Tregime orientale

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 23

Dashuria tragjike e djalit të Valiut të Bosnjës, Shalih Pashës me vajzën trime të Hysrev Agai.

desert

Hysrev Agai, një nga përfaqësuesit e parisë së kasabasë Klis në Bosnjën e viteve 1600 kishte një vajzë shumë të bukur. Por Agai boshnjak digjej nga dëshira për të pasur edhe një djalë. Dhe kur Allahu i Madhëruar nuk ia dhuroi një djalë Hysrev Agait, ky i fundit vajzën e tij, më të bukurën e të bukurave, Rabianë, e rriti si një djalë. Gërshetat që thurte topa topa si gajtanë me flokët e saj të dendur Rabia i fshehte nën kallpak dhe në vend që të vishte ferexhe, ajo vishej si burrat me xhamadan e poture dhe ecte me çizme në këmbë. Tani edhe banorët e kasabasë ishin mësuar me këtë vajzë, teksa e shikonin të ecte pranë babait me pisqollën e ngjeshur mirë në brez dhe kërbaçin në dorë, dhe kjo gjë nuk u dukej aspak e çuditshme. Por Rabias i ishte mbyllur fati pasi djemtë atë e nuk e shikonin si vajzë, dhe askush nuk vinte për ta kërkuar dorën e saj. Hysrev Agait, një nga më të pasurit e kasabasë, nuk i vinte mirë për këtë. Pasi vajza e një Agai, siç ishte ai, nuk mund të mbetej në shtëpi si vajzë e pamartuar. Kështu Hysrev Agai vendosi ta martojë Rabian, pa i kaluar ende mosha. Ndërkohë zemra e Rabias, që kishte tipare burrërore, rrihte për Xhaferin, djalin e Valiut të Bosnjës, Shalih Pashës. Ana më çuditshme është se edhe Xhaferi e donte marrëzisht këtë vajzë, edhe pse të tjerët nuk e shikonin si femër Rabian e Hysrev Agait.

Pasi në qoftë se shtresa e pasur do ta vlerësonte si femër Rabian, ata do të kishin parë se si Xhaferi ishte turpëruar kur ishte përballur me të, se si kishte mbetur pa frymë, se si e kishte ulur kasketën mbi fytyrë për të mbuluar faqet e skuqura si mollë, ndërkohë që nga ana tjetër e kishte vështruar pa u kuptuar deri në hollësi Rabian. (sepse dashuria ishte si vera. Ata që pinin prej saj ishte e pamundur të mohonin që ishin dehur).

Xhaferi nuk mund ta fshihte përbrenda dashurinë që ushqente për Rabian dhe një ditë ia rrëfeu këtë edhe të atit dhe iu lut babait që të kërkonte dorën e Rabias nga familja e saj. Aq më mirë kur edhe familjet shkonin shumë edhe për nga niveli i fisnikërisë. Por para babait të Xhaferit, ajo që doli e para kundër kësaj martese dhe dashurie ishte nëna e tij. Nëna e Xhaferit nuk donte të kishte për nuse një vajzë që shëtiste nëpër male si xhandarët. Një vajzë nuk mund të sillet kështu, tha e ëma duke deklaruar kështu se nuk do ta pranonte kurrën e kurrës Rabian për nuse. Sado që Xhaferi doli kundër prindërve dhe këmbëngulte po aq sa nëna edhe babai i tij, Salih Pasha doli kundër kësaj martese. Kur nuk ia dolën dot as me anë të shokëve të Xhaferit për ta bindur të heqë dorë nga kjo dashuri prindërit e kuptuan që pa i martuar djemtë nuk do të kishin shpëtim nga dashuria për Rabian. U gjet menjëherë një kandidate e përshtatshme dhe Xhaferi u fejua sa të hapësh e mbyllësh sytë. Duke mos u mjaftuar me kaq, nisën menjëherë përgatitjet e dasmës duke menduar që martesa do të sillte lumturinë.

Xhaferi 2-3 ditë para dasmës shkoi për gjah bashkë me shokët e tij, ku dhe u zhduk papritur. E gjithës njerëzia doli në rrugë e male për të kërkuar Xhaferin, por më kot, nga Xhaferi nuk kishte asnjë lajm e haber. Dhe një ditë kur u takuan me një druvar e kuptuan si qëndronte puna, Xhaferi ishte arratisur bashkë me Rabian.

Valiu Sali Pasha e kishte të vështirë ta përtypte një gjë të tillë, pra largimin e djalit të tij nga shtëpia duke u arratisur me Rabian, prandaj u dërgoi urgjentisht nga një urdhër me shkrim bejlerëve të zonës dhe u ngarkoi atyre për detyrë të gjenin dy të dashuruarit. Edhe vetë mori njerëzit e tij më besnikë dhe u nis drejt maleve të Klis. Pasi kishin shëtitur për një muaj nëpër shpatet e thepisura të maleve më në fund dy të dashuruarit i gjetën në një luginë bashkë me disa të tjerë. Në përleshjet me armë që zgjatën deri në darkë malet gjëmuan nga krismat e pushkëve. Në perëndim të diellit ushtarët i treguan Vali Salih Pashës 7 kufoma. Kur në mesin e trupave pa jetë pa të birin, Valiu psherëtiu thellë dhe u zemërua aq shumë sa që tani qëllimi i vetëm për të në jetën që i kishte mbetur ishte kapja e Rabias.

Djalin Salih Pashai e kishte vrarë vetë me ushtarët e tij, por tani Valiu inatin e kishte vetëm me Rabian. Dhe si përfundim i nisur fillimisht nga ndenja e hakmarrjes i dërgoi qeverisë së Stambollit një lajm që nuk ishte i vërtetë. Sipas këtij informacioni të paqenë babai i Rabias, Hysrev Agai po e tradhtonte Shtetin Osman duke i ndihmuar një agjenti venedikas.

Pas bërjes me dije të Portës së Lartë për këtë ‘tradhti’ Vali Salih Pasha mblodhi burrat e tij të armatosur dhe u nis drejt kasabasë Klis. Duke vërshuar si një ortek që vinte nga mali ai dogji e shkatërroi çfarë i doli përpara, në fillim konakun e Hysrev Agait dhe pastaj shumicën e kasabasë. Hysrev Again, të vëllain, qehajain dhe djemtë e tij i mblodhi bashkë me banorë të tjerë të kasabasë pa bërë dallime në fëmijë e foshnja dhe i ekzekutoi duke i varur në degët e rrapeve që gjendeshin në sheshin e fshatit.

Nuk kishte kaluar as një muaj nga kjo tragjedi kur nisën të qarkullonin fjalët për një komit me emrin Ibrahim Vojvoda që jetonte në Malet e Ballkanit. Ky komit bashkë me çetën e tij në fillim i preu rrugën një karvani të Salih Pashës dhe masakroi njerëzit që udhëtonin me këtë karvan. Nëpërmjet një burri të moshuar që i kishte falur jetën Ibrahimi i dërgoi një letër valiut Salih Pasha. Në këtë letër komiti Ibrahim i shkruante Pashait se do të hakmerrej disa herë më shumë kundër tij për familjen e Hysrev Pashës dhe popullin e kasabasë së tij, të cilët valiu i kishte masakruar pa pasur asnjë faj. Për ta ndaluar këtë masakër komiti kishte vetëm një kusht. Dhe ky kusht ishte që Salih Pasha të paraqitej vetë burrërisht dhe ta shpaguante me shpirtin e tij masakrën që kishte bërë në kasabanë Klis. Dhe si përfundim Ibrahimi bëri atë që kishte thënë. Për sa kohë që Salih Pasha nuk ia plotësonte kushtin, komiti ose u preu rrugën njerëzve, ose bastisi fshatrat e kontrolluara nga valiu duke u marrë jetën sa e sa njerëzve. Ibrahim Vojvoda kishte rënë si një makth mbi tokat e Salih Pashës. Ibrahimi rrëmbeu një e nga një djemtë e agallarëve të varur nga Salih Pasha dhe i ekzekutoi. Populli për këtë situatë thoshte se ky ishte “zemërimi i Zotit” dhe më shumë se sa komitin akuzonte valiun Salih Pasha që e kishte djegur e shkatërruar pa arsye kasabanë Klis.

Më në fund një ditë në konakun e Salih Pashait erdhi me vrap një çoban me rroba të pista e të grisura. Sapo hyri në oborrin e konakut të rrethuar me roje që e mbronin pashain nga komiti Ibrahim filloi të bërtiste me sa fuqi kishte. Çobani dinte vendin ku strehohej Ibrahimi, prandaj kishte ardhur me një frymë tek Salih Pasha për të marrë shpërblimin. Pashai u nis menjëherë me një ushtri prej katër mijë vetësh drejt luginës që i kishte përshkruar çobani. Ibrahimin bashkë me çetën e tij valiu i rrethoi buzë luginës. Nuk ishte e vështirë për këtë ushtri me katër mijë burra të armatosur të kapte komitin dhe njerëzit e besuar të tij, që nuk ishin as shtatëdhjetë vetë. Por çeta bëri një mbrojtje të mirë duke u strehuar në mulli dhe arriti të rezistonte tre ditë. Salih Pasha kishte lëshuar urdhrin që Ibrahimi të kapej patjetër gjallë.

Ditën e katërt të përleshjeve një pjesë e çetës ishte vrarë nga plumbat, një pjesë tjetër ishte mbytur në ujin e përroit dhe një pjesë ishte kapur e gjallë. Por Salih Pasha kërkonte me sy Ibrahim Vojvodën. Kur mësoi se komiti kishte mundur të arratisej një pjesë të njerëzve i dërgoi për të rënë në gjurmët e tij. Por kur Ibrahimi u kap pas një farë kohe dhe ia nxorën përpara Salih Pashai u habit shumë. Sepse hajduti i maleve i veshur me të zeza dhe që qëndronte para tij nuk ishte më shumë se 19 vjeç. Ai ishte një djalosh pa mjekër, të cilit nuk i kishin dalë ende as mustaqet. Trupi i gjatë, i brishtë, fytyra e pastër të bënin që të mos ia ndaje sytë. Më shumë se një komiti ai ngjasonte me djalin e një padishahu apo beu.

Para se ta ekzekutonte Pashai e pyeti përse donte të hakmerrej për një tradhtar të shtetit siç ishte sipas tij Hysrev Agai. Kur i tregoi më pas me neveri se Agai e kishte shëtitur vajzën e tij nga pas si të ishte djalë, Ibrahimi ia ktheu me zërin e tij të trishtuar: “Ajo ishte një vajzë e ndershme dhe e dashuronte djalin tuaj”. Kur dëgjoi këto fjalë Pashait i erdhi në mendje i biri dhe iu prish menjëherë gjaku. U ngrit nga vendi dhe e qëlloi me shuplakë Ibrahimin. Por Ibrahimi nuk heshti, foli sërish: “Ai djalë i ri ra dëshmor i dashurisë me plumbat e tu, me plumbat e babait të tij. Ndoshta sytë e tu janë veshur me gjak, por nga sytë e asaj vajze vazhdojnë të derdhen ende lot me gjak…” Pashai u zemërua edhe më shumë dhe u dha urdhër njerëzve të tij ta ekzekutonin menjëherë Ibrahimin. Por në atë çast Pashai e kuptoi që Vojvoda (pra komiti) ishte Rabia, e dashura e djalit të tij. E mori menjëherë vajzën dhe e çoi në kasabanë e saj dhe e lidhi pas trungut të një peme në sheshin e fshatit. Qëllimi i Pashait ishte që ta diskreditonte Rabian, por përveç njerëzve të tij të besuar askush nga banorët e kasabasë nuk deshi që ta shikonte Rabian në atë gjendje. Sepse edhe populli që e respektonte dashurinë ishte në anën e Rabias. Për tre ditë sa qëndroi Rabia atje në sheshin e kasabasë asnjë dritare nuk i hapi fletët deri në varjen e saj, për të mos e turpëruar vajzën trime asnjë njeri nuk doli në rrugë.

Sa interesante është edhe fakti që Rabia madje edhe kur vdiq dha shpirt me një hanxhar që iu ngulit në zemër.

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 22

Dashuria e Atilës, një nga luftëtarët më të mëdhenj që ka njohur historia, me Honore.

1482844

Atila ka qenë një nga luftëtarët më të mëdhenj që ka njohur historia. Ushtritë e tij rendën mbi kalë nga vendi ku lind dielli e deri ku ai perëndon. Ai erdhi nga Azia dhe dogji Evropën. Ai ishte makthi i Evropës, sidomos i Romës. Për shkak të trimërisë dhe heroizmit në Evropë e quanin “Shpata e Perëndisë”. Në të katër anët e botës ai u evokua me frikë dhe respekt, me smirë dhe admirim. Me gjenialitetin, vullnetin e fortë, pamëshirësinë, talentin ushtarak, intuitën e fuqishme që kishte ai u konceptua si një krijesë mbinjerëzore. Për kombin e tij ai ishte një hero, kurse për armiqtë e papërkulshëm ishte zemërimi i Perëndisë. Në një kohë që Atila kishte një fuqi kaq të madhe, ai ishte edhe palë e një dashurie të shkurajuar të madhe dhe tragjike.

Atila ishte djali i Munxhukut, një nga themeluesit e Perandorisë Hune Evropiane. Bashkë me vëllain e tij, Atila kaloi në krye të drejtimit të Perandorisë pas vdekjes së babait dhe xhaxhait të tij. Pas një farë kohe ai humbi edhe vëllain dhe duke u bërë më vonë sundimtari i vetëm i një perandorie që fillonte që nga brigjet e Danubit dhe zgjatej deri tek Muri Kinez. Atila synonte të merrte Evropën, sidomos Romën. Me ushtrinë e tij me 750 mijë ushtarë ai mposhti qytetet e Galisë, bëri copë e çikë Italinë e Veriut. Mbretërit e Evropës dridheshin kur dëgjonin emrin e tij. Por Atila ishte aq fisnik sa të mirëpriste në sarajin e tij shumë mysafirë germanë, ti lejonte ata të jetonin sa të kishin dëshirë. Gjatë prezantimit në një mënyrë madhështore të vetes para fisnikëve romakë Atila u kishte thënë: “Unë nuk jam fisnik si ju, por rrjedh nga një racë fisnike”. Dikush thoshte që Atila ishte barbar, por shumë të tjerë flisnin me mburrje për bamirësinë, ndershmërinë dhe drejtësinë e tij.

Edhe pse në atë kohë kishte ngadhënjuar pjesën më të madhe të botës, Atila ishte një njeri që gjellën me mish e hante në pjatë prej druri. Kurse komandantët e kohës së tij hanin gjellë të ndryshme në pjata prej argjendi.

Ashtu si Aleksandri i Madh edhe Atilën e kishte përfshirë ambicia për të sunduar të gjithë botën. Edhe pse nuk e realizoi plotësisht këtë qëllim ai u bë një nga pushtuesit më të famshëm të historisë. Me dyndjet që bëri mbi Romë e detyroi Perandorinë që tashmë kërkonte mëshirë prej tij ti paguante taksë vjetore. Pushtoi Ballkanin, Morenë dhe prej këtu të gjithë zonën që shtrihej deri në portat e Stambollit. Bizantinët e shpëtuan Stambollin duke i pagur taksa dy herë më të larta. Por ai që ra rob në këto vite ishte Atila, zemrën e të cilit e kishte rrëmbyer një robinjë.

Atila kishte shtat të shkurtër, kokë të madhe, sy të tërhequr, hundë të shtypur dhe mjekër të rrallë, por kishte një pamje karizmatike magjepse. Këtë vajzë të zënë rob Atila e pa për herë të parë brenda fisit të vet dhe ra në dashuri menjëherë. Kur e njohu edhe më mirë vajzën e zënë rob me emrin Nakara, Atila e deshi atë edhe më shumë dhe u lidh me një dashuri të thellë pas saj. Vajza ishte marrë nga fisi Goth dhe jetonte brenda hunëve. Robinja e kishte magjepsur sundimtarin e botës me flokët e saj të kuqe dhe lëkurën e bardhë. Atila u martua menjëherë me këtë robinjë, e cila nuk ishte vetëm e bukur, por kishte edhe një shpirt elegant dhe të mirë.

Populli teksa shikonte Atilën të merrte prapa në kalë Nakaranë dhe të kalëronin bashkë dëshmonte se me sa pasionin e dashuronin ata njëri-tjetrin. Kur përkëdhelte flokët e kuqe të Nakara-s, Atila humbiste në thellësinë e kaltër të syve të saj dhe ambicia e tij për ngadhënjime të reja, dëshira e zjarrtë për të sunduar të gjithë botën u qetësua dhe pushoi tek shikimet e saj të thella. Nakara ishte qyteza ku sundimtari i botës gjente prehje e qetësi.

Ndërkohë Perandori Bizantin, mbretërit evropianë mundoheshin ta zhduknin Atilën me atentate, por çdo tentativë e tyre dështonte falë vigjilencës dhe zhdërvjelltësisë së Atilës. Atila më shumë se veten mbronte femrën, që e donte me zemër, pasi nuk mund të jetonte nëse i ndodhte gjë asaj. Kurse Nakara shqetësohej për famën e madhe të Atilës, të cilin e dashuronte marrëzisht. Pasi kishte shumë femra që e lakmonin një burrë të fuqishëm si ai. Kështu që motra e Perandorit Romak, e cila kishte bërë një martese të detyruar kur kishte qenë murgeshë në manastir i kishte dërguar Atilës një unazë fejese dhe kishte kërkuar që të ishte gruaja e tij. Kjo ishte një situatë e paparë deri atëherë në historinë e Romës. Deri në atë kohë asnjë princeshë romake nuk ishte martuar me njërin nga pjesëtarët e parisë së një vendi tjetër. Vetëm se Atila nga njëra anë i bënte burrat e Evropës të dridheshin nga frika, nga ana tjetër ai zbukuronte ëndrrat e femrave evropiane. Madje edhe Princesha Honore, e cila e nuk kishte parë asnjëherë Atilën nga afër, vetëm sa kishte dëgjuar për heroizmat e tij, përbrenda i vlonte një dëshirë të madhe për të qenë gruaja e Atilës.

Princesha e Romës, Honore, e cila njoftoi se ishte e gatshme të martohej me Atilën, u kthye tani në dhimbje për zemrën e Nakaras. Pasi Atila e kërkonte Honore, qoftë kjo edhe për interesa politike. Atila, luftëtari që kishte përhapur makth në mbarë Evropën, i dërgoi një mesazh të ashpër Perandorit Bizantin dhe i kërkoi këtij që të lironte nga manastiri ku e mbante Honore, të cilën e quante të fejuarën e tij, dhe ti jepte si pajë bashkëshortes së tij të ardhshme gjysmën e Perandorisë Romake. Perandori Valentianus dhe populli ishin tmerruar përballë një propozimi të tillë të Perandorit Hun të Evropës.

Duke e përdorur si kartë të fortë Honore Atila pasi e la Romën Lindore brenda këtij shqetësimi të madh u turr drejt Romës Perëndimore. Ushtrinë romake Atila e shkalafiti dhe e flaku përtej si leckë. Sado që nuk pranoi të hynte brenda në Romë duke respektuar përgjërimet e Papës, gjatë 8 vjetëve ai bëri në Evropë dyndje të përmasave të mëdha dhe të papara ndonjëherë. Për këtë arsye Evropa e ktheu atë në një barbar, pavarësisht se ai ishte një sundimtar mjaft i drejtë.

Fama tashmë kishte marrë dheun, por Atilën e priste një dhimbje e madhe. Bukuroshja e tij flokëkuqe, Nakara, po kalonte një shtatzëni të rëndë, ishte e sëmurë. Ditën që lindi Atila lëvizte ashtu i shqetësuar rreth e rrotull çadrës së gruas. Kur kishte zbritur buzë lumit bashkë me komandantët e tjerë, që ishin njëkohësisht edhe miqtë e tij, i erdhi pranë një grua me duart e lyera me gjak. Atila ishte bërë baba, Nakara i kishte sjellë në jetë një djalë, por gruaja që i kishte sjellë lajmin nuk dukej aspak e gëzuar. Atila e flaku në lumë gotën që mbante në dorë dhe vrapoi si i çmendur drejt çadrës së gruas. Zemra e tij e dashuruar e kishte ndjerë që diçka kishte ndodhur me Nakara. Kur ç’të shikonte Nakara qëndronte e shtrirë në shilte e mbytur në gjak. Djali i Atilës po mbështillej në pelena, kurse Nakara mundohej të buzëqeshte edhe pse nuk kishte më fuqi. Nakara dha shpirt ndërsa Atila ishte ulur pranë gruas që e kishte dashur aq shumë dhe po i shtrëngonte dhe puthte duart e përgjakura. Femra me flokë të kuqe ishte pronarja e fronit në zemrën e një sundimtari të madh me famë si Atila, ishte tehu i shpatës së tij, por fundi ishte sërish toka e zezë që e priste.

Mallin që kishte për ish-gruan e tij dhe boshllëkun brenda të cilit ra pas humbjes së Nakaras Atila u mundua ta ndaloje me dyndje të reja. I intensifikoi sërish dyndjet dhe u nis edhe një herë drejt Romës. Ndërkohë pranë kishte djalin, i cili rritej me flokë të kuqe ashtu si e ëma. Pas disa vjetëve Atila martohet me një vajzë të re me emrin Ildico nga Etzelburgu, që në atë kohë ishte kryeqyteti i Perandorisë Hune Evropiane. Sado që ishte i fortë dhe energjik pavarësisht moshës 58-vjeçare që mbante mbi supe, mëngjesin e natës së parë të martesës sundimtari që kishte bërë të dridhej gjithë Evropën prej tij u gjend i vdekur në shtrat, i mbytur në gjakun që i kishte dalë nga goja dhe hundët. Duke qenë se nuk ishte i sëmurë dhe nuk vuante nga ndonjë gjë u gjykua që rasti kishte të bënte me atentat dhe personat e dyshuar u ndëshkuan. Trupi i pajetë i Atilës u vendos brenda në një arkivol prej ari dhe pastaj u varros duke u vendosur sërish brenda një kutie mbrojtëse në fillim prej argjendi dhe pastaj në një tjetër prej hekuri. Pastaj për të mbajtur sekret vendondhjen e varrit ata që kishin hapur varrin dhe e kishin varrosur u ekzekutuan në vend. Mendohet se varri i tij gjendet në një vend ndërmjet Danubit dhe Tisa, por varri i vërtetë nuk është gjendur ende edhe sot. Kështu Atila shkoi pranë Nakaras së tij të dashur.

Mos vallë dashuritë e njerëzve si Atila dhe Aleksandri kanë qenë po aq hyjnore sa heroizmi i tyre? Ndosha, ku i dihet?!

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=008fb1fd-457f-4d68-8c7f-55c970de9c15

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 21

Dashuria sekrete e udhëtarit të famshëm dhe të pamartuar Evlija Çelebi.

Evlija ÇelebiMegjithëse Mexhnuni ishte përpjekur shumë për dashurinë e tij që ushqente ndaj Lejla-së, duke shëtitur në shkretëtira, duke iu përgjëruar njerëzve, zogjve, ujqve; për disa të dashuruar të tjerë dashuria dhe të dashurit e zemrës janë të fshehtë. Sepse dashuria, privatësia për ata është një thesar i shenjtë. Pasi ata e kanë për turp përmendjen madje të emrit të së dashurës së tyre, ngandonjëherë bëhen xhelozë që emri i saj të dihet nga të tjerët.

Nuk dihet sekreti i asaj pse e mbajti të fshehtë dashurinë e tij udhëtari i famshëm turk, Evlija Çelebi, por fakti që ai nuk ka qenë i martuar asnjëherë dhe ato që ka përjetuar gjatë kohës që ka qëndruar në qytetin e Trabzonit, kuptohet sipas rrëfimeve e gojëdhënave që kanë mbërritur deri më sot, na tregojnë që ai ka jetuar një dashuri të thellë. Edhe pse disa historianë të kohës në kundërshtim me traditën e asaj kohe e ndërlidhin mosmartesën asnjëherë të Çelebiut me të qenit e tij vazhdimisht në udhëtim, disa historianë të tjerë thonë të kundërtën, se ai kishte marrë vendim për të mos u martuar për shkak të zemërimit me institucionin e martesës, për arsye kjo të historisë së thyer të dashurisë që kishte kaluar. Ashtu siç ka qenë edhe vetë, pak i vërtetë, pak ëndërrimtar, pak iluzionist ato që dimë ne për dashurinë e tij janë të pasigurta, ashtu si vetë ati. Por gjithsesi ne le të tregojmë ato që dimë për atë, pastaj ju vendosni si të doni.

Evliya Çelebi nuk është vetëm udhëtari i një qytetërimi, i cili na përcolli deri në ditët e sotme thesaret që zotëronte Shteti Osman i shtrirë në tre kontinente, duke udhëtuar për 40 vite me radhë, njëherësh ai ishte një zotëri Stambolli, një njeri që kishte marrë një arsim të mirë, kishte një edukatë dhe stil të veçantë të sjelluri, ishte një poet, kaligrafist, i pasionuar pas muzikës, një intelektual i urtë. Ai është një nga personalitetet simbol të hapësirës tonë gjeografike, të gjuhës e kulturës tonë, të qytetërimit tonë; është një udhërrëfyes dhe bartës i civilizimit. Për atë thonë se ishte edhe një informator që mblidhte informacione në emër të shtetit, pasi duke qenë se gjithmonë shëtiste e udhëtonte nuk njihej vetëm me njerëz të çdo shtrese të shoqërisë, por ai takohej e bisedonte edhe me drejtuesit e provincave dhe burrat e shtetit!

Gjatë udhëtimeve Evlija Çelebiu është përballur me shumë rreziqe, por megjithëkëtë ai ka ditur tu bëjë ballë këtyre rreziqeve dhe falë ideve e mendimeve gjeniale i ka kapërcyer me gjakftohtësi këto peripeci. Ai ishte i zgjuar dhe syhapur saqë ngandonjëherë i linte të mahnitur bashkëfolësit e tij. Njerëzit me të cilët prezantohej e njihej e donin atë për sinqeritetin dhe humorin që kishte dhe flisnin me mburrje për të. Pasi shumë dorëshkrime flasin se ai nuk gëzonte përkrahje vetëm nga miqtë që kishte në burokracinë osmane, por edhe në prani të priftërinjve, klerikëve e burrështetasve që i shkruanin atij (Çelebiut) letra rekomandimi kur dilte jashtë hapësirës gjeografike të perandorisë dhe që e ndihmonin për të kaluar një udhëtim të rehatshëm dhe të sigurt.

Ai rridhte nga një familje me rrënjë të thella, të respektuar dhe të pasur. Ishte shkolluar në Enderun, shkollën e administratës osmane, një nga institucionet arsimore më të rëndësishme të asaj kohe. Këtu kishte mësuar 7 deri në 8 gjuhë të huaja, kishte treguar talentin e tij në çdo fushë të artit dhe duke fituar zemrën e sovranit të kohës kishte zënë vendin e merituar brenda rrethit të drejtuesve të shtetit në pallatin sulltanor. Ai njihej si një njeri me humor, i dashur, i zgjuar dhe dallohej për dijet dhe mençurinë që kishte. Dhe a nuk është pak e çuditshme që njeri me këto veçori si Evlija Çelebiu të mos jetë martuar fare gjatë të gjithë jetës së tij?

Një natë Evlija Çelebiu kishte parë në ëndërr Pejgamberin e myslimanëve duke i thënë “Shefaat ja Resulull-llah”, që do të thotë: “Ndërmjetëso o Muhammed për faljen e gjynaheve tona”, por i ngatërrohet goja dhe në vend të kësaj i thotë “Seyahat Ya Resul”, që do të thotë “Muhammed më ndihmo të udhëtoj”. Por pas kësaj nate ku ai kishte shprehur këtë dëshirë kishin kaluar shumë vite. Në fillim udhëtoi në rrethinat e Stambollit, pastaj në Ballkan dhe pas gjithë këtyre udhëtimeve që bëri duke përshkuar rrugë të gjata e pambarim njëri prej këtyre udhëtimeve dhe ai që është përvoja më e rëndësishme për të shkruar librin e tij të udhëtimeve “Seyahatname” ishte udhëtimi në Krime.

Anija me të cilën lundronte në kthim të udhëtimit në Krime, udhëtim që ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën e Evlija Çelebiut, e zuri një furtunë e madhe në Detin e Zi. Pas një dite dhe nate përpjekjeje për të mbijetuar në anijen që lëkundej si djep nga furtuna, anija nuk arriti të rezistonte pavarësisht gjithë përpjekjeve të ekuipazhit dhe u mbyt. Në të kundërtën e shumicës së ekuipazhit të anijes Evlija Çelebiu shpëton i gjallë nga ky aksident, të cilin nuk do ta harronte sa të ishte në jetë. Kur copëzat e anijes, sipër të cilave ishte kapur, iu afruan bregut, ai arriti të zbresë në stere duke u kacafytur me aq fuqi sa i kishin mbetur me dallgët e detit. Vendbanimi ku shkeli ishte Trabzoni i sotëm dhe detyrohet që këtu të qëndrojë për një copë kohë. Dhe pikërisht këtu kalon edhe historia e dashurisë që ka mbërritur deri më sot. Gjatës kohës që kaloi këtu Evlija Çelebiu bie në dashuri me një vajzë të re nga Trabzoni.

Sipas një rrëfimi anonim dashuria e Çelebiut është shumë e madhe, një dashuri e mbushur plot pasion. Në vendet që kishte shëtitur ai kishte parë sa e sa vajza të bukura, por ajo që ia kishte gjetur çelësin e zemrës ishte kjo vajzë e mistershme nga Trabzoni. Çelebiu kishte mbetur i mbërthyer në kthetrat e kësaj dashurie sekrete, ishte përvëluar dhe pjekur njëkohësisht brenda saj.

Vetëm se fatkeqësisht kjo dashuri, e cila shkaktonte furtuna të mëdha në botën e pasur shpirtërore të Evlija Çelebiut, dashuri që e shndërronte atë sa në një gjendje në tjetrën, nuk përfundon me takimin e bashkimin e tyre. Pasi Çelebiu nuk arrin ta marrë për grua vajzën që e donte aq shumë, pavarësisht se u përpoq duke mos lërë gjë pa bërë. Ndoshta ajo që e rrënoi më shumë shpirtërisht atë ishte njëanshmëria e kësaj dashurie, ndoshta vajza nuk ndjente të njëjtën gjë. Përndryshe a e kishte problem Evlija Çelebiu të merrte vajzën që dashuronte, po të kemi parasysh që ai kishte miq gjithandej, dyert i kishte të hapura kudo që shkonte, madje edhe në shtetet e huaja? Vetëm se dashuria është një magji, shkakun dhe arsyen e të cilës njerëzimi nuk e ka zgjidhur dot deri më sot. Derën e çdo zemre mund të mos e hapin sa e sa çelësa, megjithëse mund të kenë një shpirt të pasur si Evlija Çelebiu.

Megjithëse të gjitha dhimbjet, plagët e thella që i ka shkaktuar kjo dashuri në zemër mundohet ti shërojë me një dashuri plot pasion, prapëseprapë Çelebiu nuk ka gjë në dorë. Përballja e tij me dashurinë, kjo përvojë e hidhur është një eksperiencë, e cila do ndikojë tërësisht në pjesën tjetër të jetës së tij. Çelebiu vendos të largohet menjëherë nga Trabzoni, sikur kështu do të arrinte të largohej nga ajo që i kërkonte zemra, dhe kthehet në Stamboll.

Tani nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, ka qenë dashuria sekrete që ia shembi besimin tek dashuria, që e largoi Çelebiun nga dashuria, apo asnjë nga ato dhjetëra vajza të bukura që ai njohu më vonë pas bukuroshes nga Trabzoni, të cilës i kishte falur zemrën, nuk arriti të hynte e të sundonte zemrën e tij.

Por Çelebiu tashmë e kishte marrë vendimin për sa i takon jetës që i kishte mbetur. Deri në fund të jetës nuk e ndërmerr më një aventurë të tillë, pasionin për udhëtimin e pranon si dashurinë e vetme që ekziston në këtë botë dhe vazhdon të udhëtojë nga një vend në tjetrin duke shkuar deri në qyteza e vendbanime shumë të largëta. Madje edhe frymën e fundit të jetës së tij e jep në rrugë. Në Egjipt ëndrrat e tij marrin fund dhe qiriu tashmë fiket, frymëmarrja nuk dëgjohet më dhe fillon kështu për të udhëtimi tjetër drejt pafundësisë…

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=3f4173c3-c957-4ac0-8973-578465c1959f

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 20

Dashuria e ushtarakut Enver Pasha me Naxhije Sulltanen, mbesa e padishahut osman që sundoi 33 vjet, Abdulhamitit II.

Damask

Dashuria e tyre ka qenë dashuria më e çuditshme dhe më e pikëlluar e viteve të fundit të shtetit Osman. Një vajzë e vogël e sarajit, vetëm 12 vjeçe, dhe një ushtarak ambicioz, emri i të cilit ishte i lakuar po aq sa për trofetë, edhe për disfatat, u fejuan dhe u martuan pa u parë më parë në fytyrë me njëri-tjetrin. Dashurinë ata e rritën me anë të korrespondencës disa vjeçare duke i dërguar njëri-tjetrit fotografi dhe letra. Të ndodhur nën presionin e politikës, luftërave, pushtetit dhe intrigave për pushtet të kohës ata nuk patën mundësi që ti jepnin jetë kësaj dashurie, pasi e përjetuan këtë dashuri në një nga periudhat më të trazuara të historisë, duke mos pasuar kohë as për një jetë të rregullt bashkëshortore. Sot do t’ju bëjmë fjalë për Enver Pashën dhe Naxhije Sulltanen.

Naxhije Sulltania ishte mbesa e Abdulhamitit II, padishahu osman që sundoi për 33 vjet. Kurse heroi tjetër i rrëfimit tonë është Enveri, një major i ri në moshë, një nga liderët e Komitetit “Bashkim dhe Përparim” (İttihat ve Terakki Cemiyeti) që i lëkundi fronin Abdulhamitit.

Kurse Naxhije Sulltania ishte një vajzë e pafat e pallatit sulltanor, por njëherësh një vajzë çamarroke që e donin të gjithë dhe që mbahej në pëllëmbë të dorës. Enver Pasha ishte një personalitet historik, për të cilin debati se ka qenë një tradhtar i atdheut apo një hero i lirisë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Por nuk duhet harruar edhe fakti, që po aq sa ishte një ushtarak ambicioz, ai ishte edhe një komandant tejet i pikëlluar dhe egoist. Në rastin e dashurisë së tyre Enveri na del përpara me titullin e një të dashuruari shumë të mirë dhe besnik, të një bashkëshorti që ushqen një dashuri të madhe për gruan e tij.

Në vitet kur Abdulhamiti ishte rrëzuar nga froni dhe kur padishah ishte Sulltan Reshati Komiteti Bashkim dhe Përparim kërkoi të krijonte një urë komunikimi dhe besimi me pallatin sulltanor. Duke qenë të vetëdijshëm se kjo iniciativë për pajtim dhe paqe me Portën e Lartë do të ishte e suksesshme dhe lidhja do të ishte më e shëndoshë nëse bëhej një martesë, si kandidatin më të përshtatshëm për këtë Komiteti përcaktoi Enver Pashën. Në ato vite Enveri ishte një ushtarak me të ardhme të ndritur. Për më tepër ishte një njeri shembullor, i cili mund të paraqitej e caktohej si kandidat për dhëndër në pallatin e sulltanit. Ndërsa nga ana e sarajit vajza më e përshtatshme për këtë martesë ishte Naxhije Sulltania, megjithëse ishte ende tek të 12-at.

Kur u mor vendimi për krijimin e lidhjeve farefisnore ndërmjet Komitetit dhe Sarajit Naxhije Sullatnes i vendosën përpara fotografitë e kandidatëve dhe iu kërkua të zgjedhë njërin prej tyre. Naxhija pasi i pa fotografitë zgjodhi njërin prej këtyre kandidatëve. Vetëm se nga turpi nuk e thotë se cili ishte ky person. Por më në fund kuptohet se kush ishte, pasi Naxhija e vogël fotografinë e Enverit në dorë e kishte mbajtur më shumë se atë të kandidatëve të tjerë.

Në vitin 1909, kur unazat e fejesës i vendosën pa e parë ende nga afër njëri-tjetrin, Naxhija ishte 12 vjeç, kurse Enveri ishte 28 vjeç. Për shkak të shkuarjes së Enver Pashës në Tripoli të Libisë dhe në Evropë me detyra të ndryshme çifti nuk takohet asnjëherë, por gjatë kësaj kohe vazhdojnë të këmbejnë letra. Enver Pasha i shkruante gjithmonë letra të gjata Naxhijes, të cilës i dinte vetëm emrin. Dhe për shumë vite martesën e vazhdojnë kështu pa e parë njëri-tjetrin. Dashuria e tyre lulëzonte e rritej me fuqinë e fjalëve në letra. Kurse Enveri, lëre Naxhijen të gjallë, fotografinë e saj do të arrinte ta shikonte 2 vjet pas martesës. Fotografia ishte një dhuratë të cilën Naxhija ia dërgonte Enverit si kundërpërgjigje të shpëtimit që ky i fundit i kishte bërë Edirnesë. Kur e pa fotografinë e Naxhijes Enveri u lumturua aq shumë saqë mori menjëherë lapsin dhe nisi të shkruaj një letër falënderimi, në të cilën do të shkruante edhe këto rreshta: “… As që arrij ta imagjinoj se çfarë ndjenjash do të më kapin kur t’ju shikoj juve nga afër. A e dini se çfarë i kam bërë fotografisë tuaj? Atë e vendosa në sirtarin e përparmë të tavolinës së madhe të punës. Nuk e disa se sa herë e hap dhe e shikoj në ditë, por sa herë që e shikoj zemra më rreh fortë, pastaj e puth dhe e kyç brenda në sirtar. Por nuk do të qeshni shpirti im nëse ju them që madje edhe gjatë kohës kur jam shumë i zënë ndarja ime me fotografinë nuk zgjat më shumë se 10 minuta?”

Shpallja e Monarkisë II Kushtetuese, intrigat e sarajit, luftërat për pushtet dhe zhvillime të tjera bënë që Naxhije Sulltania dhe Enver Pasha të martohen në vitin 1911. Por me njëri-tjetrin ata u bashkuan në vitin 1913. Tani Enveri e kishte marrë titullin Pasha dhe ishte bërë Ministër i Luftës duke kaluar kështu në krye në ushtrisë së shtetit osman. Ata ishin parë e takuar me njëri-tjetrin, por ishin kohë të vështira, ishin vitet kur bota ishte e përfshirë e gjitha nga luftërat.

Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore ata detyrohen të prishin jetën e ngrohtë familjare, pikërisht atëherë kur sapo kishin gjetur lumturinë. Tragjedia e Sarikamishit po përgatiste ndërkohë edhe fundin e Enver Pashës. Për komandantin që e përgatiti këtë tragjedi dhe të afërmit e tij tani kishin nisur vitet plot vuajtje të internimit. Personi që Enver Pasha, i cili kishte një karakter mjaft ambicioz, e mbivlerësonte ndaj kësaj ambicie që i kishte dhënë Krijuesi (Zoti) ishte Naxhijeja. Enver Pasha po aq sa ishte i dhënë pas idesë së Lirisë barte në vetvete edhe ambicien për të lumturuar sulltaneshën e tij, të cilën e donte aq shumë, që për çdo gjë që bënte të merrte edhe pëlqimin e saj. Tani Pashai nuk mund të rrezikonte dhe të dilte përpara gruas së tij i ngarkuar me fajin e mosrealizimit të idealit dhe disfatave të mëdha. Në fillim ai shkon në Rusi dhe prej këtu mundohet të kalojë në Turkistan. Avioni me të cilin udhëtonte rrëzohet katër herë, dy herë bie në burg, ku qëndron me muaj të tërë.

