rrymat politike dhe individët për të cilët shqiptarët kanë mësuar në shkollë (dhe vazhdojnë të mësojnë) si shëmbëlltyra të heroizmit, si shëmbëlltyra që duhen ndjekur, janë lufta “nacionalçlirimtare” e kohës për të cilën bëhet fjalë, Partia Komuniste e kohës për të cilën bëhet fjalë dhe Enver Hoxha(t) e kohës për të cilën bëhet fjalë. Në qoftë se karakteristikë e përbashkët e luftës “nacionalçlirimtare”, Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe Enver Hoxhës ka qenë prirja kah lindja, sllavizmi, helenizmi dhe ortodoksizmi, atëherë “projektimi i të sotmes në të kaluarën” do të thotë se janë gjetur dhe janë ngritur në nivelin e heroizmave dhe heronjve ato ngjarje, rryma politike dhe individë të së kaluarës shqiptare që kanë qenë të prirur kah bashkëpunimi dhe aleancat me lindjen, sllavizmin, helenizmin dhe ortodoksizmin. Kështu për shembull, nga Kosova është nxjerrë në plan të parë dhe është ngritur në nivelin e heroit dhe të shëmbëlltyrës për t’u ndjekur nga shqiptarët Isa Boletini që ka qenë, siç është cilësuar “tribun popullor i bashkëjetesës” me serbët dhe është lënë në plan të dytë Hasan Prishtina që ka qenë siç thuhet “nacionalist i tërbuar”, sepse konsideronte serbët si armiq kryesorë të shqiptarëve; në jug është nxjerrë në plan të parë dhe është lavdëruar Çerçiz Topulli, Gjoleka etj., dhe është lënë në plan të dytë Abedin Dino që shpëtoi Çamërinë nga aneksimi grek, është nxjerrë në plan të parë Abdyl Frashëri që sipas projekteve nacionaliste serbe e futi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në luftë kundër osmanëve dhe solli shkatërrimin e saj dhe është lënë në plan të dytë Sami Frashëri që thotë se serbët dhe grekët janë armiqtë kryesoë të shqiptarëve, është glorifikuar Ali Pashë Tepelena që ka qenë vegël e nacionalizmit grek dhe janë lënë në plan të dytë Bushatllinjtë që kanë zhvilluar beteja fitimtare kundër serbëve dhe grekëve, është nxjerrë në plan të parë Pjetër Bogdani që bashkëpunoi me rusët, Arsenijen e III Cërnojeviq dhe aleatët e tyre austro-hungarezë dhe janë lënë në plan të dytë klerikët katolikë që luftuan kundër sllavizimit të kishës shqiptare, etj., etj. Kur nxirret në publik kjo punë që kanë bërë historianët dhe pohohet prej tyre, një pjesë e publikut shqiptar revoltohet jo ndaj historianëve, por ndaj atyre që bashkë me historianët tregojnë se çka është bërë.

Këtu lindin katër kontradikta të tjera: e para, edhe ajo pjesë e shqiptarëve që dëshiron të braktisë përvojën enveriste si përvojë të hidhur, kufizohet në hedhjen poshtë vetëm të Enver Hoxhës së fundit, por nuk tregohet e gatshme të hedhë poshtë edhe “enver hoxhët” e së kaluarës dhe ngul këmbë që të ruhen sipas tyre, “figurat e shquara të kombit” që janë “Enver Hoxha” i së kaluarës. Ato rryma politike që janë Partia Komuniste e së kaluarës dhe ato ngjarje që janë lufta “nacionalçlirimtare” e së kaluarës. E dyta, edhe ajo pjesë që është për hedhjen poshtë të sistemit enverist ngurron të hedhë poshtë historiografinë enveriste që është pjesë e sistemit. Natyrisht, kjo përmbysje e histoiografisë shqiptare nuk është produkt vetëm i historianëve enveristë, por e rrymës serbofile dhe grekofile para tyre. E pranishme për disa shekuj në radhët e shqiptarëve, por historiografia enveriste pati mundësi të punojë për një kohë më të gjatë, m të organizuar dhe të fusë idetë e veta si të vetmet në sistemin arsimor të socializmit në përgjithësi. E treta, edhe ajo pjesë e shqiptarëve që praktikisht është për luftë kundër nacional-shovinizmit serb e grek, ngurron të hedhë poshtë shëmbëlltyrat e bashkëpunimit me serbët dhe grekët në të kaluarën. Kjo pjesë e shqiptarëve dëshiron të zhvillojë luftën kundër nacional-shovinizmit serb dhe grek duke u udhëhequr nga “heronjtë” që kanë qenë për aleancë dhe bashkëpunim me serbët dhe grekët. E katërta, tek ata shqiptarë që në praktikë u angazhuan në luftë të armatosur kundër shovinizmit serb, është kontradikta ndërmjet mendimit të krijuar jashtë sistemit arsimor se serbët dhe grkët janë armiqtë kryesorë të shqiptarëve dhe mendimi që krijohet në shkollë nga lavdërimi i figurave, ngjarjeve dhe rrymave politike shqiptare që kanë qenë për miqësinë. Aleanca e bashkëpunimit me serbët dhe grekët: nëpërmjet përvojës, praktikës armiqësore shqiptaro-serbe dhe shqiptaro-greke dhe porosisë që jep historiografia shkollore për miqësi me serbët dhe grekët. Derisa nga përvoja praktike këta shqiptarë mendonin se serbët dhe grekët janë armiqësorë ndaj shqiptarëve, historiografia shkollore në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri është përzgjedhur sipas idesë qendrore të “bashkim-vëllazërimit” dhe janë glorifikuar ato figura, ngjarje dhe rryma politikë shqiptare që janë shembull bashkëpunimi me serbët dhe grekët.

Këto kontradikta veçanërisht nëpërmjet përvojës praktike të marrëdhënieve armiqësore me serbët dhe grekët dhe shëmbëlltyrave të dhëna nga sistemi arsimor për bashkëpunimin politik me serbët dhe grekët, krijojnë tensione brenda ndërgjegjes personale tek shumë shqiptarë.

Një tension tjetër vjen nga psiqika, nga frika se po të zbulohet e vërteta për ata që mbahen sot për heronj, shqiptarët do të mbesin pa heronj, pa mite, pa simbole, shumë keq. Kjo në gjuhën e psikologjisë është “fobi”, frikë e paarsyeshme dhe në masë të madhe është problemi i vetë atyre që e kanë dhe që duhet ta zgjidhin me psikiatrin ose psikologun. Për sferën e studimeve, me interes është qëndrueshmëria e pohimit se “mbetemi pa heronj, pa figura të shquara” etj. Pohimi se “po shemben këto figura, mbetemi pa heronj” nuk është i saktë, e para sepse çdo rrymë e të menduarit politik ka shëmbëlltyrat e veta të së kaluarës që zënë vendin e atyre që shemben dhe e dyta, se në botimet e dhjetë viteve të fundit (por edhe më parë) janë nxjerrë në dukje figura që në drejtimin e vet janë të madhërishme, që nuk krijojnë tension në ndërgjegjen e shqiptarëve nëpërmjet përvojës praktike që u thotë se serbët dhe grekët kanë qenë armiqtë kryesorë të shqiptarëve dhe historiografisë shkollore që u thotë se serbët dhe grekët kanë qenë aleatët kryesorë të shqiptarëve në luftën kundër “armikut të përbashkët”. Për këtë drejtim, që nuk krijon tension në plan të parë do të dilnin figurat e Hasan Prishtinës, Gjergj Fishtës, Haxhi Zekës, Sami Frashërit, Pashko Vasës, Petro Ninit, Papa Kristo Negovanit, Abedin Dinos dhe po të shkohet më tej gjenden figurat e Mehmet Peshë Bushatlliut (Plakut), Dukagjinasit etj., etj. Me ngritjen në plan të parë të këtyre figurave në ndërgjegjen e shqiptarëve nuk do të kishte tension nëpërmjet praktikës që u thotë se serbët dhe grekët kanë qenë armiqtë kryesorë të interesave shqiptare dhe heronjve, sepse edhe heronjtë thonë të njëjtën gjë.

Si terapi ndaj kësaj fobie shpesh jepet këshilla që “puna të fillojë me vlerësimin dhe ngritjen lartë të figurave që e meritojnë, por pa zhvlerësuar figurat ekzistuese”. Mirëpo procesi i rivlerësimit është më kompleks se kaq, sepse ngritja e figurave të reja nuk fillon në truall bosh. Po të përdoret paraprakisht një krahasim, as bashkia, as komuna nuk ka dhënë një truall (plac) bosh, por një truall ku ekziston një ndertëse e vjetër e vlerave, figurave etj. Kur në truallin e ndërtimit ekziston një ndërtesë, nuk mund të ngrihet e reja pa shembur fillimit të vjetrën. Pa shembur të vjetrën mund të bëhen riparime, lyerje, rikonstruktime të së vjetrës, por nuk mund të ndërtohet gjë e re, ndërtesë e fortë dhe e shëndoshë sipas standardeve bashkëkohore. Në procesin e reflektimit kritik për të kaluarën zhvillohen të ndërthurura përpjekjet për të ruajtur të vjetrën, për të ngjyrosur nga jashtë të vjetrën, për të shembur të vjetrën, për të ndërtuar të renë etj. Në diskutim nuk ka proces të thjeshtuar, vetëm me një zë, por një proces kompleks diskutimi ku secili do të peshojë personalisht. Procesi nuk është as vetëm sulm dhe shembje ndaj figurave ekzistuese, as vetëm mbrojtje e figurave ekzistuese, as vetëm rivlerësim i figurave të lëna në harresë, as vetëm përpjekje për t’i lënë në harresë ato që kanë qenë lënë të tilla. Si në çdo fushë, karakteristika e diskutimit shkencor në sistemin demokratik krijon mundësinë e zgjidhjes nga individi nëpërmjt alternativash të ndryshme: kush nuk dëshiron të lexojë për shembjen e figurave ekzistuese, të mos lexojë; kush dëshiron të lexojë le të lexojë etj. Psikologët kanë provuar se sa njerëz nuk duan të mendojnë vetë, se dëshirojnë që për ta të mendojnë të tjerët, se liria për të menduar u shkakton tension dhe se priren të ikin nga kjo liri. Ata duan një zë të vetëm, autoritar. Megjithë larmishmërinë e pikëpamjeve, as nëpërmjet historianëve dhe as nëpërmjet interpretuesve të tjerë profesionistë nuk ka dallime aq të mëdha sa duken në pamje të parë, qoftë lidhur me faktin, qoftë me klasifikimet. Dallimet më të mëdha kanë vlerësime dhe veçanërisht tek lexuesit.

Një pjesë e tensionit vjen ngaqë shqiptarët janë në proces të gjithanshëm kalimi (tranzicioni) që përfshin edhe ndryshimin e vlerave. Kjo është arsyeja që dallimi nëpërmjet historianëve është i vogël lidhur me faktet, por i madh është dallimi lidhur me vlerësimet dhe përjetimet e këtyre fakteve. Ajo që deri tani konsiderohej vlerë, tani konsiderohet antivlerë. Ajo që përbënte lëvdatë, tani përbën qortim etj. Kështu, po të përmendet vetëm një shembull, shembulli për Isa Boletinin: historianët, biografët e tij, gjithnjë kanë treguar dhe madje kanë shfaqur zell të veçantë për të dokumentuar se Isa Boletini ka qenë bashkëpunues me serbët kundër pushtuesve osmanë. Ky fakt nuk ka ndryshuar as sot. Çka ka ndryshuar është përjetimi i këtij fakti: në sistemin socialist dhe historiografinë socialiste të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, bashkëpunimi me serbët, miqësia me popujt fqinjë konsiderohej vlerë, lëvdatë, prirje, internacionaliste, revolucionare, për bashkim-vëllazërim etj. Duke e konsideruar vlerë, biografët e tij dhe historianët përgjithësisht kanë mbledhur dhe botuar një numër jashtëzakonisht të madh dokumentash që dëshmojnë se Isa Boletini ka qenë bashkëpunëtor i serbëve. Sot i njëjti fakt, bashkëpunimi i Boletinit me serbët, nga disa përjetohet si tradhëti, qortim etj. Duke mos qenë shumë i vetëdijshëm për procesin e ndryshimit të vlerave, disa lexues hidhen emocionalisht kundër historianëve dhe vazhdojnë të përsërisin faktin e përsëritur me dekada se Isa Boletini ka qenë bashkëpunëtor i serbëve. Ky zemërim është karakteristikë e përgjithshme e procesit të ndryshimit të vlerave dhe rivlerësimit të përvojave të vetvetes dhe jo vetëm të shqiptarëve.

“Projektimi i të sotmes në të kaluarën” për të cilën flet Stefanaq Pollo, është bërë edhe për të provuar vazhdimësinë e historisë së shqiptarëve, të asaj që projektohet. Ideja ka qenë për të vërtetuar se Enver Hoxha, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Lufta “nacionalçlirimtare” janë vazhdim i traditave mijëravjeçare të popullit shqiptar. Dhe vërtetë, historianët kanë vërtetuar se ashtu si Enver Hoxha dhe Partia Komuniste në Shqipëri, apo Fadil Hoxha dhe Partia Komuniste në Kosovë etj., u bashkuan si aleatë me serbët dhe grekët dhe popujt e tjerë të Ballkanit në luftë kundër “armikut të përbashkët” që vinte nga jashtë Ballkanit, ashtu edhe në të kaluarën ka ekzistuar një traditë e fuqishme e bashkëpunimit të udhëheqësve shqiptarë me popujt e tjerë të Ballkanit, me serbët dhe grekët kundër “pushtuesit të përbashkët” që vine nga jashtë Ballkanit. Historianët kryesorë që i kanë dhënë vulën historiografisë shqiptare si Aleks Buda, Stefanaq Pollo e deri tek Skënder Luarasi dhe brezat e rinj të Shqipëri të riprodhuar nga Ali Hadri dhe pasuesit e tij në Kosovë, i kanë paraqitur si figurat qendrore shqiptare dhe pikat kulmore të bashkëpunimit me popujt e Ballkanit, sllavët dhe grekët, Skënderbeun, Pjetër Bogdanin, Esat Pashën, Isa Boletinin, Ahmet Zogun dhe me grekët Ali Pashë Tepelenën, Zenel Gjolekën e deri tek Fan Noli. Disa përvoja bashkëpunimi si ai i Toptanit dhe Zogut janë cilësuar tradhëti. Ndërsa bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të Serbisë dhe të Greqisë, Skënderbeu, Bogdani, Boletini, Ali Pashë Tepelena, Gjoleka, Noli etj., etj., janë lavëruar, glorifikuar dhe shpallur heronjtë e shëmbëlltyrat kryesore shqiptare që duhen ndjekur. Enver Hoxha, Partia Komuniste e Shqiperisë, Lufta “nacionalçlirimtare” janë paraqitur si vazhdim i kësaj tradite të lavdishme e heroike shqiptare për të bashkëpunuar me sllavët dhe grekët. E përbashkëta e të gjithë këtyre figurave dhe e këtij kahu politik përgjithësisht ka qenë ideja e bashkëpunimit me popujt e Ballkanit, sllavët dhe grekët, kundër armikut të përbashkët që vinte nga jashtë Ballkanit. Argumenti kryesor legjitimues, por jo i vetmi, domethënë argumenti kryesor që mbështet përfundimin e këtyre historianëve, se bashkëpunimi me serbët dhe grekët ka qenë i drejtë dhe se prandaj ata shqiptarë që bashkëpunuan me ta janë heronjtë e vërtetë të shqiptarëve, është argumenti i “armiku të përbashkët të popujve të Ballkanit, pavarësisht nga dallime e tyre kombëtare” përballë armikut të ardhur prej jashtë Ballkanit. Siç kanë dëshmuar historianët për Skënderbeun, Bogdanin, Boletinin, Tepelenën, Gjolekën etj., armiku i përbashkët i shqiptarëve dhe serbëve dhe i grekëve ishte Perandoria Osmane, për Enver Hoxhën, Fadil Hoxhën etj., ishte përsëri armiku i përbashkët i ardhur nga jashtë Ballkanit, fashizmi italian dhe nazizmi gjerman. Për sot…
Në librin “Skicë e mendimit politik shqiptar” që u bë shkak për rikthimin e debatit për Skënderbeun nuk u bëhet asnjë ndryshim këtyre pohimeve të Aleks Budës, Stefanaq Pollos, Ali Hadrit etj., etj. përkundrazi, ato teza pranohen si të vërteta dhe të bazuara mirë në dokumenta. Po ashtu pranohet si i vërtetë edhe pohimi i tyre se historia e këtyre figurave dhe ngjarjeve përfaqëson historinë e pjesës më të vogël të popullit shqiptar, e pjesës më të prapambetur dhe më të izoluar nga qytetërimi. Por pas kësaj fillon një pjesë e rëndësishme e punës së “Skicës…” : a ka pasur traditë tjetër politike të shqiptarëve ? Cila është historia e pjesës më të madhe të popullit shqiptar, e pjesës më të zhvilluar dhe më të ekspozuar ndaj qytetërimit ? Në “Skica…” konstatohet se ka edhe një traditë politike tjetër të shqiptarëve: të bashkimit me pushtuesit jashtëballkanikë kundër pushtuesve ballkanikë sllavë dhe grekë, ortodoksë. Kjo traditë përbëhet nga bashkëpunimi me osmanët kundër serbëve dhe grekëve, me gjermanët etj., kundër serbëve dhe grekëve. Meqenëse kjo traditë nuk është bërë e njohur nga historiografia shqiptare në “Skicë…” është përshkruar më gjerësisht. Vetëm duke i përfshirë të dy traditat politike shqiptare, traditën e bashkëpunimit me sllavët dhe grekët në të cilën Skënderbeu ka vendosur një gur të rëndësishem dhe traditën e luftës kundër sllavëve dhe grekëve në të cilën Rilindja Kombëtare Shqiptare ka vendosur një gur të rëndësishëm, shqiptarët do të mësojnë historinë e plotë shqiptare.

Kështu, konstatohet se gjatë historisë njëmijëvjeçare janë krijuar jo një, por dy tradita politike të shqiptarëve: njëra që bashkohet me pushtuesit ballkanikë sllavë dhe grekë kundër pushtuesve jashtëballkanikë dhe tjetra, që bashkohet me pushtuesit jashtëballkanikë osmanë kundër pushtuesve ballkanikë. E para bashkohet me sllavët dhe grekët kundër “armikut të përbashkët osman”; e dyta bashkohet me osmanët kundër “armikut të përbashkët” sllav dhe grek. Por nga kjo del se argumenti i “armikut të përbashkët” mund të përdoret nga të dy rrymat për të legjitimuar veprimtarinë e vet si të drejtë dhe jo vetëm nga njëra siç e ka përdorur historiografia zyrtare shqiptare. Këtu fillon momenti tjetër I punës së “Skicë…”, meqenëse të dy traditat kanë bashkëpunuar me nga një pushtues kundër tjetrit dhe meqenëse të dyja mund të përdorin argumentin e “armikut të përbashkët” atëherë si mund të zgjidhet çështja dhe cila ka të drejtë? Për të zgjidhur këtë çështje është marrë shkalla e rrezikshmërisë së pushtuesit me të cilin ka bashkëpunuar njëra traditë dhe shkalla e rrezikshmërisë që ka paraqitur pushtuesi me të cilin ka bashkëpunuar tradita tjetër. Kështu formulohet si një parim “metafizik” i qenjësimit politik të shqiptarëve situata e njëmijë vjetëve të fundit për të zgjedhur ndërmjet të keqes më të vogël dhe të keqes më të madhe, ndërmjet pushtuesit më të rrezikshëm dhe pushtuesit më pak të rrezikshëm dhe jo ndërmjet pushtimit e lirisë ose së paku historiografia nuk ofron raste të shëmbëlltyrës së luftëtarit të kulluar për liri. Meqenëse nga historiografia shkollore shqiptarët dinë vetëm për argumentet se pse pushtuesit ballkanikë kanë qenë më pak të rrezikshëm, në “Skicë…” janë përshkruar më hollësisht argumentet se pse pushtuesit jashtëballkanikë kanë qenë më pak të rrezikshëm. Ideja se pushtuesit janë ballkanikë, osmanë kanë qenë më pak të rrezikshëm në pikëpamje etnike, kombëtare për shqiptarët dhe që legjitimon bashkëpunimin me ta kundër pushtuesve ballkanikë që janë më të rrezikshëm është i hershëm me shekuj, por në mënyrë të qartë dhe shprehimisht është formuluar, mbrojtur dhe argumentuar nga Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe nga një numër i madh historianësh shqiptarë dhe joshqiptarë.

Kështu arrihet tek konstatimi i një fakti tjetër: tradita të cilës i takon Skënderbeu dhe tradita të cilës i takon nacionalizmi shqiptar, Rilindja Kombëtare Shqiptare në vijë logjike është vazhdim i traditës që thoë se pushtuesit osmanë janë më pak të rrezikshëm se pushtuesit sllavë dhe grekë dhe prandaj bashkëpunon me osmanët kundër serbëve dhe grekëve dhe jo e traditës së bashkëpunimit me sllavët dhe grekët, të cilës i takon Skënderbeu, (Bogdani etj.,) kundër osmanëve. Në fushën e studimit, rrymat politike që janë vijim logjik i traditës së Skënderbeut dhe nacionalizmi shqiptar (Rilindja Kombëtare Shqiptare) janë të kundërta, sepse pohimi i Skënderbeut se osmanët janë armiqtë kryesorë ndërsa sllavët dhe grekët janë aleatë dhe pohimi i Rilindje Kombëtare Shqiptare (nacionalizmit shqiptar) se sllavët e grekët janë armiqtë kryesorë të shqiptarëve, ndërsa osmanët janë “aleatë”, janë pohime të kundërta në pikëpamje të logjikës formale. Në “Skicë…” është treguar se si dhe pse, megjithëse logjika të kundërta, janë pikërisht rilindësit që kanë rikujtuar dhe një pjesë e tyre kanë filluar glorifikimin e Skënderbeut. Por Rilindja si praktikë është lëvizje politike-kulturore dhe jo vepër shkencore në të cilën nuk lejohet kontradikta logjike formale. “Skicë e mendimit politik shqiptar” është punim shkencor dhe koherenca logjike është kusht i domosdoshëm (por jo i mjaftueshëm) për t’u klasifikuar si punim shkencor.

“Skica…” përbëhet nga 372 faqe dhe Skëndebeut i kushtohet gjithsej një faqe. Nga kritikët e saj të krijohet përshtypja se Skënderbeut i është kushtuar tërë libri dhe janë renditur të gjitha argumentet e njohura kundër tij si dhe i janë shtuar të reja. Në “Skicë..” është thënë se Skënderbeu ka qenë për bashkëpunim me sllavët dhe grekët dhe kundër tij kanë qenë Dukagjinasit, Hamza Kastrioti, Moisi Golemi, Ballaban Pasha etj., por këto nuk janë zbulime të “Skicës…”. Ato janë zbulime dhe argumente të mbrojtura nga Aleks Buda dhe pasuesit e tij. Kur konstatohet se Skënderbeu përmendet në dy raste që zënë nga një gjysëm faqe libri që së bashku përbëjnë një faqe, në të cilën përsëriten konstatime që i ka çdo tekst historie i shqiptarëve dhe në të cilën nuk bëhet asnjë vlerësim për Skënderbeun, sepse punimi është përshkrues dhe jo vlerësues, atëherë del se arsyeja e sulmit kundër librit është tjetër. Dhe vërtet arsyeja të besohet se është tjetër.

Libri ka për objekt enverizmin dhe atë në një këndvështrim: a ka qenë enverizmi nacionalizëm shqiptar ? Për t’u përgjigjur në këtë pyetje është marrë në shqyrtim sjellja politike e enverizmit nëse ka qenë në përputhje apo e kundërt me parimet e nacionalizmit. Sipas teorive të nacionalizmit një nga format më të palejueshme të shkeljes së parimit nacionalist është kur njësinë politike të një kombi e drejton pakica kombëtare e asaj njësie. Psh, shkelje e tillë do të ishte po të udhëhiqte Serbinë ose Greqinë një elitë shtetërore, kulturore, arsimore etj., shqiptare kur nga këto vende shqiptarët konsiderohen pakica dhe grekët dhe serbët shumicë. Analiza e përbërjes së elitave drejtuese enveriste në politikë (Byroja Politike dhe Komiteti Qendror), elitave në art dhe kulturë, media dhe shkencë në periudhën e konsolidimit të tij të plotë (1870-1990) tregoi se shqiptarët janë sunduar nga elementi joshqiptar, kryesisht vlleh-ortodoks, grek dhe sllav.

Analiza sasiore e përpjesëtimeve etnike tregonte se mesatarja e kësaj periudhe e pjesëmarrjes së elementit joshqiptar në Byronë Politike ishte 31.8 përqind, Kandidatë të Byrosë Politike 50% dhe në Sekretariatin e KQ të PPSH 50 %. Përbërja e elementit joshqiptar ishte kryesisht vllehe, një sllav dhe një kandidat i BP ishte me origjinë greke. Mirëpo pas Kongresit të IX të PPSH-së, ky raport ndryshoi shumë në të mirë të elementit joshqiptar. Kështu pjesëmarrja e elementit joshqiptar rritet nga 31.8 për qind si mesatare e gjithë periudhës 1970-90, në 46.1 për qind pjesëmarrja në Kandidatët e Byrosë Politike rritet në 60% dhe e tejkalon pjesëmarrjen e shqiptarëve, ndërsa në Sekretariatin e KQ arrin në 80% duke e tejkaluar edhe këtu elementin shqiptar dhe duke iu afruar epërsisë absolute. Pas Kongresit të IX të PPSH, elementi joshqiptar, (vlleh dhe një grek) nuk përbën shumicën në Byronë Politike, por përbën shumicën e ndjeshme në Sekretariatin e KQ të PPSH-së dhe shumicën e Kandidatëve të Byrosë Politike. Gjendja nuk ka qenë e ndryshme as në struktura të tjera drejtuese si në qeveri apo në Kuvendin Popullor. Kështu, derisa kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor ishte shqiptar, nënkryetare e Presidiumit ishte një greke.

Institucionet e kulturës dhe të medias gjatë këaj periudhe janë drejtuar nga 57.8 % joshqiptarë dhe 42.1 % shqiptarë. Ndër elementin e huaj, shumicë mbizotëruese të pozitave drejtuese ka patur elementi vlleh me gjithsej 42.1% (sa edhe gjithë elementi shqiptar), pastaj elementi grek me 10.5% dhe në fund elementi sllav me 5.2%. Në institucionet shkencore gjatë kësaj periudhe elementi joshqiptar ka pasur epërsi të dukshme me gjithsej 66.6% ndaj 33.3% të elementit shqiptar. Ndër ta, vendin e parë e zë elementi vlleh me 33.3% (se edhe ai shqiptar) pastaj vijnë elmenti grek dhe hebrej me nga 16.6%. Nga pikëpamja fetare mbizotëron elementi ortodoks me 87.5%.

Publikimi i këtyre të dhënave dhe zbulimi nga fakti që mbahej i mbuluar se enverizmi ka qenë sundim i elementit joshqiptar, ortodoks, jugor, mbi elementin shqiptar dhe i shumë gjërave të tjera që lidhen me enverizmin, është shkaku i sulmit të vërtetë kundër “Skicë e mendimit politik shqiptar”. Ky fakt nuk vihet në dyshim në Shqipëri, por me sa thonë njerëzit rrugëve, nuk duhet thënë publikisht, sepse është e rrezikshme. Por “Skicë…” është punim shkencor dhe jo politikë praktike. Edhe sikur pohimi se “vllehët e kanë drejtuar Shqipërinë gjatë sundimit komunist” të ishte praktikisht i rrezikshëm, studimi që mëton të jetë shkencor në shqyrtimin e çështjes nëse ka qenë enverizmi nacionalizëm shqiptar nuk mund të anashkalojë shqyrtimin e njërës prej formave më të palejueshme të shkeljes së parimeve të nacionalizmit. Ndërkaq, studimi që mëton të jetë në fushën e shkencës politike nuk mund të shpërfillë metodat sociologjike në të cilat studimi i përbërjes së elitave në pikëpamje etnike, fetare, krahinore, arsimore dhe tregues të tjerë socialë sado të papëlqyeshme të jenë për politikën e ditës. Të mos përmenden vllehët, kjo është konsideruar një tabu më e madhe se sulmet më të pafytyra ndaj Skënderbeut.

Sulmi për shkeljen e kësaj tabuje nuk vonoi. Autori u kërcënua me burg nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit pse fyen vllehët. Pas tij, me një metodë më bizantine kundër librit ende të pabotuar doli një artikull i nënshkruar nga një mesues i frëngjishtes dhe përkthyes, Piro Misha, që thotë për vete se nuk e ndjen veten krenar që është shqiptar. Metoda është ortodokse-bizantine, sepse përkthyesi kundër autorit shqiptar dëshiron të ndërsejë shqiptarët dhe jo drejtpërdrejtë vllehët. Për këtë, për të ndërsyer shqiptarët, përkthyesi thotë se në “Skicë…” sulmohet Skënderbeu, cilësohet renegat etj. Dhe shqiptarët si shqiptarët: nuk e lexojnë librin, por një artikull për librin dhe fillojnë e kritikojnë librin pa e lexuar. Kështu u sollën së paku ata që e filluan debatin për Skënderbeun.

Për Skënderbeun siç u tha, janë bërë shumë kritika dhe të tjera mund të bëhen. Por ai nuk ka qenë objekt i studimit të “Skicë…” dhe asnjë nga argumentet që e paraqesin ndryshe pamjen e tij nuk janë zhvilluar në të. Kur të bëhet objekt studimi, ndoshta do të dalin cilësime edhe më të rënda për Skënderbeun dhe ato do të thuhen publikisht, ndërsa “Skica…” e përmend vetëm pak, në kontekst tjetër, kurse sulmi bëhet pse është analizuar enverizmi dhe pse është zhveshur tabuja e sundimit vlleh.

Veç zhveshjes së një tabuje që duhej të rrinte e bërë, por e pathënë, “Skica…” është sulmuar edhe se argumenton në mënyrë metodike e sistematike se cilat janë elementet themelore të ndërgjegjes së nacionalizmit shqiptar, se enverizmi ka qenë stalinizëm, pansllavizëm rus dhe rryma politike më e kundërt me nacionalizmin shqiptar, se ka qenë vazhdim i rrymave grekofile dhe serbofile, ka qenë vazhdim i traditës së bashkëpunimit me sllavët dhe grekët në të cilën Skënderbeu, sipas Aleks Budës, Stefanaq Pollos etj., etj., ka dhënë një kontribut vendimtar. Që Skënderbeu ka qenë për një bashkëpunim me popujt e Ballkanit, me sllavët dhe grekët dhe se kjo histori vijon nga Enver Hoxha dhe PPSH, është argumentuar nga Aleks Buda. “Skica…” vetëm e merr këtë përfundim në të cilin ka arritur historiografia shqiptare (e joshqiptare) dhe zhvillon, mbi bazën e saj, argumentime të mëtejshme.
Për fyerje të Skënderbeut është sulmuar edhe A. Baleta. As Baleta nuk ka botuar ndonjë studim që të merret vetëm me Skënderbeun. Çka ka thënë Baleta për Skënderbeun mund të përmblidhet kështu: edhe pse Skënderbeu është hero kombëtar, shqiptarët nuk duhet të vazhdojnë traditën e tij të bashkëpunimit me serbët në emër të luftës “kundër armikut të përbashkët”. Asnjë fyerje tjetër për Skënderbeun nuk është bërë prej tij. Megjithkëtë, ata që e kanë hapur debatin për Skënderbeun, qoftë mësues të frëngjishtes si Piro Misha, qoftë muratorë si Niko Kirka apo ndonjë prift si Ndoc Nogaj, e paraqesin gjendjen sikur Baleta i ka kushtuar pjesën më të madhe të shkrimeve të veta figurës së Skënderbeut. Meqenëse nuk është kështu, atëherë del e qartë se Baleta sulmohet pse ka thënë të mos vazhdojmë traditën e Skënderbeut për të bashkëpunuar me serbët. Kjo kërkesë e Baletës i ka shqetësuar kritikët e tij dhe kjo kërkesë e Baletës sipas tyre përbën fyerje për Skënderbeun.

Siç është thënë edhe në fillim, Skënderbeu mund të përdoret dhe është përdorur për qëllime shumë të ndryshme të politikës së ditës. Ai është përdorur nga rilindasit për të rikujtuar se shqiptarët kanë pasur një shtet të vetin, se kjo është shenjë e të qenit komb dhe se duhet të kenë përsëri njësinë e vet politike, për t’i çuar mesazh Portës së Larrtë se nëse nuk u jep shqiptarëve autonominë e kërkuar, mund të ngrihen në luftë për këtë, për të treguar tolerancë fetare duke i shkruar kujtimet më të mira letrare autorët myslimanë etj., etj. Nga historiografia zyrtare e pesëdhjetë viteve të fundit, figura e Skënderbeut është përdorur ndër të tjera edhe për të treguar se ndërmjet shqiptarëve e serbëve ka patur miqësi shekullore që është kalitur në fushën e luftërave të përbashkëta kundër të njëjtit armik etj. Veç këtyre, Skënderbeu mund të përdoret dhe është përdorur për të nxitur intolerancën fetare ndërmjet shqiptarëve, për të nxitur përçarje dhe konflikte politike ndërmjet shqiptarëve etj., etj. Por nga përdorimi më tepër gjykohen prirjet politike të përdoruesve, se sa vetë Skënderbeu. Në këto mundësi për t’u përdorur në mënyra të ndryshme është edhe një nga arsyet e rikthimit të debatit të sotëm për Skënderbeun. Kështu, në qoftë se njëra palë (psh Baleta) kërkon të argumentojë se Skënderbeu nuk duhet të përdoret për të ruajtur traditën e bashkëpunimit të shqiptarëve me serbët dhe grekët kundër armikut të përbashkët, pala tjetër (psh Ndoc Nogaj, Abaz Ermenji etj) kërkesën për të mos bashkëpunuar me servët e quan fyerje për Skënderbeun dhe kërkon ta ruajë përdorimin e kësaj figure për të vazhduar afrimin me serbët dhe grekët, kërkon ta ruajë përdorimin që ka qenë i theksuar për enverizmin. Bashkë me këtë, kritikët e “Skicës…”, Baletës etj., përpiqen të shfrytëzojnë mundësinë për të përdorur figurën e Skënderbeut për përçarjefetare dhe politike të shqiptarëve.

Në fund, në rrafshin praktik, debati nuk ka të bëjë fare me vlerësimin e figurës së Skënderbeut, por me skemat e sjelljes së sotme politike të shqiptarëve, me ruajtjen apo braktisjen e traditës së “armikut të përbashkët” me sllavët dhe grekët, e traditës së aleancave me popujt e Ballkanit kundër armikut jashtëballkanik, me ruajtjen apo braktisjen e parrullës “Ballkani i ballkanasve” dhe “Amerikanë jashtë nga Ballkani” etj. Rikthimi i debatit është instrumental, është përdorimi i Skënderbeut për të mbështetur qëndrime të caktuara politike të sotme të kundërta ose në mbështetje të interesave kombëtare. Në “Skicë…” nuk bëhet ndonjë “modernizim” i qenjësimit situacionist politik të shqiptarëve, domethënë situata në të cilën është ndodhur të zgjedhë Skënderbeu nuk konstruktohet nga pozita e sotme dhe dijet e sotme për zgjedhjet që kanë qenë të mundëshme në atë kohë, por vetëm përshkruhen zgjedhjet alternative ndaj politikës së Skënderbeut që kanë ekzistuar dhe janë bërë po në kohën e Skënderbeut: zgjedhje e tij për të bshkëpunuar me ballkanasit kundër osmanëve dhe zgjedhja e bashkëpunimit me osmanët kundër sllavëve e grekërve që bënë Hamza Kastrioti, Dukagjinasit etj.

Ndërsa debatit të sotëm nga kritikët e “Skicës…” iu dha ngjyrim vlerësues nga përdorimi i termave vlerësues si “fyerje”, “mistrecë” etj., etj. Në këtë kontekst vlerësimi të skemave dhe të subjekteve vepruese në histori e në praktikën e sotme, njëra palë psh “Skica…”, Baleta etj., duket se thotë se më i vlefshëm se çdo figurë e kombit shqiptar është vetë kombi shqiptar, se interesat e tij nuk duhen dëmtuar për hir të asnjë figure kombëtare, se sado e madhe të jetë një figurë historike, gabimet e saj nuk duhen vazhduar në qoftë se janë të dëmshme për kombin me arsyetimin se “duhen ruajtur figurat” dhe se figurat duhen ruajtur për çka kanë vepruar drejtë. Pala tjetër duket se thotë se disa figura historike janë më të rëndësishme se vetë kombi shqiptar dhe interesat e tij, se në qoftë se disa fatkeqësi që përjeton edhe sot kombi shqiptar kanë ardhur nga gabimet e këtyre figurave nuk duhet nxjerrë mësim dhe nuk duhet kërkuar të mos përsëriten, sepse kjo përbën “fyerje” të figurave. Në këtë debat praktik politik, secilit i bie barra të vendosë vetë, nëse më i rëndësishëm është kombi dhe populli shqiptar apo “pastërtia” folklorike e figurave historike. Ndërsa shkenca e shtron çështjen e zbatimit të kritereve shkencore dhe debati merr formë tjetër, nëse do të bëhet.

 

Gazeta “Rimëkëmbja”, 18 janar 2000 – 6 shkurt 2000, Tiranë

Rrymat politike katolike shqiptare

21/08/2013 Leave a comment

Dr. Hysamedin FERAJ

 

RRYMAT POLITIKE KATOLIKE SHQIPTARE

Dr. Hysamedin Feraj

Dr. Hysamedin Feraj

Përpjekjet e priftërinjëve shqiptarë për të ruajtur shqiptarësinë e klerit të kishës katolike në Shqipëri përballë prirjes së papës për të emëruar priftërinj të huaj, kryesisht sllavë përbëjnë një pjesë të madhe të dokumenteve të shek.XVII. Ndërkohë që prisnin një ndihmë të veçantë nga Papa për shkak se gjendeshin në pushtimin osman, priftërinjtë shqiptarë tregojnë zhgënjimin e madh të tyre nga politika e Vatikanit që emëronte priftërinj të huaj. Vetëm sa për ilustrim këtu po përmendim një prej tyre, memorialin drejtuar kardinalit Matej nga Nikoll Mekjashi dhe Nikoll Bardhi më 1602: “I përndrituri dhe i përnderuari zot. Nikoll Mekjashi dhe Nikollë Bardhi, për hir të zotit dhe të Selisë së shenjtë, peshkop të mbretërisë së Shqipërisë, priftërinjtë, fretërit dhe të parët e kësaj mbretërie, përvujtësisht i parashtrojmë zotërisë suaj të përndritur se si… Nga kjo ne si shërbëtor shumë besnikë, duke derdhur djersë vazhdimisht në vreshtin e perëndisë, prisnim të përqafoheshim, të ndihmoheshim, të përkraheshim dhe, nëse jo të shpërblyer në këtë botë, së paku të ishim të ngushëlluar nga ati i familjes dhe zevendësi i Jezu Krishtit në tokë. Por nga përvoja e vazhdueshme po shohim se po ngjet krejt e kundërta, sepse nga selia e shenjtë po trajtohemi si shërbëtorë të panevojshëm dhe pa asnë vlerë, meqë, pa i marrë parasysh statutet e shenjtëruara dhe ligjet e papëve të shenjtëruar, po na hiqet selia, kurora dhe së bashku me to edhe nderi, sepse pasi kemi shpenzuar të gjithë moshën tonë më të mirë, kur plakemi po dëbohemi si të padobishëm prej të mirave atërore dhe prej vendit ku zoti e natyra na kanë bërë të lindemi. Për këtë punë ne s’kemi mundësi tjetër veçse të ngrejmë padi dhe të ankohemi tek bariu më i lartë që lejon një poshtërim kaq të madh ndaj nesh…” (Dok. të shek. XII-XVIII për historinë e Shqipërisë, v.II. dok. 195).

Priftërinjë të huaj, kryesisht kroatë por edhe të kombeve e racave të tjera vazhdojnë të emërohen edhe sot e kësaj ditë nga Papa në kishat katolike në Shqipëri. Roli i tyre në përcaktimin e politikës së Vatikanit ndaj shqiptarëve është i rëndësishëm në masën që me raportimet e veta, me paraqitjen e situatave dhe përshkrimin e shqiptarëve e ndikojnë këtë politikë. Roli i tyre deri edhe lidhur me identitetin kombëtar duket veçanërisht në rastin e Janjevës ku kanë shërbyer vazhdimisht priftërinjë kroat dhe ku popullsia tani nuk e di mirë nëse janë shqiptarë apo kroatë, jetojnë me një identitet të dyzuar dhe të paqartë.

Panballkanizmi katolik shqiptar

Katolicizmi shqiptar është prirja e dokumentuar e një rryme të herëshme politike shqiptare panballkanike, ideja themelore e të cilës qëndron në idenë e bashkëpunimit të shqiptarëve me popujt e Ballkanit, para së gjithash fqinjtë sllavë-ortodoksë dhe grekë-ortodoksë kundër ‘armikut të përbashkët’ jashtëballkanik. Filozofia e kësaj ideje dhe programi politik më vonë u sintetizua nga autori i ‘Naçertanies’ së njohur si programi qeveritar serbomadh që drejtohej kundër territoreve dhe kombit shqiptar si dhe ndaj popujve të tjerë joserb në parullën “Ballkani ballkansve!”. Më vonë kjo rrymë do të përfshijë shumë shqiptarë dhe jo vetëm katolikët e, ndoshta ka ekzistuar edhe më parë. Por më e qartë, më e dokumentuar dhe më e hershme konstatohet tek një rrymë e katolicizmit shqiptar. Përballë saj dhe në ndeshje me te qëndron po ashtu një rrymë tjetër katolike që krijon njëfarë bashkëpunimi me armikun jashtëballkanik kundër armiqëve ballkanikë. Për t’i çuar shqiptarët tek serbët nga katolikët shqiptarë janë përdorë dy argumente kryesore (ka edhe të tjera po jo kaq kryesore), janë përdorë dy parulla ose porta mendore për tek serbët: ‘kristianizmi’ dhe ‘armiku i përbashkët osman’.

Përvijim i shkurtër

Për realizimin e projekteve kundër shqiptarëve nacional-shovinizmi serbomadh i shekujve të fundit ka gjetë shpesh bashkëpunëtor shqiptar. Kjo prirje bashkëpunimi është shumë e herëshme, ka një traditë të shumë shekujve më parë dhe këtë traditë e ka krijuar në mënyrë të veçantë një rrymë e katolicizmit shqiptar. Më vonë ai ka përfshi laik dhe njerëz të besimeve të tjera. Ajo mund të gjendet ndoshta tek këshilltari i Skënderbeut, Pal Engjëlli, për afrim të Skëderbeut me sundimtarët serb të Kosovës, dhe mund të gjendet para tij. Por raste ilustruese për panballkanizmin katolik shqiptar janë disa kuvende të mbajtura radhazi si kuvende gjithballkanike (panballkanike) ose ndërballkanike gjatë shekullit XVII. Kështu në një periudhë të shkurtër dhe intensive u mbajtën disa kuvende ndërballkanike: Kuvendi i I-rë në korrik 1614 në Kuç të Malsisë së Madhe, Kuvendi i II-të më 8 shtator 1614 po në Kuç, Kuvendi i III-të në Prokuplje (nën Serbinë) në nëntor 1616, Kuvendi i IV-të më 1620 ne Beograd. Në këto kuvende merrnin pjesë katolikët shqiptar e dalmatë dhe ortodoksët shqiptar (të ritit biznatin ose grek, siç thuhej, p.sh. mitropoliti i Durrësit), ortodoksët serbë (ndër të cilët p.sh. i njohuri antishqiptar, patriku i Pejës), malazezë, bullgarë, ‘maqedonas’, hercegovas etj. (HSH, I, 1959:363-364).

Në gjysmën e dytë të atij shekulli Pjetër Bogdani u bashkua në koalicion me serbët, austriakët dhe rusët kundër ‘armikut të përbashkët’ mysliman dhe osman duke tërheqë në këtë koalicion edhe një masë të madhe besimtarësh katolik. Në këtë koalicion Pjetër Bogdani u gjend krah për krah me patrikun e patrikanës serbe të Pejës, Arsenije i III-të Cërnojeviç, i njohur për propagandën dhe veprimtarinë e vet kundër shqiptarëve dhe për ortodoksizimin e katolikëve. Angazhimi i shqiptarëve në këtë luftë, duke pasë përballë një shqiptar tjetër, Qyprilinë, solli një rrënim të tillë të Kosovës nga të dy palët prej të cilit nuk e ka marrë veten as sot. Kështu, p.sh. Pikolomini, komandanti austriak i koalicionit dogji Shkupin: “Shkupi ishte qyteti dukshëm më i madh dhe më i pasur në rajon. Megjithatë mbasi arriti në përfundimin se ai nuk mund të mbrohej i vuri flakën gjithë qytetit dhe e tërhoqi armatën e tij të vogël në Kosovë” (Noel, 1998:146). Dhe se ‘deri nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë qytetet e Kosovës nuk do të ripërtrijnë nivelin e popullsisë që gëzonin para 1690-ës. Kështu p.sh. Prishtina më 1812 kishte vetëm pak mbi gjysmën e numërit të banorëve që kishte më 1680’ (Noel, 1998:177). Po ashtu u shkatërrua Prizereni që kishte madhësinë e Hamburgut të atëhershëm dhe shumë qytete të tjera.

Shteti serb që u krijua nga lëvizja nacionaliste serbe në shek. XIX e vendosi propagandën politike dhe politikën e përvetësimit të shqiptarëve në planet e veta shoviniste mbi baza shtetërore të organizuara strikt. Bazat e administratës agjenturore politike serbe i vendosi veçanërisht autori i programit nacionalshovinist qeveritar serb të njohur me emrin ‘Naçertanie’, kryeministri Ilia Garashanin. Njeriu i parë që rekrutoi agjentura shtetërore serbe për planet e veta antishqiptare ishte një prift katolik, abatin e Mirditës, Gaspër Krasniqi. Në emër të luftës për ‘kristianët’ dhe kundër ‘armikut të përbashkët’ osman, Gaspër Krasniqi mbante lidhje, merrte udhëzime dhe paguhej për veprimtarinë e tij sipas politikës serbe drejpërdrejtë nga Garashanini. Gaspër Krasniqi nuk mbeti një individ, por arriti të krijojë një rrjet priftërinjësh katolik shqiptar në shërbim të politikës serbe, natyrisht në emër të ‘patriotizmit’, luftës kundër ‘armikut të përbashkët’ të shqiptarëve dhe serbëve, armikut mysliman-osman. Kështu ai raporton se ka rekrutuar priftërinjë katolik në Shkodër (Pal Dodmasej), në Kalivore etj., duke krijuar, pra, rrjetin e klerikëve katolik në shërbim të Serbisë. Prandaj ka kuptim të flitet për rrjet priftërinjëshë katolik shqiptar në shërbim të politikës serbe. Po ashtu Krasniqi tërhoqi në bashkëpunim me shovinizmin serb edhe besimtarë katolik si prijësi i Mirditës Bibë Doda etj. (Brestovci 1983:81-90 etj.). Ndër besimtarët katolik për njëfarë kohe ishin tërheqë kah bashkëpunimi me shovinizmin serbo-malazez edhe Zef Jubani, ose figura të tilla që më vonë do të mbajnë qëndrim krejt të kundërt si Pashko Vasa etj.

Bashkëpunimi i një rryme të klerit katolik me nacionalshovinizmin serbo-malazez ndodhi edhe në rastet kur kjo politikë nuk ishte aspak e fshehur, kur ishte e hapur, e dhunshme njëlloj si në kohën e Car Dushanit dhe kur drejtohej hapur jo vetëm kundër myslimanëve, por edhe kundër vetë katolikëve si në rastin mbasi tokat e kombi shqiptar ishin coptuar nga serbo-malazeztë dhe kishte rifilluar dhuna ortodoksizuese ndaj katolikëve e myslimanëve shqiptar në vitin 1913. Kështu, arqipeshkvi i Tivarit, Nikolla (Dobretiq) Dobreci, u bashkua në fushatën ortodoksizuese të shqiptarëve katolik e mysliman që realizohej nga Mali i Zi në vitin 1913 ushtruar prej Savë Batares në terren me terror që s’mbahej mend që nga Car Dushani (Cana 1996:23 etj.).

Në Shqipërinë londineze po ashtu një pjesë e klerit katolik shqiptar vazhdoi bashkëpunimin me politikën nacionalshoviniste serbo-malazeze kundër shtetit dhe qeverisë shqiptare. Rasti më i dukshëm u bë veprimtaria e dom Lorenc Cakës (1926) që tërhoqi besimtarët katolik të Mbishkodrës në kryengritjen kundër qeverisë së Zogut, në bashkëpunim (i paguar) dhe sipas udhëzimeve të politikës serbe që synonte rrximin e Zogut nga pushteti (De la Roka 1994:137; Fisher 1996:200). De la Roka sjellë një argument të çuditshëm për të shfajsuar Cakën: ‘asnjë ipeshkv nuk guxon t’i përkrah kryengritësit, kështu që veprimi i tyre duket se në të vërtetë ishte shkaktuar nga pakënaqësia e bajraktërëve….’. Mirëpo këtë argument e hedhë poshtë vetë, sepse në faqen në vijim pranon se klerikët katolik ‘efektivisht ishin përzier në kryengritjen’ dhe në shënimin (33 f.180-181) për Cakën jep dëshmi të veprimtarisë së tij politike kundër Zogut.

Gjatë gjithë këtyre shekujve dokumentohet edhe rryma e kundërt e klerit katolik shqiptar, rryma që konsideronte sllavo-ortodoksët si armiq njëlloj të rrezikshëm sa osmanët ose më të rrezikshëm se osmanët për besimin katolik dhe kombin shqiptar. Veç Pjetër Budit, Nikollë Bardhit, Nikoll Mekjashit etj., etj., edhe një numër i madhe i klerit katolik shqiptar kundërshtoj me gjithë forcën e vet praktikat e papës për të mbushur kishat katolike në Shqipëri me priftërinjë sllav-katolik. Ata dëshmojnë se rreziku ortodoksizues dhe sllavizues i shqiptarëve mbeti i tillë edhe gjatë pushtimin osman dhe se shqiptarët e serbët nuk kishin një armik të përbashkët me serbët, por kishin dy armiqë: sllavët ortodoksë dhe osmanët.

Në shekullin XVI, në një letër dërguar (më 1578) në emër të 15.000 katolikëve të Kosovës tërhiqnin vëmendjen në rrezikun e islamizimit dhe ortodoksizimit të tyre. Në një raport tjetër të vitit 1599 theksohet rreziku që shumë besimtarë katolike t’i bashkohen kishës serbe dhe të ortodoksizohen. Në shekullin XVII, më 1664, Andrea Bogdani, i cilëson ortodoksët serbë si armiqtë më të rrezikshëm të katolikëve. Për të ardhë në shekujt e fundit (XIX-XX) kur Gaspër Krasniqi bëhej vegël e nacional-shovinistit Ilia Garashanin në emër të luftës së ‘kristianëve’ kundër ‘armikut të përbashkët’ osman, një tjetër abat po i Mirditës, Preng Doçi, bënte të kundërtën, i përcaktonte serbët si armikun kryesor të shqiptarëve dhe osmanët si më pak të rrezikshëm: “Turku nuk është armiku më i egër i Shqipërisë. Vendi vërtetë kishte vujatur tmerrësish nga turku, por Shqipëria nuk vdiq. Përkundrazi. Ndërsa tani është një armik tjetër, madje shumë më i egër se turku, një armik që po forcohej dita-ditës. Ky armik ishte sllavi. Rusia, me kishën e saj fanatike dhe me bandat e saj të egra serbe dhe bullgare, ishte gati të shkretonte Shqipërinë dhe t’i zhdukte njëherësh katolikët dhe myslimanët bashkë” (Durham 1990:351). Po ashtu besimtarë katolik dhe figura të shquara të Rilindjes Kombëtare si Pashko Vasa (i cili, siç u tha, në fillim kishte mendim tjetër) shkruan veprat e veta kryesore për të argumentuar se armiqtë kryesorë të shqiptarëve nuk janë osmanët dhe myslimanët, por sllavët dhe ortodoksët fqinjë, ide që u bë program i gjithë lëvizjes kombëtare shqiptare. Mbas coptimit të Shqipërisë e shqiptarëve, kur arqipeshkvi katolik i Tivarit, Dobreci, iu bashkua tmerreve malazeze për ortodoksizimin e shqiptarëve katolik e myslimanë, të tjerë klerikë katolikë iu kundërvunë deri në heroizma të dhimbshme, si rasti i Luigj Palajt të Gjakovës, që mbasi e masakruan duke i prerë gishtat për së gjalli, e therën më vonë me bajoneta, arqipeshkvi i Prizerenit, Lazër Mjeda etj. Ashtu si Prengë Doçi edhe një nga njerzit më të ditur të kohës, Gjergj Fishta, prift katolik mendonte se rreziku kryesor për shqiptarët kishin qenë serbët e jo osmanët: “Prej kësaj pikëpamje duhet thanë se shqyptarët gabuen e gabuen randë fort, tue u çue aso kohe kundra Tyrkijet; pse për ta do të kishte kenë dam fort ma i vogël me u vu nën zgjedhë të Tyrkut, se me kenë gri prej kristijanvet” (Shejzat, 1972, nr.5-8, f.192-93). Të tjerë klerik katolik shqiptar, dom Nikollë Mazreku, në vitet ’30 u ndeshen me qëndrime antishqiptare të klerikëve katolik si Kordinjano.

Pra, ndarja e madhe që i përshkoj gjithë shqiptarët lidhur me përcaktimin e armiqëve kryesor dhe dytësor e ka përshkuar edhe klerin katolik shqiptar, kishën dhe besimtarët shqiptar: ata që përcaktuan si rrezik kryesor osmanët dhe myslimanët bashkëpunuan në forma të ndryshme me serbët, malazeztë dhe ortodoksët, si mbështetësit e emrimeve nga Papa të klerit sllav në kishat katolike në Shqipëri, si ata që organizuan ose luajtën rol të rëndësishëm në kuvendet ndërballkanike, që nëshkruan marrveshje për zhvillimin e propagandës politike serbe ndër shqiptarët etj. Ose thënë ndryshe, nga njëra anë ekziston rryma e klerit katolikocentrik filoserb si Matija Mazreku, Pjetër Bogdani, Gaspër Krasniqi, Pal Dodmasej, Nikollë Dobrci, Loro Caka etj., etj., etj. Nga ana tjetër gjendet rryma e klerit katolik shqiptar dhe besimtarët katolik që përcaktonin si armik kryesor sllavët dhe ortodoksët si Pjetër Budi, Andrea Bogdani, Nikollë Bardhi, Gjergj Bardhi, Vaso Pasha, Preng Doçi, Luigj Palaj, Lazër Mjeda, Gjergj Fishta, Nikollë Mazreku etj., etj., etj.

Pse katolikocentrikët shqiptarë urrejnë Fishtën?

Pra, tani mund të jepet një përgjigje në pyetjen që u shtrua më parë se, pse një pjesë e katolikëve shqiptar e urrejnë Fishtën dhe i vënë eksploziv bustit të tij. Rryma katolikocentrike që gjithnjë ka bashkëpunuar me serbët e urren Fishtën dyfish: pse ishte antiserbo-malazez ndërsa ata ishin shërbëtor të tyre që paguheshin me para ose sende të tjera, dhe sepse ishte katolik që vinte kombin e jo fenë në qendër dhe kështu përcaktonte si armiq kryesor të shqiptarëve ‘kristianët’ sllavë e jo myslimanët osman e shqiptar. Rryma katolikocentrike urren edhe Pjetër Budin, edhe Vaso Pashën, edhe Preng Doçin, edhe Luigj Palaj dhe gjithë rrymën ‘etnocentrike’ të klerit katolik shqiptar. Në qoftë se nuk u kanë vënë të gjithëve dinamit si Fishtës, ose nuk kanë filluar fushatën e shpifjeve kundër tyre kjo është vetëm çështje rrethanash dhe se disa prej tyre mbahen si simbole nga gjithë kombi. Aq sa urrejnë Fishtën dhe klerin katolik antisllav, katolikocentristët lavdërojnë klerikët shqiptar që bashkëpunuan me serbët dhe armiqtë e tjerë të shqiptarëve, siç është Pjetër Bogdani që u bashkua me Arsenijen e III Cërnojeviç, austriakët dhe rusët. Prandaj Trakti bën thirrje hapur t’i bashkohemi rrugës së Pjetër Bogdanit d.m.th. sot p.sh. patrikut serb të Kosovës, Sava, ose Artemije kundër ‘armikut të përbashkët’ terrorizmit ‘islamik’ dhe njëkohësisht, sipas versionit zyrtar, e njëjta dorë i vë eksplozivin Fishtës.

Rryma e sotme katolikocentrike shqiptare është trashigimtare dhe vijuese e ndjenjave, mendime, praktikave, ideve e gjithçkaje (dikush do thoshte e gjithë qelbit) të rrymës politike katolike që bashkëpunoj me sllavo-ortodoksët dhe nacional shovinizmin serbo-malazez kundër shqiptarëve si komb e si fe për shekuj e shekuj me radhë nën parullën e ‘kristianizmit’ dhe ‘armikut të përbashkët’. Pra është një trashigimi e madhe, e gjatë, e ngarkuar me mesjetarizma dhe e pasuruar me urrejtjet ndërnacionale të kohës së re kundër shqiptarëve dhe veçanërisht myslimanëve që përmblidhet në lutjen e një prifti katolik shqiptar të shek. XVIII, Matija Mazrreku: ‘Ab albanensibus libera nos Domine’ (‘Nga shqiptarët na shpëto o Zot’) (Noel 1998:173).

Portat katolikocentrike për tek serbo-malazeztë

Siç u tha, për t’i çuar shqiptarët tek serbët nga katolikët shqiptarë janë përdorë dy argumente kryesore (ka edhe të tjera po jo kaq kryesore), janë përdorë dy parulla ose porta mendore për tek serbët: ‘kristianizmi’ dhe ‘armiku i përbashkët osman’.

‘Kristianizmi’ porta katolike për tek shovinistët serbë

Për të mënjanuar dallimin ndërmjet ortodoksëve (malazez, serbë, bullgarë, shqiptarë të ritit bizantin-grek etj.) dhe katolikëve, që deri atëherë kishte qenë burim luftërash e kryqëzatash të përgjakshme, përdorej emërtimi ‘kristian’ si emërtim i përbashkët kundër myslimanëve. Kështu duke heqë dorë nga përdorimi i termit ‘katolik’, priftërinjtë katolik shqiptar mendonin se hiqnin pengesat dhe hapnin rrugën për bashkëpunim me sllavët (serbët e malazeztë) kundër shqiptarëve (dhe boshnjakëve). Përdorimi i termit ‘kristian’ dhe heqja dorë nga termi ‘katolik’ tregon një prirje të fuqishme të klerit katolik shqiptar për të bashkëpunuar me sllavët, sepse përndryshe termi ‘katolik’ duhej të ishte shumë i rëndësishmë për ta meqenëse deri atëherë në emër të katolicizmit ishin kryer ‘luftërat e shenjta’, kryqëzatat pikërisht kundër ortodoksëve, kundër atyre me të cilët tani shtërngonin duart. Kjo braktisje e emrit të besimit të vetë, e emrit ‘katolik’ ndoshta mund të merret, pra, si tregues i një ndjenje tek kjo rrymë katolikësh më të fuqishme kundër islamit se i një dashurie për katolicizmin.

U tha se me përdorimin e termit ‘kristian’, priftërinjtë katolik shqiptar hapnin rrugën për bashkëpunim me sllavët (serbët e malazeztë) kundër shqiptarëve. Kjo do një sqarim të shkurtër: Bashkimi i serbëve ortodoksë me priftërinjtë dhe besimtarët katolik kundër myslimanëve nuk i bashkonte ata me shqiptarët kundër serbëve, sepse serbë mysliman nuk kishte. Serbët që islamizoheshin përjashtoheshin nga bashkësia, nuk konsideroheshin më serbë nga askush. Ndërsa priftërinjtë dhe besimtarët katolik duke u bashkuar me serbët e malazeztë ortodoksë nën emrin përbashkues të tyre ‘kristian’ kundër myslimanëve përbashkoheshin me serbët e malazeztë në radhë të parë kundër shqiptarëve sepse mysliman ishin shiptarët (dhe pak adminstratorë të sjellë nga osmanët).

Në kuvendet gjithëballkanike ndoshta kanë marrë pjesë edhe priftërinjë, që mund të klasifikohen si ‘etnocentrik’ në disa drejtime të tjera si p.sh. Pjetër Budi apo Nikollë Mekjashi të njohur për qëndresën ndaj emërimit të priftërinjëve katolik joshqiptar në kishat katolike në Shqipëri. Themi ndoshta sepse për pjesmarrjen e tyre nuk ka dëshmi të sigurta (p.sh. për pjesmarrjen e Budit në kuvendin e Prokupjes), por dihet me një siguri më të madhe se Budi ishte ngarkuar nga kuvendi i Prokupjes për të bindë Romën për mbështetje. Megjithëse mund të gjenden dëshmi që mund të interpretohen si zhgënjim i tyre, në qoftë se kanë marrë pjesë, atëherë kjo është një dëshmi se prirja panballkanike ka qenë mjaft tunduese për katolikët shqiptar.

‘Armiku i përbashkët’ porta katolikocentrike për dërgimin e shqiptarëve tek serbët

Ideja, besimi dhe parulla e ‘armikut të përbashkët’ të shqiptarëve dhe serbëve e malazezëve ka qenë një nga idetë, besimet dhe parullat më të fuqishme të klerit katolik shqiptar (dhe jo vetëm atij por p.sh. edhe i komunistëve shqiptar) për t’i çuar shqiptarët tek serbët e malazeztë, për t’i shtyrë besimtarët katolik të veprojnë sipas urdhërave, kërkesave dhe planeve nacional-shoviniste serbo-malazeze kundër interesave shqiptare. Një numër i madh kryengritjesh kundër osmanëve planifikoheshin, zhvilloheshin ose hiqej dorë nga zhvillimi i tyre sipas interesave të Serbisë dhe urdhërave që merrnin prej saj. Klerikët katolik të lidhur me Serbinë nevojën e kryengritjes ose heqjen dorë prej saj nuk e paraqisnin para besimtarëve katolik, ashtu siç ishte, si kerkesë të Serbisë, por si patriotizëm, si detyrë e luftës për çlirim nga ‘pushtuesi osman’, ndërsa Serbinë e paraqisnin vetëm si bashkëpunëtore kundër ‘armikut të përbashkët’. Edhe vetë Gaspër Krasniqi rrogën që merrte nga Garashanini e merrte në emër të ‘patriotizmit’ dhe etjes për çlirimin e shqiptarëve nga ‘armiku i përbashkët’ i shqiptarëve dhe serbëve.

Disa rrjedhoja të bashkëpunimit katolikocentrik me nacional-shovinizmin serb

Nga bashkëpunimi i gjatë i klerit katolik shqiptar dhe besimtarëve të tyre katolik me nacional-shovinizmin serbo-malazez u morën, u përbrendësuan dhe u bënë të tyre shumë ndjenja, besime, pikëpamje dhe ide të nacional-shovinizmit serbo-malazez. Ato janë pjesë e ndërgjegjes së një pjese katolike shqiptare.

Nga bashkëpunimi i gjatë i klerit katolik shqiptar me serbët u krijua, u forcua dhe u përbrendësua ideja e armikut të përbashkët që u përmend.

Nga bashkëpunimi i gjatë i klerit katolik shqiptar me serbët u krijua, u forcua dhe u përbrendësua ndjenja e fortë urryese ndaj myslimanëve në përgjitëhsi dhe myslimanëve shqiptar ne veçanti. Nacionalizmi serb (ashtu si ai grek) që luftoi për pavarësinë e Serbisë nga Perandoria Osmane dhe për krijimin e shtetit të pavarur serb e pushtimin e tokave shqiptare mori ngjyrime të forta fetare, të luftës së ‘kristianëve’ ortodoksë kundër myslimanëve ‘turq’. Lëvizja u zhvillua me parullën: “Lufta e kryqit kundër gjysmëhënës!’. Sapo shteti serb po hidhte hapat e parë u ndërmor prej tij programi i spastrimit të ‘Serbisë’ nga myslimanët. Që në fillim të shek.XIX Obrenoviçi i lavdërohet në një letër dërguar (më 1815) Petër Dobërncit se i kemi zhdukur myslimanët në qytezat e marra nga nacionalistët serbë. Dinastia e Obrenoviçëve ‘u nagazhua maksimalisht për pastrimin e Serbisë prej myslimanëve në përgjithësi. Në frymën e asaj politike, Milloshi që në vitin 1832 urdhëron që çdo shqiptari dhe çdo boshnjaku i cili kapet në territorin e Serbisë t’i mëshohen nga 25 të rame shkopi me pretekst se gjoja nuk kanë ditur të luftojnë për lirinë e tyre’. Millosh Obrenoviçi ‘urdhëronte që për t’i detyruar myslimanët të shpërngulen nga Serbia perëndimore të prëdorej edhe ushtria dhe t’u digjen fshtarat (Peruçac, Alluga, Buçja, Kozlla, Peq). Kjo edhe ngjau në vitin 1834, kur pjesa më e madhe e Serbisë perëndimore u dlirë nga myslimanët’ (Brestovci 1983:41-49). Marrdhëniet shqiptaro-malazeze ‘kanë qenë të ngjashme ma ato shqiptaro-serbe’ (Brestovci, 1983:49). Këtë urrejtje dhe veprimtari për ‘zhdukjen e myslimanëve’ e ka përvetësuar rryma katolikocenrtike shqiptare nga bashkëpunimi i gjatë dhe i ngushtë me nacionalizmin serbo-malazez, urrjetje të cilën e shpreh sot.

Nga bashkëpunimi i gjatë i klerit katolik shqiptar me serbët një pjëse e popullsisë shqiptare katolike i lidhi fatet dhe lojaliteitn e tij me serbët. Rast drastik është përvoja shekullore e Kelemndasve që për shekuj, derisa konfliktoheshin me malazezte për çështje të vogla si kufij arash e kullosash, viheshin nën urdhërat e tyre për ndërmarrje të rëndësishme politike e luftarake. Por edhe viset e tjera katolike si Mbishkodra dhe Mirdita, nën shtytjen e klerit katolik, shpesh u vunë në shërbim të projekteve luftarake e politike malazeze dhe serbe. Kështu për t’i ngritë katolikët shqiptar, veçanërisht Kelmendasit në luftë kundër osmanëve, perandori austro-hungarez Leopold I nuk i drejtohet ndonjë prifti shqiptar po patriarkut serb, të njohurit Arsenie III Cernojeviç, sepse mendonte se ai kishte autoritet mbi ta, ose thënë ndryshe katolikët shqiptar e njihinin si autoritet ndaj të cilit kanë detyrim të binden dhe t’i jenë besnikë: ‘Më 6 prill 1690, pernadori duke marrë parasysh propozimet e memorialit të Raspasanit, i drejton një letër patriarkut Arsenije III, me të cilën i kërkon të ndikoj me autoritetin e vet shqiptarët (e Kosovës) dhe ‘serbët’ të marrin armët kundër Perandorisë Osmane’ (Rizaj, 1996:72). Pra, dëgjueshmëria e besimtarëve katolik shqiptar ndja klerit ortodoks serb ishte e njohur për oborret mbretërore evropiane. Jo vetëm dëgjueshmërinë por katolikët shqiptar lidhën edhe shumë fate të tjera me serbët. Kështu bashkë me Arsenijen u larguan edhe një masë e madhe shqiptarësh, sidomos kelmendas, nga trojet e tyre dhe u vendosën në rajonet e Novi Pazarit, Peshterit etj., ku edhe sot gjenden mbeturina të tyre (Noel 1998:170). Numëri i kryengritjeve dhe veprimtarive në të cilat janë përfshirë një pjesë e madhe e katolikëve shqiptar sipas planit antishqiptar serbo-malazez është tepër i madh. Madje kryengritja e vitit 1911 p.sh. ishte aq e kontrolluar nga krajl Nikolla i Malit të Zi, ishte planifikuar prej tij, dhe ishte aq e sigurtë se nuk i del nga kontrolli dhe kthehet në dobi të shqiptarëve sa atë kryengritje vendosi ta përkrah edhe qeveria shoviniste greke e asaj kohe (Kondis 1997:30-31). Ndërsa në kryengritjen e vitit 1912 që nuk ishte planifikuar nga Serbia ose Mali i Zi këto krahina në shumicë katolike nuk u përfshinë.

Veprimtari të tilla të një pjese të madhe të popullsisë katolike shqiptare në rajonet shqiptare në Mal të Zi, të Mbishkodrës dhe Miriditës janë të shumëta gjatë gjithë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Ato nuk janë përmendë shumë nga kombi shqiptar, sepse në tërësinë e tij katolikët janë pakicë e vogël dhe nuk kanë luajtur ndonjë peshë të rëndësishme. Madje shumë pasoja negative i kanë pësuar vetë të parët. Kështu p.sh. mbas kryengirtjeve të viteve 1910 dhe 1911, ashtu siç ishte planifikuar dhe pritej nga krajl Nikolla i Malit të Zi, katolikët shqiptar jo vetëm u vranë, ç’armatosën etj., nga somanët por edhepërfunduan në gjirin e krajl Nikollës si refugjat duke u vënë kështu edhe më shumë në varësi të tij. Por në stilin përgjithësues që është thënë për ortodoksët se, “kristianët të ndikuem nga kleri orthodoks që ish i lidhun me Greqinë, çojshin krye sa herë që e kërkonte puna dhe interesi i grekëve’ (Shkodra 1959:57; Skëndi 1967), dhe në stilin që është thënë për myslimanët se ngriheshin në luftë sa herë e donte interesi i osmanëve për të ruajtur kufijtë e perandorisë dhe të vetët kundër coptimin nga serbët e grekët (Kondis 1997), ashtu mund të thuhet edhe për katolikët se “katolikët ngriheshin në luftë sa herë e kërkonte puna dhe interesi i nacional-shovinizmit antishqiptar serbo-malazez” (Feraj, 2002).

Veprimtari të sotme katolikocentrike

Katolikocentrizmi i sotëm shqiptar si vijues i kësaj tradite shekullore të bashkëpunimit me serbo-malazeztë ka trashiguar të gjitha këto karakteristika të saj: idenë e ‘armikut të përbashkët’ të shqiptarëve e serbëve, idenë e ‘kristianizmit’ si rrugë e bashkimit me serbët në luftë kundër shqiptarëve, ka marrë e ruan dhe ushtron antimyslimanizmin e kultivuar nga nacionalizmi serb, dëgjueshmërinë ndaj serbëve etj.

Kështu, katolikocentrizmi i sotëm, ashtu si ai shekullor, ka rimarrë formulën e ‘kristianizmit’ si rrugë për afrimin me ortodoksinë, para së gjithash atë serbe e greke kundër myslimanëve. Siç u tha, ‘kristianizmi’ ka qenë një nga ‘portat’ që ka përdorë tradicionalisht dhe në shekuj katolikocentrizmi për t’i çuar shqiptarët tek serbët dhe vendosjen e tyre nën komandën serbe. Heqja dorë nga emri ‘katolik’ si emër dallues nga ortodoksizmi dhe si emër kujtimesh të kryqzatave e luftrave shekullore kundër ortodoksizmit, përdorimi i emrit përbashkues ‘kristian’ (përballë mysliman) konstatohet qartë edhe sot. Raste të tilla janë p.sh. bashkimi para shumë vitesh i priftit katolik, Zef Pëllumbi, me ‘intelektualin’ ortodoks, Aurel Plasari, nën ombrellën e ‘kristianëve’ dhe shumë veprimtarive fetare-politike të tyre. Edhe Myftaraj në librin e tij ‘Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj’ i përdor këmbyeshëm termat ‘katolik’ me ‘kristian’. Kështu ai herë ngulë këmbë se Evropa nuk i ndihmon shqiptarët pa u kthyer në katolik, herë thotë se duhet të kthehen në kristian. Po ashtu toskninë e lë si zonë ndikimi të Janullatosit dhe ortodoksisë greke, ndërsa kthimin në katolik e kërkon veçanërisht për gegninë që e sheh si zonë ndikimi të Vatikanit. Gjersa prej tij, tosknia lihet të zgjedhë vetë nëse do t’i bashkohet Greqisë (ortodoksisë) apo do të qëndroj brenda Shqipërisë, për gegninë nuk le shteg tjetër veç kthimit në katolik. Nga Myftaraj ravijëzohen qartas aleancat katolikocentrike dhe ortodokse-janullatiste për ndarjen e zonave të influencës dhe coptimin e Shqipërisë duke eliminuar rezistencën myslimane ndaj këtij coptimi përmes konvertimit të tyre në katolik dhe ortodoksë. Aleanca katolikocentrike me ortodoksinë duket edhe në aleancën e Berishës (mbasi i është nënshtruar katolikocentrizmit) me Nanon për fshirjen e 555 vjetëve histori dhe kthimin e shqiptarëve tek Perandoria Biznatine ku konkuronin vetëm katolicizmi me ortodoksinë pa praninë e myslimanëve. Derisa e paraqet Nanon si përfaqësues të ortodoksizmit, Berisha përpiqet për vete të marrë flamurin e katolicizmit. Trakti i shpërndarë në Kosovë e Shqipëri, po ashtu, drejtohet vetëm kundër islamizmit dhe myslimanëve, e mbështetë në heshtje ortodoksizmin kur nuk e përmend si një rrezik për shqiptarët dhe e mbështetë hapur duke thirrë shqiptarët të ndjekin shembullin e ‘patrikut’ katolik shqiptar, Pjetër Bogdani, që u bashkua me patrikun serb, Cërnojeviç, kundër myslimanizmit. Në qoftë se ndiqet shembulli i Pjetër Bogdanit sot kjo do të thotë të bashkohet Lush Gjergji, Mark Sopi etj., me atin Sava të serbëve të Kosovës, ose Artemijen, në luftë kundër myslimanëve, e kjo do të thotë shqiptarëve sepse serbë mysliman nuk ka. Në Shqipërinë londineze kjo do të thotë bashkim i Rrok Mirditës me Janullatosin, kundër ‘armikut të përbashkët’ të tyre, myslimanëve shqiptar, sepse mysliman grek nuk ka. Për Janullatosin që është grek kjo aleancë është shumë e dëshiruar, ndërsa Mirditës do t’i duhet të luftoj kundër bashkëkomabsve të vetë. Ky është problemi i bashkimit të shqiptarëve nën termin ‘kristianizëm’: për serbët e grekët është bashkim për luftë kundër shqiptarëve si një komb tjetër, ndërsa për shqiptarët është bashkim me serbët e grekët për luftë kundër bashkombasve të vet. Thënë ndryshe ky bashkim është gjithnjë në të mirë të serbëve e grekëve kundër shqiptarëve. Bashkimi nën termin ‘kristianizëm’ është njëkahësh: vetëm kunër shqiptarëve, por asnjëherë kundër nacionalshoviznizmit serbo-grek.

Porta tjetër, ‘armiku i përbashkët’ i serbëve dhe shqiptarëve, e përdorur në shekuj nga katolikocentrizmi shqiptar për t’i çuar shqiptarët tek serbët, po ashtu, është hapur dhe vënë në përdorim prej tyre edhe sot. Propaganda serbe e luftës kundër shqiptarëve, veçanërisht në prag dhe gjatë bombardimeve nga NATO e ka paraqitë myslimanizmin dhe myslimanët shqiptar si rrezik për Serbinë e gjithë Evropën, e ka paraqitë veten si mbrojtëse e kristianizmit evropian etj. Tani katolikocentrikët shqiptar u thonë shqiptarëve se edhe ata kanë këtë armik kryesor të përbashkët me serbët. Në vija të përgjithshme argumentimi i tyre thotë se qenia në shumicë e shqiptarve mysliman po përdoret për propagandë në favor të Serbisë, prandaj myslimanizmi dhe myslimanët janë vërtetë armik i Serbisë, por kështu po bëhen edhe armik i shqiptarëve. Si përfundim, shqiptarët dhe serbët kanë një armik të përbashkët: myslimanizmin. Me këtë hiqen pengesat për aleancë me serbët kundër një ‘armiku të përbashkët’ më të rrezikshëm, siç thuhej tradicionalisht, armikut osman dhe mysliman. Mbi këtë bazë shkohet lehtë tek ideja se nuk është marrdhënie e natyrshme konflikti shqiptaro-serb, po aleanca shqiptaro-serbe kundër armikut të përbashkët mysliman ne emër të vlerave perëndimore ‘kristiane’. Fakti që ‘kristianët’ perëndimor bombarduan ‘kristianët’ lindor për të mbrojtë ‘myslimanët’ shqiptar (dhe boshnjak) e përgënjeshtron argumentin katolikocentrik. Por katolikocentrikët dallohen, ndër të tjera, nga vetë fakti se përpiqen të gjejnë ‘armikun e përbashkët’ të shqiptarëve dhe serbëve. Për ta nuk ka rëndësi nëse shqiptarët dhe serbët kanë vërtetë ndonjë armik të përbashkët, ai mund të jetë real ose imagjinar, por kryesore për ta është të shtyhen shqiptarët të mendojnë gjithnjë për të gjetë një ‘armik të përbashkët’ e të hyjnë në alenacë me serbët kundër tij. Kriteri për t’i dalluar katolikocentrikët është i lehtë: ata përpiqen të gjejnë ose të sajojnë një armik të përbashkët të serbëve e shqiptarëve.

Trashigimia tek katolikocentrizmi i sotëm shqiptar i ndjenjave antimyslimane të nacionalizmit serbo-malazez (dhe grek, Raça 1990) të shekujve XVIII-XIX e më vonë dëshmohet edhe në ndjenjat e forta të urrjetjes ndaj myslimanëve. Numëri i madh i artikujve të botuar në shtypin shqiptar gjatë këtyre viteve nuk mund të përmendet këtu. Këtu mund të ilustrohet vetëm me rastin e Myftarajt. Urrjetja tipike katolikocentriste shqiptare e marrë nga nacional-shovinizmi serb (dhe grek) shprehet veçanërisht në traktin e shpërndarë në Kosovë e Shqipëri dhe në librin e Kastriot Myftarajt ‘Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj’ në të cilat islami sulmohet në atë mënyrë që për të nxitë urrjetjen kundër tij shpifet, fallsifikohet kurani etj., vetëm për të arritë qëllimin që nuk mund të arrihet ndryshe. Kështu, në librin e vet Myftaraj thotë se Kurani jep porosinë për të vrarë të gjithë jomuslimanët: ‘Kurani thotë për jomuslimanët: ‘I vrisni kudo që t’i gjeni’ (f.266). E vendosur në thonjëza duket sikur shprehja është marrë nga kurani, por kurani nuk e përmban këtë urdhër. Sipas Myftarajt që kërkon kthimin e shqiptarëve në katolik, besimi islam është fashist (f.111), totalitarist (po aty), fe e poshtnimit njerëzor (f.102), bota shpirtërore dhe shoqërore e myslimanëve është barabare (f.120) etj., etj. Ky fjalor vjen drejtpërdrejtë nga kryqzatat mesjetare dhe nacional-shovinizmi serbo-grek i shekujve XVIII-XIX-XX.

Siç shihet, pra, në çdo vështrim mund të konstatohet e dëshmohet qartë se katolikocentrizmi i sotëm shqiptar, propaganda dhe veprimtaria masive e intensive dhjetëvjeçare deri tek shpërndarja e traktit në Kosovë e Shqipëri, e librit të Kastriot Myftarajt ‘Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj’ dhe shpërthimi i eksplozivit tek busti i Fishtës në Shkodër është vazhdim i një rryme katolike shqiptare bashkëpunëtore shekullore e serbo-malazezvë me mbështetës, frymëzues dhe urdhërues në Vatikan. Nga ky bashkëpunim, siç u tha, katolikocentrizmi mori: a) urrejtjen karakteristike të nacionalizmit serbo-malazez kundër myslimanëve shqiptar, b) besimin në ‘armikun e përbashkët’ të shqiptarëve e serbëve, c) veprimin sipas planeve serbo-malazeze kundër ‘armikut të përbashkët’ veçanërisht kunër myslimanëve, d) përbashkimin me ortodoksët serbo-malazezë nën emrin e përbashkët ‘kristian’ kundër myslimanëve shqiptar etj., etj.

Katolikocentrizmin e kanë lënë mendtë

U tha që në fillim se me veprimtarinë e tij katolikocentrizmi po dëshmohet si një rrymë iracionale, ose siç thuhet në popull: me mendje të dalun. U tha se katolikocentrizmin e sotëm shqiptar e kanë lënë mendtë jo pse kërkon që besimtarët e besimeve të tjera të kthehen në katolik, por sepse: a) është më agresiv se e ka fuqinë dhe, b) se konvertimin e shqiptarëve në katolik përpiqet ta legjitimoj me arsyen kombëtare. Tani mbas shtjellimit të shkurtër që ju bë kësaj rryme në ecurinë e vetë hsitorike është më lehtë të kuptohet ky iracionalizëm.

Agresiviteti vetërrezikues

Fondamentalizmi katolikocentrik është më agresiv, më cinik, dhe më provokues se ai ortodoks në Shqipëri. Në qoftë se me agrsivitetin, cinizmin dhe provokimet e veta nuk ka çuar në një reagim të ashpër ndaj tij dhe në luftë fetare, kjo ka ndodhë kryesisht se përfaqëson një pakicë jo shumë të rëndësishme në tërësinë e kombit shqiptar. Por duket sheshit se po të ishin më shumë, ta zëmë sa ortodoksët, katolikët shqiptar me kohë do ta kishin shndërruar Shqipërinë në Liban, Irlandë etj., shkurt do ta kishin shndërruar Shqipërinë në fushë kaspahanesh fetare.

Por, ashtu, të pakët siç janë, katolikët për këtë pafuqi të tyre, nga shumica e kombit, madje, janë parë gati si gjynah (për t’u mëshiruar) dhe prandaj as nuk është krijuar ndonjë ndjenjë veçanërisht dyshuese dhe e keqe për ta, as nuk është ndërmarrë ndonjë fushatë kundër tyre. Provokimi, agresivitieti, ligësia, pamëshira e përqëndruar në këtë rrymë katolike është në disproporcion të jashtëzakonshëm me madhësinë e tyre. Prandaj mund të thuhet se një koncentrim kaq i madh i të keqes sa në këtë rrymë katolike nuk gjendet në asnjë tjetër. Cinizmi i tyre e kalon shfaqjen e çdo besimi tjetër fetar në fushën e politikes. Megjithatë, një qenie e tillë kaq e ligë, edhe pse shumë e egër dhe agresive zakonisht nuk ngjallë frikë po neveri kur e sheh se si e ha veten nga inati se është e pafuqishme të realizoj ligësinë e vet.

Ky qëndrim neveritës, megjithatë është e zakonshme sa kohë që kombi e përjeton katolikocentrizmin si të parrezikshëm seriozisht për të tërën. Por në qoftë nga kombi përjetohet se katolikocentrizmi po rrezikon të tërën, atëherë qëndrimi i të tërës ndaj kësaj pakice të rrezikshme mund të jetë i ashpër. Jo rrallë me bashkëpunimin e vet dhe me vënjen në shërbim të Serbisë, Greqisë dhe Vatikanit katolikocentrikët u kanë sjellë tragjedi katolikëve shqiptar, por kanë rrezikuar edhe gjithë kombin. Në qoftë se e tëra ndjehet e rrezikuar seriozisht, atëherë pakicën katolikocentrike, cinike, agresive e provokuese nuk do të mund ta mbrojnë nga dëmtimet e rënda as gjithë armët bërthamore të ‘kristianëve’. I gjithë kombi shqiptar do të rrezikohet e dëmtohet shumë nga një ndeshje fetare, por edhe vetë katolikocentrikët do të dëmtohen për shumë arsye:

‘Më katolik se papa’

Katolikocentrizmi shqiptar paraqitet më katolik se papa. Kështu kur Shqipëria u pranua në Organizatën e vendve islamike, katolikocentrikët ‘laik’ reaguan ashpër, veçanërisht Frrok Çupi, Preç Zogaj etj., etj. Shqipëria u pranua në organizatën e vendeve islamike rreth një muaj para vizitës së papës së katolikëve në Shqipëri. Derisa papa nuk shfaqi asnjë rezervë p.sh. duke e shtyrë pak vizitën etj., katolikocentrikët reaguan vrazhdë ndaj këtij antarësimi.

Derisa papa ka pranuar si gabime të kishës katolike dhe ka kërkuar falje për kryqëzatat, inkuizicionin, djegien e plakave dhe shkencëtarve në turrën e druve, ka kundërshtuar bombardimet amerikane në Afganistan, ka bërë thirrje për bashkëjetesë paqësore ndërmjet besimeve fetare, ka pritë presidentin iranian etj., etj., katolikocentrikët shqiptar duke dalë ‘më katolik se papa’ nuk pranojnë asnjë gabim të kishës katolike duke dalë hapur në kundërshtim me qëndrimet e Vojtilës.

Qëndrimet e veta të kundërta me Vojtilën, katolikocentrikët i arsyetojnë si qëndrime në fakt në përputhje me vullnetin dhe dëshirat e tij, por që ai nuk mund t’i shpreh hapur. Pra sipas tyre, papa bën demagogji (thënë ndryshe është demagog), por realisht dëshiron dhe vepron çka dëshirojnë dhe si veprojnë katolikocentrikët. Kështu, duke komentuar deklaratat antimyslimane të Oriana Falaçit, Kastriot Myftaraj, argumenton se: “ndonëse shumësia e perëndimorëve shprehen në eufemizma përsa i përket rrezikut islam, asht e qartë se ndjenja reale asht ajo që shprehu Fallaci” (f.176). Sipas tij pra, gjithë perëndimorët ‘kristian’ duke përfshi edhe Vojtilën, mendojnë si Falaçi dhe kanë ndjenjat e saj kundër islamit, ndyrësisë, barabarisë së tij etj.,, por i fshehin këto ndjenja.

Po ashtu edhe vizitën e papës në Shqipëri në vitin 1993, Myftaraj e përshkruan krejt në kundërshtim me deklarimet e qëllimeve të vizitës nga vetë papa, duke e paraqitë qëndrimin e tij si demgagji. Sipas Myftarajt, papa Vojtila kishte ardhë në Shqipëri për të vazhduar kryqazatat mesjetare, kishte realizuar një vizitë që kishte mbetë pa u bërë nga papa Piu II shumë shekuj më parë. Në librin e tij “Një shenjëtore për rekonkuisten shqiptare” (1998), Myftaraj shkruan për vizitën e papës Vojtila: “ai papë i përgjunjur në më të shenjtin vend të hapsirës shqiptare nuk mund të të mos të sillte ndërmend imazhin e një pape të hershëm, Piut të II, i cili 529 vjet më parë ishte nisur të vinte në Shqipëri në krye të një kryqate evropiane, e cila do ta shpëtonte vendin që me shpirt nën dhëmbë ishte duke i qëndruar Dar al Islamit që donte ta gëlltiste” por nuk kishte arritë në Shqipëri dhe: “Ajme!…Ajme. Dar al Islami e kishte gëlltitur pothuajse krejt vendin (Shqipërinë, H.F.) në intervalin ndërmjet nisjes së njërit pontifik dhe mbërritjes së tjetrit”. Ky interpretim është në kundërshtim me qëllimet e shpallura nga papa, dhe e nxjerrë papën demagog gënjeshtar, por është identik me interpretimet që iu bënë nga kleri fondamentalist ortodoks grek (dhe rus) vizitës së papës në Greqi, Ukrainë etj., pikërisht si diversion dhe vijim i kryqëzatave kundër ortodoksisë (shih p.sh: Levantis, ‘Karvan’, nr.2, 2002, f.33-34).

Nuk mund të thuhet me siguri nëse interpretimi katolikocentrik dhe i Myftarajt është i vërtetë apo i gabuar: ndjenjat e veta të fshehta mund t’i publikoj Vojtila.

Këtu vetëm mund të nxirret një përfundim duke marrë rastin kur intepretimi i Myftaraj për qëndrimin e perëndimorëve, duke përfshi edhe papën, është i saktë, pra duke marrë rastin më të favorshëm për te. Atëherë, në qoftë se perëndimi, pra, mendon si Falçi por sillet ndryshe me demagogji, kjo do të thotë se ka një arsye, ka një shkak që e shtynë t’i fsheh ndjenjat e veta të vërteta dhe veprimet e veta të dëshiruara. Nga ky fakt del se katolikocentrikët rrezikojnë veten dhe besimtarët e tyre katolik duke provokuar kombin shqiptar, sepse në qoftë se katolikocentrikët e bëjnë kombin të ndjehet i rrezikuar prej tyre dhe e tëra fillon të veproj kundë tyre, atëherë ‘kristianët’ perëndimor mund të vazhdojnë të bëjnë ‘demagogji’, të flasin me ‘eufemizma’ ndaj islamit shqiptar dhe të mos i mbrojnë sa duhet katolkocentrikët shqiptar. Ato arsye që e shtyjnë tani të bëj demagogji e të sillet ‘me kulturë e maturi’ ndaj islamit sot, mund të vazhdojnë të veprojnë edhe kur të rrezikohen katolikocentrikët shqiptar. Pra, në qoftë se është e vërtetë çka thotë Myftaraj dhe përshkrimi i papës si demagog, atëherë kjo është një nga arsyet që katolikocentrizmi është iracional dhe rrezikon veten për shkak të agresivitetit kundër tërësisë kombëtare pa pasë fuqinë që i përgjigjet këtij agresiviteti. Realcionet e priftërinjëve shqiptarë gjatë shekujve XVI-XVIII janë të mbushura me lutjet e priftërinjëve shqiptar drejtuar papës me kerkesat për t’i ndihmuar më shumë se të tjerët sepse katolikët shqiptar ndodheshin në një situatë të veçantë, nën sundimin islam e jo si katolikët e tjerë evropian që ishin të lirë (Shihni se janë të botuara disa vëllime). Por Papët më shumë ndihmonin katolikët evropian të lirë se katolikët shqiptar nën sundimin osman-mysliman dhe relacionet shtoheshin. Papa bënte politikë me myslimanët. Nuk do të ishte e dobishme për katolikocentrikët shqiptar t’i shtojnë vëllimet e dokumenteve për Shqipërinë me relacione e lutje të tilla në shekullin XXI. Papa prap mund të bëj politikë me myslimanët.

Për më tepër mbrenda vetë klerit katolik shqiptar gjithnjë ka ekzistuar edhe një rrymë kundërshtare e katolikocentrikëve, një rrymë që vlerësonte kombin shqiptar dhe e vinte atë në qendër. Edhe ky është një faktor që rrezikon katolikocentrikët shqiptar dhe besimtarët e tyre katolik, sepse kleri katolik shqiptar mund të mos dalë unik kundër shqiptarëve të besimeve të tjera. ‘Kristianët’ perëndimor mund të bëjnë ‘demagogji’ dhe të mbështesin klerin katolik ‘të moderuar’, ‘paqësor’etj., kundërshtar të katolikocentrikëve, ekstremistëve fetar etj., ndoshta për arsyen e shmangies së ndeshjes me islamin në prag të shtëpisë, në Evropë, për të realizuar konfliktin më largë, në Azi e ndoshta në Afrikë etj. Shkurt, ekzistenca e një rryme klerikësh katolik shqiptar me prirje kombëtare e ulë edhe më shumë fuqinë e katolikocentristëve, heq edhe më shumë mbështetjen ‘perëndimore’ dhe e vendos edhe më në rrezik pjesën e katolikëve që i bashkohen rrymës agresive, fondamentaliste, cinike katolikocentriste.

Nga rryma katolikocentriste e ndjenë veten të rrezikuar gjithë kombi, sepse me idetë e tij të shfaqura deri tani duket se prekë të gjithë kombin. Së paku si shfaqet në librin e Myftarajt ai prek edhe interesat e ortodoksëve nacionalist shqiptar sepse propozon që Shqipëria e Jugut t’i bashkohet Greqisë, prek edhe myslimanët e të gjitha krahinave, prek edhe laikët, ateistët dhe jobesimtarët e ndryshëm që dëshirojnë ruajtjen e kombit shqiptar e bashkimin e tij etj., etj. Kështu ai deri sa bën për vete ortodoksët (dhe jobesimtarët) filogrek kthen kundër vetes një pjesë të klerit katolik, gjithë myslimanët besimtar, ortodoksët me prirje shqiptare, nacionalistët etj. Të gjitha këto janë vetëm disa nga arsyet pse katolikocentrizmi është iracional në kuptimin se tregohet më agresiv se sa e ka fuqinë.

Iracionaliteti i ‘arsyes kombëtare’ katolikocentriste

Katolikocentrizmi shqiptar është iracional jo vetëm pse tregohet më provokues e agresiv se e ka fuqinë dhe kështu rrezikon veten, por edhe se kërkesën e vet përpiqet ta legjitimoj me ‘arsyen kombëtare’ shqiptare. Ne shqetësohemi dhe bëjmë thirrje që kombi të kthehet në katolik, arsyetojnë ata, sepse përndryshe bota e fuqishme dhe e zhvilluar perëndimore nuk na përkrah.

Iracionaliteti i këtij argumenti është i dukshëm praktikisht dhe logjikisht, por këtu do të përmenden vetëm disa momente pa e zhvilluar me plotë këtë argument. Praktikisht është iracional, sepse, siç u tha, perëndimi i zhvilluar dhe i fuqishëm ka ndërhyrë me armë në mbrojtje pikërisht të dy popujve në shumicë myslimane në Ballkan: boshnjakëve dhe shqiptarëve, pikërisht nga një popull ‘kristian’ dhe që luftonte kundër ‘rrezikut islam’ ndaj perëndimit, Serbisë. Aleanca më e fuqishme ushtarake në hsitornë njerëzore, aleanca më e fuqishme ‘kristiane’ në historinë e njerëzimit, NATO, veprimin e parë ushtarak në historinë e vetë gati 50 vjeçare, promovimin e vet e bëri në mbrojtje të një populli në shumicë myslimane, pikërisht të kombit tonë kundër një agresori ‘kristian’ ortodoks. Ajo mund të zhvilloj edhe shumë luftëra të tjera, ose mund të shpërbëhet, por në historinë e saj mbtetet fakti se luftën e parë e bëri për të mbrojtë një popull në shumicë myslimane. Kjo provon edhe një gjë tjetër: se temri ‘kristian’ për të mbuluar bashkimin e katolikëve me ortodoksët nuk funksion në pernëdim, por është porta, mjeti, emri me të cilin vetëm katolkocentrikët shqiptar dhe jo ‘kristianët erëndimor historkisht dhe aktualisht janë përpjekë të mbulojnë bashkëpunimin e tyre me ortodoksinë serbe e greke. Argumenti i ‘arsyes kombëtare’ i përdorë nga katolikocentrizmi është iracional edhe logjikisht, ndër të tjera, sepse Evropa e sotme nuk është mesjetare e udhëhequr nga arsyeja fetare por udhëhiqet nga interesat kombëtare. Evropa vetë nuk është katolike, por protestane, luterane, anglikane, ortodokse, edhe katolike dhe myslimane. Ndërrimi i fesë vetëm për të marrë pare nga Evropa, siç u këshillojnë katolikocentrikët shqiptarëve duke filluar me Kadarenë e deri tek Myfataraj dhe trakti, do t’i paraqiste shqiptarët më shumë si ateistë që nuk e kanë problem besimin dhe e ndërrrojë fenë sa herë t’iu nevojitet para, se sa si katolik. E ndoshta për një besimtar më i mirë është një njeri që beson diku, qoftë edhe një fe kundërshtare se një ateist. Ndërrimi masiv i fesë, edhe sikur të kenë të drejtë katolikocentrikët, kërkon një periudhë tepër të gjatë kohore, ndoshta shekullore dhe deri atëherë shqiptarët jo vetëm nuk do të marrin mbështetjen perëndimore e do të mbeten të pazhvilluar, por kur të jetë përfunduar konvertimi nuk dihet nëse do të jetë më i dobishëm dhe në përputhje me qëllimin sepse rrethanat mund të kenë ndryshuar dhe qytetërime të tjera mund të jenë fuqia botërore për përkrahjen (paratë) e të cilave mund të kemi nevojë etj., etj.

Ab katolikocentrismus libera nos Domine

Deri tani, siç u tha, zakonisht, por jo gjithnjë, katolikocentrizmi më shumë se me urrejtje është parë me neveri. Përgjitësisht ka mbizotëruar mendimi se nuk është mirë, nuk ëshë e dobishme që feja të politizohet dhe për këtë një numër i madh argumentesh janë përpunuar edhe në Evropë gjatë iluminizmit dhe kalimit nga mesjeta në modernen. Vlera e vetme e pranuar gjërësisht në botë si karaktersitike shqiptare, toleranca fetare, synohet të shkatërrohet nga katolikocentrikët duke e politizuar fenë. Argumentet e zhvilluara gjatë kalimit nga mesjeta në modernen dhe praktikat e ndarjes së fesë nga politika, e lënejs së besimtarëve në vullnetin e vet të lirë për të zgjedhë fenë., e kufizimit të instituciineve fetare në afrimin e shërbimeve besimtarëve dhe në shoejgimin e epërsive të fesë që u këshillohet janë treguar racionale, të dobishme praktikisht, zbutëse të konfliketeve, shamngëse të tragjedive e masakrave etj.

Megjithatë në qoftë se katolikocentrikët e politizojnë fenë duke iu drejtuar kombit, duke iu drejtuar shqiptarëve që të katolicizohen, atëherë kombi bën thirrje për shqiptarizimin e katolicizmit. Myslimanët shqiptar nuk kanë qendër të huaj që i drejton. Ortodoksët shqiptar me sakrifica të mëdha e kanë krijuar kishën e pavarur shqiptare. Vetëm katolikët nuk janë pavarësuar dhe vazhdojnë t’u mbeten besnik të huajve. Pra, katolikocentrizmi, kjo qenie e pështirë me kaq mllef e vner të grumbulluar në shekuj, që bren veten nga mllefet e grumbulluara në trupin e vet të dobët deri tani kryesisht është parë nga kombi me pështirosje dhe njëfarë mëshire për te, por mund të shihet edhe si rrezik Parulla e katolikocentrizmit (bashkë me serbët e grekët) ka qenë lutja e Mazrrekut: ‘Ab albanensibus libera nos Domine’ (‘Nga shqiptarët na shpëto o Zot’). Por parulla dhe lutja e shqiptarëve mund të bëhet: ‘Ab katolikocentrismus libera nos Domine’ (‘Nga katolikocentristët na shpëto o Zot’)

Fondamentalizmi katolikocentrist po bëhet secilën herë më iracional ndër shqiptarët ose thënë më popullorçe, katolikocentrizmin po e lënë mendtë.E kane lënë mendtë jo pse ben thirrje që njerëzit me përkatësi të tjera fetare të kthehen në katolikë, sepse përfaqësuesit e çdo besimi i ftojnë të tjerët të përqafojnë besimin e vet. Por e kanë lënë mendtë, së pari, sepse tregohet më agresiv se e ka fuqinë e kjo i kthehet si bumerang në dëm të vet dhe, së dyti, sepse këtë thirrje përpiqen ta arsyetojnë më një ‘reason d’nation’, më arsye kombetare.

Prandaj, në këtë shkrim do të tregohet në vija mjaft të përgjithshme se si brenda katolicizmit në shekuj ka ekzistuar një rrymë politiko-fetare që u ka sjellë dëme të mëdha shqiptarëve; se veprimtaria e sotme katolikocentriste është vazhdim i kësaj rryme; se si përpjekja për të legjitimuar veprimtarinë e vetë me ‘arsyen kombëtare’ është krejt iracionale etj. Por para se të shqyrtohen këto çështje me rëndësi të madhe për jetën e shqiptarëve, nga konceptimi dhe qëndrimi ndaj të cilave varet shumë nëse shqiptarët do të bëjnë një jetë më të mirë apo edhe më të keqe le të fillohet si hyrje me një dukuri të çuditshme të ditëve më të fundit.

Çuditja me të çuditurit

Për median, analistët, ‘intelektualët’ dhe forcat ‘politike’ në Shqipëti u duk si një çudi, si një rrufe në të kthjellët shpërndarja e një trakti antimysliman në Shkodër dhe një shpërthim pranë bustit të Gjergj Fishtës. Por, për t’u çuditur është vetëm me këtë çuditje të ‘politikanëve’, ‘analistëve’, ‘intelektualëve’ dhe medias shqiptare. Në Shqipëri ka dhjetë vjet që shpërndahen ‘trakte’ si ky që u shpërnda në Shkodër, shpërndahen legalisht në dhjetramijë kopje, në gjithë vendin, në gazetat e forcave kryesore ‘politike’ dhe në gazetat ‘e pavarura’, shkruhen e shpërndahen libra qindra faqesh e mijëra kopjesh, transmetohen emisione televizive e radiofonike.Veç disa intelektualëve dhe veprimtareve të rrethuar rreth ‘Rimëkëmbjes’, dhe veçanërisht kryetari i saj, Abdi Baleta, ndaj kësaj fushate antimyslimane nuk ka kundërvepruar gati askush. Ndërsa tani ‘analistët’, ‘intelektualët’, media, ‘politikanët’çuditen e bëjnë zhurmë për një trakt të shpërndarë ilegalisht, vetëm në një qytet dhe vetëm në disa qindra, ndoshta mijëra kopje.

Në trakt nuk ka ansjë ide dhe as intensitet urrejtjeje e konfliktualiteti më të madh se në artikujt e gazetave, librat, emisionet e medias elektronike që të ngjallin reagim më të madh se këto. Trakti bën thirrje për kthimin masiv të shqiptarëve në katolik ‘për arsye kombëtare’; nxitje urrejtjeje ndaj islamit si besim; e lidh islamin me dhe institucionet e tij (xhamitë etj.) me terrorizmin, ‘fondamentalizmin islamik’; glorifikon disa figura katolike; bën thirrje të largohen nga figurat qëndrore të nacionalizmit shqiptar e të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit si Ymer Prizereni, Sami Frashëri etj.

Por të gjitha këto ide e thirrje dhe, me po kaq intensitet urrejtës janë shfaqë legalisht, publikisht, në gazeta, libra, media elektronike etj., që dhjetë vjet në Shqipëri. Trakte si ky dhe ide si këto janë shkruar nga shkrimtarë, studiues, politikanë, gazetarë të njohur e të panjohur. Kështu thirrjen për kthimin masiv të shqiptarëve në katolik, ashtu si në trakt, ka mbi dhjetë vjet që e ka bërë Ismail Kadare. Ai është pasuar nga një varg pasuesish të njohur e të panjohur. Ashtu si trakti, edhe Kadare edhe pasuesit e tij janë përpjekë të legjitimojnë thirrjen prozelitike me ‘arsyen kombëtare’: se Evropa nuk na mbështetë pa u kthyer në katolik. Trakti, siç u tha, e lidhë besimin islam dhe institucionet e tij me terrorizmin ‘fondamentalist islamik’. Por këtë e ka bërë gati që dhjetë vjet më parë Neshat Tozaj në gazetën ‘Zëri i Popullit’ (10.1.1995) në artikullin “Shqipëria një depo municioni islamik?” dhe para tij kjo ka qenë propagandë e përditshme e shtypit në Shqipëri.

E gjithë kjo propagandë antimyslimane është përmbledhë e shpërnda në Shqipëri në një libër prej 330 faqesh të shkruar nga Kastriot Myftaraj: “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj”, dhe është vënë në qarkullim njëkohësisht me hedhjen në qarkullim të traktit në Kosovë. Ngjashmëria ndërmjet traktit dhe librit është fantastike. Ashtu si trakti, edhe libri e lidhë besimin islam me terrorizmin.

Ashtu si trakti edhe Myftaraj bën thirrje për konvertim masiv të shqiptarëve (gegë) në katolik duke e bazuar në ‘arsyen kombëtare’, sepse Evropa nuk i përkrah shqiptarët pa këtë konvertim. Shqiptarët ndodhen para alternativës: “ose islamin, ose shtetin e bashkuem nacional shqiptar” (f.91). Ashtu, dhe më vrazhdë se trakti, libri fallsifikon dhe sulmon përmbajtjen e islamit. Sipas traktit “feja islame është fe e dhunës, krimit, drogës, prostitucionit dhe prapambeturisë”. Sipas Myftarajt feja islame është fe e poshtnimit njerëzor: “Që islami është fe e poshtnimit njerëzor, kjo kuptohet dhe nga fakti që ajo ka adoptu për ritin e faljes, ranien përmbys” (f.102). Po ashtu sipas Myftarajt feja islame është totalitariste dhe fashiste: “Islami në thelbin e vet asht një fe totalitariste (f.110 etj.) dhe fashiste (ff. 111-112). Ashtu si trakti edhe libri sulmon disa figura qëndrore kombëtare të shqiptarëve: “mos shkoni pas mashtrimeve të dijetarëve të rrejshëm të asaj kohe, të homoseksualëve siç ishin Sami Frashëri, Ymer Prizereni etj.”. Edhe Myftaraj në librin e vet sulmon përfaqësuesit e nacionalizmit shqiptar, veçanrisht Hasan Prishtinën (ff. 277;301 etj.) që vijoi programin e Pashko Vasës, Sami Frashërit e Ymer Prizerenit. Trakti ashtu si libri i Myftarajt glorifikon figurat politike sipas kriterit katolik. Sipas traktit: “edhe një herë ju ftojmë të ktheheni tek burimorja – tek feja e të parëve e të mos tradhtoni Gjergj Kastriotin, nënë Terezën, Pejtër Bogdanin”. Ashtu edhe Myftaraj glorifikon Skënderbeun, Pjetër Bogdanin dhe, natyrisht, nënë Terezën, të cilës, i ka kushtuar një libër tjetër të plotë.

Megjithëse me i vrazhdë, me më shumë shpifje dhe urrejtje ndërfetare dhe në më shumë kopje e faqe se trakti, ndaj librit të Myftarajt dhe njerëzve që kan filluar ta shpërndajnë ‘fshehurazi’ si trakt nuk kanë reaguar negativisht as media, as politikanët, as intelektualët veç disa njerëzve të rrethuar rreth ‘Rimëkëmbjes’.

Teza si të traktit e të librit të Myftarajt kanë hedhë vetë politikanët më me ndikim në jetën fatkeqe të shqiptarëve: Fatos Nano dhe Sali Berisha. Para se Myftaraj të shkruante librin ku përpiqet të fshij historinë mbi 500 vjeçare shqiptare duke e thjeshtuar në histori vetëm të katolikëve, Fatos Nano pat bërë thirrjen “të fshihen 555 vjetë histori të shqiptarëve”. Në përgjigje të kësaj thirrjeje dhe si zelltar i devotshëm i Nanos, Kastriot Myftaraj, i është vënë punës menjëherë të fshij 555 vjet të historisë shqiptare, punë të cilën e ka përfunduar në librin “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj” disa muaj mbas thirrjes së Nanos.

Edhe Sali Berisha në ballafaqimin televiziv me Nanon u pajtua me tezën e Nanos për fshirjen e 555 vjetëve histori dhe jete shqiptare. Berisha tha se flamuri shqiptar është flamur i krishterimit duke tjetërsuar kështu flamurin kombëtar të shqiptarëve nga kombi dhe duke e njohur si flamur fetar. Kështu, sipas tij, del se Shqipëria përfaqësohet në OKB etj., me flamur fetar. Ashtu si Nano dhe Myftaraj, përkatësinë evropiane të shqiptarëve Berisha u përpoq ta mbështesë në një element të vetëm kulturor, në fenë katolike. Sipas Berishës prova se shqiptarët janë evropian është qenia e tyre i vetmi popull katolik në Perandorinë Bizantine. Ashtu si Nano, si Berisha, që të dy, mendojnë se për të dëshmuar përkatësinë evropiane të shqiptarëve duhen fshi 555 vjet histori dhe, mbi të gjitha, jetë e shqiptarëve, për t’u rilidhë me periudhën e Perandorisë Bizantine.

Nuk është aq e rëndësishme se tezat e Berishës nuk janë të sakta: a) se në kohën e vet flamuri i sotëm shqiptar ka qenë flamur i vetëm një princi shqiptar (Skënderbeut), meqenëse principatat e tjera kishin flamujt e vetë dhe, b) as në kohën e Skënderbeut, dhe aq më pak sot, flamuri nuk kishte asnjë simbol fetar sepse përbëhej nga shqiponja (simbol totem, jo kristian) dhe ylli i Davidit (simbol jo kristian). Po ashtu shqiptarët nuk kanë qenë në shumicë katolike, dhe as të vetmit, as në periudhën e Perandorisë Bizantine. Shqetësimi i Berishës nuk është saktësia e pohimeve, por programi katolik që bartin e mëbshtetin. Prandaj për ‘eruditin’ Berisha, nuk është kryesore padituria e tij. E rëndësishme është se nga pohimet e Berishës provohet: a) se Berisha ose i është nënshtruar presionit katolikocentrist, ose i ka përbrendësuar vetë ndjenjat dhe qëndrimet katolikocentriste. b) e rëndësishme është se edhe Berisha i bashkohet thirrjes së Nanos për të fshi 555 vjet histori e jetë shqiptare që të kthehen tek Perandoria Bizantine. c) E rëndësishme është se me ndikimin që ka Berisha në Partinë Demokratike e ka kaluar këtë parti në programin politik dhe synimet e katolikocentrizmit shqiptar. d) Katolikocentrizmi i PD bashkohet me ortodoksinë e Nanos sipas modelit të bashkimit të Aurel Plasarit (ortodoks) me Zef Pëllumbin (katolik), e kristianizmit (katolicizëm + ortodoksizëm) kundër myslimanizmit, çka shpjegon edhe dashurinë e veçantë të PD dhe Berishës për Aurel Plasarin.

Mbas gjithë kësaj veprimtarie antimyslimane dhjetëvjeçare, publike, masive, agresive, politike dhe publicistike është çudi të çuditesh për një trakt që, në krahasim me to, është i parëndësishëm. Dhe çudia me të çuditurit vërtetë ka bazë, sepse të çuditurit vetë kanë shkruar e shpërndarë ‘trkate’ d.m.th. libra, gazeta, emisione në median elektronike dhe në programet politike partiake e jopartiake njëlloj si trakti i fotokopjuar. Çudia bëhet edhe më e madhe sepse gazeta ‘Rimëkëmbja’ (15.1.2002) e kishte botuar traktin mbas shpërndarjes në Kosovë dhe kishte paralajmëruar për rrezikun e tij duke treguar edhe një herë se është shumë para gjithë të tjerëve në konstatimin e veprimtarive antishqiptare dhe në luftën kundër tyre.

Kundërshtimi dhe vijimi i traktit

Media dhe politikanët u treguan të ndjeshëm ndaj një trakti të hedhur ilegalisht, në pak kopje dhe jo më konfliktuoz e antimysliman se shkrimet e vetë medias dhe mendimet e vetë politikanëve kryesor. Po në reagimet kundërshtuese konstatohej edhe njëfarë vazhdimi i propagandës së traktit. Këtu nuk është vendi të analizohen të gjitha ‘kundërshtimet’ dhe vazhdimet e traktit nga media shqiptare, por do të paraqiten vetëm disa të tilla sa për të tërehqë vëmendjen e të interesuarve dhe veçanërisht shqiptarëve. Kështu të ngarkuarit nga shteti për të luftuar veprimtaritë antishqiptare, policia dhe organe të tjera, u dukën krejt të bëfasuara nga shpërndarja e traktit. Shpërndarjen e traktit fillimisht e morën si diçka joserioze dhe si lojë adoleshentësh: ‘autoritetet policore filllimisht deshën ta kalojnë ngjarjen pa bujë. ‘ka shumë mundësi që të ketë qenë njëlloj adoleshentësh’ – u shpreh të dielën mbasdite një nga krerët e Rendit’ (“Ballkan”, 12.02.2002, f.9). Ka dy mundësi: Ose krerët e rendit ishin vërtetë të befasuar, nuk e kishin pritë këtë veprimtari, dhe atëherë mbajnë përgjegjësi (edhe ligjore) pse nuk kanë informacion për veprimtari antishqiptare me karakter politiko-fetar. Kjo përgjegjësi nuk mund të anashkalohet sepse janë organe të ngarkuara, të specializuara e të paguara për të zbuluar këto veprimtari edhe kur askush tjetër mund të mos di gjë për to. Sepse, siç u tha më lartë, kjo është një veprimtari e dendur dhe legale në Shqipëri që dhjet vjet e se, për më tepër, gazeta ‘Rimëkëmbja’ pa qenë organ i specializuar dhe me mundësitë e organeve shtetërore për zbulimin e këso lloj veprimtarishë edhe e kishte botuar traktin, edhe kishte paralajmëruar për rrezikun e tij. Ose, mundësia e dytë, dhe më e besueshme mbetet që organet shtetërore të kenë pasë dijeni për këto veprimtari, por janë përpjekë ta fshehin atë, ta quajnë ‘lojë adoleshentësh’ për ta mbrojtë duke dëshmuar kështu se janë bashkëpunëtor me shpërndarësit e trakteve dhe të antimyslimanzimit.

Edhe media, ndonëse në dukje e kundërshtoi zhurmshëm, gjeti mënyra ta vazhdoj politikën e traktit. Kështu ndryshe nga rastet që kur shprehen kundër myslimanizmit ‘gazetarët’, ‘politikanët’ e ‘intelektualët’ përdorin gjithnjë emërtimin ‘fondamentalizëm islamik’, për traktin katolik që shfaqej aq vrazhdë e dhunshëm kundër myslimanizmit thuhej vetëm ‘trakt fondamentalist’ pa cilësorin katolik. Në editorialin e gazetës ‘Ballkan’ (12.02.2002) shkruhej: “Fondamentalizmi i pafshehur, me stil të hapur dhe arrogant u shfaq të dielën, kur një trakt…”. Editorialisti nuk dëshiron (ndoshta nuk guxon) të thotë ‘fondamentalizëm katolik’ por e le pa cilësor, thjeshtë fondamentalizëm, sikur të ishte fondamentalizëm ekologjistësh, a budistësh, a alienësh etj. Editorialisti ka frikë nga përdorimi, ose se mos futet në përdorim termi i saktë që i përgjigjet veprimtarisë katolikocentriste shqiptare: fondamentalizëm katolik.

Gazeta që gati me zor dhe kundër vullnetit e shprehi kundërshtimin ndaj traktit dhe politikës së tij fondamentaliste katolikocentriste ishte gazeta e Partisë Demokratike, ‘Rilindja Demokratike’. Kështu, derisa gati gjithë gazetat i kishin kushtuar nga dy faqe ‘kundërshtimi’ rrezikut që paraqet politika e traktit, RD i kishte dhënë vetëm gjysmë faqeje dhe atë vetëm me deklarata të thata e formale të drejtuesve lokal të PD-ës. Ky qendrim i gazetës është shprehje e poltikës së Berishës për të parë flamurin shqiptar si të katolicizmit.

“Analistët” e gazetës ‘Korrieri’ si përherë edhe të paaftë edhe keqdashës ndaj shqiptarëve e shpjegojnë shpërndarjen e traktit me krizën qeveritare: “Këtë herë kjo mund të shpjegohet me krizën qeveritare apo me masat shtërnguese të policisë për kriminalitetin në këtë zonë” (12.02.2002, f.11). “Korrieri” kështu përpiqet të fsheh propagandën antimyslimane dhjetëvjeçare në të cilën vetë kjo gazetë përpiqet të ze vendin e pare. Propaganda dhjetëvjeçare nuk mund të shpjegohet me krizën qeveritare të kohëve të fundit. As thirrjet e Nanos për të fshi historinë 555 vjeçare të shqiptarëve, as tjetërsimi i flamurit nga Berisha, as thirrjet për konvertim në katolik dhe presioni arrogant ndaj myslimanëve nga ana e Kadaresë, Tozajt, Blushit, Mirditës, Sedajt etj., etj., filluar para dhjetë vjetësh e përsëritë gati çdo ditë nga gazetat dhe media elektronike nuk mund të shpjegohen me krizën e fundit qeveritare. Por analistët e “Korrierit” dihet se janë edhe keqdashës, edhe të paaftë.

‘Korrieri” ashtu si trakti bën vetë propagandë fetare kur poetin kombëtar Gjergj Fishta e quan përfaqësues të fesë kristiane: ‘u hodh një granatë pranë një monumenti të një përfaqësuesi të fesë kristiane’ (“Korrieri, 12.02.2002). Gjergj Fishta për shqiptarët nuk është përfaqësues i fesë kristiane, por është përjetuar si përfaqësues i nacionalizmit shqiptar dhe është mbështetë nga myslimanët po aq sa nga katolikët me prirje nacionaliste.

Pse sulmohet Fishta nga katolikët?

Si organet shtetërore, si komentatorët e ndryshëm të traktit dhe të shpërthimit afër bustit të Fishtës bashkoheshin në konstatimin se të dy veprimet janë kryer nga e njëjta qendër. Kjo është një qëndrim i drejtë i tyre, në ndryshim nga qëndrimet e tjera si vijimi i traktit duke ‘e kundërshtuar’ apo përpjekje për mbrojtjen e tij (tyre) që u përmenden më lartë. Çka mbetet për t’u shpjeguar, megjithkëtë, është pyetja se pse rryma fondamentaliste katolikocentriste e sulmon Fishtën? Përgjigja në këtë pyetje kërkon njëfarë njohurie të përgjithshme të rrymave politike brenda vetë katolicizmit shqiptar.

Katolikocentrikët dhe etnocentrikët katolikë: konceptet

Katolicizmi ndër shqiptarët nuk është një qëndrim dhe veprimtari njësh (unike) po është shumës me diferencime të brendshme të ndryshme. Diferencimet brenda katolicizmit mund të shihen si diferencime doktrinare, në kohë (p.sh. interpretimet paramesjetare, mesjetare apo bashkohore të shkrimeve të shenjta) apo sipas urdhërave të ndryshëm si p.sh. françeskan, jezuitë etj. Këtu me interes është diferencimi në rryma politike i katolikëve në Shqipëri.

Edhe diferencimet politike mund të shihen sipas kriteresh të ndryshme, por këtu është me interes diferencimi sipas kriterit kombëtar ose fetar, sipas atij kriteri që vendos kombin (ose etninë) në qendër dhe pastaj faktorët e tjerë i sheh se si janë në marrdhënie me te. Kjo do të thotë se sheh cilët faktorë janë miqësor, cilët armiqësor, cilët neutralë, me cilët duhet bërë aleancë, me cilët luftë etj. Shkurt bën politikë. Ose vendos fenë në qendër dhe pastaj sheh se si janë të rrethuar rreth saj faktorët e ndryshëm. Rryma që vendos në qendër etninë, kombin mund të quhet etnocentrike. Karakteristikë tjetër e këtij drejtimi mendor është komunitarianizmi, vendosja në qendër e bashkësisë (etnike) dhe shikimi i faktorëve të tjerë në marrdhënie me bashkësinë dhe jo me universalen d.m.th. një faktor nuk e shikon p.sh. si armiqësor a miqësor sipas një përcaktimi universal, por miqësor apo armiqësor në lidhje me një bashkësi. Rryma që vendos në qendër (center) fenë katolike mund të quhet katolikocentriste. Karakteristikë tjetër e kësaj rrymë është universializmi në kuptimin se feja katolike mëton se u përmbahet parimeve universale, të vlefshme njëlloj për të gjithë njerëzit dhe bashkësitë.

Ndarja që i ka përshkuar të gjithë shqiptarët lidhur me përcaktimin e armikut kryesor për shqiptarët si etni-komb e jo vetëm si fe në dhjetë shekujt e fundit e ka përshkuar edhe kishën katolike në Shqipëri, priftërinjtë dhe besimtarët katolik. Një rrymë katolike mendonte se armiku kryesor për shqiptarët si etni, komb janë sllavët ortodoks ballkanas ndërsa më pak të rrezikshëm pushtuesit osman. Kjo rrymë u ndesh dhimbshëm me pushtuesit shovinist serb e malazez dhe më pak me pushtuesit osman. Një rrymë tjetër mendonte se armiku më i rrezikshëm për katolikët janë pushtuesit osman dhe jo pushtuesit ballkanas sllav-ortodoks. Kjo rrymë u ndesh me pushtuesit osman dhe bashkëpunoj me pushtuesit serb e malazez ortodoks. Kjo rrymë po ashtu vendosë në qendër fenë dhe vlerësimin e gjithçkaje e sheh nga kjo qendër: miqtë, armiqtë, neutralët, vlersimin e ngjarjeve, proceseve dhe individëve. Prandaj quhet edhe katolikocentriste, d.m.th. që vë në qendër katolicizmin dhe jo aq shumë kombin.

Katolikocentrizmi i sotëm cinik dhe agresiv është vazhdim i një rryme politike katolike shumëshekullore shqiptare, i rrymës që në shekuj u afrua, bashkëpunoj vullnetarisht ose me pagesë me malazezët, serbët dhe shoviznizmin antishqiptar serb kundër ‘armikut të përbashkët’ osman dhe mysliman dhe që në qendër vendos besimin e vet katolik e jo kombin.

‘Feja e të parëve’: ortodoksizmi

Ndarja e kishave më 1054 në të Lindjes (biznatine, ortodokse) dhe të perëndimit (romane, katolike) sjellë edhe ndarjen brenda kristianëve shqiptar. Në fillim të gjitha kishat dhe kristianët shqiptar mbetën të ritit ortodoks, bizantin me dy mitropoli nga të cilat vareshin të gjitha kishat e tjera, mitropolia e Durësit për Shqipërinë e epërme dhe mitropolia e Ohrit për Shqipërinë e poshtme. Përhapja e katolicizmit filloi rreth njëzet vjet më vonë kur u themelua peshkopata e Tivarit nga mbreti i zetës (Serbisë) Mihali. Mihali, ishte pasardhës i zhupanit të Zetës, Vojisllavi, që e kishte pushtuar Shkodrën dhe kishte vendosë slinë e tij aty. Mihali ishte në luftë me Biznatin. Për këtë i kërkoi ndihmë Papës së Romës në luftë kundër Bizantit dhe kurorëzimin mbret e, si kundërshpërblim, i ofroj atij hapjen e një peshkopate katolike në Tivar. Papa i tërehqur nga ideja se mund të krijonte një kishë katolike në këtë rajon të Ballkanit i pranoi kërkesat e Mihalit dhe kështu më 1077 u hap edhe peshkopata e Tivarit. Kështu, pra, vetëm mbas 20 vjet të përfshirjes së gjithë shqiptarëve në ritin ortodoks përems mbretit serb u hap e para kishë katolike dhe filloi përhapja e katolicizmit tek shqiptarët. Megjithkëtë, edhe dy shekuj më vonë shumica e popullsisë shqiptare mbetej ortodokse, ndërsa katolicizmi ishte përhapë në hapësira më të ngushta.

Prandaj thirrja e katolikocentristëve për ‘kthim në fenë e të parëve’ e kthen thirrjen kundër tyre. Në qoftë se duhet kthyer në fenë e të parëve, atëherë del se shqiptarët duhet të kthehen në ortodoksë, siç thotë Janullatosi, dhe jo në katolik siç thonë katolikocentristët. Këta nuk mund të thonë se katolicizmi ka ekzistuar para ortodoksizmit, se ortodoksizmi u themelua vonë, mbas shkëputjes nga kisha romane etj., sepse para ortodoksizmit nuk ka pasë as katolicizëm. Katolicizmi e mori kuptimin pikërisht në marrdhënie me ortodoksizmin. Para tyre kishte thjeshtë kristianizëm, kryçtar dhe rryma të tjera por jo katolik e ortodoks. Për më tepër ortodoksia e mori emrin kështu pikërisht si qëndrim më besnik, dogmatik ndaj kristianizmit të deriatëherëshëm (njëmijëvjeçar). Përkundrazi, katolicizmi u qortua se nuk është vijim i praktikave dhe besimeve njëmijëvjeçare, por është reformuar, ka ndryshuar etj. Nga këto debate teologjike-kishtare, megjithëse një zgjidhje përfundimatre nuk është dhënë kurrë, mbeti se ortodoksizmi është dogmatizëm, nuk pranon ndryshime, riinterpertime etj., pra, i qëndroj strikt kristianizmit të hershëm, ndërsa katolicizmi është besimi i mëparshëm i reformuar, pra, nuk është ai i pari fare. E zbatuar për thirrjen katolikocentriste të kthimit në fenë ‘e të parëve’ kjo do të thotë pra, kthim në ortodoksë, sepse më besnik ndaj besimit të të parëve ka mbetur ortodoksia, sepse katolicizmi është vetëm njëmijëvjeçar, nuk i ka qëndruar plotëisht besnik besimit të të parëve ndërsa ortodoksia është dymijëvjeçare etj., etj. Ose, siç u është thënë shpesh, në qoftë se duhet kthyer tek besimet e para fare, mbasi nuk ka arsye të ndalemi në mes të rrugës se kthimit mbrapa tek të parët, atëherë duhet kthyer në paganizëm, sepse të parët tanë të parë kanë qenë paganë. Pra një debat i tillë nuk është serioz dhe, siç shihet, lehtë mund të banalizohet e të kthehet kundër katolikocentrikëve duke i nxjerrë sheshit si iracional.

Motivi etnik i katolicizimit fillestar

Katolicizmi ndër shqiptarët filloi të përhapet me ritme të shpejta dhe, rrjedhimisht, masivisht vetëm nga gjysma e dytë e shekullit të XIII, mbasi u krijuan kishat autoqefale ortodokse, veçanërisht ajo serbe (1219). Krijimi i kishave ortodokse autqefale e lidhi kishën, besimin fetar me kombin. Kisha e ritit bizantin, megjithëse mbizotërohej nga grekët, mbetej teorikisht universale, e palidhur drejtpërdrejtë me ndonjë etni a (në gjuhën e sotme) komb. Ndërsa autoqefalia ishte procesi i lidhjes së kishës me etninë. Kështu në kishën ortodokse serbe shkrimi, gjuha e shërbimit fetar, lidhja me shtetin etj., ishin serbe. Përmes serbizimit të ritit ortodoks, lidhjes së fesë me kombin kisha ortodokse serbe rrezikonte tjetërsimin kombëtar të shqiptarëve, asimilimin e tyre në serbë. Për t’i shpëtuar këtij asimilimi etnik-fetar (krahas shumë aryseve të tjera) shqiptarët filluan përqafimin masiv të katolicizmit, ritit kristian perëndimor. Në këtë periudhë realizohet katolicizimi masiv i shqiptarëve dhe shënohet përhapja më e gjërë e katolicizmit ndër shqiptarët (Xhufi, 1996:41-44; Noel, 1998:42). Kjo ndarje që në fillim ishte doktrinare, nëse do të zbatohej riti bizantin apo romak, me krijimin e kishave autoqefale mori rëndësi kombëtare. Deri me shtrirjen e Perandorisë Osmane në Ballkan konflikti shqiptaro-serb në vijën fetare është ndërmjet katolicizmit (shqiptarët) dhe ortodoksisë (serbët). Madje katolicizmi quhet prej serbëve ‘feja e shqiptarëve’ (arbanska vera).

Ortodoksia serbe ushtroi një dhunë të jashtëzakonshme kundër katolikëve dhe atyre që u bënë katolik për konvertimin në ortodoks: damkosja me hekur të skuqur, djegia e shtëpisë, dënimet me vdekje, dëbimet ishin vetëm disa nga masat që ushtroheshin për t’i konvertuar të gjithë besimtarët e besimeve të tjera në ortodoksë serbë.

Katolikocentrikët dhe etnocentrikët katolikë: ndeshja historike

Me konsolidimin e pushtetit osman kisha katolike ndër shqiptarët tani ka jo një, po dy rival: ortodoksinë dhe islamin. Mendimi i klerit katolik shqiptar dhe kishës katolike ndahet në dy rryma: njëra palë, vazhdon të mendoj se rreziku kryesor është kisha ortodokse sllave (serbe) e mbështetur nga serbët dhe osmanët, ndërsa pala tjetër mendon se rreziku kryesor është islami i mbështetur nga osmanët.

Këto dy rryma janë të dokumentuara mirë prandaj ka kuptim të flitet për to. Sigurisht, këtu nuk do të paraqiten në mënyrë të hollësishme për të mos ‘lodhur’ lexuesin dhe, sepse, çdo njeri i informuar ose i interesuar mund ta bëj relativisht lehtë këtë gjë meqenëse ka shumë burime, dokumente, analiza etj. Por do të përmenden vetëm ilustrativisht disa momente.

Konflikti ndërmjet dy rrymave katolike shqiptare bëhet i dukshëm p.sh. në problemin e qëndrimit ndaj priftërinjëve sllavë (kryesisht kroat) që emëroheshin nga Vatikani si drejtues në kishat katolike në Shqipëri. Në shekullin XVI vezir i madh në Stamboll ishte Mehmet Sokoloviçi, me origjinë serbe. Megjithëse Papa dukej në armiqësi me osmanët nuk ishte bash pengesë që, i yshtur nga veziri i madh serbo-osman, të emëronte në kishat katolike në Shqipëri priftirinjë sllave. Në pamundësi për të emëruar serbë për shkak se ishin ortodoksë, së paku emëronte sllav, kryesisht kroat.

Një rrymë e klerit katolik shqiptar e mbështeste emërimin e priftërinjëve sllav në kishat katolike në Shqipëri. Ky pranim, pos motiveve të tjera, presupozon një të menduar universialist dhe katolikocentrist. Në qoftë se në qendër vendoset feja katolike, atëherë origjina etnike, racore etj., nuk kanë rëndësi sepse feja katolike është universale, për të gjithë, është karakteristika me të cilën njerëzit bashkohen ose ndahen. Një rrymë tjetër kundërshtonte emërimin e priftërinjëve sllavë në kishat shqiptare, edhe pse këta priftërinjë sllavë ishin katolik. Ky qëndrim presupozon një të menduar etnocentrik, komunitarian. Në qoftë se në qendër vendoset bashkësia, kombi, atëherë rëndësi të parë ka përkatësia kombëtare dhe jo vetëm fetare (katolike).

Është e kuptueshme se mbështetjen e papatit dhe Vatikanit e kishte rryma katolikocentriste që vinte në plan të parë fenë, sepse Vatikani i përmbahej (së paku verbalisht) të menduarit universialist. Ndërsa rryma e përqëndruar tek kombi ishte në kundërshtim me mendimin e Vatikanit dhe, rrjedhmisht kundërshtohej prej tij. Megjithëse ekzistojnë një numër i madh dokumentesh për ndeshjen ndërmjet këtyre dy rrymave katolike shqiptare, rasti i Pjetër Budit është me tragjiku dhe më përfqësuesi për ta përmendur (shkurt). Pjetër Budi nuk ishte një kundërshtar nga paragjykimet ose indoktrinimi antiserb i priftërinjëve sllavë. Ai kishte marë pjesë ose së paku ishte i deleguar në Vatikan nga kuvendi i tretë ndërballkanik që u mbajt në Prokuplje (11.11.1616) dhe në të cilin merrnin pjesë klerik katolik e ortodoksë nga gati të gjitha vendet e Ballkanit, pra sllavë me shumicë dhe serb në veçanti. Nga kuvendi Budi u ngarkua të siguronte mbështetjen e Vatikanit për kristianët e Ballkanit. Por, megjithëse u përpoq për disa vjet, nuk arriti të bindë Papën t’i ndihmojë kristianët e Ballkanit në luftë kundër osmanëve. Mbas kësaj, më 1622 Budi kthehet në Shqipëri dhe mbledh dy koncile katolike në të cilat, nën ndikimin e tij, vendoset që në kishat katolike të mos pranohen priftërinjë katolik që nuk janë të kombësisë shqiptare. Mbas nëntë muajsh Budi u mbyt në Dri.

Budi është interesant në shumë drejtime, por këtu, për të mos u larguar shumë nga tema, do të përmenden vetëm disa.

Budi i jep qartë përparësi përkatësisë në komb ndaj përkatësisë në fe, sepse për te nuk është e rëndësis parësore faktit që priftërinjtë sllavë të emëruar nga Vatikani në kishat në Shqipëri janë katolik, por faktit se ata nuk janë shqiptar. Budi është në mendim komunitarian, etnocentrik në kundërshtim me mendimin e Vatikanit që është katolikocentrik universialist. Në fund, dhe më e rëndësishmja, por edhe më pak e vëna re dhe më pak e analizuara, Budi është gjysmëreformacionist në kristianizmin katolik shqiptar dhe, prandaj, veçanërisht i rrezikshëm për Vatikanin. Lëvizja e tij për emërimin në kishat katolike në Shqipëri vetëm të priftërinjëve me kombësi e gjuhë shqiptare është në logjikën e Reformacionit evropian që çoi në shkëputjen e kishave nga Papati dhe krijimin e kishave kombëtare.

Introdukt: ‘reformacioni’ i mbytur shqiptar 

Megjithë tundimin e madh për të mos u larguar nga tema qëndrore dhe nga premtimi për të përmendë vetëm sa për ilustrim disa momente të ndeshjes se rrymave katolike shqiptare njëra me tjetrën, këtu vlen të bëhet një largim dhe për të theksuar këtë lidhje të Budit me reformacionin evropian.

Mark Krasniqi shprehet se gjatë mesjetës së vonë, “në ecurinë e kohës kisha ortodokse u nda në disa kisha kombëtare që u përgjigjeshin territoreve të popujve ose shteteve… Kisha ortodokse u bë kështu kishë kombëtare, ndërkohë që kisha katolike nuk mori këtë rrugë por mbeti internacionale dhe e bazuar në parimet universale, duke njohur Papën e Romës si autoritetin e saj më të lartë” (Krasniqi 1996:75). Mirëpo kjo është e vërtetë vetëm në kohë, në kuptimin se lëvizjet për autoqefali (pavarësi) të kishave katolike dhe të lidhjes së kishës me kombin nuk filluan në kohën kur filluan lëvizjet e tilla tek kisha ortodokse. Por Reformacioni në Evropë që u zhvillua në shekullin XVI realizoj pikërisht këto dy aspekte: shkëputjen e kishave katolike nga autoriteti suprem i papës, mosnjohja e papës si autoritet suprem, pavarësimi (autoqefalia) prej tij dhe lidhjen e kishës me kombin duke formuar kishën anglikane (1534), luterane (1555) etj., etj. Budi e zhvilloi veprimtarinë e tij kur këto lëvizje (‘autoqefaliste’) reformiste në Evropë kishin arritë sukseset e tyre të mëdha në ndeshjen me Papën dhe afrimin e kishës deri atëherë katolike me kombin. Përpjekjet e tij për të lidhë kishën katolike në Shqipëri me kombin shqiptar janë në këtë logjik të refomacionit, por pa shkuar edhe në ndryshime të thella doktrinare. Meqenëse veprimtaria e Budit ishte në hullitë e reformacionit evropian përbënte një rrezik për Vatianin dhe Papën i cili kishte humbë mjaft nga shtrirja e pushtetit të tij në Evropë dhe nuk do të dëshirohej humbja edhe në Ballkan. Pjetër Budi atë vit u mbyt në Dri.

Bashkë me Budin në Shqipëri u mbytën edhe përpjekjet reformacioniste që krijuan Evropën moderne, përpjekjet për ‘shqiptarizimin’ e kishës katolike, e lidhjes së saj me kombin. Mbas kësaj kisha katolike mbeti vërtetë katolike në Shqipëri në kuptimin universialiste, internacionaliste, siç karakterizon me të drejtë edhe Mark Krasniqi (dhe gjithë studiuesit e praktikuesit e saj). Në këtë kuptim nuk mund të flitet për kishën katolike shqiptare dhe prandaj këtu, aq sa ka qenë e mundur është shmangur ky përdorim, duke folur në vend të saj për kishën katolike ‘ndër (në radhët) shqiptarët’, ‘në Shqipëri’ (duke kuptuar territoret etnike dhe historike) etj.

Kështu sot katolikët mund të shqyrtojnë dy alternativa: thirrjen e katolikocentristëve për konvertim të gjithë shqiptarëve në katolik ose thirrjen e gjithë kombit drejtuar katolikëve për shqiptarizimin e kishës katolike, kryerjen e refomacionit që krijoi Evropën moderne dhe modernizimin e Shqipërisë.

Kjo alternativë e dytë kërkon shumë ndryshime si p.sh. që nga katolikët të mos njihet Papa i Romës si autoriteti dhe urdhërdhënësi suprem i tyre; që lojaliteti (besnikëria) ndaj Papës të kalohet në besnikëri ndaj kombit; që besnikëria ndaj shtetit të Vatikanit t’i kalohet shtetit shqiptar etj. Për më tepër që, ndër shqiptarët, as myslimanët dhe as ortodoksët nuk i kanë borxh besnikërinë dhe dëgjueshmërinë ndonjë qendre jashtëshqiptare. Sepse myslimanizmi nuk ka qendër po çdo njeri i drejtohet drejtpërdrejtë zotit, ndërsa ortodoksët e kanë pavarësuar kishën, e cila tani është e uzurpuar, e pushtuar, por pikërisht pse është e pavarur ka kuptim të flitet për uzurpimin dhe pushtimin e saj. Pra, katolikocentrizmi i sotëm me idhësinë e tij kundër feve të tjera, me politizimin e katolicizmit ka shtruar vërtetë një problem që ka qenë mbytur që më 1622: problemin e shqiptarizimit të katolicizmit.

 

/Orientalizmi Shqiptar/

%d bloggers like this: