Home > Albanologji, Letërsia e bejtexhinjve > Nezim Berati, mendimtar dhe poet mistik

Nezim Berati, mendimtar dhe poet mistik

NEZIM BERATI, MENDIMTAR DHE POET MISTIK

134f737Themi se Nezimi është poet-mendimtar mistik, gjykuar nga vepra e tij dhe nga gjykimet që kanë dhënë mendimtarët bashkëkohor për të. Nezimi, mesa dimë, nuk ka lënë ndonjë vepër të mirëfilltë mistike, të karakterit studimor, siç kanë lënë të tjerë. Por, po t’i hedhim një vështrim veprës së tij, do të shohim se ajo rrezaton kudo botën e tij mistike. Pas vdekjes tragjikisht të Nezimit, në një nga burgjet e Stambollit, për të u shkruan shumë poezi kushtuar jetës dhe veprës së tij, por ajo që na e jep më të plotë portretin e tij, është poezia e shkruar nga miku i tij poet beratas, Fejziu, bashkëkohës me të. Ja, ç’thotë ai, i prekur thellë dhe i zemëruar, kur e qan mikun-poet duke treguar edhe fundin e tij të dhimbshëm: “Perëndia e shenjtëroftë misterin e tij! I parë ndër shumë dijetarë, krye ndër faltarë…, i zoti në fushën e diturisë, njohës i hollë i kuptimeve dhe dijetar i lartë. Fati e burgosi pa faj në dhe të huaj, i torturuar vdiq dëshmor dhe u nis në parajsë. Mirësia e Zotit e gëzoftë atë dijetar të kohës me të parët e fytyrës së tij dhe me hyritë e caktuara për strehën e tij. Fejziu qau dhe dha datën e vdekjes: “Prej burgut të kësaj jete Nezimi u bë banor i parasjsës.” Poezia u perhaps shumë dhe bëri përshtypje për guximin me të cilën u shkrua. Fejziu tregohet mjeshtër në dhënien e portretit të poetit-martir, duke nënvizuar meritat e tij. Nga ky portret mund të zbulojmë disa veçori të poetit: Nezimi ishte me kulturë të gjerë, i parë ndër shumë dijetarë. Ai ishte një besimtar i devotshëm islam, krye ndër faltarë. Njohës i hollë i kuptimeve, pra, një mistik i thellë, dijetar i lartë, me kulturë që nxiti smirën e karrieristëve të paaftë që e detyruan të shkonte në internmim dhe të përfundonte në burg ku gjeti edhe vdekjen. Fejziu i del në mbrojtje poetit, e quan të pafajshëm, që vdiq i torturuar, që u largua nga burgu i kësaj jete për t’u bërë banor i parajsës. E shohim kështu Nezimin të veçuar në tri fusha: si dijetar, si besimtar dhe si mistik. Por, para se të njihemi me mistaken e poetit, le t’i hedhim një sy jetës së tij plot tallaze. Lindi dhe u rrit në mjedisin  e Beratit të shekullit XVII-XVIII, që ishte kthyer në një qendër të rëndësishme ekonomike, kulturore dhe administrative, ku lulëzonte arsimi, dhe ku kishte filluar të lulëzonte poezia shqipe e shkruar me alfabet turko-arab. Kjo letërsi në Berat, dhe jo vetëm në Berat, pati dy drejtime kryesore. Drejtimi i parë e mbajti krijimtarnë poetike afër kulturës poetike të Lindjes. Përfaqësuesi kryesor i këtij drejtimi është Nezim Berati. Të kësaj kohe janë edhe poetët Muçi Zade,  Sulejman Naibi, Mulla Aliu, Mehmet Ashkiu, Fejziu dhe të tjerë më pak të njohur. Këta poetë e dijetarë mblidheshin në vendshplo-dhjet buzë Osumit, në mjediset e pazareve dhe në sallat e bibliotekave dhe, bashkë me diskutimet për probleme të diturisë, komkuronin dhe vinin në diskutim edhe krijimtarinë e tyre poetike, që shumë shpejt i kapërceu   kufijtë e qytetit të tyre, Beratit, dhe me ndikimin e fuqishëm që pati, krijoi kushtet e lëvrimit të kësaj poezie në rrafsh kombëtar. Kjo letërsi u ndikua nga modelet letrare turke, persiane dhe arabe. U lëvruan marabeja (vjershë e gjatë lavdëruese), ilahija (himn fetar), kronogrami dhe epigrami. Përmbledhjet poetike të kësaj letërsie u quajtën divane. Nezimi është më i madhi ndër poetët e letërsisë shqipe të shekullit XVIII. Është autor i shumë poezive dhe i disa divaneve në gjuhën shqipe, persiane, turke e arabe, me vlera të dukshme artistike. Divani shqip i vitit 1735, kopjuar nga Sali Durdia, u botuas pjesërisht nga beratasi Abdullah Ferhati në vitin 1938 në reviastën “Zani i naltë”. Siç e thotë vetë “vatani i tij është Berati.” Emrin e fshatit Frakull nuk e gjejmë të përmendet në asnjë nga divanet e tij. Familja e tij ka banuar gjithmonë në Berat, në lagjen “Murat Çelepi”. Mendohet se ka patur shtëpi edhe në Velabisht. Ka qenë në traditën e bejlerëve beratas që të kishin, veç shtëpisë në qytet, ku kalonin kohën më të madhe të vitit, që, sipas rasteve, varej edhe nga detyrat e ndryshme që mbanin në administratën shtetërore, të kishin shtëpi të dytë edhe në pronat e tyre, ku banonin, zakonisht, për verim ose në periudhën e mbledhjes së prodhimeve bujqësore. Nga kjo traditë nuk ka si të ketë bërë përjashtim familja e Nezimit. Megjithë këtë vendlindja e tij  ka qenë Berati. Më kot nuk e kanë quajtur dhe e quajnë studiuesit edhe sot  Nezim Berati. Ndonjë studiues nënvizon se Nezimi mësimet e para i mori në Frakull. Kjo s’ka si të jetë e vërtetë. Në Frakullën e veçuar, nëse e marrim për vendlindje këtë fshat (edhe pse autori nuk e thotë), në atë kohë, nuk bëhej fjalë për ndonjë shkollë. E  pakta, atje mund të ketë patur ndonjë hoxhë. Vitet e shkollës i pati në Berat. Studimet e larta, sipas traditës, i kreu në vendet e Lindjes. Në këto vite përvetësoi gjuhët klasike dhe fitoi një kulturë të gjerë. Në vitin 1731 kthehet në qytetin e tij dhe i kushtohet poezisë. Në jetë pati shumë shqetësime. Mërgimi, kritikat, smira, ia rrëmbyen qetësinë. Hyri në debate letrare me poetët beratas të kohës. E dëgjuar mbeti polemika me Mulla Aliun. Jeta e tij ishte e një rebeli. Nuk pranoi të poshtërohej dhe as të nënshtrohej. Në poezitë e tij në shqip dhe turqisht përdori një gjuhë që fanatikëve u  dukej e papranueshme. Hani, studiues gjerman, nënvizon se fanatikët e Beratit, për shkak të poezisë që përmbante vargjet: “Mihrab’ i Qabesë ejvallah, vetullat e tua janë…”, u zemëruan keq me të, se e morën si shkelje të moralit fetar. Mundet që në raportimin te sulltani, të kenë ndikuar edhe këta fanatikë në ndëshkimin e poetit. Në këto kushte duhet gjykuar dhe vlerësuar edhe debate që pati me Mulla Aliun. Ky debat vazhdoi me vite dhe tërhoqi pas përkrahësit e poetëve. Shehu prej të cilit Mulla Aliu kishte marrë dorë, mbajti anën e Nezimit. Për këtë debat, në Divanin e tij, poeti shkruan: “Ç’faj ju paçë, o Mulla Ali, pse ju mburra me nasihat, a ujdis t’i bëhesh asi shehut që ke marrë bejat?” Thelbi i këti debate nuk duhet të ketë qenë thjesht për probleme arti, por të botëkuptimit. Kjo vihet re edhe nga qëndrimi që ka mbajtur shehu ndaj Mulla Aliut duke iu gjetur krah Nezimit. Nezimi ishte i thellë në mistikë dhe kishte bërë për vete shumë pasues, sa t’i bënte ballë edhe një personaliteti fetar siç ishte Mulla Aliu, myfti i Beratit. Ndonjë kundërshtar, që nuk u bë i ditur, këtë debat ia bën të njohur Shej-ul-islamit në Stamboll si një rast që kishte sjellë pështjellim në popull. Pa hetime dhe pa kërkuar sqarime nga kadiu i Beratit, në korrik të vitit 1739, urdhërohet shkarkimi i Mulla Aliut. Për dyshimet që pati ndaj Nezimit, poeti i përgjigjet: “Vetë ju thotë fakiri: në ju paça faj, më mviri… O zemra ime, mos qaj, se Nezimi nuk ka faj”. Nezimi mërgoi në Besarabi dhe Stamboll. Bëri jetë të lirë. Nga ky internim i detyruar, u zemërua. Zuri të fliste edhe kundër sulltanit. U burgos dhe u dënua si fajtor politik. Vdes në burg nga torturat.  Miqtë e tij në Berat u dëshpëruan. Ata qenë poetë dhe e bënë emrin e Nezimit të paharruar. Sipas traditës, u shkruan shumë kronograme. Mehmet Ashkiu shkroi katër poezi të tilla. Por kronogrami më i arrirë u shkrua nga miku i tij poet, Fejziu. Për vitin e lindjes dhe të vdekjes ka mendime të ndryshme. Në botimet kryesore, së fundmi, jepen si vit i lindjes 1685 dhe i vdekjes 1760. Nga krijimtaria e tij njihen një divan shqip dhe poezi të shkëputura, dy divane turqisht, njëri gjetur në bibliotekën e Sali Vrionit, një divan persisht, gjetur në bibliotekën e Faik Vrionit, dhe një divan arbabisht. Divani shqip i plotë nuk njihet. Njihen vetëm tri kopje të tij: një kopje e  Elbasanit me 55 poezi, me gjuhë të prishur, kthyer në të folmen e këtij qyteti; një kopje e Tepelenës me 78 poezi dhe një kopje e Beratit me 16 poezi.  Divani shqip duhet të ketë qenë me 200 faqe dhe 110 poezi. Nezimi lëvroi poezinë lirike dhe fetare. I këndoi bukurisë së njeriut, natyrës dhe Zotit. U thuri lavde sundimtarëve të Beratit, Ismail Pashës dhe Bajram Pashës. Trajtoi tema shoqërore. Shprehu pakënaqësinë ndaj sunduesit të huaj. Kritikoi paragjykimet e kohës. Lartësoi punën e zanatet. Trajtoi edhe temën e krijimtarisë poetike. Me Divanin që krijoi, i vuri vulën e personalitetit të tij gjithë një periudhe në historinë e letërsisë shqipe. Një pjesë të poezive i muzikoi. Duke zënë, kështu, vend edhe si kompozitori i parë beratas. Janë ruajtur deri në ditët tona këngët: “Behari u lulëzua”, “Një zog në sabah, more, ç’më thirri”… Hani e vlerësoi si “Anakreont të Shqipërisë”. * Nazimi si poet mistik e shikonte botën të krijuar nga Allahu në shumëllojshmërinë e shfaqjes së saj si burim të frymëzimit të tij. Në këtë mënyrë mendimi poetik i tij lëviz nga e dukshmja tek e padukshmja. Kjo krijimtari tregon lidhjen e ngushtë të poetit me tarikatin dhe mistikën islame. Në poezinë “Behari”, këtë stinë të bukur dhe të begatë, ai e sheh si krijim të Allahut, prandaj i drejtohet atij: “Bismil-lah thirra, Allah, zura nijazë; o behar, el-hamdylil-lah, fole avazë. Narqizeja me zymbylë myzhde na dhanë; erdhi behari për bilbilë, mendtë na vane. Nëpër bahçetë bilbilëtë zun’ e këndojnë; çelënë trëndafilëtë, jetën gëzojnë. Kënga jote s’harronetë, ka shumë lezet; o shpirt, do të këndonetë gjer në kiamet.” Nezimi, nëpërmjet këtyre vargjeve, i drejtohet me lutje Allahut dhe e falënderon atë që solli stinën e përtëritjes së natyrës, që u lajmërua me çeljen e luleve dhe me këngën e bilbilit, këngë, që nuk do të harrohet dhe ka për t’u kënduar deri në kiamet. I dehur nga kjo bukuri, vepër dhe dhuratë e Allahut, në një poezi tjetër, ai i thërret frymëzimit të tij se tani ka ardhur koha që t’i derdhë vargjet si inxhi, që t’i shohin poetët e tjerë: “Nashti ti kasavet mos ki, zëre xhamn’ e ashkut e pi; bejtet derdhi siinxhi, t’i shohënë shuheraja.” Edhe figuracionin, fjalorin poetik, poeti e zgjedh nga bota e tij mistike. Le të përmendim me këtë rast këto vargje: “Zogjtë sot heqin tespih e këndojnë; o syr’ i insanit, a s’e shih se ç’punojnë! Manushaqeja Shej-ul-islam rri e jep fetfa; nëpër jetë ka dhënë nam, i bëjnë dua.” Edhe kur merr rrugët e kurbetit, ai mbështetet në besimin tek Allahu. Edhe miqësinë dhe detyrat e saj i sheh si një nga shtyllat e moralit islam. Këtë e ndeshim fare qartë në vargjet e mëposhtme: “Jemi nisur në gyrbet, ai Zot na bëftë derman e na nxirrtë në selamet, të mirë mbeç, o gjylistan! Miqëve ju kemi rixha, të na bënjënë merhamet këtu-këtje me një dua, ashtu qofshin në devlet! Muradnë jua mbaroftë ai Zot q’është një Rrahim! Edhe për ty u dëgjoftë, këjo fjal’, i mjeri Nezim!” Edhe dashurinë, edhe kalimin nga kjo botë e sheh nën dritën e besimit të tij islam, si mistik. Midis të tjerave ai thotë: “… Sevdanë ti ma ke dhënë, unë s’e kërkova vetë; do të heq si ta kem thënë, dersa të vete m’atë jetë. Veç ty të jam bërë teslim, ti m’i di hallet e mia, në çdo punë ti më je alim, robt’ e tu ashikërija! Ymri ynë posi vesë, mjerët ne të mjerët! Kush ka ymër që të jesë, tek s’e bënë pejgamberët?” Miqësinë e vlerëson si një nga shtyllat e moralit islam: “Mik atij i them në xhihan e dua, i bëhem kurban, kur të të shohë në zëndan, me ty të jetë në figan. Jokse posi janë ca miq për të ngrënë oshaf me fiq, ej, Nezim, prej syresh u hiq, sevdan’ e tyre mos e ndiq…” Edhe karrieristin e vë në giditje të vargjevetë tij: “Gallat punën e mendove, si dolle sipër, ç’fitove? Sorrë, as u turpërove! Meqan’e biblilit ç’t’u desh?” Nezimi godet edhe krenarinë e të pasurve. U kujton atyre se pasuria e vënë pa mund e djersë dhe që harxhohet pa mend, një ditë mund të shpjerë në mjerim dhe ti ke për ta parë veten në fund, në varfëri: “Pse ke mall në këtë dynja, mos pandeh se je vakti hosh, akibet bie në bela kush vë kësulën në qosh. Kush nuk i ka mendtë tamam, veçë ta rrahsh bëhet izlam, atë pemë që është ham, shkopi në e shtyftë përposh.” * Në fund të këtyre shënimeve do të nënvizojmë edhe një fakt, që shpreh të qenit e poetit një besimtar i bindur: Nezimi e nisi punën për krijimin e Divanit të tij në shqip, me bismil-lah: “Bismil-lah nisa divanë me sevdatë fale, ja Mevla, për Muhamed Mustafanë zemra vete, ja Mevla!”

  1. No comments yet.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.