Gjatë kësaj kohe si pasojë e peripecive që kishte kaluar, krizave që kishte kapërcyer dhe ballafaqimit me vetveten kishin ndryshuar edhe pritshmëritë e Enverit nga jeta. Në fund të këtyre viteve plot dhimbje që pashai kishte kaluar larg familjes së tij i shkruan një letër Naxhije Sulltanes. Përmes kësaj letre ai i përcjell bashkëshortes ato çfarë mendonte të bënte në të ardhmen, do të përhapte lajmin sikur kishte vdekur dhe pasi të kishte humbur gjurmët, do të jetonin të dy në Zvicër. Naxhije Sulltania fillon të presë me padurim dhe plot shpresë ato ditë.

Naxhije Sulltania vazhdonte jetën e saj në Stamboll dhe ndërkohë që priste ndonjë lajm nga Enveri kishte nisur të ëndërronte për jetën që do të bënin të dy bashkë në Zvicër. Ajo ushqente shpresat se këto vite plot vuajtje një ditë do të merrnin fund. Si përfundim pas një kohe vjen lajmi për vdekjen e Enver Pashës. Për disa muaj Naxhije Sulltania ndaj rrethit të saj bën dhe sillet sikur e ka besuar këtë lajm, por nga ana tjetër pret lajmin ‘tjetër’ që do ti vijë nga Enver Pasha.

Pas disa muajsh vjen në Stamboll adjutanti i Enver Pashës, Ismet Beu. Naxhijeja kur e pa tek dera adjutantin u gëzua, pasi mendoi se i kishte sjellë mesazh nga Enveri, por lajmi që kishte ardhur ishte një lajm i zi. Enver Pasha ishte qëlluar dhe kishte vdekur me shpatën në dorë ndërsa kishte kaluar në sulm kundër zjarrit të mitralozit të rusëve në shpatet e Malit Pamir. Trupi i pajetë ishte varrosur nën një pemë arre pranë një kroi në fshatin Abiderja. Adjutant Ismet Beu kishte sjellë me vete edhe një fotografi, e cila kishte dalë nga xhepi i Enver Pashës. Ajo ishte fotografia e Aliut, djalit që Enveri nuk e kishte parë asnjëherë. Kur pa pikat e gjakut që kishin rënë mbi fotografi ndërsa po e merrte nga duart e adjutantit Naxhije Sulltania e kuptoi që Enveri kishte vdekur me të vërtetë.

Dashuria e Naxhije Sulltanes dhe Enver Pashës, lulëzimi, rritja dhe fundi i saj janë të mbushura plot hidhërim. Pasi kjo pjesë letre që vijon, letra e fundit që Enveri i ka shkruar bashkëshortes, Naxhije Sulltanes, shpreh në formën më të goditur gjendjen e tyre të trishtuar:

“Naxhija ime, sytë e mi të dashur,

Nga ana e armikut nuk ka ndonjë lëvizje. Është ende mëngjes. Emirit afgan i komunikova se nuk ishte veprim i drejtë tërheqja që u bëri ushtarëve dhe ndihmave dhe se bolshevikët ishin të pabesueshëm. Kërkova prej tij të na rikthente të paktën ilaçet dhe materialet e tjera. Të shikojmë se si do të jetë fundi?

Lutu për mua! Që tani të kthehem me një sukses të vërtetë. Zoti im të mos më turpërojë në këtë detyrë të madhe që kam. Në këtë situatë të pashpresë lutu Naxhijeja ime për turqizmin dhe botën islame! Ja kështu zonja ime, po e mbyll letrën duke të shkruar edhe rreshtat e fundit. Brenda letrës përveç luleve të malit që të kam dërguar çdo ditë po të dërgoj edhe një degë të vogël që sapo e këputa nga vidhi, poshtë të cilit kam sa e sa net që fle.

Ty bashkë me bijtë e mi po ju lë amanet tek Zoti. Shpirti im, zonja ime emrin tënd e kam gërvishtur me biçak edhe mbi trungun e vidhit…”

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=c52a4c1b-ca51-4367-a7d0-6a2c3204977e

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 19

Dashuria e Sulltan Abdulmexhidit dhe egjiptianes së bukur Bezmara.

1453497Abdulmexhidi ka qenë djali i Sulltan Mahmutit të Dytë, i cili në historinë osmane njihet edhe si sovrani i reformave. Në fron ai ishte ngjitur pas vdekjes së babait, në një moshë shumë të re, kur ishte ende 16 vjeç. Abdulmexhidi ishte një djalë i sjellshëm, i edukuar mirë, me një natyrë të butë, i zgjuar dhe shumë i pashëm. Ai kishte marrë një shkollim të mirë në pallatin sulltanor. Fytyrën e kishte të kthyer nga Perëndimi, ashtu edhe si babai i tij, por Abdulmexhidi kishte edhe disa anë të dobëta. Ishte i dhënë shumë pas dëfrimit, stolisjes, madhështisë dhe shpenzimet e shumta që bënte dhe që nganjëherë arrinin deri në ekstravagancë. Një jetë e tillë dhe prirja e tundimi që kishte ndaj femrave i sollën edhe vdekjen e shpejtë, në moshën 39 vjeç.

Abdulmexhidi ishte një nga sovranët që brenda Dinastisë Osmane doli në plan të parë me femrat dhe dashuritë që jetoi. Për herë të parë gjatë sundimit të tij ndodhën edhe risitë e para në cilësinë e skandaleve të dashurisë. Kjo gjendje dhe jetë e tij kishte shërbyer si një material i mirë për opozitarët e reformave të perandorisë.

Ashtu siç e kishin nënvizuar shumë dijetarë dhe letrarë, dashuria nuk mund të kishte një përkufizim të vetëm. Tek çdo njeri ajo merrte një kuptim të ndryshëm. Përkufizime për dashurinë kishte aq sa numri i personave që kishin rënë në dashuri dhe e kishin jetuar atë. Për dikë dashuria ishte e veçantë, unike, e mëvetësishme, pasi njeriu mund të dashurohej vetëm me një njeri. Kurse sipas disa të tjerëve dashuria ishte një ndjenjë që vazhdonte. Gjatë këtij procesi njeriu mund të përjetonte më shumë se një dashuri. Për këtë kategori njerëzish, thelbësore ishte dashuria, ndryshimi i trupit etj. E kush mund ta dënonte dashurinë në një kohë që shumë sekrete nuk ishin zgjidhur ende?

Abdulmexhidi pavarësisht se mikut të tij të afërt dhe njëherësh doktorit të tij personal Dr.Spitzer i kishte thënë se ndjenjat e vërteta shpirtërore që i dilnin nga zemra i ushqente për Gylxhemalin, me të cilën ishte i lidhur përzemërsisht, në realitet ai ishte dashuruar me shumë femra. Në një kohë që Gylxhemali ishte më e bukur se të gjitha vajzat e haremit, ishte e kulturuar, e butë për nga natyra, ishte një grua e mençur dhe e pasionuar pas bisedave të Abdulmexhidit. Ndoshta kjo mungesë besnikërie e Abdulmexhidit kishte shkaktuar vdekjen nga veremi në moshë të re të Gylxhemalit.

Personazhi i rrëfimit tonë është Bezmara, e cila ishte birësuar nga një pasha egjiptian. Pas vdekjes së babait bashkë me nënën, Zehra Hanëmen, të dyja erdhën dhe u vendosën në Stamboll. Bezmara ishte një vajzë e re, e shkolluar dhe që luante shumë bukur në piano. Për më tepër ajo ishte aq e bukur saqë shtresa e lartë e Stambollit brenda një kohe të shkurtër ishte magjepsur nga bukuria, talenti që kishte në rënien e pianos dhe stili qibar i folurit plot delikatesë dhe edukatë i kësaj egjiptianeje. Kur fama e Bezmaras i vajti në vesh edhe Sulltan Abdulmexhidit, sovrani e ftoi në pallatin sulltanor Bezmaran bashkë me nënën e saj dhe kërkoi të dëgjonte ekzekutimin në piano të vajzës së re. Atë ditë Abdulmexhidi u dashurua që në shikimin e parë me Bezmaran që kishte ardhur në saraj. Dhe që nga ai moment shtirja në dorë e Bezmaras do të përbënte për sulltanin edhe angazhimin më të madh. Kur kjo dashuri iu rrit përbrenda dhe tashmë u bë kusht për lumturinë e Bezmaras Abdulmexhidi vendosi që ta merrte atë në haremin e tij. Vetëm se kur ia komunikoi dëshirën e tij nënës së vajzës, Zehra Hanëmes, kjo e fundit tha se Bezmara nuk ishte robinjë, ajo ishte një femër e lirë dhe vendosi si kusht celebrimin. Pavarësisht se nëna e Abdulmexhitit, Bazm-i Alem dhe disa drejtues të lartë të pallatit dolën kundër një martese të tillë dhe e paralajmëruan Abdulmexhidin për të mos e lidhur këtë martesë, sulltani e lidhi kurorën në një mënyrë dhe formë që ishte parë shumë rrallë në traditën e pallatit. Në saraj Bezmara hyri nuse e shoqëruar me një regjiment të mrekullueshëm me dasmorë si në përralla.

Kjo vajzë e re me natyrën e saj të këndshme, të qeshur dhe të lirë, me nazet dhe veprimet joshëse e me formim e fytyrë të kthyer nga Perëndimi pothuajse ia kishte marrë fare mendjen Abdulmexhidit. Aq sa Abdulmexhidi i njohur për çapkënllëqet e tij i kishte harruar tashmë gratë e tjera, i kishte nënvlerësuar ato dhe kishte vendosur ti qëndronte besnik Bezmaras. Sovrani jo vetëm që ishte i dashuruar pas saj, por edhe e respektonte shumë atë. Bezmarës i besonte aq shumë saqë i kishte dorëzuar asaj djalin e tij, që e kishte me një grua tjetër dhe që i kishte vdekur nëna, duke ia ngarkuar asaj detyrën e nënës.

Abdulmexhiti dhe Bezmara për një kohë kaluan ditë të lumtura e plot gëzim e hare. Por pas një kohe të shkurtër, sa do që sovrani i kishte qëndruar asaj besnik në jetën bashkëshortore Bezamara nisi të kalonte kriza xhelozie. Debatonte dhe grindej me gratë e tjera të sovranit, garonte me ato në çdo çështje dhe kur gjente rastin përbuzte pjesëtarët e tjerë të haremit. Në vend që ti kthente përgjigje siç duhej dashurisë plot pasion të Abdulmexhidit ajo thurte intriga ndaj shërbëtorëve të sarajit, kujdestarëve të oborrit dhe rojeve të haremit. Jeta në saraj nuk përputhej me jetën që dinte e kishte shijuar ajo më parë, kështu që nuk kishte arritur ti përshtatej jetesës monotone brenda sarajit sulltanor. Ajo ishte xheloze, madje edhe ndaj vëllezërve të tjerë të Abdulmexhidit, Abdulaziz dhe Murat, të cilët ishin ende fëmijë, duke ushqyer ndaj tyre ndjenja urrejtjeje. Madje një herë Abdulhamitin, një nga princat e rinj të kurorës, ndaj të cilit sillej shumë keq, e kishte kafshuar në krahë sikur të kishte qenë kafshë.

Kur ndodhi kjo ngjarje askush në pallat nuk e kishte gjetur guximin t’ia rrëfente sulltan Abdulmexhidit. Sepse sovrani ishte i dashuruar marrëzisht me Bezmaran. Pasi banorët e tjerë të pallatit mendonin se Abdulmexhidi nuk kishte për ta besuar edhe sikur t’i tregonin për sjelljet e pahijshme të Bezmaras dhe nuk do të arrinin ta bindnin atë.

Më në fund njëri prej shërbëtorëve gjeti një zgjidhje të mençur. Duke përfituar nga dashuria që kishte Abdulmexhidi ndaj teatrit, një natë kërkoi takim dhe iu paraqit sovranit dhe ngjarjen në fjalë e vendosi në skenë përmes një komedie. Sovrani e kuptoi mesazhin dhe domethënien dhe pastaj thirri princin, të cilin e mori në pyetje dhe mësoi prej tij si qëndronte e vërteta.

Po a ishte e mundur që dashuria të mbaronte në çast ashtu edhe siç kishte filluar? Atë mbrëmje Abdulmexhidi thirri pranë nënën e tij dhe i tha që të nesërmen ta dëbonte Bezmaran nga saraji. Dashuria e tyre ishte një dashuri e madhe, por ajo mori fund menjëherë, ashtu edhe siç ishte ndezur. Kjo dashuri kishte qenë e mbushur me zemërim, kishte qenë idhnake, gjaknxehtë, ishte përjetuar me shpejtësi dhe entuziazëm e pasion.

Të nesërmen Bezmara ishte hipur në një kaike bashkë me pajën e saj dhe u dërgua për në shtëpinë e nënës së saj, Zehra Hanëmes. Tani sulltan Abdulmexhidi nuk donte as ta shikonte dhe të fliste me Bezmaran, me të cilin kishte zgjidhur kurorën.

Po a ishte e mundur që të fishkej e shuhej kaq shpejt dashuria? A mund ta flakje tej menjëherë të dashurën, edhe sikur kjo të mos kishte qenë besnike apo tradhtare? A ishte e mundur që të bëje sikur nuk kishte ndodhur asgjë, nuk ishte përjetuar asgjë, të bëheshe moskokëçarës ndaj gjithë atyre ndjenjave? Ndoshta njeriu edhe pasionet e tjera i mendonte sikur të ishin dashuri!

Sipas zakoneve dhe botëkuptimit të asaj kohe, Bezmara pas shkurorëzimit duhet të qëndronte e mbyllur në shtëpi si ish-gruaja e Sulltanit dhe të mos martohej më. E kundërta e kësaj do të ishte mungesë respekti ndaj pallatit sulltanor. Mirëpo Bezmara pasi kishin kaluar disa vite krijoi marrëdhënie intime me Tevfik Pashën, me të cilin më vonë edhe u martua. Në fakt kjo martesë ishte shembulli i parë që po ndodhte në historinë osmane, që ish-gruaja e një padishahu të martohej me një njeri të zakonshëm për pallatin. Ndërsa e ëma, Zehra Hanëm kishte vdekur nga marazi.

Abdulmexhidi mbajti një qëndrim indiferent ndaj kësaj martese, nuk i kushtoi shumë rëndësi, por vëllai i tij, Abulazizi, i cili hipi më pas në fronin sulltanor, nuk u tregua edhe aq shumë tolerant. Sulltan Abdulazizi e shkarkoi nga detyra Tevfik Pashën dhe të dy burrë e grua i internoi në Bursa. I trembur nga ato që mund ti ndodhnin më pas në jetë Tevfik Pasha e ndau Bezmaran në një mënyrë aspak fisnike. Kjo ndarje e rrënoi Bezmarën shpirtërisht dhe moralisht. Por si duket drejtësia bëri të sajën dhe Tevfik Pasha vdiq papritur pas zgjidhjes së kësaj martese. Madje ka nga ata që pretendojnë se pashai ka qenë helmuar fshehurazi nga pallati sulltanor.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=88440e56-1de8-4d91-9d45-5d7d11c383d3

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 18

Dashuria e muzikantit të njohur në periudhën e Selimit III, Sadullah Agait dhe vajzës kaukaziane të haremit të motrës së sulltan Selimit.

145585

Sadullah Agai ka qenë një nga muzikantët e njohur të periudhës së Selimit III, i cili ishte edhe vet një nga mjeshtërit gjeni në muzikë. Sulltan Selimi III ashtu si sundimtarët e tjerë osmanë i merrte nën mbrojtjen e tij njerëzit e artit. Sadullah Agai sovranin Selim e kishte njohur që kur Selimi kishte qenë princ dhe ishte një nga muzikantët nga të cilët Selimi kishte marrë mësime dhe gëzonte një respekt të madh në rrethet muzikore të Stambollit.

Zëri i bukur dhe talenti që kishte në muzikë bëri që Sadullah Agai të përzgjidhej që në moshë të re në shkollën e pallatit sulltanor, Enderun. Këtu Sadullah Agai ishte një nga nxënësit që shquhej për zgjuarsinë dhe mirësjelljen fisnike. Me mësimet që mori nga mësuesit e rëndësishëm të kohës në fushën e muzikës i forcoi edhe më shumë dijet teknike me talentin. Por njëkohësisht në shkollën e pallatit ai mësoi edhe arabishten dhe persishten. Falë aftësive, zellshmërisë dhe mirësjelljes ai u ngrit në detyrë brenda një kohe të shkurtër dhe u emërua në postin që kishte për detyrë të merrej me çështjet private të Padishahut. Për vite të tëra Sadullah Agai mori pjesë në kuvendet muzikore të Sovranit. Ai ishte një nga muzikantët e pazëvendësueshëm në ahengjet muzikore, netëve me hënë që bëheshin në pallatin sulltator si dhe në argëtimet që organizoheshin në varkën e sulltanatit në brigjet e Bosforit.

Sulltanesha Bejhan, motra e Sulltan Selimit III, ishte e dhëne pas artit po aq sa edhe vëllai i saj i madh. Kur vendosi që robinjat ti edukonte në sarajin e saj ajo i ishte lutur padishahut për të caktuar një njeri që mund të jepte mësime muzike. Selimi III si mësues në haremin e sulltaneshës Bejhan kishte caktuar Sadullah Again, një nga muzikantët më të mirë të pallatit sulltanor. Pasi Sadullah Agai ishte një burrë zotëri, serioz, i ndershëm dhe i mirëedukuar. Duke qenë se sulltanesha Bejhan e njihte Sadullah Again nuk kishte parë asnjë gjë të keqe që ky të ishte personi i kërkuar për të punuar në haremin e saj.

Sadullah Agai në sarajin e sulltaneshës Bejhan shkonte dy herë në javë dhe u jepte mësime muzike vajzave njëra më e bukur se tjetra, vajzave me trup të hollë e delikat, me zë të frikësuar dhe të veshura me fustane mëndafshi që mblidheshin nën kupolën e praruar të sarajit. Ashtu edhe siç pritej prej tij Sadullah Agai e ushtronte me edukatë profesionin e mësimdhënësit dhe disave prej tyre u mësonte si ti binin defit, disa të tjerave si ti binin lirës, kurse disa të tjerave si të këndonin. Zërat e kulluar si qelibari të vajzave çerkeze, njëra më e bukur se tjetra që i rreshtoheshin përballë, e mbështillnin sarajin me një diçka magjike e qetësuese. Kubetë e larta të sarajit kumbonin nga zërat dhe tingujt melodiozë të bukurosheve të turpshme, të cilat me të mbaruar mësimin Sadullah Agai shpërndaheshin dhe silueta e tyre humbiste menjëherë prapa kolonave prej mermeri.

Sadullah Agai ishte i lumtur dhe i kënaqur nga jeta që bënte, sidomos qëkur ishte marrë nën mbrojtje në fillim nga Sulltan Selimi dhe më pas nga motra e tij, sulltanesha Bejhan. Por kjo lumturi nuk do të zgjaste shumë, çdo gjë do të ndryshonte me njohjen Mihribanit.

Një ditë Sadullah Agai kishte shkuar përsëri në sarajin e Sulltaneshës Bejhan dhe po u jepte mësim muzike si përherë robinjave të mbledhura përreth tij. Kur papritur në mesin e harmonisë së kulluar të zërave që lartësoheshin prej grupit të vajzave drejt kupolës së sarajit dalloi një zë të trishtuar. U kthye andej nga erdhi zëri, pasi donte që të shikonte robinjën që nxirrte atë zë. Në atë çast u përball me shikimin e fikur e lozonjar që dilte nga sytë ngjyrë lajthi të Mihriban-it. Sadullah Agai u shtang përballë këtij shikimi që deklaronte hapur se ajo ishte e dashuruar pas tij dhe kësaj sjelljeje plot respekt që robinja po shfaqte ndaj tij. Mësuesi i muzikës ishte habitur me atë që po shikonte. Nuk po ia ndante sytë robinjës së bukur, e cila e gjendur nën magjinë edhe të muzikës vazhdonte të këndonte këngën me një afsh e pasion të pashpresë. Mësuesi e mblodhi veten dhe i hoqi menjëherë sytë nga robinja duke e ditur se kjo që po bënte ishte një gjest i paedukatë, por ajo që pritej kishte ndodhur tashmë. Pas një farë kohe nuk e frenoi dot vullnetin dhe i drejtoi edhe një herë sytë nga robinja. Ç’të shikonte, vajza çerkeze, Mihribani ishte shumë e bukur. Por këtë herë robinja ia fshehu shikimin e saj që shpallnin një dashuri të pashpresë.

Që nga ai çast të dy jo vetëm që nuk u çliruan dot nga thurrja e ëndrrave për njëri-tjetrin, por tani takoheshin fshehurazi edhe në kopshtin shumë të bukur të sarajit të rrallë të sulltaneshës Bejhan, duke gjetur kështu rastin të këmbejnë dy fjalë. Sadullah Agai e ndjente veten të turpëruar dhe të shqetësuar përballë kësaj gjendjeje, e cila nuk përputhej me moralin e Haremit, dhe ajo që është më e rëndësishmja ai nuk e vlerësonte si të përshtatshme për karakterin e tij një veprim të tillë. Kështu që Mihribanin mund ta shikonte vetëm për një çast, nëse kishte fat mund të këmbente me atë edhe dy fjalë, por edhe kjo lloj edukate do të thoshte kapërcim i kufijve. E ndërkohë që përbrenda në zemër i rritej si një ortek dashuria, për të cilën ishte i bindur se ishte reciproke, Sadullah Agai nuk kishte gjë në dorë për të bërë në emër të martesës me robinjën. I vinte turp dhe kishte frikë nga vetja. Si do t’ua tregonte të tjerëve që kishte rënë në dashuri me një robinjë Haremi, si do t’ua shpjegonte rrethit të tij këtë gjendje. Duke qenë i vetëdijshëm se në kjo situatë ishte një diçka e pafalshme në traditën e dinastisë osmane, gjëja e vetme që kishte mundësi të bënte ishte të kompozonte një këngë në formën që mund ta kuptonte Mihribani dhe dashurinë që ushqente për të ta shprehte duke kënduar këngët kushtuar asaj gjatë orëve të mësimit të muzikës, kur edhe ndodhej i rrethuar nga robinjat e Haremit.

E ndërkohë që dy të dashuruarit digjeshin të pashpresë në dashurinë e pastër të tyre, dikush, një sy të fshehur prapa qosheve të qeta apo drurëve të kafazit zbuloi ndjenjat e bukura dhe takimet e fshehta që realizonin dy të dashuruarit. Pasi dashuria ishte një ndjenjë e pamaskueshme, e pamundur të mbetej e fshehtë sado të trashë që të ishin muret që ngriheshin si pengesë përpara saj.

Ata që e diktuan dashurinë e robinjës Mihriban me mësuesin e muzikës Sadullah Aganë ia komunikuan menjëherë sulltaneshës Bejhan këtë sekret që qarkullonte në saraj. Kurse sulltanesha Bejhan një gjë të tillë e pranoi si një sjellje të paedukatë që ishte bërë kundër personalitetit të saj dhe e dëboi Sadullah Again nga saraji duke i ndërprerë menjëherë mësimet e muzikës për vajzat e Haremit të saj. Për më tepër në vend që ta zbuste e qetësonte zemërimin filloi ti lutej e këmbëngulte pranë vëllait të madh, Padishah Selimit, për vrasjen e Sadullah Agait.

Por Sulltan Selimi e vlerësonte shumë Sadullah Again dhe sa do që të motrës, sulltaneshës Bejhan i kishte thënë se e kishte ekzekutuar me varje mësuesin e muzikës, ai u mjaftua duke e ndëshkuar Sadullah Again me izolim në birucë. Dhe këtë e bëri me qëllim. Pasi mendoi se duke e mbajtur Sadullah Again të fshehur për një kohë të caktuar nga sytë e njerëzve do të pengonte harxhimin dhe largimin nga kjo botë të një gjeniu të muzikës, siç ishte Sadullahu. Gjatë kësaj periudhe privimi nga liria dhe të mirat e jetës që zgjati me ditë e javë të tëra Sadullah Agai nuk kishte qëndruar duarbosh, ai kishte shkruar shumë këngë dhe kishte bërë shumë kompozime. Kishte hedhur në nota dhimbjen e zemrës (të ndarjes nga e dashura), fatin e tij dhe ishte munduar të ngushëllonte veten me këtë. Gardianët dëgjonin prej tij shpesh një bejte që e përsëriste me këmbëngulje dhe me lot në sy;

“Dashuria që më mban zemrën zbuluar është e jotja,

Ah shpirti im, zemra ime Mihriban,

Ah sikur të ishe e imja, shpirti im Mihriban…”

Sulltan Selimi ngaqë e donte shumë të motrën, i kishte thënë kësaj që sazexhiu ishte dënuar siç kishte dashur ajo. E ndërsa mendonte se si do ta linte të lirë Sadullah Again pa ia thyer zemrën të motrës, fati i qeshi muzikantit që mbahej i mbyllur në birucë.

Ishin ditë ramazani dhe një natë sulltanesha Bejhan ishte e ftuar në darkën e iftarit të sulltan Selimit që shtrohej në pallatin Topkapi. Sulltanesha Bejhan u deh me meloditë artistike që ekzekutonin mjeshtërit e muzikës që u binin veglave pas kafazit prej druri dhe papritmas u qederos. Pasi kur pa vendin që kishte mbetur bosh nga Sadullah Agai ndjeu në kraharor një dhimbje të madhe dhe ishte penduar për vendimin që kishte marrë për muzikantin edhe të Haremit të saj. Nuk e mbajti dot qederin përbrenda dhe e nisi bisedën që bënte me Sulltan Selimin nga pendesa e saj.

“Ah vëllai i motrës… Më vjen shumë keq për robin tuaj, muzikantin Sadullah Aga, sa shumë që ndjehet mungesa e tij…”

Padishahu ishte i mësuar me baticat e zbaticat në gjendjen shpirtërore të motrës së tij, prandaj përfitoi menjëherë nga kjo situatë dhe duke buzëqeshur i tha:

“Mos u mërzit motër… Unë e dija që ju do të pendoheshit një ditë, prandaj e kam ruajtur gjallë Sadullahun. Duke qenë se jeni penduar atëherë faleni dhe lumturojeni atë siç i ka hije emrit dhe famës tuaj.”

Sulltanesha Bejhan u gëzua shumë me lajmin që mori dhe të nesërmen e thirri Sadullah Aganë në sarajin e saj dhe i komunikoi pëlqimin për lirimin e tij. Pa kaluar dy javë nga kjo ngjarje muzikantin Sadullah Aga sulltanesha e martoi me vajzën e bukur çerkeze të haremit të saj, Mihribanin, e cila i kishte pushtuar zemrën Sadullah Agait që në shikimin e parë.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=2c34a6a4-8173-440f-af0f-5fe37cc09192

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 17

Dashuria interesante ndërmjet myezinit xhamisë së Haremit dhe robinjës së Sulltan Selimit të Tretë, bukuroshes kaukaziane, Dilfeza.

oaz

Një njeri i mençur që e njeh fuqinë e dashurisë, e di që nuk do të mund të hyjë në zemrën e dikujt tjetër që e ruan si relike edhe sikur të jetë Sulltan i kësaj bote dhe në bazë të kësaj e përcakton edhe sjelljen e qëndrimin e tij. Pasi sa vlen nëse ti je zoti i të dashurës zemra e të cilës rreth për dikë tjetër? Një shembull i ngjashëm me këtë është edhe historia e Sulltan Selimit të Tretë dhe robinjës së tij.

Dilfeza kur ishte sjellë nga Kaukazi në Stamboll i ishte prezantuar sulltaneshës Zejnep, një nga zonjat e pallatit sulltanor. Vrazhdësia e kësaj vajze të re ishte përhapur jo vetëm tek bukuria, por edhe në shpirtin e karakterin e saj. Ajo ishte vendosur sa zogjtë e maleve të Kaukazit, por njëkohësisht ishte e brishtë dhe e trembur. Ishte e vrazhdë dhe e egër si një zog grabitqar, por edhe e butë si një mace. Ishte një vajzë e re e bukur, ku kundërshtitë e mbledhura në trupin e bukur formonin një diçka të këndshme.

Kur e sollën për herë të parë në haremin e Sulltaneshës Zejnep, kjo e fundit nuk e mori guximin ta mbante atë në haremin (rezidencën) e saj pasi e shqetësonte mendimi që bashkëshorti, Kryeministri Mehmet Pasha do të rrëmbehej kur ta shikonte këtë bukuroshe që dukej si një gonxhe e porsakëputur. Për këtë arsye Dilfeza ishte dërguar në haremin e pallatit sulltanor të Topkapisë.

Me kalimin e kohës në Harem Dilfeza e kishte mësuar më së miri turqishten dhe kishte marrë mësime edhe në shkencat e tjera. Me talentin që kishte në muzikë i binte bukur edhe tamburasë. Ajo kishte marrë një edukim të plotë në Harem por për sa i përket çështjes së të bindurit, ajo ishte idhnake dhe kokëfortë si populli i saj në malet e Kaukazit, ku ajo ishte lindur dhe rritur.

Një ditë prej ditëve Sulltan Selimi ishte duke shëtitur në Harem dhe rastësisht dëgjoi Dilfezën tek i binte tamburasë. Ngaqë ishte i dhënë pas muzikës Sovrani kërkoi të njihte nga afër atë që i binte tamburasë. Atëherë sulltani ishte një burrë i pashëm 32-vjeç. Hyri brenda në dhomë dhe kur pa Dilfezën të ulur në gjunjë, e zhytur e tëra në ëndrra dhe që e bënte të qante tamburanë u rrëmbye nga bukuria e egër e saj. Sovrani, i cili ishte njëkohësisht edhe poet edhe kompozitor, pas kësaj njohjeje të parë kërkoi që Dilfeza të shkonte në darkë në dhomën e sulltanit.

Në mbrëmje, kur Dilfeza pasi ishte larë e zbukuruar u shoqërua për në dhomën e Sovranit, në kundërshtim me shumicën e dëshirës që kishin femrat e Haremit, Dilfeza refuzoi që atë natë të ishte gruaja e Sulltanit. Ajo i dinte shumë mirë të drejtat që kishte një robinjë e Haremit. Por kur deklaroi se nuk donte të flinte me Sulltan Selimin, sovrani i duruar dhe i mësuar edhe pse ishte fyer nuk këmbënguli dhe e la Dilfezën të lirë.

Të gjithë banorët e Haremit u habitën kur panë Dilfezën të kthehej urgjentisht në Harem pas paraqitjes tek Sulltani. E përbuzën robinjën duke gjykuar se fajin e kishte pasur ajo. Por kur të nesërmen Sulltan Selimi i dërgoi asaj lajm me kujdestarin e Haremit (Harem Ağası), ata që një ditë më parë më e kishin përbuzur këtë herë u habitën edhe më shumë. Sepse Sulltan Selimi kishte dhënë këtë urdhër: “Kurrë të mos i ndodhë ndonjë gjë e keqe Dilfezës. Çfarëdo që ti ndodhë asaj, ai që e ka bërë ta dijë se do ta paguajë me 1 mijë herë më shumë, deri sa të jetë dakord ajo vet (Dilfeza)…”

I ndodhur përballë një gjendjeje të tillë, diçka që ndodhte shumë rrallë në Harem, njerëzit i kishte kapur një kureshtje e madhe lidhur me arsyen e refuzimit që i kishte bërë Dilfeza Sundimtarit. Sa do që shërbëtoret dhe robinjat e odalijet e tjera të Haremit i afroheshin Dilfezës për të mësuar arsyen e vërtetë, nga goja e bukuroshes kaukaziane nuk dilte asnjë germë, ajo vazhdonte të qëndronte e heshtur, kokulur dhe me sytë e bukur jeshilë në tokë. Banorët e Haremit vazhdonin të ishin akoma kureshtarë, por nga ana tjetër atë nuk mund ta prekte askush.

Dilfeza ngandonjëherë merrte pjesë në mësimet e muzikës që Sulltani bënte në grup dhe i binte tamburasë e këndonte me zërin e saj të kulluar. Në këto prova muzikore me saze të Sundimtarit ajo respektohej duke u ulur në minderet më të mira dhe afër tij. Ngandonjëherë pas përfundimit të ushtrimeve me muzikë ajo bënte edhe biseda intime me Sulltanin, por ende vazhdonte të ishte e ftohtë ndaj ndjenjave të sovranit. E ndërsa banorët e Haremit qëndronin të fshehur prapa qosheve e kolonave dhe e përgjonin, Dilfeza e përshëndeste me edukatë Sulltanin dhe largohej në qetësi për në dhomën e saj. Edhe pse kishin kaluar shumë muaj nga ana e Dilfezës nuk kishte asnjë ndryshim përveç vazhdimit të mbylljes gjithnjë e më shumë brenda vetes.

Ajo strukej para dritares së dhomës që shikonte nga bregu i Gallatës dhe vështronte për një kohë të gjatë përjashta, sidomos në kohën kur këndohej ezani. Shikimin e nguliste tek minarja e xhamisë që gjendej në oborrin e Haremit dhe mendonte gjerë e gjatë. Kjo xhami e vogël e këndshme, të cilën Dilfeza e sodiste me aq ëndje, ishte ndërtuar për të njoftuar banorët e Haremit mbi vaktet e faljes së namazit. Në këtë xhami faleshin edhe namazet e xhenazeve për banorët e pallatit sulltanor dhe në veçanti të femrave të pallatit që largoheshin nga kjo botë.

Para se të fillonte këndimi i ezanit në xhami Dilfeza e bukur ulej para dritares së dhomës së saj dhe pasi dëgjonte thirrjen e myezinit drejtuar shpëtimtarit (Zotit) falej dhe kryente detyrimet e tjera fetare dhe pastaj merrte në gjunjë tamburanë e saj. Ushtrimet e saj të muzikës ngandonjëherë i përfundonte duke derdhur lot nga sytë ndërsa vështronte botën e jashtme përmes degëve të mëdha të drurëve shekullorë që gjendeshin në oborr.

Ata që dëshmuan këtë gjendje shpirtërore të saj nisën të dyshojnë kur panë që Dilfeza bënte veprime e sjellje të ngjashme në çdo vakt që këndohej ezani dhe nisën ta ndjekin atë më nga afër. Dhe më në fund e kuptuan që Dilfeza shikonte nga dritarja e dhomës myezinin me zërin e bukur nga Merzifoni, Jusuf, i cili pesë herë në ditë ngjitej në minaren e xhamisë dhe këndonte ezanin. Kështu pra, zemra e Dilfezës rrihte për këtë mashkull të këndshëm, myezinin me zë basi.

Atyre që bëheshin xhelozë për Dilfezën u qeshi menjëherë fytyra kur doli në shesh sekreti i bukuroshes nga Kaukazi. Por ngaqë nuk ishin të bindur i treguan në fillim Kujdestarit të Haremit, Xhevfer Agait lidhur me thashethemet që qarkullonin nga njëra gojë në tjetrën. Pasi edhe vet Xhevher Agai ishte një Kujdestar haremi që nuk ishte edhe aq miqësor ndaj Dilfezës. Ky njeri, që punonte duke marrë ryshfet nga femrat e Haremit për t’u mbaruar atyre ndonjë punë, nga Dilfeza jo vetëm që nuk kishte marrë as edhe një dhuratë sado të vogël, por për arsye se bukuroshja nuk ia varte, ai ishte gjithmonë keqdashës ndaj saj.

Kujdestari i Haremit sa do që do ti pëlqente shumë të shkonte menjëherë pranë Sulltanit dhe t’ia rrëfente këtë gjendje të padëshirueshme dhe të turpshme duke e ‘bërë qimen tra’ mendoi se do të ishte mirë që ta vëzhgonte edhe një herë vetë Dilfezën. Në vaktin e namazit të sabahut Xhevher Agai veshi gëzofin prej zibelini dhe u fsheh para derës së dhomave të robinjave duke ëndërruar kapjen e Dilfezës me ‘presh në duar’. Por në fakt u kthye vet në gjah. Sepse Dilfeza e kishte dalluar atë më parë dhe me instiktin e mbrojtjes e qëlloi me një shuplakë të fortë duke e rrëzuar Again. Xhevher Agai kishte rënë nga shkallët duke u rrokullisur, sytë i ishin ënjtur e mavijosur, kockat i ishin lënduar.

Në inat e sipër Xhevher Agai shkoi dhe u ankua menjëherë tek Sulltan Selimi duke ia treguar sovranit çdo gjë me detaje, duke filluar që nga dashuria e fshehtë e Dilfezës. Kur u thirr nga Sulltani, Dilfeza, megjithëse në përgjithësi qëndronte e heshtur këtë herë nuk mbajti asnjë gjë sekret, por i rrëfeu të gjitha. Sulltani urdhëroi për mbylljen e Dilfezës në një dhomë, por nuk e akuzoi atë duke i dhënë menjëherë dënimin.

Ndërkohë që Xhevher Agai bënte rolin e gardianit vullnetar para derës së dhomës ku mbahej Dilfeza, Sulltan Selimi dha urdhër për thirrjen dhe marrjen në pyetje të myezinit të xhamisë. E ndërsa myezini rrëfehej sulltani dëgjonte pas kafazit çdo gjë. Dhe më në fund e kuptoi që djaloshi (myezini) nuk kishte dijeni që në Harem jetonte një vajzë me emrin Dilfeza. Nga ana tjetër ishte e pafajshme edhe Dilfeza, pasi ajo dashurinë e jetonte brenda zemrës së vet.

Sovrani, që në fakt shpresonte se Dilfeza do të shkonte me të vetëm me dëshirë, pasi mësoi që robinja, të cilën e donte shumë, dashuronte një tjetër, e thirri Dilfezën në zyrën e tij. Dhe tani kur u bë edhe një herë dëshmitar i plagës që kishte zemra e vajzës së bukur deklaroi se robinjën e tij ia kishte dhënë për grua myezinit simpatik dhe të pashëm, i cili dridhej i gjithi nga frika dhe nuk dinte çfarë të thoshte për ato që po ndodhnin.

Dilfeza shkoi nuse tek myezini historik me një pajë me vlerë 5 mijë monedha ari, që ia kishte falur Sulltan Selimi i Tretë. Ajo ishte shumë e lumtur, më e lumtura e të lumturave, vetëm se Sulltani nuk donte që ta kishte përpara syve në Stamboll. Sepse Dilfezën edhe ai vet e donte shumë. Myezinin Jusuf e caktoi me detyrën e imamit në një xhami në qytetin Turnova të Bullgarisë dhe çdo vit në festat e Bajramit të Ramazanit dhe Kurbanit Dilfezës, që bënte një jetë të lumtur me myezinin, i dërgonte dhurata, që as çifti vet nuk e dinte se nga dhe kush u vinin.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=6ecc9578-c84e-4578-a27b-10c2c2e23bac

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 16

Dashuria interesante ndërmjet Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe Gylfem Hatunes.

Sulltan Sulejmani

Dashuria ishte një zjarr që i digjte e përvëlonte ata që kishin rënë brenda. Ajo ishte një fatkeqësi që të shkatërronte, të shpartallonte nga të gjitha anët.

Edhe Gylfemja e pafajshme, e dashura e vetme e Sulltan Kanuni Sulejmani, ishte nga ato femra që ashtu si Sulltanesha Hyrrem u ekzekutua pa u pyetur e hetuar nga zemërimi i të dashurit të saj. Si ndodhi kjo?

Dashuria e Sulltan Sulejmanit dhe Hyrrem Sulltanes kishte qenë një dashuri sublime, ishte një dashuri plot pasion. Hyrremja kur iu prezantua për herë të parë sulltan Kanuniut, të cilit ndryshoi jetën, e përplasi sa andej këndej në dallgët e furtunës së jetës, ishte një vajzë ruse 17-vjeçare. Ajo i kishte sjellë në jetë sulltanit osman princa, të cilët ishin frutat e kësaj dashuri të zjarrtë që ekzistonte mes tyre. Kjo grua kaq ambicioze nuk u harrua me vdekjen e saj, ajo zuri vend në histori me ato që kishte bërë dhe me fuqinë me të cilën ajo kishte dashuruar. Pas vdekjes së saj Sulltani i Madhërishëm ngushëllimin dhe qetësinë e kishte gjetur tek Gylfemi, e cila ishte e qetë, e urtë dhe një grua e rregullt dhe e shtruar. Gylfem ishte një nga femrat e haremit që i dhuronte qetësi Sulltan Sulejmanit, që tashmë ishte i rritur në moshë dhe i pjekur. Po aq sa me bukurinë e saj ajo i ofronte sovranit edhe qetësi shpirtërore duke ia frenuar dallgët që vlonin brenda në shpirt. Sulejmani i Madhërishëm e donte aq shume Gylfemen, saqë edhe sikur radhën për “halvet” (vendi dhe momenti kur sulltani kalonte çaste intime me odalijet e Haremit) ta kishte një odalije tjetër, ai kërkonte patjetër Gylfemen.

Për femrat e Haremit ëndrra më e madhe ka qenë të pëlqeheshin një ditë nga sulltani. Sepse një odalije e pëlqyer dhe e preferuar më vonë do të kishte pushtet brenda pallatit sulltanor dhe do të bëhej e pasur. Ajo çfarë ëndërronte secila prej tyre ishte që ti afroheshin Sulltan Sulejmanit aq sa sulltanesha Hyrrem. Por ajo që i ishte përgjigjur një dashurie të qetë, të qëndrueshme në vend të dashurisë së zjarrtë dhe plot pasion e ambicie të Hyrremit ishte Gylfemja. Kjo ishte edhe arsyeja që shikimet xheloze pas vdekjes së Hyrremes ishin ngulitur mbi Gylfemen. Vetëm se Gylfemja me karakterin e saj të butë ishte një grua naive e fuqishme për tu bërë ballë zilive e smirave.

Pas një gruaje të fuqishme si Hyrremi Sulltan Sulejmani u qetësua dhe u frenua pikërisht tek Gylfemja, e cila pasi u bë odalija më e preferuar e Sulltanit mëditja iu rrit nga ky i fundit nga 6 në 150 akçe. Ëndrra më e madhe për Gylfem Hatunen, e cila me këtë vlerësim dhe kompliment që po i bëhej nisi të grumbullonte të holla, ishte të ndërtonte një ansambël, ku përveç xhamisë të kishte brenda edhe një bibliotekë dhe medrese. Ajo kërkonte që nëpërmjet kësaj të fitonte pëlqimin e të Zotit Mëshirëplotë e Fuqiplotë. Me kalimin e vite kishte grumbulluar shumë akçe (para osmane) duke mbledhur mëditjet që i kishte caktuar sovrani dhe duke konvertuar në para edhe disa dhurata të çmuara që i kishin dhënë. Dhe më në fund kur paratë që kishte mbledhur kishin arritur në një shumë të mjaftueshme hodhi themelin e xhamisë në lagjen Yskydar të Stambollit. Megjithëse në pallatin sulltanor Gylfemja ishte një grua që pëlqehej shumë nga sundimtar botëror siç ishte Sulltan Sulejmani, në fakt ajo ishte një grua që e kishte kthyer fytyrën nga bota e ahiretit. Ajo e dinte se sulltani i vërtetë ishte Krijuesi (Allahu) dhe jo Sulltan Sulejmani i dashuruar pas saj dhe në bazë të kësaj e kishte rregulluar edhe jetesën e saj. Duke qenë e vetëdijshme që bamirësitë ishte mirë të mbeteshin anonime shumë pak njerëzve u kishte treguar për xhaminë që ishte duke ndërtuar. Aq sa vet Sulltan Sulejmani nuk kishte dijeni për këtë xhami që lartësohej në Yskydar.

E ndërkohë që xhamia e Gylfemes ndërtohej e lartësohej pas një fare kohe mbaruan të gjitha kursimet që kishte bërë dhe rroga që merrte nga Sulltani nuk i mjaftonte për vazhdimin e punimeve. Ishte zënë ngushtë, nuk dinte se çfarë të bënte. Ishte e zemëruar për punimet që kishin mbetur përgjysmë dhe njëherë mendoi që t’ia rrëfente çdo gjë sulltanit dhe të kërkonte prej tij shumën e nevojshme të parave, por nuk e bëri dot. Pasi mendoi se për shkak të pozitës që kishte në saraj dhe në harem nuk i kishte hije të kërkonte ndihmë. A nuk bën që ta përdorte dashurinë për të kërkuar ndihmë nga Sulltan Sulejmani?

E duke qenë se situata ishte e tillë dhe nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër, Gylfem kërkoi ndihmë nga Hasekët e tjerë (hasek-i ishin drejtues me përvojë në Saraj, ishin gjykatës, oficerë, titullarë etj). Një prej këtyre hasekive kërkoi të përfitonte nga situata dhe i bëri Gylfemes një propozim interesant. Propozimi ishte që në qoftë se Gylfemja radhën për të fjetur me padishahun do t’ia jepte atij, atëherë përkundrejt kësaj ky do ti jepte Gylfemes shumë më shumë para se sa kishte nevojë ajo. Po aq e rëndësishme sa ishte për femrat e tjera të Haremit të flinin me Padishahun, të bëheshin një nga më të preferuarat e tij, po aq e rëndësishme ishte edhe për Gylfemen të përfundonte xhaminë që kishte nisur. Për këtë arsye e pranoi propozimin e kadiut (gjykatësit).

Mirëpo si do të realizohej kjo? Sepse Sulltan Kanuniu kërkonte patjetër të kishte pranë në shtrat Gylfemen, edhe sikur radhën ta kishte një femër tjetër e Haremit. Shpirti i Sulltanit lumturohej vetëm kur shikonte fytyrën e kulluar, të bukurën e të bukurave, Gylfemen me atë karakterin e saj që i dhuronte Padishahut qetësi, me shikimin e saj të qetë e magjik. Edhe sikur Gylfemi t’ia kishte dhënë radhën kadiut, çfarë do të ndodhte nëse do ta kërkonte Sulltan Sulejmani? Odalija që kishte blerë radhën e Gylfemit (për të fjetur me Padishahun) e kishte gjetur me kohë zgjidhjen.

Kur ra nata Kanuniu u habit shumë kur teksa priste në dhomë duke ëndërruar ardhjen e Gylfemes, odalijen e tij të preferuar, pa ti qëndronte përballë një kujdestar tjetër i Haremit. Menjëherë pyeti për Gylfemen. Kur odalija që kishte zëvendësuar Gylfem-in i tregoi që Gylfemia nuk kishte ardhur për arsye se kishte të përmuajtshmet kaloi edhe nata e parë. Vetëm se shitja edhe e disa ditëve më shumë odalijes tjetër nuk do të ishte aspak mirë për Gylfemen. Pasi Sulltan Sulejmani kishte nisur të gjykonte sikur Gylfemja mundohej të qëndronte larg tij. Odalija që shkonte tani me Padishahun çdo natë i komunikonte sulltanit një pretekst të ndryshëm në lidhje me Gylfemen. Duke qenë se nuk gënjente dot, Gylfemja nuk mund ti dilte para Sulltanit dhe ti qante hallin, madje i vinte turp kur e mendonte një gjë të tillë. Në fillim Sulltan Sulejmani nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte, por me kalimin e kohës nisi të mendonte që gruaja që dashuronte ishte prekur në sedër dhe ishte bërë mburravecë. Mos vallë Gylfemi mundohej ti ngjasonte Hyrremit, e njohur për nazet dhe kapriçot e saj pa vend? Por ajo duhej ta dinte se Sulltani atë e donte më shumë se Hyrremin. Padishahu Hyrremin e kishte dashur me një pasion të zjarrtë. Kurse me Gylfemen ishte lidhur me një tjetër dashuri, një dashuri të thellë, të kuptimtë e domethënëse.

Kur një natë prej netëve shikon ti vijë në dhomë e njëjta odalije, ndërkohë që priste Gylfemin, Sulltan Sulejmani u zemërua pasi mendoi se diçka po ndodhte pa dijeninë e tij. Ishte lodhur shumë me intrigat e Hyrremes, tani duke pasur parasysh edhe moshën që kishte, nuk donte që të merrej me femrat e haremit, nuk mund të duronte më.

Kur Sulltan Sulejmani e pyeti odalijen që i qëndronte përballë përse nuk kishte ardhur Gylfemi këtë herë, odalija i bëri Gylfemes të keqen më të madhe të mundshme që mund ti bënte asaj një femër e Haremit, pasi përveç zilisë e xhelozisë që kishte për Gylfemin, ashtu si shumica e femrave të Haremit, radhën për të fjetur me Sulltanin ajo e blinte çdo herë me para. Sulltanit i tha se Gylfemja radhën ia kishte shitur asaj, por nuk i tregoi për xhaminë që po ndërtonte Gylfemja. Sulltan Kanuniu u zemërua shumë me ato që dëgjoi, pasi mendoi se ishte mospërfilluar nga një odalije, sidomos nga një grua të cilën ai e kishte vlerësuar. Pa e parë fare të nevojshme të thërriste Gylfemin dhe ta pyeste se si qëndronte puna thirri menjëherë kryekujdestarin e Haremit (Harem Ağası) dhe i dha këtë urdhër: “Nuk vjen hajër (e mira) nga një grua që shet shtratin tim dhe ia jep radhën një tjetre. Domethënë Gylfem Hatunes i është rritur aq shumë mendja! Të ndëshkohet duke e qëlluar me 10 shkopinj!”

Kryekujdestari i Haremit që nuk e bënte dy urdhrin e Padishahut e mori Gylfemen pa i thënë asnjë gjë. Urdhri u zbatua menjëherë dhe Gylfem Hatunia u shtrua në dajak. Dënimi ishte të qëllohej me shkop për ti treguar vendin, por trupi i brishtë i Gylfemes nuk e duroi dot dhimbjen dhe odlaija e bukur dha shpirt pa u bërë as 10 goditje.

Sulltan Sulejmani u trishtua shumë kur mori lajmin e zi, por kur mësoi të vërtetën, u pikëllua edhe më tepër. U zemërua me veten pse kishte nuk arritur të diktonte dëshirën e Gylfemes për të ndërtuar një xhami me të hollat e kursimet e saj. U trishtua dhe u bë i pafat pasi gruan që kishte dashur e kishte ndëshkuar në një mënyrë të cilën ajo nuk e kishte merituar duke menduar se odalija nuk e kishte vlerësuar siç duhet dashurinë e tij. Tani ishte e pamundur që ta risillte në jetë Gylfemen, por punimet për përfundimin e xhamisë që kishte mbetur përgjysmë ia besoi Arkitekt Sinanit. Afër xhamisë Sulltani urdhëroi të ndërtohej edhe një shkollë e medrese. Gylfemja u varros në një tyrbe brenda këtij ansambli të vogël që ajo ishte munduar ta ndërtonte vetë. Dhe mbi gurin e varrit të saj u shkrua fjala “dëshmore”.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=e1dff292-dbd8-4d18-abcd-0cb7341d5dbe

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 15

Dashuria e pastër si uji mes Hasanit jetim (i njohur më pas si djali i kaprollit, Karacaoğlan) dhe Elifit, vajza e kreut të fisit endacak turkmen.

Nature with extra moon

Dashuria ishte e pastër, kurse të dashuruarit ishin besnikë ndaj njëri-tjetrit! Por mizoria e njerëzimit ishte aq e fuqishme sa të ndante edhe të dashuruarit që kishin mes tyre lidhjen më të fortë. Historia që do t’ju tregojmë përmes këtij shkrimi le të shërbejë si shembull për pastërtinë e dashurisë dhe si një mësim se si arrin njerëzimi të ndërhyjë mes palëve dhe të njollosë një naivitet të tillë.

Hasani i mbetur jetim pa e mbushur ende moshën një vjeç dhe kur babai shkoi ushtar dhe nuk u kthye më mbeti në mes të katër rrugëve që kur ishte fëmijë. Hasanit, të cilin nëna e donte dhe e ledhatonte duke e thërritur “kaproll”, i doli për zot Serdengeçti Osman Agai, i cili e ushqeu dhe u kujdes si një baba për Hasanin jetim. Kur Hasani u rrit Osman Agai deshi ta martonte me një vajzë memece jetime të fshatit. Hasani, që tashmë e njohin si djali i kaprollit (Karacaoğlan), edhe pse nuk ka dëshirë të martohet, këtë nuk ia thotë dot Osman Agait, të cilin e respekton si të ishte babai i vërtetë. Djaloshi rrinë e mendon deri ditën e dasmës dhe pasi nuk gjen asnjë rrugëzgjidhje, ikën nga fshati ndërkohë që kishin nisur përgatitjet e dasmës. Djali i Kaprollit (Karacaoğlan) ecte duke kapërcyer kodra e male, por nuk kishte dijeni se ku shkonte dhe se çfarë do të bënte më pas.

Ecte pa u ndalur duke lënë prapa vendlindjen, shtëpinë, të afërmit e të njohurit. Pranë kishte vetëm jelekun me mëngë dhe sazen. Vetëm se kur iu sos takati ra në fundin e një druri të lashtë dhe u zhyt në një gjumë të thellë nën hijen e kësaj pishe.

Në gjumë shikon një ëndërr, ku një gjysh me mjekër të bardhë i zgjat djaloshit një tas të mbushur plot dhe i thotë: “Pije këtë, le të marrë fund lodhja dhe zemërata jote. Le të kthehet gjuha jote në bilbil e zemra në hare”. Djaloshi e merr tasin e kthen menjëherë, dhe kur e përfundoi dhe erdhi në vete pa që lodhja i kishte kaluar. Për më tepër në kraharor kishte nisur ti vlonte një dëshirë e madhe entuziaste për të kënduar dhe rënë sazes. E kapi menjëherë nga bishti sazen që e kishte vendosur nën kokë si jastëk dhe filloi ti binte. Me dëshirën që erdhi të çast nga zemra i ra sazes për një kohë të gjatë. Me të njëjtën dëshirë, sinqeritet dhe entuziazëm vazhdoi ti bjerë edhe në çadrën turkmene në malet Aladağlar, ku kishte shkuar mysafir në mbrëmje.

Banorët e fisit endacak e deshën shumë djaloshin (Karacoğlan) dhe i propozuan që të qëndronte me ta. Djaloshi e pranon propozimin dhe vendos të qëndrojë me këtë fis endacak turkmen. Edhe pse merrej me punë të vogla të përditshme ajo që kërkohej nga djaloshi ishte të merrte sazen dhe të këndonte këngën e dy të dashuruarve. Zëri dhe melodia e sazes së Karaxhaollanit dëgjohej nëpër malet që rrethonin çadrat e fisit endacak dhe bënin jehonë deri në fushat e luginat poshtë maleve. Të gjithë, pa përjashtim, i madh e i vogël, të sëmurë në shtrat vraponin menjëherë dhe uleshin pranë tij dhe dëgjonin zërin e tij të bukur. Madje edhe çobanët linin bagëtitë në kullotat në mal dhe vitin për të dëgjuar Karaxhaollanin. Disa të tjerë pretendonin se Karaxhaollanin e dëgjonin edhe ujqit e zogjtë në male. Karaxhaollani ishte habitur me çdo gjë që shikonte, pasi çdo gjendje të botës ai e merrte për mrekulli dhe me një dashuri të thellë përqafonte jo vetëm njerëzit, por të gjitha gjallesat që ndodheshin mbi këtë rruzull; drurët, zogjtë, mizat, pra çdo gjë. Ai ishte i kënaqur me ato që i kishte dhënë Zoti, ishte një rob i Zotit që dinte të lumturohej me gjendjen e tij.

Me kalimin e kohës Allahu i jep këtij robi të butë një të dashur, një vajzë truphollë siç e meritonte ai. Këta dy të rinj, të përshtatshëm aq shumë me njëri-tjetrin për nga shija e humorit dhe e bukurisë shpirtërore aq sa mendoje se brumi i tyre ishte gatuar në një govatë, e dashuronin shumë njëri-tjetrin. Vetëm se babai i Elifit, Boran Beu, njëherësh edhe kryetari i fisit endacak, ishte një burrë i ashpër. Duke qenë e tillë situata, Karxhaollani, i cili brenda krijesës së vet nuk kishte esencë tjetër përveç mirësisë, një ditë kur Elifi dhe babai i saj nuk gjendeshin në tendën e nomadëve, largohet fshehurazi nga fisi duke e ruajtur sekret brenda në zemër dashurinë që ushqente për Elifin.

Karaxhaollani i qederosur dhe çrregullt për ditë të tëra eci në këmbë duke kapërcyer kodra e male dhe më në fund mbërrin në provincën e Karamanit. Po ku ta dinte që këtu do të përballej me Boran Beun dhe njerëzit e tij. Për më tepër në provincë kishte zbritur edhe e bukura e të bukarave, Elifi, për të cilën e dite se do të zemërohej shumë kur të dëgjonte për largimin e tij. Karaxhaollani edhe habitet, por edhe gëzohet nga kjo e papritur. Mendon me vete se kjo do të ishte një punën e Zotit, pasi në një kohë që ishte larguar nga stani i nomadëve për ta lënë Elifin e dashur, Zoti ia kishte nxjerrë atë sërish përpara. Më pas të dy të rinjtë e dashuruar merren vesh me njëri-tjetrin dhe një natë arratisen nga tendat e nomadëve për të mos u përballur me zemërimin e Boran Beut. Larg shumë larg gjejnë një grup tjetër nomadësh dhe këtu strehohen tek Turrull Beu.

Turrull Beu dhe fisi i tij i pritën shumë mirë Karaxhaollanin dhe Elifin, dhe sidomos kur i njohën edhe më nga afër i pritën me krahë hapur duke u hapur vend në zemrat e tyre. Turrull Beu kishte dëshirë që dy të rinjtë të qëndronin në tendat dhe u bëri atyre një dasmë përrallore.

Karaxhaollani i binte sazes, ky ishte arti që ai dinte më mirë, kurse Elifi merrej me punët e shtëpisë së re që kishin hapur. Të dy bënin një jetë të lumtur. Ah jeta! Bota nuk ishte një vend për të qeshur e argëtuar, për të jetuar i lumtur. Bota ishte një vend i vogël ku njeriu vepron dhe testohet për ato që bën.

Në atë krahinë jetonte një njeri që e quanin qeros (Köse), i cili u dashurua që në shikimin e parë me Elifin e Karaxhaollanit. Ky njeri me shpirt të keq dhe të ulët bëhej xheloz teksa shikonte nga larg jetën e lumtur që bënin dy të rinjtë një natë hyn në çadër, kur nuk ishte Karaxhaollani dhe i vërsulet Elifit.

E çfarë të bënte Elif nazelia, e bukur, e pafajshme dhe e qetë. Ishte plotësisht e pafuqishme përballë kësaj tiranie e mizorie. Në filli reagon, i kundërvihet, por pastaj mendon për të shoqin, Karaxhaollanin. Po sikur t’ia dëgjonte njeri zërin dikush dhe të vraponte në ndihmë të saj! Tani nuk mund të më shpëtojnë dot, çfarë do të ndodhë kur ti tregojnë Karaxhaollanit nëse njerëzia më shikon në këtë gjendje? Zemra e pastër e Karaxhaollanit nuk do ta duronte dot që një e keqe e tillë që i bëhej Elifit të shikohej si e udhës”, -mendoi ajo me vete. Më mirë të mos marrë vesh gjë Karaxhaollani, të mos bëhemi rezil në botë, mendoi edhe një herë Elifi dhe u dorëzua duke hequr dorë nga rezistenca.

Ndërkohë Karaxhaollani ishte duke i rënë sazes në një dasmë dhe papritur i këputet teli i sazes. Ngaqë nuk kishte tel rezervë me vete ngrihet menjëherë dhe shkon me vrap pranë çadrës. Kur ç’të shikojë, Elifi qëndronte në njërën anë të krevatit, i huaji në anën tjetër. Kararaxhaollani rrënohet shpirtërisht përballë pamjes që po i shikonin sytë, por nuk bën zë. I mbuloi sipër me gunë dhe u largua nga aty.

Elifi me të parë gunën kur u zgjua në mëngjes e kuptoi që në çadër natën kishte ardhur Karaxhaollani dhe ishte larguar nga stani për të mos u larguar më kurrë. E kush mund ta kuptojë më mirë qëllimin e të dashurit nga i dashuri?

Tani ajo u bë, u bë dhe Elifi të vërtetën nuk mund ta mbante sekret, shpirti i saj i brishtë nuk mund të mbante dot këtë peshë kaq të madhe. Shkon dhe i rrëfen nënës çdo gjë që kishte ndodhur. Nëna nuk e përtyp dot ato që i kishin ndodhur vajzës së saj dhe ikjes së zemëruar të dhëndrit dhe me anë të njerëzve të saj e vret atë burrë mizor që i kishte bërë këtë të keq. Kur dëgjoi lajmin për vrasjen e qerosit Beu i fisit e heton çështjen dhe i vjen shumë keq për ato që i kishin ndodhur Karaxhaollanit. Dërgon urgjentisht lajmëtar në të katër anët e krahinës për të gjetur urgjentisht Karaxhaollanin. Për ditë, javë dhe muaj me radhë bëhen kërkime në të gjitha fiset, stanet, gurët, malet e pyjet, por nuk arrijnë të gjejnë dot Karaxhaollanin. Kalojnë disa vite, por për Karaxhaollanin nuk ka asnjë lajm të ri.

Në fakt ka lajme. Sipas disa prej këtyre lajmeve Karaxhaollan është parë në provincën e Gaziantepit duke i rënë sazes së tij. Disa të tjerë thonë se e kanë parë brenda fisit Akkojunllullarëve. Sipas një lajmi tjetër ai është në shkretëtirat e Jemenit, kurse sipas një tjetri ai ndodhej në bjeshkët e shpateve te thepisura të Detit të Zi. Andej nga vinte lajmi, atje i dërgonte menjëherë Beu i fisit njerëzit e tij për të kërkuar. Këta lajmëtar në vendet ku shkonin dëgjonin vetëm këngët popullore që kishte lënë prapa Karaxhaollani. Ato janë këngë popullore të cilat Karaxhaollani i kishte kënduar atje, por që këndoheshin ende nga populli i zonës pavarësisht se ai kishte ikur.

Sa do që Beu i kishte premtuar Elifit, të cilën e donte po aq sa Karaxhaollani, se nuk do të vdiste pa ia gjetur asaj rapsodin popullor, edhe ai nuk ishte i pavdekshëm. Elifi e pamundur me vdekjen edhe të Beut shikon çdo rrugën e fshatit malor me shpresën se një ditë, qoftë edhe vonë, Karaxhaollani do ta mësojë të vërtetën dhe do të kthehet tek ajo.

Dhe ashtu ndodh, siç ishte lutur Elifi. Karaxhaollani në një farë mënyre e mëson të vërtetën. Por kishte kaluar aq shumë kohë saqë kur kthehet në tendat e fisit nomad për të gjetur Elifin njerëzit i treguan varrin e të dashurës së tij. Karaxhaollan ulet pranë varrit, ku ishin mbjellë fidanë të rinj, merr sazen dhe fillon e këndon duke e shtypur kraharorin me sazen e tij dhe nga sytë e njomur i derdhen pika të mëdha loti:

“Që kur kam ardhur në këtë botë të rreme,

Me tas i piva hidhërimet sa isha gjallë.

E di që lumturinë nuk do të ma japë kjo botë kahpe,

Nga vresht me zymbyla u ktheva në rrënojë…”

Pastaj e var sazen në degën e manit dhe thotë: “Kjo saze do të qëndrojë këtu deri në ditën e kiametit”. I bien të fikën mbi varrin e Elifit dhe atje jep shpirt. Banorët e fisit nomad e varrosën Karaxhaollanin përballë kodrës ku prehej Elifi, duke menduar që të dashuruarit e ndarë të shikojnë të paktën varrin e njëri-tjetrit. Thonë se çdo vit në pranverë mbi atë kodër lartësohen në qiell një dritë e gjelbër dhe një e kaltër dhe pastaj të dyja këto drita bashkohen në qiell. Këto janë dritat e dashurisë të Elifit me Karaxhaollanin.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=e1977faf-734c-4b10-821c-817dcca1ffbf

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 14

Dashuria legjendare mes çobanit turk dhe Tamaras, vajzës së priftit armen të vetizoluar në një manastir në ishull.

44x333

“Në qoftë se i nënshtrohemi urdhrit të dashurisë, kjo ndodh se ne këtë e bëjmë me dashje dhe me zemër. Dhe për hir të kësaj as që bëhet fjalë qe ne të kemi as kokrrën më të vogël të inatit dhe të dalim kundër asaj që është shkruar (fatit)…” Kështu duhet ti ketë qenë dorëzuar dashurisë djaloshi i dashuruar teksa notonte çdo natë përmes dallgëve të rrezikshme për të mbërritur në ishullin e heshtur të liqenit të Vanit për hir të dashurisë që ushqente ndaj Tamara-s, vajzës së priftit armen.

Në një kohë që nuk dihet saktë, në Van, kryeqytetin e qyteteve të lashta, kishte ardhur në jetë një vajzë shumë e bukur, si agimet e ndritshme që lindin sipër liqenit të pafund me ngjyrë gurkali. Vajza ishte aq shumë e bukur sa që babai i saj, që ishte prift, i kishte vendosur asaj emrin Tamara, që do të thotë “jetë”. Me kalimin e viteve Tamara bëhej edhe më e bukur duke u kthyer në një bukuroshe që zbukuronte ëndrrat e të gjithë djelmoshave të qytezës. Ai që e shikonte Tamarën, zemrën ia përshkonin menjëherë emocione të përshkrueshme, digjej e përvëlohej në zjarrin e dashurisë aq sa çmendej nga kjo dashuri. Prifti i mërzitur nga djelmoshat e qytetit dhe me synimin për ta mbajtur vajzën larg tyre ndërtoi një manastir në ishullin më të madh të Liqenit te Vanit dhe u vendos këtu për t’u larguar nga populli i qytetit. Më e bukura e të bukurave, Tamara, bashkë me babanë e saj e vazhdoi jetën mes luleve dhe hijes së pemëve të bajameve këtu në ishull, ku kishin mërguar, larg nga të gjithë njerëzit e të njohurit. Me kalimin e kohës bashkë me ishullin, ku nuk shkonte asnjë njeri pa lejen e priftit, u harrua edhe vajza e bukur që ishte izoluar këtu. Ekzistenca e tyre ishte kthyer në një histori që rrëfehej nga banorët.

Një ditë historia e këtij ishulli të ndaluar në Liqenin e Vanit dhe vajza e bukur, Tamara, që jetonte e mbyllur në këtë ishull, shkon në veshin e një djaloshi trim që kishte ardhur nga provincat e Vanit dhe punonte këtej si çoban. Teksa kulloste kopenë buzë Liqenit të Vanit djaloshi i bukur dhe trim nuk e hiqte nga mendja këtë ishull, po ndodhte diçka që as ai vetë nuk po e kuptonte. Më shumë se gjithçka ai donte të shikonte Tamarën, e cila ishte kthyer në legjendë. Djaloshi me shpirt artistik dhe me ndenja të pastra e të holla hallin ia tregoi një ditë plakut të urtë të qytezës. I moshuari pasi e dëgjoi mirë, e paralajmëroi të riun me skeptrin që mbante në dorë duke i thënë: “E ke të kotë që e shikon atë ishull. Cilido qofsh ti, mos shiko ëndrra për gjëra që janë të ndaluara…” Vetëm se kureshtja e djaloshit trim për të shkelur në ishull dhe dëshira për të parë këtu Tamarën rritej gjithnjë e më shumë.

Çobani ulej vazhdimisht buzë liqenit dhe ndërsa një ditë ishte zhytur në mendime dhe shikonte përtej dallgëve të shndritshme ngjyrë gurkali të liqenit mori vendim për të shkuar me not deri në ishull. Të paktën qoftë edhe një herë të shkoj në ishull dhe do të kthehem pa më parë asnjë njeri, mendoi i riu. Një ditë, vakt dreke kopenë e mbledhur nën hijen e drurëve për t’u çlodhur ua besoi qenve besnikë dhe zbriti buzë liqenit. Hoqi opingat dhe boleron që kishte sipër krahëve dhe u hodh në ujët e liqenit, të cilit banorët e Vanit i thonin det dhe notoi deri në ishullin e ndaluar.

Edhe pse ishte i bindur që nuk e kishte parë njeri kur kishte arritur në ishull nga mesi i kallamishteve zemra e djaloshit filloi të rrihte papritmas me një emocion të pakuptimtë. Ndoshta kjo ndodhte për arsyen se ishte duke bërë një diçka të ndaluar. I kapur nga telashi i kësaj vendosi të kthehet prapa. Por fati që e solli djaloshin e ri deri në ishull e tregoi edhe një fuqinë e tij teksa po bëhej gati të hidhej sërish në liqen për të notuar me qëllim për t’u kthyer prapa.

Djaloshi dëgjoi një zhurmë jo të zakontë që vinte nga drurët pak më tutje dhe kur papritur ktheu kokën në drejtimin nga vinte zhurma pa Tamarën, të bukurën e të bukurave. Tamara kishte ngritur fundin e fustanit dhe ishte duke mbledhur bajame dhe në atë çast edhe sytë e saj ishin duke parë çobanin e ri. Djaloshi i dehur nga magjia e flokëve të zinj pis të Tamarës dhe sytë e saj jeshilë si algat e ujit mbeti i ngrirë buzë liqenit. Edhe Tamara i harroi bajamet që kishte mbledhur në prehër dhe e lëshoi fundin e fustanit. Bajamet e freskëta u derdhën nga fustani mbi këmbët e bukuroshes dhe as Tamara nuk e përmblidhte dot veten përballë shikimit të habitur të çobanit trim. Kështu u ndez zjarri i dashurisë brenda dy të rinjve.

Që nga ajo ditë të dy rinjtë e dashuruar nuk rrinin dot pa u takuar me njëri-tjetrin fshehurazi nga prifti, pa vështruar së bashku dritën e hënës, yjet dhe fosforoshencën në Liqenin e Vanit. Çobani trim çdo ditë e kishte lëshuar veten brenda ujit të kripur dhe të freskët të Liqenit të Vanit dhe kishte notuar drejt Tamarës së dashur. Djaloshi çdo natë, kur njerëzit binin në gjumë, priste buzë liqenit dhe kur Tamara zbriste në breg të ishullit dhe ndizte fanarin zhytej në ujë menjëherë dhe notonte drejt dritës së fanarit në ishull. Këtë e bënte çdo natë vere e dimri, notonte pa u trembur nga furtuna dhe dallgët dhe kthehej pa u gdhirë mirë.

Pas një kohe një prift tjetër e kishte kuptuar që diçka kishte ndryshuar tek gjendja shpirtërore e çobanit dhe e kishte njoftuar menjëherë babanë e Tamarës. Prifti, babai i Tamarës ishte zemëruar shumë, por si duket ngaqë ishte në dijeni të vështirësisë së ndarjes së të dashuruarve vendosi ti jepte fund kësaj marrëdhënie. Dhe një ditë plot furtunë gjeti rastin të vërë në jetë edhe zgjidhjen që kishte gjetur.

Atë natë sikur ishte çarë qielli dhe shiu binte me rrëmbim duke përmbytur çdo gjë mbi tokë. Çobani trim zbriti buzë liqenit edhe pse moti ishte me furtunë dhe po priste shenjën që do të vinte nga Tamara. Por këtë herë pa që fanari (zjarri) ishte ndezur në një anë tjetër nga vendi ku ndizej përnatë. I përfshirë nga emocionet që do të takohej me të dashurën çobani e la veten të lirë dhe me entuziazëm në mes të dallgëve që e kapërcenin shtatin e njeriut. U mundua të notonte drejt dritës së fanarit duke i lëvizur me vështirësi krahët dhe duke përparuar me zor në mes të dallgëve të egërsuara nga zemërimi i furtunës në atë natë të errët. Edhe pse nuk i kishte mbetur më fuqi tek krahët, djaloshi vazhdonte të notonte me gjithë fuqinë, por nuk kishte dijeni për kurthin që i kishte ngritur babai i Tamarës. Ndërkohë prifti duke treguar si arsye motin e keq me furtunë e kishte mbyllur vajzën brenda, kishte marrë fanarin në dorë dhe ishte ngjitur mbi shkëmbinjtë e thepisur të ishullit dhe kishte ndezur këtu zjarrin e njoftimit. Qëllimi i priftit ishte ta tërhiqte dhe ta shkatërronte djalin e ri brenda rrjedhave të egërsuara, të cilave nuk mund t’u bënte dot ballë njeriu.

Djaloshit nuk i kishte mbetur më fuqi për të luftuar me dallgët dhe ashtu siç dëshironte edhe prifti nga forca e ndikimi i rrjedhës së fuqishme ishte përplasur me shkëmbinjtë e thepisur. E ndërsa trupi i trimit përplasej sa në një shkëmb në tjetrin dhe copëtohej çobani përpiqej ende të mos e humbiste nga sytë dritën e fanarit (të zjarrit), për të cilin mendonte se e kishte ndezur Tamara. Por tani fuqitë i ishin shteruar të gjitha dhe ndërsa ishte duke u fundosur në ujërat e errëta të liqenit bërtiti sa kishte fuqi: “Ah Tamara, Ah Tamara!…”

Jehona e klithmave të djaloshit kishte mbërritur deri tek Tamara. Çfarë të bënte Tamara tani, a ishte e mundur ta ndalonte atë njeri më? Tamara e mbyllur brenda nga babai vrapoi pas zërit të të dashurit. Mori fanarin në dorë dhe u ngjit mbi shkëmbinjtë e thepisur ku gjendej babai i saj, që ishte duke parë nga maja e shkëmbit fundin e hidhur të djalit të ri, dhe u hodh nga shkëmbi duke e lëshuar veten pa iu trembur aspak syri nga dallgët e egërsuara. Trupi i Tamarës, e cila e dinte se të dashuruarit nuk kishte fuqi që ti ndante askush në rrugën e fatit edhe pse njerëzit mundoheshin që ta bënin këtë, humbi në ujërat e zeza e të turbullt të natës pas çobanit. Kështu të dy rinjtë, të cilët njerëzia nuk i la të bashkoheshin sa ishin gjallë, zgjodhën thellësitë e ujërave të kaltra të Liqenit të Vanit si vend për të qenë bashkë deri në pafundësi.

Nuk dihet se si e ka duruar prifti dhimbjen e humbjes së vajzës së tij, të cilën e kishte dashur aq shumë dhe e kishte mbajtur larg syve të botës, por populli dashurinë e çobanit trim dhe Tamarës së bukur e ka njohur si një legjendë dhe që nga ajo ditë ishullit i vendosi emrin “Ah Tamara”. Me kalimin e kohës emri i këtij ishulli të dashurisë evoloi dhe nisi të përmendet si ishulli “Akdamar”, emër të cilin e mban edhe sot.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=7c7d8c15-5e40-4ac2-bda8-3c9ddd95fead

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 13

Dashuria platonike e shërbëtores së bukur egjiptiane me Sulltan Javuz Selimin gjatë ekspeditës në Egjipt.

11

Dashuria bëhet prush dhe digjet!

Duke u nisur nga kjo thonë se fryma e të dashuruarve që zemra dhe mushkëria u digjet nga prushi i dashurisë mban erë tym. Madje ngandonjëherë dashuria nga një pikë e zezë që është në zemër rritet aq shume sa që zemra që rreth me emocionin e madh të atij që dashuron nuk arrin ti bëjë ballë kësaj fuqie dhe ndalon në moment. Këtë gjendje e vërteton edhe historia e ndalimit papritur të zemrës së robinjës së bukur me faqe të kuqe, e cila rrihte për ngadhënjimtarin e Egjiptit, Sulltan Javuz Selimi.

Sulltan Javuz Selim Hani pasi mori Egjiptin, ngjarje që e shkroi emrin e tij në histori, preferoi të qëndronte këtu për një copë kohë. Qëllimi ishte që të vendoste punët në vijë edhe në aspektin e administrimit të këtij vendi të sapomarrë dhe pastaj të kthehej i qetë në Stamboll. Ajo që e ‘tronditi’ Sulltan Selimin e trazuar nga lufta dhe fitorja ishte robinja që fshinte e pastronte dhe rregullonte çdo ditë çadrën e sulltanit. Kjo vajzë e bukur dhe kokulur e meriton dashurinë e përjetshme dhe të fuqishme aq sa të ndalojë së punuari një zemër, ajo meriton lëvdatën më të madhe.

Robinja sulltanin nuk e kishte parë që kur ishte ngarkuar me përgjegjësinë për t’u kujdesur me çadrën e padishahut. Ajo vinte në punë kur sulltani kishte dalë nga çadra dhe ditën e kalonte duke filluar dhe përfunduar një punë të caktuar. Përsëri në fund të një dite të tillë, ndërsa ishte nisur të errësohej dhe ishte gati në përfundim të punës përpara çadrës u shfaq një burrë trim e trupmadh. Hënën që ishte duke u lartësuar atë çast në qiell robinja e pandehu si një dritë që hyri brenda në çadër. Edhe pse nuk ia hiqte dot sytë burrit që i qëndronte përballë e uli kokën me përulje, pasi kështu e kërkonte zakoni. Edhe pse rojet nuk e kishin njoftuar për ardhjen e sulltanit, vajza e bukur dhe elegante kur mendoi ato që fliteshin në popull dhe detajet e trupit të madh dhe fytyrës së trimit që sapo kishte parë e kuptoi që ai ishte sulltan Javuz Selimi.

Të nesërmen kur shkoi në çadrën e sulltanit vajza e re ndodhej ende nën ndikimin e mbrëmjes së kaluar. Deri në agim ajo nuk kishte vënë gjumë në sy, kishte shëtitur në imagjinatën e saj me Sulltan Selimin deri në mëngjes duke mos e futur dot brenda në kafaz zemrën që i dridhej si një zog. Kështu robinja e bukur mbërriti që herët në punë dhe ndërsa priste në shpatin e kodrës vështronte me admirim, mall, dashuri dhe me një dhimbje që i shtypte zemrën sulltan Selimin ndërsa ky po dilte nga çadra. Këtë pamje nuk donte ta harronte kurrë, prandaj u mundua që ta rrënjoste në kujtesë atë çast për ta mbajtur përherë të freskët.

Padishahu i botës Javuzi ishte një nga trimat që buzëqeshte rrallë, ishte një burrë me trup mesatar, kockëmadh, shpatullgjerë, me vetulla me hark të mprehtë si ai i hanxharit, me një shikim si top zjarri që të shponte zemrën. Kurse robinja në kundërshtim me sulltan Javuzin ishte e elegante, e brishtë dhe me shije shumë të hollë.

Ndërkohë Sulltan Javuzi nuk kishte dijeni për hanxharin e dashurisë që ishte ngulitur në zemrën e robinjës së bukur, ai vazhdonte përpjekjet intensive për të forcuar pushtetin e tij, por dashuria që ishte ndezur tashmë në zemrën e robinjës po rritej çdo ditë e më shumë. Tani zemra e saj përvëlohej nga dashuria, ndërsa dita shndërrohej në natë e nata në ditë këtë dashuri ajo ia pëshpëriste shkretëtirave të atdheut me rërë të djegur. Me kalimin e kohës zemra i digjej akoma edhe më shumë. Sepse robinja e dinte se ndërsa ditët linin pas njëra-tjetrën dhe hidhërimi shtohej edhe më shumë së shpejti sulltani i zemrës së saj do ta braktiste Egjiptin dhe do të shkonte në sarajin e tij në Stamboll.

Robinja kërkonte rrugët për të qetësuar zemrën e saj të trazuar e të ndezur nga dashuria që ushqente për sulltan Selimin dhe derdhi nga sytë e saj të bukur lot të mbushur me gjak, sikur kjo do t’ia shuante zjarrin që i përvëlonte zemrën, por më kot! Rrugëzgjidhja e vetme ishte që ta qante hallin me Sulltanin Osman, që ishte edhe adresa e dashurisë së saj. Mirë po çfarë do të thoshte Padishahu i Botës për këtë rrëfim të një robinje, a do ta merrte ai seriozisht atë? Në mundësinë më të madhe do ta kalonte me të qeshur situatën, ndoshta dhe zemërohej. Vetëm se në postin e dashurisë a nuk ishin njësoj si sulltani edhe robinja, a nuk ishin të dy të barabartë? Për dashurinë nuk kishin shumë vlerë titujt. Pastaj ai që vendoste se nuk do të bëhej sulltan e kush skllav, kush do ta vendoste kurorën ishte zjarri që digjej brenda zemrës së njeriut të dashuruar! Robinja sillte në mendje mendime të dëmshme dhe ishte e pashpresë, ajo po tretej nga dita në ditë.

Robinja përpëlitej përbrenda si zemra e një trumcaku dhe nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me të. Çdo mëngjes ajo shkonte me një shpresë në çadrën e sulltanit. Por Sulltan Selimi kur dilte nga çadra as që e ndjente fare praninë e robinjës së shkretë. Një ditë ndërsa përkëdhelte jastëkun e padishahut robinja që vuante nga dashuria e pafatë vendosi më në fund të bëjë diçka. Sepse dashuria që ushqente ndaj sulltanit kishte arritur në përmasa të padurueshme për zemrën e saj. Por për shkak të respektit që kishte ndaj të dashurit, të emocioneve dhe turpit kur mendonte se si do ti dilte sulltanit përpara nuk kishte kurajën dhe guximin e duhur për t’ia shprehur përballë hallin që kishte. Në vend të kësaj e mblodhi të gjithë fuqinë dhe i shkroi sovranit të saj një pusullë të shkurtër dhe e la mbi shtratin e sulltanit ndërsa po largohej nga puna (çadra) dhe para se padishahu të hynte në darkë në çadër. Në letrën e saj robinja kishte shkruar vetëm këto fjalë:

“Si t’ia bëjë ai që ka hall?”

Sulltan Javuz Selimi kur u kthye në darkë në çadër për t’u çlodhur gjeti mbi krevat një copë letër. Në fillim lexoi ato që ishin shkruar në të: “Si t’ia bëjë ai që ka hall?”

Në momentin që e lexoi, nga ndjeshmëria dhe eleganca e fjalisë pyetëse e kuptoi që autori i saj ishte robinja e re që i mirëmbante çadrën. Sovrani për shkak të detyrimit që vinte nga të qenit në krye të sulltanatit e shikonte të nevojshme që ta mbante të fshehur zemrën e tij, e cila po aq sa trime ishte edhe mjaft e ndjeshme. Duke menduar hijeshinë e robinjës, që ishte edhe autorja e këtyre fjalëve, e kthehu letrën dhe shkroi prapa saj këtë përgjigje:

“Ta thotë hallin që ka.”

Me një buzëqeshje të hollë në fytyrë sulltani e la letrën në të njëjtin vend dhe kur u zbardh doli nga çadra dhe iku ashtu siç bënte çdo ditë. Ai nuk kishte dijeninë më të vogël që robinja, e cila dridhej nga emocionet e përgjigjes që do të merrte përmes letrës, po priste nën hijen e çadrës largimin e sovranit. Me t’u larguar sulltani robinja hyri me shpejtësi brenda në çadër dhe pusullën e shkurtër e gjeti aty ku e kishte lënë. E ndërsa e mori ashtu rrëmbimthi pusullën e kapi shqetësimi se mos vallë sovrani nuk e kishte aspak shënimin e saj, por kur e ktheu pusullën nga ana e pasme fytyra iu çel menjëherë me gëzimin që i dha marrja e një përgjigjeje, çfarëdo që të ishte kjo përgjigje. Kur pa ato që kishte shkruar Kalifi, iu duk sikur e gjithë bota ishte e saj.

Deri në darkë robinja punoi e gëzuar nga qetësia dhe shpresa që i kishte dhënë përgjigja që kishte marrë përmes letrës. E ndërsa përgatitej për të dalë i erdhi sërish kuraja dhe poshtë fjalisë që djeshme shkroi në të njëjtën letër këtë fjali: “Si të bëjë nëse ka frikë?”

Atë natë robinja e kaloi pa vënë gjumë në sy dhe të nesërmen u nis me vrap drejt çadrës duke iu dridhur zemra nga emocionet dhe kur pa përgjigjen që ishte shkruar sërish në të njëjtin vend të letrës e mori letrën nga shtrati dhe e vendosi me mall mbi kraharorin e saj. Sepse Sulltan Selimi në këtë letër i thoshte asaj: “Të mos ketë frikë, le ta thotë”.

Në atë çast robinja vendosi që kur të errësohej ti dilte përpara Sulltanit dhe t’ia sqaronte çdo gjë. Ajo ishte gati të pranonte çdo gjë që të ndodhte, ishte e kënaqur me çdo lloj përfundimi. Në mbrëmje nuk u largua nga çadra megjithëse e kishte përfunduar detyrën që kishte dhe filloi të priste ardhjen e Kalifit. Kur Sulltan Selimi u kthye në darkë në çadër, e gjeti robinjën duke e pritur atë me duart e lidhura me edukatë dhe respekt dhe me sytë në tokë. Robinja bëri një temena duke menduar sikur Kalifi ishte duke hyrë brenda, por kur Javuz Selimi iu afrua iu shteruan të gjitha fuqitë. E si do ta shikonte ajo drejt e në sy sovranin, si do t’ia sqaronte hallin që kishte sulltanit kur ndikohej kaq shumë prej tij?

Sulltan Javuzi iu afrua robinjës ndërsa shikonte bukurinë e kulluar dhe të pafajshme të saj dhe i tha: “Urdhëroni, flisni…”

Robinja e bukur uroi që ta shikonte drejt e në sy Sulltan Selimin, i cili kishte qëndruar pranë saj dhe po e sodiste, por nuk e mblodhi dot veten e kurajën që të ngrinte kokën dhe as nuk gjente dot fuqitë ti thoshte të paktën një fjalë. Më në fund kur e ngriti kokën e bukur dhe u përball me shikimin e thellë të Javuzit iu duk sikur i ranë të fikët.

E ndërkohë që qerpikët e gjatë të robinjës po mbylleshin, ishin krahët e Javuzit që e nuk e lanë atë të rrëzohej në tokë. Këtë gjendje robinja e bukur e pranoi si çastin më të lumtur të jetës së saj të mjerë dhe ndërsa nuk i besonte vetes që gjendej në krahët e Sulltan Selimit e pa edhe një herë në sy të dashurin e zemrës së saj duke mbledhur të gjithë fuqinë që i kishte mbetur dhe me një zë të dridhur dhe e turpëruar pëshpëriti këto fjalë: “Imzot, robinja ju …. “ Dhe robinja e dha frymën e fundit pa e përfunduar fjalinë. Qerpikët e gjatë u mbyllën për të mos u hapur më, kurse fytyra e trëndafiltë u kthye në ngjyrë të kuqe. Shpirtin e kishte dorëzuar pa e shpallur dot dashurinë e madhe që nuk ia kishte nxënë zemra. Dashuria që i ishte rritur brenda zemrës ia kishte ndërprerë frymëmarrjen duke i zvogëluar kraharorin dhe kishte sjellë vdekjen e dashurisë.

I ndodhur përballë kësaj dashurie të pastër të robinjës së bukur dhe të pashpresë Sulltani i botës Javuz Selimi nuk ia mbajti dot lotët, të cilat nuk ua fshehu as atyre që erdhën me vrap në përgjigje të thirrjes së tij për ndihmë teksa shikonte këtë bukuroshe që shtrihej e vdekur në krahët e tij. Sa është mundësia për të gëzuar dashurinë e vërtetë, edhe sikur të jesh sulltani i botës? A nuk ishte një nga dhuratat më të bukura të Zotit që dikush të të dashurojë me një përkushtim kaq entuziast?

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=f89d3c12-9d5f-440d-8429-26ada5e5804d

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 12

Dashuria e princit të ri Salim Shahu me kërcimtaren Anarkali

roses

A është dashuria në duart e vullnetit të njeriut, apo është e pamundur shmangia e saj? Debati se është apo jo dashuria në vullnetin e personit vazhdon që nga ekzistenca e femrës dhe mashkullit. Në fakt dashuria është një mundim i tillë sa që asnjë njeri që e ka mendjen në kokë nuk i nënshtrohet me dashje kësaj torture. Pasi ashtu siç e ka thënë edhe një i dashuruar: “Në qoftë se të dashurosh do të ishte e vullnetshme, atëherë ju betohem që unë do të dëshiroja të mos dashuroja”.

Pasi a do të donte princi i ri i Sundimtarit të Botës, Salim Shahu të dashurohej me Anarkali-n, e cila ishte një kërcimtare e zakonshme? A do të kishte dashur ai të refuzohej nga babai i tij, apo të përvëlohej brenda dhimbjeve, kur të dashurën ia morën e ia shkëputën fizikisht nga zemra?

Sipas gojëdhënës princi i ri i Sundimtarit të Botës, Salim Shahu, Anarkalin për herë të parë e pa rastësisht në një mbrëmje argëtimi të organizuar në saraj. Anarkalja e bukur e kishte humbur veten nga melodia magjike e muzikantëve dhe vallëzonte në mes të femrave të tjera të bukura. Në ato çaste princi i ri Salim Shahu ngriu tek shikonte vajzën e bukur teksa kërcente si e dehur. Princi u mahnit me trupin e bardhë si qumështi të Anarkales të mbështjellë nga tyli që tundej dhe i përkëdhelte lëkurën e lëmuar me lëvizjet e saj të brishta dhe me bukurinë e kocave të flokëse të zeza që i zgjateshin deri tek beli. Kurse sytë e vajzës së re, që reflektonin shpirtin e saj të rrallë, ishin aq impresionues sa që njeriu e kishte të vështirë ta besonte që Zoti ia kishte falur një femre të çfarëdoshme në këtë botë, ata dukeshin sikur të ishin marrë nga një zanë shumë e bukur. E ndërsa Anarkalja rrotullohej vazhdimisht rreth vetes, ai që i merreshin mend ishte princi i ri. Në atë moment princi ra në dashuri me Anarkalen.

Koha po rridhte me shpejtësinë e saj të zakonshme, por për Princin Salim Shah çdo frymëmarrje kalonte me vuajtje sikur të ishte një ditë dhe zjarri i dashurisë që ishte ndezur në zemrën e të riut po rritej gjithnjë e më shumë. Sepse dashuria në vend që të pakësohet është një ndjenjë që rritet vazhdimisht. Princi i la mënjanë punën dhe detyrat që kishte dhe të gjithë kohën e harxhonte si të gjente rastin të shikonte qoftë edhe për një moment vajzën kërcimtare. Kur e kuptoi se ilaçi i këtij halli që e kishte kapur ishte bashkimi me këtë vajzë të bukur Salim Shah vendoi të martohet me valltaren e bukur që i kishte grabitur zemrën. Nga ana tjetër kishte shumë pengesa që duheshin kapërcyer si normat, tradita dhe ligjet. Pasi ishte e ndaluar që një princ të martohej me një vajzë të thjeshtë nga radhët e popullit, sidomos martesa me një valltare ishte një mendim që nuk duhet ti shkonte asnjëherë në mendje.

Por megjithëkëtë Salim Shah i ruan shpresat dhe një ditë del para babait të tij, Sundimtarit Akbar dhe i përcjell kërkesën dhe dëshirën që ka për t’u martuar me Anarkalen. Por babai kërkesën e të birit e vlerëson si të pakuptimtë dhe një diçka që tejkalonte çdo kufi dhe e dëboi princin pa e dëgjuar deri në fund. Në një situatë të tillë dashuria e Salimit vazhdon të rritet, zjarri në zemër i ndizet gjithnjë e më shumë pavarësisht se babai ia kishte ndaluar të takohej me kërcimtaren e pallatit mbretëror.

Me kalimin e kohës dashuria e zjarrtë që ushqente Shah Salimi për valltaren lozonjare Anarkali fillon e përhapet e të qarkullojë gojë më gojë në të gjithë dinastinë. Edhe zemra e kërcimtares së bukur rrihte për Salimin, por ajo nuk e shprehte dot këtë, ishte e pafuqishme, e heshtur përbrenda. Sa do që me princin takohej sa herë që gjente mundësinë dhe përjetonte me atë çastet e bukura që ofronte e dhuronte dashuria, ajo ishte e vetëdijshme për fatin e zi që do të kishte për të kjo dashuri, për shkak të pozicionit që kishte brenda në popull.

Thashethemet që qarkullonin në popull për dashurinë e Anarkales me Shah Salimin nisin dhe e shqetësojnë babanë e princit, Han Akbar. Sundimtari e thërret të birin dhe e qorton me një gjuhë të ashpër dhe e kërcënon atë me një zemërim të madh. Por kur ka qenë fermani i dashurisë më i fuqishëm se sa gjëja e ndaluar! Zemra e verbuar dhe e shurdhuar nga dashuria nuk do t’ia dijë më për fermanë. Salim Shah vazhdon të vlerësojë e shfrytëzojë çdo mundësi për të parë Anarkalen dhe për t’u takuar me të. Ndërkohë dashuria e princit me valltaren i kapërcen kufijtë e dinastisë dhe përhapet edhe në dinastitë dhe patriarkatet përreth. Kurse sundimtari Akbar Han, dinjiteti i të cilit ishte lënduar shumë nga kjo situatë, e kuptoi që nuk kishte mundësi ta binte të birin për të hequr dorë nga kjo dashuri dhe si rrugëzgjidhje mendon që ti ndajë të dashuruarit me duart e tij. Por kjo zgjidhje do të jetë shumë e ashpër dhe e pamëshirshme.

Akbar Han ndërton në mes të qytetit një dhomë me katër mure dhe pa dritare. Më pas arreston kërcimtaren Anarkali dhe e burgos brenda kësaj biruce të ngushtë. Pastaj derën e vetme që kishte biruca e mbyll me tulla dhe e suvaton nga jashtë. Qëllimi i sundimtarit është që kësaj dashurie ti japë fund në një mënyrë që të bëhet mësim për të gjithë. Padrejtësia e monarkut ishte një tirani që mund ta bënin vetëm të dobëtit dhe të pashpresët që kishin dijeni për dashurinë, por që nuk e kishin njohur e kuptuar atë. Sepse Anarkalja e bukur u la në duart e vdekjes vetëm për shkak të dashurisë së saj të pastër.

Princi kur dëgjoi për këtë akt barbar të babait të tij çoroditet dhe ngaqë nuk e di se çfarë duhet të bëjë vrapon sa në një rrugë në tjetrën në kërkim të varrit ku ishte mbyllur e gjallë Anarkalja e tij e dashur. Më në fund e gjen dhomën-varr dhe përpiqet të hapë ndonjë të çarë në mur me çfarë gjen aty pranë. Nga sytë i rrjedhin lot të përgjakur që nuk ka mundësi të shpëtojë femrën që e dashuron aq shumë. Sepse babi i tij, Akbar Han e kishte ndërtuar këtë dhomë në mënyrë që muret e saj të mos prisheshin as me bajloz dhe as me ndonjë mjet tjetër. Kur princin e lënë fuqitë dhe shpresat, i bien të fikën përpara birucës, ku do të kalojë edhe ditët e mëvonshme. Bashkë me princin përpara mureve të varrit ku është mbyllur e gjallë Anarkalja e bukur qan edhe qyteti.

Por monarku Akbar Han nuk e fal Anarkalen e bukur edhe pse princi Salim Shah i tregon se ka hequr dorë nga dashuria dhe i premton se nuk do ta takojë më Anarkalen. Me kalimin e ditëve ishte shuar edhe shpresa që Anarkalia të ishte ende gjallë. Tani edhe sikur muret të shembeshin ishte e pamundur që Anarkalja e bukur të dilte e gjallë prej aty.

Populli i qytetit dalëngadalë shpërndahet dhe largohet nga biruca ku ishte mbyllur Anarkalja, kurse princi vazhdon të qëndrojë përherë pranë të dashurës së tij. Dashuria e Anarkales është ende e ngrohtë në zemrën e tij, pasi kur dashuria nuk vdes edhe të dashuruarit i duket sikur e dashura nuk ka vdekur. Salim Shah vazhdon të presë përpara murit të derës ashtu i paqethur dhe i parruar e në gjendje të mjerueshme.

Kaloi vjeshta, dimri dhe ja ku erdhi pranvera. Princi me kokën e mbështetur pas murit të birucës vazhdon ende të mbajë zi për Anarkalen. Kur për një çast ndjen një lëvizje brenda murit. Pas pak shikon që muri pëson një plasaritje të vogël dhe nga guri i murit del filizi i një dege delikate. E ndërkohë që ky filiz rritet, nga muri vazhdojnë të dalin degë të reja. Kur populli pa filizat ashtu si princi njerëzit nisën të mblidhen sërish përpara birucës. Tani i gjithë qyteti ndjek nga afër këto degë të mbushura me burbuqe që rriteshin duke dalë nga zemra e gurit. Të dukej sikur ky gjallërim i mrekullueshëm të ishte ardhja sërish në jetë e Anarkales.

Të nesërmen në mëngjes njerëzit që erdhën para birucës shikojnë se si muret ishin veshur të gjithë me lule shege. Brenda një nate kishin çelur të gjitha lulet e shegës. Çdo lule kishte hijeshinë e Anarkales me gjithë bukurinë e saj.

Kjo bukuri e rrallë që të mahniste kur e shikoje e dalloi edhe princin, i cili e kishte pritur për muaj të tërë Anarkalen, edhe pse e dinte që ajo tashmë kishte vdekur. Kur pa muret ku ishte mbështetur të veshura me lule-shege princi tani e kishte dorëzuar shpirtin e tij duke reflektuar në fytyrë një shprehje lumturie. Kur lulet që mbanin me vete bukurinë e Anarkales çelën princit iu duk sikur kishte parë edhe një herë të dashurën e tij pas kaq shumë muaj plot mall që kishin kaluar dhe zemra i ishte goditur edhe një herë nga dashuria dhe duke mos u mbijetuar dot emocioneve kishte shtegtuar pranë të dashurës së tij duke vështruar bukurinë e luleve të shegës.

Banorët e qytetit kur shkuan të nesërmen, para birucës gjetën trupin e pajetë të Salim Shahut. Gjatë përcjelljes nga brezi në brez të dashurisë së princit me Anarkalen njerëzit thanë se burimi i këtyre filizave në ngjyrë zjarri ishte zemra e Anarkales e mbushur plot me dashuri. Sipas atyre Anarkalja në një farë mënyre e kishte çarë murin e gurët dhe kishte arritur t’ia tregonte veten edhe një herë të dashurit që e priste jshtë murit.

Feyzi Halıcı kur e dëgjon këtë legjendë të dhimbshme frymëzohet shumë prej saj dhe shkruan një vjershë të tillë aq sa Çinuçen Tanrıkorur me udën kompozon një këngë, një kryevepër që rikujton të gjitha dashuritë e shenjta që janë jetuar në histori.

Burimi: http://www.trt.net.tr/trtworld/al/newsdetail.aspx?haberkodu=19bf5fce-85a6-4b70-8ece-5728c90fb77c

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 11

Dashuria e madhe e Shahxhihanit me Mymtazmahalin që la prapa Taxhmahalin, i cili sot pranohet si përmendorja më e madhe dhe më e bukur që është ngritur mbi rruzullin tokësor për dashurinë.

f30e5dce-76

“Allahu çdo shpirt e ka krijuar në formën e sferës dhe pastaj e ka ndarë atë më dysh. Kur trupat që janë vendosur në secilën nga këto gjysma takohen me njëri-tjetrin, atëherë lindja e dashurisë është e pashmangshme. Ata që kuvendojnë me njëri-tjetrin në botën shpirtërore para se të vijnë në jetë ushqejnë dashuri për njëri-tjetrin edhe në këtë botë”, shprehen dijetarët për dashurinë.

Nuk dihet nëse ka filluar apo jo që në botën e shpirtrave dashuria e Shahxhihanit me Mymtazmahalin, por dashuria e tyre solli ndërtimin e tempullit më të madh të dashurisë mbi rruzullin tokësor. Taxhmahali, i cili vazhdon të jetë një nga vendet më të vizituara edhe në ditët e sotme, ka arritur të mbijetojë deri në ditët tona duke sfiduar qindra vite, luftëra, dyndje dhe lloj-lloj fatkeqësish natyrore. Kjo elegji prej mermeri na rrëfen neve që jemi sot në jetë dashurinë e pavdekshme të tyre. Dhe tani po ju përcjellim historinë e kësaj dashurie sublime.

Një ditë princi i ri 16-vjeçar takohet me Erxhymend Banu-në, vajzën shumë të bukur të komandantit turk me famë, Asaf Han. Kur u panë sy më sy, për momentin princit të ri i iku mendja fare. Një magji dashurie ia mbështjell të gjithë trupin, që nga koka deri tek këmbët. Vajza është më e madhe se princi, por sa rëndësi ka mosha këtu?

Edhe zemra e vajzës së bukur, mirëbërëse, e brishtë dhe me shpirt të mirë, rrihte për princin. Këta dy shpirtra, këto dy zemra të krijuar për njëri-tjetrin do të prisnin 5 vjet për të gjetur lumturinë. Më në fund u martuan me një dasmë madhështore.

Djali i sundimtarit të botës ishte njëkohësisht një burrë shteti largpamës, i përgatitur e shkolluar mirë. Ai nuk ishte i aftë vetëm në politikë, por ishte një mjeshtër i mirë edhe në fushën e artit. Kur kalon në krye të Perandorisë Turko-Indiane ndërsa ishte në moshën 34-vjeçare atij i vendoset emri Shahxhihan (Shahu i Botës). Ndërsa gruas së tij të dashur i vendosin emrin Mymtazmahal, për shkak të gjitha bukurive të rruzullit që reflektonte.

Të dy të dashuruarit digjen me një dashuri të madhe për njëri-tjetrin edhe pse kishin kaluar shumë vite martese. Gjatë kësaj kohe dashuria e tyre e veçantë dha frytet e saj. Mymtazmahali solli në jetë 13 fëmijët e Shahxhihanit. Ndërsa kur ishte shtatzënë me fëmijën e 14-të fati nis e ndërton rrjetën e vet.

Shahxhihani ndërkohë udhëhiqte një perandori të lavdishme dhe ishte i angazhuar me probleme të ndryshme në territoret e gjera të perandorisë. Kur nisi kryengritja në Burhanpinar ai mblodhi ushtrinë dhe shkoi këtë për të shtypur kryengritjen. Bashkëshortja shtatzënë në muajin e shtatë kërkon të shkojë bashkë me të shoqin. Pasi burrë e grua për vite të tëra nuk ishin ndarë për asnjë çast nga njëri-tjetri. Madje Mymtazmahali kishte marrë pjesë në luftëra bashkë me Shahxhihanin.

Sa do që Shahxhihani i kundërvihet gruas të tij për arsye të shtatzënisë, Mymtazmahali këmbëngul dhe të dy marrin rrugën bashkë me ushtrinë. Por dhimbjet e para të lindjes e kapin në rrugë, dhe si duket do të ishte fati, vullneti i Zotit dhe Mymtazmahali humbet jetën duke lindur fëmijën e 14-të.

Shah Xhihani në këtë kohë ishte duke u përpjekur me shtypjen e kryengritjes dhe kur mori lajmin iu errësua e gjithë bota. Mori trupin tashmë të pajetë të gruas së tij, të cilën e dashuronte me një pasion aq të madh, dhe u kthye menjëherë në pallatin perandorak. Por nuk do që të besojë se vdekja i ka marrë nga jeta gruan që e donte aq shumë. Kur u detyrua ta varrosë trupin e pajetë të Mymtazmahal-it, të cilën e kishte mbajtur ashtu për disa ditë me shpresën se mos ringjallej, mbyllet në dhomën e tij dhe nuk ha e pi asnjë gjë. Tani nuk interesohet më me punët e shtetit, nuk takohet me asnjë njeri. Pas 9 ditëve Shahxhihani hap derën dhe del për herë të parë jashtë, por ç’të shikosh, flokët e perandorit ishin zbardhur të gjitha, dukej i rrënuar tërësisht. Tani ai ishte një njeri i heshtur, i mbyllur në vetvete, sepse për atë tashmë kishte perënduar dielli i jetës. Pas vdekjes së gruas do të mbante zi për dy vjet. U mundua që ngushëllimin ta gjejë tek arti.

2 vite pas vdekjes së Mymtazmahal-it Shahxhihani lëshon këtë urdhër: “Lajmëroni të vijnë këtu arkitektët më të njohur të perandorisë”. Qëllimi i tij është të ndërtojë Taxhmahalin, që sot pranohet si përmendorja më e madhe dhe më e bukur që është ngritur mbi rruzullin tokësor për dashurinë. Dëshira e tij është të ndërtojë një tempull madhështor në kujtim të bashkëshortes, Mymtazmahal, të cilën e deshi me një dashuri të madhe dhe besnike dhe që e kishte humbur gjatë lindjes së fëmijës së tij të 14-të.

Arkitektët e Indisë, Turkistanit, Iranit, Frendistanit dhe Anadollit u mblodhën në Agra. Shahu i Botës (Shahxhihan) u thotë arkitektëve që të ndërtojnë një për gruan e tij të dashur, Mymtazmahalin një tyrbe të tillë që ta rrëfejë dashurinë e tij deri në ditën e kiametit.

Arkitektët nisën punën dhe propozimet e projektet që kishin përgatitur ia paraqitën Shahut. Nga projekte që i propozuan Shahxhihani më shumë pëlqeu atë të Mehmet Isa Çelebiut, i cili kishte qenë nxënësi i Arkitekt Sinanit. Sapo e pa vizatimin tha: “Ky është tempulli që do ta shprehë më së miri dashurinë time” dhe dha urdhër për fillimin menjëherë të punimeve. Çdo urdhër dhe kërkesë e arkitektit do të zbatohej urgjentisht.

Arkitekt Isa Çelebiu solli nga Stambolli ustallarë për kupolat dhe vizatimet murale. Nga shumë mjeshtër osmanë ai kërkon të përgatisin vula, mbishkrime, gdhendje dhe të latojnë mermerët. Punimet zgjasin 22 vjet dhe në vitin 1652 Taxhmahali përfundon së ndërtuari. Kur e shikon të përfunduar veprën Shahxhihani gëzohet dhe lumturohet pa masë. Qëndron para tempullit dhe ndalet përballë shatërvanit, që simbolizon bukurinë e kulluar të gruas së tij, dhe i falënderohet Allahut që i dha shansin ta shikojë me sytë e tij këtë vepër. Ashtu edhe kishte qenë dëshira e tij, dashuria e Shahxhihanit ndaj Mymtazmahale-s do të përhapet dhe mbijetojë deri në ditën e kiametit.

Nuk dihet se sa e vërtetë është gojëdhëna që Shahxhihani u ka prerë krahët mjeshtërve për të penguar ndërtimin e një Taxhmahali tjetër në botë, por një gjë që dihet saktë është se Shahxhihani deri sa vdiq nga pallati i tij në Agra ka parë me sy të hidhëruar e pikëlluar tyrben e Mymtazmahalit. Kur vdes perandori varroset pranë Mymtazmahale-s. Dy të dashuruarit prehen ende pranë njëri-tjetrit dhe presin që të bashkohen edhe një herë në pafundësi kur të ringjallen pas ditës së kiametit.

Taxh Mahali është tempulli më i mrekullueshëm mbi rruzullin tokës i dashurisë dhe besnikërisë. Me lindjen e diellit mermeri merr ngjyrë rozë, në drekë ai kthehet në të bardhë dhe në darkë shndërrohet në trëndafil të verdhë sikur kërkon të na rrëfejë bukurinë e Mymtazmahal-es. Ndoshta duke i dhënë tempullit këtë pamje të pafajshme e të pikëlluar është munduar të përjetësohet vdekja e gruas të Shahut ndërsa ishte duke sjellë në jetë fëmijën e 14-të.

Kupola e Taxh Mahalit është kubeja karakteristike turke. Kur këndohet kurani poshtë kubesë zëri bën jehonë 7 herë. Në të katër anët e tempullit është shkruar me një mjeshtëri të pashoqe e gjithë sureja Jasin. Të gjitha punimet e imëta kanë dalë nga duart e mjeshtërve të rrallë. Në muret prej mermeri janë vendosur me qindra-mijëra gurë agat, sedef, rubin i kaltër, rubin i verdhë, 5 diamante, margaritar, nefrit dhe perla të mëdha. Duket sikur Taxhmahali është një kopsht me lule i ndërtuar me gurë të çmuar nga Shahxhihani për t’u vizituar e parë nga afër nga e dashura e tij, Mymtazmahal. Taxhmahal bashkë me kupolën dhe katër minaret e saj prej mermeri të bardhë që reflektohen në shatërvanin që ndodhet në oborr është një elegji dashurie që zgjatet deri në pafundësi.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=7c5b6cfe-97cb-4283-9dff-57ece4331262

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 10

Dashuria e madhe e Sulltan Ahmetit (sulltani që urdhëroi ndërtimin e Xhamisë Blu) dhe Sulltaneshës Kësem (Mahpeyker).

1167

Ajo që kërkohej në dashuri ishte bashkimi i të dashuruarve, por në përgjithësi dashuria ka qenë në vetvete dhimbje, qeder, hall, hidhërim, ka qenë heshtje, ka qenë humbje kapitali. Disa prej të dashuruarve i vendosnin një gur zemrës dhe e vuanin përbrenda këtë dhimbje, dikush tjetër për shkak të kësaj dhimbjeje ndryshonte për të mirë ose të keq. Sepse në qoftë se dashuria hidhte rrënjë në zemër, atëherë ajo bëhej sovrani i të gjithë trupit, përfshi edhe mendjen dhe e transformonte të dashuruarin. Në këtë kuptim disa dijetarë e kanë njohur dashurinë si një provim. Si do të ndryshonte personi i djegur nga dashuria, për mirë apo keq? Ata që kishin frikë nga fuqia e dashurisë nuk e kishin ndërmarrë një risk të tillë dhe e kishin vlerësuar dashurinë si një gjendje të dëmshme, nga e cila duhet qëndruar larg. Ata pohonin se rënia në dashuri e mashkullit apo e femrës kishte shumë anë të dëmshme, për faktin se ajo mund ta shtynte njeriun drejt rrugës së keqe. Sipas atyre dashuria ishte një fatkeqësi që mbyllte të gjitha dyert e lumturisë.

Gjendja e Sulltaneshës Kësem është një shembull që tregon se si e transformon dashuria një njeri, se çfarë plagësh hap ajo në shpirt, dhe si e përplas ajo njeriun sa andej-këndej. Sepse ajo njihej si një nga gratë aktive dhe me pushtet të dinastisë osmane, kishte një personalitet me të vërtetë serioze, dinjitoze dhe që të bënte të kishe frikë prej saj. Ajo ishte e famshme për qëndrimin e pamëshirshëm ndaj djemve dhe nipërve të saj, ndërkohë që ishte një grua e fuqishme aq sa qyteti i Stambollit mbajti zi për javë të tëra pas vdekjes së saj, për shkak kjo edhe të bamirësive të shumta që kishte bërë. Arsyetimi i vetëm që bashkonte tek ajo këto dy gjendje të kundërta ishte dashuria e madhe që ushqente ndaj burrit dhe sovranit të saj, Sulltan Ahmetit. Por si?

Edhe pse disa thoshnin për Mahpeyker-in (Sulltaneshën Kësem) që ishte vajza e një prifti, flitet që ajo mund të ketë qene me origjinë greke ose boshnjake. Sa do që raca e saj ishte kthyer në legjendë, një diçka ishte e padiskutueshme, që ajo ishte një femër e bukur, elegante dhe e zgjuar, një grua që i dinte normat e mirësjelljes dhe dashamirësisë. Aq sa Ambasadori i Venedikut e kishte pëlqyer aq shumë Mahpeyker-en, kur e kishte parë këtë teksa ishte në të pesëdhjetat, sa kishte thënë: “Pavarësisht moshës që mban sulltanesha është shumë e bukur…”. Megjithëse në Pallatin perandorak ishte sjellë vonë, ajo e kishte mësuar shumë shpejt turqishten dhe kishte fituar zemrat e drejtuesve të Haremit falë kjo aftësive dhe shkathtësisë në përvetësimin e punëve brenda pallatit. Kur ia paraqitën për herë të parë Sulltan Ahmetit, nuk e kishte e vështirë që të pushtonte zemrën e Sovranit Osman.

Kurse Sultan Ahmeti ishte një personaliet i ditur dhe i aftë në punët e drejtimit të shtetit në një nivel që nuk pritej për moshën që kishte. Babai i tij, Mehmet Hani për shkak të ndrojtjes që kishte nga djemtë e tij (princërit e kurorës) si rrjedhojë kjo e dobësisë ndaj fronit, nuk ishte interesuar me shkollimin dhe edukimin e nevojshëm të tyre, përfshi këtu edhe Sulltan Ahmetin. Vetëm se Sulltan Ahmeti, i cili u ngjit në fron në moshën 14-vjeçare, diti ta përgatiste veten me metodën autodidakte. Ai iu përkushtua dijes së shkencëtarëve të mëdhenj të kohës dhe brenda një kohe të shkurtër ishte bërë vetë njëri prej tyre. Recitonte vjersha shumë të bukura të njohura me emrin “Bahti”, aq sa konkurronte me poetët e kohës së tij. Mahpeyker zotëronte bukurinë dhe zgjuarsinë e duhur për të lënë përshtypje tek ky i ri i talentuar në shkencë dhe udhëheqje.

Sulltan Ahmeti ra në dashuri me fjalët e bukura të Mahpeyker-it, nazet e saj dhe sytë ngjyrë manushaqe që i shkëlqenin. Kur Sovrani Osman (Sulltan Ahmeti) nga sulltan që ishte u kthye në rob të robinës së tij harroi edhe gruan e parë të tij, Mahfiruz-en. Pavarësisht gjithë atyre vajzave të bukura që ishin sjellë në Haremin Osman ai nuk pëlqeu asnjë tjetër përveç Mahpeyker-es, pasi dashuria e tij ishte e vetme.

Ahmeti e donte marrëzisht Mahpeyker-en, por edhe Mahpeyker-ja e donte me një pasion të madh madhërinë e saj. Në netët e gjata të dy bisedonin deri në agim. Dashurinë e përjetonin deri në apogje duke ndjerë kënaqësi nga fjalët e njëri-tjetrit. Mahpeyker e dinte që Sulltan Ahmeti ishte i verbuar me dashurinë që ushqente ndaj saj, që sytë e tij nuk shikonin asnjë femër tjetër, por përsëri ajo kishte frikë se ndoshta një ditë do të detyrohej që ta ndante atë me një femër tjetër të Haremit.

Sa e dhimbshme ishte për atë të mësonte që të njëjtin mashkull e ndante me femra të bukura dhe të zgjuara duke e parafytyruar burrin e saj teksa u merrte erë flokëve të femrave të tjera, duke shijuar buzëqeshjet e tyre, të dinte që në shtratin ku shtrihej natën pas një farë kohe do të ndodhej një grua tjetër. Me sa duket kjo torturë e shkrinte dhe e shkatërronte përbrenda një femër, pasi Mahpeyker e ndjente që brenda saj po lulëzonin disa ndjenja të këqija, të cilat gjendeshin aty si një bërthamë e vogël brenda krijesës së saj. Por për fat të mirë Sulltan Ahmeti, si një fetar që ishte e zbuste bashkëshorten me misticizëm duke e qetësuar kështu shpirtin e trazuar të Mahpeyker-es. Zemrën ia qetësonte ditura dhe rruga e drejtë që i tregonte atij Sheiku i Yskydarit, Aziz Mahmud Hydai. Vetëm se xhelozia që ishte ndezur në shpirtin e sulltaneshës kishte pushtuar edhe femrat e tjera të Haremit. Sepse sa femra të tjera kishin pasur fatin e Mahpeyker-es në dinastinë osmane? Kështu që xhelozia, lakmia e dashurisë së vërtetë që kishte arritur Sulltanesha Kësem ishin më se të natyrshme.

Fatkeqësisht kënaqësia e kësaj dashurie, e cila më vonë do të zinte vend në histori si një nga dashuritë e mëdha, nuk zgjati shumë. Madhëria e tij Ahmet Hani kishte urdhëruar ndërtimin e një xhamie të madhe, e famshme për fajancat e saj në ngjyrë të kaltër (sot Xhamia Blu), ku gjatë ndërtimit të saj kishte bartur edhe vetë gurë, dhe herë pas herë mbyllej në këtë xhami. Ngandonjëherë qëndronte brenda në xhami edhe për 10 ditë dhe nuk takohej me asnjë njeri, përfshi këtu edhe gruan e tij, Mahpeyker-en. Edhe pse në fillim sulltanesha Kësem mendoi që kjo gjendje e Sovranit kishte lidhje me devotshmërinë e burrit të saj ndaj fesë, më vonë filloi të ndjente frikë nga kjo. Mahpeyker-es i vinte keq pasi mendonte se Sulltan Ahmeti po i largohej dhe do ta humbiste. Por fati ishte në prag të ndarjes së tyre plotësisht nga njëri-tjetri.

Një natë Sulltan Ahmeti, i mbyllur sërish brenda në xhami, sëmuret papritur. Megjithëse u suall menjëherë në Pallat dhe u vizitua nga doktorët, gjendja e tij nuk ishte edhe aq e mirë. E gjendur në një situatë të vështirë dhe pa rrugëdalje Mahpeyker i qëndronte tek koka Sovranit dhe mundohej të mbulonte lotët që i rridhnin nga hidhërimi. Kurse Sulltan Ahmeti ishte i vetëdijshëm që tani ndarja nga e dashura e tij në këtë botë ishte afruar shumë, prandaj donte që Mahpeyker-ja ti qëndronte gjithmonë pranë. Dhe nga kjo botë u nda me kokën e vendosur mbi gjunjët e Mahpeyker-es.

Mahpeyker nuk i besonte vetes që Sulltan Ahmeti e kishte dorëzuar shpirtin në krahët e saj. Trupin pa jetë të Madhërisë e godiste me grushte duke qarë me të madhe, donte që Ahmeti të ringjallej dhe të mos e linte atë fillikate të vetëm në këtë botë. Por dihej se ai që ikte nga kjo botë nuk kthehej më pas. Atë natë, tek qëndronte ashtu pranë trupit të pajetë të Sulltan Ahmetit, përbrenda Mahpeyker-es ndodhi diçka. Ishte e zemëruar për bashkëshortin që e kishte lenë vetëm. Mahpeyker kurdiste në mendjen e saj plane si të hakmerrej ndaj Ahmet Hanit. Thonë se që nga ajo ditë ajo u bë një grua e egër dhe zemërgur, aq sa të hynte në histori. Pretendojnë se që nga dita e ndarjes me burrin e saj Mahpeyker u përfshi nga një ambicie për pushtet, dhe për të harruar e mposhtur dhimbjen e dashurisë ajo ia dedikoi veten politikës. Ndoshta mund të ketë ndodhur edhe ashtu, ndoshta ka qenë dhimbja e dashurisë që e shtyri atë të bëhet e keqe, ndoshta ishte nxjerrja e dufit pasi vdekjen e burrit të saj e pranonte në një farë mënyre si braktisje nga i dashuri i zemrës. Por në të njëjtën kohë ishte përsëri dashuria ajo që mbante të gjallë e të freskët në shpirtin e saj dashamirësinë. Pasi sulltanesha Kësem nuk ishte e njohur vetëm për pamëshirësinë e saj në politikë, por ajo ishte e famshme edhe për bamirësitë e shumta që bënte. Dhe kur sytë e saj ngjyrë manushaqe u mbyllën njëherë e për gjithmonë, e gjithë shtresa e varfër e Stambollit mbajti zi për javë të tëra dhe iu lut Zotit që ta mëshironte.

Patjetër që nuk ishte e lehtë të ishe një sulltaneshë autoritare, fjala e të cilës kishte peshë gjatë qeverisjes së perandorisë nga pesë padishahë, por detyrimi i saj nga Zotit ishte i rëndë. Sidoqoftë gjatë kësaj trazire zemra e saj nuk e kishte humbur anën e mirë. Bamirësitë që kishte bërë në të katër anët e Stambollit, përkujdesja si një nënë e vërtetë për të varfrit dhe vobektët, jetimët a mos ishin vallë sevape për të siguruar që Zoti ti falte mëkatet? Kësaj pyetjeje të vështirë mund ti japë përgjigje vetëm ai që është njohur me dashurinë. Sepse fuqia e dashurisë është ajo që e bën njeriun të mbetet i mirë në esencë pavarësisht të gjitha vështirësive e shëmtive të jetës.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=5a36413b-3804-4634-9367-3526ca273c03

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 9

Dashuria e Sulltan Jëlldërëm Bajazitit me Maria Olivera Despina, vajza e Mbretit serb Llazar, që u vra në betejën e Kosovës.

roses

Për disa dashuria është një magji që e dëshirojnë fuqishëm. Sepse dashuria që përjeton njeriu ku bashkohet me të dashurën është entuziazmi më i ëmbël i gëzimeve. Njeriu lidhet me jetën dhe shijon çdo gjë të saj. Edhe sikur të mos bashkohen, ngandonjëherë të dashuruarit dinë të kënaqen madje me këtë veprim dhe të jetojnë duke ëndërruar të dashurën.

Vetëm se përveç atyre që e sublimojnë dashurinë, që pretendojnë që ky zjarr e bën më të pjekur njeriun, e lartëson atë, ka edhe nga ata që e shikojnë dashurinë si humbje, si diçka të dëmshme.

Po pra, sipas disa të tjerëve dashuria është humbje. Dashuria është një fatkeqësi që mbyll të gjitha dyert e lumturisë. Kur i dashuruari ‘bie në rrjetë’, ai privohet nga qetësia dhe gëzimi i jetës. Dashuria ia qep gojën njeriut, e bën atë skllav e rob të saj. Kjo është arsyeja që një pjesë e atyre që e dinë se sekreti i dashurisë është një provim i vështirë këshillojnë qëndrimin larg dashurisë, e dënojnë atë. Sipas atyre rënia në dashuri e mashkullit ose e femrës ka shumë anë të dëmshme. Në qoftë se njeriu është gati për të rënë në dashuri ai duhet të marrë urgjentisht masat. Duhet ta largojë mendjen nga historia dhe emocionet e dashurisë duke u orientuar tek bisedat me njerëzit e artit, mendimit dhe të shkencës.

Në këtë pjesë të rubrikës tonë për dashuritë e mëdha në histori do të flasim për historinë e sovranit Sulltan Jëlldërëm Bajazit, i cili siç pretendojnë historianët ‘shkoi dëm’ për shkak të dashurisë dhe e çoi Shtetin e ri Osman në periudhën e ndërqeverisjes. Sipas disa historianëve dashuria e Jëlldërëmit ishte arsyeja e rënies së rij nga maja e qiellit në tokë, kurse sipas disa të tjerëve kjo është vetëm një gojëdhënë.

Por ai që e dëgjon historinë është ai që nxjerr mësime edhe nga gojëdhënat.

Nuk ka dyshim që sulltan Jëlldërëm Bajaziti (rrufeja) ka qenë një nga padishahët më të talentuar dhe të aftë të historisë osmane. Ai ishte i shkathët, mendjemprehtë, i zgjuar, i vendosur dhe besnik ndaj shtetit. Gjatë kohës që sundoi ai la gjurmë të forta me ngadhënjimet që kishte bërë, në zemrën e popullit ai kishte fituar respekt ashtu si të parët e tij, Osman dhe Orhan Beu. Por siç rrëfejnë historianët ajo që e rrëzoi përtokë Jëlldërëm Bajazitin ishte dashuria që i kishte verbuar sytë. Sukseset që kishte arritur gjatë të gjithë jetës i humbi si pasojë e dobësisë që kishte ndaj femrës që dashuronte.

Jëlldërëm Bajaziti ishte djali i Sulltan Murat Hanit dhe nipi i Orhan Beut. Në fron ai kishte hipur pas vdekjes së babait dhe kishte shënuar shumë suksese, të cilat e shkruan me germa të arta emrin e tij në histori. Ai nuk ishte vetëm një komandant i mirë, por ishte edhe një burrë shteti i mirë. Llagapin “Jëlldërëm” (rrufeja) e kishte marrë falë aftësive superiore dhe shkathtësisë që kishte treguar nëpër betejat që kishte marrë pjesë që kur ishte princ i kurorës. Ai ishte i famshëm për hyrjen e rrufeshme në luftë nga një skaj dhe daljen shëndoshë e mirë nga radhët e ushtrisë së armikut. Pas vdekjes së babait ai u dha fund menjëherë grindjeve për fronin e padishahut duke vërtetuar edhe një herë se e meritonte titullin “rrufeja” që i ishte vendosur. Por ai nuk kishte dijeni se në Betejën e Kosovës, ku luftoi sërish si një rrufe dhe e mundi ushtrinë serbe, do të njihej me një bukuroshe, e cila më vonë do t’ia ndërpriste atij këtë vrull. Ai ishte aq i vendosur sa që për hir të kësaj dashurie të prishte marrëdhëniet me Emir Sulltanin, dijetarin e njohur të fesë islame në Shtetin Osman.

Në Betejën e Kosovës nuk ishin mundur vetëm serbët, në këtë luftë ishte vrarë edhe mbreti serb. Jëlldërëm Bajaziti bëri paqe me serbët dhe në vend të mbretit të vdekur emëroi djalin e tij dhe e bëri këtë vend vasal të Shtetit Osman. Si nevojë e politikës së kohës marrëveshja kishte edhe një pikë të veçantë, sipas të cilës vajza e Mbretit Llazar, Princesha Maria Olivera Despina do ti jepej për grua sulltan Jëlldërëm Bajazitit. Pasi edhe Jëlldërëmi kishte rënë në dashuri me vajzën që kishte parë në çadrën e Mbretit Serb në fushën e betejës. Kjo dashuri do ta linte atë më vonë në situata shumë të vështira.

Pas bërjes së kësaj marrëveshjeje Olivera u martua me sulltanin Jëlldërëm. Sovrani osman ishte i dashuruar marrëzisht pas kësaj princeshe. E merrte atë me vete në çdo vend që shkonte dhe siç rrëfejnë disa historianë ai nuk ia bënte asnjëherë fjalën dysh asaj. Aq sa ka historianë që thonë se sulltani e merrte me vete sa herë që shkonte në luftë. Sytë e sulltanit Jëlldërëm Bajazitit ishin verbuar nga dashuria që ushqente për këtë princeshë serbe. Madje ishte pikërisht princesha ajo që e kishte mësuar të konsumonte alkoolin dhe të humbiste veten në botën mashtruese të dëshirave deri sa e la (pijen) me presionin e kreut të çështjeve fetare të shtetit.

Vetëm se Jëlldërëm Bajazi ishte i dashuruar marrëzisht me këtë grua. Kur zjarri i dashurisë ndizej në zemrën e dikujt, atëherë ajo (dashuria) bëhej mbreti i të gjithë trupit dhe gjymtyrëve të tij. Zemra vulosej dhe nuk ndriçonte më si më parë, mushkëritë digjeshin e shkrumboheshin, mendja dhe logjika tani i bindeshin vetëm urdhrave të dashurisë. Përveç gruas që dashuronte, në botë nuk ekzistonte asnjë gjë tjetër që ta bënte Bajazitin të lumtur.

Despina ishte mjaft e zgjuar, ambicioze, e mençur dhe dinake. Kur u bë gruaja e sulltanit osman si vajza e Mbretit serb Lllazar që vdiq në betejën e Kosovës emrin e kishte ndryshuar në Sulltanesha Aishe. Por dëshirën e saj për të marrë hakun e babait të saj nuk e pengoi dot as dashuria absolute dhe e pafund e Jëlldërëmit. Ndërkohë që kishte një ndikim kaq të madh tek sulltan Jëlldërëm Bajaziti nuk e kishte aspak të vështirë ta orientonte atë në vendimet që merrte në shërbim të këtij qëllimi që i kishte vendosur vetes.

Kur Timuri, një sundimtar tjetër turk, vendosi të vinte në Anadoll dhe të luftonte me osmanët, Despinës i kishte rënë në dorë një shans i mirë për të realizuar synimet e saj. Nëpërmjet burrit të saj, Sulltan Jëlldërëm Bajazitit, ajo ftoi vëllain e mbretit serb, Stefanin, dhe siguroi që Stefani të vinte në Anadoll me një ushtri me 20.000 mijë ushtarësh. Serbët do të luftonin përkrah Jëlldërëm Bajazitit kundër Timurit.
Në prag të luftës bejlerët (prijësit) turkmenë që mbanin një qëndrim ndërmjet Timurit dhe Bajazitit, dërguan të urtët dhe përfaqësuesit e tyre për të biseduar me Sovranin Osman dhe i bënë këtij thirrje për pajtim. Vetëm se i ndikuar edhe nga Despina dhe xhaxhai i saj, Stefani, Sulltan Jëlldërëm Bajaziti përherë i ktheu pas ndërmjetësuesit duke u dhënë përgjigje negative. Për më tepër para dhe gjatë luftës sulltani osman kishte masakruar 200.000 turkmenë pavarësisht paralajmërimeve dhe qëndrimit opozitar të Emir Sulltanit.

Duke i besuar edhe mbështetjes serbe në vitin 1402 Jëlldërëm Bajaziti u bë pjesë e një prej luftërave më të dhimbshme të historisë. Të dy sovranët turq bashkë me ushtritë e tyre i përveshën shpatat dhe luftuan kundër njëri-tjetrit.

Beteja u zhvillua në fushën e Ankarasë dhe në momentet më të vështira të saj ushtarët serbë që kishin ardhur në ndihmë të Jëlldërëmit jo vetëm që nuk e ndihmuan atë por me sjelljet e tyre si para ashtu edhe gjatë luftës prishën moralin ushtrisë osmane. Fati i luftës ndryshoi kur në anën e Timurit kaluan edhe principatat e Kara Tatarëve dhe ato Turkemene, të cilat ishin të zemëruara me Jëlldërëmin. Fundi fatal rezultoi me fitoren e Timurit dhe disfatën e Jëlldërëm Bajazitit.

Nuk dihet se sa korrekt janë historianët në përcaktimet e tyre që dashurinë e Jëlldërëmit ndaj Despinës e rendisin në mesin e shkaqeve që e çuan Shtetin Osman në periudhën e ndërqeverisjes, por rapsodët popullorë gjendjen e sundimtarit osman e kanë shprehur shumë bukur përmes këtyre vargjeve.

“Shpejtësia” ishte karakteri i tij,

Shumë shpejt edhe jetoi,

Me shpejtësinë e rrufesë fitoret i korri,

Me shpejtësinë e rrufesë dashuroi,

U ngrit në qiell si rrufe,

Dhe ra po si rrufe.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=5a1aeabd-a43a-4238-a7bc-1844edcbf242

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 8

Alltun Xhan Hatunia, gruaja e Turrull Beut, ka zënë vend në histori si gruaja që ka shpëtuar nga rrënimi shtetin Selçukas.

Tugra

Tugra

Në historinë turke ka shumë gra heroike, arkitekte të sa e sa punëve të rëndësishme, duke filluar nga mbrojtja e atdheut e deri në organizimin e popullit, nga arti e deri tek shkencat e natyrës si mjekësia etj. Por për fat të keq emrat e tyre nuk njihen shumë, për to nuk flitet aq sa duhet. Një prej këtyre grave të suksesshme është edhe Alltun Xhan Hatunia, gruaja e Turrull Beut, një nga sundimtarët e Shtetit Selçukas. E lidhur me një dashuri të thellë me Turull Beun, Alltun Xhan Hatunia për shkak të punëve që ka bërë me një dashuri të madhe që ushqente për burrin e saj ka zënë vend në histori si Gruaja që ka Shpëtuar Shtetin Selçukas.

Alltun Xhan Hatunia para se të martohej me Turull Beun kishte bërë një martesë politike me Harzemshahun dhe nga kjo martesë kishte sjellë në jetë një djalë me emrin Enusirevan. Por me vdekjen e Harzemshahut ajo kishte mbetur vejush që në moshë të re.

Banorët e fiseve endacake turke e donin dhe e respektonin shumë këtë grua me moral të bukur, të zgjuar dhe të kulturuar. Turrul Beu kur e pa një ditë Alltun Xhanen brenda një parie politike ishte impresionuar shumë jo vetëm nga karakteri e virtytet e saj të larta, por edhe nga bukuria që kishte.

Sulltani Selçukas Turull Beu në kuadër të marrëdhënieve që u zhvilluan me kalimin e kohës ndërmjet fisit të Harzemshahëve dhe Selçukasve pati rastin ta njohë më nga afër Alltun Xhanen dhe ra në dashuri me të. Kur e pa se ishte i përshtatshëm edhe terreni politik me rastin më të parë i propozoi Alltun Xhanes të martohej me të. Alltun Xhan Hatunia ishte në dijeni të dashurisë dhe interesit që tregonte Sulltani Selçukas për të dhe e pranoi propozimin e Sulltanit dhe u martua me të. Pasi edhe vejusha e bukur kishte rënë në dashuri me Turull Beun.

Alltun Xhan Hatunia ishte një grua turke që kalëronte e mbante shpatë me vete. Sipas traditës së trashëguar nga Azia Qendrore ajo jo vetëm që e ndihmonte Turull Beun në kryerjen e detyrave shtetërore duke e këshilluar atë, por ajo ishte aq trime dhe e zgjuar sa të komandonte e t’u printe ushtarëve në luftë kur e kërkonte nevoja. Qëllonte me shigjetë, kalëronte krah për krah me burrin në lëndinat e gjelbra. Të dy së bashku bënin një jetë besnike dhe të përkryer.

Ndërsa martesa e Alltun Xhan Hatunes dhe Turull Beut vazhdonte me një dashuri të madhe, edhe Shteti Selçukas e rriste çdo ditë e më shumë fuqinë e tij. Tani fama e Shtetit Seluçukas ishte përhapur gjithandej. Por në qoftë se ky shtet ndodhej në periudhën e apogjeut, natyrisht që ai do të përballej edhe me provime të mëdha. Në kohën kur Shteti Selçukas ishte në periudhën më të zhvilluar të tij, Ibrahim Jënall, vëllai i gjetur i Turull Beut, gjeti rastin dhe organizoi një kryengritje. Shfrytëzoi kushtet kur posti i kalifatit të Turull Beut nuk gjendej në Bagdad dhe shkaktoi kryengritje në Hemedan duke u bashkuar me armiqtë e Shtetit Selçukas.

Kur e mësoi tradhtinë Turull Beu la në Bagdad familjen dhe parinë e shtetit duke ia besuar mbrojtjen e tyre gruas së tij, Alltun Xhanes, dhe u nis menjëherë me ushtrinë e tij për të shtypur kryengritjen. Por duke ndërhyrë me nxitim dhe pa bërë përgatitjet e nevojshme dhe duke qenë se kryengritja mbështetej edhe nga armiqtë e tij nuk e pati të lehtë që ta shtypte atë. Për më tepër sipas lajmit që kishte mbërritur në Bagdad, Turull Beu ishte kapur rob.

Alltun Xhania ishte rrënuar moralisht kur kishte marrë këtë lajm. Ishte çoroditur dhe nuk dinte si të vepronte përballë atyre që i kishin ndodhur burrit të saj, të cilin e donte me një pasion të madh. Një njeri tjetër që ishte shqetësuar po aq sa Alltun Xhan Hatunia për këtë lajm të rëndësishëm ishte edhe kalifi i Abasive. Kalifi më shumë se për gjendjen e Turull Beut shqetësohej për pushtetin selçukas, pra për të ardhmen e shtetit. Duke e vlerësuar situatën edhe me vezirët (ministrat) e Shtetit Selçukas u vendos që në postin e mbetur bosh të Turull Beut të ngjitnin urgjentisht djalin e Alltun Xhan Hatunes.

Gruaja e Turull Beut, Alltun Xhan Hatunia e kundërshtoi me forcë këtë vendim, pra sjelljen e djalit të saj në vend të Turull Beut, edhe pse ishte djali i saj i vërtetë dhe pavarësisht fjalëve të përhapura sikur burri i saj ishte kapur rob, madje kishte vdekur. Ndërkohë që Alltun Xhan Hatunia falë sundimit të djalit të saj në mungesë të Turull Beut mund të bëhej më e fuqishme, madje duke qenë zëvendësja e tij mund ta drejtonte vetë shtetin. Por zemra e saj digjej nga malli dhe besnikëria qe kishte ndaj burrit.

Alltun Xhania kaloi menjëherë në veprim kur dalloi ambicien e djalit të saj për t’u bërë sulltan duke marrë fuqi edhe nga kalifi i Abasive dhe duke pasur me vete edhe përkrahjen e disa vezirëve. Ajo arriti t’u bëjë ballë lojërave që luheshin për pushtet me besimin që kishte në dashurinë e madhe që ushqente për Turull Beun dhe duke menduar se ardhmja e shtetit varej nga burri i saj. Kur e pa që djali i saj do ti kërkonte të ngjitej në fron e mbylli atë në qeli. Pastaj me guximin dhe fuqinë që kishte krijoi një ushtri duke përdorur autoritetin dhe prestigjin që gëzonte tek turkmenët. Me një guxim të paparë vendosi shpatën në brez dhe doli në krye të kësaj ushtrie. U nis menjëherë në ndihmë të burrit të saj, Turull Beut duke vrapuar në radhët e para mbi kalë.

Alltun Xhan Hatunia luftoi me heroizëm kur u përball me kryengritësit dhe arriti ti shpartallojë ata. Pastaj ndoqi një politikë të zgjuar falë vullnetit që ishte dhe atyre që kishte mësuar ndërsa ishte duke ndihmuar burrin e saj, Turull Beu. Më në fund arriti ta shpëtojë Turull Beun nga rrethimi. Kështu ajo jo vetëm që ia riktheu fronin të zotit, por parandaloi luftën për pushtet, një luftë që mund të kishte sjellë përçarjen e copëtimin e Shtetit Selçukas, duke penguar kështu edhe shkatërrimin e këtij shteti. Ajo që i kishte dhënë kaq shumë zemër Alltun Xhanes ishte se Turull Beu nuk ishte vetëm sovrani i Shtetit Selçukas, por edhe i zemrës së saj.

Gjatë shkrimit të historisë dashuria zë një vend aq të rëndësishëm sa që rrjedhën, fatin e saj ajo e ndryshon pa u diktuar fare nga të tjerët. A nuk është pushteti i dashurisë ai që është më i mprehtë se tehu i shpatës, më i fortë se urdhri dhe më i fuqishëm se ushtritë.

Dashuria e Alltun Xhanes ishte një dashuri aq hyjnore, sa që lartësinë e saj e vërtetoi edhe një herë para se të jepte shpirt. Kur e kuptoi se nuk do të shpëtonte nga kthetrat e sëmundjes që e kishte kapur, para se të vdiste kërkoi ti vinte pranë Sulltan Turull Beu. Megjithëse ishte shumë e dashuruar me Turull Beun dhe besnike ndaj shtetit, në emër të së ardhmes së shtetit kjo grua e lartë i la Turull Beut këtë testament:

“Pas vdekjes time bëj të pamundurën dhe martohu me vajzën e Kalifit. Kështu do të gjesh edhe dashurinë e kësaj bote, edhe të botës tjetër të ahiretit”.

A ishte dashuria ajo që kërkonte të mirën e atij (burrit) edhe në momentin që po ndahej nga i dashuri i saj? A mendonte dhe kërkonte e dashura në këto momente atë që kishte dashur më parë? A vazhdonte të ishte e shqetësuar për të dashurin e saj të zemrës edhe ndërsa ishte në shtratin e vdekjes?

Alltun Xhan Hatunia të gjithë pasurinë pas vdekjes ia fali si dhuratë dasme vajzës së Kalifit, e cila më pas do të martohej me burrin e saj. Alltun Xhania ishte një nga gratë e dashuruara më tipike të atyre që sakrifikojnë çdo gjë për të dashurin e zemrës. Dhe ai që qante ditën e varrimit të Alltun Xhanes në qytetin Rej ishte pikërisht burri i saj, sulltani i madh i Shtetit Sekçukas, Turull Beu vetë.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=a10c3652-8cf0-401e-bf20-4054fd4239eb

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 7

Dashuria e Esmehan Kaja Sulltanes dhe Melek Ahmet Pashës, një shembull i asaj që dashuria vazhdon edhe gjatë martesës.

Qielli i kuq

A është dashuria emri i sevdasë, kur të dashuruarit nuk bashkohen me njëri-tjetrin? Apo dashuria vazhdon edhe gjatë martesës?

Në përgjithësi historitë e dashurisë flasin për të dashuruarit e ndarë nga njëri-tjetri. Dhimbja që shkakton ndarja, mosbashkimi i tyre, për arsye të pengesave nga më të ndryshmet, pavarësisht se ata e duan marrëzisht njëri-tjetrin, kthehet më vonë në një legjendë. Por historia njeh edhe persona që sevdanë ndaj njëri-tjetrin e përjetojnë me dashuri kur bashkohen. Në mesin e këtyre, që e kanë gjetur dashurinë në martesë, janë edhe sulltanesha Esmehan Kaja dhe Melek Ahmet Pashai. Gjatë martesës 15-vjeçare dashurinë që kishin ndaj njëri-tjetrin ata e jetuan me një sinqeritet dhe pastërti e kthjelltësi si në ditën e parë.

Esmehan Kaja sulltania ishte vajza e një sundimtari të pajtuar me fatin e tij, e sovranit me një shpirt të ndjeshëm e elegant. Ishte vajza e Muratit të 4-t, mbesa e Sulltan Ahmetit dhe Sulltaneshës Mahpejker Kësemes. Pjesëtarët e Haremit e donin shumë këtë vajzë kaq të bukur të Padishahut. Por ashtu si femrat e tjera të dinastisë Osmane edhe ajo do të bënte një martesë politike. Dhe kur erdhi në moshën e martesës, Esmehan Kaja u martua me Melek Ahmet Pashain, i cili kishte kryer shumë detyra të rëndësishme në postet shtetërore. Melek Ahmet Pashai dashurinë e Sulltan Ahmetit e kishte fituar që kur ishte fëmijë. Madje edhe emrin Melek ia kishte vendosur sovrani, pasi ishte një nga nxënësit më të zgjuar të Enderunit (shkollë brenda pallatit sulltanor që përgatiste nëpunës e zyrtarë të lartë për administratën osmane).

Esmehan Kaja Sulltania për herë të parë Melek Ahmet Pashain e pa natën e dasmës. Kur Pashai në moshën e babait të saj i doli përpara në dhomat e konakut ajo u tremb dhe i tha Pashait të dilte menjëherë jashtë. Sulltanesha zonjushe ishte zhgënjyer me të drejtë si një vajzë e re dhe e bukur, kurse Melek Ahmet Pashai ishte i hutuar përballë rinisë së gruas së tij. Sepse Pashai kërkonte të krijonte një familje të ngrohtë, ku të gjente prehje e qetësi, ashtu siç bënin edhe njerëzit e thjeshtë. Por nga ana tjetër ishte i detyruar të hynte dhëndër në familjen e Sulltanit, pasi kështu e kërkonte politika. Dhe për shkak të kësaj situate nuk ishte aspak i kënaqur. Ndërkohë që kishte sa e sa të tjerë që dëshironin të ishin në vendin e tij për të qenë më afër pallatit sulltanor duke u martuar me një nga vajzat e Dinastisë.

Zonjusha sulltaneshë dhe Pashai nuk ushqenin asnjë ndjenjë për njëri-tjetrin dhe për 7 vjet nga nata e martesës së tyre ata nuk i kishin dhënë as dorën njëri-tjetrit. Për 5 vite me radhë ata nuk u panë asnjëherë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që Shteti i madh Osman ishte i zënë me problemet e jashtme dhe të brendshme në Harem (pjesa e pallatit sulltanor ku jetonte familja e dinastisë osmane) ndërmjet Sulltaneshës Mahpejker Kësem, gjyshja e Kaja sulltanes së sapomartuar, dhe Sulltaneshës Hatixhe Turhan, nëna e sovranit të ri, Mehmetit të 4-t, kishte një rivalitet aq të madh saqë askush nuk e kuptoi që Kaja Sulltania dhe Melek Ahmet Pashai jetonin të ndarë nga njëri-tjetri, pavarësisht se ishin të martuar. Pasi Melek Ahmet Pashai më shumë jetonte në vilajetet ku ngarkohej me detyrë dhe në Stamboll vinte rrallë. Kurse Kaja Sulltania, e cila nuk dilte dot jashtë Stambollit për arsye se ishte vajzë e Dinastisë Osmane, kur vinte Pashai shkonte e banonte në Haremin e pallatit sulltanor Top Kapi me qëllim për të mos u takuar me burrin e saj, por ja që fatit nuk mund ti shmangesh dot.

Pas tërmetit të madh të Stambollit dhe kur ishin mbushur vjet nga martesa e tyre një ditë Ahmet Pashai ndërsa qëndronte përpara pallatit sulltanor Top Kapi rastisi me Kaja Sulltanen. Melek Ahmet Pashai vështronte nga larg Kaja Sulltanen ndërsa ishte duke hipur në araba me shoqet dhe ndihmëset e saj. Nuk u besonte syve që kjo bukuroshe ishte gruaja e tij, pasi në fakt kishte edhe të drejtë, kishte 5 vjet që nuk e kishte parë nga afër. Kur u bë dëshmitarë i dashurisë së madhe që njerëzit përreth tregonin ndaj gruas së tij Pashai u bind që shpirti i saj ishte po aq i bukur sa silueta që shikonte. Dhe që nga ai moment Pashai ra në dashuri dhe filloi të digjej përbrenda me zjarrin e mistershëm të sevdasë. Ndërsa nga njëra anë ishte më se normale që njeriu të binte në dashuri me gruan e tij, nga ana tjetër ishte po aq e çuditshme gjendja që ai ishte i detyruar të jetonte i ndarë nga gruaja e tij, pavarësisht se ushqente një dashuri kaq të thellë për të. Vetëm se Pashai jo vetëm që nuk kishte guximin që të rezistonte ndaj vullnetit të Hanëme Sulltanes, por nuk kishte as fuqitë e duhura për ti dalë asaj përpara dhe të bisedonte me të.

Me sa duket Krijuesit do ti kishte ardhur keq për gjendjen shpirtërore të Pashait që pas një kohe e ktheu këtë dashuri në një dashuri reciproke. Esmehan Kaja Sulltania me kërkesë të gjyshes së saj, Sulltaneshës Mahpejker Kësem ndiqte punimet për riparimin e Xhamisë së Sulltan Sulejmanit, e cila ishte dëmtuar nga zjarrit që kishte rënë pas tërmetit të Stambollit. Një ditë ajo pa këtu burrin e saj dhe nga dritarja e vogël e karrocës (arabasë) bisedoi për një copë kohë me Melek Ahmet Pashain. Pas kësaj bisede të shkurtër ajo ra në dashuri me Pashain, që në fakt ishte burri i saj. Por çfarë ti bësh fatit, çifti i martuar vuante duke mos e ditur që dashuria e tyre ishte e ndërsjellët.

Dhe ja, aty nga fundi i vitit të 7-të të martesës së tyre Sulltanesha Mahpejker Kësem pas mbledhjes së këshillit sulltanor e thirri Melek Ahmet Pashën dhe e mori në pyetje. Qëllimi ishte të mësonte të vërtetën pse nuk kishte fëmijë mbesa e saj, Kaja Sulltania, të cilën e donte shumë. Kur Melek Ahmet Pashai i trembur nga zemërimi i Sulltaneshës së Madhe (nëna e sulltanit) i tregoi kësaj të fundit se për 7 vjet ata jetonin të ndarë nga njëri-tjetri për shkak të detyrimeve e punëve të shtetit, Sulltanesha Mahpejker Kësem dha urdhër që çifti të jetonte nën një çati. Që nga ajo ditë e mbrapa çifti i dashuruar dhe i martuar filluan të jetonin në një shtëpi, ku dhe ndërtuan parajsa të papara mbi këtë rruzull.

A do të zgjaste shumë kjo lumturi? Më vonë Melek Ahmet Pashai u emërua Sadrazam (kryeministër) i Shtetit Osman pas shërbimeve të larta që ai i kishte dhënë deri atëherë shtetit, por duke rënë në kurthin e lojërave të armiqve të tij, ai u vlerësua nga Sulltani si i pasuksesshëm në detyrën e tij. U shkarkua nga detyra me arsyetimin se nuk e kishte drejtuar siç duhej Shtetin, pikërisht në ato vite kur Shteti Osman kishte nisur regresin. Pashai i shkarkuar u emërua si vali (guvernator) në vilajete të ndryshme të Shtetit jashtë Stambollit. Këtë herë dy të dashuruarit u dogjën nga malli për njëri-tjetrin për shkak të distancës gjeografike që kishte hyrë tani mes tyre, në një kohë që nuk kishin shumë që ishin bashkuar me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër Kaja Sulltania me zemër të pastër kishte filluar të shikonte ëndrra të njëpasnjëshme me mistere. Në një ëndërr, që e shikonte shpesh; një ditë kur gjyshi i saj, Sulltan Ahmeti e kishte kapur për dore dhe po e shëtiste në parajsë, pranë u vjen Sulltan Mustafai dhe i thotë Sulltan Ahmetit këto fjalë: “Dëgjo vëllai im, Esmehan Kaja është që një vajzë që e meriton lumturinë. Lëre të lirë, ta marrë dashurinë nga bota e rreme dhe të vijë në parajsë”. “Amin” i thotë Sulltan Ibrahimi për këtë lutje dhe pasi këndon me vete duanë e rastit “Fatiha” fshin me dorën e tij fytyrën e Esmehanit, kur ç’të shikojë, dora i lyhet me gjak. Sa herë që e shikonte këtë skenë në ëndërr Esmehania zgjohej e trembur nga gjumi.

Melek Ahmet Pashai mundohej ti interpretonte për mirë këto ëndrra që e shqetësonin të dashurën e tij dhe nuk harroi të pyeste as komentuesit e ëndrrave. Por nuk donte t’u besonte atyre që bënin parashikimeve mbi fatin e gruas së tij. Sepse sipas këtyre ëndrrave gruaja e tij, Kaja Sulltania do të sillte në jetë një fëmijë dhe pastaj do të humbiste jetën. Pashai i dashuruar marrëzisht pas bashkëshortes së tij nuk mund t’ia dorëzonte atë vdekjes. Për këtë arsye nuk donte në asnjë mënyrë që të kishte fëmijë.

Pas ëndrrave të mistershme që shikonte Kaja Sulltanes, ëndrra të ngjashme filloi të shihte natën edhe Ahmet Pashai. Për këto ëndrra Pashai ishte konsultuar edhe me udhëtarin e mirënjohur Evlija Çelebi, të cilin e kishte kushëri. Sa do që Evlija Çelebiu mundohej ta qetësonte duke i thënë “ëndrra nuk është sipas atij që e shikon, por sipas atij që e interpreton”, fundi i hidhur po afrohej, pasi Kaja Sulltania ishte shtatzënë.

Pashai nuk u gëzua shumë kur mori lajmin që gruaja e dashur kishte mbetur shtatzënë. Madje mendonte se shkaku i këtij fati të tmerrshëm ishin gabimet që kishte bërë kur ishte në pushtet (si sadrazam), dhe për të kompensuar sadopak këto gabime nxori në ankand çdo gjë që kishte, me kusht që paratë që do të grumbulloheshin nga shitja e objekteve do të përdoreshin për punë bamirësie. Por ja që tharmi i asaj që do të realizonte ëndrrat ishte ngjizur, dhe nuk mund ta pengonte dot.

Kur Kaja Sullatenen e kapën dridhmat dhe të prerat e lindjes të gjithë doktorët dhe mamitë e pallatit sulltanor asistuan në këtë lindje. Pas shumë vuajtjesh Kaja Sulltania solli në jetë një vajzë të bukur, po aq sa dhe vetja. Por kur mamitë vazhduan ndërhyrjen kirurgjikale duke menduar se në mitër kishte diçka të huaj, për Kaja Sulltanen nisën çastet e mbushura plot me dhimbje të padurueshme. Mamitë punuan me aftësitë maksimale të tyre për të hequr edhe pjesën e fundit, por në mënyrë të pavetëdijshme ato ishin duke i çarë Kaja Sulltanes organet e brendshme. Kaja Sulltania vuajti aq shumë sikur të shpaguante të gjitha ato të mira që kishte shijuar sa kishte qenë gjallë dhe vdiq menjëherë pas lindjes së vajzës.

Ajo iku nga kjo botë, po ajo që kishte mbetur prapa nga kjo dashuri, po ai që vuante në shpirt! Melek Ahmet Pashai nuk e duronte dot humbjen e bashkëshortes së dashur. Në ceremoninë e varrimit ai nuk u ndruajt aspak nga turma që ndodhej përreth dhe nisi të qante me zë mbi arkivolin e gruas. Në bazë të zakoneve të asaj kohe këtë sjelle të Pashait e dënuan si populli, ashtu edhe Sadrazami Këpryly. “A qan njeriu kaq shumë për një grua? Mos vuaj kaq shumë, unë të jam një zonjë tjetër për grua, të premtoj që do të të martoj” i tha sadrazami pashait.

Këtë retorikë Melek Ahmet Pashai e pranoi si ofendim ndaj gruas që sapo ishte ndarë nga kjo botë dhe i drejtua me fjalët “mos arrifsh ta mbash fjalën”. Dhe dy vjet më vonë Melek Ahmet Pashai, kur ishte me detyrë në ekspeditën ushtarake të Erdelit, ishte martuar në mungesë të tij nga sadrazami i kohës, Këpryly, me Fatma Sullanen, edhe kjo një zonjë e dinastisë mbretërore. Por shikoni se sa domethënëse është vdekja e Këprylysë para lidhjes së kësaj martese të detyrueshme.

Si përfundim, dashuria jetohet edhe në martesë.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=46128343-5d58-4a56-9bbf-ee89eb692bad

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 6

Dashuria që lindi nga përrallat e një mijë e një netëve.

93edb345-de2

Përrallat e një mijë e një netëve kur u çuan dhe u përkthyen në Evropë u bënë brenda një kohe të shkurtër libri më i lexuar pas Biblës. Ky libër përmban edhe përrallat shumë të njohura nga të gjithë ne si “Llamba magjike e Aladinit”, “Sinbadi”. Nga ky libër artistët janë frymëzuar në shumë fusha duke filluar nga letërsia e deri tek muzika, kinemaja, baleti etj.

Ndërsa zanafilla e këtyre përrallave orientaliste, të cilat vazhdojnë ta ruajnë popullaritetin edhe në ditët e sotme, sipas disave është e vërtetë, ndërsa sipas dite të tjerëve ajo bazohet më një histori dashurie të kthyer më pas në legjendë. Palët e kësaj dashurie janë Shahu Shehrijar dhe Shehrazat, vajza e bukur dhe po aq e zgjuar e vezirit.

Para se të fillojmë të flasim për këtë dashuri, në fillim le të themi “Susam hapu!”, pikërisht ashtu siç ndodh edhe në njërën nga përrallat e një mijë e një netëve.

Shehrijari, drejtuesi i një shteti madhështor i ndodhur ndërmjet Indisë dhe Kinës, ishte një sundimtar mizor. Veçanërisht ai ishte pamëshirshëm ndaj të gjitha femrave. Sepse besonte që të gjitha femrat janë mosmirënjohëse dhe jo-besnike. Pasi kur mësoi që bashkëshortja e kishte tradhtuar ishte egërsuar shumë dhe e kishte vrarë atë. Pas kësaj ngjarjeje tradhtie ai vendosi të hakmerret kundër femrave duke e kaluar çdo natë me një femër tjetër, të cilën e vriste në mëngjes urdhëronte vrasjen e saj.

Shehrazat, vajza e zgjuar e vezirit të madh të Shehrijarit, kur e pa se si po vriteshin në këtë mënyrë fermat e pafajshme, vendosi të bëjë diçka. Por paria e shtetit, e trembur nga sundimtari, nuk arriti të gjejë një rrugëzgjidhje, atëherë Shehrazat mendon një rrugëdalje për ti dhënë fund kësaj tiranie dhe kërkon që të jetë femra e radhës së kalifit Shehrijar, edhe sikur kjo ti kushtonte asaj jetën. Sa do që babai i saj, që ishte vezir, u mundua ta bindte të hiqte dorë nga ky synim, Shehrazat ishte e vendosur ta çonte deri në fund detyrën që i kishte vendosur vetes.

Natën që Shehrazat u martua me kalifin Shehrijar, atyre afër mesnatës fillon e tregon një përrallë interesante. Por gati në të gdhirë e ndërpret përrallën në vendin më interesat. Sa do që sundimtari Shehrijar kërkoi nga Shehrazat që ta vazhdonte rrëfimin e përrallës, Shefrazat i tregon se i duhet të largohet prej tij në agim ashtu si të gjitha femrat e tjera dhe nuk ia thotë përfundimin e përrallës. Shehrijari kurioz për pjesën tjetër të përrallës në fund të asaj nate nuk jep urdhër për vrasjen e Shehrazatit. Sundimtari nuk i lejon ushtarët që vinin në fund të çdo nate për të vrarë femrën që kishte kaluar natën me sovranin.

Shehrazatja e zgjuar mbushet me shpresë kur mëson që urdhri për ekzekutimin e saj është shtyrë për natën tjetër dhe vendos që ta vazhdojë këtë lojë të rrezikshme. Që nga ajo natë kur u martua me Shehrijarin, Shehrazat vazhdon ti rrëfejë sovranit të saj çdo natë nga një përrallë të mbushur plot me entuziazëm dhe aventura.

Fundin e përrallës së mëparshme Shehrazat e përllogarit që ta tregojë në mesnatë. Ndërsa Shehrijar i dashuruar pas oratorisë së gruas së re të tij pa mbaruar mirë përralla, kërkon nga Shehrazat të fillojë një përrallë të re. Falë kësaj Shehrijar për të dëgjuar vazhdimin e përrallës së re që kishte nisur atë natë në agim detyrohet që ta shtyjë edhe me një ditë tjetër ekzekutimin e Shehrazatit. Pasioni i Shehrijarit dhe Shehrazatit për përrallat vazhdon 1001 net.

Gjatë kësaj kohe Shehrazati sjell në jetë 3 djem të sovranit të saj Shehrijar dhe sundimtari tashmë ka rënë në dashuri me Shehrazatin. Nga tjetër sa më shumë që e njihte Shehrazatin bindej për bukurinë shpirtërore dhe besnikërinë e saj, kurse nga ana tjetër tani i ishte shuar zemërimi që kishte ndaj femrave të tjera, mendimet e këqija tani nuk ekzistonin më. Pas 1001 netëve, kur përrallat kishin përfunduar Shehrijari as që e çon në mendje vrasjen e Shehrazatit. Pas kësaj të dy vazhdojnë një jetë të lumtur.

Tani pasi mësuam historinë mbi zanafillën e Përrallave të Një Mijë e Një Netëve, kur ta lexojmë edhe një herë këtë libër do të ishte më emocionuese nëse e lexojmë çdo përrallë duke parafytyruar rrëfimin e Shehrazatit.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=8646e5cf-bbda-4079-a8fe-b27bc9dc14a4

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 5

Dashuria e themeluesit të Perandorisë Botërore Osman Gazi dhe Mal Hatune.

5ce7

‘Osman Beu, njihet si themeluesi i Perandorisë Osmane, një nga perandoritë sublime të rruzullit tokësor. Me gjenialitetin e tij në politikë, me heroizmin, tolerancën, respektin që kishte ndaj dijetarëve dhe me udhëheqjen që i bëri popullit të tij ai i meriton këto lëvdata. Vetëm se dashuria e madhe e tij, e cila solli lindjen e dinastisë më jetëgjatë në botë dhe që vazhdoi nga gjaku i tij, njihet shumë pak. Pasi dashuria e Osman Beut me Mal Hatunen ka qenë një dashuri sublime, e rritur nën hijen e sekreteve dhe mençurisë. Dinastia që drejtoi një perandori për 600 vjet është fryti i një dashurie të madhe.

Osman Gaziu ka qenë djali i vogël i Erturrul Gaziut, Beu i Fisit Kajë (Kayı Boyu). Kjo është edhe arsyeja që brenda fisit atë e thërrisnin me emrin “Osmanxhik” (osmani i vogël). Populli e donte dhe e respektonte shumë osmanin e vogël që kur ishte fëmijë, po ashtu edhe në vitet e rinisë për shkak të guximit të madh që kishte. Osman Beu ishte karizmatik e trim, ai ishte i ndershëm dhe i mirëedukuar.

Fisi Kajë ishte vendosur nga Shteti i Selçukëve në krahinën Sëyt të Anadollit (Söğüt do të thotë shelg) si principata pararojë për të penguar dyndjet e Bizantëve. Ky fis i vogël jo vetëm që ishte i suksesshëm në ruajtjen e kufijve të Shtetit nga Bizantët, por kishte fituar edhe beteja. Osmani i vogël (që më vonë do të quhet Osman Beu) në këto ekspedita ushtarake nga njëra anë luftonte me shpatë mbi kalë duke mbrojtur tokën e tij, por nga ana tjetër ai ndërtonte shoqëri e miqësi edhe me administratorët e Bizantit. Shoku më i ngushtë i Osmanit ishte Mihail Kose, i cili ishte një feudal bizantin në Anadoll.

Si një njeri që duhej nga masat e popullit për guximin, shkathtësinë, zgjuarsinë dhe drejtësinë që kishte në aspektin e të menduarit dhe ndjenjave Osman Gaziu ndryshonte nga të gjithë, përfshi këtu edhe vëllezërit e tij. Osmani kishte një botë shpirtërore që shqetësohej për të gjithë botë, herë pas herë ai kalëronte drejt maleve, mbyllej në vetmi buzë përrenjve për tu ballafaquar me vetveten.

Këtë shpirt të mbushur me furtuna Osmani i Vogël (Osmanxhik), i cili në të ardhmen do të ndërtonte një perandori botërore, e qetësonte në bisedat që bënte me Shehun Ede Bali, i cili ishte një njeri i zemrës. Në këto bashkëbisedime ai gjente përgjigje për pyetjet që i vërtiteshin në mendje. Në teqenë e shehut Osman Beu shkoi edhe për hallin që e kishte kapur, dashurinë, dukuri e që e shndërronte njerëzimin nga një gjendje në tjetrën duke e përvëluar atë.

Një ditë kur shpirtin dhe mendjen e kishte të trazuar Osmani i Vogël shkoi në teqenë e Shehut Ede Bali për të gjetur në bisedat e tij pak qetësi. Kur hyri në oborrin e teqesë pa këtu një vajzë. Sapo e pa, Osman Beu u magjeps nga hijeshia, edukata dhe sjellja e vajzës. Kur më vonë mësoi se cila ishte kjo vajzë, të cilën nuk e kishte nxjerrë nga mendja gjatë të gjitha ditëve që kishin kaluar, e kapi shqetësimi. Sepse vajza e bukur që kishte ndezur një zjarr në zemrën e tij ishte vajza e Sheh Ede Balit, e njohur për fisnikërinë e saj.

Pas ditëve që kalonin plot dhimbje shpirtërore për shkak të dashurisë që ushqente përbrenda për këtë vajzë dhe për të cilën nuk i kishte treguar askujt, Osmani i Vogël një ditë dhimbjen e shpirtit e ndau me babanë e tij. I pohon të atit se ka gjetur femrën me të cilën kërkon të martohet dhe të gjejë lumturinë duke u martuar me vajzën e Shehut. Kryetari i fisit Kajë, Ertuğrul Gaziu ishte i kënaqur nga përzgjedhja që kishte bërë djali i tij, por kur shkuan për të kërkuar me lejen e Zotit dorën e vajzës së Sheh Ede Balit, ndodhi ajo që kishte frikë aq shumë Osmani i Vogël, Shehu nuk e dha vajzën. Sepse Shehu nuk ishte shumë i sigurt që Osmani sypatrembur dhe i zhdërvjellët, i cili shikohej si trashëgimtar i kreut të fisit, do ta bënte të lumtur vajzën e tij. Zemra nuk e lejonte Shehun që vajza e tij të nënvleftësohej për shkak të punëve të shumta të shtetit, pasi drejtimi i shtetit e kërkonte një përgjegjësi të tillë. Fama e bukurisë së Mal Hatunes ishte përhapur deri në perandorinë bizantine. Ajo ishte një gur i çmuar i rrallë dhe për të kishte sa e sa kërkesa të shtrenjta. Shehu e ktheu prapa kërkesën e Kryetarit të fisit turk pavarësisht se e dinte që vajza e tij kishte rënë në dashuri me Osman trimin. I ndodhur në një gjendje të tillë e të pashpresë Osmani i Vogël u detyrua të kthehet nga kishte ardhur bashkë me një dhimbje të madhe që ndjente në thellësitë e zemrës.

Kishin kaluar dy vjet që nga dita kur Osmani i Vogël kishte kërkuar dorën e vajzës së Shehut Ede Bali. Zemra e kryetarit të ardhshëm të fisit Kajë vazhdonte të digjej ende me zjarrin që e kishte kapur dy vite më parë. Osmani i Vogël zjarrin e zemrës mundohej ta shuante duke organizuar dyndje e ekspedita luftarake kundër Bizantit. Fitoret e njëpasnjëshme që kishte korrur në këto beteja bënë që emri i tij të përhapej edhe tek principatat fqinje. Tani të gjithë flisnin për bëmat e Osman Beut të ri. Si përfundim kur Osmani i Vogël u propozua nga pjesëtarët e fisit endacak, përfshi këtu edhe vëllezërit e tij, për të zëvendësuar Eturrull Gaziun si Bej (kryetarin e fisit), propozimi u pranua edhe nga paria e fisit dhe kështu Osmani i Vogël u zgjodh Beu, kryetari i fisit, i principatës Kajë.

I ndodhur në krye të fisit Kajë tani Osman Beu kishte dy dëshira të mëdha që donte ti realizonte. E para ishte të bashkohej, martohej me të dashurën e madhe të zemrës, Mal Hatunen. Dëshira e dytë ishte që fisi që drejtonte ai të rritej e zgjerohej dhe një ditë të bëhej një shtet i fuqishëm.

Një ditë, në njërën nga dyndjet që udhëhiqte kundër Bizantit, Osman Beu humbet njërin prej luftëtarëve më të afërt të tij. I mbytur në hidhërim për humbjen e mikut të tij Osman Beu u ngjit maleve me kalin e tij dhe kalëroi pa pushim duke qarë, por kur nuk gjeti prehje shpirtërore shkoi përsëri tek teqeja e Shehut për t’u prehur në bisedat e tij.

Osman Beu të gjithë ditën e kaloi në Teqe dhe pas bisedës dhe ritualit të akshamit kaloi në dhomën që i treguan pa bërë asnjë kundërshtim. Ishte ulur mbi shilten, ku ishin shtrirë sa e sa hallemëdhenj të tjerë si ai, kur në mur pa librin e Kuranit të Madhëruar. Nga respekti për librin e madh i mblodhi këmbët, nuk u shtri dhe e mori librin e shenjtë në dorë. E ndërsa gjente prehje shpirtërore tek shfletonte faqet e librit që mbante në dorë e zuri gjumi. Kur u hap porta e ëndrrës Osman Beu do të ishte dëshmitar i një sekreti dhe do të shikonte shpërblimin e durimit.

Kur Osman Beu u zgjua me librin e shenjtë në mesin e pëllëmbëve të duarve shpirti i kishte dalë nga trupi dhe ishte çliruar dhe shëtiste në qytezën e sekreteve të Zotit. Ndërkohë në ëndërr ndërmjet hijeve që i shfaqeshin u përball me fytyrën e ndritur të Sheh Eda Balit.

Nga kraharori i Shehut, që Osmanin e shikonte me syrin magjik duke buzëqeshur, lindi një engjëll dhe si një hënë e bukur dhe e ndritur erdhi dhe u vendos në krahun e Osman Beut. Edhe pse ishte ëndërr Osman Beu u tremb dhe u rrëzua nga shtrati, por fuqinë e dritës që i kishte lindur përbrenda në zemër e ndiente akoma. Nga ana tjetër nga trupi i tij, ku ishte zhytur hëna e bukur, ishte shfaqur një pemë, e cila rritej me shpejtësi dhe shndërrohej në një rrap të madh e të fuqishëm aq sa të bënte hije për të gjithë botën.

Osman Beu u zgjua i mbytur në djersë me ezanin e mëngjesit. Doli nga dhoma me një telash të madh për të takuar Shehun. Sheh Ede Balin e gjeti duke marrë abdest dhe i tregoi plot emocione ëndrrën që kishte parë. Sheh Ede Bali u mendua për një çast dhe i tha Osman Beut këto fjalë: “Birim im Osman! Zoti të ka zgjedhur ti të ndërtosh një shtet të madh dhe gjakun tënd që të drejtojë këtë shtet. Gjaku yt i shenjtë do të vazhdojë me fëmijët që do të sjellë në jetë vajza ime, Mal Hatun. Tani Mal Hatunen e ke hallall”.

Në shpërblim të durimit të madh Osman Beu kishte tani pranë të dashurën e zemrës së tij, Mal Hatunen. Tani e ndjente si një barrë të rëndë lajmin e mirë që do të nderohej me krijimin e një shteti të madh në të ardhmen. Kjo dashuri e pastër dhe kjo ëndërr profetike solli edhe lindjen e dinastisë më jetëgjatë të botës.

Si përfundim Orhan Gaziu, që vazhdoi gjakun e shenjtë të Osman Beut, është djali i Mal Hatunes dhe nipi i Sheh Ede Balit. Shteti Osman lindi pikërisht nga kjo dashuri dhe për plot 600 vjet sundoi në tre kontinente si një shtet madhështor.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=1b72c2a3-edf7-4f2c-9f72-a2eecc5445b4

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 4

Dashuria e poetit, dijetarit të misticizmit islamik, Sheh Galip dhe Bekhanes, motra e sulltan Selimit.

5ce7’Çfarë nuk është e jotja nuk vjen tek ti. Askush nuk do të ta japë në dorë atë që nuk kësmet për ty…”

Përballë fatit edhe dashuria, që është ndjenja më e fuqishme mbi rruzullin tokësor, është e pashpresë. Ngandonjëherë të dashuruarit marrëzisht nuk arrijnë të bashkohen me njëri-tjetrin, madje kur sakrifikojnë edhe jetën për këtë. Rrjetat e fatit u thuren përreth dhe pengojnë bashkimin e tyre.

Historia që do t’u tregojmë në këtë shkrim ka të bëjë me dashurinë e dy njerëzve të mirë e të bukur që nuk arritën të kapërcejnë muret e fatit të tyre. Ajo është dashuria ndërmjet vajzës së Sulltan Mustafait, motra e Sulltan Selimit, sulltanesha Bekhan e famshme me bukurinë e saj dhe Sheik Galipit, një poet që eci në rrugën sofizmit, misticizmit islamik, autori i një kryevepre në historinë e letërsisë turke me titullin “Hüsn-ü Aşk” (Dashuria e Bukurisë).

Dashuria e tyre është jetuar në Stamboll, kryeqytetin e shtetit që kishte nisur të lëkundej nën hijen e luftërave dhe trazirave të brendshme në fund të shekullit të 18-të. Në këtë periudhë Shteti Osman mundohej të ruante pozicionin e tij ndërmjet vendeve që ishin përfshirë nga rryma si Revolucioni Francez, ndërtimi i kombit, të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe kolonializmi.

Sulltanesha Bekhan ishte një nga Sulltaneshat Zonja të këtyre viteve të vështira për perandorinë. Me mençurinë, edukatën dhe bukurinë që kishte ajo gëzonte respekt pranë babait, xhaxhait dhe vëllait të saj, të cilit kanë qenë të gjithë sulltanë. Ndërsa Sheik Galipi ishte poeti i fundit që kishte bërë emër në letërsinë e Pallatit Osman (Divan Edebiyatı). Ai kishte hyrë në pallat që kur ishte ende 24 vjeç, në moshën 26-vjeçare kishte shkruar një vepër të mrekullueshme si “Hüsn-ü Aşk”, ndërsa kur ishte 34 vjeç ishte emëruar si Sheh në Mevlevihanenë e Gallatës. Sheh Galipi ishte një poet aq i madh saqë një nga emrat e rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore turke, Nazim Hikmet, kur ia lexoi vjershat e tij shkrimtarit rus, Majakovski, ky i fundit i kërkoi Nazimit t’ia përsëriste disa herë. Dhe pastaj duke i referuar vjershës së Sheh Galipit Majakovski do ti thoshte këto fjalë Nazim Hikmetit: “Në fakt ideali poetik që ne mundohemi aq shumë për ta arritur është kapur prej kohësh nga poetët tuaj të vjetër”.

Kur ishte ende 26 vjeç Sheh Galipi kishte zënë vendin e merituar në kuvendet letrare me veprën “Hüsn-ü Aşk” që kishte shkruar dhe ishte një poet i famshëm që emri i përmendej me zili. Megjithëse në vjershat e tij fliste për dashurinë, në fakt ai nuk kishte rënë asnjëherë në dashuri. Ndërkohë që si një Mevlevian me prejardhje nga familja, ashtu si çdo mjeshtër i misticizmit islamik edhe për atë dëshira më e madhe ishte të gjente dashurinë dhe të kapte falë saj dashurinë hyjnore. Edhe pse dëshira e tij ishte shumë e madhe, kur e pa që nuk po e gjente dot dashurinë shkoi në provincës e Konjës.

Gjatë kohës që kaloi në Konja, Sheh Galipi kishte lidhur miqësi me princin e kurorës, Selimin, i cili mbahej larg nga Stambolli për arsye se ishte një nga trashëgimtarët e fronit. Ky princ me këtë shpirt artistik që pëlqente muzikën tregohej miqësor dhe i bënte komplimente Sheh Galipit, për emrin e mirë të të cilit kishte dëgjuar shumë dhe që e donte gjithnjë e më shumë sa herë që bisedonte me të. Të dy bashkë i binin nejit (lloj fyelli), recitonin vjersha dhe zhyteshin në biseda të thella për misticizmin.

Kur Sulltanesha Bekhan shkoi nga Stambolli në Konya për të vizituar të vëllain e saj, Princin Selim, ky i fundit deshi ta prezantonte të motrën, që e donte shumë pavarësisht se ajo ishte me nënë tjetër, me mikun e tij me shije artistike Sheh Galipin. Kur Sheh Galipi hyri në pallatin ku qëndronte princi mendonte se do ta gjente vetëm Selimin, ashtu siç ndodhte gjithmonë, por kur pa një femër të ulur pranë tij u turpërua duke menduar se ishte një nga femrat e haremit të tij dhe hodhi një hap prapa. Princi Selim e kuptoi gjendjen e Galipit dhe kur i prezantoni motrën që kishte pranë Galipi ngriti sytë nga toka dhe ia nguliti sulltaneshës Bekhan që në atë kohë numëronte të 18-at.

Edhe pse sytë i drejtoi menjëherë në një anë tjetër në mendje vazhdon të sodiste siluetën e saj. Buzëqeshja nga turpi e sulltaneshës Bekhan ishte kthyer në prush zjarri dhe ishte vendosur në zemrën e dervishit dhe me shkëndijën e saj ia kishte ndezur zjarrin përbrenda. E njëjta ndjenjë dehëse kishte kapluar edhe sulltaneshën Bekhan.

E ndërkohë që ditët linin prapa javët dhe javët muajt, zemrat e tyre rrihnin së bashku, edhe pse nuk e shikonin njëri-tjetrin nga afër që kur Sheh Galipi ishte kthyer në Stamboll pas Sulltaneshës Bekhan. Sulltanesha Bekhan ishte optimiste për të ardhmen. Sepse Galipi tani ishte një njeriu i njohur në Pallat, ishte një njeri i dashur jo vetëm për profesionin por edhe me edukatën që kishte. Edhe Galipi vet, i nxitur nga emocionet që e kishin kapur kur kishte mësuar që edhe sulltanesha Bekhar e donte atë, mendonte se nuk kishte ndonjë pengesë për bashkimin e tyre.

Por loja interesante e fatit i ndryshoi papritmas kushtet. Galipi i dehur nga dashuria kishte ndërmarrë në vetvete një larje hesapesh. Si një Mevlevian ai dashurinë e kishte kërkuar me qëllim shkurtimin e rrugës që do ta çonte atë tek Zoti. Por tani ishte i dashuruar me Bakhanin, me një ndjenjë që ia kishte përvëluar zemrën, ia kishte çoroditur shpirtin. Për këtë arsye e ndjente veten fajtor ndaj Krijuesit. Kryesorja ishte mosbashkimi me Bekhanen. Për të harruar zonjën e Pallatit dhe për të ndrequr gjendjen shpirtërore Galipi u mbyll në Mevlevihane. Pasi kishin kaluar rreth tre vite tani mendonte krejt ndryshe: Tek dashuria hyjnore mund të arrinte edhe duke mbrojtur dashurinë botërore (dashurinë në tokë). U vu menjëherë në lëvizje për të gjetur Bekhanen, por tani ishte shumë vonë.

Sovrani Osman, i cili ishte i detyruar të ruante me një politikë të kujdesshme ekuilibrin e marrëdhënieve me vendet evropiane, i ndodhur në një gjendje të vështirë për shkak edhe të luftërave që vazhdonin nga njëra anë, lëvizjen e radhës e bëri duke përdorur sulltaneshën Bekhan, si nevojë kjo e interesave të politikës së brendshme. Kishte vendosur që Bekhanen ta martonte me ish-komandantin e truprojës së tij që ishte nipi i Sulltan Abdylhamitit.

Ashtu si vajzat e të gjithë sulltanëve të dinastisë osmane edhe sulltanesha Bekhan nuk kishte të drejtë të përzgjidhte për jetën e saj. Ashtu si shumica e sulltaneshave të mëparshme edhe martesa e saj ishte për arsye politike.

As sulltanesha Bekhan nuk ia shprehur dot ndjenjat e saj poetit Galip, as Galipi nuk shkoi pranë sulltanit në Pallat dhe ti shpjegonte hallin që kishte. Dy të dashuruarit e ndarë pas martesës së sulltaneshës vazhduan të digjen në shpirt nga malli për njëri-tjetrin.

Galipi dashurinë e tij e rrëfente nëpër vjershat e poezitë që shkruante dhe shërimin për hallin që e kishte kapluar e kërkonte nëpër Mevlevihane (teqe e sektit mevlevi). Ashtu siç kishte arritur të bëhej një poet i madh në moshë të re, ai ishte bërë shehu i Mevlevihanesë së Gallatës në një moshë shumë të re për atë pozicion. Padishahu i kohës kishte qenë Sulltan Selimi, miku i poetit që nga koha kur kishte qenë princ. Edhe pse Sulltan Selimi tregohej i sinqertë me Galipin, duke i thënë atij “Shehu im borëbardhë” duke e vendosur kokën tek gjunjët e Galpit sa herë që vizitonte Mevlevihanenë, Galipi nuk gjente kurajë ti tregonte sulltanit dashurinë e pafund që ushqente për Bekhanin. Në fakt po të donte Sulltani e shkurorëzonte Bekhanen dhe e martonte me Galipin. Pasi po aq sa martesat dhe shkurorëzimet e vajzave të dinastisë i shërbenin politikës së shtetit. Por Galipi ishte dorëzuar përpara fatit të tij dhe nuk e tregoi sekretin e zemrës.

Kurse Bekhanja u mundua shumë ta harronte Galipin, herë duke u mbyllur në vetvete, herë herë duke vrapuar mbi kalë e herë herë duke u marrë me vajzën e saj, por nuk arriti ta harronte Galipin. Ngushëllimi i vetëm për të ishte të shikonte dhe dëgjonte Galipin nëpër bisedat mevleviane ku ajo merrte pjesë bashkë me të motrën Hatixhenë dhe nënat e tyre pranë vëllait të madh, Sulltan Selimin. Ambientet ku gjenin mundësi të shikonin njëri-tjetrin, ndoshta edhe të bisedonin sado pak, ishin Mevlevihaneja e Gallatës dhe ngandonjëherë Pallati i Sulltanit, atëherë kur shkonte për të vizituar Sulltan Selimin.

Sheh Galipi, ashtu si gjatë të gjithë jetës çdo sukses e arriti në moshë të re duke fituar reputacion dhe admirim, edhe nga kjo botë u largua herët. Për shkak të veremit që ia shkatërroi trupin me dashurinë që kishte për Bekhanen vdiq në moshën 42 vjeç. Poeti i fundit i Letërsisë së Oborrit u nda nga kjo botë duke lënë prapa vjersha e poezi të cilat më pas do të bëhet burim frymëzimi për sa e sa vepra letrare. Po jo vetëm kaq, ai la prapa edhe një grua të përlotur të dinastisë osmane.

Sulltanesha Bekhan e pikëlluar me vdekjen e Galipit u kushtonte më shumë rëndësi punëve bamirëse. Kishte shpëtuar nga vuajtjen e dashurisë dhe ishte pjekur. Dëshira e saj ishte që të bashkohej me poetin e saj në botën tjetër, edhe pse një gjëje të tille nuk ia arriti në këtë botë.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=1bf6f5c5-cebb-41df-b5b7-9ccc25c10a1a

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 3

Dashuria e Arkitekt Sinanit dhe Mihrimah-ut, vajza e vetme e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm.

0f32c7a3-

‘Të dashurosh dhe të të duan është një gjë që dihet historikisht”, thotë Baki, poeti më i madh i kohës së Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm. Dhe ashtu është me të vërtetë.

Dashuria, për të cilën do t’ju flasim është një nga dashuritë më enigmatike. Ajo është dashuria e këndshme dhe elegante ndërmjet Arkitekt Sinanit me Sulltaneshën, Mihrimah, vajza e vetme e Sulltan Sulejman Kanuniut, i cili ka jetuar në periudhën më të lavdishme të Perandorisë Osmane.

Mendohet sikur dashuria mbaron kur të dashuruarit bashkohen me njëri-tjetrin, por në fakt ajo që merr fund është rrëfeja. Tani nuk ka mbetur më gjë për të përgojuar. Sepse të dashuruarit e vazhdojnë në privatësi dashurinë e tyre. Por në qoftë se nuk bashkohen, pikërisht atëherë ata i kapërcejnë vendet, ambientet, kohën dhe e shkruajnë dashurinë e tyre në histori. Në qoftë se Ferhati me Shirinin nuk do të kishin çarë malet, në qoftë se Mexhnuni nuk do të ishte kthyer në gojëdhënë sepse kishte folur me ujqit dhe zogjtë duke ecur në shkretëtirat pa fund, në qoftë se nuk do të ishin ndërtuar me përmallim për të dashurën sa e sa vepra të shenjta arkitekturore si Taxh Mahall, në qoftë se të dashuruarit nuk do ta shprehnin me zë të lartë dashurinë e tyre me anë të vargjeve duke u shndërruar në poetë, ne sot nuk do të kishim dijeni për historinë e asnjërit prej tyre!

Një klithmë e tillë e qetë janë edhe veprat e menduara dhe projektuara me një finesë mjaft të hollë të xhamive që ndodhen në lagjet Yskydar dhe Edirnekapi të Stambollit, të ndërtuara për vajzën e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, Sulltaneshën Mihrimah, nga Arkitekt Sinani, gjeniu më i madh i arkitekturës së të gjitha kohërave.

Sulejman Kanuniu (i madhërishmi) u gëzua shumë kur gruaja e tij, sulltanesha Hyrrem solli në jetë pas disa princave edhe një vajzë. Padishahu emrin që nëna e sulltanit (Valideja) kishte zgjedhur për vajzën e tij ia pëshpëriti vetë në vesh foshnjës. Ky emër ishte: Mihrimah; që do të thotë ‘diell’ dhe ‘hënë’.

Vitet kaluan dhe kur sulltanesha e bukur u rrit, ashtu si femrat e tjera të familjes së dinastisë edhe ajo do të bënte një martesë politike. Pavarësisht se ajo ishte vajza e Sulltanit, ardhmëria e shtetit renditen para prioriteteve të saj. Kështu që sulltanesha Hyrrem (gruaja e sulltanit), e cila kishte ndikim në politikën shtetërore, e kishte caktuar me kohë kandidatin për dhëndër. Ky person ishte Rustem Pasha, valiu i provincës së Dijarbakirit, një nga njerëzit e besuar të sulltaneshës Hyrrem.

Sulltanesha Mihrimah, duke qenë një nga femrat e dinastisë ishte e privuar nga dhembshuria e nënës së saj, që njihej për rregulla mjaft të forta e të ngurta, dhe e cila më shumë se gjithçka preferonte të ishte pjesë e politikës, vuante nga malli për babanë e saj, jeta e të cilit kalonte nëpër ekspedita luftarake, ishte e vetmuar nën hijen e konkurrencës që bënin vëllezërit e saj për të hipur në fron, pavarësisht se secilin prej tyre e donte shumë. Kurse Arkitekt Sinani ndjehej i vetmuar për shkak të aftësive të tij mjeshtërore në mesin e arkitektëve të tjerë nën hijen e veprave sublime që kishte ndërtuar në tokat e Perandorisë të shtrirë në tre kontinente dhe nami i të cilave ishte përhapur nga perëndimi deri në lindje. Dhe këta dy njerëz të vetmuar për herë të parë u panë në sy me njëri-tjetrin falë ceremonisë së organizuar në Pallatin e Sulltanit për ndarjen e detyrave pas ekspeditës në Hungari, ku Arkitekt Sinani kishte dhënë një ndihmë të madhe në korrjen e fitores duke ndërtuar mbi lumin Prut një urë me shpejtësi dhe talent, që i kishte lënë të gjithë me gojë hapur.

Me sa duket Mihrimah kishte kërkuar nga arkitektët që kishin fituar emër në Perandori me veprat e tyre të ndërtonin për sulltaneshën e vogël një xhami në lagjen Yskydar. Arkitekti i rrëmbyer tashmë pas zonjushës plot hirësi nisi të ndërtojë një nga xhamitë më të bukura të tij. Situata ishte e njëjtë edhe për sulltaneshën Mihrimah. E ndodhur në vetmi nën hijen e dinastisë edhe sulltanesha Mihrimah gjente ngushëllim për dhimbjen e saj duke u marrë me punë të tilla. Ndërsa për arkitektin, Mihrimah ishte sekreti që ai e mbante fshehur nga të gjithë. Ditën ajo ishte ‘mihri’, pra ‘diell’, kurse natën ishte ‘mah’, pra ‘hënë’ që ndriçonte botën.

Kur shkoi në Bursa për të kontrolluar ndërtimet që vazhdonin në këtë qytet arkitekt Sinani kërkoi takim me Sulltan Sulejamanin duke rrezikuar edhe humbjen e postit të kryearkitektit të Perandorisë. Qëllimi ishte që të kërkonte dorën e vajzës së sulltanit, të cilën edhe ai vet ashtu si dhe Perëndimorët e cilësonte si ‘mrekulli’.

Edhe pse Sulltan Sulejmani e respektoi dhe e dëgjoi kërkesën e kryearkitektit, të cilin e donte shumë, në fund të dëgjoi të shoqen, Hyrremin dhe vendosi që vajzën t’ia jepte Rustem Pashës. Këtë Sinani e mësoi nga vetë goja e Sulltan Sulejmanit dhe u plagos shumë në zemër. Kështu e kishte humbur përjetësisht Mihrimah-un.

Për Sinanin ishte tepër e vështirë të merrte pjesë si një nëpunës i Pallatit në dasmën madhështore të një njeriu që e donte aq shumë dhe të përballej me atë në Pallat (Saraj). Ajo që e ngushëllonte ishte xhamia në Yskydar që ishte duke ndërtuar për Mihrimahun. Vetëm se në të kundërt me atë që kishte kërkuar Mihrimah, xhaminë Sinani e mbështolli me brenga sikur donte të shprehte me këtë dhimbjen që kishte përbrenda shpirtit dhe e privoi atë nga kaltërsia e bregut të Yskydarit dhe drita e diellit. Por muret e jashtëm të xhamisë i përdrodhi si të ishin fustani i Mihrimahut, ndërsa muret e brendshëm i zbukuroi me fajanca elegante duke simbolizuar bukurinë që qëndronte në fisnikërinë e sulltaneshës si mjellmë zonjë.

Që nga ajo kohë Sinani filloi të fliste me gurët dhe të bisedonte me mermerët. Tani veten ia kushtoi punimeve ndërtimore që udhëhoqi vetë duke filluar që nga Ballkani e deri në Hixhaz. Sikur ky përkushtim, i shprehur në çdo vepër të tij me një talent të befasueshëm për cilindo që i shikonte, të ishte një monument më vete i ngritur për të dashurën që nuk kishte qenë asnjëherë e tij.

Po Mihrimahu që vuante nga mungesa e dashurisë dhe dhembshurisë? Ajo përballej me një tjetër vuajtje nga ajo e Sinanit, i cili ishte ilaçi i vetmisë. Por edhe pse nuk ishte e lumtur, ajo ishte e detyruar të vazhdonte jetën. Në emër të asaj që të dukej sikur merrej me diçka dhe duke marrë si shembull të ëmën, Mihrimah kishte filluar të angazhohej dalëngadalë edhe në politikë duke mbajtur anë në rivalitetin mes vëllezërve të saj. Por megjithatë ajo preferonte të ndiqte aktivitetet bamirëse, të cilat i krijonin asaj mundësinë për të parë Arkitekt Sianin, edhe pse në mes të turmës. Xhamia e dytë që kërkoi të ndërtohej në lagjen Edinerkapi të Stambollit me donacionet e saj do të ishte edhe domethënia më e madhe e dashurisë së tyre elegante.

Kur i erdhi kërkesa nga sulltanesha Mihrimah për ndërtimin e një xhamie tjetër, pasi kishte mbaruar xhaminë e Sulejmanit, Arkitekt Sinani kishte arritur tashmë periudhën e mjeshtërisë së tij. Ai ishte i lumtur pasi do të ndërtonte edhe një xhami tjetër për sulltaneshën e bukur, malli për të cilën po e digjte për vite me radhë. Xhamia do të mbante emrin e sulltaneshës. Me dashurinë që kishte rritur për vite brenda vetes do të ndërtonte një xhami që rrëfente  Mihrimah.

Në fillim për të lënë të kuptohet se sa shumë kishte vuajtur shpirtërisht nga mungesa e Mihrimah-ut ai zgjodhi një vend të qetë për ndërtimin e xhamisë. Xhaminë e bëri të vogël me qëllim që të simbolizonte anën fisnike, të sjellshme dhe naive të Mihrimahut. Qemerët e kupolës, rrathët e minares i bëri me forma të përdredhura për të rikujtuar flokët e gjatë të Mihrimahut. Dëshira e tij ishte që faltorja të simbolizonte hijeshinë e bukurisë së thjeshtë, por fisnike të vajzës së sulltanit.

Në kupolë ndërtoi një numër të madh dritaresh në një mënyrë që deri atëherë nuk kishte arritur ta realizonte asnjë arkitekt. Arkitekt Sinani dëshironte që kur Mihrimah të hynte brenda në xhami, të mbështillej nga një ndjenjë shpirtërore e pastër, çliruese dhe plot dritë. Në kundërshtim me xhamitë me dy minare të ndërtuara deri atëherë në emër të femrave të sulltanatit, Arkitekt Sinani këtë xhami e bëri me një minare me qëllim që kjo të simbolizonte që të dy të dashuruarit bashkoheshin me njëri-tjetrin vetëm në vetmi.

Arkitekt Sinani emrin e të dashurës së tij të zemrës, – ‘Mihr i Mah’, pra ‘diell dhe hënë’ i kishte bashkuar deri në pafundësi në këto dy faltore që kishte ndërtuar në emër të saj. Sekreti që do të zbulohej shumë vite më vonë ishte ky: ditën që kishte lindur sulltanesha Mihrimah, pra vetëm në një ditë të vitit, dielli perëndonte prapa xhamisë së sulltaneshës Mihrimah në Edirnekapi, kurse hëna lindte mes minareve të xhamisë së sulltaneshës Mihrimah Yskydar. Sikur donte kështu të aludonte në formën më të bukur për Mihrimahun, që kishte kuptimin ‘hënë’ dhe ‘diell’, dhe në mënyrë që vlefshmëria e domethënies të mbijetonte duke kaluar nga goja në gojë në shekuj.

Dashuria ishte ndenja e fuqishme që Arkitekt Sinani ushqente për Mihrimahun, që e merrte emrin nga hëna dhe dielli që lartësoheshin mbi dy xhami që ai kishte ndërtuar në Yskydar dhe Edirnekapi me një përllogaritje tepër të mençur, dhe vlefshmëria e kësaj dashurie do të vazhdojë të përcillet brez pas brezi edhe sikur të kalojnë shekuj të tërë.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=cbf29391-77fa-448e-b38e-6cf1815a0289

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 2

Dashuria e Ebubekir Kanit, qatipi i Ali Pashës me vajzën greke të priftit të Silistras

5ce7

Gjatë të gjithë ajo për të cilën është folur më shumë është dashuria. Dashuria ishte ajo që i jepte fjalës kuptimin më të bukur.

A ka pasur dashuria rregulla? Po kushte?

Edhe pse nuk kishte rregulla, dashuria kishte disa gjëra të domosdoshme. E parë në këtë kontekst, dashuria ishte në vetvete besnikëri dhe vetësakrificë! Dashuria e Ebubekir Kani dhe vajzës greke nga Silistra, një nga dashuritë sublime që është jetuar në historinë tonë, është një shembull i besnikërisë dhe vetëmohimit. Njëkohësisht kjo histori e vërtetë dashurie, e cila është burimi i shprehjes frazeologjike “E si mund të bëhet Jani, dyzetvjeçari Kani!” dhe që deri në ditët e sotme ka mbërritur duke kaluar nga njëra gojë në tjetrën, na tregon se njëri nga dy kushtet që i japin forcë dashurisë është besnikëria.

Ebubekir Kani kishte lindur në një nga qytetet e Anadollit. Kur ishte tek të njëzetat e shfrytëzoi shansin e parë që i ra në dorë dhe erdhi në Stamboll, ku do të vraponte pas ëndrrave të panumërta. Në kohën kur punonte si qatip, ishte bërë një emër i kërkuar në kuvende dhe gosti falë shpirtit poetik që kishte. Bënte një jetë të dhënë pas qejfit larg brengave për të kaluarën dhe të ardhmen. E ndërsa vraponte pas një jete të tillë, kishte kohë që kishte harruar edhe lutjet që kishte mësuar në qytezën e Anadollit, ku kishte lindur. Kishte pasur shumë të dashura, duke filluar që nga ezmeret e deri tek brunet. Ndërkohë nuk e kishte kuptuar se sa shpejtë kishin kaluar vitet dhe kishte nisur ti dilnin thinjat.

Kur ishte në të dyzetat i ra rruga për në Silistra si sekretar i Ali Pashës. Tani që kishte arritur moshën e pjekurisë vendosi se do të ishte e rrugës të krijonte këtu një familje. Kërkonte një vajzë të re për dashurinë e tij të pjekur.

Ëndrra iu realizua një ditë vere ndërsa ecte buzë Danubit. Brenda në ujët e lumit pa një bukuroshe greke. Supet e zbuluar për të marrë rreze dielli dhe këmbët që i dukeshin nga fundi që e kishte ngrirë lartë për të mos u lagur ishin perfekt dhe të bardha e të pastra sa të një statuje mermeri. Vasha luante me ujin e lumit pa qenë në dijeni që e vështronte dikush nga larg.

Për një copë kohë Ebubekir Kani vazhdoi ta sodiste vashën i mahnitur nga bukuria e saj. Kur papritur grekja e bukur e kuptoni që po e shikonte dikush. Vajza u përmblodh menjëherë nga turpi që ndjeu dhe shqetësimi që e kapi. Këtë herë Ebubekiri u impresionua nga sjellja fisnike dhe e ndershme e vashës. Donte ti sqaronte vajzës që nuk kishte ndonjë qëllim të keq ndaj saj, por bukuroshja greke u largua me shpejtësi. Por Ebubekiri nuk hoqi dorë e ndoqi vajzën nga pas.

Nëse nuk do të bënte diçka, mund ta humbiste vashën, për të cilën nuk dinte asnjë gjë. Si rrugëzgjidhje gjeti duke u shtrirë sipër rrugës, ku do të kalonte bukuroshja greke dhe i tha asaj këto fjalë: “Ose do të pranosh përshëndetjen time, ose do të kalosh duke shkelur mbi trupin tim”. Por vajza greke shtrembëroi pak fytyrën duke aluduar për moshën e madhe të Ebubekirit dhe vazhdoi të ecte në rrugën e saj. Ebubekiri e ndoqi sërish atë deri në kasaba.

Kur vajza greke e kuptoi që po ndiqej nga dikush, edhe iu shmang kësaj, por edhe i pëlqeu një gjë e tillë. Në fakt ajo u kishte besuar fjalëve të bukura dhe shpotitëse të Ebubekirit dhe i kishte hapur atij çelësin e zemrës.

Ebubekiri kur pa që më në fund vajza hyri në shtëpinë e priftit të Silistrës, u rrënua shpirtërisht duke e kuptuar tani që ajo ishte një vajzë prifti. Të nesërmen dhe në ditët që pasuan me të zbardhur dita Ebubekiri vështronte rrugën nga kalonte vajza, kurse natën e ngushëllonte veten duke e ëndërruar atë. Nuk i kushtonte shumë rëndësi, edhe pse kjo gjendje bënte që ti çalonin punët. Por kur ditët kalonin njëra pas tjetrës dhe vajzën nuk e shikonte, atëherë vuajta shpirtërore brenda Ebubekirit u rrit edhe më shumë. Çdo natë e gdhinte duke pirë duhan, verë dhe në mesin e fashikujve me letra, me të cilat shkruante poezi të bukura dashurie.

Dorën e vajzën nuk mund ta kërkonte nga babai i saj, pasi nuk ishte i sigurt që edhe vajza e donte. A mund t’ia jepte prifti vajzën për grua një myslimani? Po mirë, sa e përshtatshme ishte që të kërkonte për nuse një vajzë të re ndërkohë që vetë ishte tek të dyzetat? Ebubekiri në një ditë të tillë të dëshpëruar nuk duroi dot më dhe u drejtua kishës duke thënë me vete ‘le të ndodhë çfarë të dojë’.

Trokiti në derë dhe priti. Para derës që u hap duke kërcitur qëndronin të habitur prifti, dhe menjëherë pas tij vajza. Ebubekiri e mblodhi kurajën dhe e kërkoi dorën e vajzës nga babai. I tha priftit se ai ishte një burrë i fortë, pavarësisht moshës së madhe, i foli për të mirat që kishte profesioni që bënte duke i premtuar babait se vajza do të bënte me të një jetë të rehatshme.

Por prifti jo vetëm që nuk ia dha vajzën Ebubekir Kanit, por e turpëroi atë para të gjithë botës. Populli nisi të tallej me Ebubekirin për shkak se kërkonte për nuse vajzën e një prifti, pa llogaritur këtu moshën e kaluar që kishte. Por ai vazhdo të jetojë për shumë vite në Silistra, pa e çarë shumë kokën për ato që flisnin të tjerët. Vajza greke i dërgonte Ebubekir Kanit letra në fshehtësi dhe kjo e bënte atë të lumtur pavarësisht se poshtërohej dhe nënvlerësohej nga njerëzit.

Kishin kaluar disa vite dhe prifti, babai i vajzës, ishte ngopur e mërzitur me thashethemet e shumta. Një ditë e thirri Ebubekirin për të biseduar, pasi mendonte se në qoftë se gjendja do të vazhdonte gjatë kështu nuk do të kishte kandidat për vajzën e tij. I premtoi Ebubekirit se do t’ia jepte vajzën, por me një kusht. Dhe kushti ishte që Ebubekir Kani të bëhej i krishterë duke ndërruar besimin.

Ebubekir u nevrikos me propozimin e priftit dhe duke u mbështjellë pas ngushëllimit që tashmë e kishte fituar zemrën e vajzës tha atë fjalën e famshme që ka zënë vend në histori; “Thirri logjikës i nderuar prift. E si mund të bëhet Jani, dyzetvjeçari Kani!”

Me kalimin e viteve Ebubekiri do të pendohej që nuk i kishte thënë “Po” priftit, edhe pse një ‘Po’ të paqenë, por tani ishte shumë vonë. Prifti kishte vendosur ta dërgonte vajzën në ishullin Limni (Limnos) me qëllim për ta larguar atë nga kasabaja dhe fjalët. Një natë para se të ndodhte kjo Ebubekiri dhe vajza greke u takuan fshehurazi dhe i dhanë fjalën njëri-tjetrit duke u betuar se do ta ruanin dashurinë e tyre deri sa të ishin gjallë në këtë botë dhe në mëngjes u ndanë me njëri-tjetrin.

Kur vajza greke u dërgua në ishullin Limni edhe Ebubekiri nuk qëndroi shumë në Silistra. Vazhdoi të jetonte duke u përplasur aty këtu sipas fatit, ashtu siç kishte bërë edhe në të kaluarën, por nuk e ngriti kokën për të parë e dashuruar asnjë femër tjetër.

Pas shumë viteve në portin e ishullit Limnit u afrua një anije që transportonte të burgosurit. Ishte stinë dimri. Banorët e ishullit ishin mbledhur në breg me shpresën se anija mund të kishte sjellë edhe ushqime për popullatën. Mes tyre gjendej edhe vajza greke e cila ishte bërë kallogre (murgeshë ortodokse). E ndërsa të burgosurit nxirreshin me radhë nga anija vajza greke lutej me vete për faljen e këtyre “mëkatbërësve”. Ndërkohë i tërhoqi vëmendjen silueta e një burri që zbriti i fundit nga anija. Kur burri u afrua më shumë vajza greke e njohu atë dhe i gjithë turpi iu drodh nga ndjenja e dashurisë, sepse ky burrë shteti që mezi ecte në këmbë dhe ishte syrgjynosur në ishullin e Limnit nuk ishte dikush tjetër veçse Ebubekir Kani.

Edhe Ebubekir Efendi u ndje keq kur iu afrua edhe më shumë kallogresë dhe dalloi fytyrën e saj. Nga emocionet fuqitë iu shteruan dhe ndërsa po rrëzohej mbi akull pëshpëriti emrin e vashës greke. Vajza greke kokën e burrit që kishte dashur e vendosi mbi gjunjë dhe e mbështolli me krahët e saj. Ebubekiri nuk erdhi në vete, kështu që e morën dhe e vendosën në njërën nga shtëpitë e ishullit. Pas largimit të të gjithë njerëzve pranë tij kishte mbetur vetëm murgesha. Ajo ishte ulur pranë Ebubekirit dhe i fërkonte mjekrën e zbardhur duke sjellë në mendje kujtimet e ëmbla të ditëve të kaluara.

Të nesërmen ku zbardhi dita Ebubekir u zgjua me një erë të mirë që e kishte njohur vite më parë. Në mendje ushqente ende shpresën për të realizuar bashkë me vashën lumturinë që u kishte mbetur përgjysmë. Por kur e gjeti kallogrenë të shtrirë pranë tij me trupin e ftohtë dhe pa jetë u vreros edhe një herë. I theri shpirti për fatin e dashurisë së tij, fat që nuk e kishte paraparë bashkimin e tyre.

Për dy vite me radhë çdo ditë në agim shkoi tek varri i vajzës greke dhe u lut për të. Më vonë çdo vizitor që do të shkonte në ishullin Limni do ta vizitonte me respekt varrin e vajzës greke duke e njohur atë si shenjtore, madje do të bënte edhe flijime në emër të saj.

Kurse Ebubekir Kani Efendu vdiq 6 muaj pasi u kthye në Stamboll dhe u harrua bashkë me vjershat e poezitë që kishte shkruar. Por fjala e tij “E si mund të bëhet Jani, dyzetvjeçari Kani!”, e cila zuri vend mes shprehjeve frazeologjike vazhdoi të përdoret në shekuj.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=4f0f1f66-1475-4af1-bc5a-2f0b9d452585

==========

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 1

Dashuria ndërmjet poetit lakmitar të oborrit Abdylbaki dhe robinës së Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm.

5ce7

Dashuria, ndoshta është fjala për të cilën është folur dhe shkruar më shumë përgjatë historisë. Dashuria ka qenë edhe lumturi, edhe dhimbje. Ngandonjëherë ajo kishte kuptimin e bashkimit, e ngandonjëherë të vuajtjes nga malli për dikë. Ajo ka ndryshuar sa e sa fate, të shkruar apo të pashkruar, madje ajo ka orientuar edhe rrjedhën e historisë.

E kur thua dashuri, Lejlaja me Mexhnunin ishin një legjendë, ndërkohë që historia turke ka njohur sa e sa dashuri të vërteta. Dhe njëra prej këtyre dashurive të mëdha ka qenë dashuria mes poetit otoman lakmitar, Abdylbaki dhe robinës së Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, Tuti.

Historia e tyre provoi atë që bashkimi i dy të dashuruarve mund të arrihet edhe kur duket si i pamundur.

Abdylbaki Efendiu ka qenë poeti më i madh që ka jetuar në kohën e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe njihej me emrin “Sulltani i Poetëve”.

Ai ishte djali i një muezini. Kur ishte i ri u bë i njohur me vjershën lirike “Odeja e Sulltanit”. Një ditë e mblodhi guximin dhe me një vjershë në dorë shkoi në dyqanin e librashitësit Zati Efendiu. Por poeti i madh i kohës, Zati nuk e kishte besuar që vjershën ta kishte shkruar Abdylbaki. Dhe kur Baki e vërtetoi që vargjet me një renditje të jashtëzakonshme ishin të tij, Zati u mahnit me talentin e nxënësit të tij dhe filloi të kujdesej me të duke i mësuar se si duhej ti shkruante vjershat.

Me kalimin e kohës vjershat e tij, njëra më impresionuese dhe prekëse se tjetra, filluan të recitoheshin nëpër kuvendet e grupeve elitare të shoqërisë. Emri i tij kishte nisur të kalonte nga njëri vesh në tjetrin madje edhe brenda pallatit të Sulltanit. Duke u nisur nga përparimi i shpejtë në rrugën për tu bërë një poet i madh Bakiu ishte përfshirë nga një mendjemadhësi aq sa e shikonte veten më të madh se Fuzuli, poeti më i madh i Pallatit. Me natyrën e tij ambicioze ai donte të zinte postin e kadiut (gjykatësit). Për këtë arsye mundohej tu qëndronte afër atyre që mendonte se do tu shërbenin interesave të tij. Ngandonjëherë bënte edhe hile për t’ia arritur këtij qëllimi.

Bakiu ishte i famshëm në sintaksë dhe metrikë, ishte një burrë i zgjuar. Por ndërkohë ishte edhe shumë i shëmtuar me shtatin e shkurtër dhe hundën si kërrabë. Por çfarë ti bësh lojës së fatit. Erdhi një ditë dhe ky poet ra në dashuri me një femër të pamshme dhe shumë të bukur.

Një ditë ndërsa Baki Efendiu po largohej nga zyra e Sulltan Sulejmanit, pasi këtij të fundit i pëlqenin shumë vjershat e Bakiut, pranë tij ishte duke kaluar një grup me robina të shoqërura nga eunuku i haremit. Bakiu u kishte liriuar atyre rrugën dhe e kishte ulur kokën. Pikërisht në atë moment një erë, që nuk dihet se nga fryu ashtu papritur, i rrëzoi perçen prej tyli njërës prej bukurosheve të pallatit. Për bukurinë që i panë sytë atë çast Bakiu mendoi se ishte një mashtrim i ëndërrimeve të tij. Pa u ngopur ende duke parë në atë çast aq të shkurtër buzët ngjyrë qershie, faqet e kuqe në fytyrën e bardhës të vashës, bukuroshen e thirri njëri nga eunukët e haremit. Kur robina mbuloi me shpejtësi fytyrën Bakiu dëgjoi eunukun ta thërriste në emër, Tuti.

Që nga ajo ditë Bakiu vjershat nisi ti shkruajë për këtë robinë. Për këtë vashëz i qante zemra. Për atë thoshte se ishte një bukuroshe që kishte dalë nga parajsa. Ditë e natë Bakiu ëndërronte robinën, tani i ishte shuar madje edhe ambicja e dikurshme për pushtet. Dëshira e vetme e tij ishte si të njihej e bashkohej me këtë vashë kaq të bukur. Por për realizimin e kësaj ëndërre kishte shumë pengesa.

Bakiu nuk kishte asnjë pikë bukurie. Poetët rivalë në pamundësinë për ti kthyer përgjigje me fuqinë e fjalës vjershave të Bakiut talleshin me hundën e tij dhe hakmerreshin duke i thënë “Baki Hundëkërraba”. Kurse Tuti për nga bukuria ishte si zogëza më delikate dhe me shije të hollë, ajo ishte naive dhe lozonjare. Por gjëja më e tmerrshme ishte se Tuti ishte njëra nga robinat e haremit të Sulltan Sulejmanit. Rënia në dashuri me një nga femrat e haremit mund ti kushtonte jetën Bakiut.

I mbetur pa shpresa Bakiu vendosi të shkojë në Halep me qëllim për të harruar kështu Tutin, të dashurën e zemrës së tij. Mendonte se do ta bindte zemrën e tij duke vrapuar edhe një herë pas ëndrrave e ambicieve të vjetra për ofiqe. Por Tutin nuk e harroi dot edhe pse kishin kaluar dy vjet që nga vajtja në Halep. Kështu u kthye në Stamboll dhe nisi të kërkonte një ilaç për hallin që e kishte zënë. Më në fund arriti në përfundimin se rrugëzgjidhja e vetme ishte të fitonte dashurinë e Sulltan Sulejmanit, kështu mund të kërkonte prej tij që ti falte robinën.

Por në fund të kësaj mund të humbiste edhe dashurinë e Sovranit, mund të humbiste prestigjin e respektin që gëzonte në popull dhe në rrrethin e letrarëve të kohës, madje mund ti pritej edhe koka. Vetëm se Bakiu ishte i gatshëm të sakrifikonte çdo gjë.

Një ditë behari Sulltan Sulejmani doli për shëtitje bashkë me haremin e tij. Jeniçerët dhe policia ushtarake ishin në gatishmëri të plotë ndërsa Sulltani dhe rrethi i ngushtë i tij ishin duke hypur në barkë. Pas sovranit në barkë hipën me radhë ministrat (vezirët) dhe paria e shtetit që e shoqëronte. Tani e kishin radhën pjesëtarët e haremit, kur Baikut i zunë sytë Tutin.

Bakiu u afrua edhe më shumë për të shijuar edhe një herë këtë çast, për ta parë Tutin edhe një herë më nga afër pas kaq shumë vitesh dhe për ta vlerësuar këtë shans. Dhe ajo çfarë ndodhi, ndodhi në atë moment.

Kur Bakiu pa që Tuti, që kishte hedhur hapin për të hipur në barkë, ishte gati për tu rrëzuar zgjati krahët dhe e kapi. Vetëm se të prekje një nga robinat e haremit të Sulltanit ishte një gabim i rëndë.

Ndërsa turma që kishte mbushur sheshin pas kësaj ngjarjeje, që binte në kundërshtim me edukatën e rrënjosur, shikonte ashtu e heshtur Baki Efendiun dhe Tutin e bukur. Sulltan Sulejmani iu drejtua atyre që kishte përreth dhe thirri pranë për tu këshilluar Shejhulislamin, që ishte autoriteti më i lartë teologjik e administrativ i fesë islame në Perandorinë Osmane. Sulltani nuk donte të abandononte as robinën e tij e as Baki Efendiun, vjershat e të cilit i pëlqente shumë. Me një zë basi Sulltani tha: “Bëhuni dëshmitarë! Robina Tuti i është dhënë njeriut tonë Bakiut. Qoftë për Hajër!”.

Që nga ajo ditë e deri sa vdiq poeti Baki Efendiu thoshte shpesh “Pronari, Sovrani im Sulltani më fali mua një perlë…”. Duke qenë se tani ishte bashkuar me të dashurën e tij Baki Efendiu mbante një qëndrim indiferent ndaj poetëve të tjerë që e poshtëronin atë. Sepse ai tani kishte pranë Tutin e tij të dashur, malli për të cilën e kishte djegur për shumë vite. Tani vjershat më të bukura ai i shkruante duke pasur pranë Tutin e bukur dhe vargjet e para ia lexonte në fillim asaj, i këndonte asaj ode të pafundme.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=444116f7-718f-4aa2-b547-f4771eda5c91

===================================

DETI I DITURISË SË ANADOLLIT – 18

NIZAMOLLU SEJFULLAH, MISTIKU QË IA KUSHTOI JETËN TRËNDAFILIT TË ZEMRËS…

1bc26d63

Një poezi mistike thotë kështu:

O mik, në rast se ke rënë në dashuri,
Asnjëherë mos u gënje,
Por si Ibrahimi fillo udhëtimin edhe sikur një vorbull,
Sepse nuk digjet ai që bie në këtë kopsht me trëndafila

Kopshti me trëndafila në gjuhën mistike ka kuptimin e njeriut që ia ka arritur shpëtimit, ka kuptimin e asaj zemre që është pastruar nga lulet e të keqes dhe është shndërruar në një kopsht me trëndafila. Tashmë në atë kopsht mbizotërojnë vetëm bukuritë hyjnore, të këqijat janë larguar aq sa ta merr mendja.

Ata që kanë marrë rrugën e diturisë, në fillim do të pastrojnë rrugët e zemrës së tyre, në fillim do të pastrojnë kopshtin e zemrës së tyre. Sepse pa pastruar barërat e këqija as në një vend nuk mund të shkohet. Mirëpo çfarë janë brenda nesh këto barëra të egra? Çfarë janë këto që e bëjnë pis kopshtin tonë të zemrës?

Urrejtjet, zemërimet dhe obsesionet, janë kapriçot tona. Janë vese të cilat nuk kemi kurajë t’i largojmë, por sajojmë shkaqe për ekzistencën e tyre brenda nesh. Ngandonjëherë ato na duken aq të vlefshme sa që nuk ka force që t’i shkëpusë ato nga vendi, ato janë rezistente ndaj çfarëdo lloj kushti. Por po të bjerë një herë në zemër dashuria, atëherë ,dhe vetëm atëherë varrosen të gjitha kapriçot, të gjitha urrejtjet. Dhe ky është zoti i dashurisë, një frymëmarrje e shenjtë që e gufon zemrën. Ajo frymëmarrje që të pamundurën e bën të mundur, që të fundmen e bën të pafundme. Dhe ky zjarr i dashurisë e freskon njeriun.

Pikërisht ashtu siç e pati freskuar edhe Profetin Ibrahim. Njeriu edhe në qoftë se bie brenda një vorbulle, ajo tashmë është kopsht trëndafilash, sepse në këtë botë kudo që të shkojnë të dashuruarit për ta është kopsht me trëndafila.

Në këtë program mbi Anadollin këtë det të diturisë do t’ju bëjmë fjalë mbi poetin Nizamollu Sejfullah, i cili në mënyrë figurative mund të themi se në ja pati kushtuar jetën trëndafilave në kopshtin e zemrës.

Ky poet i madh që njihet edhe me emrat Seit Nizamoglu apo Seit Sejfullah ka lindur në shekullin e 16-të në Stamboll. Babai i tij Nizam Efendiu rridhte nga soji i Hysejnëve prej Bagdati. Nizamoglu-ja merr një arsimim të mirë qoftë mbi shkencat e njohura qoftë mbi ato të fesë. Kur arrin në moshën e rinisë ai bëhet ndihmësi i Sinan Efendiut dhe më pas andej nga fundi i jetës së vet ai përpiqet që të bëhet ushqim shpirtëror i zemrave, duke punuar në një Teqe në Silivrikapi të Stambollit.

Pra të gjitha që dihen për të, këto janë. Por pavarësisht këtyre njohurive të pakta që dihen për të, ka një justifikim që emri i tij ka arritur deri në ditët tona. Dhe kjo është mjeshtëria e tij në poezi. Poezitë e tij njiheshin qysh kur ai ishte gjallë. Vargjet që shkruante ai lexoheshin edhe nëpër kuvendet shkencore si edhe kompozoheshin në muzikë prej muzikantëve të ndryshëm. Ai shkruante në forma të ndryshme ngandonjëherë ato bëheshin këngë hyjnore ngandonjëherë ilahi. Vargjet e tij ishin aq të ndjeshme sa që i drejtoheshin çdo lloj niveli duke i bashkuar njerëzit rreth temave hyjnore të dashurisë.

Seit Nizamoglu-ja ishte njeriu i shekullit të 16-të. Në atë periudhë, në fronin Osman qëndronte Sultan Murati i III-të dhe punë e shtetit nuk shkonin aq mirë si dikur. Luftërat kishin filluar të kërcënonin si ekonominë ashtu edhe rendin shtetëror. Brenda popullit kishte filluar një paqetësi. Dhe pikërisht në një kohë të tillë Nizamoglu-ja me poezitë e tij plot ndjenja ishte bërë një burim i kthjellët që rridhte nëpër zemrat e atyre që pikonin gjak. Tek poezitë e tij disa historianë shohin naivitetin e Jonuzit apo dashurinë e tij plot ndjenja. Pasuria e figurave si dhe rima nëpër poezitë e tij, ishin bërë një burim frymëzimi edhe për mjeshtrit e muzikës. Edhe sot në memorien e popullit të Anadollit zënë vend veprat e Seit Nizamoglu-së të cilat janë shndërruar në muzikë.

Ai shkruan:

E tërë bota qoftë e juaja,
Mua me mjafton vetëm një mik dhe një shilte
Qofshin stofrat e praruara tuajat,
Mua më mjafton vetëm një mik dhe një shilte

Shteti është i madh dhe i pafundmë
Por vdekja vjen dhe të gjen
Seit Sejfiu i di punët e tij
Mua më mjafton vetëm një mik dhe një shilte.

Pra siç shihet nga poezitë, Seit Sejfullahu përpara se gjithash çdo gjë e lidh me zemrën pra me botën tjetër. Masiva është një fjalë që tregon botën e përtejshme. Përveç Allahut, kjo botë është gjithçka. Dhe Seit Sejfullahu për të hequr dorë prej botës që qetojmë na thotë se “ai i di vetë punët e tij”. Sot t’i thuash një njeriu në rrugë se “ti i di punët e tuaja vetë” ai do ta kuptojë atë si një finokëri. Sepse në rast se udhëtari që ka marrë rrugën drejtë të vërtetave, njeh vetëm finokërinë, kjo do të thotë se ai e ka braktisur botën. Sepse nuk ka rrugë tjetër për t’ia dalë në krye dredhive në botë përveç se rrugës së vërtetë. Njeriu( i biri i Ademit ) ndaj botës që i del përpara me plot shkëlqime të rrema duhet të mësohet t’ia kthejë shpinën atyre. Kjo është edhe rruga që na tregon poeti nëpër poezitë e tij. Pra të kuptohemi, kur themi se Seit Sejfullahu “i di mirë punët e veta” ai ndryshon nga njeriu i rëndomtë i rrugës.

Surprizat e njeriut (te birit të Ademit) nuk kanë fund. Kjo botë është mbushur me punë të çuditshme. Çdo detaj i saj të ngjall kureshtjen. Dhe në rast se në këtë çështje fillojnë pyetjet atëherë ato ndjekin njëra tjetrën si fija e një çorapeje. Unë kush jam ? përse ekzistoj? Deri sa vazhdon ky udhëtim? etj. etj.

Njerëzit që bëjnë udhëtimin drejtë të vërtetës janë pikërisht ata që bëjnë këto lloj pyetjesh. Për ata, ato që e bëjnë njeriun të vlefshëm janë pikërisht këto përpjekje.

Dhe Seit Nizamoglu-ja nuk ka notuar pak në këto ujëra me dallgë të shumta. Ai ka bërë plot pyetje mbi ekzistencën e botës dhe për të tëra këto pyetje ai ka gjetur përgjigje.

Përse unë nuk e di vallë se kush jam,
Jam i çuditur, i çuditur,
Sepse unë nuk mund të them se jam unë,
Jam i çuditur, i çuditur

Kush është ai që më sheh në sy
Kush është ai që qëndron në zemrën time,
Kush është ai që jep e merr frymë,
Jam i çuditur, i çuditur

Seit Nizamoglu-ja që është kurdoherë gati
Nuk dyshon për asnjë punë të Zotit,
Për mua nuk ka rëndësi i bukur apo i shëmtuar,
Jam i çuditur, i çuditur

Çdo profet ka vuajtur sepse kjo botë atyre më tepër se bukuri i ka ofruar dhimbje. Profeti Jakup u nda nga i biri, djali i Jusufit me të padrejtë u fut në burg, ndërsa vuajtjet e Profetit Ejup nuk ishin me dhjetëra apo me qindra por me mijëra. Por ata edhe në kohët më të vështira i duruan të gjitha vuajtjet. Sepse halli brenda tyre nuk ishte bota por për ata, dhimbja e vërtetë në zemrat e tyre ishin ata që ishin larguar nga rruga e Zotit. Prandaj ata i ngrinin gjithnjë duart lart drejtë Zotit, për t’ia arritur atij për të prekur dashurinë e tij. Pra ashtu siç shpreheshin në të gjitha lutjet e tyre edhe dijetarët.

Edhe Nizamollu Sejfullahu këto lutje bënte. Natë e ditë me mundime të mëdha këtë ka bërë. Ai nuk u lodh asnjëherë duke kërkuar prej Zotit dashurinë:

O Zot më jep mua dashurinë
Duke u rrotulluar të them O Zot!
Më vë pranë dashurisë
Duke u rrotulluar të them O Zot !

Rashë edhe unë në padrejtësi si Jusuf Efendiu, rashë edhe unë në hallë si Ejupi,
A duhet të qaj edhe unë si Jakupi?
Duke u rrotulluar të them O Zot!

O Zot më qartëso,
Ma vë zemrën pranë teje,
Që të bëhem pjesë e jotja,
Duke u rrotulluar të them O Zot!

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=b7e8c1bb-51ee-4a83-947e-ed45d575a86e

===================================

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI – 4

5ce7

Dashuria e poetit, dijetarit të misticizmit islam, Sheh Galip dhe Bekhanes, motra e sulltan Selimit.

’Çfarë nuk është e jotja nuk vjen tek ti. Askush nuk do të ta japë në dorë atë që nuk kësmet për ty…”

Përballë fatit edhe dashuria, që është ndjenja më e fuqishme mbi rruzullin tokësor, është e pashpresë. Ngandonjëherë të dashuruarit marrëzisht nuk arrijnë të bashkohen me njëri-tjetrin, madje kur sakrifikojnë edhe jetën për këtë. Rrjetat e fatit u thuren përreth dhe pengojnë bashkimin e tyre.

Historia që do t’u tregojmë në këtë shkrim ka të bëjë me dashurinë e dy njerëzve të mirë e të bukur që nuk arritën të kapërcejnë muret e fatit të tyre. Ajo është dashuria ndërmjet vajzës së Sulltan Mustafait, motra e Sulltan Selimit, sulltanesha Bekhan e famshme me bukurinë e saj dhe Sheik Galipit, një poet që eci në rrugën sofizmit, misticizmit islamik, autori i një kryevepre në historinë e letërsisë turke me titullin “Hüsn-ü Aşk” (Dashuria e Bukurisë).

Dashuria e tyre është jetuar në Stamboll, kryeqytetin e shtetit që kishte nisur të lëkundej nën hijen e luftërave dhe trazirave të brendshme në fund të shekullit të 18-të. Në këtë periudhë Shteti Osman mundohej të ruante pozicionin e tij ndërmjet vendeve që ishin përfshirë nga rryma si Revolucioni Francez, ndërtimi i kombit, të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe kolonializmi.

Sulltanesha Bekhan ishte një nga Sulltaneshat Zonja të këtyre viteve të vështira për perandorinë. Me mençurinë, edukatën dhe bukurinë që kishte ajo gëzonte respekt pranë babait, xhaxhait dhe vëllait të saj, të cilit kanë qenë të gjithë sulltanë. Ndërsa Sheik Galipi ishte poeti i fundit që kishte bërë emër në letërsinë e Pallatit Osman (Divan Edebiyatı). Ai kishte hyrë në pallat që kur ishte ende 24 vjeç, në moshën 26-vjeçare kishte shkruar një vepër të mrekullueshme si “Hüsn-ü Aşk”, ndërsa kur ishte 34 vjeç ishte emëruar si Sheh në Mevlevihanenë e Gallatës. Sheh Galipi ishte një poet aq i madh saqë një nga emrat e rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore turke, Nazim Hikmet, kur ia lexoi vjershat e tij shkrimtarit rus, Majakovski, ky i fundit i kërkoi Nazimit t’ia përsëriste disa herë. Dhe pastaj duke i referuar vjershës së Sheh Galipit Majakovski do ti thoshte këto fjalë Nazim Hikmetit: “Në fakt ideali poetik që ne mundohemi aq shumë për ta arritur është kapur prej kohësh nga poetët tuaj të vjetër”.

Kur ishte ende 26 vjeç Sheh Galipi kishte zënë vendin e merituar në kuvendet letrare me veprën “Hüsn-ü Aşk” që kishte shkruar dhe ishte një poet i famshëm që emri i përmendej me zili. Megjithëse në vjershat e tij fliste për dashurinë, në fakt ai nuk kishte rënë asnjëherë në dashuri. Ndërkohë që si një Mevlevian me prejardhje nga familja, ashtu si çdo mjeshtër i misticizmit islamik edhe për atë dëshira më e madhe ishte të gjente dashurinë dhe të kapte falë saj dashurinë hyjnore. Edhe pse dëshira e tij ishte shumë e madhe, kur e pa që nuk po e gjente dot dashurinë shkoi në provincës e Konjës.

Gjatë kohës që kaloi në Konja, Sheh Galipi kishte lidhur miqësi me princin e kurorës, Selimin, i cili mbahej larg nga Stambolli për arsye se ishte një nga trashëgimtarët e fronit. Ky princ me këtë shpirt artistik që pëlqente muzikën tregohej miqësor dhe i bënte komplimente Sheh Galipit, për emrin e mirë të të cilit kishte dëgjuar shumë dhe që e donte gjithnjë e më shumë sa herë që bisedonte me të. Të dy bashkë i binin nejit (lloj fyelli), recitonin vjersha dhe zhyteshin në biseda të thella për misticizmin.

Kur Sulltanesha Bekhan shkoi nga Stambolli në Konya për të vizituar të vëllain e saj, Princin Selim, ky i fundit deshi ta prezantonte të motrën, që e donte shumë pavarësisht se ajo ishte me nënë tjetër, me mikun e tij me shije artistike Sheh Galipin. Kur Sheh Galipi hyri në pallatin ku qëndronte princi mendonte se do ta gjente vetëm Selimin, ashtu siç ndodhte gjithmonë, por kur pa një femër të ulur pranë tij u turpërua duke menduar se ishte një nga femrat e haremit të tij dhe hodhi një hap prapa. Princi Selim e kuptoi gjendjen e Galipit dhe kur i prezantoni motrën që kishte pranë Galipi ngriti sytë nga toka dhe ia nguliti sulltaneshës Bekhan që në atë kohë numëronte të 18-at.

Edhe pse sytë i drejtoi menjëherë në një anë tjetër në mendje vazhdon të sodiste siluetën e saj. Buzëqeshja nga turpi e sulltaneshës Bekhan ishte kthyer në prush zjarri dhe ishte vendosur në zemrën e dervishit dhe me shkëndijën e saj ia kishte ndezur zjarrin përbrenda. E njëjta ndjenjë dehëse kishte kapluar edhe sulltaneshën Bekhan.

E ndërkohë që ditët linin prapa javët dhe javët muajt, zemrat e tyre rrihnin së bashku, edhe pse nuk e shikonin njëri-tjetrin nga afër që kur Sheh Galipi ishte kthyer në Stamboll pas Sulltaneshës Bekhan. Sulltanesha Bekhan ishte optimiste për të ardhmen. Sepse Galipi tani ishte një njeriu i njohur në Pallat, ishte një njeri i dashur jo vetëm për profesionin por edhe me edukatën që kishte. Edhe Galipi vet, i nxitur nga emocionet që e kishin kapur kur kishte mësuar që edhe sulltanesha Bekhar e donte atë, mendonte se nuk kishte ndonjë pengesë për bashkimin e tyre.

Por loja interesante e fatit i ndryshoi papritmas kushtet. Galipi i dehur nga dashuria kishte ndërmarrë në vetvete një larje hesapesh. Si një Mevlevian ai dashurinë e kishte kërkuar me qëllim shkurtimin e rrugës që do ta çonte atë tek Zoti. Por tani ishte i dashuruar me Bakhanin, me një ndjenjë që ia kishte përvëluar zemrën, ia kishte çoroditur shpirtin. Për këtë arsye e ndjente veten fajtor ndaj Krijuesit. Kryesorja ishte mosbashkimi me Bekhanen. Për të harruar zonjën e Pallatit dhe për të ndrequr gjendjen shpirtërore Galipi u mbyll në Mevlevihane. Pasi kishin kaluar rreth tre vite tani mendonte krejt ndryshe: Tek dashuria hyjnore mund të arrinte edhe duke mbrojtur dashurinë botërore (dashurinë në tokë). U vu menjëherë në lëvizje për të gjetur Bekhanen, por tani ishte shumë vonë.

Sovrani Osman, i cili ishte i detyruar të ruante me një politikë të kujdesshme ekuilibrin e marrëdhënieve me vendet evropiane, i ndodhur në një gjendje të vështirë për shkak edhe të luftërave që vazhdonin nga njëra anë, lëvizjen e radhës e bëri duke përdorur sulltaneshën Bekhan, si nevojë kjo e interesave të politikës së brendshme. Kishte vendosur që Bekhanen ta martonte me ish-komandantin e truprojës së tij që ishte nipi i Sulltan Abdylhamitit.

Ashtu si vajzat e të gjithë sulltanëve të dinastisë osmane edhe sulltanesha Bekhan nuk kishte të drejtë të përzgjidhte për jetën e saj. Ashtu si shumica e sulltaneshave të mëparshme edhe martesa e saj ishte për arsye politike.

As sulltanesha Bekhan nuk ia shprehur dot ndjenjat e saj poetit Galip, as Galipi nuk shkoi pranë sulltanit në Pallat dhe ti shpjegonte hallin që kishte. Dy të dashuruarit e ndarë pas martesës së sulltaneshës vazhduan të digjen në shpirt nga malli për njëri-tjetrin.

Galipi dashurinë e tij e rrëfente nëpër vjershat e poezitë që shkruante dhe shërimin për hallin që e kishte kapluar e kërkonte nëpër Mevlevihane (teqe e sektit mevlevi). Ashtu siç kishte arritur të bëhej një poet i madh në moshë të re, ai ishte bërë shehu i Mevlevihanesë së Gallatës në një moshë shumë të re për atë pozicion. Padishahu i kohës kishte qenë Sulltan Selimi, miku i poetit që nga koha kur kishte qenë princ. Edhe pse Sulltan Selimi tregohej i sinqertë me Galipin, duke i thënë atij “Shehu im borëbardhë” duke e vendosur kokën tek gjunjët e Galpit sa herë që vizitonte Mevlevihanenë, Galipi nuk gjente kurajë ti tregonte sulltanit dashurinë e pafund që ushqente për Bekhanin. Në fakt po të donte Sulltani e shkurorëzonte Bekhanen dhe e martonte me Galipin. Pasi po aq sa martesat dhe shkurorëzimet e vajzave të dinastisë i shërbenin politikës së shtetit. Por Galipi ishte dorëzuar përpara fatit të tij dhe nuk e tregoi sekretin e zemrës.

Kurse Bekhanja u mundua shumë ta harronte Galipin, herë duke u mbyllur në vetvete, herë herë duke vrapuar mbi kalë e herë herë duke u marrë me vajzën e saj, por nuk arriti ta harronte Galipin. Ngushëllimi i vetëm për të ishte të shikonte dhe dëgjonte Galipin nëpër bisedat mevleviane ku ajo merrte pjesë bashkë me të motrën Hatixhenë dhe nënat e tyre pranë vëllait të madh, Sulltan Selimin. Ambientet ku gjenin mundësi të shikonin njëri-tjetrin, ndoshta edhe të bisedonin sado pak, ishin Mevlevihaneja e Gallatës dhe ngandonjëherë Pallati i Sulltanit, atëherë kur shkonte për të vizituar Sulltan Selimin.

Sheh Galipi, ashtu si gjatë të gjithë jetës çdo sukses e arriti në moshë të re duke fituar reputacion dhe admirim, edhe nga kjo botë u largua herët. Për shkak të veremit që ia shkatërroi trupin me dashurinë që kishte për Bekhanen vdiq në moshën 42 vjeç. Poeti i fundit i Letërsisë së Oborrit u nda nga kjo botë duke lënë prapa vjersha e poezi të cilat më pas do të bëhet burim frymëzimi për sa e sa vepra letrare. Po jo vetëm kaq, ai la prapa edhe një grua të përlotur të dinastisë osmane.

Sulltanesha Bekhan e pikëlluar me vdekjen e Galipit u kushtonte më shumë rëndësi punëve bamirëse. Kishte shpëtuar nga vuajtjen e dashurisë dhe ishte pjekur. Dëshira e saj ishte që të bashkohej me poetin e saj në botën tjetër, edhe pse një gjëje të tille nuk ia arriti në këtë botë.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=1bf6f5c5-cebb-41df-b5b7-9ccc25c10a1a

===================================

DENGU QË SHEMBI PËRDHE DEVENË

d9422667f2

Tregohet se një fshatar po kthehej në shtëpi bashkë me devenë e tij. Ai e kishte ngarkuar mirë e mirë devenë, saqë i kishte vënë peshën që zakonisht mbanin tre deve. Deveja e gjorë filloi të lëkundej nga barra e madhe, ndërkohë që njerëzit e kritikonin fshatarin për atë që kishte bërë. Por fshatari as që donte t’ia dijë për fjalët e tyre. Jo vetëm kaq, por diku mori dhe një deng me jonxhë dhe ia hodhi devesë mbi kurriz, duke thënë:”E lehtë është, aq më tepër që është dhe e thatë!”

Por me ta hedhur sipër, deveja u shemb përtokë. Fshatari zgurdulloi sytë dhe tha:”Një deng jonxhë, që i këputi mesin devesë!!!”

Në fakt, dengu i jonxhës së thatë, nuk ishte shkaku që e këputi në mes devenë. Ishte barra tjetër e rëndë ajo që e këputi në mes, duke e shembur përtokë.

Kjo histori, na tregon se edhe deveja e fuqishme që mund të mbajë pesha të rënda, vjen një moment ku edhe një deng i vogël me jonxhë të thatë, e këput në mes. Nuk ishte vetëm dengu i jonxhës së thatë, por ishte ajo barrë e akumuluar kushedi nga ku, që ia theu mesin. “Dengu që këputi devenë në mes” përdoret si thënie e urtë në vendet lindore, për të treguar se kupa është mbushur dhe nuk mban më, një problem sado i vogël mund të çojë në derdhjen e saj.

Mos u çudit nëse një vartës i shpërthen një ditë në fytyrë eprorit të tij, edhe pse ai i kërkoi diçka tepër të thjeshtë. Nuk ishte kërkesa e tij e fundit ajo që e xhindosi vartësin, por një sërë eksperiencash të hidhura të shtrira në kohë. Prandaj, asnjëherë mos i nënvlerësoni gjërat dhe efektin e tyre, sado të vogla qofshin ato. Kij kujdes në komunikimin me njerëzit dhe kapi gjërat, pa pritur që vullkani të shpërthejë. Vullkani më i rrezikshëm, është ai që ka qëndruar për kohë të gjatë në pasivitet, gojëkyçur dhe pa zhurmë. Kur shpërthen, ai bën zhurmë të madhe dhe lë pasoja të paparashikueshme.

Mos u befasoni nga shpërthimi në demonstrata dhe protesta i popujve, për rritjen e çmimit të bukës apo energjisë elektrike. Nuk janë shkaktare këto dy të fundit, por fakti se popullit i ka ardhur shpirti tek fyti nga taksat, papunësia dhe fukarallëku.

Burimi: http://ardhmeriaonline.com/artikull/article/dengu-qe-shembi-perdhe-devene/#.UX54gaJnqP5

================================================

DETI I DITURISË SË ANADOLLIT – 11

3c-b352-444c9700cc4d-444x333

Këtë javë në serialin Deti i diturisë së Anadollit do të flasim për Zymbyl Efendiun, i cili ka parë kurorëzimin e 4 sulltanëve otomanë dhe gjatë jetës së tij ka qenë një nga dijetarët më të respektuar të perandorisë.

Në hapësirën gjeografike të Anadollit, ku për disa qindra vjet pas shekullit të 10-të mbizotëruan trazirat dhe luftërat, ekuilibrat e reja filluan sërish të zënë vend duke filluar nga shekulli i 16-të. Shteti osman nisi të zhvillohej e zgjerohej brenda një organizimi të shëndoshë dhe të vendoste fuqishëm sigurinë e paqen.

Krahas sukseseve të shtresave drejtuese dhe ushtarake, në mbështetje të qetësisë publike funksiononin edhe punimet e shtresës intelektuale. Ashtu si në çdo periudhë të historisë, kur në plan të parë del ideja për një jetesë të virtytshme, edhe asokohe mënyrën e jetesës së shoqërisë e orientonin dijetarët dhe udhëheqësit shpirtërorë.

Një nga këta prijës të mëdhenj fetarë, që brumosnin me kujdes të jashtëzakonshëm kujtesën, ndërgjegjen dhe botëkuptimin e shoqërisë, ishte edhe Jusuf Sinanedini, i njohur ndryshe si  Zymbyl Efendiu (Sümbül Efendi).

Lagjja Koxhamustafapasha është një nga qendrat më të rëndësishme të aspektit shpirtëror të Stambollit, sepse atje ka jetuar evliaja i shquar Zymbyl Efendiu dhe çdo rrugicë e saj pëshpërit fjalët e tij magjepsëse.

Falë temperamentit, gojëtarisë dhe humorit të tij goditës e tepër mbresëlënës, Zymbyl Efendiu është shndërruar në një burim frymëzimi edhe për dy nga emrat më të mëdhenj të letërsisë moderne turke, Ahmet Hamdi Tanpënar e Jahja Kemal Bejatllë. Në romanin e tij të famshëm “Qetësia” (Huzur), Tanpënari shpjegon epërsinë dhe lartësinë shpirtërore të Efendiut. Ndërsa Bejatllëja, me anë të vargjeve të mëposhtme, ku përshkruan në detaje lagjen Koxhamustafapasha të Stambollit, i bën temena këtij mjeshtri të madh disa shekuj më vonë:

Sa e bekuar kjo natë deri në agim

Kur shpirti i Zymbyl Sinanit si xhevahir shndrin

Dhe me të vërtetë që Zymbyl Sinani është një gur i çmuar, vlera e të cilit nuk mund të matet me karatë. Epërsia e tij shpirtërore është shquar që në vitet e fëmijërisë së tij. Sipas gojëdhënave, ai e ka shpenzuar përherë kohën e tij pranë dijetarëve të vaktit edhe kur normalisht duhet të vraponte pas lojërave, ashtu siç bënin shokët dhe bashkëmoshatarët e tij.

Zymbyl Efendiu është lindur në Merzifon, është arsimuar në Sparta dhe ka ndërruar jetë në Stamboll. Ai pranohet si një nga dijetarët më të mëdhenj të periudhës së Mehmet Ngadhënjimtarit, Bajazitit II, Selimit I dhe Sulejman Ligjbërësit të Madhërishëm. Falë autoritetit të tij shpirtëror, që shfuqizon nocionin kohë, Zymbyl Efendiu konsiderohet një fanar udhërrëfyes si për dashamirësit dhe ndjekësit e tij, ashtu edhe për të gjithë njerëzimin, jo vetëm gjatë jetës së tij, por edhe pas vdekjes sot e kësaj dite. Dhe prova kryesore e kësaj janë vjershat e tij magjepsëse, vargjet e të cilave sfidojnë distancat shekullore:

Erdhi nga miku sërish lajmi
Sprapsu o zemër tani
Prapë e rrëkëlleve zeherin e epshit të zi
E gjakosur zemër sprapsu tani

Manastiri i Shën Andreas, që osmanëve u ka mbetur trashëgim nga Perandoria Bizantine, pas ngadhënjimit të Stambollit është shndërruar në xhami dhe përreth saj është ndërtuar një mensë për të varfrit. Duke qenë se një rol të madh në restaurimin e objektit kishte luajtur veziri i atëhershëm Koxha Mustafa Pashai, kësaj xhamie të re iu dha emri i tij.

Një ditë prej ditësh, Sulltan Selimi I urdhëron i inatosur shembjen e kësaj xhamie dhe mensës për të varfrit rreth saj, që i kishte ndërtuar me dijeni të tij veziri Koxha Mustafa Pasha. Të gjithë mbetën të çuditur, nuk arritën dot t’i jepnin shpjegim këtij veprimi, por askush nuk pipëtiu. Punëtorët rrëmbyen kazmat dhe lopatat e u nisën drejt xhamisë.

Porsa mbërrijnë në oborrin e xhamisë, punëtorët e ngarkuar me detyrën e shembjes së objektit shikojnë atje një njeri flokëverdhë dhe fytyrëbardhë. Ai ishte Zymbyl Sinan Efendiu, hoxha i xhamisë në fjalë. Zymbyl Efendiu u hodhi punëtorëve një shikim zhbirues dhe nxori nga goja vetëm dy fjalë: “Çfarë kërkoni?”

Kur fjalët burojnë nga thellësia e zemrës, edhe efekti i tyre tek njerëzit, që i dëgjojnë, është i papërshkrueshëm. Punëtorët jo vetëm që nuk mundën ta kundërshtonin autoritetin shpirtëror të Zymbyl Efendiut, por nuk guxuan as të lëviznin as gishtat. Ata u larguan nga ky njeri me ndikim të madh pa thënë asnjë fjalë dhe shkuan drejt pallatit perandorak.

Mirëpo urdhri i sulltanit nuk ishte kryer. Kur kjo ngjarje iu tregua Selimit I, ai u inatos jashtë mase dhe menjëherë i hipi kalit për të shkuar tek xhamia e Koxha Mustafa Pashait.

Por Zymbyl Efendiu ishte i përgatitur edhe për këtë. Sepse zemrat e dervishëve nuk flenë kurrë. Ata nuk jetojnë në të kaluarën dhe s’ngushëllohen me ëndrrat e të ardhmes. Evliatë janë bijë të çastit dhe nuk përgjumen nga rrjedha e kohës.

Natyrisht që edhe zemra e Zymbyl Efendiut ishte më se e kthjellët. Ai e kishte hamendur se pas largimit të këtyre punëtorëve do të vinin njerëz të tjerë, me pushtet. Dhe bashkë me 4-5 nxënës të tij ai do t’i përvishej sërish punës për të prashitur tokën në oborrin e xhamisë.

Kur Zymbyl Efendiu vuri re se sulltani ishte duke ardhur drejt tij, ai e ktheu shikimin e tij therës nga Selimi I dhe nga goja nxori përsëri vetëm dy fjalë: “Ja Hak!”

Ja pra, në atë çast sulltanit të madhërishëm i mbetën fjalët në grykë dhe nuk mundi të bëjë asnjë hap përpara. Fjala “Hak” po i kumbonte brenda kokës dhe aty për aty kuptoi se në këtë çështje ai nuk po i bindej aspak Hakut.

Sulltani nuk arriti dot as të përsëriste urdhrin dhe as të fliste ndonjë fjalë tjetër.

Selimi I e uli vështrimin përtokë, sepse në vete po gjente dot guximin e duhur për ta parë Zymbyl Efendiun në sy. Pastaj i thotë atij se xhamia nuk do të shembej dhe i dhuron gëzofin e shqarthit, që kishte mbi supe.

Sulltani tashmë kishte fituar një mik për kokë, pranë të cilit do ta mbante frymën sa herë që do të kishte nevojë për këshilla dhe për të lehtësuar shpirtin. Nga ajo ditë e tutje Zymbyl Efendiu nuk do të ishte vetëm një dijetar i dashur dhe i respektuar vetëm nga populli, por edhe nga shtresa drejtuese e Portës së Lartë.

Zymbyl Efendiu ishte një model finese dhe mirësjelljeje. Ai nuk hiqte dorë kurrë nga takti, xhentilesa dhe delikatesa as kur përballej me sjelljet më vulgare, arrogante dhe të rëndomta. Në çdo lëvizje të tijën binte në sy përmbajtja, gjakftohtësia. Shembulli më i mirë për këtë daton gjatë viteve të shkollimit të tij. Thuhet se Hoxhë Halife Çelebiu, dijetari pranë të cilit është arsimuar, e donte Zymbyl Sinan Efendiun më shumë se të gjithë nxënësit. Dhe natyrisht që kjo situatë ngjallte reagimin e nxënësve të tjerë të tij. Një ditë të bukur mësuesi u jep nxënësve një detyrë:

“Shkoni në livadhe, shëtitni, luani sa të dëshironi dhe kur të ngryset më sillni lulen më të bukur, që secili prej jush do të gjejë.”

Nxënësit u shpërndanë të gjithë në drejtime të ndryshme, kush nëpër kodra e lëndina, kush nëpër fusha të mbjella, e kush nëpër lugina e pllaja, për të kërkuar lulen më të bukur. Dhe pa mbaruar dita të gjithë dervishët e rinj ishin kthyer në teqe me lule të ndryshme në duar. Ata i vendosën mësuesit përpara bukuritë e rralla, që kishin gjetur. Pasi i kundroi me vëmendje të gjitha këto lule, Hoxhë Halife Çelebiut i bie në sy Zymbyl Efendiu, i cili qëndronte i druajtur prapa dervishëve të tjerë, dhe e pyet:

“Ej Sinanedin, cilën lule më prure ti?”

Ashtu i druajtur dhe me turp, Jusuf Sinanedini i jep mësuesit një lule zymbyli të vyshkur, që e kishte shtrënguar në duar. Shokët e tij dervishë çuditen jashtë mase dhe i hedhin njëri-tjetrit vështrime pyetëse. Pikërisht në atë çast Zymbyl Efendiu bën sqarimin e nevojshëm dhe thotë:

“I dashur mësues, kur unë shkova në lëndinë dëshmova që të gjitha lulet po i bënin ziqër Perëndisë, po përmendnin emrin e Tij dhe nuk desha t’u bëhem pengesë. Por në çastin që vendosa të kthehem në teqe duarbosh, më ra në sy kjo lule e rënë vetiu nga dega dhe vetëm këtë munda t’ju sjellë.”

Ja pra, kjo përgjigje bëri që edhe dervishët e tjerë të kuptojnë finesën e jashtëzakonshme të Zymbyl Efendiut dhe t’i japin të drejtë mjeshtrit të tyre në lidhje me dashurinë e veçantë, që ai shfaqte për të.

Është fare e qartë që Zymbyl Efendiu zotëronte një finesë, të cilën shumë pak të vdekshëm arrinin ta vërenin. Dhe të gjitha sjelljet e tij ai koordinonte sipas këtyre cilësive. Madje edhe mirësjellja, që populli i Anadollit tregonte ndaj Zymbyl Efendiut, mund të vlerësohet si një shenjë nderimi ndaj delikatesës së tij.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=d1f3e55a-2ae7-4e5b-bc54-019aeb65a0ea

================================================

DASHURITË E MËDHA NË HISTORI 5

5ce759d6‘Osman Beu, njihet si themeluesi i Perandorisë Osmane, një nga perandoritë sublime të rruzullit tokësor. Me gjenialitetin e tij në politikë, me heroizmin, tolerancën, respektin që kishte ndaj dijetarëve dhe me udhëheqjen që i bëri popullit të tij ai i meriton këto lëvdata. Vetëm se dashuria e madhe e tij, e cila solli lindjen e dinastisë më jetëgjatë në botë dhe që vazhdoi nga gjaku i tij, njihet shumë pak. Pasi dashuria e Osman Beut me Mal Hatunen ka qenë një dashuri sublime, e rritur nën hijen e sekreteve dhe mençurisë. Dinastia që drejtoi një perandori për 600 vjet është fryti i një dashurie të madhe.

Osman Gaziu ka qenë djali i vogël i Erturrul Gaziut, Beu i Fisit Kajë (Kayı Boyu). Kjo është edhe arsyeja që brenda fisit atë e thërrisnin me emrin “Osmanxhik” (osmani i vogël). Populli e donte dhe e respektonte shumë osmanin e vogël që kur ishte fëmijë, po ashtu edhe në vitet e rinisë për shkak të guximit të madh që kishte. Osman Beu ishte karizmatik e trim, ai ishte i ndershëm dhe i mirëedukuar.

Fisi Kajë ishte vendosur nga Shteti i Selçukëve në krahinën Sëyt të Anadollit (Söğüt do të thotë shelg) si principata pararojë për të penguar dyndjet e Bizantëve. Ky fis i vogël jo vetëm që ishte i suksesshëm në ruajtjen e kufijve të Shtetit nga Bizantët, por kishte fituar edhe beteja. Osmani i vogël (që më vonë do të quhet Osman Beu) në këto ekspedita ushtarake nga njëra anë luftonte me shpatë mbi kalë duke mbrojtur tokën e tij, por nga ana tjetër ai ndërtonte shoqëri e miqësi edhe me administratorët e Bizantit. Shoku më i ngushtë i Osmanit ishte Mihail Kose, i cili ishte një feudal bizantin në Anadoll.

Si një njeri që duhej nga masat e popullit për guximin, shkathtësinë, zgjuarsinë dhe drejtësinë që kishte në aspektin e të menduarit dhe ndjenjave Osman Gaziu ndryshonte nga të gjithë, përfshi këtu edhe vëllezërit e tij. Osmani kishte një botë shpirtërore që shqetësohej për të gjithë botë, herë pas herë ai kalëronte drejt maleve, mbyllej në vetmi buzë përrenjve për tu ballafaquar me vetveten.

Këtë shpirt të mbushur me furtuna Osmani i Vogël (Osmanxhik), i cili në të ardhmen do të ndërtonte një perandori botërore, e qetësonte në bisedat që bënte me Shehun Ede Bali, i cili ishte një njeri i zemrës. Në këto bashkëbisedime ai gjente përgjigje për pyetjet që i vërtiteshin në mendje. Në teqenë e shehut Osman Beu shkoi edhe për hallin që e kishte kapur, dashurinë, dukuri e që e shndërronte njerëzimin nga një gjendje në tjetrën duke e përvëluar atë.

Një ditë kur shpirtin dhe mendjen e kishte të trazuar Osmani i Vogël shkoi në teqenë e Shehut Ede Bali për të gjetur në bisedat e tij pak qetësi. Kur hyri në oborrin e teqesë pa këtu një vajzë. Sapo e pa, Osman Beu u magjeps nga hijeshia, edukata dhe sjellja e vajzës. Kur më vonë mësoi se cila ishte kjo vajzë, të cilën nuk e kishte nxjerrë nga mendja gjatë të gjitha ditëve që kishin kaluar, e kapi shqetësimi. Sepse vajza e bukur që kishte ndezur një zjarr në zemrën e tij ishte vajza e Sheh Ede Balit, e njohur për fisnikërinë e saj.

Pas ditëve që kalonin plot dhimbje shpirtërore për shkak të dashurisë që ushqente përbrenda për këtë vajzë dhe për të cilën nuk i kishte treguar askujt, Osmani i Vogël një ditë dhimbjen e shpirtit e ndau me babanë e tij. I pohon të atit se ka gjetur femrën me të cilën kërkon të martohet dhe të gjejë lumturinë duke u martuar me vajzën e Shehut. Kryetari i fisit Kajë, Ertuğrul Gaziu ishte i kënaqur nga përzgjedhja që kishte bërë djali i tij, por kur shkuan për të kërkuar me lejen e Zotit dorën e vajzës së Sheh Ede Balit, ndodhi ajo që kishte frikë aq shumë Osmani i Vogël, Shehu nuk e dha vajzën. Sepse Shehu nuk ishte shumë i sigurt që Osmani sypatrembur dhe i zhdërvjellët, i cili shikohej si trashëgimtar i kreut të fisit, do ta bënte të lumtur vajzën e tij. Zemra nuk e lejonte Shehun që vajza e tij të nënvleftësohej për shkak të punëve të shumta të shtetit, pasi drejtimi i shtetit e kërkonte një përgjegjësi të tillë. Fama e bukurisë së Mal Hatunes ishte përhapur deri në perandorinë bizantine. Ajo ishte një gur i çmuar i rrallë dhe për të kishte sa e sa kërkesa të shtrenjta. Shehu e ktheu prapa kërkesën e Kryetarit të fisit turk pavarësisht se e dinte që vajza e tij kishte rënë në dashuri me Osman trimin. I ndodhur në një gjendje të tillë e të pashpresë Osmani i Vogël u detyrua të kthehet nga kishte ardhur bashkë me një dhimbje të madhe që ndjente në thellësitë e zemrës.

Kishin kaluar dy vjet që nga dita kur Osmani i Vogël kishte kërkuar dorën e vajzës së Shehut Ede Bali. Zemra e kryetarit të ardhshëm të fisit Kajë vazhdonte të digjej ende me zjarrin që e kishte kapur dy vite më parë. Osmani i Vogël zjarrin e zemrës mundohej ta shuante duke organizuar dyndje e ekspedita luftarake kundër Bizantit. Fitoret e njëpasnjëshme që kishte korrur në këto beteja bënë që emri i tij të përhapej edhe tek principatat fqinje. Tani të gjithë flisnin për bëmat e Osman Beut të ri. Si përfundim kur Osmani i Vogël u propozua nga pjesëtarët e fisit endacak, përfshi këtu edhe vëllezërit e tij, për të zëvendësuar Eturrull Gaziun si Bej (kryetarin e fisit), propozimi u pranua edhe nga paria e fisit dhe kështu Osmani i Vogël u zgjodh Beu, kryetari i fisit, i principatës Kajë.

I ndodhur në krye të fisit Kajë tani Osman Beu kishte dy dëshira të mëdha që donte ti realizonte. E para ishte të bashkohej, martohej me të dashurën e madhe të zemrës, Mal Hatunen. Dëshira e dytë ishte që fisi që drejtonte ai të rritej e zgjerohej dhe një ditë të bëhej një shtet i fuqishëm.

Një ditë, në njërën nga dyndjet që udhëhiqte kundër Bizantit, Osman Beu humbet njërin prej luftëtarëve më të afërt të tij. I mbytur në hidhërim për humbjen e mikut të tij Osman Beu u ngjit maleve me kalin e tij dhe kalëroi pa pushim duke qarë, por kur nuk gjeti prehje shpirtërore shkoi përsëri tek teqeja e Shehut për t’u prehur në bisedat e tij.

Osman Beu të gjithë ditën e kaloi në Teqe dhe pas bisedës dhe ritualit të akshamit kaloi në dhomën që i treguan pa bërë asnjë kundërshtim. Ishte ulur mbi shilten, ku ishin shtrirë sa e sa hallemëdhenj të tjerë si ai, kur në mur pa librin e Kuranit të Madhëruar. Nga respekti për librin e madh i mblodhi këmbët, nuk u shtri dhe e mori librin e shenjtë në dorë. E ndërsa gjente prehje shpirtërore tek shfletonte faqet e librit që mbante në dorë e zuri gjumi. Kur u hap porta e ëndrrës Osman Beu do të ishte dëshmitar i një sekreti dhe do të shikonte shpërblimin e durimit.

Kur Osman Beu u zgjua me librin e shenjtë në mesin e pëllëmbëve të duarve shpirti i kishte dalë nga trupi dhe ishte çliruar dhe shëtiste në qytezën e sekreteve të Zotit. Ndërkohë në ëndërr ndërmjet hijeve që i shfaqeshin u përball me fytyrën e ndritur të Sheh Eda Balit.

Nga kraharori i Shehut, që Osmanin e shikonte me syrin magjik duke buzëqeshur, lindi një engjëll dhe si një hënë e bukur dhe e ndritur erdhi dhe u vendos në krahun e Osman Beut. Edhe pse ishte ëndërr Osman Beu u tremb dhe u rrëzua nga shtrati, por fuqinë e dritës që i kishte lindur përbrenda në zemër e ndiente akoma. Nga ana tjetër nga trupi i tij, ku ishte zhytur hëna e bukur, ishte shfaqur një pemë, e cila rritej me shpejtësi dhe shndërrohej në një rrap të madh e të fuqishëm aq sa të bënte hije për të gjithë botën.

Osman Beu u zgjua i mbytur në djersë me ezanin e mëngjesit. Doli nga dhoma me një telash të madh për të takuar Shehun. Sheh Ede Balin e gjeti duke marrë abdest dhe i tregoi plot emocione ëndrrën që kishte parë. Sheh Ede Bali u mendua për një çast dhe i tha Osman Beut këto fjalë: “Birim im Osman! Zoti të ka zgjedhur ti të ndërtosh një shtet të madh dhe gjakun tënd që të drejtojë këtë shtet. Gjaku yt i shenjtë do të vazhdojë me fëmijët që do të sjellë në jetë vajza ime, Mal Hatun. Tani Mal Hatunen e ke hallall”.

Në shpërblim të durimit të madh Osman Beu kishte tani pranë të dashurën e zemrës së tij, Mal Hatunen. Tani e ndjente si një barrë të rëndë lajmin e mirë që do të nderohej me krijimin e një shteti të madh në të ardhmen. Kjo dashuri e pastër dhe kjo ëndërr profetike solli edhe lindjen e dinastisë më jetëgjatë të botës.

Si përfundim Orhan Gaziu, që vazhdoi gjakun e shenjtë të Osman Beut, është djali i Mal Hatunes dhe nipi i Sheh Ede Balit. Shteti Osman lindi pikërisht nga kjo dashuri dhe për plot 600 vjet sundoi në tre kontinente si një shtet madhështor.

Burimi: http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=1b72c2a3-edf7-4f2c-9f72-a2eecc5445b4

================================================

DETI I DITURISË SË ANADOLLIT 06

Mevlana Xhelaledin Rumiu

Mevlana Xhelaledin Rumiu

Këtë javë do të njihemi me Mevlana Xhelaledin Rumiun, një nga njerëzit më të jashtëzakonshëm dhe evliatë më të famshëm anadollas në botë.

Turkistani është një nga burimet më të mëdha të urtësisë, që derdhen në Detin e diturisë së Anadollit. Drita e zjarrit, që kanë sjellë nga ato vise njerëzit e zemrës dhe dijes, të cilët ndryshe njihen edhe si “Ushtarët e Horasanit”, vazhdon ta ndriçojë edhe sot Anadollin.

Një nga “Ushtarët e Horasanit”, që u ra rruga nga Anadolli në shekullin e 13-të, është edhe Bahadin Veledi. Ky dijetar i madh, që asokohe njihej më tepër me epitetin “Sultan’ul-Ulema” e që në shqip përkthehet “Mbreti i Dijetarëve”, krahas bagazhit të tij mjaft të madh të njohurive, solli me vete në Anadoll edhe një dhuratë të rëndësishme. Dhurata e çmuar në fjalë ishte i biri, Mevlana Xhelaledin Rumiu, i cili përmendej që në moshë të re si “Oqeani i Dijeve”.

Periudha, në të cilën jetoi ai, ishte një epokë ku detet e diturisë kishin ngrirë e ishin kthyer në akuj. Njohuritë rridhnin drejt deteve në trajtën e lumenjve të mëdhenj teksa diçka sikur mbetej mangët. Kjo gjë, mungesa e të cilës ndihej padyshim, ishte dashuria. Pa ndjenjë dhe dashuri dituritë ishin krejt të ftohta dhe të ngurta.

Ja pra, Mevlana Xhelaledin Rumiu u bë një nga evliatë anadollas, që shkrinë akujt e diturisë. Dhe ne këtë javë do të njihemi pikërisht me këtë njeri të jashtëzakonshëm.

Mund të themi padyshim se në botë pothuajse të gjithë kanë dëgjuar apo lexuar diçka për Rumiun. E cila na qenka ajo fjalë e re, që nuk është përdorur më parë për të shprehur madhështinë e tij? Ai, mbi të gjitha, është ngrohtësia e dashurisë. Dhe pavarësisht se i zotëronte të gjitha shkencat e asaj kohe, Mevlana fliste me gjuhën e ndjenjave. “Ne jemi lindur nga dashuria… Dashuria është nëna jonë”, thoshte ai. A nuk dinte edhe Rumiu të shkruante disa libra akademikë e të mburrej me njohuritë e tij?! Por jo, ai kishte zgjedhur oratorinë e ndjenjës, atë që buronte nga zemra dhe shpirti. Në vend të largimit, izolimit nga jeta, ai këshillonte pushtimin, përqafimin e saj me plot dashuri. Mevlana nuk u ngjante aspak dijetarëve, që uleshin mënjanë gjithë përtaci. Ai shëtiste brenda jetës sikur vallëzonte, madje rekomandonte që jetës dhe dashurisë t’i jepej haku.

Një ditë, duke shëtitur në një nga çarshitë e Konjës, ai ndaloi papritur përpara dyqanit të farkëtarit dhe nisi të dëgjojë me vëmendje të madhe zërat, tingujt e tjerë, që vinin nga pazari. Sa i përsosur ishte rendi ritmik dhe harmonia, me të cilën jeta vazhdonte?! Sa më fortë që godiste çekani i farkëtarit, aq më thellë e ndjente në zemër Mevlana ritmin e jetës. Dhe atje ku ndodhej, ai ia dorëzoi veten këtij ritmi. Filloi të rrotullohej rreth vetes me dashuri. Ja pra, kjo ngjarje është edhe pikënisja e valles hyjnore, të famshmes “sema”. Rumiu e kishte mbërthyer jetën nga zemra.

Vallja rituale e dervishëve rrotullues, e shoqëruar me tingujt e fyellit (nej), është mjet i të njohurit frymëzues, i cili e ringjall shpirtin dhe tejkalon kohën aktuale duke paraqitur vdekjen para vdekjes fizike. Ekstaza mistike e riaktualizon parakrijimin me flakjen e gjendjes ëndërruese dhe botës së epsheve, në të cilën është i mbytur besimtari me natyrën e vet trupore, përkatësisht ndodhet në gjendjen e shpërfilljes (gaflet).

Ky dijetar, poet dhe filozof i shquar, që veprën e tij të famshme “Masnavi” e emërtonte si “dyqani i bashkimit”, në atë çast arriti “bashkimin”, sekretin e jetës. Dhe gjatë gjithë jetës pulsi i tij rrahu gjithnjë me entuziazmin e këtij “bashkimi”. Ishte pikërisht kjo ndjenjë “bashkimi” ajo, që i lidhte ngushtë ndjekësit e tij me të dhe vet atë me gjithësinë.

Padyshim që numri i nxënësve, ndjekësve të tij ishte tepër i madh. Rumiun e donin si sulltanët, ashtu edhe bujqit; atë e admironin qoftë intelektualët e artistët, qoftë edhe të pashkollët. Parimet e tij frymëzuan shumë dijetarë, rapsodë, poetë, muzikantë, piktorë dhe skulptorë. Madhështia e Mevlanës nuk kuptohet vetëm nga veprat e tij, por edhe nga masat që vazhdojnë ta ndjekin edhe qindra vite më vonë.

Rumiu, siç e dini edhe ju, njihet si poeti i dashurisë. Dashuria hyjnore nënkupton dashurinë e dyanshme: Dashurinë e Perëndisë ndaj njeriut dhe të njeriut ndaj Tij. Afërsia dhe gjithëprania e Zotit ndaj robit dëshmohet në Kuran. Mevlana thotë: “Dashuria është veti e Krijuesit, prandaj s’ka mangësi – hija që hedh mbi tjetër gjë, nuk duhet marrë për dashuri. Të tjerët bukurinë e kanë si të bukurën inxhi: Nga jashtë shkëndija rrezaton, por brenda ka veç tym e hi”.

Një dashuri e këtillë, e dyanshme, ndërmjet Perëndisë (mashuk) dhe njeriut (ashik), ka një natyrë të përbashkët, ajo është dritë që ndriçon gjithkund dhe gjithmonë, ajo paraqet dritën e sinqertë të ekzistencës dhe të ftesës për ekzistencë në realitet. Dashuria e Perëndisë ndaj njeriut në literaturën sufiste shprehet me simbolin e verës.

Mevlana ishte dijetar i lartë, që u shndërrua në poet, prej poetit kaloi në shkallën e të sprovuarit, më pas u deh për mos t’u zhdehur nga vera e kulluar e burimit të dashurisë, në fund ishte shpirt i ndritur, i cili u tret në verën e dritës për të ndriçuar rrugëtimin e të dashuruarve. Duke falënderuar fuqinë transfigurative të dashurisë, çdo krijesë në vete  mbart dëshirën e papërmbajtur, që të gjithë qenien e vet ta shkrijë në burimin prej nga edhe ka zanafillën, kur i dashuri dhe i dashuruari kanë qenë një. Gjendja parakrijuese ka qenë ideale në krahasim me gjendjen e ekzistencës, të cilën njerëzit e kanë fituar me aktin e krijimit. Larmia e formave të krijimit, perceptohet si vetëzbulim hyjnor.

Nuk ka vend as për më të voglin dyshim se Mevlana Xhelaledin Rumiu ishte një mysliman i devotshëm. Ai nuk ishte thjesht një humanist, si mundohen ta paraqesin disa, që hiqen për të mençur. Por edhe koncepti i tij fetar nuk shkonte kurrë deri në fanatizëm. Po, ai vërtetë bënte thirrje për “sheriat”, por atë që shpjegonte, Mevlana e quante “sheriati i dashurisë”. E drejta dhe rruga e ashikëve ishte Perëndia, përtej kësaj nuk kishte asgjë. Sipas Rumiut, rrugët, që të çojnë te Krijuesi, janë të hapura për të gjithë ata, që përpiqen mjaftueshëm. E vetmja gjë që duhet bërë është të flaken tutje thesaret e kësaj bote për t’u pasuruar me dashurinë e Hyjit. Ashtu siç ai theksonte gjithmonë, njeriu ka nevojë për dy gjëra: “Dashuri dhe dy sy të përlotur.”

“U mërzita nga këta shokë qullashë”. thoshte ai. Dhe padyshim ajo që Mevlana linte të kuptohej ishin personat, që përpiqeshin të bëheshin dijetarë pa u lodhur aspak. Mirëpo vallë a mund të bëhesh dijetar vetëm duke ngrënë, pirë dhe fjetur? Kjo është një punë mundi, përpjekjeje dhe dashurie. Dashuria; pra një çështje besnikërie dhe vetësakrifikimi… Bota nuk është as një vend statik! As jeta nuk është e tillë. Ka gjithnjë një lëvizje, një krijim. Dhe Rumiu e dinte shumë mirë këtë gjë. Prandaj u vu në kërkim të sekreteve të gjenezës dhe ato, që arriti t’i zbulojë, ua transmetoi edhe njerëzve…

Mevlana u bë shërim për zemrat dhe melhem për hidhërimet.

Meqenëse e dinte shumë mirë prirjen e njeriut për ty zhytur në gjumin e shpërfilljes, Rumiu ka përdorur gjithnjë një stil tronditës. Çdo fjalë e tij është një shpatë “plot perla ribashkimi”. Një shpatë kjo që i ringjallë njerëzit.

Ai i fton të gjithë “të vdesin përpara vdekjes fizike”. Ja pra, në këtë thënie fshihet një nga inxhitë më rrezatuese dhe një nga temat më të thella të Detit të diturisë së Anadollit. Sepse ai, që e vret në zemrën e tij botën, e cila nuk është gjë tjetër veçse një fushë loje, do të lejë në një jetë krejtësisht të re. “Kjo botë është një zindan (burg), thyeji prangat dhe çliroje veten”, thotë Mevlana. Njeriu do të rizgjohet dhe do të fitojë gjallërinë e vërtetë vetëm kur të ketë mposhtur nefsin, pra botën e tij të brendshme. E thënë ndryshe, njeriu që fiton betejën me botën e tij të brendshme, do të ketë një diell, që do të ndriçojë me risi botën e vjetër.

Kjo thënie nuk është një fjalë boshe; prova e saj është vet Mevlana.

Pas një jete relativisht të gjatë dhe jashtëzakonisht të frytshme në fushën e edukimit të nxënësve të tij, e mbi të gjitha pas një prodhimtarie të begatshme të veprave të shkruara në prozë dhe poezi, Mevlana Xhelaledin Rumiu më datë 17 dhjetor 1273 kaloi në amshim, e cila në tërë botën njihet si Shebi Arus-Nata e Martesës. Ai u varros në Konja dhe varri i tij mban emrin Tyrbja Jeshile, ashtu si edhe xhamia pranë. E megjithatë, saktësisht siç e kishte parashikuar ai vet, thëniet e tij nuk mbetëm vetëm si fjalë. Ato u bënë çelësa, që hapin porta të panumërta në Lindje, Perëndim, Veri dhe Jug. Hartat, paralelet dhe meridianët e humbasin vlerën kur dëgjohet një fjalë e tij. Sot, si në Lindje të Mesme ashtu edhe në Amerikën Veriore, brenda librave më të lexuar ka gjithnjë vepra të tij. Madje disa vargje të tij kumbojnë edhe në veshët e atyre, që nuk e kanë njohur fare Rumiun:

“Eja, prapë eja, përsëri eja,
Si do që të jesh,
I pafe qofsh, zjarradhurues qofsh,
Njëqind herë në ke bërë pendim,
Njëqind herë në e ke prishur pendimin,
Kjo nuk është portë e pashpresës,
Si do që të jesh, ashtu eja!…”

http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=f6d84ca2-e219-456a-ab45-244fc97e115f

================================================

DETI I DITURISË SË ANADOLLIT 04

Hoxhë Nastradini, dijetari fetar që i bëri njerëzit për vete me lojëra fjalësh dhe ndjenjën e tij unike të humorit.

NastradiniTë vraposh pas arsyes, mistereve dhe filozofisë nuk është aspak një punë e thjeshtë. Jo çdokush mund ta bëjë një gjë të tillë. Është një udhëtim i vështirë dhe i lodhshëm, gjatë të cilit duhen kapërcyer pengesa të panumërta. Shumë pak burra të mençur, të fuqishëm dhe të devotshëm arrijnë t’i kapërcejnë këto pengesa të mundimshme dhe t’i vihen rrugës për t’u bërë njerëz të përkryer.

Historia është e mbushur plot me tregime të këtyre njerëzve, që janë për t’u marrë shembull. Që ne t’i lexojmë dhe të nxjerrim mësime për veten tonë.

Situata nuk ishte ndryshe as në Anadollin e shekullit të 13-të. Trazirat dhe dëmet e mëdha, që kishin sjellë me vete luftërat në atë periudhë të errët të historisë, i kishin shndërruar në rrënoja të gjitha qytetet e gadishullit. Por udhëtarët e arsyes, mistereve dhe filozofisë, që përparonin në rrugën për t’u bërë njerëz të përkryer, ecnin tutje-tëhu duke matur me hap udhët e Anadollit pa u thyer përballë këtyre zhvillime negative. Nga njëra anë ata vazhdonin të zgjeronin diapazonin e tyre si dijetarë dhe filozofë, kurse nga ana tjerët përpiqeshin t’i dhuronin hare, shpresë dhe forcë popullit në gjendje të mjeruar materiale dhe shpirtërore.

Këta udhëtarë të së vërtetës ishin të mësuar me vështirësi dhe pengesa. Ata dinin si t’i vilnin frytet e diturisë madje edhe në kushtet më të vështira. Por ata ishin të vetëdijshëm se kjo është një punë, që nuk mund të pritet ta bënte populli i thjeshtë. Prandaj esencën e diturisë ata ia përcollën popullit dalëngadalë, pika-pika, secili prej tyre me një metodë dhe stil të veçantë.

Për shembull: Ahmed Jeseviu dhe nxënësit e tij kishin zgjedhur fjalët e urta për t’iu afruar popullit; Mevlana Xhelaledin Rumiu në plan të parë kishte vallet mistike; kurse Junus Emreja i pushtonte zemrat me anë të vjershave.

Në anën tjetër kemi të bëjmë me një evlia, që ndiqte rrugën më të veçantë të mundshme. Emri i tij ishte Hoxhë Nastradini dhe megjithëse ishte një dijetar fetar, ai i bëri njerëzit për vete me lojëra fjalësh dhe ndjenjën e tij unike të humorit. Nastradini qëllonte gjithnjë në shënjestër me anekdota. Ky stil i tij shkaktoi një efekt aq të madh, sa që atë nuk mbeti pa e njohur asnjë vend nga Azia Qendrore deri në Ballkan.

Ja pra, sot do t’ju prezantojmë këtë dijetar fytyrëqeshur. Do të flasim për mjeshtrin më të madh të humorit turk, dijetarin fetar dhe misticistin Hoxhë Nastradin.

Shumë njerëz e njohin atë si një tip absurd, që i hipën gomarit së prapthi apo që përpiqet të zërë kos liqenin. Shumë të tjerë e shikojnë Hoxhë Nastradinin si një personazh të thjeshtë historik, që imitohet për të zbavitur fëmijët.

Por në fakt Nastradini ishte një dijetar fetar i mençur i Anadollit të shekullit të 13-të. Edhe pse është emëruar hoxhë (mësues) në moshë fare të re, ai në vend të ofiqeve dhe karrierës ka preferuar të udhëtojë për të perfeksionuar diturinë.

Lidhur me jetën e Hoxhë Nastradinit nuk ka të dhëna të mjaftueshme dhe të sakta. Sipas burimeve ai ka lindur në krahinën Hortu, e varur nga nënprefektura Sivrihisar e Eskishehirit. Duke qenë se i ati ishte imami i fshatit, ai kishte mësuar prej tij arabisht dhe kishte marrë mësimet e para fetare. Për një fare kohe ai e kishte zëvendësuar të atin si imam i fshatit. Hoxhë Nastradini kishte mësuar nëpër medresetë e Sivrihisarit dhe të Konjës. Pasi lidhet me Sejid Mahmud Hajranin, ai vendoset së bashku me këtë të fundit në Akşehir, ku jeton deri sa vdes.

Sipas një gojëdhëne, Hoxhë Nastradini kishte dhënë mësim edhe në medrese dhe kishte ushtruar profesionin e kadiut. Thuhet se për arsye të kësaj detyre Nastradini ka marrë edhe titullin Hoxhë. Për sa u përket të dhënave mbi jetën e Nastradinit, si rrjedhojë e dashurisë së madhe që populli ushqente për të, në to janë përzierë gojëdhëna, dhe herë-herë këto gojëdhëna kanë fituar cilësi të jashtëzakonshme. Midis këtyre gojëdhënave janë edhe ato që bëjnë fjalë për njohjen e tij me sulltanët selxhukas dhe që ka qenë mik i ngushtë me Mevlana Xhelaledin Rumiun, apo që ka folur me Timurlengun, i cili pati jetuar të paktën 70 vjet pas tij, ose është parë njëkohësisht në disa vende etj.

Në fakt vlera e Hoxhë Nastradinit nuk matet me ngjarjet që ka jetuar ai vet, por me elementët e hollë të kuptimit, satirës dhe përqeshjes, që rrëfehen ose nga vet ai ose nga goja e popullit. Nga studimi i anekdotave, që pretendohet se janë të tijat dhe nga sqarimi i fjalëve të përdorura, del se ai nuk ka trajtuar vetëm një periudhë, por ka shprehur mënyrën e jetesës së popullit të Anadollit, ka nxjerrë në pah elementin humoristik, llojin shpotitës dhe argëtues, aftësinë e popullit për të lavdëruar dhe satirizuar. Në temat kryesore të anekdotave, që kanë të bëjnë me të, ka një prirje drejt dashurisë, satirës, lëvdatës, përqeshjes, talljes, parodizimit, shkuarjes në kontradiktë me vetveten, një butësie me një rrëfim shumë të hollë dhe shpotitës kundër rregullave të ngurta të sheriatit

Tek i thotë mendimet e tij, ai fshihet pas një identiteti me cilësi kontradiktore të larmishme si dijetar, injorant, ambicioz, i butë, i sjellshëm, i turpshëm, i shkathët, i hutuar, dinak, frikacak etj. Elementi mbizotërues në anekdotat e tij është të ndodhurit e tij në një situatë të kundërt me personazhin që ka përballë. Këta elementë përbëjnë produktet e reflektimit të qëndrimit të njeriut të Anadollit ndaj ngjarjeve dhe fenomeneve të ndryshme.

Hoxhë Nastradini shfaqet si një figurë qendrore, që reflekton ndjenjat e popullit, si qendër humori. Ai që kërkon të shprehë diçka, të japë një mesazh, përdor gojën e atij që flet, në këtë mënyrë populli zërin e tij e përhap përmes gjuhës së Nastradinit. Në të gjitha anekdotat e tij, Hoxhë Nastradini shfaqet jo si një qenie abstrakte, por me një formë që ka lidhje me një ngjarje të jetuar, me një faktor. Reagimin ose miratimin, që ndjen ndaj një ngjarjeje, ai e shpreh me njërën nga llojet e humorit që përdor. Ngjarjet ku ai është dëshmitar në përgjithësi janë ngjarje që kanë ndodhur në popull. Nastradini nëpër pallate mbretërore apo saraje ose futet rrallë, ose nuk hynë fare. Për shembull nuk ekzistojnë anekdota në lidhje me sulltanët selxhukas, me të cilët thuhet se është takuar. Kurse ato me Timurin, i cili ka jetuar pas tij, duhet të jenë sajuar më vonë. Një tjetër veçori që zë vend në anekdotat e Hoxhë Nastradini, që reflekton ndjenjat e popullit në karakterin e tij, është edhe vendi që zë gomari. Nastradini nuk mund të mendohet pa gomarin. Gomari, që është transportuesi i tij, në të vërtetë është elementi i satirës dhe ironisë. Ndërsa kali tek populli i Anadollit nuk është përdorur pothuajse fare si element humori. Gomari është simboli më i përhapur i qenies që duron dhimbjen, vështirësitë, dajakun, urinë. Ndërkohë që kali zë një vend të gjerë nëpër anekdotat e sajuara nëpër saraje, gomari nuk përmendet. Ndikimi i Nastradinit ka qenë i përhapur në të gjitha shtresat e shoqërisë. Ai është bërë burim frymëzimi për daljen në skenë e mjeshtërve të humorit si “Inxhili Çavuş”, “Mustafa Pijaneci” apo “Bektashiu”. Dy të parat pëlqeheshin shumë nëpër saraje, kurse karakteri i tretë shpreh reagimin e popullit ndaj ligjeve të rënda të sheriatit.

Nastradini ka jetuar në kohën e selxhukëve të Anadollit. Kjo është një nga periudhat më të trazuara të Anadollit, kur populli është varfëruar më shumë për shkak të dyndjeve mongole, dobësisë së shtetit dhe grindjeve për të marrë fronin. Hoxhë Nastradini ka qenë një simbol i fuqisë krijuese dhe konceptit për humor të popullit, që ndodhej brenda një situate të vështirë si në këtë periudhë, ashtu edhe në shekujt e mëvonshëm të mbushur me kriza. Numri i anekdotave të Nastradinit, që kanë mbërritur deri në ditët tona, është mjaft i madh, por në të vërtetë ato duhen pranuar si një produkt anonim i popullit. Nga këto anekdota kuptohet që karakteri i Hoxhë Nastradinit është trajtuar vazhdimisht dhe është bashkuar madje edhe me personazhe që kanë jetuar pas vdekjes së tij.

Shembulli më i bukur i kësaj janë anekdotat, që flasin për Hoxhë Nastradinin dhe Timurin, i cili e ka pushtuar Anadollin në fillim të shekullit të 15-të. Vetëm se po të krahasojmë shkrimet e vjetra ku janë përmbledhur anekdotat e Nastradinit me librat e anekdotave të tij, që janë botuar në ditët e sotme, vihet re se shumë anekdota janë krijuar me kalimin e kohës.

Vepra më e vjetër, që flet për karakterin e pasur me humor të Hoxhë Nastradinit, është libri me titull “Saltukname” i Ebul-Hajr Rumiut. Dhe nga kjo vepër kuptojmë që karakteri me humor i Nastradinit është shfaqur qartë në shekullin e 15-të. Anekdotat e Hoxhë Nastradinit janë mbledhur në gazetat “Letaif”, që në atë kohë janë botuar me shkrim dore. Më e vjetra prej tyre është “Haza Hikayet-i Kitab-ı Nasreddin”, që është shkruar në vitin 1571. Kurse libri më i vjetër i botuar me anekdotat e Nastradinit është “Letaif”, i shtypur në vitin 1837. Punimi më i gjerë dhe më i vjetër, që është bërë mbi karakterin dhe anekdotat e Hoxhë Nastradinit, është një libër me dy vëllime i Alber Veselskit me titull “Der Hodscha Nastreddin”, i botuar në vitin 1911. Më vonë për Nastradinin kanë botuar libra shumë studiues dhe autorë turq e të huaj.

Ai është një simbol i diturisë, që kapërcen kufijtë dhe vendet.

http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=a98b37ef-c842-416c-bc0f-6db87140e598

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: